Tag: bombë

  • Japonezi që u shpëtoi dy shpërthimeve bërthamore

    Japonezi që u shpëtoi dy shpërthimeve bërthamore

    Më 6 gusht 1945 një bombë atomike shpërtheu sipër qytetit japonez të Hiroshimës, duke vr arë afërsisht 130,000 njerëz. Ndër të mbijetuarit ishte Tsutomu Yamaguchi, i cili ndodhej në qytet për biznes. Ai ishte tre kilometra (1.8 milje) nga qendra e shpërthimit.

    Tsutomu pësoi djegie serioze në anën e majtë, dëmtoi daullet e veshit dhe u verbua përkohësisht. Ai pushoi atë natë në një vendstrehim nga sulme ajrore, por u ndje mjaft mirë për të udhëtuar në shtëpi ditën tjetër … në Nagasaki. Tsutomu ishte kthyer në punë më 9 gusht 1945 kur një bombë bërthamore u hodh në Nagasaki.

    Rreth 50,000 njerëz vdiqën në atë sulm. Për mrekulli, Tsutomu Yamaguchi shpëtoi edhe një herë nga vdekja. I vetmi person që i mbijetoi dy sulmeve bërthamore, ai jetoi deri në vitin 2010, në moshën 93 vjeç. / bota.al

  • Bomba që na mban peng, 80 vite nga katastrofa bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki

    Bomba që na mban peng, 80 vite nga katastrofa bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki

