Fondi Monetar Ndërkombëtar, në bazë të nenit IV të Misionit, ka theksuar se në fund të 2025 qeveria shqiptare pritet të ketë një borxh publik përreth 54% dhe në fund të vitit 2030, pra, kur është projekti i qeverisë shqiptare për të futur dhe vendin në BE do të shkojë borxhi publik rreth 50%.
Në fakt, këto janë shifra me përqindje që jepen nga FMN dhe duken në ulje krahasimisht me qeveritë e shkuara.
Por mjafton të bëjmë disa llogari të thjeshta për të kuptuar se sa do të ishte borxhi nëse qeveria do të kishte bërë politika më të mirëqena dhe do të ishte treguar më e kujdesshme me borxhet publike.
Me ardhjen e socialistëve në pushtet në vitin 2013 borxhi ishte rreth 68%. Kujtojmë këtu krizën e thellë ekonomike botërore, goditjen që mori ekonomia në vitin 2008-2009 në Greqi, në Europë, që erdhën si pasojë e krizës globale të ardhur nga SHBA-ja dhe në finale Shqipëria ishte një “sanduiç” apo të themi “qoftja e hamburgerit” mes Italisë dhe Greqisë.
Pas goditjes që mori ekonomia në Greqi dhe në Europë, në vitin 2010 ranë remitancat dhe kursi i euros në atë kohë shkoi diku te 125 lekë dhe deri 140 lekë në 2012.
Një borxh publik i dorëzuar nga qeveria e demokratëve në vitin 2013 me 68% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sot, qeveria shqiptare, sipas FMN-së, po shkon drejt një borxhi me 54%.
Por kujtojmë se sot euro këmbehet me rreth 97 lekë.
Pra, është nga 30 deri në 45 lekë më pak se në momentin kur socialistët morën pushtetin dhe me një llogari të thjeshtë kursi i këmbimit valutor është rreth 30-40% më i lirë, po ta marrim mesatarisht.
Pra, tregtohet më lirë borxhi rreth 30-40% sesa tregtohej në vitin 2011-2012 apo në 2013 kur ishte 68%.
Në rast se do të tregtohej borxhi me këtë vlerë në atë kohë nga ulja e kursit të këmbimit dhe ritmet që do të ndiqte qeveria do të ishin ato të asaj dje në lidhje me borxhin publik, sot Shqipëria nuk do të kishte një borxh më të lartë se 40-45%.
Mund të ishte edhe më i ulët, por duke pasur parasysh edhe tri momente të rëndësishme siç ishte tërmeti i vitit 2019, pandemia e vitit 2020 dhe lufta e Rusisë me Ukrainën në 2022-shin, të cilat sollën goditje të forta ekonomike, duhet thënë se qeveria duhet të ishte minimalisht sot me një borxh rreth 40-45%.
Në rast se nuk do të ishin këta tre faktorë borxhi do të duhet të ishte edhe më i ulët duke pasur parasysh se kursi i këmbimit është më i ulët se gjatë qeverisë së djeshme.
Gjithashtu duhet të kemi parasysh edhe faktin që paratë e marra nga shteti shqiptar në tregun e huaj janë shumë më tepër sesa para vitit 2013, ku eurobondet e para ishin me 250 milionë euro, ndërsa tani shkohet në 700-750 milionë euro dhe më shumë.
Ajo që thotë FMN, 54%, është një lajm i mirë për uljen e borxhit publik, por në fakt me kursin e këmbimit dhe zhvlerësimin e euros tregon se qeveria nuk ka qenë në rolin dhe politikat e saj të duhura dhe me një strategji të qartë e të mirëfilltë për të pasur një borxh publik më të ulët dhe më stabël.
Pra, borxhin nuk është se e ka ulur qeveria me politikat e saj të kursimit apo shlyerjes, por e ka ulur në maksimum zhvlerësimi i euros.
Tag: borxhi
-

Zhvlerësimi i euros/ Zbeh “suksesin” e qeverisë për borxhin publik
-

Borxhi publik në nivele minimale/ Ministri Malaj: Synohet të arrijë në nivelin 53.6% vitin e ardhshëm
Shqipëria rezulton se është një ndër vendet që ka ulur më shumë nivelin e borxhit publik në rajon. Në komisionin e Ekonomisë ku janë diskutuar shpenzimet dhe të ardhurat për vitin e ardhshëm.
