Tag: bombë

  • Dy të vdekur dhe katër të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainën lindore

    Dy të vdekur dhe katër të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainën lindore

    Të paktën dy persona kanë humbur jetën në një sulm ajror rus në qytetin ukrainas Kostantinvka, në rajonin lindor të Donetskut. Lajmin e bëri të ditur guvernatori ushtarak rajonal, Serhii Khormbunov, përmes një njoftimi në Facebook të shtunën mbrëma.
    Sipas autoriteteve lokale, një bombë e drejtuar nga ajri ra pranë një kishe ortodokse, duke shkaktuar plagosjen e katër civilëve dhe dëme të mëdha në ndërtesën fetare. Një person tjetër pësoi lëndime të lehta nga një bombë tjetër që goditi një zonë të afërt, ndërkohë që raportohen dëme në të paktën nëntë shtëpi.
    Kostantinvka ndodhet vetëm pak kilometra larg vijës së frontit dhe ka qenë shpesh objektiv i sulmeve. Pjesë të mëdha të qytetit janë tashmë të shkatërruara nga lufta.

    /vizionplus.tv

  • Ambasada e Moldavisë në Bruksel evakuohet pas kërcënimit me bombë ditën e zgjedhjeve, çfarë zbuluan autoritetet

    Ambasada e Moldavisë në Bruksel evakuohet pas kërcënimit me bombë ditën e zgjedhjeve, çfarë zbuluan autoritetet

    Votues dhe zyrtarë u nxorën me nxitim nga ambasada moldave në qendër të Brukselit të dielën, pasi u morën raportime për një bombë në ndërtesë, të cilat rezultuan të rreme.

    Dy zyrtarë, të cilëve u është dashur të mbeten anonimë për të folur me “POLITICO”, konfirmuan se ambasada ishte evakuuar pas alarmit dhe se policia nuk kishte gjetur prova për ndonjë kërcënim.
    Mijëra moldavë që jetojnë në kryeqytetin belg kanë hedhur votat e tyre gjatë gjithë ditës në një qendër votimi jashtë shtetit të ngritur në misionin diplomatik.

    Top Channel

  • Alarm për bombë, evakuohet në ditën e zgjedhjeve ambasada e Moldavisë në Bruksel

    Alarm për bombë, evakuohet në ditën e zgjedhjeve ambasada e Moldavisë në Bruksel

    Ambasada moldave në Bruksel është evakuuar pas alarmit për bombë, teksa zyrat e misionit diplomatik ishin shndërruar në një qendër votimi për zgjedhjet presidenciale të kësaj të diele, duke i shërbyer qytetarëve që jetojnë në Belgjikë.
    Dy zyrtarë policie konfirmuarn për POLITICO se votuesit dhe zyrtarët u nxorën me nxitim nga ambasada moldave që ndodhet në qendër të Brukselit, pasi u morën raportime për një bombë në ndërtesë, të cilat më pas rezultuan të rreme. Sipas dëshmisë së tyre policia nuk kishte gjetur prova për ndonjë kërcënim.
    Mijëra moldavë që jetojnë në kryeqytetin belg kanë hedhur votat e tyre gjatë gjithë ditës në një qendër votimi jashtë shtetit të ngritur në misionin diplomatik. Votimi ka rifilluar që atëherë në ambasadë pasi autoritetet morën lejen për votim.
    Qeveria pro-BE e presidentes moldave Maia Sandu ka paralajmëruar vazhdimisht se Rusia po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet parlamentare dhe të prishë përpjekjet e vendit për t’u bashkuar me bllokun.
    Partia qeverisëse e Veprimit dhe Solidaritetit ka deklaruar se shpreson ta çojë vendin në BE deri në vitin 2030.
    Në një intervistë me POLITICO muajin e kaluar, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Moldavisë, Stanislav Secrieru, paralajmëroi se Moska do të përpiqet të frikësojë votuesit e diasporës — shumica e të cilëve duan ta shohin vendin e tyre të bëhet anëtar i BE-së.
    “Këto janë të njëjtat taktika për të cilat kemi paralajmëruar, shtypja e votuesve”, tha një nga zyrtarët pas evakuimit.

  • SHBA, alarmi për bombë në selinë e Partisë Demokratike në Uashington rezultoi fals

    SHBA, alarmi për bombë në selinë e Partisë Demokratike në Uashington rezultoi fals

    Shtetet e Bashkuara janë në një gjendje alarmi pas vrasjes së aktivistit të krahut të djathtë, mbështetësit të Donald Trump, Charlie Kirk.

