Tag: bolton

  • Ish-këshilltari i Trumpit, Bolton dorëzohet pas aktakuzës për keqmenaxhim të dokumenteve të klasifikuara

    John Bolton mbërriti të premten në një gjykatë federale për t’u dorëzuar para autoriteteve, pasi akuzohet se, gjatë kohës sa ishte këshilltar për sigurinë kombëtare në administratën e presidentit amerikan Donald Trump, kishte ruajtur në shtëpinë e vet dokumente “tepër sekrete” dhe kishte ndarë me të afërm të tij shënime personale që përmbanin informata të klasifikuara.
    Aktakuza ndaj tij u ngrit të enjten.
    Ai nuk foli për gazetarë teksa mbërriti në gjykatën e Grinbelt, Mariland, për t’u dorëzuar para autoriteteve dhe pritet të dalë para gjykatës gjatë ditës.

    Bolton akuzohet se ndau informata të ndjeshme me dy të afërm të tij për përdorimin e mundshëm të tyre në një libër që po e shkruante, duke përfshirë shënime nga informimet e inteligjencës dhe takimet me zyrtarë të lartë të Qeverisë dhe udhëheqës të huaj.
    Avokati i Boltonit, Abbe Lowell, tha se Bolton nuk ka shpërndarë dhe nuk ka ruajtur në mënyrë të paligjshme asnjë dokument.
    Hetimi kundër Boltonit nisi në vitin 2022.
    Aktakuza ndaj Boltonit, e paraqitur në një gjykatë federale në Mariland, e ngarkon atë me tetë akuza për transmetim të informatave të mbrojtjes kombëtare dhe dhjetë akuza për mbajtje të këtyre informatave, të gjitha në kundërshtim me Aktin e Spiunazhit.
    Për secilin pikë të aktakuzës ai mund të dënohet me burgim deri në 10 vjet, por dënimi përfundimtar do të vendoset nga gjykatësi në bazë të një sërë faktorësh.
    Në disa nga bisedat e përshkruara në aktakuzë, Bolton dhe të afërmit e tij – të paidentifikuar – diskutonin përdorimin e materialeve për një libër. Bolton i referohej dy personave me të cilët ndante shënimet e përditshme si “redaktorët” e tij, thuhet në aktakuzë.
    “Po flas me [botuesin e librit] sepse ata kanë të drejtën e refuzimit të parë!” ka shkruar Bolton në një mesazh, sipas aktakuzës.
    Bolton shërbeu si këshilltar i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të parë të Trumpit./REL

  • Ish-këshilltari i Trumpit dorëzohet pas akuzës për keqmenaxhim të dokumenteve të klasifikuara

    Ish-këshilltari i Trumpit dorëzohet pas akuzës për keqmenaxhim të dokumenteve të klasifikuara

    John Bolton mbërriti të premten në një gjykatë federale për t’u dorëzuar para autoriteteve, pasi akuzohet se, gjatë kohës sa ishte këshilltar për sigurinë kombëtare në administratën e presidentit amerikan Donald Trump, kishte ruajtur në shtëpinë e vet dokumente “tepër sekrete” dhe kishte ndarë me të afërm të tij shënime personale që përmbanin informata të klasifikuara.
    Aktakuza ndaj tij u ngrit të enjten.
    Ai nuk foli për gazetarë teksa mbërriti në gjykatën e Grinbelt, Mariland, për t’u dorëzuar para autoriteteve dhe pritet të dalë para gjykatës gjatë ditës.
    Bolton akuzohet se ndau informata të ndjeshme me dy të afërm të tij për përdorimin e mundshëm të tyre në një libër që po e shkruante, duke përfshirë shënime nga informimet e inteligjencës dhe takimet me zyrtarë të lartë të Qeverisë dhe udhëheqës të huaj.
    Avokati i Boltonit, Abbe Lowell, tha se Bolton nuk ka shpërndarë dhe nuk ka ruajtur në mënyrë të paligjshme asnjë dokument.
    Hetimi kundër Boltonit nisi në vitin 2022.
    Aktakuza ndaj Boltonit, e paraqitur në një gjykatë federale në Mariland, e ngarkon atë me tetë akuza për transmetim të informatave të mbrojtjes kombëtare dhe dhjetë akuza për mbajtje të këtyre informatave, të gjitha në kundërshtim me Aktin e Spiunazhit.
    Për secilin pikë të aktakuzës ai mund të dënohet me burgim deri në 10 vjet, por dënimi përfundimtar do të vendoset nga gjykatësi në bazë të një sërë faktorësh.
    Në disa nga bisedat e përshkruara në aktakuzë, Bolton dhe të afërmit e tij – të paidentifikuar – diskutonin përdorimin e materialeve për një libër. Bolton i referohej dy personave me të cilët ndante shënimet e përditshme si “redaktorët” e tij, thuhet në aktakuzë.
    “Po flas me [botuesin e librit] sepse ata kanë të drejtën e refuzimit të parë!” ka shkruar Bolton në një mesazh, sipas aktakuzës.
    Bolton shërbeu si këshilltar i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të parë të Trumpit./ REL

