Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban një konferencë nga selia blu, ku u shpreh se një nga shqetësimet kryesore me të cilat përballet sot populli shqiptar është shpopullimi.
Ai ka prezantuar një platformë të përpiluar nga PD në lidhjen me luftimin e shpopullimit dhe nxitjen e lindshmërisë, masa që sipas Berishës duhet të merren që me buxhetin për vitin e ardhshëm.
“Shpopullimi emergjencë absolute. Vendosja enjë platforme që mund të shënojë kthesën e treguesve demografike të popullit shqiptar që ky popull të mos shkojë drejt zhdukjes së pashmangshme me këto tregues që ka sot. Nga 2018 deri sot vdekjet në Shqipëri janë qartësisht më të larta se lindjet. Po të shtojmë këtu edhe largimet masive nga vendi. Boshatisja e Shqipërisë është katastrofe ekzistenciale. PD mendon se duhet të fillohet këtë vit me buxhetin për fëmijët Fëmija i parë të ketë një trajtim mujor 1 mijë euro në vit, fëmija i dytë 2 mijë euro, fëmija i tretë 3 mijë euro bonus, nga 4 e më tutje pesë mijë euro bonus. Të gjitha këto të llogaritura për 30 mijë lindje në vit, shkon në 60 mln euro.
Bonusi mujor për fëmijët e lindur të jetë 50 euro për çdo fëmijë deri në moshën 6 vjeç, 6 euro deri në moshën 80-vjeçare”, u shpreh Berisha.
Tag: bonus
-

‘1 mijë euro bonus për…’, Berisha prezanton platformën kundër shpopullimit: Të nisë që me buxhetin 2026
-

Berisha prezanton platformën e PD kundër shpopullimit: 50 euro në muaj dhe 1 mijë euro bonus lindjeje për fëmijën e parë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban një konferencë nga selia blu, ku u shpreh se një nga shqetësimet kryesore me të cilat përballet sot populli shqiptar është shpopullimi.
Ai ka prezantuar një platformë të përpiluar nga PD në lidhjen me luftimin e shpopullimit dhe nxitjen e lindshmërisë, masa që sipas Berishës duhet të merren që me buxhetin për vitin e ardhshëm.
“Shpopullimi masiv i Shqipërisë përbën goditjen më të rëndë ekzistenciale që kombi shqiptar ka marrë në tërë historinë e tij të gjatë.Kurrë ndonjëherë, treguesit themelorë të popullsisë të këtij vendi, nuk kanë rënë brenda 10 viteve një shekull.Nuk është regjistruar kurrë një kastastrofë e tillë demografike, siç është regjistruar në 10 vitet e qeverisjes së Eid Ramës 2014-2024.Lindshmëria në Shqipëri sot është e barabartë me lindshmërinë që kishte kur shqiptarët ishin 700 mijë banorë, 100 vite më parë.
Jam ndalur shumë herë në këtë akt të planifikuar që përbën një gjenocid të vërtetë ndaj shqiptarëve në kuptimin e krijimit të kushteve për largimin nga vendi i tyre.Konventa e OKB, neni 3 i saj, shpall këtë rrethanë si një rrethanë të gjenocidit të heshtur, paqësor që mund të ushtrohet ndaj një populli.
Ky gjenocid tejkalon në përmasat e veta çdo lloj katastrofë demografike që shqiptarët kanë përjetuar nga Mesjeta gjer sot, qoftë nga pushtimet, qoftë nga epidemitë e murtajës dhe epidemitë e tjera të rënda.
Sot është emergjencë absolute vendosja e një platforme, e cila të mund të shënojë kthesën e treguesve demografikë të popullit shqiptar, në mënyrë që ky popull të mos shkojë drejt zhdukjes të pashmangshme me këto tregues që ka sot.Nga viti 2018 gjer sot, vdekjet në Shqipëri janë qartësisht më të larta se lindjet.Po të shtojmë këtu edhe largimet masive nga vendi, boshatisja e Shqipërisë është e garantuar.PD mendon se duhet të fillohet këtë vit me buxhetin për fëmijët
Bonusi mujor për fëmijët e lindur të jetë 50 euro për çdo fëmijë deri në moshën 6 vjeç, 60 euro deri në moshën 18-vjeçare.Për t’i dhënë një përgjigje kësaj katastrofe ekzistenciale demografike të shqiptarëve në Shqipëri, PD mendon se duhet të fillohet këtë vit me buxhetin për fëmijët që lindin dhe për fëmijët.Fëmija e parë të ketë një trajtim mujor 1 mijë euro në vit.Fëmija e dytë 2 mijë euro.Fëmija e tretë 3 mijë euro bonus.Fëmija e katërt dhe më shumë, 5 mijë euro bonus.
Të gjitha këto të përllogaritura për 30 mijë lindje në vit, shkojnë 60 milionë euro sepse ne kemi përllogaritur edhe kostot e kësaj ndërhyrje.
Bonusi mujor për fëmijët e lindur, ato ishin bonus i përnjëhershëm, bonusi mujor për fëmijët e lindur, me këtë buxhet, pra për vitin 2026, të jetë 50 euro për çdo fëmijë gjer në moshën 6 vjeç.60 euro për çdo fëmijë, në moshën 6 deri 18-vjeçare.Vlera në vit për 30 mijë lindje i bie të jetë 15 milionë euro.Zero pagesë për fëmijën e tretë apo më shumë për çerdhe dhe kopshte.Të gjitha i paguan shteti.
Me këtë mbështeten të paktën 15 mijë fëmijë në vit dhe shuma e nevojshme nga buxheti për këtë masë është 5 milionë euro.Rimbursim të ilaçeve për fëmijën e tretë apo më shumë në masën 120 euro në vit.Të paktën 8 mijë fëmijë përfitojnë nga kjo dhe shumë është 1 milion euro në vit rimbursim i plotë”, u shpreh Berisha. -