    Ka një përvjetor që rëndon më shumë se plumbi. Tashmë kanë kaluar 80 vjet nga Hiroshima. Koha kalon, por krateri mbetet. Dhe çdo “bombë” e përmendur pa mend e hap sërish atë plagë. Sepse Hiroshima nuk është vetëm një qytet, është një pikë kthese për njerëzimin.
    Para saj, fizika ishte lojë, habi, bukuri. Pas saj, u kthye në frikë, faj dhe përgjegjësi.
    Fizika lindi për të kuptuar si funksionon bota. Nga molla e Njutonit, te kuantet e Plankut, një dashuri për ligjet e padukshme të universit. Shkenca që ndërton ura për të kuptuar, u përdor për të ndërtuar armë që i shkatërruan ato ura.
    Kur teoria u bë zjarr
    Në Projektin “Manhattan”, fizikantët që ishin mësuar të punonin me simbole dhe grimca, përjetuan një ndjesi marramendjeje: kur teoria u bë zjarr, kur hipoteza krijoi një krater real. Disa u penduan. Disa kërkuan që bomba të hidhej në det, vetëm për qëllim demostrimi (83% e shkencëtarëve e mbështetën këtë). Por nuk ishin ata që vendosën.
    Fizikanët patën vizionin. Politikanët, vullnetin. Ushtarakët, veprimin. Rezultati: një humnerë në besimin ndaj shkencës.
    Dhe kur vë në lëvizje diçka që s’mund ta ndalosh më, përgjegjësia nuk humbet mes faqeve të librave.
    6 gusht 1945, ora 8:15.
    Një qytet zgjohet. Por jo të gjithë arrijnë ta pijnë kafen. Një ditë e kthjellët, qielli i pastër. Pastaj, një dritë e gabuar. Jo nga dielli, por nga dora e njeriut. “Little Boy” bie. Por nuk është fëmijë. Është një bombë me uranium, e projektuar nga mendjet më të ndritura, me një naivitet që tremb.
    Dhjetëra mijëra të vdekur në Hiroshima dhe Nagasaki. Trupa të avulluar. Hije të mbetura në mure. Çelësa në bravë, por shtëpitë nuk ekzistojnë më.
    Për herë të parë, njerëzimi pa çfarë ndodh kur fizika kuantike takohet me synimin për të vrarë.
    Një zgjedhje, jo një gabim
    Hiroshima nuk ishte gabim. Ishte zgjedhje. Një demonstrim i qartë që njeriu është në gjendje të shkatërrojë gjithçka, madje edhe veten, me saktësi matematikore.
    Mushroom cloud-i nuk solli vetëm shkatërrim fizik. Ai ndryshoi kuptimin e vetë shkencës. Që atëherë, çdo formulë shoqërohet me pyetjen: “Çfarë përdorimi do t’i japim?”
    Sot, e njëjta pyetje po ngrihet për inteligjencën artificiale.
    Paradoksi grotesk: Bomba që shpëtoi jetën
    Dhe këtu nis pjesa më groteske e historisë: ajo bombë që vrau qindra mijëra të pafajshëm, përfundimisht shpëtoi miliona gjatë Luftës së Ftohtë. Sepse pas Hiroshimës dhe Nagasakit, askush nuk guxoi ta përdorte më.
    E ndërtuan. E testuan. E shfaqën. Por nuk e hodhën më. Sepse kur e ke ti dhe e kam edhe unë, dhe të dy jemi mjaftueshëm të çmendur… ndoshta rrimë të qetë.
    E quajtën “shkatërrim i ndërsjellë i sigurt”, një emër i butë për një çmenduri të përbashkët.
    Dhe ja ku jemi: prej 80 vitesh jetojmë në një ekuilibër të paqëndrueshëm, të mbajtur jo nga dialogu, por nga terrori. Bomba nuk është më vetëm armë, është kërcënim për të na mbajtur gjallë. Nuk është paqe. Është mbajtje fryme.
    Kur emri i bombës shqiptohet me buzëqeshje
    Sot, 80 vjet më pas, ende ka liderë që e përmendin “bombën atomike” me të njëjtën lehtësi si një pajisje të re shtëpiake. Trump e ka bërë disa herë, si president dhe më pas si “influencer i katastrofës”.
    Putini e trajton si kafshë shtëpiake që mund ta mësojë të sulmojë.
    Kim Jong-un e shëtit si tortë ditëlindjeje që shpërthen kur e do ai.
    Dhe liderë të vegjël (që duan të bëhen të mëdhenj) e ëndërrojnë bombën siç ëndërroheshin motorët “Vespa” në vitet ’60.
    Pse e bëjnë këtë? Sepse bomba ngjall frikë. Dhe frika është pushtet. Ta përmendësh, ta lëshosh nëpër gazeta, e pastaj ta fshehësh sërish, kjo është mënyra më e mirë për të kontrolluar botën. Të kujtojnë se dikush ka ende gishtin mbi buton. Që jemi të gjithë pengje. Që duhet të rrijmë urtë. Të mos shqetësojmë “shoferin”.
    Një apel që vlen edhe sot
    Në vitin 1955, Bertrand Russell dhe Albert Einstein shkruan një manifest. Jo me armë. Jo me shifra. Por me arsyen. Ata i bënë thirrje njerëzimit:
    “Na pret përpara një progres i vazhdueshëm, nëse e duam, në lumturi, njohuri dhe mençuri. Apo do të zgjedhim vdekjen, vetëm sepse nuk dimë të zgjidhim mosmarrëveshjet tona? Ju bëjmë thirrje si qenie njerëzore: kujtoni njerëzimin tuaj dhe harroni gjithçka tjetër. Nëse e bëni këtë, rruga do të hapet drejt një parajse të re, nëse jo, ju pret rreziku i vdekjes universale.”
    Edhe sot ia vlen ta firmosim këtë apel. Unë e bëj.
    Çfarë kemi mësuar në 80 vjet?
    Që shkenca mund të shpëtojë ose të shkatërrojë, varet nga dora që e përdor.
    Që forca e vërtetë nuk matet me volumin e armëve, por me masën e njerëzores që kemi brenda vetes.
    Dhe mbi të gjitha, që jo gjithçka që mund të bëjmë… duhet ta bëjmë.

  • Video/ “Kam bombë, Allahu Akbar!”, kaos në fluturimin nga Londra për në Belfast, 41-vjeçari kërcënon pasagjerët në avion dhe Presidentin Trump

    Video/ “Kam bombë, Allahu Akbar!”, kaos në fluturimin nga Londra për në Belfast, 41-vjeçari kërcënon pasagjerët në avion dhe Presidentin Trump

    Një incident i rëndë ndodhi në fluturimin easyJet 609, i cili ishte nisur nga Londra Luton me destinacion Belfastin, por u detyrua të bënte një ulje emergjente në Aeroportin e Glasgow, pas një kërcënimi të frikshëm për bombë.

