Tag: borës

  • Moti i keq në Shqipëri/ Shiu i lë vendin borës, zbardhet Korça, Dibra dhe Thethi. Ulet niveli i Semanit dhe Vjosës

    Moti i keq në Shqipëri/ Shiu i lë vendin borës, zbardhet Korça, Dibra dhe Thethi. Ulet niveli i Semanit dhe Vjosës

    PAMJE NGA VENDNGJARJA

    TIRANË-Shqipëria vijon të jetë i përfshirë nga moti i keq, me reshje të herëpashershme shiu e shtrëngata. Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje masive në toka e banesa nga veriu në jug të vendit. Situata paraqitet më e qetë sot, ku fatmirësisht lumi Vjosë ka filluar të tërhiqet nga tokat bujqësore në Kashisht dhe Kafaraj. Sa i përket lumit Seman, niveli ka filluar të ulet, por përsëri është në kuota të larta. Uji ka dalë nga shtrati, por mbetet brenda argjinaturës.
    Në veri dhe juglindje të vendit është regjistruar dëbora e parë, ku trashësia e reshjeve të dëborës në aksin Bogë-Theth ka arritur 4 centimetra. Ndërkohë edhe në aksin Hani Hotit – Dogana Vermosh ka pasur reshje dëbore gjatë natës në lartësi mbi 1000 m. Dy borëpastruese ndodhen në terren, teksa nuk problem me qarkullimin.
    Edhe qarku i Korçës ka regjistruar sot reshjet e para të borës në zonat malore, duke përfshirë Dardhën, Vithkuqin dhe Shtyllën në lartësinë 1000 metra mbi nivelin e detit. Në Dardhë borë ka filluar nga Km 9, ndërsa kontraktorët janë duke punuar për mirëmbajtjen e rrugës. Aktualisht, reshjet janë të lehta dhe qarkullimi i automjeteve zhvillohet normalisht, pa probleme të raportuara.

    Reshjet e para të borës kanë mbërritur këtë mëngjes edhe në zonat malore të Librazhdit. Raportohet se fshatrat Stëblev, Qarrishtë dhe Marat janë mbuluar nga nga një shtresë e lehtë dëbore, ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm.
    Lezha ashtu si pjesa tjetër e vendit vazhdon të jetë nën ndikimin e reshjeve të shiut. Në zonën e Spitenit, Treshit dhe Zejmenit shumë toka, vreshta dhe stalla ndodhen nën ujë.
    Kujtojmë se të shtunën autoritetet gjetën trupin e pajetë të një 76-vjeçare e cila ishte mbytur si pasojë e vërshimit të lumit në Devoll duke shënuar viktimën e parë të motit të keq në vendin tonë./ZËRI

  • Moti i keq në Shqipëri/ Shiu i lë vendin borës, zbardhet Korç, Dibra dhe Thethi. Ulet niveli i Semanit dhe Vjosës

    Moti i keq në Shqipëri/ Shiu i lë vendin borës, zbardhet Korç, Dibra dhe Thethi. Ulet niveli i Semanit dhe Vjosës