Ministri i financave theksoi se niveli i borxhit publik është ulur me gati 16 pikë në një dekadë duke synuar të arrijë në 53.6% në fund të 2026.
Po ashtu sipas ministrit edhe borxhi për frymë ka pësuar ulje. Ekonomia shqiptarë parashikohet të ketë një rritje të qëndrueshme me rreth 4 %.
Sipas ministrit efekti total i paketës fiskale i cili parashikon falje të detyrimeve për vitin 2026 do të jetë rreth 2.2 mld lekë. -

Borxhi publik i Shqipërisë kalon 2.6 trilion lekë, qeveria jep shpjegim befasues
Borxhi publik i Shqipërisë pritet të rritet me 25 miliardë lekë gjatë vitit 2026, sipas parashikimeve të publikuara në projektligjin për buxhetin e vitit të ardhshëm. Të dhënat zyrtare tregojnë se borxhi i përgjithshëm do të arrijë në 2.6 trilion lekë, krahasuar me 2.58 trilion në fillim të vitit 2025.
Rritja vjen si rezultat i shtimit të borxhit të brendshëm me 15 miliardë lekë, borxhit të jashtëm me 5 miliardë, si dhe instrumenteve të garantuara nga shteti me 5 miliardë të tjera. Por ndryshe nga sa mund të duket, kjo rritje nuk përkthehet automatikisht në një barrë më të rëndë për ekonominë.
Ministria e Financave thekson se, edhe pse borxhi rritet në vlerë absolute, ai do të ulet në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Kjo ndodh sepse ekonomia shqiptare parashikohet të rritet më shpejt se borxhi. Me fjalë të thjeshta, borxhi do të jetë më i madh në shifra, por do të përfaqësojë një pjesë më të vogël të ekonomisë.
Niveli i borxhit publik në raport me PBB në fund të vitit 2026 parashikohet të ulet në rreth 53.6%, ndërkohë që në fund të vitit 2025 planifikohet në nivelin prej 54.1%.
Ky raport është i rëndësishëm për të kuptuar nëse borxhi është i përballueshëm. Nëse ekonomia rritet, atëherë edhe një borxh më i lartë mund të menaxhohet më lehtë. Balancimi është i dobishëm vetëm nëse rritja ekonomike është reale dhe e qëndrueshme. Në të kundërt, borxhi mund të kthehet në presion për buxhetin dhe për financat publike.
Huamarrja e re në tregun e brendshëm pritet të realizohet kryesisht nëpërmjet titujve shtetërorë afatgjatë, ndërsa huamarrja e huaj parashikohet të realizohet kryesisht nëpërmjet disbursimit të huave që financojnë ecurinë e zbatimit të projekteve prioritare të qeverisë, si dhe disbursimit të mbështetjeve buxhetore procedurat dhe kushtet paraprake të të cilave mund të arrijnë të plotësohen gjatë vitit 2026. -

Vonesat në zbatimin e projekteve çojnë borxhin e nënshkruar të patërhequr në 2.2 mld euro
Rritja e fortë e borxhit të pa-tërhequr deri në tremujorin e tretë të 2025-s paralajmëron se cikli i huamarrjes po ecën më shpejt se aftësia për zbatim e saj.Borxhi i nënshkruar i pa-tërhequr arriti në 2.2 miliardë euro në fund të 9 mujorit 2025, duke u rritur me 56 për qind në krahasim me fundin e vitit 2024, tregojnë të dhënat nga Ministria e Financave. Ky është një rekord historik për ketë tregues.