Tag: borges

  • 126 vjet nga lindja e intelektualit të shquar, Jorge Luis Borges

    126 vjet nga lindja e intelektualit të shquar, Jorge Luis Borges

    Jorge Luis Borges Acevedo (Buenos Aires, 24 gusht 1899. – Gjenevë, 14 qershor, 1986) ka qenë një shkrimtar tregimesh të shkurtëra, eseist, poet, përkthyes dhe figurë kyçe e letërsisë së gjuhës spanjolle. Librat e tij më të njohur me tregime, Ficciones dhe El Aleph, të botuara në vitet 1940, janë përmbledhje me tregime të shkurtëra të ndërlidhura nga temat e përbashkëta, duke përfshirë ëndrrat, labirintet, bibIiotekat, pasqyrat, shkrimtarët e sajuar, filozofitë dhe fetë, shkruan KultPlus.

    Ngjarjet më të rëndësishme mbi biografinë e tij janë te lidhura ngushtë me disa nga paraardhësit e tij. Duke qenë se rrjedh nga një familje studiuesish dhe ushtarakësh Borges zgjodhi letërsinë megjithëse e pati një peng të madh për shumë kohë faktin që nuk zgjodhi ushtrinë. Nga 1914 deri 1921 jetoi bashkë me familjen nëpër Evropë. Kreu studimet fillimisht në Gjenevë e më pas në Spanjë, ku njohu më mirë letërsinë dhe shkroi disa nga poezitë e tij të para.

    Në 1923 publikoi librin e tij të parë me poezi, “Fervor de Buenos Aires”, dhe pas dy vjetësh librin e dytë “Luna de Enfrente”. Në 1925 Borges njohu Viktoria Okampo, muza e tij për shumë vite me të cilën u martua 40 vjet më pas. Me të Borges pati një mirëkuptim intelektual i destinuar për të hyrë në mitologjinë e letërsisë argjentinase. Aktiviteti publicistik i Borges ishte shumë i gjerë. Vargjet e “Kauderno San Martìn” u publikuan vetëm në 1929, ndërsa një vit më pas doli “Evaristo Karriego”, një vepër që entuziazmoi kritikën argjentinase.

    Një fatkeqësi tjetër në jetën e shkrimtarit: verbohet. Borges, i cili kishte pasur gjithnjë probleme me sytë, e humbi përfundimisht shikimin në fund të viteve 50’ pasi kishte kryer 9 operacione. Por këtë sëmundje ai e përdori për të krijuar akoma më shumë. Kulmin e këtij procesi “sublimimi” ai e pati në vitet 1933 e 1934.

    Të gjitha tregimet e publikuara prej tij në revistën “Krìtika”: dolën në një përmbledhje të vetme me titullin “Historia universal de la infamia” (Historia universale e poshtërsisë), që u pasu disa vite më vonë nga “Historia de la eternidad” (Historia e përjetësisë), një vepër ndërthuret Historia dhe Dituria.

    Kjo situatë dramatike provokoi te Borges frikën se mund të humbte përgjithnjë aftësitë e tij krijuese. Frike e pabazuar: gjatë viteve kur ishte i sëmura ai krijoi disa nga kryeveprat e tij të cilat u publikuan në 1944 nën titullin “Shtirjet”.

    Pas 5 vjetësh dolën disa nga tregimet e tij ne librin e titulluar “Alef”. Gjatë kësaj periudhe Borges cilësohej si një nga shkrimtarët më të mirë argjentinas të të gjitha kohërave.

    Si për të pohuar dhe një herë aftësitë e tij, Borges publikoi një tjetër kryevepër që mban titullin “Inkuizicionet e tjera” (1952).

