Ekspert i IT-së Besmir Semanaj ka ngritur alarmin për mungesën e transparencës rreth prejardhjes dhe funksionit të pajisjeve DPI që janë futur në Shqipëri për të bllokuar rrjetin social Tik Tok.
Ai tha në studion e Quo Vadis në Vizion Plus se shtatë pajisje të tilla janë instaluar në vend.
Semanaj shtoi se secila pajisje kushton mbi 100 mijë euro, por asnjë institucion shtetëror nuk figuron si blerës.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Nga data 29 mars, që ke bërë denoncimet për DPI, ke marrë ndonjë përgjigje?
Semanaj: U pranua publikisht që këto pajisje janë instaluar. Kemi 7 pajisje në Shqipëri. U tha që nuk janë të rrezikshme. Pas një viti do t’i heqin sërish.
Borakaj: U vendosën për TikTok, apo ishte thjesht preteksti?
Semanaj: Këtë nuk mund ta them. Për sa kohë nuk kemi një bazë ligjore, për sa kohë nuk e dimë si erdhën këto pajisje, duhet të kenë kompani akses. Nga eksperienca që kemi, më të besueshme janë kompanitë private se shtetërore.
Borakaj: Sa kushton një pajisje e tillë?
Semanaj: Mbi 100 mijë euro.
Borakaj: Keni ju informacione nëse ka ndonjë donator apo janë blerë?
Semanaj: Qarkullon se është donacion.
/vizionplus.tv
Tag: borakaj
-

“100 mijë euro 1 pajisje përgjuese”, eksperti IT ngre alarmin: Nuk figuron blerja në asnjë institucion!
-

A ka gisht Nesti Angoni tek përgjimet? Përgjigjet në Quo Vadis ish-zv.ministri i Brendshëm, zbulon përplasjet brenda PS
Avenir Peka, ish zv. ministër i Brendshëm tha në studion e Quo Vadis në Vizion Plus se Nesti Angoni, personi që denoncoi kryebashkiakun Erion Veliaj, është një kundërshtar i tij brenda të së njëjtës forcë politike, pra pjesë e Partisë Socialiste.
Mes klaneve, përgjimeve dhe arrestimeve, Peka ngre dyshime për qëllime të fshehta dhe përballje të ashpra mes figurave kryesore të PS-së, duke theksuar rolin e Veliajt dhe Ballukut në një lojë të rrezikshme politike, ku Rama qëndron si “jokeri” që lëviz fijet.
Pjesë nga biseda:Borakaj: Nesti Angoni ka gisht apo jo tek përgjimet?
Peka: Nuk e di kush është Nesti Angoni
Borakaj: Dyshon diku?
Peka: Po sigurisht
Borakaj: Ku?
Peka: Te kundërshtaret e tij brenda PS.
Borakaj: Kush janë kundërshtarët më të flaktë të Veliajt brenda për brenda?
Peka: Rama është joker që lëviz fijet e të gjithëve, e pastaj futet përplasjet me njëri tjetrin. Dy klanet kryesore ishin klani i Veliajt me Ballukun. Erionin arriti të djeg klanin e Saimir Tahirit, duke bërë të mundur edhe arrestimin e tij. Të dy janë kandidatë për pasardhës së Ramës. Belinda nuk ka mbështetje nga jashtë, Veliaj ka mbështetje ndërkombëtare. Veliaj kam frikë se do kaloj një kohë të gjatë në burg.
/vizionplus.tv -

