Tag: bordi

  • Tony Blair përjashtohet nga bordi i mbikëqyrjes së Gazës në planin e Trumpit për armëpushim

    Tony Blair përjashtohet nga bordi i mbikëqyrjes së Gazës në planin e Trumpit për armëpushim

    Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, është përjashtuar nga bordi i mbikëqyrjes së Gaza-s në kuadër të planit për armëpushim të propozuar nga Presidenti amerikan, Donald Trump, raportojnë mediat britanike, përfshirë Financial Times. Ky bord ende nuk është krijuar formalisht,, por ishte menduar të luante një rol kyç në mbikëqyrjen dhe zbatimin e armëpushimit në zonën e Gazës.
    Sipas raportimeve, përjashtimi i Blair u bë pas kundërshtimeve të forta nga disa vende arabe dhe myslimane, të cilat shprehën shqetësime lidhur me përfshirjen e tij.
    Disa diplomatë ndërkombëtarë kanë theksuar se përvoja e tij në proceset e mëparshme ndërkombëtare mund të shihej si e njëanshme nga disa palë, duke rrezikuar legjitimitetin e bordit.
    Plani i Trump-it synon të vendosë një armëpushim të qëndrueshëm midis Izraelit dhe Hamas-it, me mbikëqyrje ndërkombëtare dhe përfshirjen e autoriteteve lokale, për të garantuar zbatimin e marrëveshjes. Megjithatë, formimi i bordit dhe zgjedhja e anëtarëve të tij janë bërë çështje komplekse, pasi vendet arabe dhe aleatët myslimanë kërkojnë që figura, të cilët mund të perceptohen si të një pale, të mos jenë pjesë e planit.

    Ky zhvillim vjen në një moment kur tensionet në Gaza dhe Izrael vazhdojnë të jenë të larta dhe komuniteti ndërkombëtar po kërkon mënyra për të krijuar një armëpushim të qëndrueshëm. Ndërkohë që administrata amerikane përpiqet të shtyjë përpara planin e saj, përjashtimi i Blair tregon vështirësitë që ekzistojnë në koordinimin ndërkombëtar dhe balancimin e interesave të ndryshme në rajon.
    Ekspertët politikë vlerësojnë se ky bord do të ketë një rol vendimtar në sigurimin e një zgjidhjeje paqësore dhe përzgjedhja e anëtarëve të tij do të jetë thelbësore për pranimin ndërkombëtar të procesit. Ndërsa negociatat vazhdojnë, komuniteti ndërkombëtar mbetet i vëmendshëm ndaj çdo hapi që mund të ndikojë në stabilitetin e rajonit.

  • Bordi i Paqes dhe 20 mijë trupa ndërkombëtare për stabilizim, çfarë përmban pr. rezoluta e SHBA për Gazën

    Bordi i Paqes dhe 20 mijë trupa ndërkombëtare për stabilizim, çfarë përmban pr. rezoluta e SHBA për Gazën

    Shtetet e Bashkuara kanë paraqitur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së një projektrezolutë për Gazën, e cila parashikon krijimin e një administrate të përkohshme qeverisëse dhe një force ndërkombëtare stabilizimi me rreth 20,000 trupa, raportoi agjencia Reuters.

    Sipas dokumentit të parë nga Reuters, administrata kalimtare do të quhet Bordi i Paqes, ndërsa forca ndërkombëtare do të ketë mandatin të “përdorë të gjitha masat e nevojshme” për të përmbushur detyrat e saj — një formulim që në terminologjinë e OKB-së nënkupton autorizim për përdorimin e forcës.

    Forca e përkohshme do të ketë për qëllim stabilizimin e situatës në Rripin e Gazës, garantimin e sigurisë humanitare dhe mbikëqyrjen e tranzicionit politik, pas përfundimit të luftimeve midis Izraelit dhe Hamasit.

    Ende nuk dihet nëse projektrezoluta do të marrë mbështetjen e anëtarëve të përhershëm të Këshillit, pasi disa prej tyre përfshirë Rusinë dhe Kinën kanë shprehur më herët rezerva ndaj ndërhyrjeve ushtarake të drejtuara nga SHBA-të.

