Tag: bombola

  • Shpërthen bombola e gatimit, përfshihet nga flakët banesa, plagoset gruaja në Librazhd

    Shpërthen bombola e gatimit, përfshihet nga flakët banesa, plagoset gruaja në Librazhd

    Një shpërthim nga një bombol gazi ka ndodhur këtë të mërkurë, në një banesë në Librazhd, ku si pasojë ka mbetur e plagosur një grua. Sipas policisë është lënduar lehtë shtetasja B. D., si dhe janë shkaktuar dëme materiale në banesë.
    “Në lagjen nr.1, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit, ka rënë zjarr në banesën e marrë me qira nga shtetasi G. B., 37 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasja B. D. dhe janë shkaktuar dëme materiale në banesë.”, bën me dije policia.

  • Përfshihet nga flakët banesa në Librazhd nga bombola e gazit, lëndohet një grua

    Përfshihet nga flakët banesa në Librazhd nga bombola e gazit, lëndohet një grua

    Një banesë është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të mërkure në lagjen nr.1 të qytetit të Librazhdit.
    Shkak për zjarrin është bërë një bombël gazi e cila ka shpërthyer brenda banesës dhe kjo e fundit është përfshirë nga flakët.
    Si pasojë e shpërthimit ka mbetur e lënduar një banore, e cila ndodhej në banesë në momentin e shpërthimit të zjarrit, ndërsa janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.
    “Në lagjen nr.1, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit, ka rënë zjarr në banesën e marrë me qira nga shtetasi G. B., 37 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasja B. D. dhe janë shkaktuar dëme materiale në banesë”,- njoftoi Policia.

  • Rrjedh bombola e gazit, përfshihet nga flakët banesa në Librazhd, lëndohet një grua

    Rrjedh bombola e gazit, përfshihet nga flakët banesa në Librazhd, lëndohet një grua

    Librazhd/
    Në lagjen nr.1, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit, ka rënë zjarr në banesën e marrë me qira nga shtetasi G. B., 37 vjeç.
    Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasja B. D. dhe janë shkaktuar dëme materiale në banesë.

    Top Channel

  • Shpërthen bombola e gazit në Librazhd, plagoset një grua

    Shpërthen bombola e gazit në Librazhd, plagoset një grua

    Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen numër 1 të Librazhdit. Si pasojë, ka mbetur e dëmtuar një person.

    Njoftimi i policisë:

    Librazhd/ Në lagjen nr.1, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit, ka rënë zjarr në banesën e marrë me qira nga shtetasi G. B., 37 vjeç.

    Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasja B. D. dhe janë shkaktuar dëme materiale në banesë.

  • Zjarr në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit në një shtëpi

    Zjarr në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit në një shtëpi

    Një bombol gazi ka shpërthyer mbëmjen e sotme në një banesë në Memaliaj. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në banesën e Aristill Laskas, i cili sipas jeton i vetëm.
    Pas shpërthimit të bombolës së gazit, flakët kanë përfshirë tendën e ballkonit.
    Siç raportohet, ai kishte vendosur ushqimin për gatim dhe është larguar për pak kohë nga shtëpia.
    Më pas, komshinjtë, kanë vënë re tym të dendur që dilte nga ballkoni dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës.
    Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e sakta të zjarrit.

  • Hodhën në erë me bombola gazi shtëpinë dhe vranë 3 efektivë, si e përsëritën skenarin vëllezërit italianë, refuzuan t’i “dorëzohen” përmbarimit

    Hodhën në erë me bombola gazi shtëpinë dhe vranë 3 efektivë, si e përsëritën skenarin vëllezërit italianë, refuzuan t’i “dorëzohen” përmbarimit

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vernona të Italisë, ku tre efektivë kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur, pas hedhjes në erë të një banesë me bombola gazi.

