Tag: bologna

  • Cutrone i jep pikën e rëndësishme Parmës, Bologna ul me këmbë në tokë Como-n (video)

    Cutrone i jep pikën e rëndësishme Parmës, Bologna ul me këmbë në tokë Como-n (video)

    30 Gusht 2025

    20:35

    Telesport

    Janë luajtur dy ndeshjet e radhës për javën e dytë të Serie A. Në “Ennio Tardini”, Parma dhe Atalanta u ndanë në barazim 1-1. “Bergamaskët” e drejtuar nga Ivan Juric kaluan të parët në avantazh, falë golit të Mario Pasalic në minutën e 78-të.
    Kroati dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur nga kufijtë e zonës së rreptësisë. Gëzimi i miqve mbeti pezull për disa çaste, pasi u desh ndërhyrja e VAR-it, ku dyshohej për faull në sulm gjatë aksionit, megjithatë arbitri e quajti golin të rregullt.
    Por, vendasit nuk u demoralizuan dhe barazuan shpejt shifrat me Patrick Cutrone, i cili shënoi pas krosimit në zonë nga një goditje dënimi. Ditën e djeshme, u transferua në formë huazimi nga Como te Parma, sot gjeti direkt golin, vetëm pas dy minutash që kishte në fushë.
    Në sfidën tjetër, Bologna fitoi në “Renato Dall’Ara” 1-0 ndaj Como. Për ekipin e drejtur nga Vincenzo Italiano rezultoi vendimtar goli i sulmuesit Riccardo Orsolini në minutën e 59-të, pas një aksioni të shpejtë.
    SHIKOGOLAT PARMA-ATALANTA
    SHIKOGOLIN BOLOGNA-COMO

  • Dita e Nkunku te Milani, vizitat mjekësore dhe firma në kontratë. Debutimi pritet kundër Bologna

    Dita e Nkunku te Milani, vizitat mjekësore dhe firma në kontratë. Debutimi pritet kundër Bologna

    29 Gusht 2025

    8:53

    Alfred Lleshi

    Christopher Nkunku është goditja e parë e Milanit për repartin ofensiv në këto ditë të fundit të merkatos verore. Francezi mbërriti të enjten në mbrëmje në aeroportin e Linate dhe sot do të kryejë vizitat mjekësore të zakonshme, përpara se të hedhë firmën mbi kontratën 5-vjeçare që do t’i garantojë 5 milionë euro në sezon. Operacioni ka kushtuar plot 42 milionë euro, përfshirë bonuset.
    Sulmuesi 27-vjeçar, i formuar në akademinë e PSG-së, pati kulmin e tij në Leipzig gjatë sezonit 2022-2023, ku shënoi 23 gola në 36 ndeshje. Në korrik 2023 kaloi te Chelsea, ku në dy sezone realizoi 18 gola në 62 paraqitje, në të gjitha kompeticionet, megjithëse shpesh i penguar nga dëmtimet. Së fundi u dallua edhe në Botërorin e Klubeve me blutë e Londrës.
    Planet për debutimin? Nkunku do të stërvitet në Milanello gjatë pushimit të kampionatit (kualifikueseve të kombëtareve) dhe synon të jetë gati për javën e tretë të Serie A, kur kuqezinjtë do të përballen me Bologna në “San Siro”.

  • Milan bën gati ofertën 15 milionë euro për mesfushorin 21-vjeçar italian që shkëlqen me Bologna

    Milan bën gati ofertën 15 milionë euro për mesfushorin 21-vjeçar italian që shkëlqen me Bologna

    25 Gusht 2025

    11:37

    Telesport

    Ndërsa trajneri Max Allegri ëndërron të stërvitë përsëri Adrien Rabiot, drejtuesit e Milan po lëvizin drejt një mesfushori tjetër. Bëhet fjalë Giovanni Fabbian, talentin 21-vjeçar italian që aktualisht është pjesë e Bologna në Serie A.
    Takimi i djeshëm i kryer në Casa Milan pas disfatës në ndeshjen e parë në kampionat, zbuloi se përveç nevojës për një sulmues të ri, trajneri dëshirën edhe një mesfushor. Dhe Fabbian duket se do të jetë zgjedhja e klubit kuqezi.
    Një ofertë prej 15 milionë eurosh është tashmë gati për lojtarin italian, që është rritur te Inter dhe prej dy sezonesh luan në Serie A me Bologna, ku ka realizuar 8 gola në 57 ndeshje. Pra, një lojtar që e njeh mirë kampionatin.
    Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2028 me Bologna, por marrëveshja mund të arrihet edhe për një shumë më të vogël. Giovanni Fabbian luan edhe me kombëtaren U-21 të Italisë dhe së shpejti shpreson të bëjë hapin e madh në karrierë.

