Tag: borxhe

  • Fshihen 1.7 miliardë euro borxhe, sekret emrat e biznesmenëve të mëdhenj përfitues

    Fshihen 1.7 miliardë euro borxhe, sekret emrat e biznesmenëve të mëdhenj përfitues

    Në Kuvend miratohet sot projektligji për “Marrëveshjen e Paqes Fiskale”, që parashikon fshirjen e rreth 1.7 miliardë eurove borxhe tatimore e doganore të akumuluara ndër vite, por që përmban në vetvete edhe një amnisti të sofistikuar për paratë e padeklaruara të biznesit. Opozita nuk e kundërshton nismën në thelbin e saj, por ngre si shqetësim kryesor mungesën totale të transparencës për atë që konsiderohet falja më e madhe e borxheve në 34 vite.

    Deputetja demokrate Jorida Tabaku, duke iu drejtuar drejtpërdrejt ministrit të Financave në kuvend artikuloi qartazi se një amnisti e këtyre përmasave nuk mund të votohet “symbyllur”.
     
    Patëm një debat në komisionin e ekonomisë në lidhje me listën e përfituesve të shlyerjes së borxheve që janë 1.7 mld euro, 202 mijë tatim pagues…. Kjo është falja më e madhe e borxheve që ndodh këto 34 vite. A ka përfitues të akuzuar për evazion fiskal, korrupsion, që kanë marrë tendera nga qeveria, që janë koncensionar të qeverisë shqiptare?
    Në këtë parlament, s’mund të votojnë edhe kolegët pa ditur kush janë përfituesit… Lista e përfituesve duhet të jetë transparente. S’mundet ky parlament symbyllasi t’i falë detyrimet tatimpaguesve ndërkohë që qindra-mijëra biznese janë mbyllur për shkak të taksave të larta”.
    Për Tabakun, transparenca nuk është çështje politike por detyrim, sidomos kur vlera e faljes shkon në nivele që Shqipëria nuk i ka përjetuar më parë.
    Rama: Një marrëveshje e re me biznesin!

    Ministri i Financave, Petrit Malaj, pranoi se lista e përfituesve përfshin 202 mijë tatimpagues, por publikimi i emrave mund të bëhet vetëm me kërkesë zyrtare të Kuvendit.
    Në thelb, qeveria argumenton se “Paqja Fiskale” nuk ka karakter penal, por shërben si një instrument teknik për të mbyllur borxhe të parashkruara dhe për të formalizuar më tej ekonominë.
    Sipas Malajt, qeveria e sheh ligjin si mënyrë për të pastruar njëherë e mirë bilancet e vjetra duke krijuar një platformë vullnetare ku bizneset që duan të jenë të rregullta të mund të hyjnë në një marrëveshje 3-vjeçare me administratën tatimore.
    Në këtë marrëveshje, kompanitë mund të rrisin fitimin e deklaruar me të paktën 18% krahasuar me vitin paraardhës, paguajnë tatimin për atë fitim sipas normës së zakonshme, dhe çdo fitim mbi këtë nivel tatohet me vetëm 5%.
    Në të njëjtën kohë, ato mund të rideklarojnë bilancet e tre viteve të fundit, të fusin në bilanc pasuri të paregjistruara ose të fshijnë detyrime fiktive, duke paguar një tatim të butë prej 5% mbi diferencat. Kjo pjesë e ligjit shihet nga qeveria si një mënyrë për të sjellë më shumë transparencë në pasqyrat financiare, por nga kritikët si një derë e hapur që mund të përdoret edhe nga bizneset e mëdha për të “rregulluar” llogaritë me kosto minimale.
    Kryeministri Edi Rama i ra shkurt në kuvend kur foli për: lehtësim për biznesin e vogël, rritje pagash dhe një “marrëveshje e re” me sipërmarrjen. Ai njoftoi se biznesi i vogël do të vijojë të jetë i përjashtuar nga tatimi mbi fitimin deri në fund të mandatit:
    “Deri në vitin 2029 biznesi i vogël nuk do të paguajë tatim fitimi” tha Rama.
    “Marrëveshja e Paqes Fiskale… synon korrigjimin dhe rritjen e deklarimeve të rregullta… Sipërmarrjet mund të angazhohen për të rritur fitimin e tatueshëm me 18% krahasuar me vitin e kaluar, dhe ky fitim do të taksohet vetëm 5%. Kjo është një marrëveshje e re, kuptimplotë dhe transparente” u shpreh kryeministri.
    Çfarë nënkupton realisht kjo nismë?

