Tag: bonus

  • A do ketë bonus fundviti për pensionistët në 2026?/ Malaj zbulon detajet: Do të varet nga rritja..

    A do ketë bonus fundviti për pensionistët në 2026?/ Malaj zbulon detajet: Do të varet nga rritja..

    Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë për për projektbuxhetin e vitit 2026, deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, pyeti ministrin e Ekonomisë, Petrit Malaj, nëse pensionistët do të marrin bonus në fundvitin që vjen.
    Malaj tha se diçka e tillë nuk parashikohet në projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, por theksoi se përcaktuese për bonusin e dhjetorit 2026 do të jetë rritja ekoniomike e vendit.
    “Në varësi të rritjes ekonomike do të vendosim nëse do të japim bonus fundviti në vitin 2026. Në projektbuxhet nuk është parashikuar, por me akt normativ në varësi të rritjes ekonomike do japim bonusin”,- tha Malaj.

  • Qeveria “hap thesin”, pensionistët do marrin nga 10 mijë deri në 15 mijë lekë bonus fundviti, ja kategoritë që…

    Qeveria “hap thesin”, pensionistët do marrin nga 10 mijë deri në 15 mijë lekë bonus fundviti, ja kategoritë që…

    Ministri i Financave, Petrit Malaj gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve u shpreh ditën e djeshme se edhe këtë vit është parashikuar që bonusi për pensionistët në fundvit të shpërndahet duke ndjekur të njëjtë praktikë ashtu sikurse dhe vitin e kaluar. Pra, njëjtë si dhe një vit më parë, bonusi i fundvitit do të jetë nga 10 mijë deri në 15 mijë lekë të rinj. Sipas këtij vendimi, të moshuarit të cilët marrin një pension deri në 20 mijë lekë të rinj do të përfitojnë 15 mijë lekë bonus, ndërsa ata që marrin mbi 20 mijë lekë pension do të përfitojnë 10 mijë lekë bonus. Shpërblimet do të kalohen në llogaritë e 756 mijë pensionistëve në muajin dhjetor të 2025. “Më lejoni të paraqes një përmbledhje, ekonomia shqiptare po ecën në trajektore të qëndrueshme. Borxhi publik zbriti, duke regjistruar nivelin më të ulët që nga viti 2010. Sipas vlerësimeve, borxhi shkon në nivelin 54.1 % të prodhimit të brendshëm bruto. Sa i përket të ardhurave janë realizuar rreth 4 miliardë lekë mbi planin e punës. Kemi rritje me 132 mln më shumë në krahasim me vitin e kaluar. Këta tregues pasqyrojnë stabilitetin e financave. Ndryshimet propozojnë: rritjen e të ardhurave me 12.1 miliardë lekë, rritjen e shpenzimeve të përgjithshme me 5.7 miliardë lekë. Kemi ulur deficitin buxhetor. Skema e pensioneve do të përfitojë 7.6 miliardë leke shtesë. Kush ka pension deri ne 20 mijë lekë do të marrin 15 mijë lekë, dhe kush ka pension mbi 20 mijë lekë do të marrin bonus fundviti 10 mijë lekë”, tha Malaj. Në rishikimin e buxhetit 2025 qeveria ka parashikuar që pensionistët këtë fundvit do të kenë një buxhet më të madh të dedikuar nga qeveria sa i përket bonusit të përvitshëm. Ky buxhet është 5.9 miliardë lekë dhe do t’u shpërndahet rreth 756 mijë pensionistëve.
    A do të marrin bonus në fundvit invalidët?
    Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka pyetur ministrin e Financave nëse kategoria e personave invalidë do të përfitojnë nga bonusi i fundvitit.  “Pyetja tjetër lidhet me një kategori që, me thënë të drejtën, nuk ka përfituar nga bonusi i pranverës i këtij viti e që natyrisht ka krijuar një shqetësim se janë thuajse të njëjtit njerëz, për shkak se një pjesë  paguhen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe një pjesë paguan nga shërbimi social shtetëror. Pra bëhet fjalë për invalidë, të lindur të tillë apo të bërë të tillë gjatë periudhës së jetës së tyre që, janë një numër i konsiderueshëm, 50.000, 60.000 njerëz, të cilët nuk kanë përfituar bonus pranvere. Pyetja është që drejtpërdrejt, çfarë do ndodhi me këta, me këtë bonusin që do paguajmë ne tani në dimër?”, tha Braçe. Malaj u përgjigj se për të gjitha kategoritë duhet një vendimmarrje specifike dhe se në varësi të mundësive financiare, do të konsiderohen për tu përfshirë në bonusin që do të shpërndahet në fund të vitit. “Për të gjithë kategoritë e tjera, natyrisht, kjo kërkon një lloj vendimmarrje, duhet që kërkesat të na vijnë nga institucionet relevante, dhe pastaj në varësi dhe të mundësive financiare që kemi, patjetër që do të konsiderohen për të marrë një bonus. Do të shohim nëse ecuria ekonomike do të jetë sipas parashikimeve që ne kemi deri në fund të muajit dhjetor, atëherë, bazuar edhe në kursimet që do të kenë me një akt normativ do të vlerësojmë nëse dhe kjo kategori do të përfitojë një bonus në fund të këtij viti”, tha ai.

