Tag: bordin

  • Pasuesi i Miles, Tirana zyrtarizon trajnerin e ri

    Pasuesi i Miles, Tirana zyrtarizon trajnerin e ri

    Tirana ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Klubi kryeqytetas ka nënshkruar me Roberto Bordin. Bordin do të pasojë Vangjel Milen, i larguar këtë fundjavë nga pankina e kryeqytetasve.
    Bordin është një emër i njohur për Superioren, pasi ka drejtuar më parë Elbasanin.

    Postimi:
    Klubi i Futbollit Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me trajnerin Roberto Bordin.
    Pas bisedimeve mes palëve, është vendosur që të nisë një bashkëpunim i ri.
    Bordin është një emër i njohur në futbollin italian dhe ndërkombëtar, me përvojë të gjerë si trajner. Ai ka drejtuar ekipe si Sheriff Tiraspol, Neftçi Baku, Triestina, si dhe Kombëtaren e Moldavisë.
    I urojmë trajnerit mirëseardhje dhe suksese në vazhdimësinë e punës së tij nën stemën bardheblu.
    KF Tirana njofton gjithashtu arritjen e marrëveshjes me zëvendës trajnerin Marco Veronese.
    Pas bisedimeve mes palëve, është vendosur që ai të bëhet pjesë e stafit teknik të drejtuar nga trajneri Roberto Bordin.
    Veronese sjell me vete një përvojë të gjatë si lojtar dhe trajner. Në karrierën e tij si trajner, ka qenë pjesë e projekteve serioze në Itali, ndërsa në nivel ndërkombëtar ka shërbyer edhe si zëvendës trajner i Kombëtares shqiptare gjatë periudhës së suksesshme nën drejtimin e Gianni De Biasi, çka e bën njohës të mirë të realitetit të futbollit shqiptar.
    E mirëpresim Veronese dhe i urojmë suksese në punën e tij me ekipin bardheblu!

  • Lisa Cook, historia e gruas afroamerikane që Biden e emëroi në bordin e Rezervës Federale

    Lisa Cook, historia e gruas afroamerikane që Biden e emëroi në bordin e Rezervës Federale

    Lisa Cook është gruaja e parë afroamerikane që shërben në bordin e Rezervës Federale, emëruar nga presidenti Joe Biden, dhe më parë ka qenë këshilltare ekonomike e Barack Obama-s. Pavarësisht vendimit që gjykatësit do të marrin mbi akuzat për mashtrim lidhur me përfitimin e një kredie të favorshme, biografia e saj tregon arsyet pse Donald Trump e ka bërë objektiv në përpjekjen e tij për të kontrolluar bankën qendrore amerikane.
    Kush është Lisa Cook
    Ajo lindi në vitin 1964 dhe është vajza e një pastori baptist dhe e një profesoreshë të infermierisë. Ajo u rrit në Georgia, duke marrë pjesë në lëvizjen për desegregimin e shkollave të shtetit. Në të kaluarën ishte sulmuar dhe plagosur kur u regjistrua në një institucion që dikur priste vetëm studentë të bardhë.
    Ajo ka qenë një nxënëse e shkëlqyer dhe karriera e saj akademike është e spikatur. U diplomua në Spelman College në Atlanta në fizikë dhe filozofi, dhe më pas në St. Hilda’s College të Oxfordit me një Marshall Scholarship, në filozofi, politikë dhe ekonomi.
    Pas një ngjitjeje në malin Kilimanjaro me një ekonomist, filloi të konsideronte doktoraturën në ekonomi, që e mori më vonë në Universitetin e Berkeley, ku në 1997 përfundoi PhD-në me një tezë mbi sistemin bankar të Rusisë. Studimet e saj gjithashtu fokusoheshin te efektet e dhunës kundër komunitetit të zi, të nxitura nga ligjet raciste “Jim Crow”, duke treguar si këto ligje penguan suksesin e tyre në punë.
    Afërsia me Biden
    Pas studimeve, karriera e saj vazhdoi kryesisht në akademi. Ka mësuar në Kennedy School of Government dhe Harvard Business School, duke menaxhuar kërkime për Afrikën, dhe ka qenë pjesë e Hoover Institution në Stanford, e njohur për pikëpamjet konservatore. Në 2005 u bashkua me Michigan State University si profesoreshë e rregullt.
    Ajo angazhohej edhe në politikë, duke u bërë pjesë e Council of Economic Advisers të Obama-s, dhe më vonë ra në vëmendjen e Biden. Në 2020, ishte pjesë e ekipit të tij për tranzicionin pas fitores kundër Trump në zgjedhjet presidenciale.
    Sulmi i republikanëve
    Kur u hap një vend në bordin e Rezervës Federale, Biden e emëroi Lisa Cook. Republikanët kundërshtuan në bllok, duke e akuzuar për një qëndrim të njëanshëm, dhe për të konfirmuar emërimin e saj në maj 2022, në Senat duhej të votojë nënkryetarja Harris për të kaluar ngërçin e barazisë 50-50.
    Bill Pulte, drejtues republikan i Federal Housing Finance Agency, përpiqej ta rrëzonte, duke e akuzuar për mashtrim në marrjen e kredive për të blerë një shtëpi në Michigan dhe një në Georgia, të dyja të deklaruara si rezidenca kryesore. Gjykatësit tani do të vendosin për të vërtetën, por historia e jetës së Lisa Cook tregon pse Donald Trump e ka zgjedhur si objektiv për të kontrolluar Fed-in.