    Projektligji, nëse miratohet, do të fshijë borxhe tatimore të akumuluara përgjatë më shumë se një dekade. Borxhet mbi 10 vite shuhen tërësisht. Ato 5–10 vjeçare shuhen pjesërisht, me kushte të caktuara. Ndërsa borxhet më të reja nga 1–5 vite lirohen nga gjobat dhe kamatëvonesat, me kusht që të paguhet vetëm tatimi.
    Paralelisht, kompanitë mund të rideklarojnë bilancet, të jetësojnë pasuri të mbajtura jashtë bilancit, të fshijnë borxhe të rreme ose të legalizojnë cash-in e padeklaruar, duke paguar vetëm 5% tatim mbi diferencën dhe pa rrezikuar kontrolle tatimore për atë proces.
    Me fjalë të thjeshta, qeveria po i jep fund një kapitulli të vjetër borxhesh të papaguara, ndërsa hap një kapitull të ri ku bizneset që duan të tregojnë fitim real, ose të korrigjojnë llogaritë e viteve të kaluara, e bëjnë këtë me një tatim minimal dhe me sigurinë e mosndërhyrjes nga kontrolli tatimor.
    Për bizneset e mëdha kjo mund të jetë një mundësi e artë për të legalizuar bilancet me kosto minimale.
    Dhe pikërisht këtu qëndron shqetësimi kryesor: nëse lista e përfituesve nuk publikohet, veçanërisht për detyrime të mëdha, nuk ka asnjë mënyrë për të ditur se kush është përfituar më shumë nga një falje prej 1.7 miliardë eurosh. Në mungesë të transparencës, është e natyrshme të lindë dyshimi se edhe kompanitë më të mëdha, ato që kanë përfituar tendera, koncesione apo janë nën hetime për evazion, janë mes përfituesve të heshtur./Lapsi.al

  • “Ishin të mbytur në borxhe”, flet i afërmi i familjes Shkambi: Nuk e donim vrasjen e gjyqatrit, fajet ua ka…

    “Ishin të mbytur në borxhe”, flet i afërmi i familjes Shkambi: Nuk e donim vrasjen e gjyqatrit, fajet ua ka…

    Gjyqtari Astrit Kalaja, një emër me mbi 25 vite karrierë në sistemin e drejtësisë, mbeti i vrarë në vendin që do të duhej të ishte më i sigurt, në sallën e gjyqit.
    Salla numër 3 e Gjykatës së Apelit, ku pritej të zhvillohej një proces civil për çështje pronësie u shndërrua në një tragjedi.
    Ajo që do të duhej të ishte një seancë e zakonshme, nxorri edhe njëherë në sipërfaqe, mesazhin e fortë antisistem në Shqipërinë e zhytur në koma nga konfliktet e pronësisë. Një vendim gjyqësor u mbyll me krisma.
    Çështja që po shqyrtohej ishte një dosje që vinte nga saga e pronës të ashtuquajtur “Skënderbeg” në Shkodër. Një histori që kishte mbartur tensione për dekada, vendime të kundërta, përmbarues të kërcënuar, palë të gjobitura, institucione që nuk gjenin dot fundin e së drejtës.
    Në atë seancë, ku palët ishin paditësit Rakip dhe Ervis Kurtaj, kundër përmbarueses gjyqësore të Shkodrës. Si palë të treta ishin regjistruar Gjon Shkambi, xhaxhai i autorit, dhe Elvis Shkambi, 30-vjeçari që do të vuloste me plumba fundin e një kapitulli tragjik.
    “Në radhë të parë u shpreh ngushëllime familjarëve të Astrit Kalasë. Nuk e donim si ngjarje. Elvisi dhe Gjoni kanë qenë në hallet e veta. Kanë qenë të mytur në borxhe. Kanë blerë godinën në truallin e tyre. Fajet ua ka Lorenc Luka, ish-kryetari i Bashkisë, i cili u ka shit godinën në një prone të kthyer në vitin 1996. Ai ua ka të gjitha fajet. Nuk e kanë konsultuar krimin me askënd” deklaroi Pal Shkambi, familjari i Elvis dhe Gjon Shkambit’

  • “Armën që përdori e kishte pa leje”, avokati i Elvis Shkambit: Familja e tij ka vuajtur më çështjet civile, ka hyrë dhe në borxhe

    “Armën që përdori e kishte pa leje”, avokati i Elvis Shkambit: Familja e tij ka vuajtur më çështjet civile, ka hyrë dhe në borxhe

    Gjykata caktoi sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për tre të arrestuarit për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.