“1 mijë euro bonus për fëmijën e parë…”, Berisha propozon platformë kundër shpopullimit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës së tij të përditshme për mediat, ngriti alarmin për shpopullimin masiv të vendit, të cilin e cilësoi si “goditjen më të rëndë ekzistenciale” që kombi shqiptar ka marrë në historinë e tij.
Berisha tha se treguesit demografikë të Shqipërisë nuk kanë pësuar kurrë rënie të tillë brenda një periudhe kaq të shkurtër, duke akuzuar qeverinë Rama për “katastrofën më të madhe demografike të regjistruar ndonjëherë në vend”.
Ai e përshkroi situatën si një proces të planifikuar që “përbën gjenocid të heshtur ndaj shqiptarëve”, duke iu referuar konventave ndërkombëtare që trajtojnë çështjet e zhdukjes së popullsive përmes mjeteve jo të dhunshme.
Sipas tij, Shqipëria ndodhet në një moment emergjence absolute dhe kërkon një platformë të qartë që të përmbysë trendin negativ të lindshmërisë dhe emigracionit masiv. Berisha paralajmëroi se me treguesit aktualë, vendi rrezikon të shkojë drejt “zhdukjes së pashmangshme”.
Propozimet e PD-së
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se opozita propozon një paketë të re mbështetëse për nxitjen e lindjeve, duke filluar nga buxheti i këtij viti. Sipas Berishës, ndihma financiare për familjet duhet të jetë si vijon:
Fëmija i parë: 1 mijë euro në vit
Fëmija i dytë: 2 mijë euro
Fëmija i tretë: 3 mijë euro
Fëmija i katërt dhe më shumë: 5 mijë euro bonus
Të gjitha këto të përllogaritura për 30 mijë lindje në vit, shkojnë 60 milionë euro “sepse ne kemi përllogaritur edhe kostot e kësaj ndërhyrje“, tha Berisha.
Ai shtoi se deri në vitin 2026, PD propozon që çdo fëmijë deri në moshën 6-vjeçare të marrë një bonus mujor prej 50 eurosh.
Bonusi mujor për fëmijët e lindur, ato ishin bonus i përnjëhershëm, bonusi mujor për fëmijët e lindur, me këtë buxhet, pra për vitin 2026, të jetë 50 euro për çdo fëmijë gjer në moshën 6 vjeç. 60 euro për çdo fëmijë, në moshën 6 deri 18-vjeçare. Vlera në vit për 30 mijë lindje i bie të jetë 15 milionë euro. Zero pagesë për fëmijën e tretë apo më shumë për çerdhe dhe kopshte.
“Të gjitha i paguan shteti.”, sipas tij.
Me këtë mbështeten të paktën 15 mijë fëmijë në vit dhe shuma e nevojshme nga buxheti për këtë masë është 5 milionë euro.
Propozime të tjera: “Rimbursim të ilaçeve për fëmijën e tretë apo më shumë në masën 120 euro në vit. Të paktën 8 mijë fëmijë përfitojnë nga kjo dhe shumë është 1 milion euro në vit rimbursim i plotë”.
Berisha theksoi se masat duhet të merren menjëherë për të frenuar largimin masiv të shqiptarëve dhe për të garantuar të ardhmen demografike të vendit. -

