Tag: borussia

  • Dortmund pa buxhet për merkaton për shkak të… kuzhinës: kostoja është marramendëse

    Dortmund pa buxhet për merkaton për shkak të… kuzhinës: kostoja është marramendëse

    Vetëm një emër shfaqet në listën e “nënshkrimeve të reja” të Borussia Dortmund: Jobe Bellingham, vëllai i yllit të Real Madrid-it.
    19-vjeçari është në fakt i vetmi nënshkrim që klubi gjerman ka bërë, pasi e ka pasur të vështirë të realizojë transferime të tjera në këtë merkato të verës.
    E gjitha për shkak të një buxheti shumë të kufizuar, i cili bëri që pronarët të ndërhynin me vendosmëri.
    Pati një shpenzim të papritur që, siç theksoi Bild, e ka vënë Borussia Dortmund në një pozicion të vështirë dhe tani do të duhet të rishikojnë strategjitë e tyre të merkatos.
    Në fakt, disa javë më parë, departamenti i shëndetit dhe sigurisë inspektoi stadiumin në Dortmund, duke e shpallur të gjithë kuzhinën të vjetërsuar dhe të papranueshme.
    Klubi u detyrua më pas ta zëvendësonte plotësisht atë, me një kosto prej njëmbëdhjetë milionë eurosh. Një shumë tepër e lartë për një kuzhinë që i ka rënduar financat e klubit.
    Në këtë pikë, buxheti në dispozicion të drejtorit sportiv Sebastian Kehl dhe drejtorit ekzekutiv Lars Ricken për blerjet është midis 30 dhe 40 milionë euro.
    Një shifër që, duke pasur parasysh vlerësimet aktuale të tregut, që tani po rriten ndjeshëm, lejon blerjen e dy lojtarëve të nivelit të mesëm deri të lartë në rastin më të mirë.
    Prandaj, të ardhurat nga Champions League dhe Kupa e Botës për Klube nuk ishin të mjaftueshme për të korrigjuar këtë situatë. Vetëm disa shitje të mundshme në dalje mund ta shpëtonte në mënyrë efektive Borussia Dortmund.
    Megjithatë, edhe në këtë rast, klubi nuk ka arritur të shesë asnjë nga lojtarët e padëshiruar që kanë rroga të larta. Skuadra përfshin gjithashtu pesë lojtarë, kontratat e të cilëve skadojnë vitin e ardhshëm: Niklas Süle, Emre Can, Pascal Groß, Salih Özcan dhe Julian Brandt.
    Një dështim për t’i rinovuar ose shitur ata rrezikon të humbasë vlerën ose të largohen me kosto zero. Shkurt, është një situatë që Borussia nuk e imagjinoi kurrë se do të përballej, veçanërisht duke pasur parasysh shpenzimet e papritura dhe padyshim të tepruara.

  • Juventus synon të marrë yllin 23-vjeçar gjerman, miqësorja e 10 gushtit vulos marrëveshjen

    Juventus synon të marrë yllin 23-vjeçar gjerman, miqësorja e 10 gushtit vulos marrëveshjen

    Emri i Karim Adeyemi është shfaqur sërish në Continassa. Sulmuesi 23-vjeçar i Borussia Dortmund është rikthyer në modë te Juventus, ndërkohë që po i afrohet skadimit të kontratës me skuadrën verdhezi.
    Për pasojë, Borussia po dëgjon çdo ofertë që vjen për të dhe kjo mund të jetë vera e duhur për ta shitur atë. Verën e kaluar bardhezinjtë provuan ta sjellin në Serie A, por pa sukses. Kërkesa e lartë ekonomike për ta transferuar atë nga Dortmund u bë pengesa kryesore.
    Karim gjithmonë e ka parë me një sy tjetër Serie A dhe në veçanti Juventus, që synon të bëjë këtë vit atë hap që mungoi vjet. Kështu, Pas Jonathan David, Juve po kërkon një alternativë të besueshme, duke qenë se çështja Sancho po zgjatet.
    Karim Adeyemi pasqyron në mënyrë të përsosur identikitin që Juventus po kërkon në këtë treg: Ai është i ri, ka përvojë evropiane, por edhe hapësirë ​​të bollshme për përmirësim që mund të bëjë që vlera e një rishitje të rritet.
    Me pak fjalë, mund të jetë investimi ideal për të mbajtur gjurmët e David, me të cilin mund të krijojë një dyshe të fortë në sulm. Marrëdhëniet midis Juve dhe Borussia janë të shkëlqyera: të dy skuadrat do të gjejnë veten në fushë në Dortmund në 10 gusht për një miqësore.
    Ky mund të jetë konteksti për të sanksionuar një marrëveshje. Adeyemi mund të largohet për një shumë prej 45-50 milionë eurosh. Një pjesë e këtij investimi do të vinte nga shitja e Dusan Vlahovic, që nuk është më në planet e Juventus.