    Një alarm për bombë në selinë e Partisë Demokratike në Uashington, edhe pse rezultoi fals, ngriti në këmbë policinë në Kapitol.

    Vrasja e Kirk ka krijuar një atmosferë pasigurie edhe te politikanët amerikanë si demokratë ashtu edhe republikanë. Ligjvënës nga të dyja anët kanë shprehur frikë për sigurinë e tyre dhe po shtojnë masat pas rritjes së dhunës me bazë politike.

    Kongresmenia Aleksandra Ocasio Cortez tha se ka shtyrë dy evente publike të planifikuara këtë fundjavë në Karolinën e Veriut. Ajo shtoi se arsye për këtë u bë ngjarja në Utah, ku u vra Kirk dhe frika për sigurinë e saj. Cortez theksoi se vazhdimisht është përpjekur që tubimet e saj t’i mbajë në ambiente të mbyllura kur është e mundur.

    Ndërkohë kongresmenia republikane Nancy Mace tha se do të mbajë armë zjarri me vete gjatë gjithë kohës për sigurinë e saj.

    Kërcënimet ndaj anëtarëve të Kongresit ishin tashmë në rritje para vdekjes së Kirk. Deri në fund të këtij viti kalendarik, Policia e Kapitolit pritet të jetë përballur me të paktën 14,000 raste vlerësimi të kërcënimeve, nga 9,000 që ishin vitin e kaluar.

    Ndërkohë vrasësi I Charlie Kirk mbetet ende I lirë. FBI ka publikuar foton e tij dhe ka vendosur 100 mijë dollarë shpërblim për këdo që ofron informacion.

    I dyshuari mendohet se është në moshë universitare dhe qëlloi nga një çati pranë kampusit. Sipas ekspertëve të armëve, autori i vrasjes nuk ishte një snajperist profesionit, por duhet të ketë njohur kampusin universitar të Utahut ose të ketë ditur axhendën e udhëtimit të Charlie Kirk.

    Trupi I Kirk do të transportohet në Phoenix, Arizona, me Air Force Two, avioni i zëvendëspresidentit JD Vance. Familja dhe miqtë e tij, Vance dhe gruaja e tij Usha, do të hipin më pas në bord.

  • Alarm për bombë në selinë e demokratëve në Uashington

    Alarm për bombë në selinë e demokratëve në Uashington

    Autoritetet në Shtetet e Bashkuara u vunë në alarm, pas një kërcënimi për bombë që u raportua në selinë qendrore të Partisë Demokratike (DNC) në Uashington D.C.
    Sipas Sky News, forcat policore zhvilluan kontrolle të imtësishme në ambientet e ndërtesës, por nuk u gjetën materiale shpërthyese.
    Menjëherë pas njoftimit për kërcënimin, një përfaqësues i Partisë Demokratike deklaroi se, sipas Policisë së Kapitolit, kërcënimi u vlerësua si i pabesueshëm.

    “Për shkak të kujdesit të shtuar, Policia e Kapitolit po kryen një kontroll të brendshëm të ndërtesës”, deklaroi Ken Martin, kryetar i Komitetit Kombëtar Demokrat (DNC).
    Ai shtoi gjithashtu:
    “Dhuna politike, në çfarëdo forme, nuk ka vend në vendin tonë. Jemi mirënjohës për reagimin e menjëhershëm dhe profesional të Policisë së Kapitolit dhe forcave të sigurisë së ndërtesës së DNC-së.”
    Stafi u paralajmërua të shmangte ndërtesën
    Më herët, ishte dërguar një njoftim zyrtar për të gjithë stafin, duke i kërkuar të shmangnin hyrjen në ndërtesën e selisë, për shkak të hetimeve që po zhvilloheshin nga autoritetet.
    “Ju lutemi njoftoni stafin tuaj. Policia e Kapitolit po reagon ndaj një incidenti në selinë e Komitetit Kombëtar Demokrat (DNC),” thuhej në paralajmërim.

  • “E di që s’do ma falësh këtë bombë”/ Si Rama ia ngriu buzëqeshjen në fytyrë Manastirliut në Asamblenë e PS (FOTO VIRALE)

    “E di që s’do ma falësh këtë bombë”/ Si Rama ia ngriu buzëqeshjen në fytyrë Manastirliut në Asamblenë e PS (FOTO VIRALE)

    Kryesocialistri Edi Rama e kishte ruajtur ekskluzivitetin e kabinetit të tij të katërt, por surpriza ishte “emergjenca në drejtimin e bashkisë së Tiranës”- siç e quajti ai.