Alimehmeti: Arrestimet e SPAK nuk e kanë frenuar korrupsionin, ja çfarë tregon rasti Beqaj
Kandidati në listat e PD-së për deputet, Ilir Alimehmeti shprehu hapur në Quo Vadis shqetësimet e tij mbi mënyrën sesi sistemi i drejtësisë po përballet me korrupsionin dhe abuzimet me fondet publike.
Sipas tij, arrestimet e ndërmarra nga SPAK nuk kanë sjellë një ndalim real të fenomenit, duke sjellë si shembull rastin e ish-ministrit Ilir Beqaj.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Kujt i interesonte përgjimi në e-mail të prokurorëve?
Alimehmeti: Unë do të them kush ka interesin më të madh këtu, dhe ai është publiku. Kur vjen puna për korrupsion, këtu dënohesh pasi ke 10 vjet që vjedh. Modeli që jepet këtu është: po vodhe mjaftueshëm dhe mbi një dekadë, disa prej tyre mbase edhe nuk kapen fare. Interesi publik nuk është ky. Interesi publik është të bllokosh abuzimin e fondeve publike dhe ai që vjen pas teje të marrë një rol model.
Borakaj: Me arrestimet e SPAK, mendoni se është frenuar abuzimi?
Alimehmeti: Jo. Po marr rastin Beqaj. Kryeministri shkon dhe e bën drejtor të SASPAC. Po të lësh ujkun, ti varësh mëlçinë në qafë, do vazhdojë të abuzojë. Sot është në arrest me burg. Shembulli që jep Rama është: do vjedhësh shumë dhe ne do të ruajmë në çdo mënyrë dhe ti vazhdo. Modeli i dytë është ai i krimit elektoral. Bëj krimin ti, se ne kismet mund të arrestojmë pasi të jetë bërë gjithë dëmi.
Borakaj: Flitet edhe këtë vit që pas zgjedhjeve do ketë arrestime të tjera
Alimehmeti: Po pra, pas dëmit.
/vizionplus.tv -

“100 mijë euro 1 pajisje përgjuese”, eksperti IT: Rrezikojmë, s’figuron blerja në asnjë institucion
Ekspert i IT-së Besmir Semanaj ka ngritur alarmin për mungesën e transparencës rreth prejardhjes dhe funksionit të pajisjeve DPI që janë futur në Shqipëri për të bllokuar rrjetin social Tik Tok.
Sipas tij, shtatë pajisje të tilla janë instaluar në vend, secila me një kosto mbi 100 mijë euro, por asnjë institucion shtetëror nuk figuron si blerës.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Nga data 29 mars, që ke bërë denoncimet për DPI, ke marrë ndonjë përgjigje?
Semanaj: U pranua publikisht që këto pajisje janë instaluar. Kemi 7 pajisje në Shqipëri. U tha që nuk janë të rrezikshme. Pas një viti do t’i heqin sërish.
Borakaj: U vendosën për TikTok, apo ishte thjesht preteksti?
Semanaj: Këtë nuk mund ta them. Për sa kohë nuk kemi një bazë ligjore, për sa kohë nuk e dimë si erdhën këto pajisje, duhet të kenë kompani akses. Nga eksperienca që kemi, më të besueshme janë kompanitë private se shtetërore.
Borakaj: Sa kushton një pajisje e tillë?
Semanaj: Mbi 100 mijë euro.
Borakaj: Keni ju informacione nëse ka ndonjë donator apo janë blerë?
Semanaj: Qarkullon se është donacion.
/vizionplus.tv -

Muçollari: Rama e do mandatin e katërt sepse është i friksuar nga drejtësia
Kandidati demokrat në Qarkun e Tiranës, Grigels Muçollari, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus deklaroi se kundërshtari politik nuk ka një program real në këto zgjedhje.
Sipas Muçollarit Rama do një mandat të katërt pasi është i frikësuar nga drejtësia.
Pjesë nga biseda:Muçollari: Se ata i dhanë vota Ramës.
Borakaj: PS duket sikur shkon e sigurt në një mandat të katërt?
Muçollari: Po të vësh re diksionin e zotit Rama, po të vësh re programin e tij, se i ka ai zyrat e PR, duke dëgjuar programin e PD, u detyrua të bëjë një program dhe të prezantojë. Rama po këkron një mandat vetëm për vete.
Borakaj: Mandatin e vet e ka të sigurtë ai.
Muçollari: Mandatin personal e do tër të plotësuar egot e tij, ose sepse ka frikë nga drejtësia. Rama kërkon një mandat të katër pasi nxorri një program në 2013-ën. Të vetmen pikë të programit të tij zbatoi taksën progresive, që ne do të zhbëjmë në 12 maj.
Borakaj: Grigels, ke 20 vite që bën fushatë me PD, a është PS shumë pëpara me ju në terren, në konakt me qytetarët?
Muçollari: Çdo të thotë të dalësh në terren. Do flasim për strukturat e një partie? Të rinjtë janë apsionantë në ato që besojnë. Nëse flasim për strukturë të organizuar partie, mbase ata e kanë më të fortë. Ne po flasim për nevojat e qytetarëve, si mund të zgjidhim strehimin në Tiranë. -

