Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar në Bolonja, Itali, pas një operacioni policor kundër një grupi të përfshirë në trafikimin e drogës. Gjatë aksionit u sekuestruan 20 kilogramë hashash dhe 44,500 euro në para të gatshme.
Operacioni u zhvillua në Funo di Argelato, ku policia identifikoi një apartament që shërbente si bazë logjistike e grupit.
Të dyshuarit u kapën gjatë shkëmbimit të drogës dhe parave mes automjeteve në zonë. Brenda apartamentit, policia gjeti edhe një kilogram marijuanë, 179 gramë hashash dhe materiale paketimi për drogë.
Të tre të arrestuarit janë dërguar në burgun Rocco D’Amato në Bolonja. Dy prej tyre janë vendosur nën masën arrest me burg, ndërsa 20-vjeçari më i ri është vendosur nën arrest shtëpiak me byzylyk elektronik.
Njëri prej të arrestuarve kishte precedentë penalë për çështje droge në Itali. Hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit të grupit vazhdojnë.
Tag: bolonja
-

Itali/ Tre shqiptarë kapen me 20 kg hashash dhe 44,500 euro
-

“Nuk ishte vetëm rroga”, mediat italiane zbulojnë të vërtetën se pse Asllani zgjodhi Torinon para Bolonjës
Mediat italiane kanë zbardhur të vërtetën e arsyes se përse Kristjan Asllani zgjodhi të shkonte te Torino dhe jo te Bolonja.
Sipas “Corriere Dello Sport”, nuk ishte vetëm çështja e pagesës ajo që mabjti Asllanin larg Bolonjës, por edhe jë tjetër pikë.
Bolonja duhej të hapte në skuadër një vend për një lojtar me moshën 23 e më lart, pasi kishte plotësuar të gjitha vendet që lejon rregullorja për ekipin e parë.Kuqeblutë kishin bërë gati gjithçka për transferimin e kroatit Nikola Moro drejt Sasuolos për t’i lëshuar vendin Asllanit. Por transferimi kishte dështuar e kësisoj nuk ishte i mundur regjistrimi i mesfushorit shqiptar pasi për momentin nuk kishte asnjë lojtar në dalje.
Kësisoj, në vend që të qëndronte në pritje nëse Bolonja do të krijonte apo jo hapësira për të, Asllani pranoi ofertën e Torinos që u tregua i gatshëm të largonte një nga lojtarët në grupin ekzistues për t’i bërë vend futbollistit shqiptar. -

