Tag: bordit

  • Vijojnë dorëheqjet në BBC/ Pas largimit të drejtuesve, anëtari i bordit heq dorë nga detyra

    Vijojnë dorëheqjet në BBC/ Pas largimit të drejtuesve, anëtari i bordit heq dorë nga detyra

    Anëtari i bordit të BBC-së, Shumeet Banerji, dha dorëheqjen nga pozicioni i ti, duke vijuar kështu zinxhirin e dorëheqjeve.

    Ai deklaroi se nuk ishte konsultuar lidhur me largimet e drejtorit të përgjithshëm, Tim Davie, dhe drejtoreshës ekzekutive të BBC News, Deborah Turness, pas problemeve me deklaratën e presidentin Donald Trump.
    Banerji kritikoi kryetarin e bordit, Samir Shah, dhe anëtarët e tjerë, në një kohë kur BBC po përballet me diskutime mbi mënyrën e funksionimit të bordit e përfaqësimin politik.
    Shah dhe anëtarët Robbie Gibb dhe Caroline Thomson pritet të japin dëshmi para Komitetit të Deputetëve të Kulturës, Medias dhe Sportit.
    Dorëheqja e tij pason largimin e dy drejtuesve më të lartë të BBC-së këtë muaj, për shkak të redaktimit të një fjalimi të Trump, që krijoi përshtypjen e gabuar se presidenti kishte bërë një thirrje për dhunë gjatë trazirave të Kapitolit më 6 janar 2021.
    BBC ka kërkuar falje për incidentin, por ka refuzuar kërkesën e Trump për kompensim financiar.
    Banerji, i cili ka qenë në bord që nga viti 2022, ishte përgjegjës për ruajtjen dhe mbrojtjen e pavarësisë së BBC-së dhe ushtrimin e gjykimit të pavarur në interes të publikut.

    Top Channel

  • Vijojnë dorëheqjet në BBC, pas largimit të drejtuesve anëtari i bordit heq dorë nga detyra

    Vijojnë dorëheqjet në BBC, pas largimit të drejtuesve anëtari i bordit heq dorë nga detyra

    Anëtari i bordit të BBC-së, Shumeet Banerji, dha dorëheqjen nga pozicioni i ti, duke vijuar kështu zinxhirin e dorëheqjeve.

    Ai deklaroi se nuk ishte konsultuar lidhur me largimet e drejtorit të përgjithshëm, Tim Davie, dhe drejtoreshës ekzekutive të BBC News, Deborah Turness, pas problemeve me deklaratën e presidentin Donald Trump.
    Banerji kritikoi kryetarin e bordit, Samir Shah, dhe anëtarët e tjerë, në një kohë kur BBC po përballet me diskutime mbi mënyrën e funksionimit të bordit e përfaqësimin politik.
    Shah dhe anëtarët Robbie Gibb dhe Caroline Thomson pritet të japin dëshmi para Komitetit të Deputetëve të Kulturës, Medias dhe Sportit.
    Dorëheqja e tij pason largimin e dy drejtuesve më të lartë të BBC-së këtë muaj, për shkak të redaktimit të një fjalimi të Trump, që krijoi përshtypjen e gabuar se presidenti kishte bërë një thirrje për dhunë gjatë trazirave të Kapitolit më 6 janar 2021.
    BBC ka kërkuar falje për incidentin, por ka refuzuar kërkesën e Trump për kompensim financiar.
    Banerji, i cili ka qenë në bord që nga viti 2022, ishte përgjegjës për ruajtjen dhe mbrojtjen e pavarësisë së BBC-së dhe ushtrimin e gjykimit të pavarur në interes të publikut.