Bonusi i fundvitit, pensionistët: I pamjaftueshëm
Loreta Koleci
TIRANË-Me nisjen e muajit të fundit të këtij viti ka nisur dhe shpërndarja e bonusit për pensionistët sipas vendimit të fundit të miratuar nga qeveria. Pensionistët të cilët marrin pension nën 20,000 lekë të reja do të përfitojnë një bonus prej 15,000 lekësh të reja, ndërsa ata pensionistë që marrin pesion mbi 20,000 lekë të reja do të përfitojnë një bonus prej 10,000 lekësh të reja. ZËRI do të pyesë sot nëse ky bonus është i mjaftueshëm për të kaluar festat e fundvitit. Le ta ndjekim!
/ZËRI
-

Kush shkakton aksidente paguan më shumë siguracion
Të gjithë ata që kanë bërë shkelje të rënda të qarkullimit rrugor gjatë vitit 2025, vitin e ardhshëm do të paguajnë më shumë për sigurimin e automjetit.
Gjithçka do të përcaktohet në bazë të një sistemi digjital që do të bëjë llogaritjen e primit dhe vlerën e shtuar për shkak të shkeljeve.
“Kjo do funksionojë për 2026 e në vazhdim, ku është marrë database vetëm për 2025. Pra ata që kanë bërë aksidente në 2025 do kenë atë shtesën që parashikon ligji. Ndërsa të tjerët që nuk kanë bërë aksidente dhe nuk kanë shkaktuar probleme do e paguajnë të plotë. Ai që nuk ka bërë asnjë shkelje do paguajë policën e plotë që shënon kompania“, u shpreh Gëzim Hoxha, specialist i Sigurisë Rrugore.
Por sistemi bonus malus shpërblen edhe ata drejtues mjetesh që nuk kanë shkaktuar asnjë dëm në rrugë. Por kjo do të nisë pas vitit 2027, ku për tre vite do të shihet historiku i drejtuesit të mjetit në rrugë.
“Në 2027 të gjithë fitojnë bonus ata që nuk kanë shkaktuar aksidente“, shtoi Hoxha.
Ekspertë të sigurisë rrugore thonë se ky sistem bonus malus për sigurimin e mjeteve do të ndikojë edhe në uljen e aksidenteve rrugore në vend.
“Do të rritet shkalla e përgjegjësisë dhe ndikon për mirë në aksidentet rrugore“, tha eksperti.
Aksidentet rrugore në Shqipëri vijojnë të marrin jetë njerëzish. Në 91,2 % të rasteve, ato ndodhin si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve./Tv Klan -

Nga 1 janari nis sistemi bonus-malus- Sigurimet do të përcaktohen nga profili i shoferit dhe historiku i aksidenteve
Nga 1 janari, nis sistemi bonus-malus”, sigurimet do të përcaktohen nga profili i shoferit dhe historiku i aksidenteve
Nga 1 janari 2026 hyn në fuqi sistemi bonus–malus për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve. Ky sistem parashikon që drejtuesit të paguajnë prime të diferencuara, të bazuara në historikun e dëmeve dhe përvojën në drejtim.
“Bonus-malusi është shumë i dobishëm, në radhë të parë frenon aksidentet, njerëzit bëhen më të ndërgjegjshëm” tha eksperti Gëzim Hoxha.
Eksperti Hoxha shpjegon se gjatë tre viteve të para, shoferët nuk do të mund të përfitojnë bonusin e parashikuar nga ligji.
“Ne kemi 20 vjet që paguajmë, 30 vjet që paguajmë siguracione sepse kemi 30 vjet në treg dhe i gjithë ky kontribut na ikën dëm“, theksoi ai.
Ai ngre shqetësimin për mungesën e transparencës mbi fondet që kompanitë e sigurimeve mbledhin dhe që më pas duhet t’u kthehen qytetarëve në formën e bonusit.
“Sa përqind përfitohet, kjo përqindje duhet të shpërndahet. Nëse nuk është kjo, atëherë parlamenti ka vepruar gabim. Parlamenti duhet ta kishte cilësuar: kjo shumë duhet t’u shpërndahet qytetarëve. Parlamenti duhet t’i shikojë këto gjëra dhe t’i vendosë në kushte ekuilibri”, tha eksperti.
Në përllogaritjen e re të primit do të merren parasysh jo vetëm aksidentet, por edhe fuqia motorike, mosha dhe eksperienca e shoferit, përdorimi i mjetit, qarku i regjistrimit dhe vjetërsia e makinës. Shoferët e rinj, përvoja e ulët dhe automjetet e vjetra konsiderohen rreziqe që rrisin koston e siguracionit. -

