Tag: blushi

  • ‘Tirana e pushtuar nga plehrat, inceneratori nuk ekziston’, Blushi: Fatura e pisllëkut, 32 milionë euro në vit

    ‘Tirana e pushtuar nga plehrat, inceneratori nuk ekziston’, Blushi: Fatura e pisllëkut, 32 milionë euro në vit

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka denoncuar përmes një videoje në rrjetet sociale situatën alarmante të mbetjeve urbane në Tiranë, ndërsa ngriti akuza të forta për pasurim të paligjshëm dhe mungesë të inceneratorit të premtuar.
    I ndodhur në Selitë, Blushi tregon pamje nga grumbujt e plehrave që, sipas tij, janë “në prag përmbytjeje” për zonën dhe po rriten bashkë me “aferat e Rilindjes”.
    “Ndodhem në zemër të Selitës, aty ku malet me plehra lartësohen dhe po kapin çatitë e kodinave që janë në prag të shembjes. Po lartësohen çdo ditë bashkë me to edhe pasurimi i paligjshëm i Edi Ramës dhe zyrtarëve të Rilindjes, përfshirë edhe ish-kryetarin e Bashkisë, që edhe pse ndodhet në qeli, vazhdon të vjedhë taksat e qytetarëve.”
    Blushi theksoi se pagesat për inceneratorin “vijojnë pa u ndalur”, ndonëse ai nuk ekziston, ndërsa plehrat po “përmbysin Selitën dhe gjithë Tiranën”.
    “Fatura e këtij pisllëku është mbi 32 milionë euro në vit – taksa që nuk shkojnë për pastrim, por përfundojnë te inceneratori fantazmë dhe kompani të lidhura me Ndranghetan.”
    Në fund, ai i bëri thirrje qytetarëve për një ndryshim në zgjedhjet e 11 majit:
    “Më 11 maj është koha t’i fusim fshesën Rilindjes, ngrehinës së pisllëkut që ka asfiksuar të gjithë Shqipërinë.”

  • Ylli Manjani: Ben Blushi, koncentrat i informacionit historik në letërsinë e sotme

    Ylli Manjani: Ben Blushi, koncentrat i informacionit historik në letërsinë e sotme

    Nga Ylli Manjani
    Ben Blushi është koncentrat i informacionit historik në letërsinë e sotme. Në pak rrjeshta, që gjithmonë i ka të shkruar me stil dhe ritëm aq sa harron të bësh çdo gjë deri në mbarim të leximit, ti merr informacion historik për të cilin janë shkruar faqe të tëra.Në fakt këtë bën edhe Inteligjenca Artificiale, shpikja e kohës. Ben Blushi e jetëzon mjeshtërisht Inteligjencën Artificiale.Vetëm Beni mund të lidhë mjeshtrisht në një triller të rrjedhshëm “qimen e Muhamedit”, me shuarjen e punës fizike dhe vetë zotit madje. E gjitha kjo ndodh në krevatin e “kënaqesisë” me dashnoren. Aty shpiket një luftë për të kënaqur të sotmen dhe ndërtohet një parajsë e së ardhmes, inteligjenca artificiale.Shkrimi i Benit nuk të bezdis, por të josh.Po të më dëgjoni e lexoni këtë libër. Këto kohë veçanërisht, ku flitet për delire e budallëqe, letërsia e stilit Ben Blushi është zgjidhja për të mbajtur trurin në higjenë.Big bravo për Parajsën Artificiale!

  • “Uragani PD-ASHM ka nisur”, Ted Blushi: Sot nis fitorja e opozitës, Tirana i jep tonin fitore ‘madhështore’

    “Uragani PD-ASHM ka nisur”, Ted Blushi: Sot nis fitorja e opozitës, Tirana i jep tonin fitore ‘madhështore’

    Kandidati për deputet i koalicionit PD-ASHM dhe njëkohësisht sekretari i PL, Ted Blushi, theksoi se ditën e sotme ka nisur fitorja e opozitës ku sipas tij do të shtrihet në çdo cep të Shqipërisë.
    Ai tha se Tirana i paraprin fitores ‘Madhështore’ në çdo cep të vendit.

    Kjo deklaratë e tij vjen në ditën që koalicionin PD-ASHM, çel fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

    “Uragani nisi! Tirana i prin Fitores Madhështore në çdo cep të Atdheut. VOTO NR.1 PD-ASHM. VOTO ILIR META, Qarku Tiranë”, shkroi Blushi në postimin e tij në Facebook.

     

  • Fushata/ Blushi në njësinë 9: Pranë qytetarëve, për t’i dëgjuar dhe për t’u prezantuar programin e ‘Shqipërisë Madhështore’

    Fushata/ Blushi në njësinë 9: Pranë qytetarëve, për t’i dëgjuar dhe për t’u prezantuar programin e ‘Shqipërisë Madhështore’

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka zhvilluar takime me qytetarë në njësinë 9 në kryeqytet.

    “Do të ndërhyjmë me vullnet dhe energji me Paketën e Dhembshurisë brenda 100 ditëve të para”, shkruan Blushi në një postim në facebook.