    Top Channel

  • Dorëhiqet anëtari i bordit drejtues të BBC/ Shkak, probleme të qeverisjes së korporatës

    Dorëhiqet anëtari i bordit drejtues të BBC/ Shkak, probleme të qeverisjes së korporatës

    Një anëtar i bordit të BBC ka dhënë dorëheqjen pasi kritikoi atë që e quajti “probleme të qeverisjes” në nivelet më të larta të korporatës. Shumeet Banerji njoftoi bordin për dorëheqjen e tij të premten, konfirmoi BBC në një deklaratë.
    Dorëheqja e tij vjen pas largimit të drejtorit të përgjithshëm Tim Davie dhe drejtoreshës ekzekutive të BBC News, Deborah Turness, më herët këtë muaj, pas debatit të ashpër të shkaktuar nga mënyra e montimit të një dokumentari Panorama për Donald Trump.
    Sipas BBC News, Banerji citoi “probleme të qeverisjes” në majën e BBC-së si arsyen kryesore të dorëheqjes, duke thënë në një letër se ai “nuk ishte konsultuar” për ngjarjet që çuan në largimin e Davie dhe Turness.
    “Mandati i z. Banerji në Bord, si një drejtor joekzekutiv, do të përfundonte në fund të dhjetorit dhe e falënderojmë për shërbimin e tij,” tha një zëdhënës i BBC-së. “Procesi i kërkimit të një pasuesi është tashmë në zhvillim e sipër dhe do të kemi njoftime të tjera në vijim.”
    Shumeet Banerji u emërua në bordin e BBC-së në janar 2022 si një nga drejtorët joekzekutivë, me mandatin që zgjaste deri më 31 dhjetor.

  • Përplasja Trump-BBC/ Si shpërtheu kriza dhe çfarë ndodh pas padisë së Trump?

    Përplasja Trump-BBC/ Si shpërtheu kriza dhe çfarë ndodh pas padisë së Trump?

    BBC kërkoi falje për një dokumentar të Panorama-s, i cili kishte montuar së bashku dy pjesë të ndryshme të një fjalimi të Trumpit më 6 janar 2021, ditën kur mbështetësit e tij sulmuan Kapitolin, duke krijuar përshtypjen se ai kishte bërë thirrje për dhunë. Megjithatë, media ka refuzuar të paguajë kompensimin, shkruan A2.
    Por, si shpërtheu kriza, si financohet dhe si drejtohet një prej mediave më prestigjoze dhe të ndjekura në botë… Skandali nisi nga rrjedhja e një memoje të brendshme nga një ish-këshilltar, i cili listonte, sipas tij, mangësi në mbulimin që BBC i kishte bërë Trump-it, luftës Izrael-Hamas dhe të drejtave transgjinore.
    Memoja e Michael Prescott, ish-redaktor politik i “Sunday Times”, paraqiste një sërë gabimesh editoriale që, sipas tij, tregonin njëanshmëri sistemike majtas në BBC.
    Prescott ka qenë këshilltar i jashtëm i Komitetit të Udhëzimeve Editoriale dhe Standardeve të BBC-së, që mbikëqyr mbulimin, zbatimin dhe ankesat. Memoja, dërguar bordit të BBC-së, u publikua nga “Daily Telegraph”, një gazetë e djathtë, dhe u shfrytëzua nga kritikët dhe rivalët që kundërshtojnë qasjen liberale dhe financimin publik të BBC-së.
    U desh një javë që BBC të reagonte, gjë që krijoi përshtypjen e paralizës përballë një breshërie kritikash.
    Korrespondentja e medias Katie Razzall dhe prezantuesi politik Nick Robinson thanë se kishte pasur një përplasje mes drejtuesve të lajmeve dhe bordit: të parët donin të kërkonin falje për montazhin e fjalimit të Trump-it, ndërsa bordi argumentonte se problemi ishte më i thellë dhe lidhej me njëanshmëri të institucionalizuar.
    Robinson akuzoi anëtarin e bordit Robbie Gibb, zëdhënës i Theresa May kur ajo ishte kryeministre konservatore, se kishte pretenduar se BBC kishte mangësi sistemike. Gibb nuk komentoi.
    Jon Sopel, ish-korrespondent i BBC në Amerikën e Veriut, tha në podcastin e tij se Gibb kishte ndjekur vetëm ankesat për anshmëri majtas në prodhimet e BBC-së, por kurrë ato të akuzuara si të djathta, siç pretendonte e majta në mbulimin e Izraelit.Zyra e shtypit e BBC-së nuk komentoi.
    ÇFARË KA THËNË BBC?
    Kryetari i BBC, Samir Shah, tha se ishte “fantastike” të pretendohej se një bord armiqësor kishte orkestruar dorëheqjet e drejtorit të përgjithshëm Tim Davie dhe të shefes së lajmeve Deborah Turness.
    Në një letër drejtuar ligjvënësve të hënën, Shah tha se BBC nuk kishte fshehur gabimet. Institucioni kishte publikuar korrigjime, kishte ndryshuar udhëzime dhe drejtues, dhe kishte marrë masa disiplinore kur ishte e nevojshme.

