Tag: bordin

  • “Punoj për Tiranën, jo për vete”, Bordin largon presionin: Në derbi, ora për të fituar

    “Punoj për Tiranën, jo për vete”, Bordin largon presionin: Në derbi, ora për të fituar

    Një derbi për “jetë a vdekje”. Kështu mund të konsiderohet sfida e shumëpritur e së premtes në mbrëmje aty ku në “Air Albania”, Partizani dhe Tirana do të sfidohen në derbin e parë sezonal, një derbi që vjen plotësisht ndryshe nga vitet e shkuara, pasi të dyja skuadrat kanë bërë shumë keq deri tani, duke qenë në fundin e renditjes.
    Për Tiranën ky është fillim sezoni më i dobët në histori, pasi bardheblutë kanë vetëm 2 pikë pas 5 javëve të para. Vështirësi për të cilat është plotësisht i ndërgjegjshëm tekniku italian i kryeqytetasve, Roberto Bordin, që 1 ditë para sfidës ndaj “Demave” theksoi se Tirana duhet me patjetër të rikthehet te fitorja dhe në një sfidë derbi suksesi ka rëndësi të shumëfishtë:

    “Besoj erdhi ora, duke pasur parasysh edhe moralin që lojtarët kanë shfaqur, duke parë edhe ndeshjen e fundit që kemi bërë, e meritonim të fitonim, gjithashtu edhe për klasifikimin që është shumë i rëndësishëm, por fitorja në derbi ka tjetër rëndësi dhe tjetër moral për skuadrën.  Duhet të jemi më konkretë në portë, shpërdorojmë  3-4 raste decizive në ndeshjedhe sigurisht duhet të përmirësohemi edhe në fazën mbrojtëse sidomos në markime për të mos marrë ato lloj golash”.
    Më pas tekniku Bordin u shpreh i lumtur për rikthimin e kapitenit Dembele dhe Metës që do ti ketë në skuadër në ndeshjen ndaj të kuqve, ndërsa u theksoi se pavarësisht koefiçentit të lartë të vështirësisë që kjo ndeshje mbart, skuadra e tij do të hyj në fushë me objektivin e vetëm për të fituar:
    Në çdo ndeshje është e  vështirë që të fitosh pasi çdo skuadër futet për të fituar, sidomos ndeshjen në derbi por për situatën që jemi, rëndësi kanë pikët dhe jo si i marrim, thjesht të ngjitemi në renditje.  Për fat të keq është moment i vështirë edhe pse bëmë një ndeshje të mirë kundër Dinamos por nëse nuk merr pikë, s’është përgjegjësia ime të mendoj për të tjerët dhe për të merituar një klasifikim më të mirë, duhet të japim edhe më shumë.
    Në fund pyetjes nëse ndjehet i rrezikuar për një shkarkim potencial në rast të dështimit në derbi, Bordin u përgjigj në formë të prerë:
    “Unë punoj për Tiranën dhe jo për vete, jam profesionist dhe nuk i shoh këto gjëra, çfarë do të thuash me këtë pyetje? Nuk është pyetje që mund të më drejtohet mua, unë punoj për të ardhmen e skuadrës, që është Partizani e ardhmja, jam shumë i vjetër përsa i përket kësaj sjellje dhe nuk kam probleme”.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Bordin: Derbi? Mezi presim ta luajmë, grupi më i plotë

    Bordin: Derbi? Mezi presim ta luajmë, grupi më i plotë

    Derbi 179 ka mbërritur. Partizani- Tirana si kurrë më parë me këtë situatë në fund të tabelës do të ndeshën nesër në orën 19:00 në “Air Albania Stadium”. Në kalendar përkon me javën e 6-të Abissnet Superiore. Trajneri i bardhebluve Roberto Bordin foli sot në konferencë shtypi.

    Bordin:

    Ende asnjë fitore në kampionat…momenti?

    Besoj se erdhi momenti. Duke parë dhe moralin e djemëve me ndeshjen e fundit që kemi bërë ndërsa meritonim ta fitonim. Të fitojmë edhe për klasifikimin që është shumë i rëndësishëm dhe pastaj në derbi fitorja ka tjetër rëndësi dhe tjetër moral për skuadrën.

