Tag: borakaj

  • A priteshin këto zhvillime nga SPAK, Aliaj zbulon prapaskenat: Ja pse 3 zyrtarët e SHBA nuk e takuan Ramën në Tiranë

    A priteshin këto zhvillime nga SPAK, Aliaj zbulon prapaskenat: Ja pse 3 zyrtarët e SHBA nuk e takuan Ramën në Tiranë

    Situata politike në Shqipëri vijon të prodhojë zhurmë të fortë në opinionin publik pas goditjeve të fundit të SPAK ndaj zyrtarëve të lartë.
    Ditën e sotme GJKKO vendosi të pezullojë nga detyra dhe t’i bllokojë pasaportën zv/kryeministres Belinda Balluku.
    A pritej një vendim i tillë? Lidhur me këtë pyetje juristi Ilir Aliaj i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, tha se ishte mëse e pritshme.

    Ai theksoi se kjo u pa që prej 11 majit, ku ardhja e 3 zyrtarëve të SHBA në Tiranë dhe mos zhvillimi i asnjë takimi me kryeministrin Rama tregoi se gjithçka po ndodh ishte e pritshme.
    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Gjatë këtyre 23 javëve qëkur zv.kryeministrja mësoi se është një person nën hetim, është sjellë me një sjellje krejt normale, ishte i çuditshëm ky normalitet, që GJKKO kërkoi sot pezullimin.
    Aliaj: Në Shqipëri asgjë nuk është e çuditshme, ne jetojmë në një vend ku nuk ka demokraci, është autokraci. Nëse ne shohim se ku ka demokraci, është shteti i së drejtës dhe vlerave morale, dhe asnjëra nga këto nuk është te elita politike si në pushtet dhe në opozitë. Sa i përket vendimit të sotëm, nuk është se u çudita. Që nga 11 maji Tiranën zyrtare e kanë vizituar 3 herë tre funksionarë të lartë të SHBA dhe asnjëri nga këta nuk ka takuar kryeministrin, ka takuar vetëm organet e drejtësisë.
    Borakaj: Shmangie nga SHBA?
    Aliaj: Në një takim në tetor është takuar ministria e Brendshme, i është kërkuar që të mos ketë ndërhyrje dhe thika pas shpine në atë që do të ndodhë më vonë, pra këto që po shohim. Për ta lidhur më mirë unë do të shikoja edhe progres-raportin e BE që është më i keqi i mundshëm për Shqipërinë. Kemi intervista ose ardhjen në Shqipëri të ministrit të Jashtëm gjerman, i cili deklaron se nuk mund të bëheni shtet anëtar i BE po penguar reformën në drejtësi, nuk ka liri shtypi, dhe nuk luftoni krimin e organizuar. Dje ka qenë një intervistë me Marta Kos, e cila tha se asnjë shtet nuk mund të pranohet si vend i BE nëse ka shkelje të lirisë së medias.

  • 21 janari në SPAK, Leka: Të gjithë e kanë frikë Sali Berishën

    21 janari në SPAK, Leka: Të gjithë e kanë frikë Sali Berishën

    Sali Berisha pritet të dëshmojë ditën e mërkurë në SPAK për çështjen e 21 janarit, çka ka rritur diskutimet, pikëpyetjet por edhe debatin se çfarë do të ndodhë më pas, a do të zbardhet kjo ngjarje, që po bën 15 vite që ka kaluar?
    I ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj, analisti Martin Leka tha se kjo çështje duhet zbardhur njëherë e mirë.Sipas tij, zgjatja pa fund e kësaj çështjeje tregon se të gjithë kanë frikë nga Sali Berisha.
    Pjesë nga biseda:

    Leka: Të gjithë kanë frikë nga Sali Berisha.
    Borakaj: Të gjithë? Kush janë të gjithë?
    Leka: Po edhe ata, përndryshe nuk do të kishte mbetur pa u hapur për 15 vite si çështje.

  • A është Berisha e ardhmja e PD? Kuçana: Mbajti të bashkuar partinë

    A është Berisha e ardhmja e PD? Kuçana: Mbajti të bashkuar partinë

    A frymëzon më kjo opozitë dhe Sali Berisha? Kjo ishte një nga pyetjet që krijoi debat të fortë në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
    E ftuar në studio, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana, ka theksuar se Sali Berisha është ai i cili mbajti të bashkuar PD-në, në një kohë kur rrezikonte shkrirjen.
    Pjesë nga biseda:

