Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka postuar një foto në rrjetet sociale me një “mesazh” drejtuar avokatit të saj, Redi Llanaj.
Pasi seanca e saj paraprake në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u shty sërish, kësaj here për shkak të bojkotit të avokatëve, ajo është shprehur se dhe kësaj here drejtësia është me dy standarte.
“Avokat Redi Llanaj të përshëndes ! Seanca ime gjyqësore u shty për më 28 tetor, ora 09:00.
“Vendimi i Dhomës Kombëtare të Avokatëve nuk bazohet në ligj.”
Kur ju avokatët bojkotoni në mbrojtje të parimeve kushtetuese dhe të pavarësisë së profesionit, dhe në solidaritet me gjygjtaret, thuhet se bojkoti bazohet në ligj!
Pra, ligji paska dy interpretime:
Një për ata që e zbatojnë, dhe një tjetër për ata që e interpretojnë sipas rastit. Kush e mbron ligjin… kur gjykata nuk e njeh?”, shkruan Kryemadhi, krah fotos ku shihet nga palestra dhe me doreza boksi në duar.
Tag: boksi
-

Me doreza boksi në duar, Monika Kryemadhi mesazh avokatit nga palestra: Të përshëndes, ligji paska…
-

Me doreza boksi në duar/ Kryemadhi mesazh avokatit nga palestra: Të përshëndes, ligji paska…
Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka postuar një foto në rrjetet sociale me një “mesazh” drejtuar avokatit të saj, Redi Llanaj.
Pasi seanca e saj paraprake në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u shty sërish, kësaj here për shkak të bojkotit të avokatëve, ajo është shprehur se dhe kësaj here drejtësia është me dy standarte.
“Avokat Redi Llanaj të përshëndes ! Seanca ime gjyqësore u shty për më 28 tetor, ora 09:00.
Gjykata deklaroi:
“Vendimi i Dhomës Kombëtare të Avokatëve nuk bazohet në ligj.”
Ironikja?
Kur ju avokatët bojkotoni në mbrojtje të parimeve kushtetuese dhe të pavarësisë së profesionit, dhe në solidaritet me gjygjtaret, thuhet se bojkoti bazohet në ligj!
Pra, ligji paska dy interpretime:
Një për ata që e zbatojnë, dhe një tjetër për ata që e interpretojnë sipas rastit.
Në fund mbetet pyetja:
Kush e mbron ligjin… kur gjykata nuk e njeh?”, shkruan Kryemadhi, krah fotos ku shihet nga palestra dhe me doreza boksi në duar. -

Surpriza! Mike Tyson dhe Floyd Mayweather do të përballen në një duel në pranverën e vitit 2026
Ish-boksierët Mike Tyson dhe Floyd Mayweather kanë rënë dakord për të zhvilluar një duel “show” mes tyre në pranverën e vitit 2026. Lajmi i përballjes së tyre ka befasuar të gjithë opinionin sportiv.
Bëhet fjalë për dy nga legjendat e të gjitha kohërave në boks, prej vitesh të tërhequr nga sporti, që do të përballen në një sfidë që është përshkruar si “një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së boksi”.
“TMZ Sports” ishte i pari që raportoi lajmin, duke shtuar se dyshja kishte nënshkruar tashmë kontratën për duelin, megjithëse ende nuk është njoftuar asnjë datë ose vend.
“Kjo sfidë është diçka që askush në botë nuk e kishte menduar ndonjëherë se do të ndodhte” tha Mike Tyson për TMZ. “Megjithatë, boksi ka hyrë në një epokë të re, të paparashikueshme. Ky duel është aq i paparashikueshëm sa mund të jetë”, tha më tej ai.
“Ende nuk mund ta besoj që Floyd dëshiron ta bëjë vërtet këtë. Do të jetë e dëmshme për shëndetin e tij, por ai dëshiron ta bëjë, kështu që është nënshkruar. Dhe po ndodh“, tha më tej Mike Tyson, referuar faktit se dy boksierët kanë konkurruar në pesha të ndryshme.Ish-kampioni dy herë i botës në peshat e rënda, Tyson (50-7, 44 fitore me KO), u tërhoq nga boksi profesionist në vitin 2005, në të njëjtin muaj kur Mayweather sapo kishte siguruar titullin botëror në kategorinë e tij të tretë të peshës “super të lehtë” duke ndaluar Arturo Gatti për kurorën WBC.
Tyson u angazhua në një ndeshje tetë-raundëshe me anëtarin tjetër të Sallës së Famës, Roy Jones Jr., në nëntor 2020. Dëshira me sa duket mbeti, pasi ai u rikthye në një ndeshje të sanksionuar kundër Jake Paul nëntorin e kaluar, duke pësuar një humbje pikësh tetë-raundëshe.
Mayëeather i dha fund karrierës së tij të shkëlqyer pasi ndaloi ish-kampionin e dy divizioneve të UFC, Conor McGregor, për të përfunduar një rezultat perfekt 50-0 në gusht 2017, megjithëse ai gjithashtu është angazhuar në disa ndeshje të tilla “show” që atëherë.
Mendimi optimist pas Tyson-Mayweather është se do të jetë një spektakël më i mirë duke pasur parasysh se janë më afër në moshë.
Nuk ka detaje rreth një peshe të kontraktuar. Ka më shumë se një diferencë prej 40 kilogramësh midis tyre. Tyson peshonte 110 kg kundër Paul, ndërsa Mayweather arriti 74 kg në ndeshjen e tij të fundit kundër John Gotti III në gusht të vitit të kaluar.
Asgjë nga këto nuk duket se e shqetëson 48-vjeçarin, i cili u citua të ketë thënë: “E kam bërë këtë për 30 vjet dhe nuk ka pasur asnjë luftëtar që mund të njollosë trashëgiminë time. Ju tashmë e dini se nëse do të bëj diçka, do të jetë e madhe dhe legjendare. Unë jam më i miri në biznesin e boksit. Kjo shfaqje do t’u japë tifozëve atë që duan.” -