    PAMJE NGA VENDNGJARJA

    TIRANË-Shqipëria vijon të jetë i përfshirë nga moti i keq, me reshje të herëpashershme shiu e shtrëngata. Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje masive në toka e banesa nga veriu në jug të vendit. Situata paraqitet më e qetë sot, ku fatmirësisht lumi Vjosë ka filluar të tërhiqet nga tokat bujqësore në Kashisht dhe Kafaraj. Sa i përket lumit Seman, niveli ka filluar të ulet, por përsëri është në kuota të larta. Uji ka dalë nga shtrati, por mbetet brenda argjinaturës.
    Në veri dhe juglindje të vendit është regjistruar dëbora e parë, ku trashësia e reshjeve të dëborës në aksin Bogë-Theth ka arritur 4 centimetra. Ndërkohë edhe në aksin Hani Hotit – Dogana Vermosh ka pasur reshje dëbore gjatë natës në lartësi mbi 1000 m. Dy borëpastruese ndodhen në terren, teksa nuk problem me qarkullimin.
    Edhe qarku i Korçës ka regjistruar sot reshjet e para të borës në zonat malore, duke përfshirë Dardhën, Vithkuqin dhe Shtyllën në lartësinë 1000 metra mbi nivelin e detit. Në Dardhë borë ka filluar nga Km 9, ndërsa kontraktorët janë duke punuar për mirëmbajtjen e rrugës. Aktualisht, reshjet janë të lehta dhe qarkullimi i automjeteve zhvillohet normalisht, pa probleme të raportuara.
    Lezha ashtu si pjesa tjetër e vendit vazhdon të jetë nën ndikimin e reshjeve të shiut. Në zonën e Spitenit, Treshit dhe Zejmenit shumë toka, vreshta dhe stalla ndodhen nën ujë.
    Kujtojmë se të shtunën autoritetet gjetën trupin e pajetë të një 76-vjeçare e cila ishte mbytur si pasojë e vërshimit të lumit në Devoll duke shënuar viktimën e parë të motit të keq në vendin tonë./ZËRI

  • Gati 1,000 alpinistë bllokohen nga stuhia e borës në Everest, vijojnë operacionet e shpëtimit në Tibet

    Gati 1,000 alpinistë bllokohen nga stuhia e borës në Everest, vijojnë operacionet e shpëtimit në Tibet

    Një stuhi bore ka bllokuar rreth 1,000 persona në kampe në anën lindore të malit Everest, sipas mediave shtetërore kineze.
    Ekipet e emergjencës po zhvillojnë opercione për shpëtimin e personave të bllokuar, raporton BBC. 
    Qindra banorë lokalë dhe ekipe shpëtimi janë mobilizuar për të pastruar dëborën që ka bllokuar aksesin në zonën që ndodhet në një lartësi prej mbi 4,900 metrash.

    Disa turistë janë shpëtuar tashmë, sipas mediave kineze.
    Reshjet e dendura të borës nisën të premten në mbrëmje dhe janë intensifikuar në shpatet lindore të Everestit në Tibet, një zonë e njohur për alpinistë dhe turistë.
    Ekipi i shpëtimit “Blue Sky” në Tibet njoftoi se ka marrë thirrje për ndihmë pasi çadrat ishin shembur për shkak të borës dhe disa alpinistë kishin pësuar hipotermi.
    Rajoni po përballet me kushte ekstreme moti. Nepali fqinj është përfshirë nga reshje dendura shiu që kanë shkaktuar rrëshqitje dherash dhe përmbytje, duke shkatërruar ura dhe vrarë të paktën 47 persona në dy ditët e fundit.
    Ndërkohë, në Kinë, tajfuni Matmo ka detyruar rreth 150,000 njerëz të evakuohen nga shtëpitë e tyre.
    Everesti është maja më e lartë në botë me një lartësi mbi 8,849 metra. Megjithëse shumë njerëz përpiqen të ngjiten çdo vit, ajo mbetet një ngjitje jashtëzakonisht e rrezikshme./vizionplus.tv

  • Dimri i hershëm në Shqipëri/ Vijojnë reshjet e dëborës, trashësia arrin deri në 20 cm në zonat malore

    Dimri i hershëm në Shqipëri/ Vijojnë reshjet e dëborës, trashësia arrin deri në 20 cm në zonat malore

    Për gjatë gjithë ditës kanë vijuar pa ndërprerje reshjet e shiut në gjithë territorin e Qarkut Dibër. Në lartësinë mbi 1200 metra, ka pasur reshje dëbore, ndërsa trashësia në disa zona kalon 20 centimetra.
    Reshjet e borës tashmë kanë prekur fshatrat e disa njësive administrative. Në Lurë reshjet kanë përfshirë të gjithë fshatrat. Reshje ka edhe në disa fshatra të Selishtës e Kalasë së Dodës.
    Reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta janë problematike për fermerët dhe blegtorët që kanë bagëtitë ende nëpër stane.
    Sa i përket zonave të banuara nuk raportohen probleme si me infrastrukturën ashtu edhe me furnizimin me energji elektrike.