    Një 41-vjeçar, i cili ndodhej mes pasagjerëve, pretendoi se kishte një bombë në bord, duke bërtitur “Allahu Akbar” dhe duke kërcënuar Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, i cili ndodhej këtë të diel në Skoci për një vizitë jozyrtare.
    Menjëherë pas kësaj deklarate, ai u fut në tualetin e avionit, çka shkaktoi alarm të menjëhershëm në bord.
    Pasagjerët treguan guxim dhe gjakftohtësi, duke e kapur burrin sapo doli nga tualeti dhe e mbajtën të shtrirë në dysheme deri në momentin që avioni u ul në Glasgow dhe forcat e sigurisë ndërhynë.

    🚨 An EasyJet flight from London Luton to Glasgow has been diverted and is currently parked on a remote stand at Glasgow Airport due to a passenger making bomb threats on board.
    The aircraft, an Airbus A319 (G-EZAN), declared an emergency (squawk 7700) shortly before landing. pic.twitter.com/TfUSfZmwqJ
    — Intel Tower🗽 (@inteltower) July 27, 2025

    Policia e Skocisë konfirmoi më pas se nuk u gjet asnjë lëndë eksplozive në avion dhe se personi i arrestuar ka vepruar i vetëm. Motivi i tij nuk është ende i qartë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar gjendjen e tij mendore dhe rrethanat e ngjarjes.
    Fluturimi u anulua përfundimisht dhe pasagjerët u sistemuan në itinerare të tjera.
    Incidenti vjen në një kohë të ndjeshme sigurie në Skoci për shkak të pranisë së ish-presidentit amerikan.

    Top Channel

  • Bombë në banesën e Elvis Demçes, kush po e kërcënon “Mbretin” e mafias shqiptare?

    Bombë në banesën e Elvis Demçes, kush po e kërcënon “Mbretin” e mafias shqiptare?

    Një mjet shpërthyes i improvizuar, i gjetur më 15 korrik vetëm pak metra larg banesës së familjes së Elvis Demçes, ka ndezur sërish alarmet në kryeqytetin italian. Bomba, e cila për fat nuk shpërtheu, u zbulua nga bashkëshortja e Demçes dhe është parë menjëherë si një mesazh i qartë: Armëpushimi mes bandave rivale në Romë ka përfunduar.
    Demçe, i njohur si një nga figurat më të errëta të mafies shqiptare në Itali, ndodhet aktualisht i burgosur në Ascoli, por vijon të jetë një emër kyç në zhvillimet e botës së krimit në kryeqytet. Vetëm një ditë para incidentit, Njësia Hetimore e Karabinierëve kishte goditur rrjetin e tij, duke zbuluar se ai, nga burgu, jepte urdhra për rrëmbime personash me qëllim shantazhimin e ish-bashkëpunëtorëve.
    Në fokus të konfliktit që po përshkallëzohet është Fabrizio Fabietti, një ish-aleat i Demçes, sot rival. Sipas hetimeve, grupet që ai po përdor për të realizuar këto rrëmbime përfshijnë edhe elementë të rrezikshëm nga Amerika Latine dhe Shqipëria, të njëjtët që më 11 maj 2024 tentuan të eliminojnë Giancarlo Tei, një figurë e njohur e trafikut të drogës në Tor Bella Monaca.
    Përplasjet janë përshkallëzuar muaj pas muaji. Dy muaj pas atentatit ndaj Teit, një tjetër bombë tronditi lagjen Borghesiana, duke shkatërruar apartamentin e një tuniziani me lidhje me grupin shqiptar.
    Gjithçka duket si një vazhdim i luftës së brendshme brenda asaj që dikur ishte struktura e fuqishme e Ponte Milvios, e drejtuar nga famëkeqi Fabrizio Piscitelli, i njohur si “Diabolik”, i vrarë në gusht 2019. Pas vrasjes së tij, ekuilibrat kriminalë në Romë u thyen dhe aleancat filluan të shpërbëhen me dhunë.
    Prokuroria Antimafia po heton në heshtje, duke mbajtur nën vëzhgim zhvillimet e fundit. Emri i Demçes përmendet shpesh në lidhje me ngjarje të dhunshme, nga rrëmbimet, tek atentatet dhe ekzekutimet ende të pazbardhura. Ai vetë mohon çdo përfshirje dhe ka distancuar veten nga përplasjet me rivalët, përfshirë edhe Giuseppe Molisso-n, i lidhur me klanin e Michele Senese-s.
    Por lista e armiqve të tij është e gjatë. Në të përfshihet edhe Ermal Arapaj, një tjetër shqiptar, dikur aleat, sot kundërshtar, si dhe emra të tjerë të botës së nëndheshme që rivalizojnë për kontrollin e rrjeteve të drogës në kryeqytet.
    Në qendër të dyshimeve është sërish Giancarlo Tei – një figurë që përfaqëson nyjen mes grupeve kalabreze dhe shqiptarëve në Romë. Të njëjtët njerëz që tentuan atentatin ndaj tij, tani rezultojnë të përfshirë në rrëmbimet e urdhëruara nga Demçe.
    Në rrugë, mjafton një emër i përfolur ose një aleancë e prishur për të nisur një hakmarrje. Këtë herë, sinjali ishte një bombë përpara derës së një shtëpie ku jetojnë edhe fëmijët e bosit shqiptar.
    Roma, edhe një herë, ndodhet mbi një fuçi baruti. Dhe heshtja është vetëm pamja e jashtme e një lufte që vijon në hije.