    Në përfundim të seancës, avokati i autorit bëri me dije se arma e përdorur në krim ishte pa leje.
    “Kishte disa vite që mbante armë me vete për shkak të punës, ka punuar në disa institucione sigurie.
    Kjo familje ka vuajtur shumë në këtë proces ka hyrë në shumë borxhe.
    Ngjarja ka ndodhur në kushtet e tronditjes së thellë psikologjike. Arma ka qenë pa leje”, deklaruar avokati i autorit.

    Top Channel

  • Pagoi 47 herë Facebook-un/ Idrizi del me borxhe nga 11 maji, shpenzoi 14 mijë euro për reklama në rrjetet sociale

    Pagoi 47 herë Facebook-un/ Idrizi del me borxhe nga 11 maji, shpenzoi 14 mijë euro për reklama në rrjetet sociale

    Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet është e para që dorëzon raportin financiar në KQZ për zgjedhjet e 11 majit. Shpëtim Idrizi deklaron se ka dalë me borxhe nga fushatë, teksa rezulton se ka paguar 47 fatura për reklama në Facebook. Sipas raportit e siguruar ekskluzivisht nga Report TV, del se askush nuk e ka sponsorizuar PDIU-në në këtë fushatë.
    3 nëntori është afati i fundit për çdo parti, për të dhënë llogari në KQZ për çdo qindarkë që kanë shpenzuar për fushatën e 11 majit.
    Bashkë me raportin, partitë duhet të dorëzojnë fatura për çdo shpenzim që kanë bërë si dhe prova për çdo dhurim financiar që kanë pranuar nga kompanitë apo individët.
    Partia e parë që e ka përmbushur këtë detyrim, është PDIU-ja e Shpëtim Idrizit.
    Në raportin e siguruar nga Report TV, kjo parti nuk ka pasur asnjë sponsor apo dhurim për fushatën, por ka përdorur rreth 18 mijë euro të dhëna nga shteti për zgjedhjet, si dhe 40 mijë euro që i ka pasur të kursyera në arkën e partisë.
    Sipas të dhënave, PDIU ka dalë nga fushata me borxhe, pasi ka ende mbi 1 mijë euro shpenzime të papaguara.
    Numrin më të lartë të faturave, partia e Shpëtim Idrizit i ka për pagesa në rrjetin social, Facebook. Plot 47 të tilla, me një shpenzim total, rreth 14 mijë euro vetëm për reklama në këtë platformë.
    PDIU, falë marrëveshjes me Berishës, siguroi një vend të sigurt për Mesila Dodën në listën e mbyllur në Tiranë, ndërsa vetë Idrizi që kandidoi në listat e hapura, mori vetëm 1940 vota, dhe nuk mundi të hynte në Parlament.
    SHIFRAT E PDIU-SË
    Dhurime: 0
    Shpenzime: 5,872,474 lekë
    Fonde publike: 1,792,735
    Rezerva të partisë: 4,079,739
    Borxhe:113,886

  • “Morëm borxhe për t’i ndërtuar”/ IKMT dhe Policia prishin barakat përgjatë Rrugës së Arbrit, reagojnë banorët

    “Morëm borxhe për t’i ndërtuar”/ IKMT dhe Policia prishin barakat përgjatë Rrugës së Arbrit, reagojnë banorët

    Forcat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë ndërhyrë në segmentin e Rrugës së Arbrit nga tuneli i Murrizit deri në afërsi të Qafë-Buallit, për prishjen e disa barakave të ngritura pranë rrugës. Këto struktura ishin ndërtuar nga banorët në pronat e tyre, për të shitur produkte bujqësore dhe për të siguruar të ardhura për familjet e tyre.
    Banorët shprehen të revoltuar për aksionin e IKMT-së, duke theksuar se ndodhen rreth 20 metra larg rrugës dhe se, sipas tyre, nuk po shkelin ligjin.
    “Kemi kërkuar në bashkinë e Klosit të na pajisin me dokumentacion, por nuk kanë pranuar. U gëzuam kur u ndërtua rruga, menduam se do sillte zhvillim, por me këtë që po na bëjnë, më mirë të mos ishte ndërtuar fare. Jemi zhytur në borxhe për të ndërtuar këto baraka, dhe tani na vendosin edhe gjoba. Mua më kanë gjobitur me një milion e gjysmë lekë. Jemi të detyruar të largohemi, se s’kemi më nga të jetojmë”, shprehet Fitim Hoxha, banor i Xibrit.
    Banorët shtojnë se ndërtimet janë kryer në territorin e Bashkisë Klos dhe se përpara zgjedhjeve lokale janë lejuar të ndërtojnë me premtimin se strukturat nuk do të prekesin. Ata kërkojnë nga autoritetet një zgjidhje për të mos humbur të vetmen burim jetese që kanë.