    Nëse miratohet, kjo do të ishte ndër nismat më të mëdha ndërkombëtare për stabilizimin e Gazës pas fillimit të konfliktit të fundit dhe mund të shënojë hapin e parë drejt një administrimi ndërkombëtar të përkohshëm në territorin palestinez

  • 16 viktima në Lisbonë, bordi i kompanisë së transportit publik jep dorëheqjen

    16 viktima në Lisbonë, bordi i kompanisë së transportit publik jep dorëheqjen

    Bordi i drejtorëve të kompanisë portugeze të transportit urban Carris, ka dhënë dorëheqjen lidhur me aksidentin me 16 viktima që u regjistrua në shtator në Lisbonë. Dorëheqja e tyre vjen dy ditë pas publikimit të një raporti ku tregoheshin shkaqet e daljes nga shinat të teleferikut që mori jetën e 16 personave.

    Bashkia e Lisbonës njoftoi se presidenti i kompanisë Carris, Pedro Bogas dhe i gjithë bordi i drejtorëve kanë dhënë dorëheqjen. Sipas Bordit Portugez të Hetimit të Aksidenteve Ajrore dhe Hekurudhore (GPIAAF), dalja nga shinat u shkaktua kur një kabllo që lidhte dy vagonët e teleferikut u këput.

    Raporti paraprak, i publikuar të hënën, thekson se kablloja nuk i plotësonte specifikimet e përcaktuara nga Carris, e cila ia kishte dhënë punën e mirëmbajtjes një nënkontraktori.

    Edhe pse të dhënat tregojnë se janë kryer punime mirëmbajtjeje, hetuesit kanë mbledhur prova që sugjerojnë se puna nuk korrespondonte me atë që ishte kryer në të vërtetë. Në pritje të raportit përfundimtar, ata rekomanduan që tre teleferikët në kryeqytetin portugez të mbeten të palëvizshëm për t’u siguruar që kanë sisteme frenimi dhe mekanizma sigurie për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen.

  • Bayern në hall, i duhet me patjetër një sulmues i ri. Bordi merr sot vendimin e rëndësishëm

    Bayern në hall, i duhet me patjetër një sulmues i ri. Bordi merr sot vendimin e rëndësishëm

    25 Gusht 2025

    18:47

    Telesport

    Kur duhet 1 javë nga mbyllja e merkatos verore, Bayern Munich duhet të sigurojë me patjetër transferimin e një sulmuesi. “Kicker” raporton se sot mbasdite do të mblidhet bordi i klubit bavarez ku do vendoset pikërisht për transferimin e një sulmuesi të ri. Do diskutohet për buxhetin e disponueshëm dhe strategjinë që duhet ndjekur për përforcimin që do bëhet në sulm.
    Dëshira kryesore mbetet Nico Woltemade, por Stuttgart duket se nuk lëviz nga shifra 70 milionë euro. Një alternativë tjetër është Christopher Nkunku, të cilin Chelsea nuk pranon ta huazojë, por kërkon shitjen përfundimtare të tij. Megjithatë, transferimi i francezit ka një lloj hezitimi te bordi i klubit bavarez, pasi nuk konsiderohet si përforcimi ideal në sulm.
    Emra të tjerë që po ndjek klubi bavarez janë Malick Fofana, 20-vjeçari i Lyon, senegalezi i Chelsea, Nicolas Jackson dhe Jadon Sancho i Manchester United. Njëri prej tyre duket se do jetë sulmuesi i ri i Bayern.

  • Humbje e madhe për futbollin elbasanas, ndahet nga jeta mjeku, Zihni Bordi

    Nga Fatmir Popja

    Familja e futbollit elbasanas është sot në zi. Një nga figurat më të dashura dhe të respektuara të këtij komuniteti, mjeku i ekipit të futbollit verdh e blu, Zihni Bordi, është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare.Për dekada me radhë, Zihni Bordi shërbeu me përkushtim të palodhur dhe profesionalizëm shembullor si mjek i ekipit të futbollit të Elbasanit.