    Keni krijuar, por çfarë i mungon Tiranës?

    Kishim shumë raste (i referohet ndeshjes së javës së kaluar me Dinamon 1-2; Red) 5-6 të tilla, thjesht duhet të jemi më konkretë para porte teksa 3-4 raste ishin deçizive. Sigurisht duhet të përmirësojmë edhe fazën mbrojtëse me markimet për të mos marrë të tillë gola.

    Keni folur me Patsatsia për situatën gjatë ndrrimit me Dinamon?

    Kjo është brenda familjes, por unë ndihem mirë kur ka lojtarë që mërziten teksa zëvendësohen sepse pas kundësrshtive mund të japin akomë më shumë. Janë gjëra që zgjidhen shumë thjeshtë, s’ka problem.

    Loja e Tiranës çalon në ajër sikurse dhe vjet…

    Po përveç golave që kemi marrë kemi vuajtur dhe në pjesën tjetër të fushës. E thashë dhe më lart është pjesë që duhet përmirësuar.

    Derbi parë juaji…

    Duam të marrim pikët maksimale, pavarësisht faktit që është derbi i parë imi…

    E meritojnë Tirana dhe Partizani pozicionin ku gjëndën?

    Për fat të keq është dhe momenti i vështirë pasi luajtëm mirë ndaj Dinamos por nëse nuk merr pikë nuk vlen. Mendoj për veten nuk kam përgjegjsëi për ekipet e tjera. Për të merituar klasifikim tjetër duhet të japim më shumë pasi ende se kemi arritur.

    Kur thoni duhen pikë kjo lidhet vetëm me Tiranën apo dhe me të ardhmen tuaj?

    Shikoni. Unë punoj për Tiranën jo për veten time. Jam profesionist dhe nuk i shoh këto gjëra. Punoj për të ardhem e afërt të Tiranës që është sfida me Partizanin. Jam shumë i vjetër për të tilla situata, nuk kam probleme të tilla./ Sportiim.al/

    Si është gjëndja e skuadrës në prag të derbit?

    Keminjë rikthim të rëndësishëm si Dembele dhe shumë të tjerë për fat i kemi gati, Kemi sot një seancë për të vendosur me gjithë skuadrën që është e vetdijshme për rëndësinë e këtij takimi. Mezi po presim për ta zhvilluar ndeshjen.

    Derbi nuk luhet po fitohet, Këtë mentalitet do ketë Tirana?

    Është e vështirë për këdo për të fituar por çdokush futet në fushë për të fituar. E rëndësishme është të marrim pikët për klasifikimin, nuk ka rëndësi se si i marrim

    Vazhdo leximin

  • Humbja në derbi, Bordin: Tirana bëri ndeshje pozitive, shikojmë përpara

    Humbja në derbi, Bordin: Tirana bëri ndeshje pozitive, shikojmë përpara

    Pas humbjes 1-2 ndaj Dinamos në kampionat, tekniku i Tiranës,  Bordin bëri vlerësimin e tij.
    “Nuk është se bëmë keq edhe në pjesën e parë. Ata e kishin më shumë topin në zotërim, por kishim disa raste një kundër një në zonë, të cilat mund t’i shfrytëzonim më mirë. Në pjesën e dytë krijuam shumë raste goli, por nuk shënojmë. Për fat të keq ky është momenti.