  • Real Madrid vuan ndaj Dortmund, por arrin gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve

    Real Madrid vuan ndaj Dortmund, por arrin gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve

    Një fund i çmendur në duelin mes Real Madrid dhe Borussia Dortmund, që përfundoi me rezultatin 3-2 për skuadrën spanjolle.
    Pjesa e parë u mbyll 2-0 për ekipin e Xabi Alonso, falë golave të Gonzalo Garcia dhe Fran Garcia.
    Ndërkohë, minutat shtesë të pjesës së dytë rezultuan dramatike, pasi fillimisht Beier ngushtoi shifrat në 2-1 në minutën e 93. E menjëhershme ishte kundërpërgjigjia e Realit me Mbappe, që shënoi një gol mjaft të bukur në minutën 94, duke e çuar rezultatin 3-1, teksa në aksionin e radhës gjermanët fitojnë një penallti, ndërkohë që mbrojtësi Huijsen ndëshkohet me karton të kuq.
    Penalltia u shndërrua në gol nga Guirassy, teksa në aksionin e fundit Borussia për pak sa nuk realizoi një kryevepër.
    Gjuajtja e Sabitzer u ndal në mënyrë mjeshtërore nga Courtois, që shmangu një barazim dramatik.

  • Borussia Dortmund konfirmon transferimin e talentit 20-vjeçar anglez te Chelsea

    Borussia Dortmund konfirmon transferimin e talentit 20-vjeçar anglez te Chelsea

    4 Korrik 2025

    10:36

    Telesport

    Borussia Dortmund ka konfirmuar se anësori anglez Jamie Gittens do të transferohet te Chelsea. Klubi gjerman thotë se të gjitha palët ranë dakord për këtë marrëveshje orët e fundit, pas një takimi të kryer në Florida.
    Detajet kontraktuale ende nuk janë finalizuar. “Bisedimet me Chelsean ishin sfiduese, por në fund të fundit jemi të kënaqur të realizojmë ambiciet tona financiare dhe më pas të kemi siguri planifikimi“, tha drejtori sportiv i BVB-së, Sebastian Kehl.
    “Jamie është një lojtar i shkëlqyer që na ka dhënë shumë kënaqësi. Ai tani dëshiron të bëjë hapin tjetër në karrierën e tij te Chelsea dhe i urojmë gjithë të mirat dhe shumë suksese“, shtoi Kehl
    Gittens do të nënshkruajë një kontratë shtatëvjeçare te Chelsea, në një marrëveshje që mund ta shohë Dortmund të fitojë deri në 65 milionë euro. Kjo është hera e parë që anglezi do të luajë në vendlindjen e tij. Me Dortmund ai realizoi 17 gola në 107 takime zyrtare.

  • Botërori për Klube, kompletohet faza çerekfinale. Ja datat dhe përballjet e radhës

    Botërori për Klube, kompletohet faza çerekfinale. Ja datat dhe përballjet e radhës

    Botërori për Klube 2025 ka arritur në fazën e çerekfinaleve. Me fitoren e Real Madridit ndaj Juventusit dhe të Borussia Dortmundit ndaj Monterrey është kompletuar edhe pjesa e djathtë e shortit. Në pjesën e majtë ndodhen Palmeiras-Chelsea dhe Fluminense, që eliminoi Interin, përballë Al Hilal të Simone Inzaghit, i cili vjen nga një sukses i madh ndaj Manchester City. Ndërkohë, në pjesën e djathtë, spikat supersfida europiane mes PSG-së dhe Bayern Munich.
    BOTËRORI PËR KLUBE, REZULTATET E 1/8 FINALEPalmeiras – Botafogo 1-0Benfica – Chelsea 1-4Inter – Fluminense 0-2Manchester City – Al Hilal 3-4PSG – Inter Miami 1-4Flamengo – Bayern Munich 2-4Borussia Dortmund – Monterrey 2-1Real Madrid – Juventus 1-0
    BOTËRORI PËR KLUBE, ÇEREKFINALETFluminense – Al Hilal (e premte, 4 korrik, ora 21:00 në “Camping World Stadium, Orlando)Palmeiras – Chelsea (e shtunë, 5 korrik, ora 03:00 në “Lincoln Financial Field”, Philadelphia)PSG – Bayern Munich (e shtunë, 5 korrik, ora 18:00 në “Mercedes-Benz Stadium”, Atlanta)Borussia Dortmund – Real Madrid (e shtunë, 5 korrik, ora 22:00 në “MetLife Stadium”, East Rutherford)