  • Sigurimi i makinave/ Zbardhet kërkesa e Kuvendit drejtuar AMF-së: Rishikoni formulën bonus-malus

    Sigurimi i makinave/ Zbardhet kërkesa e Kuvendit drejtuar AMF-së: Rishikoni formulën bonus-malus

    Kuvendi i ka kërkuar Autoritet të Mbikqyrjes Financiare të rishikojë formulën për sigurimin e detyrueshëm për automjetet. Në kërkesën e kuvendit thuhet se modeli që duhet të zbatohet duhet të jetë i përafruar në mënyrë të plotë me skemën italiane.
    “Të rikthejë për diskutim, rishikim dhe vendimmarrje Rregulloren nr.156/2024 “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”, duke e përafruar atë në mënyrë të plotë me modelin italian të sigurimeve motorike, i cili përfaqëson një praktikë të avancuar evropiane në drejtim të transparencës dhe ndëshkimit proporcional të riskut”, kërkon Kuvendi.
    Në rregullore e miratuar vjet që nisi të zbatohet në janar të këtij viti janë identifikuar 7 faktorë risku që shtrenjtojnë siguracionin si fuqia motorike, mosha e re shoferit, eksperienca e tij në drejtimin e makinës, përdorimi i mjetit, qarku i regjistrimit të mjetit, vjetërsia e makinës dhe historiku me aksidentet.
    Ato qytetarë që kanë regjistruar mjetin në Berat, Dibër apo Kukës përfitojnë lehtësi, ose bonus ndërsa ata që janë të regjistruar në Tiranë e qarqet e tjera penalizohen për shkak të incidencës së lartë të aksidenteve.
    Nga viti i ardhshëm të gjithë ata që kanë shkaktuar qoftë edhe 1 aksident me makinë do të paguajnë më shumë prim sigurimi, ndërsa për drejtuesit e rregullt do të ketë shpërblim me ulje sigurimi. Por për deputetët rregullorja bonus malus me këto faktorë risku favorizon më shumë kompanitë e sigurimit sesa drejtuesit e mjeteve.
    Kuvendi propozon që modeli i ri duhet të parashikojë:
    * Vendosjen e një sistemi funksional “bonus–malus” që nxit sjelljen e kujdesshme dhe penalizon shkeljet e përsëritura.
    * Përfshirjen e paketës familjare të sigurimit, që lejon transferimin e bonusit brenda familjes.
    * Përllogaritjen e personalizuar të primit sipas historikut individual të drejtimit të mjetit.
    * Diferencimin gjeografik të primit sipas nivelit lokal të riskut dhe frekuencës së aksidenteve.

  • Sigurimi i makinave/ Kuvendi kërkesë AMF-së: Rishikoni formulën bonus-malus

    Sigurimi i makinave/ Kuvendi kërkesë AMF-së: Rishikoni formulën bonus-malus

    Kuvendi i ka kërkuar Autoritet të Mbikqyrjes Financiare të rishikojë formulën për sigurimin e detyrueshëm për automjetet. Në kërkesën e kuvendit thuhet se modeli që duhet të zbatohet duhet të jetë i përafruar në mënyrë të plotë me skemën italiane. 