    Në 1955 Borges u emërua drejtor në Bibliotekën Kombëtare, një nga ëndrrat e tij të hershme. Në fjalimin e rastit ai u shpreh se: “Është një ironi sublime dhe hyjnore që më jepen 800 mijë libra kur unë jam në terr të plotë prej vitesh”. Pas 31 vjetësh drejtor ai u nda nga jeta më 14 qershor 1986. Pranë varrit të tij prehen eshtrat e gruas së dytë të Borges-it, Marìa Kodama. /KultPlus.com

  • Jorge Luis Borges për librat, shkrimin dhe poezinë

    Jorge Luis Borges për librat, shkrimin dhe poezinë

    Jorge Luis Borges, një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit XX, ka lënë pas jo vetëm vepra të pavdekshme, por edhe mendime të thella për artin e shkrimit dhe fuqinë e librave. Në një rrëfim të veçantë, ai ndalet tek këshillat që do t’ua jepte të rinjve që duan të shkruajnë.

    “Një i ri që dëshiron të shkruajë, duhet ta bëjë vetëm kur ndien një nevojë të brendshme e të domosdoshme për të shkruar, jo nga nxitimi për t’u botuar”, thoshte Borges, duke theksuar se leximi duhet të jetë i lirë, i sinqertë dhe i udhëhequr nga pasioni i vërtetë, jo nga fama apo mosha e një autori.

    Për Borgesin, letërsia është një art i përjetshëm:“Shkencat ndryshojnë dhe përditësohen, ndërsa Odiseja mbetet e njëjtë përgjithmonë. Kur diçka shkruhet në mënyrë të mrekullueshme, ajo nuk humb kurrë vlerën.”

    Në lidhje me krijimtarinë e tij, ai pohonte se çdo gjë që ka shkruar është thellësisht biografike: “Nuk kam shpikur as personazhe, as situata. Gjithçka që gjendet në librat e mi, më ka ndodhur mua, ndonëse ndoshta jo aq dramatikisht.”

    Ndërsa për poezinë, Borges e konsideronte si një nevojë universale dhe të përhershme:“Gjithçka tjetër mund të ndryshojë – shtetet, planetët, përbërja e botës – por poezia do të mbetet gjithmonë një nevojë e njeriut.”

    Ai besonte se edhe nëse të gjithë librat e botës do të digjeshin, njerëzimi do t’i shkruante sërish veprat më të mëdha, sepse thelbi i tyre është i pandashëm nga vetë natyra njerëzore./KultPlus.com

  • Je i ri dhe dëshironi të shkruani… ja këshilla e Borgesit për ju

    Je i ri dhe dëshironi të shkruani… ja këshilla e Borgesit për ju

    Jorge Luis Borges

    Jorge Luis Borges për shkrimin, librin dhe poezinë“Një të riu që do të dëshironte të fillonte të shkruante, do t’i thoja çfarë dikur më pati thënë babai im: që gjithnjë të shkruante veç kur të ndiente nevojën thelbësore për të shkruar, pa asnjë nxitim për t’u botuar; e gjithashtu që të lexonte sa më tepër, por vetëm të lexonte çfarë mirëfilli e grish vërtet. Një libër nuk duhet doemos ta lexojmë meqë qenka i vjetër, ngaqë mund të jetë fort modern, sepse është i famshëm ndoshta, thjesht nevojitet të lexojmë librat që na tërheqin. Babai më pati ofruar bibliotekën e vet, ishte një bibliotekë mjaft e madhe, me plot libra në anglisht. Pata lexuar pafundësisht, sikurse vijoj të lexoj akoma, për shembull, Kiplingun, Një Mijë e Një Net, Kishotin, Fakundon, shumë libra, paçka se nuk janë të tepërt. Ende lexoj të njëjtët libra. Italisht nuk di, por Komedinë Hyjnore e kam lexuar dhjetë a dymbëdhjetë herë.Gjithçka që shkruaj është biografike. Meqenëse jam njeri i ndrojtur, kështu arrij t’i them të gjitha tërthorazi. Fare nuk kam sajuar sidoqoftë, as personazhe, as situata përkatëse. Gjithçka që haset në librat e mia, më ka ndodhur vërtet, ndonëse jo në mënyrë aq mbresëlënëse, jo aq dramatikisht, por janë ndodhi të miat gjithsesi. Rrjedhimisht, çfarë shkruaj është pak a shumë një rrëfim.Letërsia është një art i rangut më të epërm. Shkencat vazhdimisht ndryshojnë e përditësohen, kurse Odiseja, pasi ishte shkruar, e tillë ka për të mbetur përgjithmonë. Kur diçka shkruhet mahnitshëm, përherë e tillë mbetet, qoftë nëse është shkruar në lashtësinë e largët, në shekullin XVII apo në ditët e sotme, njëlloj është.Ndërsa poezia është nevojë e përhershme e jona. Kam bindjen se gjithçka ndryshon. Përbërja e planeteve dhe shteteve ka për të ndryshuar një ditë me siguri; por poezia do të mbetet nevojë e përhershme.Nëse tërë librat do të digjeshin, gjithçka që gjer më sot është shkruar, njeriu sërish do t’i shkruante veprat më të arrira, mbase në mënyrë të ndryshme, pa dyshim, por thelbësisht do të ishin prapë identike me veprat e dikurshme”.Përktheu nga spanjishtja: Elvi Sidheri

