Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka akuzuar kandidaten e PS për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, duke e cilësuar atë si ‘plagjiaturiste’. Sipas Boçit, një kontroll i thjeshtë në një program ndërkombëtar për verifikimin e plagjiaturës mjaftoi për të nxjerrë në pah se 91% e punimit të doktoraturës së Manastirliut rezulton i kopjuar.
Ai publikon edhe rezultatet e analizës dhe ironizon faktin që Manastirliu, dikur Ministre e Arsimit, kishte marrë përsipër luftën kundër plagjiaturës në universitete.
Postimi i plotë:
PLAGJIATURISTJA KANDIDATE E TIRANËS
Mjafton të check-osh në internet me një program antiplagjiaturë për të kuptuar nëse një punim është grabitur e vjedhur apo është autentik.
Manastirliu është akuzuar shpesh për këtë dhe m’u desh t’i hidhja një sy doktoraturës së saj. Ishte shumë e lehtë të gjeje gjurmët e plagjiaturës, sikurse dhe “gafa” shkencore.
Por për t’u bindur ia dorëzova konkluzionin një faqeje të posacme që identifikon shkallën e plagjiaturës (Plagiarism checker).
Rezultati:
Vetëm një pjesë e skanuar e Hyrjes dhe 91% e punimit del e kopjuar. Zonja në fjalë që ishte dhe Ministre e Arsimit do luftonte plagjiarizmin me demek.
Nuk po futem tek përmbajtja e temës, se ajo tregon qartë gjëmën që i bënë këta të gjithë bashkë me Manastirliun SHARRËS me inceneratorin.
Tag: boçit
-

“Kandidatja e PS për Tiranën, me plagjiaturë shkencore”/ Akuza e fortë e Boçit: 91% e kopjuar
-

‘91% e kopjuar’/ Akuza e fortë e Boçit: Kandidatja e PS për Tiranën, me plagjiaturë shkencore!
Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka akuzuar kandidaten e PS për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, duke e cilësuar atë si ‘plagjiaturiste’. Sipas Boçit, një kontroll i thjeshtë në një program ndërkombëtar për verifikimin e plagjiaturës mjaftoi për të nxjerrë në pah se 91% e punimit të doktoraturës së Manastirliut rezulton i kopjuar.
Ai publikon edhe rezultatet e analizës dhe ironizon faktin që Manastirliu, dikur Ministre e Arsimit, kishte marrë përsipër luftën kundër plagjiaturës në universitete.
Postimi i plotë i Luçiano Boçit:
PLAGJIATURISTJA KANDIDATE E TIRANËS
Mjafton të check-osh në internet me një program antiplagjiaturë për të kuptuar nëse një punim është grabitur e vjedhur apo është autentik.
Manastirliu është akuzuar shpesh për këtë dhe m’u desh t’i hidhja një sy doktoraturës së saj.
Ishte shumë e lehtë të gjeje gjurmët e plagjiaturës, sikurse dhe “gafa” shkencore.
Por për t’u bindur ia dorëzova konkluzionin një faqeje të posacme që identifikon shkallën e plagjiaturës (Plagiarism checker).
Rezultati:
Vetëm një pjesë e skanuar e Hyrjes dhe 91% e punimit del e kopjuar.
Zonja në fjalë që ishte dhe Ministre e Arsimit do luftonte plagjiarizmin me demek.
Nuk po futem tek përmbajtja e temës, se ajo tregon qartë gjëmën që i bënë këta të gjithë bashkë me Manastirliun SHARRËS me inceneratorin.
-

‘91% e kopjuar’/ Akuza e fortë e Boçit: Manastirliu me plagjiaturë shkencore (FOTO)
Deputeti democrat Luciano Boçi ka akuzuar kandidaten e PS për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, duke e cilësuar atë si ‘plagjiaturiste’.
Sipas Boçit, një kontroll i thjeshtë në një program ndërkombëtar për verifikimin e plagjiaturës mjaftoi për të nxjerrë në pah se 91% e punimit të doktoraturës së Manastirliut rezulton i kopjuar.
Ai publikon edhe rezultatet e analizës dhe ironizon faktin që Manastirliu, dikur Ministre e Arsimit, kishte marrë përsipër luftën kundër plagjiaturës në universitete.
Screenshot
Postimi i plotë i Luçiano Boçit:
PLAGJIATURISTJA KANDIDATE E TIRANËS
Mjafton të check-osh në internet me një program antiplagjiaturë për të kuptuar nëse një punim është grabitur e vjedhur apo është autentik.
Manastirliu është akuzuar shpesh për këtë dhe m’u desh t’i hidhja një sy doktoraturës së saj.
Ishte shumë e lehtë të gjeje gjurmët e plagjiaturës, sikurse dhe “gafa” shkencore.
Por për t’u bindur ia dorëzova konkluzionin një faqeje të posacme që identifikon shkallën e plagjiaturës (Plagiarism checker).
Rezultati:
Vetëm një pjesë e skanuar e Hyrjes dhe 91% e punimit del e kopjuar.
Zonja në fjalë që ishte dhe Ministre e Arsimit do luftonte plagjiarizmin me demek.
Nuk po futem tek përmbajtja e temës, se ajo tregon qartë gjëmën që i bënë këta të gjithë bashkë me Manastirliun SHARRËS me inceneratorin. -

