Tag: bolonjës

  • Trafikonin kokainë/ Arrestohen 2 shqiptarë në Itali

    Trafikonin kokainë/ Arrestohen 2 shqiptarë në Itali

    Dy shqiptarë u arrestuan nga oficerët e karabinierëve të Seksionit Operacional të Kompanisë Borgo Panigale të Bolonjës.
    Akuza ndaj tyre është mbajtja për qëllime trafikimi e lëndëve narkotike dhe sulm ndaj efektivëve gjatë aksionit, duke kundërshtuar fizikisht ndalimet.
    Sipas informacionit zyrtar të Karabinierëve të Bolonjës, operacioni filloi që në fillim të tetorit, kur oficerët lokalizuan të dyshuarit të moshës 37 dhe 34 vjeç dhe më pas i kapën në flagrancë.
    Arrestimet pasuan një sërë kontrollesh të thelluara në dy “Golf” të përdorura nga të dyshuarit. Gjatë inspektimeve të automjeteve, Karabinierët zbuluan një ndarje me fund të dyfishtë, të ndërtuar mbi ndarjen e gomës rezervë.
    Brenda këtij vendi të fshehtë, oficerët gjetën katër blloqe kokaine, me një peshë totale prej 4.335 kilogramësh. Substanca, e mbështjellë me celofan të zi dhe e shënuar me kodet “777”, ishte menduar për të paketuar mbi 16500 doza. Analizat e mëvonshme toksikologjike zbuluan një përbërës aktiv prej 62% , duke konfirmuar pastërtinë e lartë të drogës së sekuestruar.
    Prokurori Publik kërkoi urdhrin e paraburgimit bazuar në provat e mbledhura gjatë hetimit. Dy shqiptarët u dërguan në burg, sipas masës së sigurisë së konfirmuar nga gjykata.

  • Sulmuesi i afruar me bujë në Serinë A dëmtohet dhe mbetet jashtë dy muaj

    Sulmuesi i afruar me bujë në Serinë A dëmtohet dhe mbetet jashtë dy muaj

    Skuadra e Bolonjës ka marrë një goditje të rëndë, pasi që në startin e sezonit, ka humbur shërbimet e një prej elementëve më cilësorë në skuadër.

    Çiro Imobile, i kthyer përsëri gjatë kësaj vere në Serinë A, ka pësuar një dëmtim gjatë ndeshjes së parë të kampionatit kundër Romës dhe do të mungojë për një kohë të gjatë nga fushat e lojës.
    Dëmtimi i pësuar në këmbën e djathtë, rezultoi më i rëndë se sa mendohej dhe klubi i Bolonjës bëri të ditur se koha e rikuperimit të lojtarit, do të jetë rreth 8 javë.

    Një periudhë shumë e gjatë për sulmuesin i cili pritej të kishte një rol kryesor në repartin e avancuar të kësaj skuadre që synon që të luftojë përsëri për një vend në Ligën e Kampioneve apo të rikonfirmohet në Kupën e Italisë.
    Imobile ishe larguar një vit më parë nga Lacio duke zgjedhur të vazhdonte karrierën te Beshiktashi në Turqi. Por ai mbijetoi vetëm një vit atje, para se të bënte përsëri prapakthehu në kampionatin italian, me shpresën që të luante një rol prej protagonisti. Por tashmë atij i duhet të presë riaftësimin për të treguar se është përsëri në gjendje të bëjë diferencën në këtë kategori.
     

  • Hezitimi i Bolonjës për t’i plotësuar kushtet Asllanit, i hap rrugë një tjetër skuadre për të firmosur me yllin shqiptar

    Hezitimi i Bolonjës për t’i plotësuar kushtet Asllanit, i hap rrugë një tjetër skuadre për të firmosur me yllin shqiptar

    Ngrirja e marrëdhënieve mes Kristjan Asllanit dhe Bolonjës për arritjen e marrëveshjes së transferimit, duket se dpo shfrytëzohet më së miri nga Torino, e cila do të rihapë negociatat me yllin shqiptar të Interit.