  • Brenda kishte dhe fëmijët/ Bombë në shtëpinë e bosit Elvis Demçe; kush po kërcënon ‘Zotin’ e mafies shqiptare?

    Brenda kishte dhe fëmijët/ Bombë në shtëpinë e bosit Elvis Demçe; kush po kërcënon ‘Zotin’ e mafies shqiptare?

    Elvis Demçe

    ITALI- Një mjet shpërthyes artizanal, gati për të plasur, u la vetëm pak metra larg banesës së familjes së Elvis Demçes. Është një mesazh. Dhe vërteton se armëpushimi, nëse ka pasur ndonjëherë një të tillë, ka mbaruar. Lufta midis mafies së re romane ka pushuar së qeni e heshtur prej kohësh. Ajo nuk njeh më rregulla. As ato të pashkruarat. Sepse ajo bombë ishte vendosur në “zemër” të shtëpisë së shefit shqiptar, aktualisht i ndaluar në Ascoli Piceno. Atje ku jetojnë edhe fëmijët e tij. Ngjarja ndodhi më 15 korrik. Një ditë pasi operacioni i Njësisë Hetimore të Karabinierëve zbuloi frontin e ri: Demce, nga burgu, po urdhëronte rrëmbime për të marrë informacion mbi një ish-bashkëpunëtor të shndërruar në rival, Fabrizio Fabietti. Dhe ai po i drejtohej një bande amerikano-jugore dhe shqiptarësh, të njëjtëve që më 11 maj 2024, u përpoqën të vrisnin shefin Giancarlo Tei, nga Tor Bella Monaca, një vend ku mbiemrat kanë më shumë rëndësi se kodet. Pas asaj tentative vrasjeje,një bombë shpërtheu në apartamentin në Borghesiana ku jetonte një kriminel tunizian me lidhje me shqiptarët.
    Që nga ai moment, harta e krimit roman është bërë përsëri fluide. Kufijtë midis aleancave dhe tradhtive janë thyer. Lajmet tregojnë pjesën tjetër: armiqësi, të shtëna, tentativa vrasjeje, bomba. Roma digjet nën hirin e një paqeje kriminale të paparë më parë. Së pari vjen lajmi i hetimit ndaj Demçes dhe urdhrave të tij nga burgu. Pastaj, njëzet e katër orë më vonë, u gjet bomba: e hedhur nën derën e përparme, me një fitil që nuk e bëri punën e saj, e gjetur nga gruaja e shqiptarit.
    Zyra e antimafias vëzhgon në heshtje, por me vëmendje. Sepse në Romë, rastësitë rrallë janë thjesht rastësi. Dhe sepse leximi i intrigave të krimit lokal është bërë një ushtrim kompleks.
    Demçe ka më shumë se një armik. 
    “Kam pikturuar një tablo që do ta kuptoni vetëm pasi të ndodhë… gjithçka është bërë tashmë, ata thjesht nuk e dinë ende,” tha ai disa kohë më parë. Magjistratët mendojnë se ai po i referohej një lufte tjetër. Atë me Giuseppe Molisso-n, një figurë historike për klanin e Michele Senese-s. Por Demçe nuk ka frikë prej tij.
    “Çfarë xhaxhai Michele… kush dreqin e ka parë ndonjëherë?,”- shkroi ai në një bisedë të përgjuar. Ai, megjithatë, nuk e “njeh” atë bisedë. Në më shumë letra të dërguara kësaj gazete, ai mohon çdo përgjegjësi dhe mohon çdo urrejtje ndaj “Zotit Michele Senese”.
    Por lista nuk mbaron me Molisso-n. Ka Leandro Bennaton, ka Ermal Arapajn – një shqiptar si ai, tani një armik. Vite më parë, ata luftuan për sheshet e trafikut të drogës me bomba dhe zjarr. Pastaj nisën arrestimet. Tani prushi po digjet përsëri nën hi.
    Emri Elvis Demçe shfaqet kudo që flitet për zjarr, dhunë dhe dominim. Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme: ka një emër tjetër, të pëshpëritur, por ndoshta pistë më e besueshme. Një lidhje midis klaneve kalabreze dhe shqiptarëve të Ponte Milvio, midis të cilëve vetë Demçe ishte aktiv. Edhe këtu, dyshimet po shumëfishohen. Të njëjtët burra që, një vit më parë, u përpoqën ta vrisnin Tein, tani janë të listuar midis rrëmbyesve nën urdhrat e shefit shqiptar.
    Drejtësia ka nevojë për prova. Mjafton një emër i pëshpëritur. Një aleancë e prishur. Një bombë përpara shtëpisë./ZËRI
    Marrë nga LaRepublicca