    Në vitin 1983 Zihni Bordi u afrua te ky klub futbolli dhe për afro 40 vite përjetoi gjithçka në futboll, dy tituj kampion Superlige, Kupë Shqipërie, rëniet në Kategorinë e Parë, si edhe degradimin në të Dytën.Ai nuk ishte thjesht pjesë e stafit teknik, por një shtyllë morale dhe njerëzore për breza të tërë futbollistësh, trajnerësh dhe punonjësish të klubit.

    Mjeku Bordi kujtohet nga të gjithë si një njeri i thjeshtë, i përulur dhe gjithmonë i gatshëm të ndihmonte. Me fjalën e mirë dhe dorën e ngrohtë, ai qëndronte pranë sportistëve si në ditët e lavdisë, ashtu edhe në momentet e vështira ,një figurë që përfaqësonte me dinjitet shpirtin e ekipit dhe të qytetit.

    Shoqata Rajonale e Futbollit Elbasan nëpërmjet një komunikate zyrtare i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Bordi, miqve dhe gjithë komunitetit sportiv për këtë humbje të pazëvendësueshme.Kujtimi i Zihni Bordit do të mbetet gjithmonë i gjallë në memorien e futbollit elbasanas si mjek i ekipit të futbollit , si njeri dhe si pjesë e historisë së këtij sporti në qytetin e Elbasanit.

    Redaksia e Sportiim.al, i përcjell ngushëllime të sinqerta familjes së të ndjerit Bordi.

    Vazhdo leximin

  • Mitrovica provon një fillim të ri, por a do të funksionojë?

    Mitrovica provon një fillim të ri, por a do të funksionojë?

