Tag: bogdo

  • “Urtë e butë dhe…”, Erand Sojli ka “dy fjalë” për Big Bastën

    “Urtë e butë dhe…”, Erand Sojli ka “dy fjalë” për Big Bastën

    Ish-fermeri Erand Sojli, i ftuar këtë të diel në emisionin “2984” të Albano Bogdos në Vizion Plus, ndau më shumë detaje pas rrugëtimit të tij në Ferma VIP 2.

    I pyetur nga Bogdo nëse u mërzit që nuk rrëmbeu çmimin prej 100 mijë eurosh, aktori u përgjigj se jo, duke shtuar se është shumë i përmbushur me gjithë eksperiencën që kaloi në fermë.
    Ai u ndal edhe tek fituesi, reperi Big Basta. Me nota humori, Sojli tha se Big Basta është modeli “i urtë e i butë dhe me tiganin plot”.

    Pjesë nga intervista:
    Albano Bogdo: Nuk u ndjeve fare keq që nuk e fitove fermën?
    Erand Sojli: Fare.
    Albano Bogdo: Nuk u mërzite?
    Erand Sojli: Jo, fare. Sepse e dija. Nuk jam unë modeli që do të fitonte Ferma VIP 2. Po të fitoja unë, i bie të mos ikte më njeri nga Shqipëria.
    Albano Bogdo: Pse, çfarë modeli është Big Basta?
    Erand Sojli: Big Basta është modeli “urtë e butë dhe me tiganin plot”.
    Albano Bogdo: Je i përmbushur me eksperiencën në fermë? Apo po të fitoje 100 mijë euro do ishe më i përmbushur?
    Erand Sojli: Jam i përmbushur. Po të fitoja 100 mijë euro, atëherë do nisnin problemet!  T’i dha Big Basta ato lekët që të premtoi? Se ai është qytetar, e mban fjalën!
    /vizionplus.tv

  • Erand Sojli zbulon projektet e reja pas Ferma VIP 2

    Erand Sojli zbulon projektet e reja pas Ferma VIP 2

    Ish-fermeri Erand Sojli rrëfeu mbrëmjen e sotme më shumë detaje nga projektet që e presin pas përfundimit të Ferma VIP 2.

    Në një intervistë në Vizion Plus me Albano Bogdon, aktori rrëfeu për herë të parë se filmi shqiptaro-amerikan “The Spark”, me regji të Erand Sojlit do të shfaqet edhe në Shqipëri dhe Kosovë duke nisur nga shtatori.
    Pjesë nga biseda:

    Erand Sojli: Amerika nuk është aq e madhe sa e mendoni ju. Amerika është ca shtete, ca komunitete, dhe po je i miri në komunitetin tënd, je më i miri në Amerikë.
    Albano Bogdo: Ke bërë disa filma me shpenzimet e tua.
    Erand Sojli: Po, ata që e kanë bërë, ia kanë parë dritën. I fundit është “The Spark”, që përkthehet Shkëndija, dhe do ta shohë dritën edhe këtu në Shqipëri në shtator. Në Shqipëri edhe në Kosovë. Filmi është prodhuar në Amerikë.
    Albano Bogdo: Është në anglisht apo në shqip?
    Erand Sojli: Edhe në anglisht, edhe në shqip.
    Albano Bogdo: Pjesën në anglisht do ta bëni me titra?
    Erand Sojli: Po, me titra është.
    /vizionplus.tv

  • Basha fton kryeministrin në debat në “2984” në Vizion Plus: O Rame, hajde këtu te Albano, mos ik andej ku të shajnë pas krahëve

    Basha fton kryeministrin në debat në “2984” në Vizion Plus: O Rame, hajde këtu te Albano, mos ik andej ku të shajnë pas krahëve

    Lulzim Basha i cili udhëheq koalicionin EuroAtlantik në zgjedhjet e 11 majit ka ftuar sërish kryeministrin Edi Rama në një debat publik.
    Nga studio e 2984, Basha i ka bërë thirrje Ramës që të përballen me njëri tjetrin në ekranin shqiptarëve në Televizionin Kombëtar Vizion Plus.
    Ai e ka ftuar që arena e debatit mes tyre të kthehet studio e 2984 dhe moderatori i kësaj përballjeje të jetë komediani Albano Bogdo.

    “I rrope njerëzit mo Rame, i rrope. Ngele tu shku ke ata që të shajnë mbas shpine Rame. Pse s’vje ke Bogdo mo Rame, ky ça ka t’i thotë drejtpërdrejtë. Ec me Rame, ec iherë në debat, thyje i herë rekordin tat, për herë të fundit ke qenë në vitin 2000 me Besnik Mustafajin kur ka qenë sa ky (tregon me shenjë nga Albano Bogdo), hajde ke ky tashi, ja ku e ke. (Hajde Rame hajde, hajde bëje një debat ta moderoj unë, të ti numëroj në lule të ballit të gjitha Rame)-ndërhyn Albano. 7 x 7 Rame, 313 Rame, po kësaj radhe do e bëjmë 2984”, kjo ishte thirrja e Bashës drejtuar Ramës.

