Borxhi i nënshkruar i patërhequr i qeverisë shqiptare kaloi të 2 miliardë eurot në tremujorin e parë të vitit 2025 duke shënuar një rritje të fortë me rreth 43% në krahasim me fundin e vitit 2024 (shiko grafikun e mëposhtëm).Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se kredia e nënshkruar, por ende e padisbursuar, u dyfishua në tre vite. Kjo do të thotë se qeveria ka siguruar likuiditet të mjaftueshëm për reformat, por do të ushtrojë presion në rritjen e mëtejshme të stokut të borxhit publik.Në rritjen e detyrimeve të nënshkruara të patërhequra ka ndikuar firmosja nga Parlamenti i kredisë 627 milionë euro me Bashkimin e Europian për reformat e zgjerimit.Në vitin 2024 u shlyen rreth 653 milionë euro, ndërsa u tërhoqën 268 milionë euro. Kjo ecuri dha ndikim pozitiv në stokun e borxhit, por në tremujorin e parë këtij viti ky raport u përmbys. Në janar -mars 2025 qeveria tërhoqi 689 milionë euro borxh të ri, teksa pagesat ishin 144 milionë euro.Shuma e kredive të nënshkruara që nuk janë tërhequr është sa 14% e detyrimeve aktuale. Borxhi i padisbursuar i krijon qeverisë fleksibilitet për investime, por në afat të gjatë ekspozon stabilitetin e borxhit nga kushtet e reja të tregut.Kreditë e patërhequra arritën në 14% të stokut tëborxhit. BE klasifikohet për herë të parë me 627 milionë euro, duke u shndërruar në burimin kryesor të angazhimeve të reja e ndjekur nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH dhe BEI.Bashkia Europian e ka shoqëruar alokimin e huave me kushte të rrepta të zbatimit të reformave, teksa kreditorët e tjerë i kushtëzojnë huatë me ecurinë e projekteve.Në buxhetin e vitit 2024 ishin programuar për tu investuar 28,8 miliardë nga fondet e huaja, po u realizuan vetëm 17 miliardë lekë me një mosrealizim 40% të programit.Kalimi te kreditorët zyrtarë (BE, BQE, Banka Botërore) pritet të lehtësojë interesat afatgjatë të borxhit dhe të zgjerojë maturitetet, por nga ana tjetër do të ketë kushte më të rrepta për reformat.Akumulimi i shpejtë i i borxhit të nënshkruar dhe të patërhequr brenda tre muajve është një test për aftësinë e administratës për të hartuar projekte, tenderuar dhe ekzekutuar fondet në kalendarin e kërkuar.Ky borxh pritet të disbursohet kryesisht gjatë 2025‑2028 ndërsa pagesat e principalit fillojnë pas 2026. Pesha në rritje e kredive nga BE‑ja dhe Franca sugjeron orientim më të madh drejt projekteve të konvergjencës dhe dekarbonizimit, në linjë me planin e rritjes së Ballkanit Perëndimor./ B.Hoxha Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: borxhit
-

Të huajt po blejnë borxhin shqiptar, financuan 28% të huamarrjes së brendshme
Investitorët nga jashtë vendit luajtën një rol të rëndësishëm në tregun e instrumenteve të borxhit në Lekë të qeverisë shqiptare vitin e kaluar.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se për vitin 2024 investitorët jorezidentë financuan 28% të shtesës së huamarrjes së qeverisë shqiptare në tregun e brendshëm financiar.Duke qenë se huamarrja e brendshme (duke përjashtuar rifinancimet) ishte rreth 50 miliardë lekë, mund të llogaritet se subjektet jorezidente investuan rreth 14 miliardë lekë ose afërsisht 140 milionë euro në letra borxhi të qeverisë shqiptare.Pjesëmarrja e investitorëve të huaj në tregun e instrumenteve të borxhit në Lekë të qeverisë shqiptare ishte një risi absolute për vitin e kaluar. Sipas burimeve nga tregu, këta investitorë investuan kryesisht në obligacionet reference, me maturitet 3-vjeçar, 4-vjeçar dhe 5-vjeçar.Megjithëse profili i investitorëve është i mbrojtur nga rregullat e konfidencialitetit, burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë kryesisht për sipërmarrje të investimeve kolektive (fonde investimi), që kanë vendosur për herë të parë të përfshijnë edhe obligacionet në Lekë të qeverisë shqiptare në portofolet e tyre.Një interes i lartë i investitorëve për titujt e qeverisë shqiptare është vërejtur edhe në emetimet e Eurobondit, gjatë viteve të fundit. Në muajin shkurt 2025, shteti shqiptar emetoi Eurobonde për një vlerë totale prej 650 milionë eurosh, me një yield prej 5%. Kërkesa për Eurobondet shqiptare e paraqitur nga