“Borxhi i nënshkruar i “pa-tërhequr”, përfaqëson atë pjesë të huave dhe kredive të nënshkruara nga qeveria shqiptare me huadhënës ndërkombëtarë, por që ende nuk janë disbursuar, pra fondet janë të kontraktuara por nuk janë tërhequr në arkën e shtetit.Pas vitit 2020 borxhi i pa- tërhequr nis të rritet sërish, duke arritur në 845 milionë euro në vitin 2021, në mbi 1.1 miliardë euro në 2023 dhe rreth 2,2 miliardë euro në 2025. Kjo ecuri tregon se projektet e reja të huamarrjes ndërkombëtare janë nënshkruar dhe kanë vështirësi të zbatohenRritja e borxhit të pa-tërhequr tregon përqendrim të madh të projekteve të reja në fazë fillestare, që ende nuk kanë hyrë në zbatim praktik. Në aspekt fiskal, ky tregues pasqyron një rezervë potenciale të financimeve të gatshme për investime publike në vitet në vijim, por njëkohësisht është tregues i mungesës së ekzekutimit të projekteve për shkak të burokracive procedurale apo vonesave në përgatitjen teknike të tyre.Rritja me 56% ose 788 milionë euro vetëm në vitin 2025 tregon për rrezik ne efikasitetin e përdorimit të borxhit publik dhe ndikimin real në ekonomi.Një nga arsyet kryesore lidhet me proceset e gjata burokratike në fazën e zbatimit të projekteve. Edhe pse marrëveshjet e huasë nënshkruhen me afate dhe kushte të përcaktuara, përfshirja e shumë institucioneve shqiptare në procesin e miratimit, prokurimit dhe implementimit bën që disbursimet të vonohen. Çdo ndryshim teknik në projekt, si përzgjedhja e kompanive zbatuese, çështjet e pronësisë apo ndryshimet në kostot e materialeve, mund të shtyjë afatet për muaj të tërë.Një tjetër dobësia institucionale dhe mungesa e kapaciteteve teknike në administratën publike për të përgatitur projektet sipas standardeve që kërkojnë huadhënësit ndërkombëtarë shkakton vonesa. Këto institucione shpesh kërkojnë dokumentacion të detajuar, analiza ndikimi, tenderim transparent dhe plane monitorimi, të cilat nuk realizohen në kohë.Procedurat e huadhënësve ndërkombëtarë po bëhen gjithnjë e më të rrepta dhe kërkojnë verifikim të çdo faze para disbursimit të fondeve./ B.HoxhaBurimi: Ministria e FinancaveKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Sa i lartë është borxhi publik i Shqipërisë ?
Ka vijuar tkurrja e borxhit publik të Shqipërisë edhe në tremujorin e tretë të këtij viti. Sipas buletinit statistikor nga Ministria e Financave, borxhi ka zbritur në 14 miliardë euro në tremujorin e tretë nga 14.1 miliardë që ishte më parë, një rënie e lehtë kjo me 1.1%.
Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), stoku total i borxhit publik regjistrohet në 53.45%, duke shënuar gjithashtu një rënie me gati 0.6%. Ndikimin më të madh në këtë rënie e ka dhënë borxhi i brendshëm, ndërsa stoku i atij të jashtëm vijon të jetë po ashtu me një rënie të lehtë në raport me PBB.
Stoku i borxhit të qeverisë kundrejt Prodhimit të Brendshëm Bruto rezulton të ketë prekur nivelet më të ulëta që prej vitit 2015. Zhvlerësimi i euros dhe mbiçmimi i lekut i kanë shërbyer qeverisë për sa i përket uljes së detyrimit të marrë, duke e bërë atë më të lirë dhe këstet më të ulëta. Pra, janë lehtësuar kostot e shërbimit të borxhit.
Nga totali i borxhit, 8 miliardë euro është i marrë brenda në vend në monedhën kombëtare dhe 6 miliardë euro është borxh i huaj, i marrë në valutë (kryesisht në euro).
Qeveria parashikon që borxhi publik bruto të vijojë të ndjekë trajektoren rënëse, në përputhje me rregullin respektiv fiskal.
Sipas skenarit bazë, borxhi publik bruto pritet të bjerë në rreth 48.5% në vitin 2031. -

Tremujori i tretë: Borxhi publik bie në 53.2% të PBB-së, por në rritet në vlerë
Në fund të tremujorit të tretë të vitit 2025, raporti i borxhit publik ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto shënoi një ulje të lehtë, duke arritur në 53.45% të PBB-së, nga 54.21% që ishte në fund të vitit 2024, sipas të dhënave të Ministrisë Financave.