Bashkëshortja e Luçiano Boçit reagon për dh*nën ndaj djalit të saj në miting: Skemë banditeske
Në një postim në Facebook, bashkëshortja e Luçiano Boçit Blerina, ka reaguar pas dhunës ndaj djalit të saj mbrëmjen e djeshme pranë stadiumit në qytetin e Elbasanit, në mitingun e Partisë Demokratike.
Blerina thotë se ky është një veprim i skemave banditeske, por që do ta zbardhin deri në fund.“Skemat banditeske në veprim të plotë, por do e zbardhim deri në fund! Zoti thotë “Beteja është e imja”, shkruan ajo krahas videos.
Kujtojmë se disa persona u përfshinë në një përplasje fizike mbrëmjen e së mërkurës pranë stadiumit në qytetin e Elbasanit, në mitingun e Partisë Demokratike.
Pas një debati, persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar djalin e Luçiano Boçit, drejtuesit politik të Partisë Demokratike në Shkodër.
Djali i Boçit u transportua me hematoma në spitalin e qytetit, ku po merr ndihmën mjekësore. -

“Parid Boçi u rrah me njerëzit e një kandidati”, Balliu për sherrin në Elbasan: Pasojat e përçarjes nga Luçiano
Ish-mbështetësja e kryetarit të Partisë Demokratike, Alesia Balliu ka ardhur me një reagim në rrjetet sociale ku dhe ka komentuar ngjarje ne ndodhur një ditë më parë në qytetin e Elbasanit, ku një grup të rinjsh, mes tyre edhe djali i Luçiano Boçit u përfshinë në një konflikt të dhunshëm.
Sipas Balliut dhuna e regjistruar mbrëmë në Elbasan, përveçse ishte një incident i shëmtuar, është dhe pasqyra tronditëse e gjendjes së brendshme të Partisë Demokratike.
Ajo thotë se në sherr u përfshi djali i Boçit, Paridi, me një të afërm të një tjetër kandidati demokrat në këtë qark.
“Ajo që ndodhi në Elbasan, në mitingun përmbyllës të Partisë Demokratike, nuk ishte vetëm një incident i shëmtuar, por një pasqyrë tronditëse e gjendjes së brendshme të kësaj force politike. Dhuna mes djalit të Luçiano Boçit dhe një të afërmeje të kandidatit të Partisë Demokratike nuk është thjesht një konflikt personal — është dëshmia më e qartë se kur humbet busulla politike, humbet edhe kontrolli mbi sjelljen, mbi mesazhin dhe mbi njerëzit”, shkruan Balliu, ndërkohë që më tej thekson faktin se është e dhimbshme se si një forcë politikë si Partia Demokratike që diku përfaqësonte shpresën ëpr ndryshim, sot përfaqësohet nëpër media me pamje dhune.
Postimi i plotë:
Nuk Fitohet me Dhunë, Z. Luçiano Boçi!
Ajo që ndodhi në Elbasan, në mitingun përmbyllës të Partisë Demokratike, nuk ishte vetëm një incident i shëmtuar, por një pasqyrë tronditëse e gjendjes së brendshme të kësaj force politike. Dhuna mes djalit të Luçiano Boçit dhe një të afërmeje të kandidatit të Partisë Demokratike nuk është thjesht një konflikt personal — është dëshmia më e qartë se kur humbet busulla politike, humbet edhe kontrolli mbi sjelljen, mbi mesazhin dhe mbi njerëzit.
Është e dhimbshme të shohësh që një parti që dikur përfaqësonte shpresën për ndryshim, sot përfaqësohet në media me pamje grushteve e përplasjeve. Por kjo nuk vjen rastësisht. Kjo është fryt i një mënyre të sëmurë drejtimi, i një përpjekjeje për të mbajtur pushtetin në dorë me çdo kusht, duke përdorur gjithçka — edhe ndërhyrjen brutale në proceset e brendshme siç ishte rasti i primareve. Luçiano Boçi, në vend që të mbështeste një garë të hapur, transparente e demokratike, zgjodhi të fusë duart në proces, të ndikojë me emërime dhe të thellojë përçarjen.
Sot PD është e përçarë jo vetëm në Elbasan, por edhe në Shkodër — dy qytete të rëndësishme për historinë e së djathtës. Të dyja të lëna në një situatë kaosi organizativ, konfliktualiteti dhe mungese besimi. Si mund të ofrosh shpresë për shqiptarët kur s’mund të ofrosh qetësi, drejtësi dhe bashkim brenda shtëpisë tënde?
E djathta nuk fiton me dhunë. As me pazare, as me përçarje. E djathta fiton kur është e ndershme me anëtarët e vet, kur është e hapur me shoqërinë, dhe kur është e aftë të përfaqësojë vlerat konservatore me qytetari, me kurajo dhe me përkushtim.
Koha e njerëzve që duan të sundojnë PD-në si pronë private ka marrë fund. Dhuna që shpërthen nga rrënjët e padrejtësisë është një kambanë alarmi. Dhe në këtë alarm, nuk është vetëm Partia Demokratike që rrezikon, por edhe vetë ideja e një opozite të fortë, të përgjegjshme dhe të gatshme për të marrë përgjegjësi nesër.
Luçiano Boçi duhet ta kuptojë: nuk fitohet me dhunë. Dhe sigurisht, nuk fitohet as me frikë. Shqiptarët duan shpresë — jo sherr. Bashkim — jo grushte. -

