Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se bombarduesit rusë me rreze të gjatë veprimi Tu-22M3 kanë kryer një fluturim të planifikuar mbi ujërat ndërkombëtare në Detin Baltik.
Sipas deklaratës zyrtare, gjatë misionit, bombarduesit janë shoqëruar në faza të ndryshme nga avionë luftarakë të vendeve të huaja, duke theksuar natyrën ndërkombëtare dhe kompleksitetin e operacionit.
Ky fluturim vjen në një kohë të tensionuar në rajonin e Detit Baltik, ku aktivitetet ushtarake të shteteve të ndryshme monitorohen me kujdes nga komuniteti ndërkombëtar.
Tag: bombarduesit
-

Rusia aktivizon bombarduesit Tu-22M3 në Detin Baltik, shoqërohen nga avionë ndërkombëtarë
-

Bombarduesit strategjikë rusë kryejnë patrullim në Detin Baltik
Bombarduesit rusë me rreze të gjatë veprimi Tu-22M3 kryen një fluturim të planifikuar mbi ujërat ndërkombëtare në Detin Baltik, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes.
Në faza të ndryshme të misionit, bombarduesit shoqëroheshin nga avionë luftarakë nga vende të huaja, tha ministria në një deklaratë.
Top Channel
-

Bombarduesit B-2 kthehen në SHBA pas sulmeve 36-orëshe në Iran
Pas sulmeve të para amerikane në Iran, bombarduesit amerikanë B-2 pa kthehen në SHBA. BBC shkruan se B-2 fluturuan përsëri në bazën ajrore, Whiteman në Misuri.
Gjenerali Dan Caine, kryetari i Shefave të Përbashkët të Shtabit, tha më herët se shtatë nga avionët fluturuan në lindje nga baza drejt Iranit për të bombarduar tre lokacione bërthamore në Fordo, Natanz dhe Isfahan.Misioni, i quajtur “Operacioni “Heather Midnight”, ishte sulmi më i madh operativ i B-2 në historinë e SHBA-së, tha Caine.
Në një reagim më herët Trump u shpreh se ushtria tregoi aftësi të mëdha dhe se goditjen ishin të sakta.Whiteman AFB, Missouri.B-2 Spirit bombers returning home from Iran after flying nearly 36 hours hours in Operation Midnight Hammer. pic.twitter.com/C3EGT27M1N
— Brick Suit (@Brick_Suit) June 22, 2025 -

“Përdorëm 14 raketa GBU-57 dhe 75 armë precize”, Pentagoni jep detaje: Ja si “mashtruam” mbrojtjen e Iranit
Dan Caine, kryetar i shefave të përbashkët të shtabit të SHBA-së, zyrtari më i lartë ushtarak amerikan, dha detaje rreth operacionit – të cilin ai zbuloi se quhej “Çekiçi i Mesnatës”.
Gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-së përcaktoi afatet, si dhe armët dhe pajisjet e përdorura. Ai shtoi se vlerësimet fillestare të dëmeve nga beteja zbuluan se të tre shënjestrat pësuan dëme dhe shkatërrime jashtëzakonisht të rënda.
Caine tha se në mesnatën e së premtes, një paketë e madhe bombarduesish B-2 u nis nga SHBA-ja. Për të ruajtur surprizën, disa bombardues fluturuan në perëndim në Paqësor, diçka që u përshkrua si një “përpjekje mashtrimi”.
Gjatë fluturimit 18-orësh drejt objektivit, bombarduesit amerikanë iu nënshtruan disa furnizimeve me karburant.
Raketat lundruese “Tomahawk” goditën Isfahanin
Ndërsa bombarduesit e Operacionit “Midnight Hammer” hynë në Iran, SHBA-të vendosën “disa karreme” dhe pak para se ta bënin këtë, në orën 5 pasdite EST, një nëndetëse amerikane lëshoi më shumë se dy duzina raketash Tomahaëk në Isfahan.
14 bomba shpërthyese bunkerësh të përdorura në “Midnight Hammer”
Caine vazhdoi: “Rreth orës 6:40 pasdite EST, avioni kryesor B-2 hodhi dy armë GBU 57 Massive Ordnance Penetrator në të parën nga disa pika synimi në Fordo.
“Siç deklaroi presidenti mbrëmë, bombarduesit e mbetur goditën më pas objektivat e tyre.”
U përdorën gjithsej më shumë se 75 armë, përfshirë 14 bomba shpërthyese bunkerësh prej 30,000 kilogramësh. Kjo shënoi përdorimin e tyre të parë operativ.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

