Tag: bologna

  • Ciro Immobile kthehet në Itali, ka ende një rekord historik për të ndjekur!

    Ciro Immobile kthehet në Itali, ka ende një rekord historik për të ndjekur!

    2 Korrik 2025

    20:53

    Telesport

    Ciro Immobile te Bologna, afron transferimi. Sipas Sky, klubi kuqeblu ka arritur akord në lidhje me rikthimin në Serie A të sulmuesit italian nga Besiktas.
    Në orët e ardhshme, Immobile do të nënshkruajë kontratën që do ta sjellë atë në ekipin e Vincenzo Italianos: marrëveshje vjetore, me një opsion rinovimi. Në këtë pikë, mungon vetëm njoftimi zyrtar.
    Bologna do të jetë fanella e pestë e Immobile në ligën më të lartë italiane pas Juventusit, Genoas, Torinos dhe sigurisht Lazios, ku ai ishte golashënuesi më i mirë nga viti 2016 deri në vitin 2024.
    Qendërsulmuesi nga Torre Annunziata është golashënuesi më i mirë aktiv në Serie A, i teti i të gjitha kohërave me 201 gola në 353 paraqitje: objektivat e arritshëm janë Baggio (i shtati me 205 gola), Di Natale (i gjashti me 209), Altafini dhe Meazza (së bashku i katërti me 216 gola).
    Do të duhej një sezon me 24 gola për të arritur Gunnar Nordahl, i treti i të gjitha kohërave me 225 gola.

  • Bologna dorëzon ofertën e parë për Kristjan Asllanin

    Bologna dorëzon ofertën e parë për Kristjan Asllanin

    Kristjan Asllani mund ta ketë të ardhmen larg Interit. Sipas mediave italiane, Bologna ka bërë ofertën e parë zyrtare për mesfushorin shqiptar, duke e vlerësuar kartonin e tij në 13 milionë euro.
    Trajneri Vincenzo Italiano ka kërkuar me ngulm afrimin e Asllanit, duke e konsideruar atë një profil ideal për projektin e tij teknik. Ish-lojtari i Empolit dhe aktualisht pjesë e Interit, është vlerësuar për disiplinën taktike që ka treguar, pavarësisht moshës së re dhe hapësirave të kufizuara në formacionin zikaltër.
    Interi ndodhet përballë një dileme, të përfitojë nga oferta prej 13 milionë eurosh, apo ta mbajë në skuadër si pjesë e planeve të trajnerit të ri, Cristian Chivu. Vendimi për të ardhmen e Asllanit pritet të merret pas disa ditësh, me Interin që u eliminua nga Kupa e Botës për Klube.

  • Vjen oferta e parë zyrtare për Asllanin, Inter në pozitë të vështirë. Ja kur do vendoset fati i shqiptarit

    Vjen oferta e parë zyrtare për Asllanin, Inter në pozitë të vështirë. Ja kur do vendoset fati i shqiptarit

    30 Qershor 2025

    18:13

    Telesport

    Mediat italiane raportojnë se Inter ka marrë ofertën e parë zyrtare për Kristjan Asllanin dhe është një shifër që i afrohet vlerës së kartonit të mesfushorit shqiptar.
    Është pikërisht ekipi i Bologna-s që kërkon të transferojë mesfushorin kuqezi dhe është e gatshme të paguajë 13 milionë euro për kartonin e tij. Inter e vlerëson mesfushorin shqiptar 14 milionë euro dhe oferta e ardhur nga Bologna duhet thënë se është shumë tunduese.
    Trajneri i Bologna-s, Vincenzo Italiano, e vlerëson shumë Asllanin dhe e sheh atë si profilin e duhur për t’i besuar një rol kryesor në mesfushë për sezonin e ri. Në anën tjetër, drejtuesit e Interit ende nuk kanë kthyer një përgjigje Bologna-s për ofertën e dërguar. Me shumë mundësi e ardhmja e Asllanit do vendoset menjëherë sapo ekipi të mbarojë angazhimin në Kupën e Botës për Klube dhe të rikthehet në Itali. Gjithmonë referuar mediave italiane, shanset më të mëdha janë që Inter t’i thotë “po” ofertës së Bologna-s.