Sa mandate synon PD në Durrës? Ulliri në Quo Vadis: Do të përmbysim rezultatin e vitit 2021
Deputetja demokrate Andia Ulliri, e cila ëhstë kandidate në qarkun e Durrësit në këto zgjedhje, e ftuar në Quo Vadis në Vizion Plus të moderuar nga Pranvera Borakaj foli për fushatën dhe zgjedhjet e 11 majit.
E pyetur nga moderatorja Borakaj se sa mandate synon PD në qarkun e Durrësit, Ulliri tha se do të synohen 8 mandatte, duke kërkuar të përmbyset rezultati i katër viteve më parë.
Pjesë nga biseda:Borakaj: Andia, ju kërkoni një mandat tjetër, si duket këtë vit gara në raport me zgjedhjet e kaluara, zgjedhje në të cilat pati problematika të caktuara?
Ulliri: Këtë vit kemi pritshmëri të larta për rezultatin që mund të marrin në qarkun e Durrësit. Ne kemi patur rastin e shumë deputetëve të PS që nuk janë më në Kuvend dhe janë përballë drejtësisë sot. Në lidhje me kandidaturat e PS është shumë e qartë për qytetarët se cili është interesi i PS dhe çfarë ofron PD. Është qark me elementë të caktuar, por qark i harruar dhe i keqpërdorur nga PS. Ka mungesë vizioni. Në zona si Fushë Kruja dhe Kruja, nuk ka patur investime. Mund të them që në këtë qark ka shumë për të thënë dhe shumë për të bërë.
Borakaj: Sa mandate synoni?
Ulliri: Ne mendojmë që mund të marrim 8 mandate. Objektivi ynë është të përmbysim rezultatin e 2021. -

Shprepa tregon arsyet pse u përfshi në politikë
Kandidatja e PS, Persida Shkrepa, e ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj rrëfeu arsyet se pse u përfshi në politikë dhe pse iu bashkua Partisë Socialiste.
Ajo tha se falë qeverisjes socialiste ajo mundi që të ngrihej si profesioniste dhe si arkitekte. E pyetur nga moderatorja Borakaj se kush e shtyu për tu futur në politikë, ajo tha se ishte familja.
Pjesë nga biseda:Borakaj: Pse u angazhova në politikë?
Shkrepa: Unë kam një familje të bukur, jam e realizuar nga ana profesionale. E ndjeva si përgjegjësi angazhim tim në politikë. Është kjo parti kjo qeveri që më dha mundësinë të zhvillohem.
Borakaj: Ishte propozim i dikujt?
Shkrepa: Ishte propozim i familjarëve të mi.
Borakaj: Të duket i vështirë gara e Tiranës, sa mundësi ndien mes gjithë atyre emrave?
Shkrepa: Emrat e mëdhenj janë në linjën e parë. Por unë mendoj dhe besoj se fryma jonë e re e bashkuar me eksperiencën e atyre që quhen të vjetër do të sjellë zhvillimin e mëtejshëm drejt BE. -

A është bërë pishman që la Anglinë për Shqipërinë? Flet socialisti Lavdrim Krashi
Deputeti socialit Lavdrim Krashi, i cili nuk do të garojë në këto zgjedhje, ka folur në studion e Quo Vadis për moderatoren Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ku ka treguar se si e priti vendimin.
I pyetur nga moderatorja Borakaj se a është bërë pishman sot që la Anglinë katër vite më parë për tu kthyer në Shqipëri, dhe tashmë e sheh veten jashtë listave? Krashi tha se ai është idealist dhe nuk ka asnjë pishman.
Pjesë nga biseda:Borakaj: Një profesionist që ka një pagë 12 herë më rtë lartë se deputeti, për të lënë Anglinë dhe të vijë në Shqipëri duhet të ketë shumë idealizëm. Ju është zbehur idealizmi?
Krashi: Nuk ka sgjë që më zbeh idealizmin.
Borakaj: Do e bënit sërish?
Krashi: Patjetër që po. Ne kemi një diasporë të shkëlqyer që do të përmirësojë nivelin e debatit. Partitë politike për herë të parë, përveç PS në vitin 2013-të që ka patur një program, është hera e parë në këto zgjeddhje që po artikulohet një program. Arsyeja është se po komunikojnë me diasporën. E dinë shumë mrië ata çdo të thotë që diaspora të jetë aksionere në zgjedhjet e ardhshme.