U përdor për herë të parë në luftën e Kosovës, çfarë fshihet pas bombarduesit B2 që sulmoi Iranin?
Bota E Diel, 22 Qershor 2025 09:04
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, deklaroi se bombarduesit B-2 të Forcave Ajrore Amerikane u përdorën në sulmet ndaj objekteve bërthamore të Iranit.
B-2 Spirit është bombarduesi më modern i Forcave Ajrore të SHBA-ve.B-2 është i pajisur me katër motorë, mund të armatoset me armë bërthamore ose konvencionale, manovrohet nga një ekuipazh prej dy personash, ka një kapacitet ngarkese prej 18000 kilogramësh dhe një rreze veprimi të pakufizuar përmes furnizimit me karburant në ajër.
Ky bombardues flutuoi për herë të parë në vitin 1989 dhe u përdor për herë të parë në luftime dhjetë vite më vonë gjatë Operacionit Allied Force, ndërhyrjes së NATO-s në krizën humanitare në Kosovë, duke fluturuar pa ndalesë nga baza e tij në Missouri për të goditur objektivat serbe, sipas Forcave Ajrore.
Më vonë, ai kreu edhe misione më të gjata për të goditur objektiva në Afganistan në tetor 2001, gjatë fazës së hershme të Operacionit Enduring Freedom.
Së fundmi, B-2 është përdorur nga baza e përbashkët amerikano-britanike në Diego Garcia në Oqeanin Indian për të goditur objektiva të Houthive në Jemen. -

Bombarduesit amerikanë në lëvizje pas tensioneve Iran-Izrael, mediat: Kanë ngarkesë të rëndë
Bota E Shtunë, 21 Qershor 2025 18:10
Një grup avionësh bombardues amerikanë janë vënë lëvizje, ndërsa tensionet nëse Amerika do t’i bashkohet konfliktit Izrael-Iran vijojnë të rriten.
Avionët luftarakë B-2, të cilët janë të projektuar për misione sulmi me rreze të gjatë, po i drejtohen bregut perëndimor të Amerikës.Bombarduesit u furnizuan me karburant pasi u nisën nga Misuri, duke treguar se ata u nisën pa rezervuarë të plotë për shkak të një ngarkese të rëndë në bord.
Avionët B-2 janë të aftë të transportojnë bombat shpërthyese të bunkerëve të nevojshme për të sulmuar Fordoë, impiantin bërthamor iranian të varrosur 90 metra thellë brenda një mali. -

SHBA nis lëvizjet? Bombarduesit B-2 zhvendosen, në pritje të vendimit të Trump për luftën në Iran
Bombarduesit amerikanë B-2, të aftë për të shkatërruar objektin bërthamor nëntokësor të Iranit në Fordoë, janë ngritur në fluturim nga SHBA-ja.
Dy deri në katër avionë bombardues B-2, të cilët janë të aftë të mbajnë bomba që Izraeli vlerëson se mund të shkatërrojnë objektin bërthamor të fortifikuar të Iranit në Fordow, u ngritën nga Baza Ajrore “Whiteman” në Missouri të shtunën në mëngjes, sipas të dhënave të dukshme të fluturimit dhe regjistrimeve të komunikimit nga kontrolli i trafikut ajror të SHBA-së.
Avionët, të cilët shoqërohen nga katër cisterna furnizimi, po shkojnë drejt perëndimit drejt Bazës Detare Guam në Oqeanin Paqësor.NITRO KC135s returning to Altus AFB, OK
B2s MYTEE11 FLT & MYTEE21 FLT continuing westbound to destination Andersen AFB, Guam. pic.twitter.com/VrZwURIjRC
— Aircraft Spots (@AircraftSpots) June 21, 2025 -