  • ‘Në prag të greminës, me borxhe, migrim, dhunë dhe politika të dështuara’/ Orban: BE s’është model, duhet të përshtatet me realitetin e ri gjeopolitik

    ‘Në prag të greminës, me borxhe, migrim, dhunë dhe politika të dështuara’/ Orban: BE s’është model, duhet të përshtatet me realitetin e ri gjeopolitik

    Perëndimi nuk duhet parë si një model; ekziston një “mënyrë më e mirë”, tha kryeministri hungarez Viktor Orban.

    “Na duhet guxim – intelektual, politik dhe personal – për të pranuar se Perëndimi nuk është më një model për t’u ndjekur dhe për të treguar se ekziston një mënyrë më e mirë”, shkroi kryeministri në X.

    Sipas tij, “Bashkimi Evropian po luhatet në prag të greminës, me borxhe, migrim, dhunë dhe politika të dështuara kudo”, ndërsa Hungaria “qëndron e vendosur: pa migrantë, pro familjes, duke ofruar mundësi për ata që janë të gatshëm të punojnë”.

    The European Union is teetering on the brink, with debt, migration, violence, and failing policies everywhere. Hungary stands firm: migrant-free, pro-family, providing opportunities to those willing to work. We need courage – intellectual, political, and personal – to recognise… pic.twitter.com/pfxHzAvjdc— Orbán Viktor (@PM_ViktorOrban) September 21, 2025

    Në nëntor 2024, Orban tha se përpjekjet e Perëndimit për të imponuar modelin e tij të zhvillimit në botë kishin dështuar, duke treguar ngritjen e vendeve aziatike si qendra të pavarura fuqie. Ai i kërkoi Evropës të përshtatet me realitetin e ri gjeopolitik, në mënyrë që të sigurojë mbijetesën e saj.

  • Xhevahir Spahiu dhe poezia e kritikuar nga Enver Hoxha më 1973/ Akuzat për “ekzistencializëm”

    Xhevahir Spahiu dhe poezia e kritikuar nga Enver Hoxha më 1973/ Akuzat për “ekzistencializëm”

    Xhevahir Spahiu është autor i shumë veprave që kanë lënë gjurmë në letërsinë shqiptare. Poeti që bëri epokë me estetikën dhe artin ka dhuruar për poezinë shqiptare disa vepra që ende dhe sot ‘godasin’.

    Spahiu njihet si poet që përdor me mjeshtëri kontrastin si dhe cilësohet si “poet i ngjyrave të forta”. Xhevahir Spahiu ka lindur në 1 mars 1945 në Malind të Skraparit. Shkollën fillore dhe atë 7- vjeçare e përfundoi në vendlindje në Vlorë, ndërsa shkollën e mesme Pedagogjike në Berat. Spahiu ka studiuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Filologjisë dhe Historisë, Dega: Letërsi-Gjuhë. Që nga viti 1968 ai ka punuar si gazetar në gazetën “Zëri i Popullit”, redaktor i revistave “Nëntori” dhe libretist dhe mësues në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë.

    Ka marrë çmimin “Migjeni” dhe ka qenë fitues i çmimit të parë në konkursin për 45-vjetorin e çlirimit të atdheut. Në vitin 1973, poeti u shfaq në një revistë, e cila i solli në atë kohë zemërimin e regjimit komunist, Enver Hoxhës. Kjo i dha atij një ndalim botimi për dy vite. Koleksioni “Zgjimi i thellësive” doli ndërkohë në vitin 1979, më pas u tërhoq nga shitja sepse më vonë u cilësua si “i pashëndetshëm”. Në vitin 1993, pas rënies së komunizmit, ai u bë sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe u bë president në vitin 1998, shkruan panorama.