Pavarësisht kësaj rënieje relative, borxhi publik është rritur në vlerë absolute, duke u ngjitur në mbi 1.400 miliardë lekë në fund të shtatorit 2025, nga 1.364,9 miliardë lekë në dhjetor 2024. Kjo rritje prej rreth 36 miliardë lekësh ose2.6 për qind pasqyron efektin e disbursimeve të reja, ndërkohë që rritja më e lartë e PBB-së ka ndihmuar në përmirësimin e raportit borxh/PBB.
Të dhënat tregojnë se borxhi i brendshëm përbën 30.85% të PBB-së, ndërsa borxhi i jashtëm 22.6%, duke konfirmuar një strukturë më të ekuilibruar të huamarrjes.
Ministria e Financave vlerëson se reduktimi i raportit të borxhit ndaj PBB-së është tregues i një përmirësimi gradual të qëndrueshmërisë fiskale, megjithëse shërbimi i borxhit dhe rreziku i rifinancimit mbeten faktorë që kërkojnë monitorim të kujdesshëm në kushtet e normave të larta të interesit në tregjet ndërkombëtare.
Raporti i borxhit të përgjithshëm të qeverisë qendrore duke përfshirë edhe borxhin e garantuar ndaj PBB-së ka ndjekur një tendencë të qartë rënëse në dy vitet e fundit.
Pas kulmit që arriti gjatë periudhës së pandemisë, në vitin 2020, kur borxhi publik u ngjit në 73.9% të PBB-së, niveli i detyrimeve shtetërore nisi të stabilizohet dhe më pas. Në vitin 2021, raporti mbeti pothuajse i pandryshuar, në 74.1%, për të hyrë më pas në një fazë të qartë rënieje: 64.1% në vitin 2022, 57.6% në 2023, dhe 54.2% në fund të vitit 2024.
Sipas Buletinit Statistikor të Borxhit për tremujorin e tretë të vitit 2025, raporti vijoi të përmirësohet, duke zbritur në 53.45% të PBB-së, niveli më i ulët i regjistruar që nga viti 2015. Megjithatë, kjo ulje relative ndaj PBB-së nuk ka ardhur për shkak të një reduktimi të borxhit në vlerë absolute, përkundrazi, stoku i borxhit është rritur në 1.400,7 miliardë lekë, nga 1.364,9 miliardë lekë në fund të vitit të kaluar.
Rritja e PBB-së nominale dhe forcimi i lekut ndaj valutave kryesore kanë ndihmuar në përmirësimin e këtij raporti, duke e bërë borxhin më të qëndrueshëm në raport me kapacitetin e ekonomisë për ta shërbyer.
Struktura e borxhit tregon se 30.85% e PBB-së përfaqësohet nga borxhi i brendshëm, ndërsa 22.6% nga borxhi i jashtëm, duke sinjalizuar një tendencë drejt rritjes së peshës së huamarrjes në tregun vendas.
Në terma makroekonomikë, ulja e raportit të borxhit me PBB-në interpretohet si një sinjal pozitiv për stabilitetin fiskal dhe aftësinë e qeverisë për të ruajtur besueshmërinë financiare.
