Tag: borsh

  • Reforma e re territoriale pritet të “fshijë” Delvinën dhe Konispolin, Saranda do të shtrihet deri në Borsh

    Reforma e re territoriale pritet të “fshijë” Delvinën dhe Konispolin, Saranda do të shtrihet deri në Borsh

    Reforma e re territoriale pritet të “fshijë” Delvinën dhe Konispolin – Saranda do të shtrihet deri në Borsh
     
    Një nga skenarët që po përflitet në kuadër të reformës së re territoriale parashikon ndryshime të mëdha në hartën administrative të jugut. Sipas informacioneve, bashkitë Delvinë dhe Konispol mund të shkrihen në Bashkinë e Sarandës, e cila pritet të zgjerohet deri në Borsh, duke krijuar një bashki të vetme që përfshin një territor të gjerë bregdetar dhe malor.
     

     
    Në Delvinë dhe Konispol, dy qytete me traditë të hershme administrative që kanë qenë qendra të rëndësishme lokale shumë përpara se Saranda të merrte rolin e sotëm, ky propozim ka ngjallur shqetësim.Banorët shprehen se humbja e statusit të bashkisë do të thotë humbje e identitetit historik dhe rolit që këto qytete kanë pasur ndër shekuj.Delvina, dikur seli e prefekturës dhe me trashëgimi të pasur kulturore e historike, dhe Konispoli, një nga qytetet më të vjetra të jugut, rrezikojnë të kthehen në njësi dytësore nën varësinë e Sarandës.

     
    Nëse plani miratohet, Bashkia e Sarandës do të zgjerohet nga kufiri jugor deri në Borsh, përfshirë zonat e Lukovës, Delvinës, Konispolit dhe fshatrave përreth. Një territor i tillë do të shndërrohej në një bashki gjigante që mbulon një pjesë të madhe të rivierës jugore.Mbështetësit e këtij modeli argumentojnë se njësi më të mëdha do të sjellin menaxhim më efikas, më shumë burime financiare dhe zhvillim të koordinuar, veçanërisht në turizëm dhe infrastrukturë.

     
    Nga ana tjetër, kritikët theksojnë se një territor kaq i shtrirë mund të vështirësojë ofrimin e shërbimeve publike dhe të dobësojë përfaqësimin lokal në zonat që nuk janë qendër administrative.Aktualisht, nuk ka një dokument zyrtar që konfirmon këtë ndarje, por diskutimet për rishikimin e kufijve janë intensifikuar, me synimin për të përmbyllur reformën në muajt e ardhshëm.

     
    Nëse skenari realizohet, Saranda do të shndërrohet në një nga bashkitë më të mëdha të vendit, ndërsa qytete historike si Delvina dhe Konispoli do të humbnin pavarësinë që i kanë pasur prej dekadash.Një realitet i ri administrativ që mund të sjellë efikasitet më të lartë – por edhe ndjesinë se historia po fshihet nga harta.
     
    Rruga e Borshit, bypass-i në Ksamil dhe muzeu nënujor në Sarandë përfundojnë në qershor 2026

     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Vodhi disa banesa e markete në Borsh, arrestohet 30-vjeçari

    Vodhi disa banesa e markete në Borsh, arrestohet 30-vjeçari

    Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Himarës, ndërsa një tjetër është në kërkim për disa vjedhje në zonën e Borshit. Sipas policisë 30-vjeçari akuzohet për vjedhjen e parave dhe sendeve personale në disa banesa si edhe për vjedhjen e produkteve nga marketet në vlera të kosniderueshme.
    “Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Himarë, në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pronës dhe pasurisë, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e disa rasteve të vjedhjeve në Borsh, si rezultat i të cilave u ndalua shtetasi:
    Xh. M., 30 vjeç, banues në Borsh.
    Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, në bashkëpunim me një tjetër shtetas për të cilin vijon puna për kapjen e tij, ka kryer disa vjedhje në zonën e Borshit, konkretisht:
    Më datë 28.06.2025, ka vjedhur produkte të ndryshme në një market, me vlerë 180 000 lekë;
    Më datë 18.08.2025, ka vjedhur një shumë parash prej 150 000 lekësh dhe sende personale në banesën e një shtetasi;
    Më datë 22.08.2025, ka vjedhur një shumë parash prej 100 000 lekësh dhe disa dokumente në banesën e një shtetasi;
    Më datë 27.08.2025, ka vjedhur një shumë parash prej 130 000 lekësh në banesën e një shtetasi”, njofton policia.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 automjet tip “Volksëagen”, që dyshohet se përdorej për kryerjen e vjedhjeve dhe 1 aparat celular.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

