Tag: bogujevci

  • E paharruara “Martesa jonë”, këngë që u interpretua mjeshtrisht nga Ismet Bogujevci (Teksti dhe Video)

    E paharruara “Martesa jonë”, këngë që u interpretua mjeshtrisht nga Ismet Bogujevci (Teksti dhe Video)

    Ismet Bogujevci, u lind më 9.4. 1952 në Podujevë. Aktiviteti i tij artistik, ka nisur rrugëtimin me shoqërinë kulturo-artistike “Josip Rela’’ në Podujevë. Është viti 1972 kur ai hyri furishëm si këngëtar por dhe si aktor meqë shoqëria “Josip Rela’’ kishte shtrirje në dy fusha permanente – muzikë dhe aktivitete teatrore – dramatike.

    Bogujevci ka vazhduar aktivitetin e tij artistik – muzikor në shoqërinë “Ramiz Sadiku’’ në Prishtinë.

    Në vitet ’80-ta, ai së bashku me një grup artistik muzikor dhe me orkestrën popullore të Radio Televizionit të Prishtinës, me një kastë të përzgjedhur këngëtarësh, më eminentët e kohës, do të shtrijnë aktivitetin e tyre muzikor – turne brenda gjithë qyteteve Shqipërisë.

    Bogujevci si solist muzikor ka fituar një mori çmimesh përfshirë – Mikrofoni i Artë,  në Akordet e Kosovës.

    Që nga viti 2000, ka punuar si solist – këngëtar në “Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Shota’’ ndërsa, nga viti 2012 – 2013 ishte UD – Drejtor i “Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Shota’’, periudhë kjo, për gjatë së cilës, ansambli ka fituar disa çmime ndërkombëtare në festivale prestigjioze nëpër botë, përfshirë këto vende: Turqia, Italia, Bullgaria.

    Ai u nda nga jeta më 13 maj të vitit 2021.

    Në mesin e këngëve të kënduara nga ai që i ka mbijetuar kohës është “Martesa jonë’’ të cilën e ka punuar kompozitori Gazmend Zajmi.

    Në vazhdim e gjeni tekstin e kësaj kënge:

    Qysh në vegjëli ne u deshëm njëri-tjetrin përqafumZemrat tona kurrë pa u nda njëra-tjetrën e kërkun

    Martesa jon’ asht e bukurKurorëzim i dashurisëO zemër këndo pa pushueKënge të bukra t’lumturis’

    Si ëndërr më të shtrenjtë ditën e sotme kam dëshiruZemra tonat kur pa ja nda përherë njëra-tjetrën e kërkun

    Martesa jon’ asht e bukurKurorëzim i dashurisëO zemër këndo pa pushueKënge të bukra t’lumturis’

    Ditë më e bardhë, më e ndritshme sot për mua po agonGjithë natyra po këndon për të bukurën këngë të zemrës sonë…

    E përgatiti: A.S./ ObserverKult

    Lexo edhe:

    VDIQ KËNGËTARI I NJOHUR I MUZIKËS POPULLORE, ISMET BOGUJEVCI