Asllani e Interi s’po gjejnë gjuhën e përbashkët, Hasa jashtë planeve të Kontes te Napoli
Adriatik BALLA
Lojtarët e Kombëtares tonë që luajnë në Itali kanë një emër të mirë dhe përbëjnë kontigjentin kryesor të grupit të përfaqësueses që luajnë si titullarë në ndeshjet zyrtare. Trajneri kuqezi, Silvinjo, e ka bazuar punën e tij më së shumti tek ky kontigjent, pasi i përshtatet edhe filozofisë së tij të lojës. Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, Ramadani, Asllani e ndonjë tjetër janë pjesëtarët e formacionit që luajnë në Serie A dhe Silvinjo s’bën dot pa këtë kontigjent. Ndërkohë, vijojnë lëvizjet në treg edhe për lojtarët e Shqipërisë. Më i klikuari në javët e fundit është Kristjan Asllani, që Interi dëshiron ta shesë, madje ka arritur marrëveshje me Bolonjën, por futbollisti nuk pranon, duke dashur të qëndrojë zikaltër. Ndërkohë, Luis Hasa, talenti që ka zgjedhur të përfaqësojë Italinë në garat ndërkombëtare, prej një viti pjesë e Napolit, nuk është në planet e trajnerit Antonio Konte dhe klubi dëshiron ta çojë ose në huazim ose ta shesë në radhët e një klubi në Serie A ose në Serie B. Negociatat vazhdojnë për të dy lojtarët, ndërkohë që të tjerë po shohin mundësi të reja, sikurse ndodhi edhe me Marash Kumbullën, që la Romën dhe u kthye në Spanjë, por këtë herë jo tek Espanjoli, por në radhët e Majorkës, atje ku luan edhe shqiptari tjetër, Vedat Muriqi.
Bolonja pranon kushtet e Interit, por Asllani refuzon t’i braktisë zikaltrit
Kristjan Asllani është pranë kalimit te Bolonja. Klubi i Seria A ka akord me Interin për të blerë 9 milionë euro mesfushorin, ndërsa zikaltrit ruajnë edhe 40% të kartonit në rast rishitje. Bolonja po mundohet t’i mbushë mendjen Asllanit tashmë. Kjo sepse paga 1.5 milionë euro që është ofruar, u refuzua nga Asllani siç raportohet te “Gazzetta dello Sport”. Asllani synon që paga të nisë nga 2 milionë euro në sezon, shumë kjo që përfiton si lojtar i Interit. Dhe pse Bolonja ofron rritje page pas sezonit të parë, sërish palët nuk kanë rënë dakord për termat financiarë. Gjithçka pritet të marrë drejtim pikërisht sot. Asllani megjithatë qëndron drejt firmës, ndërsa do firmosë kontratë të vlefshme deri në vitin 2029.
Hasa nuk është në planet e Kontes, pritet huazimi në Serie B
Antonio Konte nuk ka në planet e tij për këtë sezon anësorin e sulmit shqiptar, Luis Hasën. Futbollisti iu bashkua napolitanëve nga radhët e Leçes, por ndonëse festoi titullin kampion me Napolin, nuk e pa fushën e lojës me ekipin në Serinë A. Situata do të përsëritet edhe në këtë sezon, pasi raportohet se Konte nuk e sheh atë në lartësinë e duhur për të dhënë në këtë pikë të karrierës një kontribut për ekipin. Ndaj ai i ka bërë të qartë lojtarit të gjejë një sistemim. Napoli kërkon ta huazojë në Serinë A, por menaxheri i tij, Fali Ramadani, u ka mbushur mendjen që të lejojnë huazimin në Serinë B. Hasa do të ishte titullar fiks dhe do të kishte minutat e duhura për të qenë protagonist. Që tani janë dy skuadra të gatshme për të siguruar huazimin e tij. Bari dhe Sampdoria, të dy klube me emër, të cilat do të dëshironin të shfrytëzonin aftësitë ofensive të Hases për lojën e tyre. Sipas mediave italiane, lojtari do të zgjedhë mes një prej këtyre dy destinacioneve në ditët në vijim. -

Interi shet Asllanin, zbulohet kontrata 5-vjeçare me klubin e njohur
Kristjan Asllani do të largohet përfundimisht nga Interi. Së fundmi janë publikuar detajet e transferimit të tij te Bolonja, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi.
Klubi i Seria A do të paguajë 17 milionë euro për të përfituar shërbimet e mesfushorit të Kombëtares shqiptare. Në të njëjtën kohë Interi do të mbajë përqindje të kartonit, në rast shitje nga Bolonja. Kontrata do të jetë e vlefshme për 5 vite.
23-vjeçari pritet të marrë më tepër minuta te Bolonja, që po investon për ta aktivizuar titullar. Interi po ashtu kishte zbuluar më parë se nuk e kishte në plane për sezonin e ri.
Më përpara kanë qenë disa klube të interesuara si nga Seria A, por dhe jashtë Italisë. Fiorentina dhe Torino ishin dy klubet që do e donin në skuadër Asllanin. -

Asllani është shumë pranë klubit të ri, kontratë deri në vitin 2029
Kristjan Asllani do të largohet nga Interi. Mesfushori shqiptar është shumë pranë transferimit te Bolonja. Xhanluka Di Marcio dhe Nikolo Shira konfirmojnë se negociatat mes palëve janë në nivel të përparuar.
Shira bën me dije Asllani do të firmosë një kontratë deri në vitin 2029 me të drejtë zgjatjeje deri në 2030-n. Sezonin e shkuar Bolonja u rendit në vendin e 9 në tabelën e Serisë A, si dhe arriti të fitonte Kupën e Italisë. Një trofe ky që i mundëson pjesëmarrjen në Ligën e Europës./Sport Ekspres/ -