  • Akuzohet për nxjerrjen e informacioneve të klasifikuara, John Bolton paraqitet në gjykatën federale në Maryland

    Akuzohet për nxjerrjen e informacioneve të klasifikuara, John Bolton paraqitet në gjykatën federale në Maryland

    John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i Presidentit Donald Trump, po përballet me tetë akuza për transmetim të informacionit të mbrojtjes kombëtare dhe 10 akuza për mbajtje të informacionit të mbrojtjes kombëtare.

    Në reagimin e tij të parë ndaj aktakuzës, John Bolton deklaroi dje se është viktimë e Departamentit të Drejtësisë gjatë administratës Trump.
    Ish-këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentit Donald Trump mbërriti të premten në mëngjes në gjykatën federale në Greenbelt, Maryland. Bolton nuk foli me gazetarët gjatë hyrjes në gjykatë. Avokati i tij, Abbe Lowell, ishte gjithashtu i pranishëm pak para orës 8:30 të mëngjesit. Si Lowell ashtu edhe prokurorët i thanë CNN-së se nuk ishin të sigurt se kur Bolton do të paraqitej për t’u njohur zyrtarisht me akuzat, të cilat përfshijnë gjithsej 18 pika.
    Çfarë pretendojnë prokurorët
    Sipas aktakuzës, Bolton akuzohet për keqpërdorim të informacionit të klasifikuar në nivelet më të larta të sigurisë. Prokurorët thonë se ai ka mbajtur ose ua ka dërguar të tjerëve në mënyrë të papërshtatshme dokumente që përfshijnë:
    -Metoda të ndjeshme të mbledhjes së informacionit, përfshirë burime të inteligjencës njerëzore
    -Inteligjencë të mbledhur mbi udhëheqës të huaj
    -Përshkrime të sulmeve të planifikuara të huaja, përfshirë citate të drejtpërdrejta nga figura të huaja
    -Të paktën një dokument që përmbante informacione mbi planet e armikut për të sulmuar ushtrinë amerikane jashtë vendit
    -Dy dokumente që detajonin veprime të fshehta të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara.
    -Gjykatësi që do të mbikëqyrë çështjen
    -Çështja penale ndaj Boltonit do të mbikëqyret nga gjykatësi federal Theodore Chuang, i emëruar në këtë detyrë nga ish-presidenti Barack Obama në vitin 2014.
    Gjykata e tij ndodhet në Greenbelt, Maryland, dhe Chuang ka trajtuar më parë disa raste të rëndësishme që lidhen me presidentin Trump, përfshirë sfidën ndaj urdhrit të diskutueshëm për ndalimin e udhëtimit gjatë mandatit të parë të tij.
    Së fundmi, në mars, Chuang vendosi se veprimet e Elon Musk në lidhje me mbylljen e USAID ishin të paligjshme, pasi Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë në administratën Trump kishte vepruar me shpejtësi të pajustifikuar për shpërbërjen e disa agjencive federale.
    Përpara se të bëhej gjykatës federal, Chuang ka shërbyer si një nga avokatët kryesorë në Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe, më herët, si prokuror federal në Massachusetts.

    Top Channel

  • I dha gruas dhe vajzës informacion të klasifikuar, ish-këshilltari i Trump, John Bolton vihet nën akuzë

    I dha gruas dhe vajzës informacion të klasifikuar, ish-këshilltari i Trump, John Bolton vihet nën akuzë

    john bolton

    SHBA- John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presidentit Donald Trump, i cili më vonë u bë kundërshtar i tij, është akuzuar nga një juri federale në Maryland, sipas dy burimeve.
    Bolton, i cili ka qenë nën hetim për trajtim të paligjshëm të informacioneve të klasifikuara, bëhet armiku i tretë politik i profilit të lartë i Trumpit që akuzohet brenda më pak se një muaji.
    Sipas burimeve për CNN, ai dyshohet se ka ndarë informacione shumë të klasifikuara me gruan dhe vajzën e tij përmes email-it.
    Burime të mëparshme i kishin thënë CNN-it se një pjesë e hetimit të Departamentit të Drejtësisë përqendrohet në shënimet që ai mbante për vete në një llogari emaili të AOL — herë pas here duke shkruar përmbledhje të aktiviteteve të tij si shënime ditari — gjatë kohës që punonte për Trumpin.
    Agjentët e FBI-së kanë ekzekutuar një urdhër kontrolli në shtëpinë e Boltonit në Maryland dhe në zyrën e tij në Uashington, DC, këtë verë. Agjentët sekuestruan disa dokumente të etiketuar “sekret”, “konfidencial” dhe “të klasifikuar”, përfshirë disa që lidhen me armët e shkatërrimit në masë, sipas dokumenteve gjyqësore. Bolton pritet të dorëzohet vetë të premten.