    “Të rikthejë për diskutim, rishikim dhe vendimmarrje Rregulloren nr.156/2024 “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”, duke e përafruar atë në mënyrë të plotë me modelin italian të sigurimeve motorike, i cili përfaqëson një praktikë të avancuar evropiane në drejtim të transparencës dhe ndëshkimit proporcional të riskut”, kërkon Kuvendi. 

    Në rregullore e miratuar vjet që nisi të zbatohet në janar të këtij viti janë identifikuar 7 faktorë risku që shtrenjtojnë siguracionin si fuqia motorike, mosha e re shoferit, eksperienca e tij në drejtimin e makinës, përdorimi i mjetit, qarku i regjistrimit të mjetit, vjetërsia e makinës dhe historiku me aksidentet. 

    Ato qytetarë që kanë regjistruar mjetin në Berat, Dibër apo Kukës përfitojnë lehtësi, ose bonus ndërsa ata që janë të regjistruar në Tiranë e qarqet e tjera penalizohen për shkak të incidencës së lartë të aksidenteve. 

    Nga viti i ardhshëm të gjithë ata që kanë shkaktuar qoftë edhe 1 aksident me makinë do të paguajnë më shumë prim sigurimi, ndërsa për drejtuesit e rregullt do të ketë shpërblim me ulje sigurimi. Por për deputetët rregullorja bonus malus me këto faktorë risku favorizon më shumë kompanitë e sigurimit sesa drejtuesit e mjeteve. 

    Kuvendi propozon që modeli i ri duhet të parashikojë: 

    * Vendosjen e një sistemi funksional “bonus–malus” që nxit sjelljen e kujdesshme dhe penalizon shkeljet e përsëritura. 

    * Përfshirjen e paketës familjare të sigurimit, që lejon transferimin e bonusit brenda familjes. 

    * Përllogaritjen e personalizuar të primit sipas historikut individual të drejtimit të mjetit. 

    * Diferencimin gjeografik të primit sipas nivelit lokal të riskut dhe frekuencës së aksidenteve 

  • A do të marrin bonus në fundvit invalidët? Ja si përgjigjet ministri i Financave

    A do të marrin bonus në fundvit invalidët? Ja si përgjigjet ministri i Financave

    Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka pyetur ministrin e Financave, Petrit Malajn nëse kategoria e personave invalidë do të përfitojnë nga bonusi i fundvitit. Malaj u përgjigj se për të gjitha kategoditë duhet një vendimmarrje specifike dhe se në varësi të mundësive financiare, do të konsiderohen për tu përfshirë në bonusin që do të shërndahet në fund të vitit.
    Erion Braçe: Pyetja tjetër lidhet me një kategori që, me thënë të drejtën, nuk ka përfituar nga bonusi i pranverës i këtij viti e që natyrisht ka krijuar një shqetësim se janë thuajse të njëjtit njerëz, për shkak se një pjesë  paguhen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe një pjesë paguan nga shërbimi social shtetëror. Pra bëhet fjalë për invalidë, të lindur të tillë apo të bërë të tillë gjatë periudhës së jetës së tyre që, janë një numër i konsiderueshëm, 50.000, 60.000 njerëz, të cilët nuk kanë përfituar bonus pranvere. Pyetja është që drejtpërdrejt, çfarë do ndodhi me këta, me këtë bonusin që do paguajmë ne tani në dimër?
    Petrit Malaj: Për të gjithë kategoritë e tjera, natyrisht, kjo kërkon një lloj vendimmarrje, duhet që kërkesat të na vijnë nga institucionet relevante, dhe pastaj në varësi dhe të mundësive financiare që kemi, patjetër që do të konsiderohen për të marrë një bonus. Do të shohim nëse ecuria ekonomike do të jetë sipas parashikimeve që ne kemi deri në fund të muajit dhjetor, atëherë, bazuar edhe në kursimet që do të kenë me një akt normativ do të vlerësojmë nëse dhe kjo kategori do të përfitojë një bonus në fund të këtij viti.

  • Braçe “shpërthen” me kritika për tregun e sigurimeve: Ka marrëveshje të paligjshme, AMF ja hedh topin Konkurrencës! Bonus-Malusi favorizon..

    Braçe “shpërthen” me kritika për tregun e sigurimeve: Ka marrëveshje të paligjshme, AMF ja hedh topin Konkurrencës! Bonus-Malusi favorizon..