  • Bora mbulon me petkun e bardhë bjeshkët magjike të Sharrit

    Bora mbulon me petkun e bardhë bjeshkët magjike të Sharrit

    Kosova E Enjte, 2 Tetor 2025 13:48
    Reshjet e para të borës kanë zbardhur sot disa zona malore në Kosovë, duke krijuar një panoramë të mrekullueshme dimërore, veçanërisht në bjeshkët e Sharrit. Ky transformim natyror ofron një spektakël vizual që ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe vizitorëve, të cilët po shijojnë bukuritë e recetuara nga drita e borës që mbulon fushat dhe pyjet.
    Redaksia jonë ka pranuar disa foto të dërguara nga qytetarët e fshatit Shajnë në Dragash, ku peizazhi i veshur me borë duket si një kartolinë e gjallë nga natyra, duke rikrijuar atmosferën magjike që sjell sezoni i dimrit.Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat minimale variojnë ndërmjet 1 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale luhaten nga 7 deri në 12 gradë Celsius. Kjo periudhë shënon një përzierje të motit të freskët dimëror me ditë të vranëta dhe reshje të ndryshme, që sjellin ndryshime dinamike në peizazhin atmosferik.
    Në kryeqytetin Prishtinë, moti sot paraqitet i vranët me reshje të vazhdueshme shiu, duke krijuar një kontrast me bardhësinë e borës në lartësitë malore, ku natyra fillon të përgatitet për sezonin e dimrit.

  • VIDEO / Dukagjini dhe Kukësi zbardhen nga dëbora, ulen ndjeshëm temperaturat

    VIDEO / Dukagjini dhe Kukësi zbardhen nga dëbora, ulen ndjeshëm temperaturat

    Reshjet e borës kanë nisur në zonën malore të Dukagjinit, duke sjellë një dimër të parakohshëm në zonë, por fatmirësisht rrugët janë plotësisht të hapura.

    Aksi Shkodër-Theth nuk është prekur ende nga reshjet e borës dhe rruga është e kalueshme për të gjitha automjetet.

    Bora ka zbardhur majat e larta të maleve si dhe një shtresë e hollë ka mbuluar pemët.

    Automjetet e firmave nënkontraktore janë në gatishmëri të plotë në rast të përkeqësimit të motit dhe reshjeve të borës në atë aks rrugor.

    Edhe rruga e Vermoshit në Malësinë e Madhe është e hapur dhe nuk ka reshje bore. Në këtë zonë bora ka prekur majat e maleve ndërsa akset rrugore nuk kanë probleme.

    Nderkohe raportohet se reshjet e para të dëborës kane mbuluar edhe zonat malore të Kukësit. Ato nisën pas mesnate dhe po vijojnë me intensitet të ulët duke krijuar një shtresë, e cila shkon deri në 15 centimetra .

    Kushtet e motit dhe reshjet e dëborës kanë ulur ndjeshëm temperaturat në këto zona duke i zbritur në 0 deri 3 gradë Celsius.

    Në shumë fshatra të njësisë administrativë Shishtavec është ndërprerë energjia elektrike. Mjetet borëpastruese janë në terren për të mbajtur rrugët në qarkullim të plotë dhe pa pengesa.

  • Dimër në pranverë! Zbardhet Thethi, rikthehen reshjet e borës në veri

    Dimër në pranverë! Zbardhet Thethi, rikthehen reshjet e borës në veri

    Rikthehen reshjet e borës në aksin Bogë-Theth në Shkodër.
    Aktualisht nga moti i përkeqësuar në 24 orët e fundit ka një shtresë të hollë bore dhe për momentin rruga është e kalueshme për automjetet.
    Aktualisht rruga e Thethit vijon që të jetë pa mirëmbajtje për shkak të ankimimit që kanë bërë firmat ndaj njëra-tjetrës.
    Në orët në vazhdim në rast se bora ngrin duke u kthyer në akull, mund të sjellë vështirësi për automjetet që lëvizin në atë aks.
    Përveç borës, në disa pjesë rruga e Thethit ka edhe rënie gurësh.