  • “Keqpërdorim të informacionit të klasifikuar”, ish-këshilltari i Trump në telashe: Ruajti materialet e…

    “Keqpërdorim të informacionit të klasifikuar”, ish-këshilltari i Trump në telashe: Ruajti materialet e…

    John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presidentit Donald Trump, është paditur penalisht nga një juri federale në Maryland, nën akuzat për keqpërdorim të informacionit të klasifikuar.

    Departamenti i Drejtësisë e akuzon atë për shpërndarje dhe ruajtje të paligjshme të materialeve të ndjeshme të mbrojtjes kombëtare të SHBA-së.
    Bolton përballet me 18 akuza penale federale: 8 për transmetim të paligjshëm të informacionit të mbrojtjes kombëtare (NDI) dhe 10 për mbajtje të paautorizuar të këtij informacioni.
    FBI kontrolloi shtëpinë dhe zyrën e tij në Bethesda, Maryland, në gusht si pjesë e hetimit.
    Sipas aktakuzës 26-faqëshe, dokumentet përmbanin të dhëna sekrete për sulme të ardhshme, kundërshtarë të huaj dhe marrëdhënie diplomatike.
    Nëse shpallet fajtor, Bolton mund të përballet me deri në 10 vjet burg për secilën akuzë.
    Bolton mohoi çdo faj: “Jam shënjestra e radhës në përdorimin e DOJ si armë kundër kundërshtarëve të Trump”.
    Avokati i tij, Abbe Lowell, deklaroi se informacionet ishin ditarë personalë të pa-klasifikuar, të njohur nga FBI-ja që prej vitit 2021 dhe të ndarë vetëm me familjen.
    Bolton bëhet kritiku i tretë i Trump që përballet me akuza federale në javët e fundit, pas Letitia James dhe James Comey.

    Top Channel

  • I dha gruas dhe vajzës informacion të klasifikuar, ngrihet akuzë federale për ish-këshilltarin e Trump, John Bolton

    I dha gruas dhe vajzës informacion të klasifikuar, ngrihet akuzë federale për ish-këshilltarin e Trump, John Bolton

    John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presidentit Donald Trump, i cili më vonë u bë kundërshtar i tij, është akuzuar nga një juri federale në Maryland, sipas dy burimeve.

    Bolton, i cili ka qenë nën hetim për trajtim të paligjshëm të informacioneve të klasifikuara, bëhet armiku i tretë politik i profilit të lartë i Trumpit që akuzohet brenda më pak se një muaji.
    Sipas burimeve për CNN, ai dyshohet se ka ndarë informacione shumë të klasifikuara me gruan dhe vajzën e tij përmes email-it.
    Burime të mëparshme i kishin thënë CNN-it se një pjesë e hetimit të Departamentit të Drejtësisë përqendrohet në shënimet që ai mbante për vete në një llogari emaili të AOL — herë pas here duke shkruar përmbledhje të aktiviteteve të tij si shënime ditari — gjatë kohës që punonte për Trumpin.
    Agjentët e FBI-së kanë ekzekutuar një urdhër kontrolli në shtëpinë e Boltonit në Maryland dhe në zyrën e tij në Uashington, DC, këtë verë. Agjentët sekuestruan disa dokumente të etiketuar “sekret”, “konfidencial” dhe “të klasifikuar”, përfshirë disa që lidhen me armët e shkatërrimit në masë, sipas dokumenteve gjyqësore.
    Bolton pritet të dorëzohet vetë të premten.

    Top Channel

  • Kush e tall presidentin Donald Trump, paguan shtrenjtë, John Bolton nxjerr detajet e pathëna, çfarë do të ndodhë…

    Kush e tall presidentin Donald Trump, paguan shtrenjtë, John Bolton nxjerr detajet e pathëna, çfarë do të ndodhë…

    Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare në SHBA, një nga zërat më të drejtpërdrejtë në politikën amerikane, rrëfen prapaskenat e administratës Trump. Në një intervistë ekskluzive me gazetarin Robert Papa dhe gazetën “SOT”, Bolton shpalos pa asnjë filtër qëndrimet e tij për administratën Trump, krizën në OKB, rolin e SHBA-ve në Ballkan dhe ndikimin e dosjeve të ndjeshme si ajo Epstein. Ai komenton dhe talljen e kryeministrit Rama në prani të presidentit frances Macron për gabimin e Donald Trump.
    -Robert Papa: Ambasador na ke munguar..Ju pashë në Shkollën Kennedy të Harvardit për Qeverisje. Ishte një diskutim i qarte,
    Ambasador John Bolton: Po. Faleminderit.
    -Robert Papa:Folet shumë për OKB-në. Më kujtohet kur ishit ambasador në OKB, ishe i fortë kundër OKB. A ja vlen a të tërhiqesh nga OKB
    John Bolton: Ju, e dini, kur Gene Kirkpatrick iu drejtua me atë pyetjeje, ajo ndaloi pak dhe pastaj tha, “Jo, nuk ia vlen mundimi.” E, kjo mendoj se përmbledh gjithçka. Unë nuk kam ndryshuar aspak pikëpamjet e mia për sa i përket sa joefektiv janë organet kryesore të vendimmarrjes politike në OKB. Unë thjesht mendoj se duhet të kuptosh ku janë interesat e SHBA-ve në disa nga agjencitë e specializuara
    . Ah, zgjidhja ime për problemin e OKB-së është të bëhen të gjitha kontributet nga të gjitha qeveritë anëtare tërësisht vullnetare, në vend të asaj që ata e quajnë kontribute të përcaktuara, ku normalisht SHBA-ja paguan 22% të kostos së çdo agjencie të OKB-së. Pa marrë parasysh çfarë është buxheti, ne paguajmë 22% të tij dhe kjo është si një taksë ndërkombëtare mbi Shtetet e Bashkuara. Ne nuk marrim vlerë për paratë. Pra, ne duhet të vendosim dhe të gjithë të tjerët duhet të kenë të njëjtin të drejtë. Ne do të paguajmë atë që mendojmë se ia vlen për anëtarësimin në organizatat e ndryshme.
    Robert Papa: A mendoni se Trump kishte të drejtë në fjalimin e tij?
    John Bolton: Unë, mendoj se shumë nga ato që ai tha për OKB-në ishin të drejta. Unë do të pajtohesha me shumë nga pjesa tjetër e tij. Gjatë fjalimit, pothuajse nuk kuptoja. Nuk isha i sigurt saktësisht për çfarë pikash po fliste. Dhe nuk mendoj se i ndihmoi atij ose vendit, ndërkombëtarisht, sepse mendoj se dukej  sikur nuk e dinte mirë ku ishte ose për çfarë po fliste. Ai bëri gjithçka përveç se të fliste pse Tylenol është i dëmshëm për gratë shtatzëna. Dua të them, kjo kishte ndodhur disa ditë më parë. Por, janë llojet e fjalimeve që mendoj se u japin njerëzve mungesë besimi që ne kemi një udhëheqje të qëndrueshme këtu. Sigurisht, në çështjet e jashtme, duket sikur Partia Republikane është plotësisht nën Trump.
    Robert Papa: Mendon se partia e Reagan dhe Bush do të mbijetojë apo jo?
    John Bolton: Po, unë definitivisht mendoj kështu. Dua të them, mendoj se Trump mund të kontrollojë agjendën republikane në këtë moment si president. Kjo është mjaft tipike, qoftë një Republikani apo Demokrat në Shtëpinë e Bardhë, por nuk mendoj se kjo do të thotë që Trump ka ndryshuar në mënyrë themelore Partinë Republikane. Mendoj se ka shumë rezistencë ndaj shumë prej gjërave që ai bën, por politika është në mënyrë që të jetë shumë e vështirë për anëtarët republikanë të Kongresit të ngrihen dhe ta kritikojnë atë. Dhe ai ka qenë jashtëzakonisht me fat sepse Partia Demokratike është kaq e paaftë. Shumë njerëz po pyesin me të vërtetë pyetjen: A do të mbijetojë Partia Demokratike? Sepse e vetmja energji dhe entuziazëm i tyre vjen nga krahu i majtë i partisë Demokratike, dhe mendoj se ky do të ishte një gabim i madh për ta dhe për vendin në këtë rast nëse ata do të lëviznin më tej në atë drejtim.
    Robert Papa:Mendoni se Departamenti i Drejtësisë po ndryshon paradigmën e tij .Pas skandalit të Nixonit, nuk më kujtohet ndonjë president që të japë urdhëra Prokurorit të Përgjithshëm. A do të dëmtojë shumë Amerikën?
    John Bolton: Unë, mendoj se është një gabim tjetër, por unë parashikova gjithçka këtë fatkeqësisht në fillim të vitit 2024 në përparimin e botimit të librit tim në media. Unë thashë se mendoja se nëse Trump do të rizgjidhej, ai do të do të sillte një presidencë të hakmarrjes  dhe kjo është ajo që ka bërë. Nuk është vetëm në trajtimin e Departamentit të Drejtësisë , por edhe mënyra se si ai sillet  me kryetarët e qyteteve dhe guvernatorët, mënyra se si ai sillet me pyetjen e prerjes së fondeve qeveritare për programe të ndryshme. Kjo është, thënia e një diktatori latin-amerikan dikur rreth mënyrës se si qeveria e tij funksiononte. Ai tha: “Për miqtë e mi, gjithçka, për armiqtë e mi, ligji.” Dhe kjo duket shumë si administrata Trump.