    Shqetësime? Fillimisht na duhet që të pësojmë 1-2 gola për të ndryshuar qasjen. Kemi pasur disa rinisje të shpejta duke përfituar nga topat e rikuperuar. Duhet të shmagnim golin e dytë, pasi mund të barazonim me rastin që patëm me penallti. Më vjen keq sepse djemtë bënë një ndeshje të mirë. Sot të paktën meritonim barazimin.
    I trishtuar për pikët apo i kënaqur me performancën? Fola me djemtë pak më parë. U thashë se kjo duhet të jetë nisja jonë për qasjen që patëm në fushën e lojës. Është e vështirë situata sepse jemi vend i fundit me një humbje të pa merituar. Duhet të ngremë kokën dhe të punojmë më shumë. Duhet të punojmë në fazën mbrojtëse, pasi golat e pësuar e tregojnë këtë. Gabimet më të pakta kanë qenë në manovrën sulmuese. Kjo ndeshje duhet të jetë shembull për ne.
    Kondicioni fizik po përmirësohet ditë pas dite. Vlen më shumë të menduarit, sjellja dhe qasja e lojtarëve. Mentaliteti është shumë i rëndësishëm. Sigurisht që duhet të përmirësohemi fizikisht, por sot kemi treguar që jemi mirë në këtë aspekt. Sot e quaj një ndeshje ndryshe në aspektin mental. Nuk do të kishim humbur nëse do luanim si sot me Egnatian dhe Flamurtarin”, tha Bordin.
    © BalkanWeb

  • Bordin: Me Dinamon ndeshje e vështirë, duam tri pikë, tifozët bardheblu kanë të drejtë

    Bordin: Me Dinamon ndeshje e vështirë, duam tri pikë, tifozët bardheblu kanë të drejtë

    Situata kritike e Tiranës dhe përballja delikate nesër në orën 16:00 në “Selman Stërmasi” me Dinamon për javën e pestë Abissnet Superiore.

    Para takimit, këtë paradite, foli trajneri i bardhebluve, Roberto Bordin.

    Bordin:

    Situata jo e mirë te Tirana…ka diçka që nuk shkon, vjen derbi?

    Derbi ka rendësi të madhe. Sigurisht për pjesën e futbollistëve shqiptarë që e ndjejë më shumë. Kemi punuar shumë mirë, sot kemi dhe seancën e fundit. Është ndeshje e vështirë në moment të vështirë por ne jemi gati. Nuk duhet të ulim kokën duke pritur që dikush të na ndihmojë. Jemi vetëm ne që duhet të ngremë kokën e të ecim përpara.

    A është e denuar Tirana te fitojë?

    Ne duhet të punojmë për të fituar, pastaj varet nga ndeshja si do shkojë për të arritur rezultatin që duam ose jo. E dimë shumë mirë rëndësinë e fitores pasi na ndihmon për t’u rritur në tabelë. Po bëjmë maksimumin për të marrë tri pikët e të ngjitemi lart.

    Shqetësoheni se keni vetëm dy pikë, cfarë ka Dembele?

    Është i demtuar si shumë të tjere. Përballë problemeve duhet të jemi më të fortë, kemi skuadrën e gatshme dhe mendojme për lojtarët që kemi në dispozicion.

    Legjenadt e Tiranes shprehen se Tirana ka një edicion te veshtirë…

    Sigurisht tani duket kështu por kemi shumë ndeshje në dispozicion. Mundohem të mos jem negativ për këtë situatë. Nuk jemi në fund të sezonit ka shumë ndeshje deri në dhjetor, pastaj ka merkato në janar, mundohemi t’i shohim gjërat me pozivitet sepse është vetëm fillimi.

    Tifozët dogjën stadiumin në Rrogozhinë, keni një sms për ta?

    Kanë të drejtë. Kemi folur me skuadrën që diçka nuk ka shkuar mirë në fushë. Rezultati eshtë i rëndësishëm por ajo që vlen nuk duhet të dorzohesh kurrë, deri në fund të japësh maksimumin. Kanë të drejtë për ne ka shumë rëndësi mbështeja e tyre, prania e tyre duke filluar nga nesër.

    Dinamo vjen nga tre ndeshje pa fitore dhe s’ka shënuar, ju jep shpresë?

    Ndeshjet ndryshojnë nga njera tjetra, nuk shohim statistikat. Gjatë ndeshjeve mund të ndyshojnë takitka, ka shumë variacione edhe brenda pak minutave.

    Dinamo e vitit të kaluar apo kjo aktuale, cila është më e fortë?