    Në nisje të asamblesë, një foto e shkrepur nga LSA, tregon ministren e arsimit Ogerta Manastirliu, e ulur krah Ramës dhe e buzëqeshur, ndoshta pa e ditur se nuk do ishte më pjesë e kabinetit.
    Ajo u propozua nga kreu i ekzekutivit për drejtimin e bashkisë së Tiranës.Në foton e dytë, shkrepur fill pas lajmërimit të papritur nga Rama, Manastirliu, duket në shok, dhe për këtë, udhëheqësi i socialistëve i kërkoi falje, duke konfirmuar kështu se askush nuk ishte në dijeni për këtë lëvizje.
    “E di që nuk do ma falësh kollaj këtë bombë të paralajmëruar tha Rama”, dhe pas kësaj Manastirliu u kap nga kamera e përlotur, por sërish e shokuar.
    “E dashur Ogerta, e di që nuk do ma falësh kollaj për një kohë më të gjatë kësaj here këtë bombë të palajmëruar, por Shqipëria ka nevojë për Tiranën si treni për lokomotivën dhe Tirana ka nevojë për PS për servisjen e vetë. Prandaj PS nuk ka më çfarë pret për ta rivënë lokomotivën në lëvizje në ritmin e saj më të lartë, duke vënë makinistin e duhur. Nuk kemi ku kërkojmë një person më të përshtatshëm për t’i kërkuar Tiranës mbështetjen. Është radha jote e dashur Ogerta ta udhëheqësh Tiranën me ambicien, qetësinë që të ka karakterizon në të gjitha detyrat sfiduese, ku ke spikatur deri më tani. Detyra jonë është të mbështesim për të marrë votëbesimin e merituar nga qyteti, siç morën falë teje një mandat më shumë në zgjedhjet e 11 Majit në Bashkinë Tiranë”-iu drejtua Rama Manastirliut.

  • FOTOLAJM/ “E di që s’do ma falësh këtë bombë”, buzëqeshja dhe “shok-u” i Manastirliut në Asamblenë e PS, nga ministre në kryebashkiake e Tiranës

    FOTOLAJM/ “E di që s’do ma falësh këtë bombë”, buzëqeshja dhe “shok-u” i Manastirliut në Asamblenë e PS, nga ministre në kryebashkiake e Tiranës

    Kryesocialistri Edi Rama e kishte ruajtur ekskluzivitetin e kabinetit të tij të katërt, por surpriza ishte “emergjenca në drejtimin e bashkisë së Tiranës”- siç e quajti ai.

    Në nisje të asamblesë, një foto e shkrepur nga LSA, tregon ministren e arsimit Ogerta Manastirliu, e ulur krah Ramës dhe e buzëqeshur, ndoshta pa e ditur se nuk do ishte më pjesë e kabinetit.
    Asaj iu besua nga kreu i ekzekutivit, drejtimi i bashkisë së Tiranës, duke zëvëndësuar Erion Veliajn.Në foton e dytë, shkrepur fill pas lajmërimit të papritur nga Rama, Manastirliu, duket në shok, dhe për këtë, udhëheqësi i socialistëve i kërkoi falje, duke konfirmuar kështu se askush nuk ishte në dijeni për këtë lëvizje.
    “E di që nuk do ma falësh kollaj këtë bombë të paralajmëruar tha Rama”, dhe pas kësaj Manastirliu u kap nga kamera e përlotur, por sërish e shokuar.
    “E dashur Ogerta, e di që nuk do ma falësh kollaj për një kohë më të gjatë kësaj here këtë bombë të palajmëruar, por Shqipëria ka nevojë për Tiranën si treni për lokomotivën dhe Tirana ka nevojë për PS për servisjen e vetë. Prandaj PS nuk ka më çfarë pret për ta rivënë lokomotivën në lëvizje në ritmin e saj më të lartë, duke vënë makinistin e duhur. Nuk kemi ku kërkojmë një person më të përshtatshëm për t’i kërkuar Tiranës mbështetjen. Është radha jote e dashur Ogerta ta udhëheqësh Tiranën me ambicien, qetësinë që të ka karakterizon në të gjitha detyrat sfiduese, ku ke spikatur deri më tani. Detyra jonë është të mbështesim për të marrë votëbesimin e merituar nga qyteti, siç morën falë teje një mandat më shumë në zgjedhjet e 11 Majit në Bashkinë Tiranë”-iu drejtua Rama Manastirliut.