    Asllani kërkonte 2 milionë euro në vit për të firmosur me Bolonjën, ndërsa klubi i ofronte 300 mijë euro më pak për të lidhur një marrëveshje afatgjatë me të. Interi ndërkohë ishte “spektator”, pasi kishte gjetur akordin për shitjen 9 milionë euro të lojtarit, duke mbajtur 40% të një shitje të mundshme të ardhshme.
    Hezitimi i Bolonjës ka zgjuar përsëri Torinon, pasi siç raporton “Sky Sport” në Itali, klubi në fjalë ka bërë hapa konkret për të bindur Asllanin të zgjedhë atë.

    Bëhet e ditur se Torino është më i gatshëm për të paguar Asllanin sa kërkon ai, falë edhe një buxheti më të madh që ka në dispozicion. Palët po bisedojnë, ndërsa pritet që të rivendosen kontaktet edhe me Interin për të finalizuar një transferim nëse të gjithë bien dakord.

  • “Mollë“ sherri një grua! Emigranti shqiptar në Itali, tenton të vrasë bashkëatdhetarin e tij

    “Mollë“ sherri një grua! Emigranti shqiptar në Itali, tenton të vrasë bashkëatdhetarin e tij

    Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në pikën kufitare të Ventimiglias në Itali, pasi ishte shpallur në kërkim pasi tentoi të vriste një bashkatdhetar.
    Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në parkingun e qendrës tregtare Gran Reno në Casalecchio, në afërsi të Bolonjës.
    Sipas autoriteteve italiane, shqiptari i lindur në vitin 1981 dyshohet se plagosi rëndë me thikë një 29-vjeçar shqiptar, pas një përplasjeje të ashpër që shpërtheu për motive xhelozie.
    Në qendër të konfliktit ishte një grua shqiptare, e cila i njihte të dy burrat.
    I plagosuri vijon të jetë i shtruar në spital, ndërsa mjekët kanë dhënë një prognozë 30-ditore, duke lënë të hapur mundësinë e komplikimeve të mëtejshme.
    Pas ngjarjes, autori i dyshuar ishte zhdukur dhe ekzistonte frika se mund të kishte kaluar kufirin. Dyshimet rezultuan të sakta: ai ishte larguar drejt Francës dhe u ndalua teksa po përpiqej të kthehej në Itali.
    Ndaj tij kishte një urdhër arresti të lëshuar nga Prokuroria e Bolonjës për akuzat e tentativës për vrasje dhe mbajtjes pa leje të armës së ftohtë, pasi thika e përdorur në sulm nuk ishte e deklaruar.
    Shqiptari i arrestuar pritet të merret në pyetje në ditët në vijim, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

  • 13 mln euro të Bolonjës për Asllanin mund t’i ndryshojnë mendjen Interit, Bazeli vë në qendër të projektit të ri…

    13 mln euro të Bolonjës për Asllanin mund t’i ndryshojnë mendjen Interit, Bazeli vë në qendër të projektit të ri…