    Në vitin 1973, poezia e tij “Jetë” u kritikua nga Enver Hoxha, i cili e akuzoi për “ekzistencializëm” dhe për referenca të ngjashme me Jean-Paul Sartre — një autor i ndaluar nga regjimi. Kjo solli një ndalim dyvjeçar për botimin e tij. Edhe poezia Zgjimi i thellësive u tërhoq nga qarkullimi pas botimit. “Më thanë që isha ndikuar nga Sartri, por nuk ishte e vërtetë. Unë nuk dija frëngjisht dhe nuk e kisha lexuar. U thashë të gjithëve që, në poezi kam thënë mendimin tim, idetë e mia dhe origjinalitetin tim. Këmbëngulën se isha ndikuar nga ai.

    Më 9 janar 1973 u bë kritika për mua. M’u tha që ka ndikime të ideve ekzistencialiste nga Sartri. U bë kritikë në gazetën ‘Zëri i Popullit’, pastaj më lart. U thashë që s’e kam njohur dhe s’e kam lexuar dhe se nuk dija frëngjisht. E pranova se diçka dija për Zhan Pol Satrin, se kush ishte, por nuk e njihja aq thellë sa të ndikohesha. Më bënë vërejtje, u bënë mbledhje”, – ka rrëfyer para ca kohësh poeti ngjarjen që i kushtoi shumë në jetën e tij artistike. Por çfarë masash u morën ndaj tij për shkak të poezisë dhe si e përmirësoi “biografinë”? “Më 1973-shin unë qëndrova 8 muaj brenda mbyllur në ‘Zërin e Popullit’, pa shkruar asgjë, pa nxjerrë asnjë artikull. Më vonë, bëra një poezi për dëshmorët dhe e botova në gazetën ‘Drita’. Më thanë shumë mirë. U kënaqën me të”, – është shprehur poeti.

    Enver Hoxha në Presidiumin e Kuvendit Popullor kishte thënë: “Xhevahir Spahiu dhe disa poetë të rinj kanë shumë ide, por mënyra sesi i shprehin ato nuk është gjithmonë reale, jetësore…”. Udhëheqësi mendonte se Spahiu, në atë vjershë kishte rënë nën ndikimin e filozofit e shkrimtarit francez. Poezia “Jetë”, ende sot mund të cilësohet si një prej poezive më të bukura të tij. “Le të vijnë druvarët, trungun le ta presin,/ Nën tokë/ për rilindje rrënjët le të mbesin,/ me drurin tim le të bëjnë gjithçka, por jo arkivole;/ mbi krye të kem qiellin me mall,/ nën këmbë as hije/ mbi tryezat e sajuara prej eshtrave të mia/ mbështesni bërrylat,/ bini në mendime./ Jam ai që s’kam qenë,/ Do të jem ai që nuk jam” – janë disa prej vargjeve të saj.

    Poezia

    do të vdes i mbytur në borxhe, s’është asgjë mbytja në lum a në dhomat e gazit. I kam borxhe nënës që s’ia ngrita varrin, i kam borxhe lisit qe s’ia hodha pjergullën, i kam borxhe dashurisë që ia vodha të dielën, i kam borxhe krimit që s’i vura emër. do të vdes i mbytur në borxhe. I kam borxhe fjalës që s’e pashë në ëndërr i kam borxhe korbit që s’ia zbardha pendët, i kam borxhe vitit ’13 që s’ia mbylla plagëti kam borxhe ardhmërisë që ia lashë tek pragudo të vdes i mbytur në borxhe.Pemë po të isha e të mbija ndanë lumitDo të gjelbëronin shpresat, do të binin prej mejeMbi degët e përkulura do të thithej bora e do tëTë vinin tek unë të ngrinin fole,Të uleshin, të cicëronin një çast mbas shtegtimit,Mbi mua pastaj papritur të vërshenin ujëratE trungun dallgët të ma rrihnin,Gjethet t’i këpusnin për herbariumet e tyre,Mbas turnit, punëtorët të pinë cigareMe pëllëmbët e trasha si dy copë trungje,Mbi gjoksin tim ku mbështetet Arusha, Mbështesni shpatullat e vajzave të bukura. Trungun tim druvarët le të vinë e të presin Në tokë, në kohë e në zemra,Për t’u rilindur sërish le të mbesin.Me drurin tim le të bëjnë gjithçka, Mbi krye le të kem vetëm qiellin e madh,Mbi tavolinat e bëra nga trupi im,Të prekësh heshtjen tënde siç prek një send,të shohësh thellë në ata sy,e të mos duash të jesh përherë me ty?Të ecësh me krahun mbi supet e tuae të harrosh oshtimën e kaltër,peshkarexhat si zjarre të natës?e mos kuptosh se si përpiqet detitë dalë jashtë guaskës së vetvetes?Në stacionin pranë pishave, këtë natë me shi,në heshtje po çlodhen njëzet e shtatë taksi. Nesër përsëri mbi qytet do të shkasin,si shiu mbi pardesynë time bojëkafe.Po ç’rrugë, vallë, i presin? Dhe ç’ëndrra shikojnëtaksitë që flenë zbuluar nën neone?Mes gjumit të hekurt u fërfërijnë refleksetë jetëve që nesër si rrugë do të pleksen.Në ca do të hipin dashuritë e ndershme,do të qajnë në të tjerat viktimat e mblesëve.Po ta dija në cilat taksi hipin lotët,trupin tim barrikadë do ta vija nën rrotat.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ÇFARË DO TË THOTË TË JESH NJERI ME KULTURË?