Marrë nga Monitor -

3 mujori i tretë, borxhi publik bie në 53.2% të PBB-së, por rritet në vlerë
Në fund të tremujorit të tretë të vitit 2025, raporti i borxhit publik ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto shënoi një ulje të lehtë, duke arritur në 53.45% të PBB-së, nga 54.21% që ishte në fund të vitit 2024, sipas të dhënave të Ministrisë Financave.Pavarësisht kësaj rënieje relative, borxhi publik është rritur në vlerë absolute, duke u ngjitur në mbi 1.400 miliardë lekë në fund të shtatorit 2025, nga 1.364,9 miliardë lekë në dhjetor 2024. Kjo rritje prej rreth 36 miliardë lekësh ose2.6 për qind pasqyron efektin e disbursimeve të reja, ndërkohë që rritja më e lartë e PBB-së ka ndihmuar në përmirësimin e raportit borxh/PBB.Të dhënat tregojnë se borxhi i brendshëm përbën 30.85% të PBB-së, ndërsa borxhi i jashtëm 22.6%, duke konfirmuar një strukturë më të ekuilibruar të huamarrjes.Ministria e Financave vlerëson se reduktimi i raportit të borxhit ndaj PBB-së është tregues i një përmirësimi gradual të qëndrueshmërisë fiskale, megjithëse shërbimi i borxhit dhe rreziku i rifinancimit mbeten faktorë që kërkojnë monitorim të kujdesshëm në kushtet e normave të larta të interesit në tregjet ndërkombëtare.Raporti i borxhit të përgjithshëm të qeverisë qendrore duke përfshirë edhe borxhin e garantuar ndaj PBB-së ka ndjekur një tendencë të qartë rënëse në dy vitet e fundit.Pas kulmit që arriti gjatë periudhës së pandemisë, në vitin 2020, kur borxhi publik u ngjit në 73.9% të PBB-së, niveli i detyrimeve shtetërore nisi të stabilizohet dhe më pas. Në vitin 2021, raporti mbeti pothuajse i pandryshuar, në 74.1%, për të hyrë më pas në një fazë të qartë rënieje: 64.1% në vitin 2022, 57.6% në 2023, dhe 54.2% në fund të vitit 2024.Sipas Buletinit Statistikor të Borxhit për tremujorin e tretë të vitit 2025, raporti vijoi të përmirësohet, duke zbritur në 53.45% të PBB-së, niveli më i ulët i regjistruar që nga viti 2015. Megjithatë, kjo ulje relative ndaj PBB-së nuk ka ardhur për shkak të një reduktimi të borxhit në vlerë absolute, përkundrazi, stoku i borxhit është rritur në 1.400,7 miliardë lekë, nga 1.364,9 miliardë lekë në fund të vitit të kaluar.Rritja e PBB-së nominale dhe forcimi i lekut ndaj valutave kryesore kanë ndihmuar në përmirësimin e këtij raporti, duke e bërë borxhin më të qëndrueshëm në raport me kapacitetin e ekonomisë për ta shërbyer.Struktura e borxhit tregon se 30.85% e PBB-së përfaqësohet nga borxhi i brendshëm, ndërsa 22.6% nga borxhi i jashtëm, duke sinjalizuar një tendencë drejt rritjes së peshës së huamarrjes në tregun vendas.Në terma makroekonomikë, ulja e raportit të borxhit me PBB-në interpretohet si një sinjal pozitiv për stabilitetin fiskal dhe aftësinë e qeverisë për të ruajtur besueshmërinë financiare.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

3 mujori i tretë, borxhi publik bie në 53.2% të PBB-së, por në rritet në vlerë
Në fund të tremujorit të tretë të vitit 2025, raporti i borxhit publik ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto shënoi një ulje të lehtë, duke arritur në 53.45% të PBB-së, nga 54.21% që ishte në fund të vitit 2024, sipas të dhënave të Ministrisë Financave.Pavarësisht kësaj rënieje relative, borxhi publik është rritur në vlerë absolute, duke u ngjitur në mbi 1.400 miliardë lekë në fund të shtatorit 2025, nga 1.364,9 miliardë lekë në dhjetor 2024. Kjo rritje prej rreth 36 miliardë lekësh ose2.6 për qind pasqyron efektin e disbursimeve të reja, ndërkohë që rritja më e lartë e PBB-së ka ndihmuar në përmirësimin e raportit borxh/PBB.Të dhënat tregojnë se borxhi i brendshëm përbën 30.85% të PBB-së, ndërsa borxhi i jashtëm 22.6%, duke konfirmuar një strukturë më të ekuilibruar të huamarrjes.Ministria e Financave vlerëson se reduktimi