    Tashmë mbetet në dorë të kryeministrit për të pranuar ose jo “dorashkën” e sfidës të hedhur nga kundërshtari i tij Lulzim Basha.

  • “Bashkëpunime me këngëtar të njohur”, Mc Kresha dhe Lyrical Son vijnë me surpriza, ja kur do të publikohet albumi i ri

    “Bashkëpunime me këngëtar të njohur”, Mc Kresha dhe Lyrical Son vijnë me surpriza, ja kur do të publikohet albumi i ri

    Mc Kresha dhe Lyrical Son ndanë eksluzivisht në Vizion Plus detaje nga projeket e reja në fushën e muzikës.
    I ftuar nga  Albano Bogdo në 2984, Mc Kresha zbuloi emrin e albumit të tyre më të ri dhe frymëzimin që qëndron pas tij, duke theksuar lidhjen me traditën e këngës kreshnike dhe figurat legjendare të folklorit shqiptar.
    Ata gjithashtu treguan dy prej këngëtarët që do të kenë bashkëpunime në album.

    Pjesë nga biseda:
    Albano Bogdo: Do ndani ndonjë informacion për albumin e ri që do nxirrni? Shkurtimisht, nëse dëshironi. Sa të dëshironi ju
    Mc Kresha: SalihixFerizi e ka emrin albumi. Është si kuel i rapsodit të Rapsdosit. Ndoshta duhet ta sqaroj për opinionin publik, sidomos për pjesën jugore, ku muzika e kreshnikëve nuk është shumë prezente ose tradicionale. Malësia e ka traditë të këndojë këngë kreshnike. Edhe ata kanë qenë dy rapsod, shqiptarët e parë që kanë fituar titull ndërkombëtar, titullin e kontestin e këngës folkloristike në Londër në vitet e ‘60-ta, edhe ne i konsiderojmë si legjenda. Ata kanë kënduar dhe për pushkë edhe për dashni.
    Albano Bogdo: Keni bashkëpunime?
    Mc Kresha: Po. Albumi del tani në maj. Elai, Dhurata Dora janë disa mysafirët në albumin tonë.

  • “S’besoj se do lë nam…”, Ditea Berisha rrëfen emocionet si moderatore e “Ferma Club”

    “S’besoj se do lë nam…”, Ditea Berisha rrëfen emocionet si moderatore e “Ferma Club”

    Ditën e djeshme, 19 prill startoi “Ferma Club”, nën moderimin e Ditea Berishës.
    Ish-fermerja e “Ferma Vip 1” mbrëmjen e sotme, ka treguar në “2984” të Albano Bogdos në Vizion Plus emocionet e kësaj eksperience të re.
    Pjesë nga biseda 

    Albano Bogdo: Si ndihesh?
    Ditea Berisha: Mirë, shumë e emocionuar. Është një eksperiencë e re. Jam shumë e lumtur që po e bëj. Më duket sikur ia kam manifestuar vetes dhe erdhi si mundësi. Kam menduar që mund të jem dhe unë një moderatore, pse jo.
    Albano Bogdo: Pse nuk e ke vendosur në instagram Tv Hostes?
    Ditea Berisha: Më paska dalë nga mendja.
    Albano Bogdo: Kur e kuptove që ke talent për moderatore?

    Ditea Berisha: Të kujtohet kur bëmë një shfaqje te Ferma? Unë kisha një rol që ti e shpike.
    Albano Bogdo: Ditea luante narratorin. Unë jam babai artistik i vajzës.  Si ke punuar me veten për të moderuar Ferma Clubin?
    Ditea Berisha: Kam dalë para pasqyrës, kam përsëritur tekstin shumë herë dhe thashë “Okej. S’besoj se do lesh nam”.
    Albano Bogdo: Nuk duhet të dalësh kurrë para pasqyrës se fillon të pëlqen vetja dhe pastaj edhe kur je kot s’ta mbush dot njeri mendjen që je kot.
    Albano Bogdo: I ke inat gjithë moderatoret e tjera shqiprtare tani që je vetë moderatore?
    Ditea Berisha: Jo, pse…/vizionplus.tv

  • Albano Bogdo feston sot ditëlindjen, kryeplaku surprizohet Live në Ferma VIP

    Albano Bogdo feston sot ditëlindjen, kryeplaku surprizohet Live në Ferma VIP

    Aktori mjaft i njohur dhe njëkohësisht kryeplaku i Ferma VIP 2, Albano Bogdo feston sot ditëlindjen.
    Bogdo mbush 38 vjeç, dhe urimet i mori LIVE nga spektakli i kësaj të premte.
    “Gëzuar ditëlindjen, po ku është torta? Edhe 100 të bëhesh kryeplak. Ti je i preferuari i produksionit”, e uroi moderatorja Luana Vjollca, ku nuk kuresu as batutat.