  • Humbja në finalen e Kupës ndaj Bologna, tifozët e Milanit braktisin ekipin: Do iu lëmë vetëm në Romë, bashkë me turpin tuaj… 

    Humbja në finalen e Kupës ndaj Bologna, tifozët e Milanit braktisin ekipin: Do iu lëmë vetëm në Romë, bashkë me turpin tuaj… 

    Milani ka zhgënjyer tërësisht në këtë sezon. Në mbrëmjen e djeshme, kjo skuadër i vuri kapakun historisë teksa humbi edhe në finalen e Kupës së Italisë kundër Bologna, në shifrat 0-1. 
    Një ditë pas kësaj humbje, ka ardhur edhe reagimi i ashpër i ultrasve të Milanit. “Curva Sud” ka ardhur me një njoftim në rrjetet sociale ku shkruan se nuk do të jetë në stadium për të mbështetur skuadrën ndaj Romës. 
    “Pas paraqitjes së fundit të padenjë, një tjetër sezon që po mbyllet me paaftësinë e drejtuesëve dhe pa asnjë grimcë krenarie, të dielën do t’iu lëmë në Romë të qetë dhe vetëm, bashkë me turpin tuaj”, ishte deklarata e bërë nga ana e tifozëve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ 

  • VIDEO/ Nuk e harron sherrin me Calabria-n, Conceicao nuk i jep dorën lojtarin të Bologna-s 

    VIDEO/ Nuk e harron sherrin me Calabria-n, Conceicao nuk i jep dorën lojtarin të Bologna-s 

    Bologna arriti që të fitojë kundër Milanit në finalen e Kupës së Italisë. Një trofe që mund të ishte sadopak ngushëllim për kuqezinjtë në këtë sezon të dështuar, megjithatë italianët dolën sërish me dështim. Bologna fitoi 1-0 dhe arriti që të ngrejë trofeun në fund. 
    Pas ndeshjes është parë një skenë interesante kur Calabria dhe Conceicao nuk janë takuar. Në fakt, Calabria i ka shtrirë dorën dhe e ka përshëndetur trajnerin e Milanit, por ky i fundit mbante ende inatet e vjetra dhe sërish ka shfryrë kundër tij. Calabria ka qenë më parë në këtë sezon me fanellën e Milanit dhe pati një përplasje të madhe me trajnerin Conceicao, ndërsa për shkak të kësaj marrëdhënie jo të mirë iu bashkua Bologna-s, duke e mundur në finale. /Sport Ekspres/ 

  • Një gol në Olimpico mjafton për të shkruar historinë, Bologna mund Milanin dhe fiton Kupën e parë të Italisë pas 55 vitesh

    Një gol në Olimpico mjafton për të shkruar historinë, Bologna mund Milanin dhe fiton Kupën e parë të Italisë pas 55 vitesh

    Në një mbrëmje historike për futbollin italian, Bologna ka shkruar një kapitull të ri në historinë e klubit duke fituar Kupën e Italisë pas më shumë se gjysmë shekulli.

    Në finalen e luajtur ndaj AC Milan, skuadra nga Emilia-Romagna doli fituese me rezultatin 1-0, falë një goli të shënuar nga Dan Ndoye në minutën e 53-të.
    Ky është trofeu i tretë i Kupës së Italisë për Bolognën, pas suksesit të fundit në sezonin 1969/70. Me një paraqitje të fortë dhe të disiplinuar, Bologna arriti të neutralizojë yjet e Milanit dhe të sigurojë një fitore të madhe në një nga skenat më të rëndësishme të futbollit italian.
    Finalja u zhvillua në stadiumin “Olimpico” në Romë, përpara mijëra tifozëve që krijuan një atmosferë elektrizuese

    Top Channel

  • Bologna fiton Kupën e Italisë pas 51 vitesh, mposht Milanin në finale

    Bologna fiton Kupën e Italisë pas 51 vitesh, mposht Milanin në finale

    Bologna ka shkruar histori në “Olimpico” duke mposhtur Milanin me rezultatin 1-0 në finalen e Kupës së Italisë dhe ka fituar trofeun për herë të tretë në historinë e klubit. Goli vendimtar u shënua në fillim të pjesës së dytë nga Ndoye, pas një pjese të parë të ekuilibruar dhe me tension të lartë.
    Trajneri Vincenzo Italiano i kthen lavdinë qytetit të Bolonjës, duke sjellë Kupën pas plot 51 vitesh, që nga suksesi i fundit me trajnerin legjendar Bruno Pesaola.

    Për Milanin, ndërkohë, vazhdon mallkimi në këtë kompeticion, pasi nuk fiton Kupën që nga viti 2003. Zëvendësimet e bëra nga trajneri Conceiçao nuk dhanë efektin e dëshiruar, ndryshe nga sa ndodhi të premten në kampionat.