    Foto ilustruese

    Mitrovica po bën një hap të ri drejt bashkëpunimit: për herë të parë është formuar Bordi i Përbashkët mes jugut dhe veriut të qytetit. Qëllimi? Projekte të përbashkëta që përmirësojnë jetën e qytetarëve në të dyja anët e lumit Ibër. Por, a do të funksionojë ky mekanizëm në një realitet të ndërlikuar politik? Mitrovica – qyteti i ndarjes më të theksuar etnike në Kosovë – ka themeluar Bordin e Përbashkët mes komunës jugore me shumicë shqiptare dhe asaj veriore me shumicë serbe.
    Ky hap është përshëndetur nga Qeveria në detyrë e vendit, ashtu si edhe nga dy komunat, të cilat e kanë cilësuar si mundësi për të sjellë projekte të përbashkëta, që përmirësojnë jetën e qytetarëve në të dyja anët e lumit Ibër.
    Bazuar në Ligjin për kufijtë administrativë të komunave, Bordi, i krijuar zyrtarisht javën e kaluar, përbëhet nga dhjetë anëtarë – nga pesë për secilën komunë. Kryesues i tij është emëruar Elbert Krasniqi, ministër në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal.
    “Qëllimi është përafrimi i qytetarëve, krijimi i kushteve më të mira dhe bashkëpunimi ndërmjet komunave për ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarin”, thotë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë. Ky bord nuk është një ide e re. Fillimisht është paraparë me Pakon e Ahtisaarit, në bazë të së cilës është shpallur pavarësia e Kosovës në vitin 2008, dhe ku është parashikuar edhe themelimi i dy komunave të ndara. Më pas është përfshirë në Ligjin për kufijtë administrativë komunalë të vitit 2008, por nuk është realizuar kurrë, për shkak të refuzimit të vazhdueshëm nga ana e udhëheqjes së Mitrovicës së Veriut, e cila, deri në vitin 2023, ka qenë nën kontrollin e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.
    “Prandaj edhe janë frenuar fondet ndërkombëtare”, thotë Katarina Agjançiq, nënkryetare e Komunës së Mitrovicës së Veriut.
    “Mitrovica do të ishte shumë më e zhvilluar dhe do të krahasohej me qytetet tjera të zhvilluara në Kosovë. Por, kemi stagnuar”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.
    Mitrovica e Veriut, ashtu si edhe tri komunat tjera me shumicë serbe në veri të Kosovës – Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi – janë udhëhequr me vite nga Lista Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, dhe vështirë u janë bindur vendimeve të Qeverisë së Kosovës.
    Dy vjet më parë, pasi qytetarët serbë i kanë bojkotuar zgjedhjet lokale në këto komuna, me kërkesë të kësaj partie, pushtetin e kanë marrë kryetarë shqiptarë.
    Cili është roli i Bordit të Përbashkët të Mitrovicës?
    Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, thotë se Bordi i Përbashkët synon të lehtësojë koordinimin ndërmjet dy komunave të Mitrovicës.
    “Është mundësi e mirë për bashkëpunimin e dy komunave”, thotë ai, duke shtuar se Qeveria në detyrë është e gatshme të mbështesë çdo iniciativë të përbashkët, me synimin që projektet të realizohen dhe qytetarët të përfitojnë një jetë më të mirë.
    Javën e kaluar, në një takim me gazetarët, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, u pyet nëse krijimi i Bordit nënkupton një hap drejt bashkimit të qytetit në një komunë të vetme.
    Ai e mohoi këtë në mënyrë kategorike.
    “Jo. Si parakusht, në Bord duhet të hysh si komunë dhe jo si diçka tjetër, si për shembull zyrë administrative apo çfarëdo entiteti tjetër”, tha Atiq.
    Megjithatë, jo të gjithë janë të bindur se ky mekanizëm mund të ketë jetë të gjatë. Në Institutin Kosovar për Qeverisje Lokale thonë se formimi i Bordit është hap pozitiv, por nuk duhet parë si zgjidhje përfundimtare. Sadri Rrmoku nga ky institut thotë për Radion Evropa e Lirë se ky organ ka rol konsultativ, jo vendimmarrës, dhe synon të nxisë koordinimin për çështje praktike mes dy komunave. Por, shton ai, funksionimi i tij mund të sfidohet nëse pas zgjedhjeve lokale në tetor, Mitrovicën e Veriut e udhëheq një parti serbe që nuk ka vullnet për të marrë pjesë në Bord.
    “Konsideroj se ky mund të jetë një hap, të paktën, i rëndësishëm për politikën ditore. Por, mendoj se, në momentin që ndryshon prapë situata politike në vend, funksionalizimi i tij do të jetë i vështirë”, thekson Rrmoku.
    Çka ndodh nëse Bordi bojkotohet nga njëra komunë?
    Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i pyetur nga Radio Evropa e Lirë për këtë mundësi, thotë se nuk dëshiron të spekulojë për situata hipotetike.
    “Fokusi im si kryesues dhe pajtimi nga të gjithë anëtarët është që ta shfrytëzojmë këtë kohë, në mënyrë që të punojmë dhe të krijojmë kushte më të mira për jetën e qytetarëve”, thotë Krasniqi.
    Qëndrim të ngjashëm ndan edhe nënkryetarja e Mitrovicës së Veriut, Katarina Agjançiq.
    Ajo e sheh Bordin si një mjet në shërbim të qytetarëve, jo si instrument politik.
    “Se çfarë do të ndodhë pas zgjedhjeve (lokale) të tetorit, vërtet nuk e di”, thotë Agjançiq. Sipas Ligjit për kufijtë administrativë të komunave, Bordi duhet të konstituohet brenda një afati të caktuar kohor, pas konstituimit të kuvendeve komunale të komunave përkatëse, si dhe të zhvillojë bashkëpunim funksional në bazë të marrëveshjes mes komunave.
    Paragrafi 2 i nenit 8 të këtij ligji përcakton se, nëse Bordi nuk konstituohet në kohën e paraparë, kryesuesi i tij merr përsipër funksionet e përcaktuara në paragrafin 2 të nenit 7, deri në formimin e plotë të Bordit. Ky paragraf thekson se Bordi synon zhvillimin e bashkëpunimit funksional në fushat që hyjnë në kompetencat vetanake të komunave, siç janë: zhvillimi ekonomik lokal, shëndetësia publike, planifikimi urban dhe rural, e të tjera. Por, Rrmoku thekson se kryetari i Bordit nuk ka kompetenca ekzekutive për të ushtruar kompetencat vetanake, të cilat hyjnë në sferën e kompetencave të komunave.
    “Mendoj që neni 8 (paragrafi 2) është problem të funksionalizohet, edhe në rast se njëra komunë refuzon (Bordin). Nuk e ka këtë kompetencë Bordi, në rast se njëra prej komunave nuk do që të diskutojë zbatimin e këtyre kompetencave vetanake me një komunë tjetër. Në atë rast, konsideroj se Bordi është jofunksional”, thekson Rrmoku.
    Që prej marrjes së pushtetit në vitin 2021, Qeveria e kryeministrit Albin Kurti – tashmë në largim – ka shtuar përpjekjet për shtrirjen e autoritetit shtetëror në veri të Kosovës.
    Mes tjerash, ajo ka mbyllur dhjetëra institucione që funksiononin nën sistemin e Serbisë, me arsyetimin se veprimtaria e tyre ishte e paligjshme. Edhe krijimi i Bordit të Përbashkët të Mitrovicës mund të shihet tani si pjesë e këtij kursi për konsolidimin e sovranitetit në gjithë territorin e Kosovës./REL