    Robert Papa:Pse po e bën atë? Duke shkuar kundër armiqve të tij vetëm për të zhvendosur axhendën e dosjeve të Epstein, apo ai thjesht e pëlqen shumë të vendosë njerëzit kundërshtarë në burg?
    John Bolton: Mendimi im është se kjo padyshim është pjesërisht për të shpërqendruar vëmendjen nga dosjet e Epstein. Kjo është një arsye pse Dhoma e Përfaqësuesve nuk është kthyer së fundmi nga pushimet e saj, sepse nëse e bëjnë, një anëtar i ri i zgjedhur në një zgjedhjet e pjesshme, një javë më parë, do të betohen dhe ky do të jetë votimi i shumicës për të liruar dosjet  Epstein.  Nuk mendoj se Trump vërtet ka një filozofi. Nuk mendoj se ai madje bën politikë në mënyrën si ne normalisht kuptojmë këtë fjalë. Mendoj se ai e sheh gjithçka përmes prizmit të marrëdhënieve personale dhe kjo shpjegon shumë rreth përpjekjeve për hakmarrje.
    Robert Papa:Nuk mendoj se ai ka lexuar librin tuaj, por mendoj se ai nuk dëshironte që libri juaj të publikohej para zgjedhjeve?
    John Bolton: Mendoj tani, se si ai u përpoq të ndalojë publikimin. Ai shkoi në gjykatë për këtë. Pra, dhe ai humbi dhe tha që ka shumë informacion të klasifikuar në libër, por pastaj tha që nëse dëshiron të publikohet pas zgjedhjeve, mirë, por jo para zgjedhjeve. Kështu që kjo tregon gjithçka atje.
    Robert Papa: Ambasador, mund të më shpjegoni diçka? Departamenti i Shtetit të SHBA-së tha se po vendosin një  pezullim për Partneritetin Strategjik me Kosovën. Çfarë do të thotë kjo?
    John Bolton: Mirë, unë nuk jam i sigurt nëse ata vete e dinë domosdoshmërisht çfarë do të thotë. Mendoj që mungesa e vëmendjes ndaj Ballkanit ose ndaj shumë zonave të tjera të botës po bëhet gjithnjë e më e dukshme. Me Sekretarin e Shtetit që është gjithashtu Këshilltar kombëtar i Sigurisë dhe me stafin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të reduktuar ndjeshëm, thjesht nuk ka koordinim ndërmjet departamenteve dhe agjencive të ndryshme që merren me sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë. Pra, gjërat ndodhin dhe nuk është aspak e qartë nëse ky është një vendim presidencial, vendim i Departamentit të Shtetit, apo i ndonjë burokrati në Departamentin e Shtetit ose në Departamentin e Mbrojtjes. Dhe kjo ka filluar të shkaktojë probleme tashmë. Dhe mendoj se, fatkeqësisht, do të shkaktojë më shumë probleme me kalimin e kohës.
    Robert Papa: Mendoni për ato shkëmbime tokash në Kosovë dhe Serbi, Kohët e fundit po thonë  se ishte Merkeli  që e ndali atë. Unë nuk e besoj këtë.
    John Bolton: Mirë, mund të them të paktën se ndërsa isha atje, nuk ishte Amerika ajo që e ndali (shkembimin e trojeve). Mendimi im ishte se, sigurisht që dy palët duhej  të dilnin të kënaqura me marrëveshjen.  Askush nuk do të detyronte diçka mbi  ata nga jashtë që nuk ishin të përgatitura ta pranonin. Tani, shumë njerëz  në Ballkan dhe shumë njerëz në  Evropën Perëndimore thanë që nuk mund të kemi shkëmbime toke sepse kjo do të thotë që  e gjithë historia e  Ballkanit pas shpërbërjes së Jugosllavisë mund të  ndryshojë dhe mund të ketë zhvendosje kufijsh kudo. Përgjigjja ime ndaj kësaj ishte  se po flisnim vetëm për një rast ku  dy palët duhet të bien dakord. Nuk  legjitimon asnjë shkëmbim toke tjetër kudo tjetër në kontinentin e Evropës  përveç nëse palët e përfshira bien dakord.
    Robert Papa: Për mua personalisht, më pëlqen që Amerika të jetë  e përfshirë. Jo Macron, jo Merkel në  Ballkan, sepse me ata nuk fitojmë asgjë. Unë nuk e di nëse e pe diçka. Ishte  në Kopenhagen, kryeministri shqiptar po  tallte Presidentin Trump rreth paqes  mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë dhe Macron  qeshte shumë. Nuk e di nëse e  pe atë. Si reagon truri i Trump nëse sheh atë gjë .