investitorët ka qenë shumë e lartë dhe arriti shumën totale të 3.7 miliardë eurove.Interesi i investitorëve të huaj tashmë po shtrihet edhe në titujt e emetuar në tregun e brendshëm, në Lekë.Hyrja e këtyre investitorëve në tregun e titujve qeveritarë në lekë është ndikuar edhe nga përmirësimi i vlerësimit të borxhit sovran në dy vitet e fundit.Në muajin mars të këtij viti, agjencia e vlerësimit “S&P Global Ratings” përmirësoi për herë të dytë në dy vjet vlerësimin afatgjatë të borxhit sovran, nga “BB-” në “BB”, me perspektivë të qëndrueshme.Një vit më parë, në mars 2024, Standard&Poor’s e pati përmirësuar për herë të parë vlerësimin afatgjatë të borxhit sovran të Shqipërisë nga B+ në BB-. Në vijim, në tetor 2024, edhe agjencia tjetër Moody’s e përmirësoi vlerësimin nga Ba1 në Ba3.Kërkesa e investitorëve të huaj është ndër faktorët që ka ndikuar në rritjen e likuiditetit dhe në uljen e yield-eve të titujve qeveritarë në lekë gjatë vitit të kaluar, por edhe në tremujorin e parë të këtij viti.Marzhi mes normës bazë të interesit dhe yield-eve ka zbritur në nivelet minimale historike për të gjitha instrumentet e borxhit, madje bonot e thesarit kanë zbritur poshtë nivelit të normës bazë të interesit.Sipas buxhetit të vitit 2025, vlera e përgjithshme e huamarrjes së re të parashikuar për t’u financuar në tregun e brendshëm është 50 miliardë lekë, vlerë e njëjtë me atë të vitit 2024./ E.ShehuKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Borxhi i jashtëm arrin në 10 mld euro, ekspertët: Të zbulohen borxhet e fshehta dhe të mirëmenaxhohet kursi i këmbimit
Në 10.1 miliardë euro ka arritur huaja që vendi ynë ka ndaj institucioneve ndërkombëtare sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, duke u zgjerua me 139 mln euro në fundvit.
Ekspertët e ekonomisë e shohin me optimizëm ecurinë e këtij treguesi, duke u bazuar në situatën ekonomike të vendit.
“Në raste kur ulet kostoja e borxhit të jashtëm që nuk është një ulje e përhershme se ne nuk e komandojmë dot kursin e këmbimit, qeveritë bëhen më dorëlëshuara për shpenzime dhe kur kostoja rritet nga valutat, ne prodhojmë një borxh të madh që dëmton rritjen ekonomike, stabilitetin financiar dhe redukton mbështetjen reale për shtresat në nevojë”, shprehet Arben Malaj, ekspert ekopnomie.
“Shqipëria duke patur një trend pozitiv dhe vlerësim të mirë nga Standard and Pours por dhe nga inst. Ndërkombëtare ka bërë të mundur që kostoja të vij në rënie dhe interesi që merret ky borxh të vij në rënie. Kjo jep shenja pozitive për atë çfarë ne do të paguajmë”, thotë eksperti bankar, Artur Ribaj.
Por një forcim i monedhës vendase dhe zhvlerësim i euros duket se e ka ndihmuar borxhin e jashtëm i cili në raport më PBB shënoi rënie në fund të 2024 në 41.5%. Teksa rreth 71% e borxhit të jashtëm është në euro dhe pjesa e mbetur në valutat e tjera.
“Kur euro ishte me 120-140 borxhi ishte shumë i lartë. Kur euro vajti me 100 borxhi i jashtëm ra por kjo nuk ishte merita e menaxhimit të financave por nga luhatjet e kursit të këmbimit”, shton Malaj.
“Forcimi i lekut dhe rediktimi me euron ka ndikuar shumë. Nëse do të ksihim të kundërtën do rrezikonim që masa e borxhit të rritej deri në 30%. Ruajtja e një raporti të tillë do të vazhdojë të kemi një ecuri nën kontroll”, përfundon Ribaj.
Ekspertët japin sugjerimet për evidentimin e borxhit dhe menaxhimin e duhur të tij.
“Besoj që borxhi i përgjithshëm do të ketë një trend ulës nëse do ketë rritje të madhe ekonomike menaxhim i kursit të këmbimit, dhe të jemi më të përgjegjshëm kur marrim borxh”, tha më tej Malaj.
“Ndoshta duhet të bëjmë ushtrimin e FSAP-it, Shqipëria ka bërë në 2013 një vlerësim të situatës financiare mund të zbulonte borxhe të tjera të fshehta që mund të mos jenë të evidentuara. Ashtu sic ndodhi në atë periudhë u gjetën borxhe të kompanive me kapital shtetëror dhe punime të bëra nga buxheti i shtetit dhe të papaguara ende”, thekson eksperti bankar.
Sipas Bankës së Shqipërisë, rreth 46% e borxhit të jashtëm të Shqipërisë zotërohet nga qeveria, ndërkohë që pjesa e mbetur paraqitet e shpërndarë midis sektorëve të tjerë, bankave të nivelit të dytë dhe Bankës Qendrore. (TCH)