    ObserverKult

    Jorge Luis Borges

    Lexo edhe:

    KURTI: NË VEND TË ARTISTËVE, SERBIA DJE IA DHA FJALËN GRUPEVE TË HULIGANËVE

  • Pendim

    Pendim

    Poezi nga Jorge Luis Borges  

    E kam bâ nji prej mëkateve ma t’mëdhaqë nji njeri mundet me bâ: s’kam qenëi lumtun. Akullnajat e harresës m’gjejnë,m’zvarrisin e pamëshirshëm m’lânë me ra.

    Prindët m’lindën që ta lu’jnji lojë t’rrezikshme e t’bukur në kët’ botë,për tokë, ajër, zjarm e ujë.I mashtrova. S’qeshë i lumtun. Qe e kotë

    dëshira e tyne e rinisë. Trunin timia fala me vullnet e kâmbënguljesimetrive t’artit gjithë lajlelule.

    Ata m’lanë trashëgim vlerat. Unë s’kam qenë trim.Nuk më braktis kurrë, gjithmonë më rri pran’hija e të qenit nji mjeran. / KultPlus.com

  • Jorge Luis Borges dhe historia e perandorit që dogji librat për t’u bërë “i pavdekshëm”

    Jorge Luis Borges dhe historia e perandorit që dogji librat për t’u bërë “i pavdekshëm”

    Më 1950, Jorge Luis Borges botoi një tekst në të cilin përshkruante se si perandori kinez Qin Shi Huang e ndaloi me ligj përmendjen e vdekjes. Kjo ishte mënyra e shkrimtarit për t’iu kundërvënë presidentit fuqiplotë argjentinas, Juan Peron.

    Më 22 tetor të vitit 1950, një vit pas miratimit të Kushtetutës së re në Parlamentin argjentinas, që nuk i vinte më limite rizgjedhjes së Presidentit, duke i dhënë kështu gjeneralit Peron një pavdekshmëri simbolike, Jorge Luis Borges botoi në gazetën “La Nación” një tekst të shkurtër që sot është kthyer në një klasik të letërsisë, “Muri i madh dhe librat”.

    Qëllimi i tij, na thotë Borges, ishte thjesht e vetëm të bënte ndonjë reflektim mbi perandorin kinez Qin Shi Huang (që Borges e quan, sipas nomenklaturës së lashtë, Shih Huang Ti), që në fillim të shekullit të tretë para Krishtit, “ndaloi të përmendej vdekja dhe kërkoi eliksirin e pavdekësisë”. Qin Shi Huang mori famë sepse urdhëroi ndërtimin e një muri të madh dhe dogji të gjithë librat përpara tij. Në rreth tre faqe të admirueshme, Borges përmend disa aspekte thelbësore të atij personazhi misterioz, megjithatë fluturon mbi shumë veçanti të tjera, si dy sipërmarrjet kolosale që i dhanë famë.