  • Pjesa e dytë në “Olimpico” nis me gol, Bologna kalon në avantazh (video)

    Pjesa e dytë në “Olimpico” nis me gol, Bologna kalon në avantazh (video)

    14 Maj 2025

    22:22

    Telesport

    Po luhet në “Olimpico” të Romës, finalja e Kupës së Italisë, Milan-Bologna. Kuqezinjtë e Conceicaos-s duan të shpëtojnë disi sezonin dhe ta mbyllin me trofe, ndërsa bolonjezët kanë treguar që janë një kundërshtar tejet i fortë dhe do kërkojnë të fitojnë trofeun pas plot 51 vitesh.
    Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, ndërsa pjesa e dytë ka nisur me gol. Pas një aksioni të gjatë, Dan Ndoye dërgon topin në portën e Mike Maignan, duke mposhtur francezin dhe duke kaluar kështu në avantazh Bologna-n. SHIKOGOLIN8
    Milan tani do të provojë me çdo kusht të gjejë golin e barazimit, ndërsa ekipi i drejtuar nga Vincenzo Italiano do mbrohet dhe do tentojë të gjejë golin e dytë, që do të ishte goli i sigurisë.

  • Merr fund pritja 51-vjeçare, Bologna fiton Kupën e Italisë! Milan e mbyll sezonin pa trofe

    Merr fund pritja 51-vjeçare, Bologna fiton Kupën e Italisë! Milan e mbyll sezonin pa trofe

    Plot 51 vite pritjeje, Bologna fiton Kupën e Italisë, duke mposhtur 1-0 Milanin në finalen e luajtur në “Olimpico”. Finalja nisi vrullshëm, në minutën e 4-të, Bologna pretendon për një penallti, ku Orsolini ndalet nga Maignan, por aksioni rezultoi i pavlefshëm për pozicion jashtë lojë, kështu që pretendimi i bolonjezëve bie. Në minutën e 8-të, Bologna provon me Castro, argjentinasi godet me kokë pas krosimit nga goditja e dënimit, por Maignan ishte i vëmendshëm.
    Reagimi i Milan do të vinte në minutën e 10-të, ku Luka Jovic ishte pranë golit, por goditja u prit nga Skorupski. Minutat në vijim nuk pati ndonjë rrezik konkret, pjesa e parë mbyllet në barazim 0-0.
    Pjesa e dytë ka nisur me gol. Pas një aksioni të gjatë, Dan Ndoye dërgon topin në portën e Mike Maignan, duke mposhtur francezin dhe duke kaluar kështu në avantazh Bologna-n. Milan provoi deri në fund, por nuk arriti dot të barazonte shifrat.
    Bologna fiton Kupën e Italisë dhe hakmerret në mënyrën më të mirë ndaj Milanit për humbjen 3-1 të javës së kaluar në Serie A, një humbje që e nxorri jashtë garës për zonën Champions, ekipin e drejtuar nga Vincenzo Italiano.
    SHIKOGOLIN

  • Mbyllen 45 minutat e para në “Olimpico”, Milan dhe Bologna ndahen në paqe

    Mbyllen 45 minutat e para në “Olimpico”, Milan dhe Bologna ndahen në paqe

    14 Maj 2025

    21:49

    Telesport

    Po luhet në “Olimpico” të Romës, finalja e Kupës së Italisë, Milan-Bologna. Kuqezinjtë e Conceicaos-s duan të shpëtojnë disi sezonin dhe ta mbyllin me trofe, ndërsa bolonjezët kanë treguar që janë një kundërshtar tejet i fortë dhe do kërkojnë të fitojnë trofeun pas plot 51 vitesh.
    Finalja nisi vrullshëm, në minutën e 4-të, Bologna pretendon për një penallti, ku Orsolini ndalet nga Maignan, por aksioni rezultoi i pavlefshëm për pozicion jashtë lojë, kështu që pretendimi i bolonjezëve bie. Në minutën e 8-të, Bologna provon me Castro, argjentinasi godet me kokë pas krosimit nga goditja e dënimit, por Maignan ishte i vëmendshëm.
    Reagimi i Mialn do të vinte në minutën e 10-të, ku Luka Jovic ishte pranë golit, por goditja u prit nga Skorupski. Minutat në vijim nuk pati ndonjë rrezik konkret, pjesa e parë mbyllet në barazim 0-0.