    Ai tha se memoja e Prescott jepte vetëm një pasqyrë të pjesshme të problemit, por shtoi se ai vetë kishte nisur një rishikim të bordit të standardeve shumë përpara se të merrte memon e Prescott.

    Kryetari i Bordit të BBC, Samir Shah, tha: “Ne e marrim shumë seriozisht. Dua të them, ka probleme të vërteta këtu. Por, në një periudhë 3-vjeçare BBC në ka prodhuar qindra e qindra orë gazetarie të shkëlqyer në televizion, në audio, në internet. Ne kemi bërë dhe bëjmë një punë të shkëlqyer, por në mënyrë të pashmangshme bëjmë gabime. Dhe ato që ai ka identifikuar janë gabime, qoftë individuale, ose ato që tregojnë probleme themelore, të cilat ne i pranojmë. BBC financohet nga një tarifë licence e paguar nga të gjitha familjet që shohin televizor në Britani. Në vitin 2024/25, ajo solli 3,8 miliardë paundë, 5,1 miliardë dollarë, ndërsa të ardhurat komerciale e çuan totalin në 5.9 miliardë paund”.
    Financimi i BBC-së detajohet në kartën mbretërore 10-vjeçare që skadon në 2027. Qeveria pritet të publikojë opsionet për modele të reja financimi deri në fund të këtij viti, pasi bëhet gjithnjë e më e vështirë të mbrohet tarifa e licencës në një kohë kur shumë shikues kalojnë në Netflix dhe platformat e tjera streaming.
    Numri i atyre që paguajnë tarifën ka rënë vazhdimisht, 23.8 milionë vitin e kaluar, krahasuar me 25.3 milionë dy vite më parë.
    BBC, mbetet media më e besuar dhe më e përdorur e lajmeve në Britanine e Madhe, sipas sondazheve.
    Lajmet e saj arrijnë tek 67% e të rriturve në TV, radio dhe online, sipas Ofcom në korrik, megjithëse ky numër ka rënë me 11 pikë përqindje që prej 2019.
    Një sondazh i shpejtë i YouGov të hënën tregoi se gjysma e të pyeturve besojnë se BBC është politikisht e njëanshme;  ndarja bëhet sipas vijave partiake: 31% e konsiderojnë të një anshme majtas, e 19% djathtas.
    Bordi me 14 anëtarë do të zgjedhë drejtorin e ri të përgjithshëm. Pesë nga anëtarët jo-ekzekutivë emërohen nga qeveria, përfshirë kryetarin.
    Pretendentët për të zëvendësuar Tim Davie përfshijnë: Charlotte Moore, ish-shefe e përmbajtjes në BBC, aktualisht CEO e Left Bank Pictures dhe me rol drejtues në Sony Pictures Television. Jay Hunt, ish-drejtore e BBC One dhe ekzekutive në Channel 4 dhe Channel 5, tani drejtuese kreative për Evropën në Apple. Alex Mahon, ish-shefe e Channel 4, aktualisht në krye të një kompanie eventesh. Carolyn McCall, CEO e ITV. Jane Turton, drejtore e All3Media.
    BBC nuk është e vetmja media e përfshirë në një përplasje ligjore me presidentin amerikan Donald Trump.
    ABC Neës zgjidhi një padi për shpifje të ngritur nga Trump, duke rënë dakord të dhurojë 15 milionë dollarë për bibliotekën presidenciale të tij dhe të publikojë një deklaratë me të cilën shpreh keqardhje për komentet e bërë nga moderatori George Stephanopoulos.
    Trump pretendoi në padinë e paraqitur në mars në një gjykatë federale në Florida se Stephanopoulos e kishte shpifur duke thënë se ai ishte shpallur përgjegjës për “përdhunim’’
    Stephanopoulos i referohej çështjes civile të ngritur nga shkrimtarja E. Jean Carroll, e cila e akuzoi Trump-in për sulm seksual në një dyqan në Neë York në vitet ’90. Juria e shpalli Trump-in përgjegjës për shpifje dhe abuzim seksual, por jo për “përdhunim”, i cili sipas ligjit të Nju Jorkut është një akuzë e veçantë.
    Trump i ka mohuar akuzat. Ai ka bërë apel ndaj vendimit, si edhe ndaj një padie tjetër të Carroll për të njëjtën ngjarje.
    Gjykatësja Cecilia Altonaga kishte rrëzuar kërkesën fillestare të ABC për ta hedhur poshtë çështjen, megjithëse kjo nuk do të thotë se Trump do të fitonte.
    Një zëdhënës i ABC News tha se rrjeti ishte i kënaqur që palët arritën një marrëveshje.
    Në tetor, Trump paditi CBS me 10 miliardë dollarë, duke pretenduar se rrjeti kishte manipuluar intervistën me atëherë-kandidaten Harris për të “balancuar peshoren në favor të Partisë Demokratike” gjatë zgjedhjeve.
    Sipas padisë, CBS transmetoi dy versione të intervistës me Harris ku ajo jepte përgjigje të ndryshme për të njëjtën pyetje mbi luftën Izrael-Hamas.
    Trump pretendoi se montazhi i bërë nga CBS shkelte ligjin e Teksasit për Praktikat e Tregtisë Mashtruese.Avokatët e Trump nuk kanë reaguar ende.
    Në janar 2023, Trump paditi Simon & Schuster në një gjykatë federale në Florida, duke akuzuar botuesin dhe autorin Bob Woodward për shkelje të të drejtave të autorit përmes “uzurpimit, manipulimit dhe shfrytëzimit sistematik” të incizimeve audio të intervistave me Trump.