    Në Komisonin e Ekonomisë deputeti i PS Erion Braçe tha se tregu i sigurimeve ka mungesë konkurrence dhe se kompanitë kanë bërë një marrëveshje të jashtëligjshme duke fiksuar çmimet dhe shërbimet në kurriz të qytetarëve. Kjo sipas tij është e pranuar edhe nga vetë institucionet si AMF apo Autoriteti i Konkurrencës që bëjnë ping-pong me kompetencat e tyre. 
    “Nuk ndryshon asnjë gjë në këtë treg në harkun e këtyre viteve, të njëjtët operator, të njëjtat tarifa dhe të njëjtat probleme dhe barriera. Barriera kryesore në atë treg vjen nga operatorët, është ajo që kemi diskutuar këtu dhe ju e hodhët topin tek Autoriteti i Konkurrencës, nesër do të vijë Konkurrenca këtu dhe do e kalojë topin tek ju, se është top i nxehtë ai. Ndaj ikin investitorët e huaj, sepse ky treg nuk ka treg të lirë por një marrëveshje të paligjshme që është pranuar nga ju, nga autoriteti i Konkurrencës dhe pastaj edhe nga qytetarët”,- tha Braçe. 
    Po ashtu Braçe kritikoi skemën e re të bonus-malus për sigurimin e makinave, duke thënë se favorizon kompanitë dhe jo qytetarët. 
    “Aplikimi i sistemit bonus-malus prisja të prishte këtë marrëveshje të paligjshme. 3 vite e shënuar në ligj, 3 vite nuk u bë, se ju la në dorë kompanive zbatimi i bonus malus. Nuk e bëtë as ju, në një marrëveshje shumë të qartë me njëri tjetrin, ndërsa qytetarët vazhdojnë e paguajnë shtrenjtë. Akti që nuk keni nxjerrë nuk është model evropian, modeli italian është me 18 klasa jo me 3. Modeli italian si në bonus dhe në malus është shumë i shpejtë, për një vit pa aksidente ngjitesh një shkallë më lartë, ndërsa për një aksident bie dy më poshtë. Ku përputhet modeli jonë me Italinë, Spanjën apo Finlandën? 
    Bonusi është nga 0.95-0.98, pra nëse unë sillem mirë nga niveli bazë 1% përsëri përfitimi do të jetë nga 0.95-0.98, kurse të gjithë ato që përmenda bonusin e kanë për stimulim për tu sjellë mirë në rrugë, ndërsa malusin e kanë ndëshkim. 
    Si mund të ndahet Shqipëria në Berat, Dibër dhe Kukës e gjithë pjesa tjetër pastaj. Unë jam nga Tirana s’kam bërë asnjë dëm, pse duhet të penalizohem unë me këtë? E ku është bonusi këtu, apo të shkoj të bëj pasaportizimin në Berat, Dibër dhe Kukës që të përfitoj? Nuk është normale, dhe është në interes të kompanive. 
    Unë bonusin e marr se jam deputet jo se sillem unë paguaj 180 mijë lekë, dhe ai gangsteri që ka makinën e bukur merr bonus paguan po 180 mijë lekë. Ja këtu është katandisur tregu”,- tha Braçe. 
     

  • Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

    Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

    Nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të ndryshojë përsëri siguracioni i makinës. Të gjithë ata drejtues mjetesh që kanë shkaktuar aksidente gjatë këtij viti do të paguajnë më shumë sigurim vitin tjetër. 
    Rregullorja e re për sigurimin e mjeteve hyri në fuqi në janar të këtij viti, duke marrë në konsideratë 7 faktorë risku që shtrenjtojnë siguracionin si fuqia motorike, mosha e shoferit, eksperienca e tij në drejtimin e makinës, përdorimi i mjetit, qarku i regjistrimit të mjetit dhe vjetërsia e makinës. 
    Kurse historiku me aksidentet nis të zbatohet nga janari i vitit të ardhshëm, pasi aksidentet apo dëmet e shkaktuara përpara vitit 2025 zerohen. 
    “Cilit modeli Evropian i jeni referuar për të miratuar rregulloren e faktorëve të riskut për sigurimin e mjeteve, bonus-malus? Apo është një rregullore shqiptare që ka probleme dhe arritje? Pse ne kemi vetëm 3 klasa, dhe kemi koeficiente në disa raste shumë të ulët, dhe në disa të tjera në anormalitet?”, pyeti Braçe. 
    “Nuk ekziston një model që i përshtatet çdo vendi. Këto janë faktorë minimal që mund të konsiderohen por mund të zgjerohen më tej për çdo shoqëri. Mund të mos jetë perfekte por është hap i madh, për të ndryshuar perceptimin e qytetarëve që të tregojnë kujdes në drejtimin e mjeteve, pasi që në 1 janar 2026 do të hyjë në zbatim dhe bonusi dhe malusi. Nëse incidenca e dëmeve në nivel vendi është 3.8 do të thotë që 3.8% e drejtuesve do të penalizohen, ndërsa të tjerët do të marrin bonus, që do të luhatet”, u përgjigj drejtuesja e AMF-së Mimoza Kaçi. 
    Drejtuesit e rregullt, marrin bonus vitin tjetër ose sigurim më të ulët, kurse drejtuesit ‘problematik’ do të marrin ‘malus’ ose sigurim më të lartë. 
     