Nga Bolonja në Luksemburg, historia e suksesit të shqiptarit: Eriseld Zeneli ia doli!
Eriseld Zeneli
ITALI- Në vitin 1992, babai i tij hipi në një varkë në Shqipëri në kërkim të një të ardhmeje më të mirë për familjen e tij. Së pari ai zbarkoi në Puglia, pastaj udhëtoi për në Savigno. Puna e tij, e gjetur gojë më gojë, e çoi në fshatin e vogël pranë Bolonjës.
“Unë dhe nëna ime mbërritëm në vitin 1995, dhe unë nuk isha as tre vjeç. Italia dhe Bolonja janë shtëpia ime, por për të siguruar të ardhmen time, më duhej të shkoja jashtë shtetit. Shumë paragjykime dhe shumë pak mundësi për ne të rinjtë. Nëse e quajnë ‘ikje truri’, duhet të ketë një arsye.”
Sipas mediave italiane, ai mbërriti në Savigno kur nuk ishte ende 3 vjeç.
Historia e Eriseld Zenelit, 33 vjeç, është një histori emigrimi të detyruar në dy mënyra. Nga Shqipëria në Bolonjë dhe nga Bolonja në Luksemburg, ku ai tani punon për Parlamentin Europian.
“Doja t’i jepja vendit tim atë që më dha ai në aspektin e arsimit duke qëndruar në Bolonjë, por kjo nuk ishte e mundur. Po e bëj tani nga Luksemburgu, ku u punësova për të përfaqësuar Italinë.”
Kur Zeneli flet për vendin e tij, ai flet për Italinë; Shqipëria është një ndjenjë përkatësie ndaj rrënjëve të familjes së tij, tingulli i gjuhës së tij amtare, por ai nuk ka më asnjë lidhje me vendin e prindërve të tij. Ai mbërriti në Savigno kur nuk ishte as tre vjeç, ku ndoqi shkollën fillore dhe të mesme, pastaj u diplomua nga Rosa Luxemburg, ndërsa prindërit e tij, me sakrifica të mëdha, blenë një apartament të vogël në Monteveglio.
Studime deri në nivelin Master në Psikologji
“Nuk ndoqa një rrugë tradicionale,”- thotë Zeneli.
“Pas shkollës së mesme, shkova të punoja si punonjës zyre. Familja ime është e varfër, nuk kisha mundësi të shkollohesha në kolegj”.
Ai kurseu disa para dhe më pas, duke punuar ende, u regjistrua në Shkencat e Edukimit dhe menjëherë pas kësaj mori një diplomë masteri në Psikologji Organizative. Diplomën e mori me nota maksimale.
“Në atë pikë, kërkova një punë tjetër dhe u punësova si konduktor treni për Trenitalia-n. Punova në Frecciarossa për tre vjet dhe arrita të blej një shtëpi në Bolonjë në vitin 2021, por kuptova se nuk mund të vazhdoja më tej.”
Zeneli i përmbledh arsyet e tij në dy fjali: Italia nuk i mban talentet e saj të reja. Dhe me atë emër, mbiemër dhe vendlindje në dokumentet e mia, kisha shumë dyer të mbyllura për mua. Gjithmonë më kanë parë si të ndryshëm, si një të huaj, veçanërisht në vitet e para pas mbërritjes në Savigno. Gjërat shkuan më mirë kur shkova në shkollën e mesme në qytet, por kur erdhi puna për të kërkuar punë, sapo panë emrin tim, më stigmatizuan.