  • Adela Xhemali propozohet për drejtoreshë të AMF-së

    Adela Xhemali propozohet për drejtoreshë të AMF-së

    Këshilli i Ministrave i ka propozuar zyrtarisht Kuvendit kandidaturën e Adela Xhemalit, për pozicionin e anëtarit të bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv. Për një periudhë pesëvjeçare, deri në muajin maj të këtij viti, Adela Xhemali ka mbajtur detyrën e zëvendësministres së Financave. Më herët, ajo ka ushtruar funksione drejtuese në Ministrinë e Financave dhe në Kryeministri.
    Përpara angazhimit në sektorin publik, Adela Xhemali ka pasur një përvojë të gjatë në sektorin bankar, duke përfshirë detyrën e drejtorit së Financës së Bankës Amerikane të Shqipërisë dhe më tej të Bankës Intesa Sanpaolo Shqipëri. Adela Xhemali do të zëvendësojë në këtë detyrë Mimoza Kaçin, që e drejtoi Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare prej prillit 2024, duke përfunduar mandatin e ish-drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, Ervin Mete.
    AMF ishte në situatën kur mandatet e të dy drejtuesve ekzekutivë ishin vlerësuar të përfunduar. Sipas ligjit organik të AMF-së, në rast të lirimit nga detyra të ndonjërit prej anëtarëve të Bordit përpara afatit, anëtari tjetër emërohet me të njëjtën procedurë, siç është emëruar anëtari që lirohet, për periudhën deri në përfundim të mandatit të anëtarit që lirohet.