    Top Channel

  • Një “bombë” mbi këtë ministre të gjithmonshme: s’do jetë më e tillë, por…

    Një “bombë” mbi këtë ministre të gjithmonshme: s’do jetë më e tillë, por…

    Ogerta Manstirlliu është e përzgjedhura e Ramës për të drejtuar Bashkinë e Tiranës pas Erjon Veliajt.
    Ky i fundit, i mbetur në burg dhe në pritje të gjykimit për korrupsion, duhet shkarkuar nga Këshilli Bashkiak me qëllim hapjen e rrugës për zgjedhje të reja në Tiranë.
    Kjo u kumtua nga vetë Rama në një takim të Asamblesë Socialiste.
    “Sot ne duhet të marrim vendim politik për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për një kryetar bashkie të ri në Tiranë. Përfaqësuesit tanë në Këshillin Bashkiak duhet të vënë në punë mekanizmin e shkarkimit të kryetarit të zgjedhur. Nuk është një propozim që unë e bëj me zemër të lehtë, prandaj i kuptoj të gjithë ata që mund të mos ndihen mirë nga një vendim i tillë“, tha Rama, duke befasuar më pas Ogerta Manastirlliun, krejt në padijeni për atë çfarë i kishte rezervuar eprori i saj politik.
    “E di që nuk do ma falësh kollaj në një kohë më të gjatë mbase kësaj here këtë bombë të palajmëruar, por Shqipëria ka nevojë për Tiranën si treni për lokomotivën. Prandaj PS nuk ka më as çfarë pret për ta vënë lokomotivën në lëvizje me ritmin e saj më të lartë, duke ngritur në kabinën e drejtimit makinistin e duhur. Duhet të më besosh ti e të gjithë. Nuk kemi pse kërkojmë një person më të përshtatshëm. Është radha jote ta udhëheqësh Tiranë me ambicien, qetësinë që të karakterizon në të gjitha detyrat sfiduese. Ndërsa detyra jonë është të të mbështesim duke u bënë në rresht pas teje”, u shpreh Rama, duke iu drejtuar asaj që i ka besuar disa ministri në pothuajse të gjitha qeveritë në 12 vite. /tesheshi.com/

  • Paniku në Selanik:/ Autoritetet greke evakuojnë OSHEE-në pas kërcënimit për bombë

    Paniku në Selanik:/ Autoritetet greke evakuojnë OSHEE-në pas kërcënimit për bombë

    Një alarm për bombë është ngritur paraditen e sotme, 28 gusht 2025, në zyrat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Selanik, Greqi.
    Ka qenë një e-mail, nga një emër i panjohur, që erdhi si paralajmërim në adresën elektronike të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, që ngriti zyrat në këmbë, raporton media greke Protothema. Menjëherë pas leximit të këtij e-mail-i, uniformat blu kanë evakuuar të gjithë kompaninë, si dhe morën masat e nevojshme për rrethimin e saj.

    Autoritetet Helene po punojnë për identifikimin e autorit të e-mail-it të dërguar, si dhe zbardhjen e motivit të krijimit të kësaj situate.
     
     

  • Alarm për bombë në ndërtesën e Parlamentit të Republika Srpska

    Alarm për bombë në ndërtesën e Parlamentit të Republika Srpska

    Kërcënimi për bombë në ndërtesën e Parlamentit të Republika Srpska (NSRS), i cili çoi në shtyrjen e seancës së sotme, ka rezultuar i rremë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e RS. Pas kontrolleve të policisë, deputetët janë rikthyer në sallën e parlamentit për të vijuar punimet.

    Në rend dite është një seancë e jashtëzakonshme, ku do të shqyrtohet vendimi për thirrjen e një referendumi lidhur me aktvendimin e Gjykatës së Bosnje dhe Hercegovinës dhe vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për t’i hequr mandatin presidencial Milorad Dodik. Dodik është dënuar me një vit burg dhe gjashtë vite ndalim për aktivitet politik, për shkak të moszbatimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në BeH.

    Po ashtu, deputetët pritet të diskutojnë me urgjencë propozimin për ndryshime në Ligjin për Referendumin dhe Iniciativën Qytetare. Sipas amendimeve, një komision i emëruar nga parlamenti i entitetit do të ketë kompetencën për organizimin e referendumit.

    Në këtë seancë pritet gjithashtu të hidhet në votim edhe dorëheqja e kryeministrit të Republika Srpska, Radovan Vishkoviç.