  • “Ata që kanë pensionet më të ulëta do të marrin më shumë”/ Eksperti: Bonusi i fundvitit, pritet të jetë më i lartë

    “Ata që kanë pensionet më të ulëta do të marrin më shumë”/ Eksperti: Bonusi i fundvitit, pritet të jetë më i lartë

    Nëpërmjet ndryshimit të buxhetit të këtij viti, Këshilli i Ministrave ka miratuar fondin total për financimin e bonusit për pensionistët prej 9.7 miliardë lekë. 

    Pavarësisht se nuk ka një vendim final nga qeveria se sa do të jetë masa e shpërblimit, eksperti i pensioneve Ramadan Kondi tha se bonusi pritet të ndahet sërish me fasha dhe të jetë pak më i lartë se ai i pranverës, ku ata që kanë pensione më të ulëta do të marrin një bonus më të madh. 

    “Duhet të kemi një shpërndarje, një bonus në fundvit, në përputhje me bonusin e pranverës që u dha dhe jo i fundvitit të kaluar, por mund të ketë një rritje më të madhe se ai që u dha në pranverë. Pra, nëse ai u dha i shkallëzuar, 5 mijë, 10 mijë, tani mund të bëhet 10 mijë dhe 15 mijë duke e ndarë në dy fasha, do të ishte më mirë të mund ta ndanin edhe në tre”, tha Ramadan Kondi, ekspert për pensionet. 

    Pjesa dërrmuese e mbi 700 mijë pensionistëve merr një pension mesatar, ndaj sipas ekspertit do të ishte më mirë që për këtë kategori të jepet një pension i 13-të se sa bonus. 

    “Të gjithë ata që janë nën pensionin mesatar, që sot pensionin mesatar në rang republike e kemi 20 mijë, po e rrumbullakos, mund të marrë edhe 20 mijë lekë bonus, domethënë një pension të 13-të. Mbi 70% e pensionistëve janë te pensioni mesatar e poshtë”. 

    Ndërkohë që rritja e pensioneve sipas tij nuk mund të bëhet pa u miratuar minimum jetik. 

    “Në qoftë se nuk ke përcaktuar minimumin jetik, do të thotë ti si shtet nuk ke marrë akoma përgjegjësinë për çdo qytetar të vendit sepse e lë në mëshirë të fatit. Qeveria duhet të ecë shumë shpejt për ta përcaktuar. Një pensionist që të marrë një pension të pranueshëm minimal duhet të jetë të paktën një 50% mbi minimumin jetik”. 

    Sipas të dhënave zyrtare në total janë 721,398 pensionistë, prej të cilëve mbi 607 mijë marrin pension pleqërie, 66 mijë trajtohen me pension invaliditeti dhe 47,905 përfitojnë pensione familjare. 

     

  • Rriten sigurimet shoqërore, po pensionet?

    Rriten sigurimet shoqërore, po pensionet?