    Borakaj: Duhet të iki Sali Berisha që Rama mos ketë më me kë të merret, e besoni ju këtë?
    Kuçana: Do doja që debatin ta bëjmë për publikun.
    Borakaj: Besoni ju që Berisha pas 34 vitesh nuk frymëzon më?
    Kuçana: Unë futem te ata njerëz që bëj gjëra që i besoj.
    Borakaj: Pra besoni se ai është e ardhmja e PD-së?
    Kuçana: Unë e kam ndjekur ndër të parat foltoren e Berishës, jam krenare për pjesëmarrjen në atë foltore. Mendoj se me atë që i ndodhi PD-së, pra le ta themi që PD u përça, Rama ndërhyri edhe te PD, iu mor selia, vula, nuk kishte ndodhur kurrë kjo, prapë Sali Berisha mbajti 500 mijë votues.
    Borakaj: A nuk janë pak 500 mijë votues me Ramën në mandatin e katërt?
    Kuçana: Ne kishim një opozitë që po shkrihej me investim qeveritar. Mendoj se Sali Berisha mbajti opozitën në Shqipëri. Ajo që ndodhi në PD është e turpshme.
    Leka: Ta dha vulën?
    Çollaku: Ju po dekonspironi atë që thoni.
    Leka: Po a thatë e mbajti, ua dha pra.

  • A do shkojë Berisha në SPAK? Gjokutaj: Lojë e njohur tashmë, sa herë janë në hall këta nxjerrin 21 janarin! Pa SPAK do kishte rënë qeveria

    A do shkojë Berisha në SPAK? Gjokutaj: Lojë e njohur tashmë, sa herë janë në hall këta nxjerrin 21 janarin! Pa SPAK do kishte rënë qeveria

    Avokati Genc Gjokutaj ka deklaruar këtë të enjte në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, se thirrja e Berishës për 21 janarin po bëhet për të mbuluar skandalet.
    Sipas tij, kjo ngjarje është hetuar njëherë, por thjesht rikthehet në vëmendje sa herë qeveria është në hall.
    Pjesë nga biseda:

    Gjokutaj: Çështja është proceduriale. Kollaj të thuash buçet Tirana.
    Borakaj: Unë e kam në telefon.
    Gjokutaj: Si mund të shkosh i paftuar? Të paktën këta të nxjerrin ftesën e njoftimit. Kjo zbulon atë indin më të butë. 21 janari është kthyer nga një çështje juridike në çështje politike. Sa herë ka temperaturë politike, këta nxjerrin 21 janarin. Jo, po ka qenë një video, ajo video ka qenë gjithmonë.
    Borakaj: Pse bëhet kjo?
    Gjokutaj: Nëse Berisha do merrte ftesën, ai do paraqitej. Por nëse Berisha shkon nesër, është si ai uji që vlon. Kur e ka marrë kompetencën SPAK-u? Basha u thirr në orën katër pa pesë, një ditë para se të thirrej zv.kryeministrja në SPAK. Gjithmonë kur ka çështje të tilla, thirret një nga opozita dhe një nga mazhoranca. Kjo metodë e nxjerr zbuluar SPAK-un. E dini ju çfarë date ka ajo ftesë për Berishën? Që më datë 7. Mban mend atë kohë kur thoshin që ia çuam Berishës dhe s’e mori? SPAK-u bënte tre deklarata publike, dhe sot nuk paska ftesë komunikimi që i është dorëzuar dikujt. Nesër duhet të vazhdojë propaganda me sintoni tjetër, që të thonë se Berisha nuk vjen se ka frikë. Por mund t’i vijë javës tjetër prapë një ftesë. Do vijë nga Italia këtë herë. Lajmet që po vijnë nuk janë aspak simpatike. Këta firmosësit e kontratës në Romë i thërret Sinaloa andej matanë.

  • Kujt po i bërtiste Rama në telefon? Avokati: Dihet kush është nënkryetari. Gazetari: Nuk ishte video e rastësishme

    Kujt po i bërtiste Rama në telefon? Avokati: Dihet kush është nënkryetari. Gazetari: Nuk ishte video e rastësishme

    Vizita e kryeministrit Edi Rama, mbledhja e dy qeverive dhe nënshkrimi i marrëveshjeve me qeverinë italiane ishin disa nga pikat që u diskutuan këtë të enjte në studion e “Quo Vadis”, të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
    Gjatë emisionit u diskutua edhe telefonata misterioze e kryeministrit Edi Rama. Të ftuarit në studio theksuan se telefonata nuk ishte e rastësishme, por diçka e menduar mirë nga zoti Rama, për t’u dhënë mediave “ushqim” për të komentuar.
    Pjesë nga biseda:

    Borakaj: Videoja virale e kryeministrit Rama, kujt i bërtiste në telefon?
    Hoxha: Atë ndoshta e di vetëm Rama dhe personi tjetër në telefon.
    Gjokutaj: Po Gjiknuri, se ai është bashkëkryetar.
    Hoxha: Po, disa thonë Gjiknuri, disa Mazniku, disa mendojnë se mund të jetë ndonjë nga nënkryetarët e degëve. Askush nuk e di me siguri.
    Borakaj: Ishte i mërzitur?
    Gjokutaj: Po.
    Hoxha: Unë mendoj që ajo video nuk ishte e rastësishme. Te zoti Rama, shumë pak gjëra janë të rastësishme. Mund të jetë një video e përgatitur, që ne të diskutojmë këtu për tonin e ngritur.
    Tafani: Po të ishte kuotë bastesh, do vija bast për këtë të fundit. Nuk është hera e parë që Rama bën këto “fotot pa mendje”.