SHBA-të lëvizin bombarduesit e fshehtë B-2 ndërsa konflikti Izrael-Iran vazhdon
Bombarduesit amerikanë të padukshëm B-2 u larguan nga SHBA-të dhe dukeshin se po shkonin drejt Diego Garcias, një baze ushtarake strategjike në Oqeanin Indian, të shtunën.
Aeroplanët luftarakë përdornin shenjën e thirrjes MYTEE21, e cila më parë është shoqëruar me misionet e bombarduesve të fshehtë. Bombarduesit shoqëroheshin nga tetë aeroplanë furnizimi.
B-2 Spirit është projektuar për misione sulmi me rreze të gjatë veprimi dhe është i aftë të mbajë armë si konvencionale ashtu edhe bërthamore.
Është i vetmi avion i aftë të transportojë GBU-57 Massive Ordnance Penetrator, i njohur edhe si bomba bunker buster. Bombat bunker buster mund të përdoren në një sulm të mundshëm ndaj Fordow, objektit bërthamor iranian të varrosur 90 metra brenda një mali.
Nuk ishte e qartë nëse bombarduesit po shkonin drejt Diego Garcias apo një baze ushtarake amerikane në Guam.
Shtetet e Bashkuara do të kishin nevojë për lejen britanike për të nisur sulme nga Diego Garcia, mbi të cilën Mbretëria e Bashkuar ruan sovranitetin. Kjo nuk do të ishte e nevojshme nëse ata do të dislokoheshin nga baza në Guam.
Të enjten, Presidenti Trump tha se do të merrte një vendim nëse do ta sulmonte Iranin “brenda dy javëve të ardhshme”.
Në një mesazh të transmetuar nëpërmjet Karoline Leavitt, sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, ai tha: “Bazuar në faktin se ekziston një shans i konsiderueshëm për negociata që mund të zhvillohen ose jo me Iranin në të ardhmen e afërt, unë do të marr vendimin tim nëse do të shkoj apo jo brenda dy javëve të ardhshme.”
Megjithatë, vendosja e bombarduesve B-2 të shtunën tregon që presidenti amerikan mund të jetë i përgatitur të nisë një sulm më shpejt se sa pritej. Trump tha të premten se mendonte që Irani do të ishte në gjendje të zhvillonte një armë bërthamore “brenda pak javësh, ose sigurisht brenda pak muajsh”. Ai shtoi: “Nuk mund ta lejojmë që kjo të ndodhë”.
Tulsi Gabbard, drejtoresha e inteligjencës kombëtare të SHBA-së, e ndryshoi qëndrimin e saj këtë javë pasi Trump tha se vlerësimi i saj për situatën bërthamore ishte “i gabuar”. Shefja e spiunazhit dëshmoi më parë në Kongres se komuniteti i inteligjencës amerikane “vazhdon të vlerësojë se Irani nuk po ndërton një armë bërthamore dhe Udhëheqësi Suprem Khamenei nuk e ka autorizuar programin e armëve bërthamore që ai pezulloi në vitin 2003”. Të premten, Gabbard tha se dëshmia e saj ishte nxjerrë nga konteksti. Izraeli dhe Irani shkëmbyen sulme të mëtejshme gjatë natës, me ushtrinë izraelite që njoftoi një valë të re sulmesh kundër vendeve të magazinimit dhe lëshimit të raketave iraniane.
Israel Katz, ministri i mbrojtjes i Izraelit, tha gjithashtu se ushtria kishte vrarë Saeed Izadi, një komandant veteran ushtarak iranian, në një sulm ndaj një apartamenti në qytetin iranian të Qomit. Katz e quajti vrasjen një “arritje të madhe për inteligjencën dhe forcën ajrore izraelite”, duke shtuar se Izadi kishte financuar dhe armatosur grupin militant palestinez Hamas përpara sulmit të tij ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.
Të paktën 430 persona janë vrarë dhe 3,500 të tjerë janë plagosur në Iran që kur Izraeli filloi sulmet e tij më 13 qershor, sipas ministrisë iraniane të shëndetësisë. Në Izrael, 24 civilë janë vrarë nga sulmet raketore iraniane.
Veprimi ushtarak filloi pasi Izraeli akuzoi Iranin për zhvillimin e armëve bërthamore. Irani pretendoi se programi i tij atomik është për qëllime paqësore.Top Channel
-