  • Kovac i gëzohet kualifikimit të Borussia dhe nuk kënaqet me pak: Meritojmë të shkojmë edhe më tej

    Kovac i gëzohet kualifikimit të Borussia dhe nuk kënaqet me pak: Meritojmë të shkojmë edhe më tej

    26 Qershor 2025

    12:08

    Telesport

    Trajneri i Borussia Dortmund, Niko Kovac, pranoi se ishte i kënaqur pasi skuadra e tij kaloi në fazën eliminatore të Kupës së Botës për klube. Verdict që erdhi pas fitores 1-0 ndaj klubit të Koresë së Jugut, Ulsan.
    “Ne donim të kalonim fazën e grupeve, ndaj jemi të kënaqur që e arritëm objektivin fillestar dhe jemi mes 16 skuadrave më të mira“, tha Kovac. Dortmund tani do të luajë ndaj Monterrey në fazën tjetër me eliminim direkt.
    “Ishte një paraqitje e mirë, veçanërisht në pjesën e parë. Ne e menaxhuam ndeshjen në pjesën e dytë pasi ishte vapë. Në fund të fundit, ne dhe Fluminense meritojmë të kalojmë përpara“, tha më tej trajneri i Dortmund.
    “Ne kemi pak kohë për të menduar për ndeshjen e radhës dhe duhet të jemi të përgatitur. Kemi pothuajse një javë kohë deri të martën, duhet të rikuperojmë dhe të mendojmë kualifikimin për më tej”, tha Kovac.

  • Historia përsëritet, Bayern kërkon futbollistin më të mirë të Borussia Dortmund

    Historia përsëritet, Bayern kërkon futbollistin më të mirë të Borussia Dortmund

    22 Qershor 2025

    17:09

    Telesport

    Tashmë është bërë traditë të themi për disa lojtarë, pasi shkëlqejnë 1 ose 2 sezone te Dortmund, kalojnë te rivali historik i verdhezinjve, Bayern Munich. Klubi bavarez ka shenjëstruar yllin e radhës që kërkon t’i “rrëmbëje” Dortmundit.
    Bëhet fjalë për anësorin Jamie Gittens, 20-vjeçari anglez ka bërë perfomanca të mëdha me fanellën e Dortmund dhe mund të konsiderohet si lojtari i tyre më i mirë, duke parë edhe moshën e re që ka.
    “Kicker” raporton se drejtuesit e Bayern kanë nisur negociatat e para me përfaqësuesit e Jamie Gittens për të rënë dakord për kushtet personale. Në anën tjetër, Borussia Dortmund është e hapur të lejojë largimin e anglezit, mjafton të paguhet klauzola e vendosur për kartonin e tij që është 60 milionë euro.
    Problemi më i madh i Bayern është se për Gittens interesohet seriozisht edhe Chelsea, që po ashtu është e gatshme të paguajë shumën e kërkuar nga Dortmund. Tani mbetet vetëm në dorën e anësorit nëse do vazhdojë të qëndrojë ende te Dortmund, apo do zgjedhë njërin mes dy klubeve të interesuara për të, Bayern ose Chelsea.

  • Bayern “rrëmben” specialistin e mrekullive nga rivalët e Borussia Dortmund

    Bayern “rrëmben” specialistin e mrekullive nga rivalët e Borussia Dortmund

    Një dietë e re mund të jetë në horizont për Harry Kane pasi Bayern Munich punësoi një nutricionist të ri, i cili do t’i bashkohet stafit të Vincent Kompany.
    Portuali bavarez, TZ, raportoi të mërkurën se Bayern ka siguruar një nutricionist të ri me emrin Melf Carstensen, i cili punonte për Borussia Dortmund.
    Raporti deklaroi se Cartsensen hipi në aeroplan me skuadrën e Bayern nga Mynihu të martën, ndërsa kampionët e Bundesliga-s u nisën për në Orlando përpara Kupës së Botës për Klube.
    Carstensen ishte nën kontratë me Dortmundin, i cili gjithashtu do të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube, deri më 30 qershor 2025.
    Megjithatë, drejtori sportiv Max Eberl mori shërbimet e tij pikërisht në kohë për Kupën e Botës për Klube. Eberl e njeh nutricionistin nga koha e tyre së bashku te Borussia Monchengladbach.
    Në Gladbach, ai fitoi nofkën ‘Miraculix’ – një shenjë për druidin e mençur nga komikët Asterix & Obelix i cili shpik ilaçin magjik që u jep Galëve forcën e tyre mbinjerëzore.
    Ashtu si homologu i tij i filmave vizatimorë, Carstensen beson në fuqinë e formulës së duhur.
    Pas seancave stërvitore, ai përdor kokteje rikuperimi të përgatitura posaçërisht, të pasura me karbohidrate dhe proteina, për të rimbushur shpejt energjinë dhe për të mbështetur riparimin e muskujve.
    Carstensen beson shumë në zgjidhjet e bazuara në prova, duke i kushtuar vëmendje ushqimeve të papërpunuara për të arritur rikuperimin maksimal.
    Kalimi i tij te Bayern padyshim që do të përmirësojë qëndrueshmërinë fizike të lojtarëve, me ndryshime në dietë që do të pasojnë.
    “Qëllimi është të vonohet lodhja sa më shumë që të jetë e mundur. Idealisht, më larg se kundërshtari. 20 për qind më shumë kilometrazh është e mundur me ushqyerjen e duhur – kjo është pikërisht ajo që na duhet dhe duam”, tha Carstensen në një intervistë në vitin 2022.
    Die Roten do të luajë ndeshjen e parë të Kupës së Botës për Klube të dielën, më 15 qershor, kur do të përballet me Auckland City.