    Gjatë mbretërimit të tij, Qin Shi Huang, së bashku me ministrin Li Si, kërkoi të zbatonte një plan reformash ekonomike dhe politike, me qëllim bashkimin e një shteti të madh të fragmentarizuar dhe të korrigjonte praktikat administrative korruptive të qeverisë paraardhëse, duke e transformuar nga një vend feudal në një shtet federativ. Këto masa i dhanë admirimin e brezave të ardhshëm dhe Tom Ambrose, në studimin e tij të zellshëm mbi origjinën e tiranive, e quan Qin Shi Huangit si themeluesin e shtetit të parë me polici në historinë botërore.

    Stephen Haw, autor i “Beijing: A Concise History” ngre hipotezën se ambicia për pushtet e Qin Shi Huang e kishte burimin nga një traumë të pësuar gjatë adoleshencës. Pas vdekjes së të atit, mbretit Zhuangxiang të Qin, kundërshtarët e monarkut të ri, që në atë kohë ishte vetëm 13-vjeç, hapën fjalë sikur ai nuk ishte fëmija legjitim i mbretit, por i një tregtari, Lu Buwei, dashnor i bashkëshortes së mbretit. Në një shoqëri që, për shkak të influencës së etikës konfuciane, i konsideronte tregtarët si pjesa më e neveritshme e shtresave sociale, një akuzë e tillë ishte shumë e turpshme.

    Pasi ndenji nën tutelën e një regjenti të gjykatës së provincës së largët Zhao, gjëja e parë që Qin Shi Huang bëri kur mori fronin, ishte pushtimi i provincës ku e kishin mbajtur peng dhe ekzekutimi i guvernatorëve të tij. Qin Shi Huang vendosi të marrë titullin Perandor i Parë, në mënyrë që historia e Kinës të fillonte me të. Një shekull më vonë, pas vdekjes së perandorit të pavdekshëm, poeti i njohur Jia Yi shkroi se Qin Shi Huang “nuk kishte mëshirë për askënd” dhe “veprimet e tij politike i bënte në funksion të drejtësisë”. “Të marrësh pushtetin”, shkroi Jia Yi, “është shumë ndryshe nga ruajtja e tij”.

    Sipas historianëve Gregory Veeck dhe Clifton Pannell, pasioni më i madh i perandorit ishte inxhinieria: edhe sot në gjithë Kinën mund të shihen rrënojat e kanaleve dhe rrugët e këmbësorëve të ndërtuara me urdhër të Qin Shi Huang. Ndërsa kultura i interesonte shumë pak.

    Ministri i tij, Li Si, e kishte paralajmëruar për rrezikun që i kanosej nga poetët dhe filozofët, të cilët duke u bazuar në tekstet e ruajtura në bibliotekat e vendit, do ta krahasonin qeverinë e tij me ato paraardhëse duke ia zvogëluar madhështinë. Për të shmangur një çnderim të tillë, Li Si i këshilloi të urdhëronte shkatërrimin e gjithë librave që ishin shkruar para ardhjes së tij në pushtet, duke ruajtur vetëm disa tekste burokratike mbi teknologjinë, e duke vënë teknokratë në krye të institucioneve kulturore.

    Borges thekson se shkatërrimi nuk ishte një hiçgjë: në atë kohë, kultura kineze, mes qindra emrave të mëdhenj, kishte edhe atë të Perandorit të Verdhë, të Zhuang Zi, të Konfucit dhe Lao Zi.

    Duke ndjekur gjithmonë këshillat e ministrit të tij, Qin Shi Huang mori kontrollin e shkollës konfuciane, duke urdhëruar që 460 filozofët e saj të varroseshin të gjallë së bashku me librat e tyre. Kur në shekullin XX, pas Revolucionit Kulturor, një opozitar kërkoi të krahasonte Mao Cedunin me Qin Shi Huan, Mao u indinjuar thellë: “Ai varrosi të gjallë 460 intelektualë, ne varrosëm 46,000!”