    John Bolton: Ai nuk e pëlqen që ta tallin, por kjo  është,  çfarë ndodh kur ti   di aq pak sa Trump. Ai nuk mund ta  kuptojë saktë, ishte Armenia dhe  Azerbajxhani dhe Kaukazi, luftën e të cilëve ai  ndaloi dhe, lufta ndërmjet, Kosovës  dhe Serbisë, një luftë tjetër që ai ndaloi, për të cilën askush nuk e dinte se po zhvillohej. Por  gjithçka zhduket. Gjithçka zhduket së bashku. Ai  dëshiron Çmimin Nobel për Paqe. E dini,  norvegjezët do të shpallin çmimin të premten në orën 8:40. Mendoj se ai është pak nervoz, mendon se nuk do ta marrë atë. Thjesht po ju them dëgjuesve tuaj, e dini, rregullat për Çmimin Nobel për Paqe, të cilat janë në faqen e tyre të internetit, thonë se duhet të jesh nominuar për çmimin jo më vonë se 31 janari i vitit në të cilin dëshiron ta marrësh. Kjo do të thoshte se Trump ishte vetëm president për 11 ditë kur afati përfundimtar u përmbush. Pra, ai nuk do ta merrte atë gjithsesi.
    Robert Papa: Epo, në funeralin e Charles Kirk ai tha që nuk i fal kundërshtaret të mi. I urrej kundërshtarët e mi, e dini, por problemi është se ai shikon vetëm Fox Neës.
    John Bolton: Nuk mendoj se ai pa talljen nga Rama. Nuk jam i sigurt për këtë. Po, mendoj se ai do të ishte më i irrituar ndaj Macron sesa ndaj ndonjë gjëje tjetër. Macron ka vështirësitë e veta në Francë. Siç mund ta shohim, ai sapo pati qeverinë e tij të fundit për vetëm 12 orë. Ai ka nevojë të merret me  çështjet e tij në Francë.
    Robert Papa:Po, ai e goditi Macron dhe e la atë në  rrugët e Neë York-ut, e pamë.
    John Bolton: Po!
    Robert Papa: A po ndryshon politika ndaj  Ukrainës sepse tani ai po thotë se Ukraina mund të fitojë apo është thjesht retorikë?
    John Bolton: Po, mendoj se ajo që Trump po përpiqet vërtet të bëjë është të tërhiqet nga 9: përfshirja e tij në Ukrainë. Eh, ai tha  gjatë fushatës se do të bënte paqe  midis Rusisë dhe Ukrainës brenda 24 orësh.  Askush nuk e besoi atë. Por tani kanë kaluar  mbi 8 muaj dhe nuk ka pasur asnjë  sukses. Pra, mendoj se ajo që ai po thotë vërtet është:” fat të mbarë për të dyja palët. Unë  do të shkoj të bëj diçka tjetër.” Tani, ai tha disa gjëra që  ishin të dobishme në lidhje me ndihmën ushtarake të vazhdueshme, ndoshta ndihmë ushtarake shtesë përmes anëtarëve evropianë të NATO-s për Ukrainën. Shpresoj që  kjo të vazhdojë. Mendoj se mund të jetë kritike = për Ukrainën që të mund të ruajë pozicionet  ose ndoshta edhe të arrijnë në pikë ku mund të fillonin të shtynin  rusët përsëri.
    Robert Papa:Ambasador, a mendoni se de  facto sekretari i shtetit është Ëitkov dhe jo Rubio? Dhe çfarë mendoni për Green Grenell? A është ai i përfshirë në oborrin e Trump apo vetëm po luan pazar me shqiptarët dhe serbët?
    John Bolton: Unë, mendoj se shumë njerëz po përpiqen  të tërheqin vëmendjen e Trumpit. Ka fjalë  se Whitkof do të lërë rolin e tij joformal  në fund të këtij viti.  Kështu që ndoshta Rubio do të lejohet të 1 jetë Sekretar Shteti. Por unë vërej  gjatë negociatave në Kajro për Rripin e Gazës që po ndodhin tani, Wodkofo është i shoqëruar nga Jared Kushner. Kështu që ndoshta  Jared do të kthehet në administratë pas largimit të Ëoodcofit. Kush  e di?
    Robert Papa: A është kjo një shenjë e mirë apo e keqe?
    John Bolton: Unë, mendoj se është e keqe. Më kuptoni, mendoj se problemi i shumë amerikanëve. Duket se Wudcof dhe i biri i tij po bëjnë biznes ndërsa Ëitcof është në rajon. Uh, familja Trump po bën shumë biznes në rajon, të gjitha këto duke kryer supozuar politikën e qeverisë së SHBA-ve dhe dallimi midis aktiviteteve të tyre private dhe aktiviteteve publike është shuar, gjë që nuk është e mirë.
    Robert Papa: A mendoni, ambasador, se njerëzit e tij, Kash Patel dhe Baondi, do të vuajnë nga administrata tjetër të njëjtën gjë që po ju bëjnë juve, Comit dhe të tjerëve?
    John Bolton: Epo, ata mund ta përjetojnë dhe mendoj se ky është një problem i vërtetë për shoqërinë civile në Amerikë. Tani, Trump gjithashtu mund të dalë i pastrehë duke iu falur të gjithëve, gjithashtu. Mendoj se kjo është pothuajse po aq e keqe sepse krijon një cikël që duhet të thyhet. Nuk ka justifikim për politizimin e Departamentit të Drejtësisë. Nëse mendon se Biden bëri kështu, atëherë duke korrigjuar Duhet të nënkuptojë  diçka tjetër përveçse të bësh politizimin më të keq.
    Robert Papa:Ambasador, i fundit, e di që jeni i zënë. Kisha  shumë thirrje duke thënë, “A po ka frikë miku juaj Ambasador Boltin?” Jo, ju thashë  burri. A është ikona nga parti e Reanit dhe parti e Bush?  Bolton nuk ka frikë kurrë.
    John Bolton: E drejtë. Epo, ne do ta kalojmë  këtë. Do doja të mund të flisja më shumë për këtë,  por koha do të vijë. Unë nuk jam  frikësuar.
     