    Adriatik BALLA
    Kristjan Asllani është një nga futbollistët që Interi mund ta nxjerrë në shitje në këtë merkato vere, nisur nga nevoja për të fituar para, por edhe për të bërë një “remont” të plotë të skuadrës, si pasojë e zhgënjimeve gjatë periudhës së fundit. Ikja e trajnerit Inzagi mund të sjellë revolucion me trajnerin e ri dhe duket se Asllani nuk është në projektet e reja të Interit dhe kuotohet në treg si një nga lojtarët që do ta braktisë Interin, teksa klube të ndryshme italiane janë vendosur pranë tij, duke ofruar shumat e tyre për mesfushorin shqiptar. Nga ana tjetër, lojtarët shqiptarë që luajnë në Zvicër kanë gjithashtu cilësi dhe mes tyre spikat Xherdan Shaqiri, që dje jo vetëm e konfirmoi veten se do të mbetet me Bazelin, por është dhe pika referuese e klubit në sezonin e ri.
    Bazeli vendos Xherdan Shaqirin në qendër të projektit të sezonit të ri
    Bazeli po përgatitet në Austri për edicionin e ri të garave në futbollin zviceran dhe atë evropian. Të martën pasdite për gazetarët zviceranë foli Xherdan Shaqiri, kapiteni dhe ylli i Bazelit. “Gjërat po shkojnë mirë. Po ushtrojmë fort, që është me rëndësi. Duam të jemi gati edhe për kualifikimet e Ligës së Kampionëve”, ka thënë Shaqiri. 33-vjeçari e udhëhoqi Baselin drejt titullit të kampionit dhe Kupës së Zvicrës. Ai është pyetur nëse me moshë faza përgatitore bëhet më e vështirë. Është përgjigjur që gjithnjë është njëjtë – e vështirë. “Ju i kuptoni disa gjëra kur keni më shumë përvojë. Lojtarët e rinj po bëjnë përparim në kuptimin e fitnesit. Pasi unë jam lojtar kreativ, mund të duket që po luaj si dhjetë vjet më parë. Por të duhet më shumë pushim pas ndeshjes”, ka thënë Shaqiri. Ai thotë se tani e njeh trupin e tij më mirë. E di çka i duhet. “Por po ndihem shumë mirë”. Shaqiri ka folur edhe për trajnerin e ri të Baselit, Ludovic Magnin. Ka thënë se ai është trajner i duhur për skuadrën.
    Asllani kërkohet nga Bolonja për 13 mln euro
    Referuar mediave italiane, Bolonja është klubi që ka shprehur interes për Kristjan Asllanin dhe është gati të paguajë rreth 13 milionë euro për kartonin e tij. Kjo shumë i afrohet vlerës që Interi ka dhënë për mesfushorin, e cila është rreth 14 milionë euro, duke bërë ofertën shumë joshëse dhe serioze. Trajneri i Bolonjës, Vinçenco Italiano, e vlerëson shumë Asllanin dhe e sheh atë si profilin ideal për të marrë një rol të rëndësishëm në mesfushë në sezonin e ardhshëm, duke e konsideruar pjesë kyçe të projektit të tij. Nga ana tjetër, drejtuesit e Interit ende nuk kanë dhënë një përgjigje zyrtare ndaj ofertës, duke preferuar të presin për të vendosur në mënyrë definitive pas përfundimit të angazhimit në Kupën e Botës për Klube dhe rikthimit të skuadrës në Itali. Në bazë të raportimeve të fundit nga mediat italiane, shanset që Interi të pranojë ofertën e Bolonjës janë të konsiderueshme, duke lënë të hapur mundësinë e një transferimi të Asllanit gjatë afatit kalimtar veror. Në çdo rast, gjithçka do të marrë formë dhe do të finalizohet në javët në vijim, pas përfundimit të angazhimeve të Interit në këtë kompeticion ndërkombëtar.

  • “Topi doli te pankina ime dhe rivënia u krye te pankina e Bolonjës”, Inzagi i bindur: Nuk mbaroi kampionati këtu

    “Topi doli te pankina ime dhe rivënia u krye te pankina e Bolonjës”, Inzagi i bindur: Nuk mbaroi kampionati këtu

    Gara për titull e Interit është vështirësuar së tepërmi mbrëmjen e sotme. Zikaltrit u mposhtën nga Bolonja dhe tani ndajnë kreun me pikë të barabarta me Napolin. Simone Inzagi ka thënë pas përfundimit të ndeshjes për “DAZN”-in se kjo humbje nuk e ka mbyllur garën për titull. Ai ka shtuar se kalendari nuk duhet të përdoret si justifikim, pasi do të jetë i vështirë si për ta, ashtu edhe për Napolin. Ndërkohë Inzagi ka ngritur akuza për rivënien anësore përpara asaj që sollin golin e Bolonjës, pasi sipas tij u ekzekutua disa metra më sipër vendit ku topi doli jashtë vijës kufizuese.
    “Topi doli në zonën time teknike dhe u hodh në zonën teknike të Bolonjës, kjo nuk mund të ndodhë. Kampionati nuk përfundon këtu, ka ende besim. Tani jemi shumë nervozë për të analizuar, por do ta bëjmë nesër me shumë qetësi. Sigurisht që nuk do të mbarojë këtu. Kalendari është relativ. Do të jetë i vështirë për ne, por edhe për Napolin. Duhet të ecim përpara me besim me performancat që po bëjmë, pa justifikime”, ka deklaruar Simone Inzagi./Sport Ekspres/