    Është shpejt për të dalë në konkluzione, jemi në fillim. Ka një skuadër të ndërtuar për të shkuar në Final Four, por ne na intereson cfarë shkon në shtëpinë tonë, për të dalë nga kjo situatë e vështirë.

    Si dilet nga kjo situatë, flasim gjithnjë bëjmë maksimumin por…?

    E vërtetë, por siç thashë, duhet të bëjmë maksimumin tonë. Edhe me Flamurtarin kryesonim dhe humbëm një rsat për ta mbyllur takimin. Nuk ngjau dhe nuk fituam, kjo është situata. E vetmja mënyrë është të përmirësohemi, nuk ka zgjidhje të tjera./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Tragjedi në bordin e anijes! Marinari 20-vjeçar u gjet i bllokuar në derën e garazhit

    Tragjedi në bordin e anijes! Marinari 20-vjeçar u gjet i bllokuar në derën e garazhit

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në anijen e pasagjerëve Blue Star Chios në Greqi.
    Një marinar 20-vjeçar, pjesëtar i ekuipazhit, humbi jetën tragjikisht.
    Sipas njoftimit të Rojës Bregdetare, i riu mbeti i bllokuar në një derë rrëshqitëse të papërshkueshme nga uji në garazhin e anijes, duke pësuar lëndime të rënda. Ai u nxor menjëherë nga kolegët dhe iu dha ndihma e parë, duke e transportuar më pas drejt spitalit por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi të mbijetonte.
    Autoritetet kanë nisur një hetim paraprak për të sqaruar rrethanat e sakta të aksidentit, ndërsa është informuar edhe prokuroria.

  • Bordin para Egnatias: Koha për të punuar, nuk i shikoj statistikat

    Bordin para Egnatias: Koha për të punuar, nuk i shikoj statistikat

    Vetëm dy pikë në tre javë. Kjo është Tirana e Roberto Bordin me italianin i cili debutoi me bardheblutë ndaj Flamurtarit me një barazim javën e kaluar 1-1. Nesër e pret Egnatia (19:00). Ai u shfaq para mediave teksa tha:

    Bordin:

    “Një pjesë e parë e mirë ndaj Flamurtarit? Duhet të bëjmë dy pjesët mirë sepse nuk mjafton një. Kemi vuajtur shumë në të dytën, por rastet më të mira pas golit të parë i kishim për 2-0. Nuk ia dolëm, mëkat se mund ta mbyllnim ndeshjen. Kemi vuajtur te e dyta, duhet të përmirësohemi në këtë aspekt dhe pak nga pak me stërvitje do gjejmë formën më të mirë.

    Egnatia është një skuadër shumë e fortë, ka një trajner që ka vite që është aty. Ka bërë disa ndryshime, sidomos në mesfushë por ka marrë lojtarë po aq të fortë. Ndaj është një skuadër që luan për të fituar përsëri titullin. Hap pas hapi duhet të përmirësohemi, forma po rritet, mirëkuptimi mes lojtarëve po rritet. Ndaj të shohim qe të mos pësojmë shumë, por të mundohemi të bëjmë diçka më të rëndësishme se në ndeshjen e kaluar.

    Gjërat përmirësohen gjithmonë, jo gjithmonë realizohen gjërat që ke përgatitur. Siç e thashë me Flamurtarin ndamë nga një pjesë secila skuadër, një pjesë e parë shumë e mirë, në të dytën sidomos në 20 minutat e fundit vuajtëm një gjendje fizike jo optimale. Ndaj duhet t’i japim vetes, lojtarët duhet të kuptojnë që duhet të rritin ritmin dhe e kemi bërë këtë javë. Kemi kohën për të punuar, duhet të punojmë edhe më shumë.

    Në pjesën e parë e përballuam mirë, pësuam rënie në të dytën kur nuk ia dolëm të riniseshim me ndonjë lojtar si Tabeku, Fernandez e Haxhiu të cilët janë të shpejtë. Por skuadra nuk arrinte të ndiqte aksionet. Sigurisht përtej mirëkuptimit taktik është edhe ana fizike sepse kemi vuajtur shumë në fundin e ndeshjes.

