Tag: bonmatí

  • Aitana Bonmatí, vajza e artë që synon rekordin e Leo Messit

    Aitana Bonmatí, vajza e artë që synon rekordin e Leo Messit

    23 Shtator 2025

    13:39

    Alfred Lleshi

    Aitana Bonmatí vazhdon të shkruajë histori. Mesfushorja e Barcelonës është bërë futbollistja e parë që fiton tre “Topa të Artë” radhazi, duke u bashkuar me legjenda si Johan Cruyff, Michel Platini dhe Marco van Basten. Me këtë sukses, ajo ka barazuar rekordin e Platini (1983-1985) dhe Leo Messit (2009-2011), si të vetmit që e kanë fituar tri herë radhazi.
    Tani, objektivi i saj është të ndjekë gjurmët e Messit, i cili është i vetmi që ka triumfuar 4 herë radhazi dhe mban rekordin me 8 “Topa të Artë”. Në moshën 27-vjeçare, Aitana është në kulmin e karrierës. Në këtë sezon ka shënuar 5 gola dhe 1 asist në vetëm 4 ndeshje të ligës, duke qenë lojtare kyçe.
    Përpara saj qëndron një edicion i ngarkuar: kërkimi i titullit të 7-të radhazi në ligë, Kupës së Mbretëreshës, Superkupës dhe mbi të gjitha, një tjetër triumf në Champions. Edhe me Spanjën, sfidat janë të mëdha; “Nations League” në tetor dhe rruga drejt Botërorit 2027 në Brazil. Pyetja që mbetet është: a do të mundet Aitana ta ruajë ritmin, për të arritur rekordin e Messit?

  • ‘Topi i Artë’ për vajza/ Bonamti pritet të bëjë tris

    ‘Topi i Artë’ për vajza/ Bonamti pritet të bëjë tris

    Pas pak në Paris Çmimet e France Football. Nëse për meshkuj gara është e fortë mes Dembele dhe jamal te vajzat gara duket më e kristalizuar. Aitana Bonmati e Barcelonës është në garë për një Top të Artë të tretë. Por çmimi mund t’i shkojë edhe një lojtareje angleze, me fitoren e Arsenalit në Ligën e Kampionëve dhe fitoren e kombëtares femra angleze në Euro 2020.

    A mund të bëhet 27-vjeçarja Aitana Bonmati lojtarja e parë që arrin tregolëshin e Topit të Artë? E kurorëzuar në vitet 2023 dhe 2024, mesfushorja e FC Barcelona dhe Spanjës ka një rast të fortë për të arritur këtë arritje të paparë midis konkurenteve femra.

    E zgjedhur lojtarja më e mirë në Ligën e Kampionëve dhe më pas në Euro 2020, Bonmati është aktualisht lojtarja më e mirë në botë, por Barça e saj humbi finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit (1-0). Pa shtuar se Spanja humbi finalen e Euro 2020 ndaj Anglisë (1-1, 1-3 në penallti).

    Një ndeshje në të cilën ajo ishte mbi të tjerat, edhe nëse humbi penalltinë e saj. Në gjysmëfinale, Bonmati, e cila vuante nga meningjiti pak para fillimit të turneut, e kualifikoi ekipin e saj duke shënuar një gol të mrekullueshëm kundër Gjermanisë (1-0 në minutën e 10-të), duke konfirmuar ngritjen e saj në famë në këtë garë.

    Katalanasja do të përballet paralelisht edhe me shoqen e saj të skuadrës Aleksia Putejas (31 vjeç), e cila gjithashtu synon një kurorë të tretë pas atyre të viteve 2021 dhe 2022.

    Për t’u parë rezultati në orën 20:00 poshtë kullës ‘Ejfel’.

    Vazhdo leximin

  • Nis kampionati Europian për Femra, Topi i Artë në spital

    Mesfushorja spanjolle Aitana Bonmati gjëndët në spital pak ditë para Kampionatit Europian

    Mesfushorja e Barcelonës, 27-vjeçarja Aitana Bonmati alarmon përfaqësuesen e femrave të Spanjës. Futbollistja, e cila ka fituar Topin e Artë për dy vitet e fundit, çmimin e Lojtares së Vitit të FIFA-s në vitet 2023 dhe 2024, ndau një foto në Instagram të saj nga spitali duke parë ndeshjen miqësore të Spanjës kundër Japonisë dje.

    Ekipi kombëtar spanjoll do të niset nesër për në Zvicër ku fillon Kampionati Europian të martën, por ka shqetësime për infeksione të mundshme të mëtejshme edhe pse meningjiti viral është më pak serioz se meningjiti bakterial.“Të flasësh për meningjitin mund të jetë e frikshme, por gjithçka është nën kontroll”, tha trajnerja Montse Tome. “Aitana Bonmati është një lojtare shumë e rëndësishme për ne. Do ta presim sa më gjatë të jetë e mundur.”Lojtarja e Barcelonës i ndjeu simptomat për herë të parë të enjten ndërsa ishte në kampin stërvitor me ekipin kombëtar, dje, pas një sërë testesh, u mor vendimi për ta shtruar në spital.

    Spanja do të nisë aventurën europiane përballë me Portugalinë (21:00) ditën e mërkurë në Bernë të Zvicrës./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Panik për kombëtaren e Spanjës! Fituesja e Topit të Artë shtrohet në spital, rrezikon pjesëmarrjen në Europian

    Panik për kombëtaren e Spanjës! Fituesja e Topit të Artë shtrohet në spital, rrezikon pjesëmarrjen në Europian

    Mesfushorja e njohur spanjolle, Aitana Bonmatí, është shtruar në spital pasi u diagnostikua me meningjit viral, vetëm pak ditë përpara se Kombëtarja e Spanjës të niset drejt Zvicrës për Kampionatin Evropian të femrave.

    Bonmatí, 27 vjeç, ka fituar Topin e Artë për dy vite radhazi dhe është shpallur Lojtarja më e mirë e vitit nga FIFA në 2023 dhe 2024. Ajo ndau një foto në Instagram nga shtrati i spitalit, teksa ndiqte miqësoren e Spanjës kundër Japonisë.
    Simptomat e para mesfushorja e Barcelonës i ndjeu të enjten gjatë një aktiviteti rekreativ me skuadrën kombëtare. Pas një sërë testesh mjekësore, mjekët vendosën që të dielën ta shtrojnë në spital për trajtim të mëtejshëm.
    Trajnerja e Spanjës, Montserrat Tomé, konfirmoi diagnozën dhe tha se situata është nën kontroll: “Të flasësh për meningjit mund të jetë e frikshme, por mjekët na kanë siguruar që gjithçka është nën mbikëqyrje të rreptë. Aitana është një lojtare shumë e rëndësishme për ne dhe do ta presim sa më gjatë që të jetë e mundur,” tha ajo.
    Skuadra spanjolle pritet të udhëtojë nesër drejt Zvicrës, ku të mërkurën nis zyrtarisht Euro 2025. Megjithëse meningjiti viral është më pak i rrezikshëm sesa forma bakteriale, ka shqetësime për shëndetin dhe izolimin e pjesës tjetër të ekipit, për të shmangur ndonjë shpërthim të mundshëm infeksionesh.
    Për momentin, nuk ka një afat zyrtar për rikthimin e Aitana Bonmatí në fushë.

    Top Channel