  • Sulm me bombë në shtëpinë e bosit Elvis Demce: hetime për të gjetur se kush po e kërcënon “Zotin” e mafias shqiptare

    Sulm me bombë në shtëpinë e bosit Elvis Demce: hetime për të gjetur se kush po e kërcënon “Zotin” e mafias shqiptare

    Një mjet shpërthyes artizanal, gati për të plasur, u la vetëm pak metra larg banesës së familjes së Elvis Demçes. Nuk është vetëm një kërcënim. Është një mesazh i qartë: armëpushimi, nëse ndonjëherë ka ekzistuar, ka përfunduar. Lufta mes grupeve kriminale të mafies së re romake nuk është më e heshtur. Nuk njeh më as rregulla – madje as ato të pashkruarat. Sepse ajo bombë u vendos në zemër të jetës private të bosit shqiptar, i cili aktualisht ndodhet i burgosur në Ascoli. Pikërisht aty ku jetojnë edhe fëmijët e tij.
    Ngjarja ndodhi më 15 korrik, një ditë pas operacionit të Njësisë Hetimore të Karabinierëve që zbardhi një front të ri: nga burgu, Demçe jepte urdhra për rrëmbime personash me qëllim marrjen e informacioneve mbi një ish-partner të kthyer në rival, Fabrizio Fabietti. Për të realizuar këtë, ai mbështetej te një grup i përzier latino-amerikanësh dhe shqiptarësh – të njëjtët që më 11 maj 2024 tentuan të vrisnin shefin e trafikut në zonën e Tor Bella Monaca, Giancarlo Tei, një vend ku mbiemrat vlejnë më shumë se numrat e identitetit.
    Pas këtij atentati, pikat e shpërndarjes së drogës në qytet u ndezën nga tensionet. Dy muaj më vonë, një bombë shpërtheu në një apartament në Borghesiana, ku banonte një i dënuar tunizian i lidhur me grupet shqiptare.
    Jemi përballë një përplasjeje të vjetër mes mbetjeve të grupit kriminal të Ponte Milvio – grup që më parë drejtohej nga Fabrizio Piscitelli, i njohur si “Diabolik”, i vrarë me një plumb pas koke më 7 gusht 2019, në mes të ditës, në Parkun e Ujësjellësve të Romës.
    Që prej asaj dite, harta e krimit në Romë është bërë fluide, e paparashikueshme. Kufijtë mes aleancave dhe tradhtive janë zhdukur. Kronikat e përditshme tregojnë pjesën tjetër të historisë: përplasje, të shtëna me armë, tentativa vrasjesh, eksplozivë. Roma po digjet mbi hirin e një paqeje kriminale që kurrë nuk u nënshkrua vërtet.
    Fillimisht u publikuan lajmet për hetimet mbi Demçen dhe urdhrat e tij nga burgu. Vetëm një ditë më pas shpërtheu bomba – e hedhur para portës së banesës, me një fitil që për fat nuk funksionoi siç duhej. Ishte gruaja e Demçes që e gjeti. Prokuroria Antimafia ndjek situatën në heshtje, por me shumë vëmendje. Sepse në Romë, rastësitë rrallëherë janë vërtet të tilla. Dhe sepse deshifrimi i skemave të krimit të organizuar është bërë gjithnjë e më i ndërlikuar.