  • Raporti/ Një në pesë familje shqiptare merr borxh për të jetuar

    Raporti/ Një në pesë familje shqiptare merr borxh për të jetuar

    Në sondazhin “Gjendja financiare dhe huamarrja e familjeve në Shqipëri” që Banka Qendrore ka realizuar rezulton se 35 për qind e borxheve janë marrë për konsum.

    Hierarkia e nevojave që ka shtyrë shqiptarët drejt borxheve pasohet nga blerjet apo riparimet e banesave, zhvillimi i biznesit dhe studimet.

    “Kjo vjen si pasojë e dy arsyeve. të ardhurat janë aq të ulëta sa shumica e tyre duhet të shkojë për ushqim dhe çmimet e këtyre të fundit janë rritur ndjeshëm. Kështu që shqiptarët detyrohen të marrin borxhe  edhe për t’u ushqyer”, thotë Xhonsila Hoxha, eksperte e ekonomisë.
    Gati gjysma e huave të marra nga familjet shqiptare vitin e shkuar ishte në institucionet financiare. Pjesa tjetër i kanë marrë borxh paratë te të afërmit.

    “Shumë e vështirë është jeta këtu. Nuk ke ku përplasesh e detyrohesh të marrësh borxhe. Ja shiko Kosovën. Albini po u jep nga 100 euro, ne nga 50. Që ata dje kanë dalë nga lufta”, thotë një qytetare.
    Sipas gjetjeve të Bankës së Shqipërisë, familjet që marrin borxh janë të shpërndarja thuajse në mënyrë të barabartë mes zonave urbane dhe atyre rurale. Pas nuk mbetet as Tirana.
    “Varfëria në vend është e përhapur thuajse në mënyrë uniformë. Ndaj edhe në kryeqytet kemi familje që marrin borxhe për të përballuar jetesën”, thotë Hoxha.
    Një në tre shqiptare jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo sipas Avokatit të Popullit për shkak të niveli të ulët të ndihmës ekonomike, pagave dhe buxheteve të kufizuara të bashkive për mbrojtjen social.
    /A2/

  • “1.2 milionë euro falen, qytetarët burgosen”,Balliu akuzon qeverinë për korrupsion:Futen në burg për 10 mijë lekë drita

    “1.2 milionë euro falen, qytetarët burgosen”,Balliu akuzon qeverinë për korrupsion:Futen në burg për 10 mijë lekë drita

    Deputeti i zgjedhur i PD-së në qarkun Tiranë, Klevis Balliu, në një postim në Facebook, ka akuzuar qeverinë se ka favorizuar kompaninë e ministrit Blendi Gonxhja, duke I falur 1.2 milionë euro borxhe. Sipas tij, kjo kompani u mbyll nga Ministria e Financave për detyrime të papaguara, por më pas u rihap dhe, sipas burimeve mediatike, borxhi prej 1.2 milionë eurosh mbeti i pashlyer. ndërsa qytetarët burgosen për 10 mijë lekë drita.
    “Shqiptarët futen në burg për 10 mijë lekë drita, ndërsa Blendi Gonxhes qeveria i fal 1.2 milionë euro borxhe. Si pronar i kompanisë Albarent, të regjistruar në emër të gruas së tij, Gonxhe për shtatë vite nuk ka paguar asnjë qindarkë tatim. Kompania u mbyll nga Ministria e Financave për detyrime të papaguara, por më pas u rihap dhe, sipas burimeve mediatike, borxhi prej 1.2 milionë eurosh mbeti i pashlyer.
    Ky është realiteti i Shqipërisë së Edi Ramës: qytetarët ndëshkohen me burg për borxhe minimale, ndërsa klientëve të pushtetit u falen miliona euro”- shkroi Balliu.