Kush e futi në burg Erion Veliajn, kryebashkiaku mesazh personit që e çoi në qeli, fati i tij në dorën e Albana…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet që prej shkurtit në qeli, ndërsa hetimet ndaj tij kanë tronditur themelet e pushtetit vendor dhe mazhorancës qeverisëse. Por ndërsa mbrojtja kërkon lirimin e tij, fati i Veliajt është tashmë në duart e gjyqtares Albana Boksi, e njëjta gjyqtare që më parë refuzoi të lironte Ilir Metën. Në të njëjtën kohë, nga qelia ku mbahet në paraburgim në Durrës, Veliaj ka nisur të dërgojë “mesazhe të koduara”, duke shënjestruar atë që, sipas tij, qëndron pas arrestimit të tij.
Çfarë po ndodh me Veliajn?
Gjykata e Lartë ka bërë një hap të rëndësishëm në lidhje me çështjen e Veliajt. Institucioni ka caktuar gjyqtaren që do të marrë në shqyrtim rekursin e paraqitur nga mbrojtja e tij. Në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë është publikuar emri i gjyqtares relatore për këtë çështje, Albana Boksi. Deri më tani, nuk është përcaktuar ende një datë për seancën gjyqësore. Përveç Veliajt, rekurs kanë paraqitur edhe disa nga biznesmenët e përfshirë në të njëjtin hetim penal. Ndërkohë, bie në sy mungesa e emrit të bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, në listën e rekursit. Kjo, pasi ndaj saj është vendosur masa më e lehtë “detyrim paraqitje”, një vendim që nuk është kundërshtuar nga SPAK, për shkak se ajo është nënë e një fëmije të mitur. Publikimi i emrit të gjyqtares Albana Boksi daton më 13 qershor.
Kush është Albana Boksi?
Gjyqtarja Boksi mësohet se ka qenë gjyqtarja që ka marrë vendimin ndaj Fatmir Mediut. Gjithashtu gjyqtarja Boksi ka lënë në qeli edhe Ilir Metën pas kërkesës së tij për lirim. Albana Boksi ka lindur në Shkodër në 7 tetor 1974. Në vitet 1993 – 1997 ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë në Shkodër. Në vitet 1998 – 2001 ka kryer studimet në Shkollën e Magjistraturës, Tiranë, duke fituar titullin “Magjistrat Gjyqtar”. Në vitin 2000 është emëruar gjyqtare në Tiranë, ku ka kryer stazhin profesional. Në vitin 2001 është emëruar gjyqtare në Elbasan. Në vitin 2006 është emëruar gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Tiranë. Në vitin 2011 ka përfunduar studimet pranë Fakultetit të Drejtësisë Tiranë, në nivelin “Master shkencor në të drejtën penale”.
Prej muajit maj 2011 deri maj të vitit 2014, ka punuar si pedagoge e brendshme pranë Shkollës së Magjistraturës. Gjatë viteve 2014 – 2019 ka ushtruar sërish funksionin e Gjyqtares në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, Tiranë. Në 5 prill 2019, Albana Boksi kaloi procesin e Vetingut pa probleme, duke u konfirmuar në detyrë. Në muajin dhjetor 2019 është caktuar në pozicionin e Gjyqtares në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Në mars 2021 është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Lartë. Znj. Boksi ka një eksperiencë të pasur në fushën e mësimdhënies në disa universitete publike dhe private. Ajo ka marrë pjesë në shumë aktivitete kombëtare e ndërkombëtare në fushën e së drejtës. Është bashkëautore në disa botime e studime si; “Manual i Etikës Gjyqësore”, “E drejta për akses në gjykatë në çështjet civile”, etj., si edhe pjesë e grupit të ekspertëve në hartimin e Komentarit Elektronik të Kodit të Procedurës Penale.
Sinjalet nga Veliaj
Nga ana tjetër, Erion Veliaj, nga qelia e paraburgimit në Durrës, po vijon të japë “sinjale” të forta për ata “shokë” që sipas tij e kanë tradhtuar. Për të përcjellë këto “mesazhe të koduara” i pari i qytetit të Tiranës ka zgjedhur rrjetin social “TikTok”. Kësaj here ai ka postuar një video kur ka qenë në zyrën e tij të kryetarit, ndërkohë që e ka shoqëruar me një paralajmërim për ata që u “kënaqën” kur ai u arrestua dhe u përpoqën që ta poshtërojnë. “Të më arrestosh dhe të përpiqesh të më poshtërosh, e di që të ka bërë të ndihesh mirë. Por karma gjithmonë e gjen rrugën për t’u kthyer, edhe nëse vonohet. Shpresoj vetëm që ata të jenë aq të fortë sa isha unë”, shkruan Veliaj duke ngritur kështu një sërë pikëpyetjesh te qytetarët se vallë për kë i ka këto “kunja” dhe paralajmërime kryetari. -