  • VIDEO/ Gjysmëroveshatë në minutën e 94-t, Bolonja mund Interin dhe i hap telashe në garën për titull

    VIDEO/ Gjysmëroveshatë në minutën e 94-t, Bolonja mund Interin dhe i hap telashe në garën për titull

    Interin e pret një fund i vështirë i sezonit. Gara për titull është ndezur edhe më shumë pas përballjes së sotme kundër Bolonjës. Këta të fundit ia kanë dalë të marrin 3 pikët përballë kampionëve në fuqi të Serisë A.
    Orsolini tronditi zikaltrit në minutën e 94-t. Gjysmëroveshata e lojtarit italian solli golin e fitores për Bolonjës, që përkohësisht është ngjitur në zonën Champions në kampionatin italian. Ndërkohë Interi mbetet ende në kuotën e 71 pikëve, po aq sa Napoli i Antonio Kontes./Sport Ekspres/

  • Bolonja i jep një ndihmë zikaltërve në garën për titull, një gol me finte prish planet e Napolit

    Bolonja i jep një ndihmë zikaltërve në garën për titull, një gol me finte prish planet e Napolit

    Napoli nuk ka arritur të përfitojë dot nga hapi fals i hedhur nga Interi këtë fundjavë. Zikatrit barazuan ndaj Parmës dhe napoletanët kishin rastin e artë për të ngushtuar diferencën në vetëm një pikë. Por të kaltrit dështuan të merrnin tre pikët mbrëmjen e sotme kundër Bolonjës.
    Anguisa kaloi Napolin në epërsi në minutën e 18 të takimit, duke rritur shpresat për një fitore të mundshme. Por kur kronometri po maste minutën e 64-t, Ndoji tundi rrjetën me një gol spektakolar. Një goditje me finte e lojtarit të Bolonjës prishi planet e ekipit të Antonio Kontes, që në këtë mbrëmje duhet të kënaqet me vetëm një barazim 1-1. Diferenca mes Interit dhe Napolit vazhdon të qendrojë 3 pikë, teksa kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi i kampionatit./Sport Ekspres/

  • Kristjan Asllani në planet e Bolonjës, opsion është zëvendësimi me argjentinasin Kastro

    Kristjan Asllani në planet e Bolonjës, opsion është zëvendësimi me argjentinasin Kastro