Bombarduesit amerikanë B-2 në Diego Garcia, “mesazh” për Iranin?
Në ditët e fundit të marsit, gjashtë avionë bombardues amerikanë B-2 “Spirit” u ulën në bazën ushtarake të Diego Garcias, që administrohet nga SHBA dhe Britania e Madhe. Kjo lëvizje u lidh menjëherë me mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake në Jemen kundër rebelëve Houthi, por edhe me një opsion të mundshëm kundër Iranit në të ardhmen.
B-2 është i vetmi avion në arsenalin amerikan që mund të mbajë bombën super të rëndë GBU-57, me një peshë prej 14 tonësh. Kjo bombë është projektuar për të shkatërruar bunkerët në thellësi të mëdha nëntokësore, siç është impianti bërthamor iranian në Fordow.
GBU-57 është zhvilluar që në fillim të viteve 2000, me synimin për t’u përdorur kundër vendeve si Koreja e Veriut apo Irani. Ajo ka pësuar përmirësime të shumta, duke rritur fuqinë shkatërruese dhe saktësinë edhe kur nuk ka të dhëna të sakta për thellësinë e objektivit.
Sipas “New York Times”, ushtria amerikane ka kryer disa simulime që tregojnë se për një objektiv si Fordow, nevojiten disa valë bombardimesh të njëpasnjëshme, si një çekiç që godet vazhdimisht të njëjtin vend.
Izraeli ka vetë bomba për bunkerë dhe i ka përdorur në të kaluarën kundër liderëve të Hezbollah në Bejrut. Megjithatë, këto armë nuk janë të mjaftueshme për të shkatërruar tunelet e thella ku dyshohet se Irani fsheh raketa dhe laboratorë shkencorë.
Pikërisht për këtë arsye, Izraeli kërkon ndihmën e SHBA-së dhe përdorimin e GBU-57 për të goditur impiante si Fordow. Për objektiva të tjerë më të “lehtë”, si Natanz, Izraeli besohet se ka shkaktuar dëme serioze me arsenalin e vet, përfshirë edhe pjesën nëntokësore të qendrës së pasurimit të uraniumit.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se edhe një sulm i suksesshëm në Fordow do të mund të vonojë, por jo të ndalojë përparimin e Iranit në programin bërthamor.
Bombarduesit B-2 qëndruan rreth një muaj në Diego Garcia dhe më pas u zëvendësuan nga B-52, të cilët nuk mund të mbajnë GBU-57. Në bazë ndodheshin gjithashtu edhe avionë luftarakë F-15, që shërbejnë si mbështetje për bombarduesit.
Kthimi i B-2-ve në SHBA mbetet i paqartë, por fakti që këta avionë u përmendën menjëherë sapo u diskutua mundësia e një sulmi amerikan ndaj Iranit, tregon rëndësinë e tyre strategjike, jo vetëm si armë, por edhe si mesazh. -