  • Kërcënoi me armë zjarri dy punonjëset e hotelit të tij në Borsh, gjykata jep vendimin për pronarin

    Kërcënoi me armë zjarri dy punonjëset e hotelit të tij në Borsh, gjykata jep vendimin për pronarin

    Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Emanuel Shkëmbin, i cili akuzohet për kanosje me armë zjarri ndaj dy punonjësve të tij. Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë, ne nje hotel ne Borsh,kur Shkëmbi, pas një konflikti banal, ka nxjerrë një armë tip pistoletë dhe ka kërcënuar punonjësit duke i vënë në rrezik serioz për jetën.
    Seanca gjyqësore u mbajt ditën e djeshme nën drejtimin e gjyqtarit Ertil Meçaj. Prokurori i çështjes paraqiti provat dhe kërkoi që ndaj Shkëmbit të caktohej masa arrest në burg gjë që u pranua edhe nga gjyqtari i çështjes. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorit, duke vendosur që i pandehuri të mbahet në qeli deri në përfundimin e hetimeve.
    Pas shpalljes së vendimit, Emanuel Shkëmbi u transferua menjëherë në drejtim të Burgut të Fierit, ku do të vuajë masën e sigurisë. Burime pranë hetuesve bëjnë të ditur se armën e përdorur në ngjarje e ka pasur pa leje dhe pritet që ndaj tij të rëndojnë edhe akuza të tjera për armëmbajtje pa leje.
    Ngjarja ndodhi tre ditë më parë ku falë ndërhyrjes së policisë u parandalua përshkallëzimi i situatës. Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur për arsye banale. Hetimet mbi këtë rast pritet të zbardhin motivet që çuan në përshkallëzimin e konfliktit dhe rrethanat e sakta të kanosjes.
    Ngjarja e rëndë ndodhi në një hotel në Borsh, një nga zonat më të pëlqyera nga turistët. Pronari i Hotel Riviera, Emanuel Shkëmbi është konfliktuar me dy punonjëset, A.O, 21-vjeçe dhe R.O, 53-vjeçe, nënë e bijë, dhe më pas i ka kanosur me pistoletë.
    Sipas policisë, nën hetim është vënë edhe babai i tij 56-vjeçar, Alfred Shkëmbi, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj njërës prej punonjësve, A.K, si edhe një 76-vjeçar me inicialet P.B, i cili akuzohet se ka fshehur armën e zjarrit pas konfliktit.

  • Kërcënoi me armë zjarri dy punonjëset e hotelit të tij, arrestohet i riu

    Kërcënoi me armë zjarri dy punonjëset e hotelit të tij, arrestohet i riu

    Policia e Himarës ka arrestuar pronarin e një hoteli në Borsh pasi ka kërcënuar me armë dy punëtoret e tij. Në pranga u vu 26-vjeçari Emanuel Shkëmbi.
    Gjatë konfliktit verbal me punëtoret në hotelin e tij në Borsh, Himarë, shtetaset A.O dhe R.O nënë dhe bijë, 26-vjeçari i ka kanosur me një armë zjarri tip pistoletë.
    Gjithashtu u procedua ne gjendje të lirë shtetasi A.Sh, babai i autorit pasi ka goditur shtetasen A.K duke ushtruar dhunë fizike tek ajo, si dhe një shtetas tjetër, P. B., 76 vjeç, që fshehu armën pas konfliktit.
    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas po kanoste me armë zjarri dy punonjëset e hotelit të tij në Borsh, organizuan menjëherë punën për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë shtetasi:
    • E. Sh., 26 vjeç, banues në Himarë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”.
    Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë punonjëset e hotelit të tij, shtetaset A. O., 21 vjeçe dhe R. O., 53 vjeçe, nënë e bijë.
    Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:
    • A. Sh., 56 vjeç (babai i autorit), për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases A. O.;
    • P. B., 76 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se pas konfliktit ka fshehur armën e zjarrit tip pistoletë, të përdorur nga shtetasi E. Sh.
    Arma u gjet dhe u sekuestrua së bashku me krëherin dhe 8 fishekët, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në njërën prej dhomave të hotelit.”- njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

  • Kanosi me armë punonjëset e hotelit në Borsh, i ati rrahu një tjetër. Arrestohet 34-vjeçari

    Kanosi me armë punonjëset e hotelit në Borsh, i ati rrahu një tjetër. Arrestohet 34-vjeçari