  • Përfundon mandati i Mimoza Kaçit, kërkohet drejtor i ri për AMF-në

    Përfundon mandati i Mimoza Kaçit, kërkohet drejtor i ri për AMF-në

    Posti i Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare do të jetë vakant duke filluar nga muaji tetor, pas përfundimit të mandatit të titullarit ekzistues, Mimoza Kaçi.Mimoza Kaçi u emërua për herë të dytë në Bordin e AMF-së, në vitin 2020, në detyrën e Nëndrejtorit Ekzekutiv. Më pas, në fund të vitit 2023, ajo u emërua Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive, për të përfunduar mandatin e ish-anëtarit, Ervin Mete.Për Mimoza Kaçin, mandati aktual ishte i dyti në Bordin e AMF-së. Ligji “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare” parashikon që anëtarët e Bordit të AMF-së kanë të drejtë rizgjedhjeje vetëm njëherë.Ligji i lejon anëtarit të Bordit të qëndrojë në detyrë deri në tre muaj pas përfundimit të mandatit. Me përfundimin e afatit tremujor, anëtari që i ka përfunduar mandati nuk mund të qëndrojë më në detyrë. Në rastin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, kompetencat i kalojnë përkohësisht Nëndrejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv. Aktualisht, ky pozicion mbahet nga Merita Gurabardhi.Sipas ligjit, kandidatura për anëtarin e Bordit që mban detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të AMF-së miratohet nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave. Kryeministria bëri në muajin korrik shpalljen publike për aplikim për kandidatët e interesuar. Afati për paraqitjen e aplikimeve ishte data 29 gusht, por deri tani Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar zyrtarisht një kandidaturë për t’ia propozuar Kuvendit të Shqipërisë.Ligji kërkon që kandidati për Anëtar i Bordit të AMF-së të ketë përfunduar ciklin e plotë të studimeve universitare në fushat ekonomike, juridike ose të lidhur me shkencën e aktuarëve dhe të ketë përvojë profesionale të paktën 7-vjeçare, nga të cilat, të paktën 5 vjet në financë-kontabilitet, administrim i shoqërive tregtare, këshillim ligjor i shoqërive tregtare, hartim legjislacioni, shkencë e aktuarëve ose sigurime shoqërore dhe pensione.Parashikimet e ligjit organik të AMF e kufizojnë ndjeshëm spektrin e kandidatëve potencialë që mund të jenë anëtarë Bordi të AMF, duke përfshirë edhe pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv. Sipas ligjit, nuk mund të jenë anëtarë të Bordit të Autoritetit persona, të cilët në tre vitet e fundit kanë qenë ortakë, aksionarë, apo anëtarë të organeve drejtuese të subjekteve të mbikëqyrura; kanë lidhje familjare me personat e parashikuar në shkronjën “a” të këtij paragrafi; në tre vitet e fundit kanë qenë punonjës me kohë të pjesshme apo të plotë në subjektet e mbikëqyrura./ E.ShehuKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Tony Blair pjesë e ‘Bordit të Paqes’ që do të mbikëqyrë rindërtimin e Gazës, ish-kryeministri britanik: Plan i guximshëm dhe i zgjuar

    Tony Blair pjesë e ‘Bordit të Paqes’ që do të mbikëqyrë rindërtimin e Gazës, ish-kryeministri britanik: Plan i guximshëm dhe i zgjuar

    Ish-kryeministri britanik Tony Blair ishte emri i vetëm që përmendi Presidenti amerikan Donald Trump si anëtar i “Bordit të Paqes” (Board of Peace), organit që do të mbikëqyrë qeverisjen dhe rindërtimin e Gazës.

    Pas deklaratave të Trump, i cili e përshkroi Blairin si “njeri të mirë”, ish-kryeministri lëshoi një deklaratë të shkruar ku përshëndeti iniciativën amerikane.