“Fati i Veliajt në duart e një gruaje”, kush është gjyqtarja Albana Boksi?
Albana Boksi është anëtarja e Gjykatës së Lartë, e cila do të vendosë për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, nëse do të vijojë të qëndrojë në burg apo do të ndryshojë masën ekstreme të sigurisë ndaj tij.
Po kush është Albana Boksi?
Albana Boksi ka lindur në Shkodër në 7 tetor 1974. Në vitet 1993 – 1997 ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë në Shkodër. Në vitet 1998 – 2001 ka kryer studimet në Shkollën e Magjistraturës, Tiranë, duke fituar titullin “Magjistrat Gjyqtar”. Në vitin 2000 është emëruar gjyqtare në Tiranë, ku ka kryer stazhin profesional.
Në vitin 2001 është emëruar gjyqtare në Elbasan. Në vitin 2006 është emëruar gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Tiranë. Në vitin 2011 ka përfunduar studimet pranë Fakultetit të Drejtësisë Tiranë, në nivelin “Master shkencor në të drejtën penale”.Prej muajit maj 2011 deri maj të vitit 2014, ka punuar si pedagoge e brendshme pranë Shkollës së Magjistraturës. Gjatë viteve 2014 – 2019 ka ushtruar sërish funksionin e Gjyqtares në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, Tiranë.
Në 5 prill 2019, Albana Boksi kaloi procesin e Vetingut pa probleme, duke u konfirmuar në detyrë. Në muajin dhjetor 2019 është caktuar në pozicionin e Gjyqtares në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Në mars 2021 është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Lartë.
Znj. Boksi ka një eksperiencë të pasur në fushën e mësimdhënies në disa univeristete publike dhe private. Ajo ka marrë pjesë në shumë aktivitete kombëtare e ndërkombëtare në fushën e së drejtës. Është bashkëautore në disa botime e studime si; “Manual i Etikës Gjyqësore”, “E drejta për akses në gjykatë në çështjet civile”, etj., si edhe pjesë e grupit të ekspertëve në hartimin e Komentarit Elektronik të Kodit të Procedurës Penale. -