  • Prapaskena: Asllani nuk shkoi tek Bologna pasi kërkonte garanci për vendin e titullarit dhe 2 mln euro në vit

    Prapaskena: Asllani nuk shkoi tek Bologna pasi kërkonte garanci për vendin e titullarit dhe 2 mln euro në vit

    Kristjan Asllani nuk shkoi tek Bologna për shkak të kushteve që i kishte vendosur klubit në fjalë.
    Sipas ekspertëve të merkatos italiane Interi dhe Bologna kishin rënë dakord për gjithçka por kushtet e vendosura prej mesfushorit bënë që ky transferim të mos finalizohej.
    Sipas “SportItalia” Asllani kërkonte nga Bologna një pagë vjetore prej 2 milionë eurosh ndërsa gjithashtu ai i kishte kërkuar trajnerit një vend fiks në formacion.

  • Bologna tërhiqet nga Asllani, një tjetër klub historik i Serie A kërkon mesfushorin kuqezi

    Bologna tërhiqet nga Asllani, një tjetër klub historik i Serie A kërkon mesfushorin kuqezi

    21 Gusht 2025

    9:07

    Telesport

    E ardhmja e mesfushorit kuqezi Kristian Asllani është ende në dilemë. Mesfushori është ende në pronësi të Inter, që kërkon ta shesë, por asnjë klub nuk po kënaq si kërkesat financiare të zikaltërve ashtu dhe të lojtarit.
    Kur mendohej se transferimi te Bologna ishte i mbyllur (9 milionë euro + 40% nga shitja e ardhshme), marrëveshja e munguar me lojtarin bëri që situata të ndryshojë. Asllani nuk pranoi ofertën financiare, ndaj qëndroi në Milano.
    Kështu, orët e fundit, në sulm është hedhur Torino, që gjithashtu kërkon një mesfushor. Pas vonesës së Bologna në nënshkrimin e mesfushorit të Inter, sipas Sky Sport, klubi “granata” është rikthyer në “pole” për lojtarin shqiptar.
    Torino dhe Inter janë duke negociuar mes tyre për të arritur një marrëveshje. Diskutimet bazohen në një marrëveshje huazimi prej 1.5 milionë eurosh me një opsion blerjeje të vendosur në rreth 12 milionë euro.

  • “Telenovela” Asllani drejt fundit, mesfushori mbetet ne Serie A

    “Telenovela” Asllani drejt fundit, mesfushori mbetet ne Serie A

    “Telenovela” Asllani është në serinë e fundit, me mesfushorin kuqezi që është bindur më në fund për t’u larguar nga Inter. Sipas Sky Sport, Inter dhe Bologna po vijojnë negociatat për të mbyllur transferimin e Asllanit. Palët kanë gjetur një akord mbi bazën e 9 milionë eurove kesh, por Inter do të mbajë edhe 40% të kartonit të tij në rast rishitje. Me këtë lëvizje, Inter kërkon të paktën të marrë vlerën që investoi për të blerë nga Empoli 3 vite më parë, afro 14 milionë euro.
    Me Inter dhe Bologna-n që praktikisht kanë mbyllur gjithçka, pengesa e fundit mbetet gjetja e një akordi ekonomik ndërmjet lojtarit dhe klubit të ri. Sky Sport shton ndër të tjera se përfaqësues të Asllanit vijojnë negociatat me drejtuesit e Bologna-s për të mbyllur edhe detajet e fundit ekonomike. Inter kërkon me çdo kusht të mbyll sa më shpejt shitjen e mesfushorit kuqezi, pasi Asllani nuk bën pjesë në planet e trajnerit Chivu.

  • Bologna rrit presionin për Asllanin. Zikaltrit nuk e shesin më pak se 15 mln euro, ja pengesat e operacionit

    Bologna rrit presionin për Asllanin. Zikaltrit nuk e shesin më pak se 15 mln euro, ja pengesat e operacionit