Rritja e pensioneve nga 2026, Qori: E ulët dhe është hequr bonusi
Nga 1 janari pensionet do të rriten, një rritje e cila është parashikuar edhe në projektbuxhetin e vitit 2026. Kreu i partisë ”Lëvizja Bashkë” Arlind Qori, thotë se rritja është shumë e ulët. Për të kjo është tallje me pensionistët, ndërsa theksoi se në vitin 2026 nuk do të ketë bonus për pensionistët.
”Rama ka hequr dorë nga bonusi i fundvitit. Në janar të 2026 pensionistët do të marrin një rritje të ulët. Bonusin që do të jepte në 2026 nuk do ta jap më. Në 2026 pensionistët do të marrin 300 lekë të reja më shumë në muaj, kjo është rritja sipas asaj që ka deklaruar qeveria.
Në 2025 ka qenë edhe vit elektoral dhe ka dhënë dy bonuse, kurse për 2026 nuk do të ketë bonus. Rama thotë do japim kaq në 2026 në 2027 por ne duhet që të diskutojmë buxhetin për 2026, pra s’ka bonus dhe në vend të bonusit ka një rritje modeste të pensionit mujor. Kjo është tallje me pensionistët”. -

A do ketë bonus fundviti për pensionistët në 2026? Malaj: Nuk është parashikuar, por do varet nga…
petrit malaj
TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj, foli për projektbuxhetin e vitit 2026 në Komisionin Parlamentar të Bujqësisë. I pyetur nga deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, nëse pensionistët do të marrin bonus në fundvitin që vjen, Malaj tha se një gjë e tillë nuk është parashikuar. Megjithatë, ministri i financave theskoi se përcaktuese për bonusin e dhjetorit 2026 do të jetë rritja ekonomike e vendit.
“Në varësi të rritjes ekonomike do të vendosim nëse do të japim bonus fundviti në vitin 2026. Në projektbuxhet nuk është parashikuar, por me akt normativ në varësi të rritjes ekonomike do japim bonusin. Bonusi kalkulohet në varësi të ecurisë ekonomike, dhe në atë varësi deri në fund të vitit tjetër, do të vlerësojmë nëse ekonomia ka performuar mirë patjetër që mund të japim një bonus”, tha Malaj.
Ministri i Financave ka vijuar edhe sot me prezantimin e draftit, ku ka theksuar se kryefjalë e vitit të ardhshëm janë pensionet. Malaj deklaroi se pjesë e buxhetit për herë të parë është edhe kompensimi i barnave onkologjike, përveç skemës së rimbursimit të medikamenteve me vlerë 13.5 miliardë lekë nga e cila do të përfitojnë 400 mijë qytetarë. Ndërkohë me projektbuxhetin e vitit 2026 do të rritet edhe paga për ushtarakët në Forcat e Armatosur./ZËRI
-

A do të ketë bonuse për pensionistët? Ministri Malaj zbulon planin për projektbuxhetin 2026
Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit të Ekonomisë, ku u diskutua projektbuxheti për vitin 2026, deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, pyeti ministrin e Ekonomisë, Petrit Malaj, nëse pensionistët do të përfitojnë bonus në fund të vitit të ardhshëm.
Në përgjigje, ministri Malaj tha se një bonus i tillë nuk është parashikuar në projektbuxhetin për vitin 2026, por shtoi se mundësia për dhënien e tij do të varet nga performanca e ekonomisë.
“Në varësi të rritjes ekonomike do të vendosim nëse do të japim bonus fundviti në vitin 2026. Në projektbuxhet nuk është parashikuar, por me akt normativ, nëse rritja ekonomike e justifikon, do ta japim bonusin,” – deklaroi Malaj. -

A do ketë bonus fundviti për pensionistët në 2026?/ Malaj: Do të varet nga rritja ekonomike e vendit
Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë për projektbuxhetin e vitit 2026, deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, pyeti ministrin e Ekonomisë, Petrit Malaj, nëse pensionistët do të marrin bonus në fundvitin që vjen.
Malaj tha se diçka e tillë nuk parashikohet në projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, por theksoi se përcaktuese për bonusin e dhjetorit 2026 do të jetë rritja ekonomike e vendit.
“Në varësi të rritjes ekonomike do të vendosim nëse do të japim bonus fundviti në vitin 2026. Në projektbuxhet nuk është parashikuar, por me akt normativ në varësi të rritjes ekonomike do japim bonusin”,- tha Malaj.