“Skemë banditeske, do e zbardhim deri në fund”, reagimi i bashkëshortes së Luçiano Boçit, iu plagos djali gjatë incidentit në mitingun e Berishës
Mitingu përmbyllës i PD në Elbasan u përfshi nga një sherr masiv mes disa personash.
Nga përplasja mbeti i plagosur në kokë djali I kandidatit për deputet Luçiano Boçi.
Bashkëshortja e Luçiano Boçit në një postim në Facebook thotë se ajo që ndodhi mbrëmë “është një skemë banditeske në veprim të plotë”.
Blerina Boçi thotë se ngjarja do të zbardhet deri në fund. “Zoti thotë “ Beteja është e imja””, shkruan ajo.Top Channel
-

Djali ju plagos në sherrin në Elbasan, gruaja e Luçiano Boçit: Ishte konflikt politik, do i shkoj deri në fund
Luçiano Boçi
TIRANË- Blerina Boçi bashkëshortja e deputetit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar pas sherrit në të cilin u përfshi i biri. Në një koment të bërë në një postim në rrjetet sociale, Blerina Boçi thotë se konflikti nuk ka qenë banal, por tërësisht politik. Madje ajo flet për ‘skema banditeske’ dhe paralajmëron se do t’i shkojë deri në fund kësaj ngjarjeje.
“Skemat banditeske në veprim të plotë! Konflikti nuk është i natyrës banale, por është krejtësisht politik! Do e çojmë deri në fund zbardhjen e plotë të tij!”- shkruan Boçi.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë në takimin përmbyllës elektoral të kryedemokratit Sali Berisha në Elbasan. Pamjet e publikuara tregonin disa persona duke u konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, mes tyre dhe djali i Luçiano Boçit. -

“Ka prapavijë politike…”, gruaja e Luçiano Boçit rrëzon PD-në, komenton rrahjen e të birit
Deklarata kondradiktore ndërmjet PD së Elbasanit dhe familjes së deputetit demokrat, Luçiano Boçi, në lidhje me përleshjen në mitingun e PD, ku i plagosuri mbeti djali i tyre.
Blerina Boçi, bashkëshortja e deputetit, ka reaguar në rrjetet sociale, teksa e ka cilësuar politik konfliktin ku u përfshi.
Në këtë mënyrë, Blerina Boçi hedh poshtë deklaratën e PD në Elbasan, sipas së cilës, konflikti ishte banal.
Ndërkaq, djali i deputetit të PD, Luçiano Boçi, vijon të jetë i shtruar në spital.
Ai ndodhet në gjendje të stabilizuar, por ka hematoma. Deri më tani, familja Boçi nuk ka kryer kallëzim penal.
Paraprakisht dyshohet se sherri ka nisur pasi njëri nga kandidatët e PD ka takuar personat që ishin me djalin e Boçit, gjë që ka revoltuar këtë të fundit dhe ka degraduar në përplasje fizike. -

Incident i rëndë në fushatë/ Djali i Boçit me plagë në kokë pas aktivitetit të Berishës
Një incident mes simpatizantëve të Partisë Demokratike ka ndodhur mbrëmjen sotme në Elbasan teksa Sali Berisha zhvillonte takimin përmbyllës, ku ka mbetur i plagosur në kokë djali i Luçiano Boçit, ish-drejtuesit politik të PD-së në këtë qark.
Burime bëjnë me dije se i lënduar ka mbetur Parid Boçi, i cili ka marrë çarje në kokë gjatë sherrit, por ka pasoja serioze.I riu mësohet se ndodhet ne Spitalin Rajonal te Elbasanit për mjekim.
Sipas informacioneve paraprake, një grup të rinjsh kishin vendosur të hidhnim fishekzjarrë ne tarracën e stadiumit, por roja nuk i kishte lënë të hynin.
Ndërsa po negociohej me drejtuesin e Elbasan Arena për të mundësuar hyrjen, ka ndodhur edhe përplasja rojën e stadiumit.
Siç shihet në pamje janë të shumtë personat e përfshirë në sherr. -

Sherri në mitingun e PD në Elbasan, plagoset djali i Luçiano Boçit
Djali i Luçiano Boçit, ka mbetur i plagosur në kokë gjatë incidenteve te mitingun elektoral ne Elbasan.
Sipas TCH, ndodhet në Spitalin Rajonal të Elbasanit për mjekim.Policia e Elbasanit po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Nga informacionet e deritanishme incidenti ka ndodhur për shkaqe banale mes militantëve të PD gjatë mitingut permbyllës.