    Jo vetëm Zalewski… Pas largimit të anësorit të majtë tek Atalanta, Interi po punon për një tjetër “dalje”, të Kristjan Asllanit. Mesfushori shqiptar, zyrtarisht në merkato që nga fillimi i korrikut, ka rifituar interesimin e fortë të Bologna, e cila ka parakaluar Torino në këtë “ankand”.
    Klubi emilian ka pëlqimin e plotë të lojtarit (kujtojmë që Asllani, një muaj më parë refuzoi transferimin te Betis) dhe është gati të ulet në tavolinë për negociatat me Interin. Zikaltrit e vlerësojnë ish-lojtarin e Empolit jo më pak se 15 milionë euro dhe po shqyrtojnë mundësinë e shitjes përfundimtare ose, si opsion i dytë, huazimit me detyrim blerjeje.
    Dallimi me Bologna nuk është aq te vlera e kartonit, por formula e shitjes. Oferta që bolonjezët janë gati të bëjnë nuk shkon përtej huazimit me të drejtë blerjeje. Megjithatë, marrëveshja iu intereson të dyja klubeve dhe me fillimin e javës diskutimi pritet të intensifikohet, me mundësi të mira për të gjetur pikë takimi.
    E mundshme është që, siç ndodhi me Esposito te Cagliari, Bologna të arrijë zbritje të çmimit të shqiptarit në këmbim të një përqindjeje për zikaltrit në rast shitjeje të ardhshme të shqiptarit.

  • Asllani i thotë ‘jo’ ofertave, pret lëvizjen e madhe në Serie A

    Asllani i thotë ‘jo’ ofertave, pret lëvizjen e madhe në Serie A

    Kristjan Asllani duket se është në prag largimi nga Interi, pasi mesfushori shqiptar nuk bën më pjesë në planet e zikaltërve. Klubi e ka vendosur në treg, por deri tani 22-vjeçari ka refuzuar ofertat e Sassuolos dhe Betisit, duke preferuar të qëndrojë në Serie A.
    Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Bologna është futur fuqishëm në skenë në orët e fundit. Dëmtimi i Leuis Ferguson, i cili do të mungojë për një muaj, ka shtyrë kuqeblutë të kërkojnë një zëvendësues të menjëhershëm. Drejtuesit Marco Di Vaio dhe Giovanni Sartori besojnë se Asllani do ta pranonte me kënaqësi kalimin në ekip, duke pasur edhe mundësinë të luajë në Europa League.
    Interi kërkon 18 milionë euro për kartonin, shifër që konsiderohet e lartë nga Bologna. Palët nuk përjashtojnë mundësinë e një marrëveshjeje huazimi që mund të konkretizohet në ditët e ardhshme, diçka që do ishte edhe në favor të Interit për të liruar organikën.

  • Napoli thuajse i kompletuar me dy goditjet e fundit, por Conte do edhe këto 2 futbollistë për qershinë mbi tortë!

    Napoli thuajse i kompletuar me dy goditjet e fundit, por Conte do edhe këto 2 futbollistë për qershinë mbi tortë!

    20 Korrik 2025

    18:51

    Telesport

    Me mbërritjen e sulmuesit Lorenzo Lucca nga Udinese dhe mbrojtesit Beukema nga Bologna, skuadra e Napolit është pothuajse e plotë. Conte tani dëshiron pjesën e fundit të puzzle: një sulmues krahu të aftë për të bërë një ndryshim edhe më të madh.
    Ndoye mbetet favoriti, por diferenca me Bologna-n nuk po ngushtohet, pavarësisht se Napoli tashmë kanë një mirëkuptim bazë me zviceranët, të cilët do të donin të luanin për Napolin.
    Ndërkohë, ata po mbajnë sytë hapur edhe te Nusa i Leipzig dhe Chiesa i Liverpool. Megjithatë, deri më tani nuk është bërë asnjë përparim.
    Për të finalizuar skuadrën, tani nevojitet një zëvendësues për Meret, dhe Napoli vazhdon të mbajë kontakte me Torinon në lidhje me Milinkovic-Savic. Kjo lëvizje mund të përfshijë edhe Ngonge qe do te shkonte te Torino.

  • Skuadra e Serie A këmbëngul për Asllanin, Interi nuk ul çmimin

    Skuadra e Serie A këmbëngul për Asllanin, Interi nuk ul çmimin

    E ardhmja e Kristjan Asllanit vijon të jetë çështje e rëndësishme në shtëpinë e Interit. Ashtu siç është përfolur edhe më parë, Bologna është e interesuar për mesfushorin shqiptar, të cilin e vlerëson në maksimum.

    Operacioni mbetet i komplikuar për shumë arsye. Zikaltërit nuk pranojnë lojtarë në këmbim dhe Ausilio i ka bërë të qartë drejtuesve të Bolognas se klubi i Interit nuk bie nga pretendimet prej 18 milionë.
    Kjo shifër konsiderohet e lartë dhe vështirë se Bologna mund ta arrijë.

    Kohët të fundit emri i Asllanit përfundoi edhe në radarët e Betis, por destinacioni i La Liga nuk u pa si u duhuri për mesfushorin e kombëtares.