    Policia e Himarës ka vënë në pranga 34-vjeçarin Emanuel Shkëmbi, i cili ka kanosur me armë nënë e bijë, punonjëse të hotelit të tij në Borsh pas një konflikti verbal mes tyre.
    Gjithashtu u procedua penalisht edhe babai i tij pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një tjetër shtetaseje si edhe shtetasi P.B, pasi ka fshehur armën e zjarrit pas konfliktit.
    “Në datë 25.08.2025, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë u finalizua me sukses, Operacioni policor i koduar “THE GUNE”, ku u bë e mundur Arrestimi ne Flagrancë i shtetasit Emanuel Shkëmbi. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë konfliktit verbal me punëtorët në hotelin e tij në Borsh, Himarë, shtetaset A.O dhe R.O nënë dhe bijë, i ka kanosur me një armë zjarri tip pistoletë. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë babai i tij shtetasi A. Sh. babai i autorit pasi ka goditur shtetasen A.K duke ushtruar dhunë fizike tek ajo. Është proceduar penalisht dhe shtetasi P.B pasi ka fshehur armën e zjarrit mbas konfliktit”, njofton policia.
    Policia sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë, 1 krëhër pistolete dhe 8 fishekë 9mm.
    Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, të parashikuar nga Nenet  278, 84, 90 dhe 301 të Kodit Penal.

  • Konfliktohet me dy punonjëset dhe i kërcënoi me armë, pranga pronarit të hotelit në Borsh

    Konfliktohet me dy punonjëset dhe i kërcënoi me armë, pranga pronarit të hotelit në Borsh

    Emanuel Shkëmbi është arrestuar nga policia pasi gjatë një konflikti me dy punonjëset në hotelin e tij në Borsh, nënë e bijë, i ka kërcënuar me armë zjarri. Gjithashtu edhe babai i tij është vënë nën hetim pasi ka goditur një person tjetër. Nën hetim është vënë edhe një person tjetër që ka fshehur armën e zjarrit pas konfliktit.
    Njoftimi i policisë: 
    Në datë 25.08.2025, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë u finalizua me sukses, Operacioni policor i koduar “THE GUNE”, ku u bë e mundur Arrestimi ne Flagrancë i shtetasit Emanuel Shkëmbi.
    Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjat konfliktit verbal me puntorët në hotelin e tij në Borsh, Himarë, shtetaset A.O dhe R.O nënë dhe bijë, i ka kanosur me një armë zjarri tip Pistolet.
    Gjithashtu u procedua ne gjëndje të lirë babai i tij shtetasi A.Sh babai i autorit pasi ka goditur shtetasen A.K duke ushtruar dhunë fizike tek ajo.
    Është proçeduar penalisht dhe shtetasi P.B pasi ka fshehur armën e zjarrit mbas konfliktit.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua:
    – 1 armë zjarri tip Pistoletë.– 1 krëhër Pistolete.– 8 fishek 9mm.
    Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyse dhe i munocionit” “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Veprime që pengoin zbulimin e së vërtetës”, të parashikuar nga Nenet  278, 84, 90 dhe 301 të K.Penal.

  • Parandalohet ngjarja kriminale në Borsh, 26-vjeçari kërcënon me armë punonjëset e hotelit të tij, nënë e bijë

    Parandalohet ngjarja kriminale në Borsh, 26-vjeçari kërcënon me armë punonjëset e hotelit të tij, nënë e bijë

    Himarë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda për jetën, në Borsh.

    Kanosi me armë zjarri dy punonjëset në hotelin e tij, vihet në pranga 26-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit tip pistoletë, një krëhër dhe 8 fishekë.

    Procedohen penalisht babai i 26-vjeçarit, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj njërës prej punonjëseve, si dhe një shtetas tjetër që fshehu armën pas konfliktit.

    Njoftimi i policisë:

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas po kanoste me armë zjarri dy punonjëset e hotelit të tij në Borsh, organizuan menjëherë punën për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë shtetasi:
    •E. Sh., 26 vjeç, banues në Himarë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”.

    Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë punonjëset e hotelit të tij, shtetaset A. O., 21 vjeçe dhe R. O., 53 vjeçe, nënë e bijë.

    Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:
    •A. Sh., 56 vjeç (babai i autorit), për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases A. O.;
    •P. B., 76 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se pas konfliktit ka fshehur armën e zjarrit tip pistoletë, të përdorur nga shtetasi E. Sh.