  • Borë në prill, Korça zbardhet nga flokët e borës së vonuar

    Borë në prill, Korça zbardhet nga flokët e borës së vonuar

    Aktualitet Kryesore E Hënë, 7 Prill 2025 07:38

    Borë në prill. Korça zbardhet dhe duket si në endërra. Po kështu edhe verilindja e vendit, borë dhe shi. Edhe ftohtë. Diçka e pzakontë në këtë muaj, por dimri nuk ikën kollaj.

  • Moska goditet nga stuhitë e dëborës, autoritetet lokale: Mos udhëtoni pa goma dimri

    Moska goditet nga stuhitë e dëborës, autoritetet lokale: Mos udhëtoni pa goma dimri

    Stuhitë e borës kanë goditur Moskën sot, duke mbuluar Sheshin e Kuq me deri në 10 centimetra borë pas një dimri jashtëzakonisht të butë në kryeqytetin rus.

    Meteorologët thanë se reshje mesatare dëbore për të gjithë muajin pritej të dielën dhe të hënën pasi bora mbuloi lulet e pranverës. Temperaturat ranë nën zero nga 16 gradë që ishte të premten.
    Autoritetet e transportit në rajonin e Moskës, shtëpia e më shumë se 22 milionë njerëzve, paralajmëruan shoferët që kishin ndërruar tashmë gomat e tyre të dimrit që të mos dilnin në rrugë. Në Rusi, gomat speciale të borës janë të detyrueshme në dimër.
     

    Overnight it Snowed in the Moscow Region of Russia. Snowfall is Continuing Today. 🌨️❄️ pic.twitter.com/w26LZfi9yu
    — Sputnik (@VasBroughtToX) April 6, 2025

    Njëkohësisht nga reshjet e dendura të borës janë shkaktuar probleme edhe në aeroporte.
    Disa qindra pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në aeroportin Domodedovo, pasi fluturimet e tyre janë shtyrë.
    Fluturimet për në Stamboll që nisen nga Vnukovo janë vonuar gjithashtu.
    Më herët në Moskë, marrja me qira e skuterëve elektrikë dhe biçikletave u pezullua për shkak të reshjeve të borës. Me rikthimin e motit të mirë ata do të rifillojnë punën.
    Ministria e Transportit e Moskës këshilloi pronarët e skuterëve dhe biçikletave personale që gjithashtu të mos udhëtojnë në këtë kohë dhe të përdorin transportin publik.

    Top Channel

  • Rëndohet situata meteorologjike në qarkun e Kukësit, bora arrin në 20 cm

    Rëndohet situata meteorologjike në qarkun e Kukësit, bora arrin në 20 cm

    Orët e pasdites kanë sjell rëndim të reshjeve të borës ku në lartësi mbi 800 metër trashësia ka arritur deri në 20 cm.

    Reshje bore tashmë ka edhe brenda qyteteve të Kukësit, Krumës dhe Bajram Currit, por bora vetëm sa ka zbardhur në këto qytete.
    Gjithsesi Policia Rrugore udhëzon drejtuesit e mjeteve të kenë pajisjet dimërore me vete në mjetin e tyre, pasi prezenca e borës, akullit e lagështirës është në të gjitha akset nacionale dhe rurale.
    Edhe Rruga e Kombit, në segmentin Fan-Morin vijon të jetë nën trysnin e borës por pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.
    Ndërsa disa zona si: Myhejan, Buçaj, Astë e Sopot njësia administrative Tropojë, Bashkia Tropojë kanë probleme me energjinë elektrike bëhet me dije nga Shtabi i Emergjencave Civile në Kukës.

    Top Channel