    “Presidenti Trump paraqiti një plan guximtar dhe të mençur, i cili, nëse miratohet, mund të përfundojë luftën, të sjellë lehtësim të menjëhershëm në Gaza, dhe mundësi për një të ardhme më të ndritur dhe më të mirë për popullin e saj, duke siguruar njëkohësisht sigurinë absolute dhe të qëndrueshme të Izraelit dhe lirimin e të gjitha pengjeve”, tha ai.

    “Ky plan na ofron shansin më të mirë për të dhënë fund dy viteve luftë, vuajtje dhe dhimbje. Falënderoj Presidentin Trump për lidershipin, vendosmërinë dhe angazhimin e tij”, shtoi ai.

    Blair theksoi veçanërisht gatishmërinë e Trump për të udhëhequr Bordit të Paqes: “Gatishmëria e tij për të marrë drejtimin e Bordit të Paqes për të mbikëqyrur një Gaza të re është një mesazh i fuqishëm mbështetjeje dhe besimi në të ardhmen e Gazës, në aftësinë e izraelitëve dhe palestinezëve për të gjetur një rrugë drejt paqes dhe në potencialin për një aleancë më të gjerë rajonale dhe globale për të përballuar forcat e ekstremizmit dhe për të promovuar paqen dhe prosperitetin ndërmjet kombeve.”

  • Ish-zëvendësministrja e Financave propozohet për postin e Drejtores AMF, emërimi përmes votimit në Kuvend

    Ish-zëvendësministrja e Financave propozohet për postin e Drejtores AMF, emërimi përmes votimit në Kuvend

    Këshilli i Ministrave ka vendosur të propozojë kandidaturën e ish-zëvendësministres së Financave dhe Ekonomisë, Adela Xhemali, për anëtare të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), me detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme Ekzekutive të Autoritetit.

    Sipas Ekofin.al, ky vendim u mor gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, ku u shqyrtuan edhe disa akte të tjera të rëndësishme.
    Kandidatura e Xhemalit pritet të kalojë për miratim në Kuvend, sipas procedurave ligjore. Ajo do të zëvendësojë Mimoza Kaçit, e cila po përfundon mandatin e saj.
    Adela Xhemali ka mbajtur postin e Zëvendësministrit të Financave dhe Ekonomisë gjatë periudhës shkurt 2020 – mars 2025.
    Fushat e saj të përgjegjësisë janë përqendruar në makroekonomi; planifikim dhe buxhetim; thesar; borxh publik dhe menaxhim të financave publike, si edhe proceset e integrimit evropian.
    Më herët ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Njësisë së Projekteve Kombëtare të Zhvillimit, Drejtorit të Programimit Financiar dhe Ndihmës së Huaj në Kryeministri, si dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Departamentit të Thesarit dhe Menaxhimit të Borxhit Publik.
    Gjatë viteve 2020–2025, znj. Xhemali ka qenë përfaqësuese e Republikës së Shqipërisë, në rolin e guvernatores, zëvendësguvernatores apo anëtare e këshillave administrativë, në disa institucione financiare ndërkombëtare dhe banka shumëpalëshe zhvillimi, si FMN, grupi i Bankës Botërore, MIGA, BERZH, CEB, ISBD, etj.
    Ajo ka mbajtur pozicionin e anëtarit të bordit ose kryetarit të bordit në institucione të ndryshme shqiptare, si Agjencia e Sigurimit të Depozitave, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Korporata e Investimeve Shqiptare, etj.
    Përvoja e znj. Xhemali në sektorin privat është përqendruar në industrinë bankare, ku ka mbajtur pozicione drejtuese, si Drejtor Financiar (CFO) dhe Zëvendëspresident i American Bank of Albania dhe Intesa Sanpaolo Bank për 13 vite.
    Ajo është diplomuar në Universitetin e Tiranës me Master Shkencor në Financë/Bankë dhe në Universitetin e Liverpool-it, me diplomë Bachelor në Administrim Biznesi. Gjithashtu ka ndjekur studime në Hult Ashridge Executive Education dhe në Harvard Kennedy School Executive Education.