Kush është Albana Boksi, anëtarja e Gjykatës së Lartë që do vendosë për kryebashkiakun Erion Veliaj
Albana Boksi është anëtarja e Gjykatës së Lartë, e cila do të vendosë për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, nëse do të vijojë të qëndrojë në burg apo do të ndryshojë masën ekstreme të sigurisë ndaj tij.
Po kush është Albana Boksi?
Albana Boksi ka lindur në Shkodër në 7 tetor 1974. Në vitet 1993 – 1997 ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë në Shkodër. Në vitet 1998 – 2001 ka kryer studimet në Shkollën e Magjistraturës, Tiranë, duke fituar titullin “Magjistrat Gjyqtar”. Në vitin 2000 është emëruar gjyqtare në Tiranë, ku ka kryer stazhin profesional.
Në vitin 2001 është emëruar gjyqtare në Elbasan. Në vitin 2006 është emëruar gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Tiranë. Në vitin 2011 ka përfunduar studimet pranë Fakultetit të Drejtësisë Tiranë, në nivelin “Master shkencor në të drejtën penale”.
Prej muajit maj 2011 deri maj të vitit 2014, ka punuar si pedagoge e brendshme pranë Shkollës së Magjistraturës. Gjatë viteve 2014 – 2019 ka ushtruar sërish funksionin e Gjyqtares në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, Tiranë.
Në 5 prill 2019, Albana Boksi kaloi procesin e Vetingut pa probleme, duke u konfirmuar në detyrë. Në muajin dhjetor 2019 është caktuar në pozicionin e Gjyqtares në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Në mars 2021 është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Lartë.
Znj. Boksi ka një eksperiencë të pasur në fushën e mësimdhënies në disa univeristete publike dhe private. Ajo ka marrë pjesë në shumë aktivitete kombëtare e ndërkombëtare në fushën e së drejtës. Është bashkëautore në disa botime e studime si; “Manual i Etikës Gjyqësore”, “E drejta për akses në gjykatë në çështjet civile”, etj., si edhe pjesë e grupit të ekspertëve në hartimin e Komentarit Elektronik të Kodit të Procedurës Penale. -

Gjyqi ndaj Erion Veliajt, Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren që do shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës
Gjykata e lartë ka caktuar gjyqtaren qe do të shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj, kundër vendimit të gjykatës së Apelit të Posaçëm.
Veliaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” dhe mësohet se si relatore e rekursit është caktuar gjyqtarja Albana Boksi. Kujtojmë se Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit të këtij viti.
Në rekurs janë përfshirë gjithashtu edhe biznesmenët e tjerë të përfshirë në këtë çështje: Elman Abule, Gentjan Sula, Meriman Palushi dhe Shkëlqim Fusha. Vendimi për caktimin e relatores mban datën 13 qershor.
Gjyqtarja Boksi mësohet se ka qenë gjyqtarja që ka marrë vendimin ndaj Fatmir Mediut. Ndërkohë që ka rrëzuar SPAK në padinë kundër Lapsit. Gjithashtu gjyqtarja Boksi ka lënë në qeli edhe Ilir Metën pas kërkesës së tij për lirim. -

Tyson Fury çel sërish “dritën jeshile” për rikthimin, poston video nga palestra me trajnerin e tij
Pak muaj pasi deklaroi tërheqjen e tij nga boksi, britaniku Tyson Fury mund të rikthehet sërish në ring. 36-vjeçari publikoi një video në mediat sociale të hënën, së bashku me ish-trajnerin SugarHill Steward, duke paralajmëruar se një rikthim në boks mund të jetë në plan këtë vit.
Fury u tërhoq nga boksi në janar pas humbjes së revanshit ndaj Oleksandr Usyk, por këtë gjë e kishte deklaruar edhe më parë (në 4 raste të tjera), për t’u rikthyer muaj më vonë. Dhe ky skenar mund të përsëritet edhe këtë herë, për të pestën herë.
“Sapo përfundova stërvitjen në palestër. Rastësisht hasa dikë që mund ta njihni“, komenton Fury, duke e kthyer kamerën nga trajneri Steward, i cili u përgjigj: “E di sa është ora? E di çfarë do të vijë?”. Deklarata që lënë hapur mundësinë e rikthimit të Tyson Fury në ring.
Kjo deklaratë e Fury erdhi disa orë pasi ndeshja e Daniel Dubois dhe Oleksandr Usyk, në stadiumin Wembley, u konfirmua për 19 korrik. Fury mund të synojë një duel me patriotin e tij Anthony Joshua këtë vit. “Nëse ai do të donte të kthehej, kjo do të ishte zgjedhja e tij,” tha Frank Warren, promotori i Fury.