    Demçe ka më shumë se një armik – aq sa edhe planet që ka ndërtuar. “Kam ndërtuar një film që ti do ta kuptosh vetëm kur të ndodhë gjithçka… gjithçka është gati, vetëm se ata ende nuk e dinë”, kishte thënë dikur. Prokurorët dyshojnë se i referohej një tjetër lufte: asaj me Giuseppe Molisso, një figurë e rëndësishme e klanit të Michele Senese. Por Demçe nuk duket se e tremb. “Çfarë xhaxhi Michele… kush dreqin e ka parë ndonjëherë…”, shkruante në një bisedë të përgjuar. Megjithatë, ai nuk e njeh si të vetën këtë bisedë. Në disa letra të dërguara në redaksi, ai ka mohuar çdo përgjegjësi apo konflikt ndaj “Zotit Michele Senese”.
    Lista e armiqve nuk përfundon me Molisso. Aty përfshihen edhe Leandro Bennato dhe Ermal Arapaj – edhe ky shqiptar, sot armik i Demçes. Disa vite më parë, ata përplaseshin për kontrollin e pikave të drogës, me bomba dhe armë. Pastaj erdhën arrestimet. Por tani, zjarri po rindez flakët e vjetra nën hi.
    Emri i Elvis Demçes del kudo ku ka flakë, dhunë dhe dominim. Ka viktima të rrëmbimeve, të afërm të të zhdukurve, dhe miq të të vrarëve. Si Francesco Vitale, një DJ nga Bari, i cili u hodh nga ballkoni i një pallati në Magliana, teksa përpiqej të shpëtonte nga një rrëmbim. Zyrtarisht, Demçe nuk ka lidhje me ngjarjen. Por në rrugë, mes klaneve, e vërteta është tjetër. Dhe përhapet më shpejt se provat.
    Dhe së fundmi, një tjetër emër përmendet – me zë të ulët, por gjithnjë e më shpesh: Giancarlo Tei. Kreu i padiskutueshëm i një prej pikave më fitimprurëse të trafikut në Tor Bella Monaca. Një figurë urëlidhëse mes klaneve kalabreze dhe shqiptarëve të Ponte Milvio, ku dikur bënte pjesë edhe Demçe. Dyshimet janë të shumta. Të njëjtët persona që një vit më parë tentuan të vrisnin Tein, sot figurojnë të përfshirë në rrëmbime, nën urdhrat e bosit shqiptar.
    Drejtësisë i duhen prova. Në rrugë, mjafton një emër i pëshpëritur. Një aleancë e prishur. Një bombë para shtëpisë./ La Repubblica

  • Alarmohet në mesnate klubi i natës/ Policia kërkime intensive pas raportimeve për bombë, rezulton…

    Alarmohet në mesnate klubi i natës/ Policia kërkime intensive pas raportimeve për bombë, rezulton…

    Një alarm për bombë ka përhapur panik në mesnatë një një klub nate të njohuRr në Prishtinë. Mësohet se alarmi ka ardhur pak para se reperi i njohur Noizy do të performonte në atë klub nate. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 të mëngjesit të së mërkurës dhe të pranishmit janë larguar menjeherë nga klubi i natës.
    Policia sapo ka marrë informacionet në lidhje me ngjarjen kanë shkuar në klubin e natës dhe kanë nisur kërkimet. Në vendin e ngjarjes mbërritën njësitë e specializuara për menaxhimin e mjeteve shpërthyese dhe njësinë K9 me qen gjurmues.
    Pas kontrolleve të imtësishme u zbulua se alarmi ishte i rremë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci theksoi se rasti është referuar tek prokurori dhe hetuesit policorë do të vazhdojnë procedurat hetimore për të sqaruar rrethanat dhe burimin e informacionit.

  • Alarm për bombë në Prishtinë, anulohet koncerti i Noizyt!

    Alarm për bombë në Prishtinë, anulohet koncerti i Noizyt!