  • Xabi Alonso habit bordin e Realit me kërkesën e radhës, spanjolli kërkon të rikthejë në Europë ish-yllin e Liverpool

    Xabi Alonso habit bordin e Realit me kërkesën e radhës, spanjolli kërkon të rikthejë në Europë ish-yllin e Liverpool

    14 Qershor 2025

    22:19

    Telesport

    Edhe pse Real Madrid është klubi më aktiv deri tani këtë merkato, ku ka zyrtarizuar transferimin e Dean Hujisen, Alexander Arnold dhe Franco Mastantuono, Xabi Alonso nuk është i kënaqur me kaq dhe ka një kërkesë të radhës për bordin e klubit madrilen.
    Trajneri bask, po kërkon një profil specifik për të plotësuar Vinicius dhe Mbappe në repartin e sulmit, dhe midis opsioneve që ai i ka propozuar bordit të klubit të bardhë, ka dalë një emër i papritur: Roberto Firmino.
    Sulmuesi brazilian, aktualisht pjesë e Al Ahli në Arabinë Saudite, do të ishte i gatshëm të ndërpriste kontratën me klubina rab dhe të rikthehej në Europë, aq më tepër kur të kërkon një klub si Real Madrid. Firmino, 33 vjeç, mbetet një lojtar me përvojë dhe me cilësi të veçanta, të cilat Alonso i konsideron thelbësore për stilin e tij të lojës.
    Përveç Firmino-s, Real Madrid po ndjek edhe emra të tjerë si kroati i Osasuna-s, Ante Budimir, por ish-sulmuesi i Liverpool duket se është zgjedhja e parë e Xabi Alonso-s.

  • “Mrekullia 11A”, konfirmohet një i mbijetuar nga tragjedia ajrore në Indi

    “Mrekullia 11A”, konfirmohet një i mbijetuar nga tragjedia ajrore në Indi

    Të paktën një nga 242 personat në bordin e avionit të kompanisë “Air India”, që u rrëzua pak pas nisjes nga aeroporti i Ahmedabad-it, duket se ka mbijetuar.
    Kështu raporton BBC, që citon Komisionerin e Policisë së Ahmedabad-it, GS Malik, i cili i tha agjencisë së lajmeve ANI se ka një të mbijetuar, i cili kishte qenë i ulur në vendin 11A në bordin e avionit Boeing 787-8 Dreamliner.
    Duke folur për agjencinë indiane ANI, Malik tha se i mbijetuari “është në spital dhe po trajtohet me ndihmë mjekësore”.

    Manifesti i fluturimit i shpërndarë më herët nga autoritetet tregon se pasagjeri në vendin 11A ishte Vishëash Kumar Ramesh, një person me shtetësi britanike.
    Mediat indiane raportojnë se kanë folur me Vishëash në spital dhe ai ka ndarë kartën e tij të imbarkimit që tregonte emrin dhe vendin 11A.
    “Tridhjetë sekonda pas ngritjes, u dëgjua një zhurmë e madhe dhe më pas avioni u rrëzua. Gjithçka ndodhi kaq shpejt”, ka thënë i mbijetuari.

  • Kaloi 220 ditë në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, astronauti më i vjetër amerikan kthehet në Tokë në ditëlindjen e 70-të

    Kaloi 220 ditë në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, astronauti më i vjetër amerikan kthehet në Tokë në ditëlindjen e 70-të

    Astronauti më i vjetër në shërbim i Amerikës, Dan Pettit, është rikthyer në Tokë në ditëlindjen e tij të 70-të.

    Kapsula hapësinore Soyuz MS-26 që mbante Pettit dhe shokët e tij rusë të ekuipazhit Alexey Ovchinin dhe Ivan Vagner bëri një ulje me parashutë në stepën e Kazakistanit në orën 06:20 me kohën lokale të dielën.
    Ata kaluan 220 ditë në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), duke rrotulluar Tokën 3520 herë, tha agjencia amerikane e hapësirës NASA.
    Për Pettit, i cili tani ka kaluar gjithsej 590 ditë në hapësirë ​, ishte misioni i tij i katërt.
    Megjithatë, ai nuk është personi më i vjetër që ka fluturuar në orbitë, ky rekord i takon John Glenn, i cili në moshën 77-vjeçare fluturoi në një mision të NASA-s në vitin 1998. Ai vdiq në vitin 2016.
    Pettit dhe dy kozmonautët rusë tani do të kalojnë pak kohë duke u përshtatur me gravitetin.
    Pas kësaj, Pettit i cili ka lindur në Oregon më 20 prill 1955 – do të fluturojë në Hjuston të Teksasit, ndërsa Ovchinin dhe Vagner do të shkojnë në bazën kryesore të stërvitjes hapësinore të Rusisë në Zvyozdniy Gorodok (Star City) afër Moskës.
    Para nisjes së tyre nga ISS, ekuipazhi ia dorëzoi komandën e anijes kozmike astronautit japonez Takuya Onishi./ TAR

    Top Channel