     

  • Hetimi për John Boltonin ‘ka nisur gjatë administratës Biden’

    Hetimi për John Boltonin ‘ka nisur gjatë administratës Biden’

    John Bolton, ish-këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, ka qenë nën hetim gjatë presidencës së Joe Biden-it për keqpërdorim të materialeve të klasifikuara, sipas raportimeve.

    Email-e nga Boltoni që përmbanin materiale të ndjeshme u gjetën në të dhëna të mbledhura nga shërbimi sekret i një vendi tjetër, sipas The New York Times.

    Shtëpia dhe zyrat e Boltonit u bastisën nga FBI-ja javën e kaluar, në atë që disa e përshkruan si një akt hakmarrjeje nga Donald Trump-i kundër ish-ndihmësit të tij shumë kritik.

    Megjithatë, raportimi i New York Times sugjeron se hetimi ndaj Boltonit kishte nisur para se Trump të kthehej në detyrë në janar dhe të vendoste besnikë në krye të agjencive të inteligjencës.

    Pretendohet se Bolton ka dërguar email-e në një sistem të paklasifikuar që përmbanin sekrete shtetërore tek persona që e ndihmonin të mblidhte materiale për kujtimet e tij, The Room Where It Happened, të botuara në vitin 2020.

    Informacioni, i cili thuhet se vinte nga dokumente të klasifikuara të shikuara gjatë mandatit të tij si këshilltar për sigurinë kombëtare, raportohet se u kap nga shërbimi sekret i një vendi armik.

    Raportimi nuk e përmend vendin, ndonëse Rusia, Kina dhe Irani do të kishin pasur interes të veçantë për komunikimet e tij si këshilltar për sigurinë kombëtare.

    Burime thanë se një arsye kryesore për bastisjen e shtëpisë dhe zyrave të Boltonit në Bethesda, Maryland, të premten ishte për të parë nëse ai mbante materiale që do të përputheshin dhe do të konfirmonin materialin e mbajtur nga agjencia e huaj e spiunazhit.

    Zyrtarët kanë treguar se qëllimi i bastisjes shkonte përtej akuzave të kahershme mbi kujtimet e tij dhe do të adresonte pretendimet se ai kishte nxjerrë materiale të ndjeshme.

    Për të marrë urdhrat e kontrollit, të autorizuar nga dy gjyqtarë federalë, prokurorët duhej të tregonin se kishin arsye të besonin se 76-vjeçari kishte keqpërdorur informacione të klasifikuara.

    Fakti që autoritetet arritën të tregonin shkak të arsyeshëm për të besuar se Boltoni kishte keqpërdorur informacione dhe se vendndodhjet e kontrolluara mund të jepnin prova për shkelje, sugjeron se hetimi ndaj tij është tashmë në një fazë mjaft të avancuar.