  • Bordi i Përbashkët i Mitrovicës mban takimin e parë

    Bordi i Përbashkët i Mitrovicës mban takimin e parë

    Bordi i Përbashkët i Mitrovicës ka mbajtur të enjten takimin e parë, ku kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut dhe anëtarë të Qeverisë në detyrë të Kosovës.
    Takimi u kryesua nga ministri në detyrë i administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në cilësinë e përfaqësuesit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Sipas Qeverisë në detyrë të Kosovës, ky bord ka një rëndësi të veçantë për bashkëpunimin mes këtyre dy komunave.
    Formimi i tij, sipas ekzekutivit, është bërë në përputhje me Ligjin për kufijtë administrativ të komunave.
    “Përmes bashkërendimit në fusha kyç si infrastruktura, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe shërbimet komunale, ky Bord do të ofrojë një mekanizëm konkret për realizimin e projekteve të përbashkëta dhe ndërtimin e besimit reciprok. Me pjesëmarrje të barabartë nga të dy komunat dhe nën kryesimin e përfaqësuesit të kryeministrit, ky bashkëpunim është dëshmi e përkushtimit ndaj interesit të të gjithë qytetarëve, pa asnjë dallim”, u tha në njoftim.
    Edhe Kurti ishte i pranishëm në takim dhe tha se formalizimi i këtij bordi është “një detyrë e rëndësishme”.
    “Ai falënderoi kryetarin e Komunës së Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza, dhe kryetarin e Mitrovicës së veriut, Erden Atiq, për propozimet e tyre për anëtarë të këtij Bordi. Anëtarët, kryeministri Kurti i uroi për detyrën e re dhe u dëshiroi shumë suksese dhe punë të mbara e të mira, teksa u zotua për mbështetje të plotë përballë sfidave që mund të kenë”, u tha në njoftimin e Qeverisë.
    Mbledhja e këtij bordi u mbajt dy ditë pasi Kurti qëndroi në këto dy komuna, ku zhvilloi takime me dy kryetarët.
    Ndryshe, krijimi i Komunës së Mitrovicës së Veriut ishte paraparë në Planin e Ahtisarit që çoi në shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, kjo komunë u zyrtarizua më 2013, pas arritjes së Marrëveshjes së Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë. Komuna e Mitrovicës së Jugut është e banuar me shumicë shqiptare, ndërsa ajo e Veriut me shumicë serbe. REL/