    Njëzetë e katër shekuj pas vdekjes së tij, hija ambicioze e Qin Shi Huang nuk është zhdukur plotësisht nga bota jonë përsëritëse./KultPlus.com

  • Çfarë e bën Jorge Luis Borgesin një shkrimtar tejet të veçantë?

    Çfarë e bën Jorge Luis Borgesin një shkrimtar tejet të veçantë?

    Borges e imagjinonte parajsën si një bibliotekë dhe thotë se nuk krenohej me atë që kishte shkruar, por me atë që kishte lexuar. Pak njerëz i kanë përjetuar leximet në një mënyrë kaq të plotë. Në një nga poezitë e tij, kur tashmë kishte filluar të humbiste shikimin, Borges shkruan:

    Zoti, me ironi aq madhështoremë dha edhe librat edhe natën.

    Një nga idetë e tij të preferuara ishte ajo e Valéry-t, i cili thoshte se e gjithë letërsia ishte shkruar nga një autor i vetëm, Shpirti, dhe të gjithë shkrimtarët ishin vetëm kopjues, të një “kalorësi të gjithëdijshëm”.

    Studiuesi i madh italian, Roberto Calasso, shkruan se te Borges kemi një shembull të letërsisë absolute, të asaj letërsie që paraqet një univers në vetvete, një “fuqi antagoniste” ndaj besëtytnisë së shoqërisë që është kthyer në një entitet metafizik.

    Domethënë, një letërsi në të cilën miratohet prania e të padukshmes dhe bashkëbisedohet me të shkuarën (me mitologjinë e saj plot perëndi dhe fjalë me fuqi magjike), në një botë që është e mbyllur në vetvete, me mitin e vet, që është shoqëria shekullore. Roberto Calasso, te vepra “Letërsia dhe Perënditë”, thotë:

    “Kur lexojmë esetë e Baudelaire ose të Proust, të Hugo von Hofmannsthal ose të poetit Gottfried Benn, të Valéry-t ose të Auden, të Brodskyt ose Mandelstamit, të Marina Tsvietaevas ose të Karl Krauss, të Yeats ose të Montales, të Borges ose të Nabokov-it, të Manganelliit ose të Calvinos, të Canettiit ose Kunderas, vërejmë menjëherë – megjithëse secili nga këta poetë mund të urrejnë tjetrin, ose ta injorojnë apo edhe ta luftojnë – ‘që të gjithë flasin për të njëjtën gjë’, megjithëse kjo nuk do të thotë se ata janë të etur për ta emërtuar atë.

    Të mbrojtur nga maska të shumta, ata e dinë se literatura të cilës i referohen njihet, më shumë sesa nga besnikëria ndaj një teorie, nga një dridhje ose shkëlqim i caktuar i frazës (ose paragrafit, faqes, kapitullit, të gjithë librit). Kjo lloj letërsie është një qenie e vetë-mjaftueshme.”

    Në një intervistë me gazetën “El País”, Roberto Calasso thellohet te Borgesi, duke thënë:

    “Borges është një shembull, pothuajse, i përsosur i letërsisë absolute. Borges na lejon të kuptojmë se si, te fjala “letërsi”, në mënyrë përfundimtare, mund të hyjë gjithçka.

    Është një nga risitë që kontribuon dhe kupton se i gjithë universi i shkrimit, që mund të jetë historia natyrore, teologjia, kronikat e gazetave, pra, gjithçka, bëhet material për letërsinë, ky është kontributi i saj.

    Dhe kjo nuk është diçka krejtësisht e re, sepse është një fenomen që është shfaqur në 200 vitet e fundit, gjë që te Borges tregohet shumë qartë. Ai shmang, me dinakëri të madhe, trajtimin e temave në forma tashmë të predispozuara, për shembull, formën e një traktati, domethënë, atë që thotë, atë që është.