  • Atentati në Rinas, Bido: Krime ndodhin kudo, vrasje ka edhe në Amerikë

    Atentati në Rinas, Bido: Krime ndodhin kudo, vrasje ka edhe në Amerikë

    Një tjetër atentat tronditi Tiranën dhe vendin mbrëmjen e sotme, ku në rrethrrotullimin e Rinasit, në një atentat mafioz, mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos punonjësi i APM, Muçi Shaljani.
    I ftuar në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, deputeti socialist Ardit Bido tha se, pavarësisht ngjarjes së rëndë, kjo nuk e bën Shqipërinë një vend të pasigurt.
    Sipas tij, për sa kohë ekziston krimi i organizuar, do të ketë edhe ngjarje kriminale.

    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Është Shqipëria një vend i sigurt?
    Bido: Patjetër që është një vend i sigurt. Duke ardhur nga një ngjarje e rëndë te kjo pyetje, duket sikur s’kemi emocione. Patjetër që është një ngjarje që duhet të hetohet. Kemi të bëjmë me një vrasje në një pikë kyçe, të një personazhi të njohur të botës së krimit. Duhet hetuar dhe duhet të dalin para drejtësisë individët. Por nuk duhet ta vendosim direkt pyetjen përballë. Vrasje të tilla mafioze ndodhin në çdo vend të botës. Edhe në Amerikë kanë ndodhur vrasje mafioze. Sa ekziston krimi i organizuar, do të ketë vrasje të tilla.
    Borakaj: Kush janë faktorët, pse vijnë turistët dhe nuk ka krim banal në rrugë? Del ministrja, flet për vende të sigurta dhe bëhen vrasje brenda ditës?
    Bido: Po, jemi vend i sigurt. Nga ana tjetër janë edhe mediat që bëjnë pompim.
    Kikia: Amerika është një vend me 200 milionë banorë.
    Bido: Shqipëria nuk futet te vendet e rrezikuara. Ngjarje të tilla të rënda, patjetër që ndodhin, krimi ekziston si kudo. Por Shqipëria është një vend i sigurt; edhe ti vetë mund të dalësh e të shkosh ku të duash dhe nuk rrezikon.
    Borakaj: Jo, ne dalim nga shtëpia dhe nuk e dimë ku po shkojmë, me thënë të drejtën.
     

  • Një tjetër polic i përfshirë në një ngjarje kriminale, Hoxha: Ka emra shefash në borderotë e krimit, policia part-time punon për kriminelë

    Një tjetër polic i përfshirë në një ngjarje kriminale, Hoxha: Ka emra shefash në borderotë e krimit, policia part-time punon për kriminelë

    Analisti Poli Hoxha, i ftuar në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar ngjarjen kriminale të ndodhur këtë të martë në Rinas, me një të vrarë dhe një të plagosur.
    Hoxha tha se nuk është rasti i parë që policia punon me krimin, pasi në borderotë e krimit sot ka emra shefash policie.
    Sipas tij, nuk është vetëm Shaljani, edhe ditën që u zhduk Martinaj, ishte një polic shoqërues. Ai tha se ligji i dy punësimeve në Policinë e Shtetit bën që shpesh policët të punojnë edhe si truproja të këtyre bosëve të krimit.

    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: I plagosuri, punonjës i AMP, shofer i Gilmando Danit, personazh i njohur i botës së krimit?
    Hoxha: Nuk është rasti i parë. Kemi pasur ish-shef në Durrës që dekonspironte. Kemi pasur shoqëruesin e Ervis Martinajt ditën që është zhdukur. Ne e dimë tashmë që borderotë e krimit të organizuar kanë në faqet e tyre, në mënyrë të strukturuar, pagesa për njerëz të ndryshëm. Policia e Shtetit ka ngelur ndryshe. Nëse SPAK dhe GJKKO, për efekt të monitorimit ndërkombëtar, po funksionojnë, Policia e Shtetit nuk po reflekton dhe nuk po e gjen veten në lidhje me krimin e organizuar.
    Borakaj: Mungesë aftësie apo dështim?
    Hoxha: Është krimbje. Me ligjin e ri të Policisë, punonjësve të policisë u lejohet që part-time të punojnë jashtë orarit të punës. Krimi i organizuar është bërë biznesmen, dhe këta punojnë përkrah njerëzve problematikë të krimit. Duke qenë se janë në tagrin e policit, ose të çuar nga shefat e tyre. Di raste unë që janë futur në asamblenë e ortakëve. Zihen dy veta, ka policë që shkojnë në gjykatë në tagrin e truprojës së një biznesmeni.