    Nga Fatos Çoçoli
    Në nëntëmujorin janar-shtator të këtij viti, të ardhurat e shtetit nga kontributet e sigurimeve shoqërore kanë shënuar një rritje të dukshme. Një shtim i fortë mbi 12 përqind, ose 148 milionë euro më tepër, krahasuar me janar-shtatorin e vitit të kaluar. Por ndërsa arka e sigurimeve shoqërore po mbushet më shpejt se më parë, pensionet mbeten pothuajse në vend. Dhe ngrihet natyrshëm pyetja: po shtohen kontributet, po përfitimet për pensionistët? Të dhënat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe Ministrisë së Financave tregojnë se gjatë këtij viti janë shtuar mbi 25 mijë të siguruar të rinj, falë punësimit të shtuar në sektorin privat, sidomos në turizëm.
    Në të njëjtën kohë, rritja e pagës minimale në 40 mijë lekë dhe rritjet graduale në pagat e administratës publike kanë zgjeruar bazën e kontributeve. Kjo do të thotë se çdo i punësuar sot, paguan më shumë për sigurimet shoqërore, sesa një vit më parë. Ky përbën një zhvillim pozitiv për qëndrueshmërinë e skemës publike të pensioneve në afat të gjatë. Një tjetër faktor është formalizimi në rritje i tregut të punës. Pas zbatimit të faturimit elektronik dhe kontrolleve të intensifikuara nga tatimet, shumë biznese, ndoshta mbi 12 mijë prej tyre, kanë regjistruar punonjës që më parë i kishin jashtë sistemit. Kështu, edhe pse numri i të punësuarve rritet ngadalë, baza e sigurimeve po zgjerohet me ritëm më të shpejtë. Mirëpo përfituesit e sistemit, të 722 mijë pensionistët këto 148 milionë euro më shumë nuk i kanë ndjerë pothuajse fare!
    Deri në shtator 2025, pensionet janë rritur vetëm në kuadër të indeksimit vjetor. Ky është një mekanizëm që mbulon vetëm efektet e inflacionit. Në praktikë, kjo rritje pensioni (2.5 përqind këtë vit) është minimale dhe nuk ndikon në fuqinë reale blerëse të të moshuarve, pasi çmimet e ushqimeve dhe të shërbimeve bazë janë ende të larta, krahasuar me vitet para pandemisë nga Covid-19. Lind pyetja: a duhet që nga këto 148 milionë euro(në dhjetor mund të bëhen edhe 160 milionë euro), të paktën 64 milionë euro të shkojnë për bonusin e dhjetorit? Sikurse qeveria veproi në dhjetor të vitit të kaluar? Çdo fundviti, pyetja përsëritet: a do të marrin pensionistët një shpërblim shtesë për festat? Dhe në dhjetor 2025, kjo pyetje tingëllon më e fortë se kurrë. Me çmimet që mbeten ende shumë të larta, me një pension mesatar rreth 20 mijë lekë të reja, që ende nuk mbulon dot shpenzimet bazë, qeveria duhet të bëjë diçka me bonusin e dhjetorit. Pse me të ardhurat buxhetore që janë rritur gjatë këtij viti me 470 milionë euro, shumëkush mendon se është koha për një bonus të ndjeshëm, real dhe dinjitoz për më të moshuarit. Në nëntëmujorin janar-shtator, financat publike kanë performuar më mirë se pritej. Të ardhurat nga TVSH-ja e brendshme janë rritur me 17 përqind, kontributet e sigurimeve shoqërore me mbi 12 përqind. Buxheti i shtetit ka arkëtime shtesë nga turizmi dhe formalizimi i tregtisë. Kjo do të thotë se ka hapësirë buxhetore për një politikë sociale shtesë, nëse qeveria e konsideron përparësi.
    Në kushte të tilla të financave publike, një bonus i ndjeshëm për pensionistët nuk do të ishte luks, por një rikthim i pjesshëm i kontributit të tyre në ekonomi. Edhe pse inflacioni është ulur nën 3 përqind, në sajë edhe të punës së mirë të Bankës së Shqipërisë, çmimet e ushqimeve bazë, ilaçeve dhe energjisë mbeten ende shumë më të larta se dy vite më parë. Për një të moshuar me pension minimal prej 11 apo 14 mijë lekësh, çdo faturë mujore e shpenzimeve të tij për ushqime apo barna, është një stres i përsëritur. Kështu që një bonus i thjeshtë prej 5 apo 10 mijë lekësh, nuk do të ketë ndikim real për të. Bonusi prej 20 mijë lekësh të reja për pensionet e vogla, po. Ai është dinjitoz. Të paktën një herë në vit, si një pension i trembëdhjetë. Ai duhet të jetë 20 mijë apo 25 mijë lekë, për të patur efekt të vërtetë në fuqinë blerëse të 505 mijë pensionistëve sot me pension nën 23 mijë lekë në muaj. Ky do të jetë një bonus që nuk është vetëm ndihmë, por në rradhë të parë respekt! Në shumë vende të rajonit, fundviti përdoret për shpërblime simbolike dhe morale për grupet më të ndjeshme.
    Në Shqipëri, pensionistët përbëjnë rreth 28 përqind të popullsisë dhe janë një grup vulnerabël, që ka përballuar barrën e tranzicionit ekonomik. Një bonus më i ndjeshëm dhe dinjitoz në dhjetor 2025, do të kishte edhe vlerë sociale dhe psikologjike. Sigurisht, çdo vendim për bonus duhet të peshohet me kujdes financiar. Një shpërblim i gjerë për mbi 700 mijë pensionistët tanë mund të kushtojë mbi 6 miliardë lekë ose 64 milionë euro, në varësi të shumës për person(pensionet e vogla të marrin më shumë). Nëse ka një moment kur qeveria e re mund dhe duhet të tregojë kujdes të fortë ndaj brezit të tretë, është dhjetori i këtij viti. Rritja e të ardhurave publike, qëndrueshmëria fiskale dhe nevoja për drejtësi sociale e bëjnë të justifikuar dhënien e një bonusi të ndjeshëm për pensionistët. Një veprim që vjen jo si dhuratë, por si detyrim moral ndaj atyre që kanë punuar për dekada për këtë vend.