Çfarë janë bombarduesit amerikanë B2, avionët që transportojnë ‘superbombën’ që përdoret për të shkatërruar bunkerë në thellësi të mëdha
Në ditët e fundit të marsit, gjashtë avionë amerikanë B-2 u vendosën në Diego Garcia, një atol në Oqeanin Indian që ndahet me britanikët.
Mbërritja e tyre u lidh menjëherë me mundësinë e veprimeve në Jemen, kundër Huthëve, dhe ndoshta, në të ardhmen, kundër Iranit. Kjo sepse “Spirit”, siç quhet në zhargon, është i vetmi avion që mund të mbajë GBU-57, superbombën 14-tonëshe të ndërtuar për të shkatërruar bunkerë në thellësi të mëdha. Domethënë, një objektiv i ngjashëm me vendin bërthamor iranian të Fordow, i ndërtuar në brendësi të një mali.
Pajisja u zhvillua në gjysmën e parë të viteve 2000 me qëllim përdorimin kundër vendeve armiqësore – nga Koreja e Veriut deri te Republika Islamike – dhe më pas u përmirësua për të rritur fuqinë shkatërruese përmes inovacioneve që nuk janë zbuluar kurrë plotësisht për arsye sigurie. GBU duhet të depërtojë në “guaskën” mbrojtëse të objektivit dhe pastaj të shpërthejë, për të amplifikuar efektin shkatërrues brenda strukturës. Duket se përditësimet e fundit kanë rritur aftësinë e saj depërtuese, edhe pse nuk ka të dhëna të sakta mbi thellësinë apo natyrën e objektivave që synohen.
Një artikull i New York Times shkruan se ushtrime të shumta të kryera nga Pentagoni kanë treguar se nevojiten disa “kalime” të avionëve B-2 për të arritur qëllimin: një lëshim i parë i bombës, i ndjekur shpejt nga të tjerë, si një çekiç që godet vazhdimisht një gozhdë. Kjo është veçanërisht e nevojshme kur synohen objektiva si qendrat e centrifugave në Fordow, të cilat – sipas disa ekspertëve – ndodhen 90 deri në 100 metra nën sipërfaqe.
Izraeli zotëron gjithashtu bomba për shkatërrimin e bunkerëve dhe ka demonstruar përdorimin e tyre në eliminimin e udhëheqësve kryesorë të Hezbollahut në Liban. Edhe atëherë, forcat ajrore miratuan një taktikë goditjesh të njëpasnjëshme, me një numër të madh bombash të hedhura mbi një seri ndërtesash në jug të Bejrutit. Ka gjasa që e njëjta metodë të jetë përdorur edhe për të eliminuar udhëheqës ushtarakë iranianë në fazën e parë të ofensivës, duke i goditur ata në një qendër komande.
Megjithatë, këto armë nuk mjaftojnë për të goditur një pjesë të tuneleve ku Irani mendohet se ka fshehur raketa ose objekte kërkimore shkencore. Kjo është arsyeja pse kërkohet mbështetja e Shteteve të Bashkuara dhe përdorimi i GBU-57 për të synuar efektivisht Fordow. Për objektiva të tjerë, arsenali i Izraelit konsiderohet i mjaftueshëm: burime nga IAEA kanë bërë të ditur se sulmet ndaj Natanz, një tjetër pikë kyçe, kanë shkaktuar dëme serioze në centrifugat për pasurimin e uraniumit, përfshirë ato të vendosura në strukturat nëntokësore.
Ekspertët theksojnë se “mali” i Fordow mbetet element thelbësor në zhvillimin e programit bërthamor iranian, por njëkohësisht, paralajmërojnë se çdo sulm do të mund të ngadalësonte – por jo të ndalte – përpjekjet e Teheranit.
Por le të kthehemi te B-2. Avionët qëndruan në Diego Garcia për rreth një muaj, më pas u kthyen në Shtetet e Bashkuara dhe u zëvendësuan nga B-52, një tjetër mjet strategjik, por që nuk ka aftësinë për të mbajtur GBU-57. Në pistë ishin të pranishëm edhe luftëtarë F-15, si shoqërues të nevojshëm për bombarduesit. Nuk është e qartë se çfarë e përcaktoi tërheqjen e një avioni që nuk është vetëm një mjet i rëndësishëm luftarak, por edhe një “sinjal” i mundshëm për aspektet operacionale. Sapo përmendet mundësia e një përfshirjeje amerikane në një “fushatë” ndaj Iranit, “Spirit” dhe bomba e tij përmenden menjëherë.Top Channel