    “Ti je e preferuara imja”, ia ktheu Albano Bogdo.
    Gjithashtu të gjithë fermerët, moderatorja dhe opinionistët uruan me këngën e ditëlindjes aktorin.
    Për të gjithë ju që nuk ndodheni në shtëpi na ndiqni LIVE edhe në YouTube!

    Por, për të mos humbur asnjë moment nga ferma e VIP-ave në Shqipëri, zhvillimet e fundit si dhe surprizat e shumta mund t’i ndiqni 24 orë përmes dy kanaleve të dedikuara, në platformën “Tring”, si dhe përmbledhjet ditore në orën 17.00 në ekranin e “Vizion Plus”./vizionplus.tv

  • Albano Bogdo sërish në Ferma Vip 2! Cili është roli i tij dhe kush janë dy personazhet e reja?

    Albano Bogdo sërish në Ferma Vip 2! Cili është roli i tij dhe kush janë dy personazhet e reja?

    Ish-fermeri Albano Bogdo është sërish pjesë e Ferma Vip 2, por këtë herë jo më si garues, por si kryeplak.
    Ndërkohë bashkë me të në Fermë u fut dhe fermerja më e re Silvana Bushati, dhe menjëherë aps saj edhe Elinara Shehu.
    Duhet theksuar se mbrëmja e parë e edicionit të dytë të Ferma Vip nën moderimin e të magjishmes Luana Vjollca dhe dy opiniostëve Zhaku dhe Kastro po shkëlqen në të gjitha aspektet, si nga suprizat ashtu dhe nga fermerët prezentë deri në këto momente.

  • Kush është politikani më i mirë për Dashamir Shehin?

    Kush është politikani më i mirë për Dashamir Shehin?

    I ftuar në 2984 të Albano Bogdos në Vizion Plus, kreu i LZHK, Dashamir Shehi është pyetur për disa nga emrat e politikanëve shqiptarë aktual dhe ndër vite, se cili prej tyre është më i miri.
    Një pyetësor plot batuta, ku nuk ka munguar ironia dhe sarkazma.
    Pjesë nga biseda:

    Bogdo: Cili nga këta politikanë të plëlqen më shumë, Adriatik Lapaj apo Arlind Qori?
    Shehi: Për mua të dy të barabartë janë.
    Bogdo: Njërin duhet ta zgjedhësh.
    Shehi: Ky Qori më duket më i sinqertë.
    Bogdo: Arlind Qori apo Eleni Kocaqi?
    Shehi: Këtë djalin se njoh fare.
    Bogdo: Eleni Kocaqi është femër mo.
    Shehi: Më mirë Arlindi.
    Bogdo: Arlindi Apo Floriana Garo?
    Shehi: Kush është kjo?
    Bogdo: Florjana Garo, është krahu djathtë i Sali Berishës?
    Shehi: A kjo po, Floriana Garo.
    Bogdo: Floriana Garo apo Mbretëresha Teuta?
    Shehi: Floriana Garo.
    Bogdo: Floriana Garo apo Lul Basha?
    Shehi: Nuk është krahasim i drejtë. Prapë me Garon jam.
    Bogdo: Garo apo Zogu?
    Shehi: Zogu.
    Bogdo: Zogu apo Ibrahim Rugova?
    Shehi: Zogu.
    Bogdo: Zogu apo Shehi?
    Shehi: Zogu.
    Bogdo: Zogu apo Ghandi?
    Shehi: Ghandi.
    Bogdo: Ghandi apo Edi Rama?
    Shehi: Rama, ça ka bë ky Ghandi. Ky Rama do na fusë në Europë, ku Ghandi ishte dhe i shkurtër.
    Bogdo: Rama apo Nano?
    Shehi: Nano.
    Bogdo: Nano apo Ismail Qemali?
    Shehi: Qemali.
    Bogdo: Qemali apo Fan Noli?
    Shehi: Qemali.
    Bogdo: Qemali apo Uinston Churchill?
    Shehi: Qemali është figurë historikë. Ismail Qemali.
    Bogdo: Ismail Qemali apo Erion Veliaj?
    Shehi: Ky i fundit më trondit.
    Bogdo: Qemali apo Topalli?
    Shehi: Kjo më trondit edhe më shumë.
    Bogdo: Qemali apo Berisha?
    Shehi: Ky është tronditja vetë.