    E përdor letërsinë edhe në një formë që nuk është e favorshme për një deklaratë, gjë që është tipike për Borgesin. Rastësisht, shkrimi im i parë i përkthyer u botua në revistën Sur, në vitin 1962, dhe ishte një ese mbi filozofin izraelit Adorno dhe surrealizmin.

    Borgesin e takova shumë më vonë, kur erdhi në Evropë. Sot botuesi Adelph publikon veprat e tij të plota.”

    Calasso, i cili është drejtori i Shtëpisë Botuese Adelphi, ndoshta shtëpia botuese më e shkëlqyer në botë, thekson këtë aftësi të rrallë të Borgesit “për të bërë gjithçka letërsi, për të shprehur gjithçka me fjalë, çdo gjë, një shenjë në një univers të pafund shenjash, ku edhe vijat në lëkurën e një tigri mund të jenë shenja hyjnore.”

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    CIKËL POETIK NGA NORA PREKAZI: ODE MOCANIKËVE

    Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish të Nora Prekazit, shkëputur nga libri “Amë” (Littera, 2023)

    KozmosNe jemi fije peri e thurrur në avlëmendGrumbull andrrash të fëmijërisë dëftuarnën pizhame të butaJemi copëza fjalësh e shprehish të nanave,Sall kërkesa, sall dashuri, sall dëshirëe dëshpëruar për tu rritë e për të qenë si duhetNe jemi copëza zilesh mekanike të shkollës,Copëza çantash të shkarravitura,puçrra fytyre e hormone të dalldisuraJemi copëza dëshirash për superheronjTë gjithë deshëm me shpëtu botën në një momentJemi copëza lufteDitë si shekuj nën frikë, që ngelën identikenë memorien e pafund të vetëdijesNe jemi copëza takimesh dashurie,Lëngim për prekje, nuhatje lëkuree rrëzëllim fytyrashJemi copëza ftohjesh, ilaçesh,e lëngimesh në shtrat duke pritur ditë me diellJemi copëza shujtash të përgatitura me delikatesë,mëngjes, darkë, drekë, ditëlindje e mortjemi copëza kremtash në përvjetorëjemi copëza vegimeshankesashvajeshkujtimeshgabimeshlutjeshfjalështë qeshurash deri në kupë të qiellitFragmente njerëzish,gërryerje urie për të dhanë e për të marrëmozaik i arnuar me ditë, plagë, natë,përjetim e kohësecili sosh, yrnek me ngjyra e ornamente të veta

    Rrëfim qytetitO qytet, o skutë, o rrëmujëThellë brenda m’janë gdhendë rrugët e tuame beton t’plasariturKe mbetë si fëmijë i papërkëdhelurSall vetëm e i gjymtuarO qytet, o oborr im i vogëlNgjyrat nuk po t’rrinë mirëT’i kemi mveshë e ngjyrosë balletsecili me imazhin e vetPa t’i njohur kufijtëO gardhi im, që në andërrt’i shoh rrugët ku s’shkruhet shqipO qytet, o kuzhina ime e verësPalë-palë është skalitë dashuria për ty,krejt ngadaleMë djeg brenda kur të tjerët shqyejnë gurmazinme kravatat e tyre pa shijee pa asnjë kujtim rrugëve të tua me qorrsokakë,pa asnjë kujtim te shkallët, te kinematë,a te “Poleti”,po me uri veç për me ta marrë ambrozin e nektarin.O qytet, o dhembjeKur isha ma e re, s’të kam njoftë sa duhet,e pa t’njoftë kam dëshiru mos me t’taku,E sot kur t’i kam mësu zhvatjet nëpër kohë,T’i kam mësu kalitjet nëpër sistemeqajë, kur njerëzit hedhin vnerë mbi ty.

    Poezitë e tjera mund ti lexoni KËTU:

    ObserverKult