i raportit të borxhit ndaj PBB-së është tregues i një përmirësimi gradual të qëndrueshmërisë fiskale, megjithëse shërbimi i borxhit dhe rreziku i rifinancimit mbeten faktorë që kërkojnë monitorim të kujdesshëm në kushtet e normave të larta të interesit në tregjet ndërkombëtare.Raporti i borxhit të përgjithshëm të qeverisë qendrore duke përfshirë edhe borxhin e garantuar ndaj PBB-së ka ndjekur një tendencë të qartë rënëse në dy vitet e fundit.Pas kulmit që arriti gjatë periudhës së pandemisë, në vitin 2020, kur borxhi publik u ngjit në 73.9% të PBB-së, niveli i detyrimeve shtetërore nisi të stabilizohet dhe më pas. Në vitin 2021, raporti mbeti pothuajse i pandryshuar, në 74.1%, për të hyrë më pas në një fazë të qartë rënieje: 64.1% në vitin 2022, 57.6% në 2023, dhe 54.2% në fund të vitit 2024.Sipas Buletinit Statistikor të Borxhit për tremujorin e tretë të vitit 2025, raporti vijoi të përmirësohet, duke zbritur në 53.45% të PBB-së, niveli më i ulët i regjistruar që nga viti 2015. Megjithatë, kjo ulje relative ndaj PBB-së nuk ka ardhur për shkak të një reduktimi të borxhit në vlerë absolute, përkundrazi, stoku i borxhit është rritur në 1.400,7 miliardë lekë, nga 1.364,9 miliardë lekë në fund të vitit të kaluar.Rritja e PBB-së nominale dhe forcimi i lekut ndaj valutave kryesore kanë ndihmuar në përmirësimin e këtij raporti, duke e bërë borxhin më të qëndrueshëm në raport me kapacitetin e ekonomisë për ta shërbyer.Struktura e borxhit tregon se 30.85% e PBB-së përfaqësohet nga borxhi i brendshëm, ndërsa 22.6% nga borxhi i jashtëm, duke sinjalizuar një tendencë drejt rritjes së peshës së huamarrjes në tregun vendas.Në terma makroekonomikë, ulja e raportit të borxhit me PBB-në interpretohet si një sinjal pozitiv për stabilitetin fiskal dhe aftësinë e qeverisë për të ruajtur besueshmërinë financiare.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Borxhi i SHBA-së arrin 38 trilionë dollarë, ritmi më i shpejtë i akumulimit që nga 2019
Në mes të një bllokimi të qeverisë federale, borxhi kombëtar bruto i qeverisë së Shteteve të Bashkuara tejkaloi të mërkurën shifrën 38 trilionë dollarë, një rekord që nënvizon ritmin gjithnjë e më të shpejtë të akumulimit të borxhit në bilancin financiar të SHBA-së.Kjo gjithashtu përfaqëson akumulimin më të shpejtë të një trilioni dollarësh borxh pa përfshirë periudhën e pandemisë së COVID-19, SHBA kishte arritur në 37 trilionë dollarë borxh kombëtar bruto në gusht të këtij viti.Përditësimi prej 38 trilionësh vjen nga raporti më i fundit i Departamentit të Thesarit, i cili regjistron të ardhurat dhe shpenzimet ditore të vendit.Kent Smetters, nga Universiteti i Pensilvanisë dhe modeli buxhetor Penn Wharton Budget Model, që ka shërbyer më parë në Departamentin e Thesarit gjatë administratës së presidentit George W. Bush, tha se një ngarkesë borxhi në rritje me kalimin e kohës çon përfundimisht në inflacion më të lartë, duke gërryer fuqinë blerëse të amerikanëve.Zyra e Përgjegjësisë Qeveritare (Government Accountability Office) rendit disa nga ndikimet e rritjes së borxhit të qeverisë në jetën e qytetarëve amerikanë, përfshirë koston më të lartë të huamarrjes për gjëra si kreditë hipotekore dhe blerjet e makinave, pagat më të ulëta si rezultat i investimeve më të pakta të bizneseve, si dhe çmime më të larta për mallrat dhe shërbimet.“Mendoj se shumë njerëz duan të dinë që fëmijët dhe nipërit e mbesat e tyre do të jenë në gjendje të mirë në të ardhmen, që do të kenë mundësi të blejnë një shtëpi,” tha Smetters. “Ai inflacion shtesë shtohet me kalimin e viteve, duke gërryer fuqinë blerëse të konsumatorëve dhe duke e bërë më të vështirë për brezat e ardhshëm të arrijnë pronësinë e banesës.”Administrata Trump deklaron se politikat e saj po ndihmojnë në ngadalësimin e shpenzimeve të qeverisë dhe do të reduktojnë deficitin masiv të vendit. Një analizë e re nga zyrtarë të Departamentit të Thesarit tregon se nga prilli deri në shtator, deficiti kumulativ arriti në 468 miliardë dollarë. Në një postim në platformën X të mërkurën, Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, tha se ky është niveli më i ulët që nga viti 2019.