    Gjatë mandatit të parë presidencial të Trump-it, Departamenti i Drejtësisë hapi një hetim penal për të parë nëse Boltoni kishte zbuluar informacione të klasifikuara në kujtimet e tij. Por ky hetim, së bashku me një padi civile të lidhur me të, u pushua në qershor 2021 gjatë administratës së Joe Biden-it.

    Bolton refuzoi të komentojë për The New York Times. Përfaqësuesit e ish-këshilltarit për sigurinë kombëtare janë kontaktuar në mënyrë të pavarur nga The Telegraph.

    Bolton nuk ka dhënë komente të drejtpërdrejta për vetë bastisjen, duke vazhduar të kritikojë Trump-in për atë që ai e quajti politikën e tij “të paqëndrueshme” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

    Trump është përballur me dhjetëra akuza penale për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara në një aktakuzë penale të ngritur kundër tij në vitin 2023.

    Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë në fund të mandatit të parë, FBI-ja bastisi pronën e tij në Mar-a-Lago dhe gjeti kuti me sekrete shtetërore në një banjë, një sallë dhe një dush, në atë që prokurorët pretenduan se ishte shkelje e Ligjit për Spiunazhin.

    Çështja u hodh poshtë vitin e kaluar kur një gjykatës vendosi se emërimi i avokatit që e ndiqte çështjen ishte antikushtetues. / The Telegraph – Syri.net

  • Bastisja e FBI-së në shtëpinë e John Bolton, reagon për herë të parë Trump

    Bastisja e FBI-së në shtëpinë e John Bolton, reagon për herë të parë Trump

    Donald Trump ka thyer heshtjen duke reaguar për herë të parë për bastisjen e FBI-së në shtëpinë e ish-Këshilltarit të tij të Sigurisë Kombëtare, John Bolton.
    Presidenti amerikan gjatë një vizite surprizë në Muzeun e Shoqatës Historike të Shtëpisë së Bardhë mohoi të kishte dijeni për aksionin, duke thënë se do të informohet për bastisjen më vonë gjatë ditës, por pranoi se nuk e dinte se po ndodhte derisa u publikua në lajme.
    Duke e kritikuar ish-ndihmësin e tij si një ‘njeri të varfër’ dhe ‘një djalë jo i zgjuar’, Trump tha: “Ai është kaq i keq në atë që bën”.
    “Ai nuk flet, është si një person shumë i qetë përveçse në televizion dhe pastaj mund të thotë diçka të keqe për Trump. Ai gjithmonë do ta bëjë këtë. Por ai nuk flet, është shumë i qetë”, u tha Trump gazetarëve.
    Sakaq, bëhet me dije se Trump do të bëjë një njoftim me rëndësi nga Zyra Ovale më vonë gjatë ditës. Tema e fjalimit nuk është zbuluar, por mendohet se mund të ketë lidhje me aksionin e agjentëve të FBI-së dhe kontrollin e tyre në shtëpinë e Boltonit në zonën e Uashingtonit, e cila thuhet se lidhet me një hetim mbi përdorimin e tij të dyshuar të dokumenteve të klasifikuara në vitin 2020.
    Bolton, i cili shërbeu si Këshilltari i Sigurisë për Presidentin Donald Trump nga prilli 2018 deri në shtator 2019, ka qenë në kundërshtim me Presidentin që kur u nda nga administrata e parë.

  • FBI bastis shtëpinë e John Bolton, kërkonte t’i hiqej ”non-grata” Berishës

    FBI bastis shtëpinë e John Bolton, kërkonte t’i hiqej ”non-grata” Berishës

    Bota E Premte, 22 Gusht 2025 15:50
    FBI ka bastisur banesën e John Bolton, ish-këshilltarit për Sigurinë Kombëtare gjatë mandatit të parë të Donald Trump, i cili sot është kthyer në një nga zërat më kritikë ndaj presidentit amerikan. Bastisja nga agjentët federalë është pjesë e një hetimi mbi sigurinë kombëtare, i urdhëruar nga drejtori i FBI-së, Kash Patel.
    Kontrolli është kryer në orën 7 të mëngjesit në shtëpinë e Bolton në Bethesda, Maryland. Bastisja e banesës së Bolton vjen në kuadër të një hetimi mbi menaxhimin e dokumenteve të klasifikuara, ndërkohë që administrata Trump ka ndërmarrë masa për të shqyrtuar veprimtarinë e disa figurave të dyshuara si kritike ndaj presidentit.

    Bolton është një emër i njohur edhe për shqiptarët. Vetëm 2 muaj më parë ai u shfaq kritik për non gratën e Sali Berishës nga SHBA, duke e quajtur një vendim jo të drejtë e kërkonte nga administrata Trump që ky vendim të rishihej. Tashmë vetë Bolton është në vështirësi dhe do duhet të përballet me drejtësinë.