    Por ishte një ndeshje e menaxhuar mirë në pjesën e parë dhe duhet të përmirësojmë kohëzgjatjen e formës fizike.Çdo ndeshje është e vështirë, unë mendoj gjithmonë ndeshje pas ndeshje që kemi përpara. E radhës është Egnatia dhe përgatitemi për të pa menduar të tjerat. Ecim hap pas hapi, është e kotë pasi çdo ndeshje është e ndryshme nga tjetra, pasi mund të shkosh mirë apo më pak mirë. Ndaj duhet të fokusohesh vetëm në një ndeshje, pastaj mendohet për të tjerat.

    Statistikat është e vështirë t’i bësh me pak ndeshje. Është e qartë që kam bërë ndeshjen time të parë tani, me Flamurtarin shkoi mirë, por po flasim për skuadrën kampione të Shqipërisë ndaj është shumë e fortë. Por unë jam i qetë, nuk i kam këto problemet e vëzhgimit të statistikave, por vetëm përgatis ekipin tim dhe lojtarët e mundohem të bëj një ndeshje të mirë që të mund ta fitoj.

    Kemi ndonjë lojtar që na mungon se Ismaili e Zhunior po kthehen nga dëmtimet, por nuk janë ende gati për të luajtur. Të gjithë të tjerët janë në dispozicion ndaj kemi mundësi të mira zgjedhje mes lojtarëve në dispozicion, “deklaroi italiani i cili këto ditë është sistemuar me banim pranë “Skënder Halili”-t

    Vazhdo leximin

  • Tirana e Bordin nuk bind, Egnatia tri pikë në Ballsh

    Tirana e Bordin nuk bind, Egnatia tri pikë në Ballsh

    Tirana rikthehet në shtëpi (nga 17 dhjetori 2023) plot entuziasëm por pa mundur dot të prezantohet para publikut të saj si një zonjë e vërtetë. Në javën e tretë Abissnet Superiore, bardheblutë u ndalën nga Flamurtari me shifrat 1-1 duke mbetur në zonën e poshtme të tabelës.

    Kryeqytetasit e nisën mjaft mirë takimin pasi pa kaluar 6′ Tabeku goditi saktë me kokë duke i dhënë avantazhin sluadrës së Roberto Bordin në debutimin absolut të tij. Pak më vonë afrimi i verës Alfred Mensah pati shansin e artë për të dyfishuar por ish sulmuesi i Vllaznisë injoroi pasimin për te Tabeku i cili gjëndej i vetëm me portën.

    Në fillim të pjesës së dytë, vlonjatët të cilët kishin dhënë sinjale të qarta edhe në 45′ e para, arritën të barazojnë me Bourard (53′). Pas këtij momenti janë miqtë që organizohen dhe krijojnë shumë raste goli por sikundër në pjesën e parë portieri Tafas tregohet mjaf vigjilent. Në fund Tirana pati shansin e golit të ndeshjes, portieri Alekskovski bën mrekullinë.

    Në Ballsh, Bylis u thye sërish nga Egnatia e cila e ka mundur sistematikisht këto vite të fundit (ballshiotët në këtë periodë kanë marr vetëm dy barazime). Miqtë dominuan takimin dhe pasi humbën një penallti në pjesën e parë me Ndrecën goditën shtyllën po me kurbinasin ndërsa në të 56′ Flamur Ruçi, ishi i madh i Egnatais realizon golin e vetëm të Egnatias për 0-1 final./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Bordin debuton me barazim te Tirana, Egnatia merr fitoren e parë për këtë sezon. Laçi provon humbjen e parë në Kategorinë e Parë

    Bordin debuton me barazim te Tirana, Egnatia merr fitoren e parë për këtë sezon. Laçi provon humbjen e parë në Kategorinë e Parë