“Gjatë tetë muajve të tij të parë në detyrë, Presidenti Trump ka ulur deficitin me 350 miliardë dollarë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke reduktuar shpenzimet dhe duke rritur të ardhurat,” tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Kush Desai, në një deklaratë, duke shtuar se administrata do të ndjekë një strategji për rritje të fortë ekonomike, inflacion më të ulët, të ardhura nga tarifat doganore, kosto më të ulëta huamarrjeje dhe shkurtime të abuzimeve, mashtrimeve dhe shpenzimeve të panevojshme.Komiteti i Përbashkët Ekonomik (Joint Economic Committee) vlerëson se borxhi kombëtar total është rritur me 69,713.82 dollarë çdo sekondë gjatë vitit të kaluar.Michael Peterson, kryetar dhe drejtor ekzekutiv i Fondacionit Peter G. Peterson Foundation, tha në një deklaratë se “arritja e 38 trilionë dollarëve borxh gjatë një bllokimi të qeverisë është një tjetër shenjë shqetësuese që tregon se ligjvënësit nuk po përmbushin detyrat e tyre themelore fiskale.”“Së bashku me rritjen e borxhit, vijnë edhe kosto më të larta interesi, të cilat janë tashmë pjesa që rritet më shpejt në buxhet,” shtoi Peterson. “Ne kemi shpenzuar 4 trilionë dollarë për interesa gjatë dekadës së fundit, por do të shpenzojmë 14 trilionë dollarë në dhjetëvjeçarin e ardhshëm. Këto kosto interesi përjashtojnë investimet e rëndësishme publike dhe private për të ardhmen, duke dëmtuar ekonominë për çdo amerikan.”Shtetet e Bashkuara arritën borxhin prej 34 trilionë dollarësh në janar 2024, 35 trilionë në korrik 2024 dhe 36 trilionë në nëntor të po atij viti. / AP Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Franca në kolaps, borxhi rekord dhe mundësia që Macron të japë dorëheqjen
Franca po përballet me krizë financiare dhe politike, ndërsa borxhi publik është jashtë kontrollit dhe qeveria nuk gjen zgjidhje. Irlanda, Greqia, Portugalia dhe Italia kanë dhënë mësime më parë, por tani roli i “të sëmurit të madh të Evropës” i takon Francës.
Kriza u shfaq kur u bë votëbesimi në Asamblenë Kombëtare më 8 shtator. Kryeministri François Bayrou po përpiqet të miratojë masa për të ulur shpenzimet me 44 miliardë euro, por përballë ka kundërshtime të forta nga e djathta dhe e majta. Situata mund të çojë në zgjedhje të parakohshme ose edhe dorëheqjen e presidentit Emmanuel Macron.Borxhi dhe protestat
Franca ka një borxh prej 3 300 miliardë eurosh, rreth 50 mijë euro për çdo qytetar, por askush nuk pranon sakrifica minimale. Për shembull, propozimi për heqjen e dy festave u refuzua menjëherë. Investitorët kanë frikë nga një kolaps i qeverisë, ndërsa indeksi në bursa ka rënë dhe normat e interesit për titujt shtetërorë janë ndër më të lartat në eurozonë, duke kaluar Greqinë dhe Portugalin.
Gjermania dhe efekti domino
Edhe Gjermania nuk po shkon mirë, duke qenë në recesion, dhe kështu motori ekonomik franco-gjerman është në ngërç. Investitorët tani favorizojnë Gjermaninë, duke e detyruar Francën të paguajë interesa më të larta për të huazuar.
Shqetësime sociale dhe politike
Franca mbetet një vend i polarizuar, e djathta kritikon përkujdesjen e tepërt nga shteti, emigracionin dhe BE-në, ndërsa e majta kërkon rritje taksash për të pasurit.
Nën presidencën e Macron, borxhi është rritur mbi 1 mijë miliardë euro dhe reformat nuk kanë qenë të efektshme, ndërkohë që shpenzimet publike vazhdojnë të rriten në pensione, shëndetësi dhe asistencë sociale./Corriere della Sera