  • Gittens drejt Premier League, po vjen oferta e dytë nga klubi i madh anglez

    Gittens drejt Premier League, po vjen oferta e dytë nga klubi i madh anglez

    8 Qershor 2025

    11:09

    Telesport

    Chelsea ka gati një ofertë të dytë për sulmuesin anësor të Borussia Dortmund, Jamie Gittens.
    Klubi anglez herën e parë ofroi 35 mln euro, shumë pak për verdhezinjtë. 20-vjeçari është një nga emrat më premtues të futbollit europian dhe Chelsea ngurron për ta blerë.
    Chelsea pritet të përfshijë bonuse në ofertën e dytë, për t’u afruar me shifrën që kërkon Borussia Dortmund.
    Jamie Gittens e sheh veten në Stamford Bridge, por po pret vendimin e gjermanëve.

  • Flick sheh lart… Në 50 ndeshjet e para me Barcelonën, statistikat e tij janë si të Guardiolës

    Flick sheh lart… Në 50 ndeshjet e para me Barcelonën, statistikat e tij janë si të Guardiolës

    Barcelona u mposht të martën mbrëma 3-1 nga Borussia Dortmundi në Gjermani, rezultat që vjen pas fitores 4-0 në ndeshjen e parë dhe ndoshta u ndikua nga një qetësi e tepërt, por e kuptueshme. Humbja bën të reflektojnë Yamal dhe shokët e tij, por nuk errëson arritjen e madhe të katalanasve, të cilët pas një periudhe të gjatë janë kthyer në gjysmëfinalet e Champions League.
    Pak i ekspozuar mediatikisht, Hansi Flick shënon kështu një tjetër arritje të rëndësishme në karrierën e tij. Statistikat tregojnë se edhe te Barcelona, trajneri gjerman ka atë ndikim që pak njerëz e kishin parashikuar. Me transfertën e fundit gjermane, Flick, kampion Europe me Bayern Munich më 2021 dhe kampion bote me Gjermaninë më 2014, ka arritur 50 ndeshje në pankinën e Barcelonës.
    Bilanci: 37 fitore, 6 barazime dhe 7 humbje, me skuadrën e tij që është në gjysmëfinale të Champions League, në vendin e parë të La Liga-s dhe në finalen e Kupës së Mbretit.
    Me një fitore ndaj Dortmundit, Flick do të ishte barazuar me Pep Guardiolën dhe Gerardo Martinon, të cilët kishin 37 fitore, 8 barazime dhe 5 humbje në 50 ndeshjet e tyre të para me Barcelonën.
    Luis Enrique, aktualisht te Paris Saint-Germain, mban rekordin për startin më të mirë me Barcelonën pas 50 ndeshjesh: 42 fitore. Flick, ndërkohë, lë pas emra si Rijkaard (28 fitore), Koeman (33) dhe Xavi (28). Ernesto Valverde, tani tek Athletic Bilbao, është ai që ka pësuar më pak humbje në 50 ndeshjet e para si trajner i Barcelonës: vetëm 3.
    Ja deklarata e Flick pas humbjes 3-1 në fushën e Borussia Dortmundit: “Nuk ishte dita jonë më e mirë, por në fund u kualifikuam në gjysmëfinalet dhe ky ishte qëllimi ynë. Arritja e gjysmëfinales është shumë e rëndësishme për tifozët tanë dhe për klubin. Gjysmëfinalja e parë që nga viti 2019? Një arritje fantastike. E di sa e fortë është Borussia Dortmundi dhe këtë e tregoi. Kaluam momente të vështira për pak, por ia dolëm”.