    Adriatik BALLA
    Kuqezinjtë e trajnerit Silvinjo janë kthyer në skuadrat e tyre dhe po përpiqen ta mbyllin sezonin aktual me statistika më cilësore në planin individual e një pjesë kanë ambicie edhe në planin ekipor pasi luajnë në aktivitetet e rëndësishme për klube në kuadër të UEFA-s. Duhet thënë se vëmendjen kohët e fundit e mori Myrto Uzuni për shkak të golit që shënoi me përfaqësuesen kundër Andorrës, por edhe për Austoin në Major League Soccer në SHBA, ku ai aktivizohet prej disa javësh. Ernest Muçi bëri paraqitje të mirë në fundjavën që iku me Beshiktashin, sikurse dhe Armando Broja ka shenja të një rikthimi serioz, duke rritur minutat me Evertonin në Angli. Gjimshiti, Kumbulla, Ismajli e mbrojtës të tjerë po rriten vazhdimisht, kurse mesfushorët e sulmuesit duhet të punojnë më shumë. Në këtë kuadër Rei Manaj është ai që spikati me kuqezinjtë ndaj Andorrës, me dy gola, por ka pasur paraqitje të mirë edhe me Sivasporin në kampionatin turk.
    Asllani në planet e Bolonjës
    Në Itali luan një grup i madh dhe i rëndësishëm i futbollistëve shqiptarë, ku pjesa bazë e formacionit të Kombëtares është pikërisht nga ky kontigjent. Mes tyre spikat mesfushori i Interit Kristjan Asllani, i cili është nga më cilësorët që ka përfaqësuesja kuqezi, por ai është kohët e fundit në fokusin e disa klubeve në Itali e jashtë saj. Kështu, referuar mediave italiane, Kristjan Asllani vijon të jetë një dëshirë e Bolonjës, e cila i është rikthyer sërish idesë se mund të transferojë në verë mesfushorin shqiptar. Në këtë lëvizje përfshihet dhe kalimi i argjentinasit Kastro drejt zikaltërve. Minutat e pakta tek Interi bëjnë që Asllani të mendojë një alternativë më të mirë për të ardhmen, për të arritur formën e tij maksimale e për këtë i vjen në ndihmë Bolonja.
    Mediat përtej Adriatikut bëjnë me dije se skuadra në fjalë i është rikthyer sërish idesë se mesfushori kuqezi mund të bëhet pjesë në verë, pasi interesi ka qenë i vazhdueshëm. Për ta bindur 23-vjeçarin i janë premtuar minuta, e me gjasa e përkthyer me një rol titullari në fushë, ndërsa sa i përket Interit, do të përfshihet në lëvizje dhe sulmuesi Kastro. Në rast se nuk mund të arrihet akordi për një transferim, Bolonja do të ishte e kënaqur edhe me një huazim 1-vjeçar të lojtarit, i cili padyshim do të merrte shumë më tepër minuta se te zikaltrit, si dhe do të luajë në kupat e Evropës, në rast se arrihet kualifikimi në këto kompeticione.
    Uzuni përkrah Mesit në formacionin më të mirë në MLS amerikane
    Futbollisti i përfaqësueses kuqezi, Myrto Uzuni, ka hapur llogarinë e golave të tij në SHBA duke ndihmuar Austin të fitonte 1-0 ndaj St. Luis në ndeshjen e kësaj jave në kampionatin e MLS. Sulmuesi shqiptar ka treguar se çfarë është në gjendje të bëjë dhe se mund të jetë vendimtar me fanellën e kësaj skuadre, duke shpresuar që të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë sa më rregullisht në vijim. Kjo paraqitje e tij i ka siguruar për herë të parë praninë në ekipin e kësaj jave në MLS. Sulmuesi shqiptar nuk ishte në formacionin titullar të kësaj përzgjedhje, por ishte vendosur në stolin e rezervave në ekipin me 20 lojtarë që zgjidhet çdo javë nga ekspertët e MLS. Një stol rezervash luksi, pasi përkrah Uzunit ishte edhe vetë Lionel Mesi.

  • EMRI/ Arratiset nga burgu i Bolonjës 34-vjeçari shqiptar!

    EMRI/ Arratiset nga burgu i Bolonjës 34-vjeçari shqiptar!

    Një shqiptar i dënuar për grabitje, Fatbardh Mneraj, 34 vjeç, është arratisur nga burgu i Dozzas në Bolonja, duke vënë në alarm autoritetet italiane.
    Sipas raportimeve, Mneraj gëzonte regjimin e gjysmëlirisë, por pasi iu komunikua revokimi i këtij privilegji, ai u zhduk pa lënë gjurmë gjatë transferimit në seksionin e brendshëm të burgut. Një nga hipotezat është se ai përfitoi nga një moment pakujdesie i gardianëve, duke kaluar përmes një dere të hapur.
    Policia ka shpërndarë fotot dhe të dhënat e tij në të gjitha organet e rendit, ndërsa kërkimet për kapjen e tij janë intensifikuar. Arratisjet nga ky burg janë jashtëzakonisht të rralla, me rastin e fundit të raportuar në vitin 2011.