Kishin paragjykime të mëdha. Aq shumë saqë, kur vëllai i tij lindi në Bolonjë gjashtë vjet më vonë, Zeneli këmbënguli që prindërit e tij ta quanin Giulio.
“Ai do të kishte Bolonjën si vendlindje në dokumentet e tij, një emër italian dhe një mbiemër që mund të maskohej disi. Nuk doja që ai të kalonte nëpër ato që kalova unë.”
Në vitin 2022 ai troket në dyert e Parlamentit Europian
Pas disa vitesh udhëtimi vajtje-ardhje nga Italia si konduktor treni, Zeneli vendosi të linte pozicionin e tij të përhershëm. Në vitin 2022, ai trokiti në derën e Parlamentit Europian, i cili ofronte stazhe për ata që diplomoheshin me nderime.
“Më dhanë morën në një stazh 7-mujor dhe më pas më ofruan një pozicion të përhershëm. Sot jam përgjegjës për personelin në Parlamentin Europian në Luksemburg. Në Itali, do të më duhej të merresha me një punë të pasigurt për një kohë të gjatë, ndoshta përgjithmonë. Këtu, ata paguajnë mirë dhe të lejojnë të ngjitesh në shkallët shoqërore. Unë, djali i një shoferi kamioni që mbërriti me një varkë dhe i një amvise, që u largova nga Shqipëria vetëm me një palë këpucë, tani punoj këtu dhe nuk përballem me paragjykime. Nuk e kam ndjerë kurrë barrën e origjinës sime në Luksemburg; kam pushuar së ndjeri si i huaj. Gjykohem vetëm për punën që bëj. Nëse e bëj mirë, ec përpara; nëse e bëj keq, mbetem prapa.”
Një postim në rrjetet sociale, ku ai tregon historinë e tij, me një foto të tij si fëmijë në Shqipëri dhe një tjetër të tij si 33-vjeçar i ulur në Parlamentin Europian, po bën xhiron e Italisë dhe Europës. Në të, Zeneli rrëfen shpengimin e tij dhe i inkurajon të rinjtë si ai të mos dorëzohen. Të vazhdojnë të përpiqen.
Por përmban edhe një reflektim të hidhur mbi Italinë: Kjo përvojë mund të përfaqësojë sinqerisht përvojën e një brezi të tërë që e do Italinë, por shpesh detyrohet të shkojë diku tjetër për të përmbushur potencialin e saj. Një fenomen që, megjithëse i heshtur, përfaqëson një kosto të madhe për vendin tonë.
Ai e thotë edhe më mirë: Italia është një vend i shkëlqyer për t’u stërvitur. Jashtë vendit, ata na shtrojnë tapetin e kuq, por pastaj nuk u intereson, edhe pse ne do të donim t’u jepnim diçka nga ajo që na kanë dhënë.
Po Bolonja?
“E dua shumë, por është e njëjta gjë, nuk është ndryshe nga pjesa tjetër e vendit. Do të doja të takohesha me kryetarin e bashkisë së Lepores dhe t’i tregoja historinë time në mënyrë që të mund të jap një kontribut, nëse ai është i gatshëm.”/ZËRI -