  • Mbledhja për merkaton, bordi i Bayern aprovon 4 vendimet e para të klubit

    Mbledhja për merkaton, bordi i Bayern aprovon 4 vendimet e para të klubit

    22 Maj 2025

    17:05

    Telesport

    Gazeta gjermane Bild raporton se Bayern këto ditë ka miratuar planin e drejtorit sportiv, Max Eberl, për merkaton e verës.
    Ky i fundit ka paraqitur strategjinë e tij dhe disa nga emrat që po ndjek për të përmirësuar skuadrën. Drejtuesit e klubit kanë aprovuar çdo ide të tij.
    Së pari, bordi ka pranuar se Eric Dier nuk duhet të fitojë kontratë të re. Kjo, jo për arsye sportive, por sepse Monaco i ka ofruar tri vite kontratë me një pagë që Bayern nuk e përballon. Së dyti, klubi ka rënë dakord që Florian Wirtz duhet tentuar të blihet tani dhe jo në verën e ardhshme. Shifra e mundshme, 120 mln euro.
    Së treti, drejtuesit janë pro transferimit të Jonathan Tah me parametra zero. Bonusi i firmës për të do të jetë 15 mln euro. Së katërti, Bayern po kërkon një mbrojtës të djathtë, nëse ia del që të shesë dështimin e vitit, Sascha Boey.

  • Tesla mohon skenarët e shkarkimit të Elon Musk: Gëzon besim të plotë nga bordi i drejtorëve

    Tesla mohon skenarët e shkarkimit të Elon Musk: Gëzon besim të plotë nga bordi i drejtorëve

    Presidentja e Tesla Inc., Robyn Denholm, mohoi lajmin e qarkulluar në rrjet se bordi i drejtorëve të kompanisë po kërkon shkarkimin e Elon Musk.

    Siç deklaroi ajo, drejtorët ruajnë besim të plotë në aftësinë e tij për të vazhduar rrugën e rritjes së kompanisë.
    Denholm, i cili rrallë komenton publikisht, u përgjigj duke postuar në llogarinë X të Teslës se nuk kishte pasur kurrë ndonjë kontakt me firmat e rekrutimit për të gjetur një CEO të ri. Mohimi erdhi pasi një artikull i Wall Street Journal raportoi se bordi kishte kontaktuar firmat e personelit për shkak të shqetësimeve në lidhje me kohën që Musk po i kushtonte detyrave qeveritare.
    Thashethemet dhe trazirat rreth menaxhimit dhe rolit të Musk
    Sipas të njëjtit raport, anëtarët e bordit i kërkuan Muskut të përqendrohej më shumë te Tesla, ndaj të cilës ai nuk reagoi negativisht. Edhe pse fillimisht ishin të kufizuar në një firmë kërkimi, planifikimi i trashëgimisë mbetet i paqartë.
    Vetë Musk kishte deklaruar se do të tërhiqej “në mënyrë të konsiderueshme” nga përfshirja e tij në Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (DOGE) për t’u përqendruar përsëri te Tesla. Njoftimi erdhi pas njërit prej tremujorëve më të këqij të kompanisë në vitet e fundit.
    Politizimi intensiv i Muskut, ndërhyrjet dhe lëvizjet e tij në sektorin qeveritar kanë dëmtuar imazhin dhe shitjet e Teslës, me protesta që po zhvillohen në SHBA dhe Evropë. Në të njëjtën kohë, kompania është e përfshirë në trazirat e luftës tregtare të Presidentit Trump.

    Top Channel

  • Çmimi i rrymës rritet 16 për qind, plasin protestat në Kosovë

    Çmimi i rrymës rritet 16 për qind, plasin protestat në Kosovë

    Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) i ka miratuar kërkesat e tre operatorëve energjetikë për të hyrat e lejuara maksimale të premten, duke njoftuar se çmimi i rrymës është rritur për rreth 16 për qind.
    Gjatë mbledhjes të mbajtur më 11 prill, Bordi i ZRRE-së nuk tregoi se sa do të rritej çmimi i rrymës, por Radio Evropa e Lirë nga burimet e saj mësoi se rritja do të ishte rreth 16 për qind.

    Ndërkohë, pak orë pas vendimit të ZRRE-së, një numër qytetarësh protestuan në sheshin Zahir Pajaziti në qendër dhe pranë zyrës së rregullatorit në Pejton.
    Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [KOSTT], Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS] dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike [KESCO] kërkuan ngritjen e çmimit të tarifave të rrymës për shkak të importit të energjisë elektrike.
    Bordi i ZRRE-së i miratoi kërkesat e tyre në mbledhjen e së premtes. Më herët, ZRRE-ja njoftoi se tarifat e reja do të hynin në fuqi më 1 maj.