    Arma u gjet dhe u sekuestrua së bashku me krëherin dhe 8 fishekët, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në njërën prej dhomave të hotelit.

    Top Channel

  • Kanosi me armë punonjëset e hotelit në Borsh, arrestohet 34-vjeçari

    Kanosi me armë punonjëset e hotelit në Borsh, arrestohet 34-vjeçari

    Policia e Himarës ka vënë në pranga 34-vjeçarin Emanuel Shkëmbi, i cili ka kanosur me armë nënë e bijë, punonjëse të hotelit të tij në Borsh pas një konflikti verbal mes tyre.
    Gjithashtu u procedua penalisht edhe babai i tij pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një tjetër shtetaseje si edhe shtetasi P.B, pasi ka fshehur armën e zjarrit pas konfliktit.
    “Në datë 25.08.2025, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë u finalizua me sukses, Operacioni policor i koduar “THE GUNE”, ku u bë e mundur Arrestimi ne Flagrancë i shtetasit Emanuel Shkëmbi. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë konfliktit verbal me punëtorët në hotelin e tij në Borsh, Himarë, shtetaset A.O dhe R.O nënë dhe bijë, i ka kanosur me një armë zjarri tip pistoletë. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë babai i tij shtetasi A. Sh. babai i autorit pasi ka goditur shtetasen A.K duke ushtruar dhunë fizike tek ajo. Është proceduar penalisht dhe shtetasi P.B pasi ka fshehur armën e zjarrit mbas konfliktit”, njofton policia.
    Policia sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë, 1 krëhër pistolete dhe 8 fishekë 9mm.
    Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, të parashikuar nga Nenet  278, 84, 90 dhe 301 të Kodit Penal.

  • Qëlloi me armë zjarri një person në Borsh, arrestohet autori

    Qëlloi me armë zjarri një person në Borsh, arrestohet autori

    Një  42-vjeçar është arrestuar, pasi gjatë një konflikti në fshatin Borsh të Himarës ka qëlluar me armë zjarri një 33-vjeçar.
    Policia sqaron se;  “Më datë 31.07.2025, rreth orës 02:20, në një lokal në fshatin Borsh, Himarë, shtetasi H. Ç., 42 vjeç, banues në Borsh, dyshohet se është përfshirë në një konflikt fizik, për motive të dobëta, gjatë të cilit është goditur me grushte nga shtetasi E. V., 55 vjeç, banues në Tiranë. Pas këtij momenti, shtetasi H. Ç. është larguar nga ambientet e lokalit dhe është rikthyer me një armë zjarri automatik, me të cilën ka qëlluar në drejtim të automjetit tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin E. Sh., 33 vjeç, duke e plagosur në shpatull dhe në këmbë. Ky shtetas ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, dyshohet se shtetasi H. Ç. ka goditur me qytën e armës edhe shtetasin A. D., 43 vjeç.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. Ç., për veprat penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Gjithashtu, është shpallur në kërkim dhe shtetasi E. V., për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.
    Në vendngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja dhe një krehër me fishekë. Vijon puna për për gjetjen e armës së zjarrit të përdorur në këtë ngjarje si dhe identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në konflikt. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.”

  • Plagosja me armë në Borsh, arrestohet autori i dyshuar! Një tjetër në kërkim

    Plagosja me armë në Borsh, arrestohet autori i dyshuar! Një tjetër në kërkim

    Njoftimi i Policisë:
    Më datë 31.07.2025, rreth orës 02:20, në një lokal në fshatin Borsh, Himarë, shtetasi H. Ç., 42 vjeç, banues në Borsh, dyshohet se është përfshirë në një konflikt fizik, për motive të dobëta, gjatë të cilit është goditur me grushte nga shtetasi E. V., 55 vjeç, banues në Tiranë. Pas këtij momenti, shtetasi H. Ç. është larguar nga ambientet e lokalit dhe është rikthyer me një armë zjarri automatik, me të cilën ka qëlluar në drejtim të automjetit tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin E. Sh., 33 vjeç, duke e plagosur në shpatull dhe në këmbë. Ky shtetas ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, dyshohet se shtetasi H. Ç. ka goditur me qytën e armës edhe shtetasin A. D., 43 vjeç.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. Ç., për veprat penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Gjithashtu, është shpallur në kërkim dhe shtetasi E. V., për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”. Në vendngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja dhe një krehër me fishekë. Vijon puna për për gjetjen e armës së zjarrit të përdorur në këtë ngjarje si dhe identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në konflikt. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.