    Top Channel

  • Njomza Emini përzgjedhet anëtare e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Paralimpik Evropian

    Njomza Emini përzgjedhet anëtare e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Paralimpik Evropian

    Njomza Emini është përzgjedhur Anëtare e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Paralimpik Evropian (EPC).

    Në Asamblenë e Përgjithshme të mbajtur në Londër, për herë të parë në histori, Kosova ka zërin e saj në strukturën më të lartë vendimmarrëse të parasportit evropian.

    Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Njomza Emini këtë arritje e ka cilësuar si fitore kolektive, pasi sipas saj sportistët dhe trajnerët e kanë trasuar rrugën deri në nivelin aktual, në kushte aspak adekuate.

    “Kjo nuk është vetëm një arritje personale, por është një fitore kolektive për të gjithë ata që kanë besuar në këtë rrugëtim për parasportistët që kurrë nuk janë dorëzuar, për trajnerët që kanë punuar edhe pa kushte dhe për secilin që me durim dhe dashuri e ka ndërtuar këtë rrugë hap pas hapi”, thuhet në njoftimin e Eminit.

    Më poshtë gjeni postimin e plotë të Eminit:

    Me kënaqësi ju njoftoj që jam zgjedhur Anëtare e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Paralimpik Evropian (EPC).

    Në Asamblenë e Përgjithshme të mbajtur në Londër, për herë të parë në histori, Kosova ka zërin e saj në strukturën më të lartë vendimmarrëse të parasportit evropian.

    Kjo nuk është vetëm një arritje personale, por është një fitore kolektive për të gjithë ata që kanë besuar në këtë rrugëtim për parasportistët që kurrë nuk janë dorëzuar, për trajnerët që kanë punuar edhe pa kushte dhe për secilin që me durim dhe dashuri e ka ndërtuar këtë rrugë hap pas hapi.

    Kjo është edhe për KOSOVËN:

    Për një vend të vogël që sot flet me një zë të fuqishëm në Evropë;

    Për parasportistët tanë që meritojnë çdo mundësi;

    Për secilin që beson në barazi dhe përfshirje në sport;

    Por unë nuk do të jem vetëm zëri i Kosovës. Do të jem zëri i çdo Komiteti që ka nevojë të dëgjohet më shumë. Një aleate e çdo përpjekjeje për një parasport më të drejtë, më gjithëpërfshirës dhe më njerëzor.

    Në këtë udhëtim me EPC-në, do të jem aty me zë, me përkushtim dhe me shumë krenari./ KultPlus.com

  • Partizani, Demi takon skudrën para startit

    Partizani, Demi takon skudrën para startit

    Presidenti Demi dhe Kryetari i Bordit Çakuli vizitojnë skuadrën përpara nisjes së sezonit

    Në prag të fillimit të sezonit të ri futbollistik, Presidenti i Klubit Gazment Demi dhe Kryetari i Bordit Filip Çakuli zhvilluan një vizitë në ambientet e Klubit, ku takuan futbollistët dhe stafin teknik.

    Gjatë fjalës së tij, Presidenti Demi theksoi rëndësinë e unitetit dhe besimit deri në fund:“Dua të jemi të bashkuar dhe të besojmë deri në fund. Vetëm kështu mund të arrijmë objektivat që i kemi vendosur vetes.”

    Nga ana e tij, Kryetari i Bordit Filip Çakuli rikujtoi historinë e lavdishme dhe traditën legjendare të Partizanit, si një burim frymëzimi për skuadrën aktuale.

    Në mbyllje të takimit, Presidenti Demi përshëndeti lojtarët dhe stafin e drejtuar nga trajneri Mladen Milinkoviç, duke u uruar një sezon të mbarë dhe suksese në sfidën e parë të kampionatit, që do të zhvillohet këtë fundjavë në “Arenën e Demave” ndaj ekipit debutues të Vorës.

    Vazhdo leximin