  • Pjesëmarrja e dobët në zgjedhjet e pjesshme, batuta e gazetarit me deputetin: Ra shi atë ditë, o Bido

    Pjesëmarrja e dobët në zgjedhjet e pjesshme, batuta e gazetarit me deputetin: Ra shi atë ditë, o Bido

    Nuk kanë munguar batutat në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus këtë të martë, mes deputetit socialist Ardit Bido dhe analistit Poli Hoxha, ndërsa diskutohej për zgjedhjet e pjesshme në fundjavë.
    I pyetur nga moderatorja Borakaj nëse ishin të kënaqur socialistët nga fitorja në Vlorë, ku votuan vetëm 12% e votuesve, Bido tha se nuk duhet parë në këtë mënyrë, pasi diferenca mes kandidatëve ishte shumë e madhe.
    Ndërkohë, nuk mungoi batuta e gazetarit Hoxha, i cili tha se justifikimi kryesor mbetet shiu.

    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: 12% pjesëmarrja, jeni i kënaqur?
    Bido: Patjetër që jo, por nuk duhet parë nga përqindja e votave, sepse përqindja është 80 me 20. Ne e kemi fituar betejën, pasi diferenca ishte shumë e madhe.
    Hoxha: E mos, se ra dhe shi atë ditë, o Bido.
     

  • Pano: Shqiptarët janë pro familjes, jemi konservatorë

    Pano: Shqiptarët janë pro familjes, jemi konservatorë

    Këshilltari i djathtë në Bashkinë e Tiranës, Xhonatan Pano, i ftuar në emisionin Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar votimin e sotëm të projektligjit për barazinë gjinore.
    Ai tha se, sipas një sondazhi të zhvilluar pak kohë më parë, ku morën pjesë 10 mijë shqiptarë, 91.1% e tyre janë pro familjes tradicionale madje edhe kundër integrimit në BE nëse kushti do të ishte lejimi i martesave brenda të njëjtit seks.
    Pjesë nga biseda:

    Pano: Ne kemi bërë një anketë kombëtare me mbi 10 mijë persona. Për një anketë të tillë do të mjaftonin rreth 4 mijë persona, por në më pak se 20 orë morën pjesë 10 mijë vetë që u përgjigjën.
    Borakaj: Për çfarë u pyetën?
    Pano: Për konceptin e familjes. 97% e shqiptarëve e përcaktojnë gjininë mashkull dhe femër, si dhe familjen tradicionale. 96% mendojnë se përcaktimet “prindi 1” dhe “prindi 2” do të krijonin konfuzion. 92.1% janë kundër legalizimit të martesave të së njëjtës gjini. Ndërsa 91.1% e të anketuarve janë shprehur se, nëse martesat e të njëjtit seks do të ishin kusht për integrimin në BE, atëherë ata nuk do ta dëshironin integrimin.
     

  • Miratimi i ligjit për barazinë gjinore, Lita: Mizaskenë për të fshehur debatin real

    Miratimi i ligjit për barazinë gjinore, Lita: Mizaskenë për të fshehur debatin real

    Analisti Lavdrim Lita e ka cilësuar si mizaskenë atë që ndodhi në parlament mbrëmjen e sotme, ku u votua në parim projektligji për barazinë gjinore.
    I ftuar në emisionin Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ai u shpreh se e gjithë kjo që ndodhi ishte për të larguar vëmendjen nga debati real.
    Pjesë nga biseda:

    Lita: Kjo është një mizaskenë e madhe për të fshehur debatin real që ka të bëjë me aferën e “Palloshit”, ose të “Llogarasë” një aferë me 50 milionë euro, dhe është në hetim nga SPAK. Sot duhet të ishte dita e diskutimit për këtë aferë. E gjitha kjo po kthehet në një betejë për të treguar numrat në parlament, dhe nga ana tjetër, e opozitës, për të tërhequr vëmendjen në Uashington.
    Borakaj: Çështja është që me këtë votim ne jemi kundër Amerikës?
    Lita: Kjo ka të bëjë edhe me personalizimin që Berisha i bëri sulmeve ndaj ambasadorëve.
    Borakaj: Në BE e kanë vetëm 3 vende, në SHBA janë vetëm 2 gjini. Pra sot jemi vetëm pro këtyre 3 vendeve.
    Lita: Sot kemi pasur bukë me kos gjithë ditën e sotme.
    Borakaj: Popullit i japin të hajë çfarë ka.
    Lita: Popullit i japin një lugë bosh.