    Rap-artisti Noizy ishte planifikuar të performonte mbrëmjen e së martës në një nga klubet më të njohura të Prishtinës, por gjithçka u anulua në moment të fundit.
    Shkak? Një paralajmërim për mjet shpërthyes që rezultoi alarm i rremë.
    Klubi reagoi në rrjete sociale, duke bërë të ditur se kishte bashkëpunuar me autoritetet dhe pas kontrolleve të plota, nuk u gjet asgjë, as brenda, as jashtë ambientit.

  • Shakaja për bombë në avion, i riu përfundon në pranga

    Shakaja për bombë në avion, i riu përfundon në pranga

    Bota E Enjte, 17 Korrik 2025 20:00
    Një 16-vjeçar shkaktoi panik në avionin ”Spirit Airlines”. Ai bëri një shaka të papërshtatshme duke thënë se kishte bombë, ndërsa po përgatitej të nisej nga aeroporti i Fort Lauderdale drejt Kansas City, të hënën pasdite.
    Shakanë e dëgjuan pasagjerë dhe stjuardesa të fluturimit 1332, të cilët e raportuan menjëherë si kërcënim për sigurinë. Si rezultat, avioni i mbushur me pasagjerë u devijua në një cep të aeroportit, nga frika se mund të kishte një shpërthim.

    Sherifi i Qarkut Broward dhe forcat e rendit u ngjitën në bord dhe arrestuan adoleshentin. Pasi u konstatua se nuk kishte bombë, pasagjerët u zbarkuan dhe fluturimi u nis me vonesë drejt Misurit.
    Ai ishte me pushime me miqtë në Florida, u dërgua në qendrën e të miturve dhe u paraqit në gjykatë të martën. Babai i tij, Phillip Schmidt, u paraqit përmes video-lidhjes nga një kantier ndërtimi dhe kërkoi mëshirë nga gjykata.

  • Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës, Kurti e Sveçla njëzëri: Kërcënimi erdhi nga Serbia

    Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës, Kurti e Sveçla njëzëri: Kërcënimi erdhi nga Serbia

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për herë të parë në lidhje me kërcënimin me bombë që ndodhi ditën e djeshme para seancës së mesditës në Kuvendin e Kosovës, e që rezultoi i rremë.
    Ai ka shpërndarë në rrjetin social Facebook, një postim të ministrit të Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ku ky i fundit sqaron se institucionet e sigurisë e kanë cilësuar kërcënimin me bombë, si sulm hibrid me origjinë nga Serbia.
    “Përgëzoj institucionet shtetërore për reagimin e shpejtë dhe profesional”, shkruan Kurti, teksa shton se “konfirmimi se ky kërcënim e ka origjinën në Serbi dëshmon edhe një herë luftën aktive hibride të Serbisë ndaj vendit tonë”.
    Sakaq, në postimin e tij, Sveçla pretendon se kërcënimi i djeshëm ndaj tempullit të demokracisë së Kosovës, është bërë nga një numër telefoni i regjistruar në Serbi, konkretisht nga kompania telefonike MTS, dhe përdoruesi i tij është identifikuar shtetasi serb Lazar Zhivkoviq.
    “Me datën 05.07.2025, një kërcënim për bombë është adresuar ndaj Kuvendit të Republikës së Kosovës. Institucionet relevante të sigurisë e kanë trajtuar me prioritet të lartë këtë sulm hibrid ndaj institucioneve të Kosovës, i cili është konfirmuar se ka origjinën në Serbi. Numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS. Shfrytëzuesi i numrit ka qenë ose është shtetasi serb Lazar Živković”, shkruan Sveçla.
    Më tej ministri i Brendshëm i Kosovës bën me dije se në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur fotografia e kriminelit të luftës Ratko Mladić.
    Sveçla po ashtu sqaron se institucionet e Kosovës janë duke trajtuar rastin me prioritet të lartë dhe do të kërkojnë mbështetje ndërkombëtare për arrestimin dhe vënien para përgjegjësisë të personave që qëndrojnë pas kërcënimit, sa më shpejt që të jetë e mundur.
    “Sulmuesit dhe kërcënuesit që strehohen në Serbi, pavarësisht mbështetjes nga shteti serb, nuk do të arrijnë t’i shmangen përgjegjësisë”, nënvizon Sveçla.