    Mediat italiane raportojnë se efektivët kishin shkuar në një banesë  të tre vëllezërve, për t’i larguar ata përmes procedurës së përmbarimit. Ata kanë refuzuar që të largohen, duke lënë hapur dhe më pas shpërthyer disa bombola gazi.
    Nga shpërthimi i fuqishëm menjëherë sapo policia u fut në banesë, kanë humbur jetën tre efektivë dhe 15 të tjerë mbetën rëndë të plagosur.
    Por kjo ngjarje nuk ishte ‘skenar’ i panjohur për policinë. Sipas ‘Corriere’, një vit më parë tre vëllezërit kishin kërcënuar përmbaruesit se nëse futen në banesë, do t’i hedhin në erë.
    Franco dhe Maria Luisa Ramponi kërcënuan me aktin e çmendur që ata kryen sot, se ishin përgatitur të hidhnin veten në erë së bashku me fermën e tyre shekullore në Castel D’Azzano , ku jetonin dhe punonin së bashku.
    Në atë rast, ata  u shpëtuan nga zjarrfikësit, të cilët i evakuuan dhe shmangën tragjedinë, teksa ata kishin hipur në çatinë e ndërtesës me një bombol benzine me vete, ndërsa kishin hapur gazin brenda ndërtesës dhe kishin mbyllur të gjitha dyert dhe dritaret, gati për të hedhur në erë të gjithë strukturën.
    Thuhet se problemet familjare qëndrojnë pas tentativës së vetëvrasjes së tyre, e cila përfshinte edhe hedhjen në erë të fermës së tyre.
    “Ne ishim gati të hidheshim në erë, në fund të fundit, kjo është ajo që ata duan”, shpjegoi Maria Luisa në atë kohë, duke theksuar se si filloi e gjithë kjo çështje në vitin 2014, kur vëllai tjetër, për shkak të një sërë borxhesh të akumuluara, dyshohet se mori një kredi hipotekare duke falsifikuar firmën e një anëtari të familjes.
    Në vitin 2019, ai pranoi gjithçka para të afërmve, duke u paraqitur vetë te forcat e rendit në vitin 2021. Ndërkohë, megjithatë, ndërtesat dhe toka u sekuestruan.
    Në 2024 dy vëllezërit, pasi kishin paralajmëruar se nuk do të largoheshin dhe se ishin gati të bënin gjithçka për të shmangur largimin nga prona, i kishin mbushur dhomat me gaz, duke mbyllur dyert dhe dritaret.
    E njëjta skenë, këtë herë me një epilog dramatik, u përsërit orët e para të kësaj të marte.

    Top Channel

  • Shpërthen bombola e gazit në Has, plagoset pronarja e banesës

    Shpërthen bombola e gazit në Has, plagoset pronarja e banesës

    Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:00, në qytetin e Krumës, Has, në depon e një banese.
    Si pasojë e shpërthimit, autoritetet raportojnë se ka mbetur e plagosur pronarja e banesës, shtetasja Sh. D., e cila po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, janë shkaktuar dëme materiale në banesë dhe në një objekt në afërsi.
    Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

  • Has/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, një e plagosur

    Has/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, një e plagosur

    Rreth orës 09:00, në qytetin e Krumës, në depon e banesës së shtetases Sh. D., dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.
    Si pasojë është dëmtuar shtetasja Sh. D., e cila po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, si dhe janë shkaktuar dëme materiale në banesë dhe në një objekt në afërsi.

    Top Channel

  • Panik në Itali/ Shqiptari tentoi të hidhte në erë ndërtesën me bombola gazi. Dyshohet se..

    Panik në Itali/ Shqiptari tentoi të hidhte në erë ndërtesën me bombola gazi. Dyshohet se..

    Një ngjarje e tensionuar u regjistrua mbrëmjen e së martës në qytetin Acate të Siçilisë, ku një shtetas shqiptar kërcënoi se do të shpërthente një ndërtesë duke përdorur bombola gazi.
    Sipas mediave italiane, shqiptari dyshohet të ketë probleme me shëndetin mendor.
    Për të parandaluar tragjedinë, në vendngjarje ndërhynë menjëherë gjashtë karabinierë, të cilët arritën ta neutralizonin dhe ta çonin shqiptarin për trajtim në një klinikë të specializuar shëndetësore.
    Banorët dhe kalimtarët që panë situatën u alarmuan nga kërcënimet dhe paniku që përhapën bombolat e gazit në ndërtesë.
    Fatmirësisht, përveç frikës dhe shqetësimit, nuk raportohet për persona të lënduar.