  • Bonus pensionistëve në fundvit/ Rishikohet për herë të tretë buxheti, më shumë para edhe për hekurudhat

    Bonus pensionistëve në fundvit/ Rishikohet për herë të tretë buxheti, më shumë para edhe për hekurudhat

    Pensionistët këtë fundvit do të kenë një buxhet më të madh të dedikuar nga qeveria përsa i përket bonusit të përvitshëm.

    5.9 miliardë lekë do të shpërndahen për rreth 756 mijë pensionistë në muajin dhjetor. Një bonus që edhe këtë vit parashikohet të shpërndahet sipas fashave të një viti më parë.
    “Shpërblimi i fundvitit për pensionistët, i cili në vijimësi ka shënuar si rritje të frekuencës, ashtu edhe një trend rritës të masës së përfitimit, ka gjithmonë në fokus përmirësimin e nivelit të plotësimit të nevojave të kategorisë vulnerabël të pensionistëve, duke krijuar një siguri në pritshmëritë e kësaj shtrese prej rreth 756 mijë pensionistësh, krahas një besimi të shtuar të tyre për një qasje të vëmendshme dhe suportuese nga ana e qeverisë.”
    Ky fond është parashikuar në ndryshimet e reja të buxhetit të shtetit nëpërmjet këtij akti normativ të depozituar në faqen e Kuvendit. Në relacionin e dedikuar cilësohet se kjo nevojë erdhi pas ndryshimeve në kabinetin e ri qeveritar të Këshillit të Ministrave dhe ristrukturimit të institucioneve.
    Shtesa më e madhe në buxhet i bëhet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, së cilës i jepen rreth 60 milionë euro shtesë për avancimin e projekteve të ndryshme rrugore dhe hekurudhore, Albkontrollin dhe AKSH-in.
    Buxheti rritet edhe për Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Bujqësisë për programin e ujitjes, si dhe për rikonstruksione godinash për ILDKPKI dhe Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare.
    Sa i takon buxhetit të njësive të vetëqeverisjes vendore, rritje janë bërë në transfertat e pakushtëzuara si Mbrojtja nga Zjarri dhe financimi i disa bashkive që nuk kanë realizuar të ardhurat mjaftueshëm, si dhe pakësim në disa zëra të tjerë brenda kategorive.
    Me ndryshimet e bëra, parashikohet se niveli i të ardhurave pritet të arrijë në 770 milionë lekë ose 7.7 miliardë euro, ndërsa shpenzimet do të rriten në 831 miliardë lekë, ose 8.3 miliardë euro.
    Këto vendime hynë menjëherë në fuqi pas botimit të aktit normativ në Fletoren Zyrtare.

    Top Channel