Bolonja e fiksuar pas Asllanit, i bën ofertën e parë zyrtare Interit
Bolonja është e fiksuar pas mesfushorit kquezi që luan në radhët e Interit, Kristjan Asllani. Mediat italiane raportojnë se bolonjezët i kanë bërë ofertën e parë zyrtare Interit për Asllanin, duke ofruar 13 milionë euro.
Sipas mediave italiane bëhet me dije se oferta e Bolonjës po konsiderohet nga Interi, edhe pse për të ardhmen e tij do të vendoset pasi skuadra të kthehet nga botërori i klubeve.
Trajneri i Bolonjës, Vinçenco Italiano, e vlerëson shumë Asllanin dhe e sheh atë si profilin ideal për të marrë një rol të rëndësishëm në mesfushë në sezonin e ardhshëm, duke e konsideruar pjesë kyçe të projektit të tij.Nga ana tjetër, drejtuesit e Interit ende nuk kanë dhënë një përgjigje zyrtare ndaj ofertës, duke preferuar të presin për të vendosur në mënyrë definitive pas përfundimit të angazhimit në Kupën e Botës për Klube dhe rikthimit të skuadrës në Itali.
-

HISTORIKE/ Bolonja mund Milanin në finale të Kupës së Italisë, fiton trofeun e parë që nga viti 1974
Një mbrëmje historike për klubin e Bolonjës. Kuqeblutë kanë fituar sot trofeun e parë që nga viti 1974. Lojtarët e Bolonjës kanë marrë në duar Kupën e Italisë, teksa kanë mposhtur në finale Milanin.
Ndeshja ka përfunduar me rezultatin minimal 0-1. Ishte Ndoje ai që i dha kupën skuadrës së tij me golin e shënuar në minutën e 53-të. Me këtë sukses, Bolonja ka arritur të sigurojë edhe një biletë për në Ligën e Europës në sezonin e ardhshëm./Sport Ekspres/ -

Finale e Kupës së Italisë/ Bolonja mund Milanin dhe fiton trofeun pas 51 viteve
Në ‘Olimpico’ të Romës u zhvillua finalja e Kupës së Italisë mes Milanit dhe Bolonjës. Kupa i shkoi skuadrës bolonjeze e cila falë një goli të shënuar nga Ndoje në të 53′ bën të sajin trofeun e dytë më të rëndësishëm në Itali.
Bolonja mundi Milanin 1-0 në finalen në Romë dhe fitoi Kupën e Italisë të tretë në historinë e saj, duke u rikthyer te suksesi 51 vjet pas herës së fundit. Pas një pjese të parë të ekuilibruar dhe shumë të tensionuar, Ndoje shënoi golin që vendosi mbrëmjen në Olimpico në fillim të pjesës së dytë.
Zëvendësimet e Konseiçaos, ndryshe nga ajo që ndodhi të premten e kaluar në kampionat, nuk ishin të mjaftueshme për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes. Kështu kuqezinjtë vazhdojnë agjërimin e tyre që ka zgjatur që nga viti 2003.
Vazhdo leximin
-

Studiuesit italianë ngrenë alarmin: Bolonja rrezikon të fundoset
Bolonja, një nga qytetet në veri të Italisë po përballet me një fenomen shqetësues që deri më tani ishte kryesisht i njohur në Holandë: fundosja graduale e tokës.
Fenomeni i rrëshqitjes po rritet vazhdimisht në zonën e Bolonjës, ku për shkaqe natyrore, por mbi të gjitha nga faktorë të lidhur me ndikimin e aktiviteteve njerëzore, toka po fundoset shumë shpejt, në disa raste me një ritëm mbi 2 centimetra në vit, duke rritur edhe rrezikun e përmbytjeve.
Sipas studiuesve, faktorët kryesorë që ndikojnë në këtë fenomen janë ndryshimet klimatike dhe ndërhyrjet njerëzore, në veçanti shfrytëzimi i tepruar i ujërave nëntokësore, që çon në tharjen e shtresave të argjilës. Në disa raste, toka në zonën e Bolonjës është fundosur me deri në 3 metra gjatë dekadave të fundit.
Sipas ekspertëve kjo mund të ketë pasoja të rënda në aspektin mjedisor, urbanistik dhe ekonomik.
Alarmi është ngritur nga Giovanni Martinelli, studiues në Institutin Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, dhe Andrea Dadomo, gjeolog, gjatë një konference të organizuar nga Confindustria Emilia-Romagna, me fokus menaxhimin e burimeve ujore.
Ekspertët bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente për një plan të menjëhershëm investimesh infrastrukturore për të mbrojtur jo vetëm popullsinë, por edhe aktivitetin ekonomik të rajonit.
Fenomeni i fundosjes rrit ndjeshëm rrezikun e përmbytjeve, një problem që është bërë gjithnjë e më i shpeshtë në Emilia-Romagna. Alternimi i thatësirave ekstreme me reshje intensive e bën sistemin ujor gjithnjë e më të paqëndrueshëm.