    Janë luajtur dy ndeshjet e para të javës së tretë të Superiores. Tirana barazoi 1-1 ndaj Flamurtarit në “Selman Stërmasi”, trajneri italian Roberto Bordin debuton me 1 pikë në krye të bardhebluve.
    Vendasit gjetën avantazhin pas 6 minutash lojë, ku Tabekou shënoi pas topit të ardhur nga goditje këndi. Barazimi i vendasve erdhi në fillim të pjesës së dytë, ku Bourard përfitoi nga një përgjumje e mbrojtes vendase dhe dërgoi topin në rrjetë. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund.
    Në “Adush Muça”, Bylis u mposht 0-1 nga Egnatia. Goli për rrogozhinasit u shënua në minutën e 56-të nga Flamur Ruçi, i cili shënoi pasi tentativa e parë e Buric u ndal nga portieri vendas. Kujtojmë që në pjesën e parë, Edison Ndreca gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke e nxjerrë topin jashtë. Rezultati final, 0-1 për Egnatian.
    Ndërkohë, po sot mbasdite janë luajtur edhe ndeshjet e Kategorisë së Parë, Luftëtari fitoi 1-0 në shtëpi ndaj Burrelit. Besa u mposht në shtëpi 1-2 nga Apolonia. Kastrioti dhe Korabi u ndanë në barazim pa gola, ndërsa Laçi provoi humbjen e parë për këtë sezon, 1-0 në Pogradec. Ditën e djeshme, Skënderbeu fitoi 2-0 ndaj Ilirisë, ndërsa Kukësi barazoi 1-1 ndaj Lushnjes.
    Renditja në Kategorinë e Parë pas 3 javëve është si më poshtë:
    byli

  • “Aleancë e pathyeshme Shqipëri-SHBA”/ Spiropali në bordin e “Mount Whitney: Anija e parë luftarake që ankorohet në Porto Romano

    “Aleancë e pathyeshme Shqipëri-SHBA”/ Spiropali në bordin e “Mount Whitney: Anija e parë luftarake që ankorohet në Porto Romano

    Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ishte e pranishme në bordin e “Mount Whitney”, anija e parë luftarake që ankorohet në Porto Romano, nën drejtimin e kapitenit Colin Price.

    “Në bordin e “Mount Whitney”, anija e parë luftarake që ankorohet në Porto Romano, me kapitenin Colin Price që drejton ekuipazhin e marinës 🇺🇸 në këtë ndalesë e cila simbolizon aleancën e pathyeshme Shqipëri-SHBA si faktor i sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë“-shkruan Spiropali.

    Top Channel

  • Bordin te Tirana, bardheblutë investojnë në drejtimin teknik

    Bordin te Tirana, bardheblutë investojnë në drejtimin teknik

    Tirana kryen revolucion në pankinë. Tashmë Roberto Bordin ish trajneri i AF Elbasanit ka marrë zyrtarisht punën e trajnerit të parë te Tirana.

    Njoftimi i Tiranës:

    Klubi i Futbollit Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me trajnerin Roberto Bordin.

    Pas bisedimeve mes palëve, është vendosur që të nisë një bashkëpunim i ri.

    Bordin është një emër i njohur në futbollin italian dhe ndërkombëtar, me përvojë të gjerë si trajner. Ai ka drejtuar ekipe si Sheriff Tiraspol, Neftçi Baku, Triestina, si dhe Kombëtaren e Moldavisë.

    I urojmë trajnerit mirëseardhje dhe suksese në vazhdimësinë e punës së tij nën stemën bardheblu.

    KF Tirana njofton gjithashtu arritjen e marrëveshjes me zëvendës trajnerin Marco Veronese.

    Pas bisedimeve mes palëve, është vendosur që ai të bëhet pjesë e stafit teknik të drejtuar nga trajneri Roberto Bordin.

    Veronese sjell me vete një përvojë të gjatë si lojtar dhe trajner. Në karrierën e tij si trajner, ka qenë pjesë e projekteve serioze në Itali, ndërsa në nivel ndërkombëtar ka shërbyer edhe si zëvendës trajner i Kombëtares shqiptare gjatë periudhës së suksesshme nën drejtimin e Gianni De Biasi, çka e bën njohës të mirë të realitetit të futbollit shqiptar.

    E mirëpresim Veronese dhe i urojmë suksese në punën e tij me ekipin bardheblu!

    Vazhdo leximin