    Mesazhi:

    Njësia Nr.9 Tiranë/ Pranë qytetarëve, për t’i dëgjuar me përulësi dhe për t’u prezantuar programin e shkëlqyer të “Shqipërisë Madhështore”.

    Do të ndërhyjmë me vullnet dhe energji me Paketën e Dhembshurisë brenda [1️⃣] [0️⃣] [0️⃣] ditëve të para:

    [✅] 200 euro minimumi jetik

    [✅] 500 euro rroga minimale

    [✅] 1200 euro rroga mesatare

    [✅] Rritje 20% e pensioneve

    [✅] Ulje e çmimit të energjisë në 7 cent/kilovat

    Së bashku sjellim ndryshimin që i duhet Shqipërisë!

    [✅] [🗳] [🇦🇱] VOTO NR.1 Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

    [✅] [🗳] [🇦🇱] VOTO ILIR METAJ, Qarku Tiranë.

  • “Hap televizorin dhe sheh të njëjtët njerëz”, Ben Blushi: Shqipëria e fotove të mija është Shqipëria reale!

    “Hap televizorin dhe sheh të njëjtët njerëz”, Ben Blushi: Shqipëria e fotove të mija është Shqipëria reale!

    Një fëmijë që luan i pashqetësuar në plazh, disa këpucë të rrëzuara në rrugë, vajza të reja që puthen me njëra tjetrën, dy të rinj qe bisedojnë të shkujdesur, apo edhe gra me shamia e burra me probleme mendore, janë vetëm disa nga imazhet e ekspozuara së fundmi në ekspozitën “Shqiptarë të panjohur” me autor Ben Blushin.
    Nga gazetaria në politikë, nga politika në letërsi, e së fundmi ne fotografi, Blushi ka vendosur t’i dedikohet tërësisht artit. Fotografimi i njerëzve nga çdo cep i Shqipërisë  duket sikur po i jep atij kënaqësinë e të njohurit të një Shqipërie ndryshe, e po ashtu po e ndihmon të “rehabilitohet” nga jeta e komplikuar prej politikani.
    Teksa e takon Benin në hollin e COD Center, aty ku është hapur ekspozita e tij prej pak ditësh, vë rë në portretin e tij një padurim thuajse fëmijnor për të prezantuar fotografitë e tij. Ky padurim i Benit është tipik i tij, sa herë ai prezanton një punë artistike, qoftë një libër te ri apo një ekspozitë si kjo më e fundit.

    E gjithë statura e tij vihet në shërbim të ndijuesit prej të cilit ai duket sikur pret një feedback të shpejtë dhe konkret. Ky angazhim gati gati mbreslënës , e bën tjetrin përballë të ndihet pjesë e rëndësishme e artit të Benit e gjithashtu një element të rëndësishëm dhe thelbësor në receptimin e imazheve dhe interpretimin e tyre.

    Kjo ndodh edhe me një grup gjermanësh të cilët rastësisht gjenden në ambientet e ekspozitës, dhe që për “fatin e tyre” në një ditë pushimi,  gjejnë dhe autorin prezent i cili nuk ua përton secilit me shpjegime dhe detaje mbi ekspozitën.
    Blushi: Ekspozita “Shqiptarë të panjohur” është mirënjohja ime për ata që më bënë fotograf.
    Blushi thotë se ekspozita i dedikohet njerëzve të panjohur të Shqipërise e gjithashtu shton se fotografitë e tij sjellin në fokus Shqipërinë reale.
    “Hap televizorin dhe sheh të njëjtit njerëz, të njëjtat fytyra pra janë vetëm 20 veta që qarkullojnë në televizone. Këta janë njerëzit publikë ndërkohë njeriun e thjeshtë, atë të përditshmërisë nuk e sheh gjëkundi përveçse në rrugë duke bërë jetën e tij. Ky ka qënë dhe qëllimi i kësaj ekspozite, të sjell Shqipërinë pa tragjizma, pa shkrepje patetike që synojnë shtresat vulnerabël. Shqipëria e fotove të mija është Shqipëria reale, me njerëz të panjohur që jetojnë, qeshin, dashurohen, shqetësohen etj”, thotë ai.

    Ai thotë se nisi të fotografonte për pasion, pa e kuptuar që shumë shpejt ky pasion do ti rrëmbente zemrën po dhe kohën duke i dedikuar kohë dhe angazhim.
    “Në datën 1 Janar të vitit 2022 mora një aparat që sapo kisha blerë dhe dola të fotografoj rrugëve të Tiranës. Disa fotografi dilnin të mjegullta, disa tjera jo të përshtatshme. Më vonë e kuptova se shkrepja dhe fotografia ishin dy gjëra të ndryshme. Shkrepjen e bën gishti ndërsa fotografinë mendja. Dhe teksa shihja njerëz të panjohur që bëheshin pjesë e objektivit tim, kuptova se unë kisha tashmë shumë miq të panjohur, dhe kjo ishte e mrekullueshme”, shprehet ai.

    Sipas Blushit, ekspozita “Shqiptarë të panjohur” është një mirënjohje për këta njerëz të cilët e mësuan të fotografojë.
    “Shumica prej tyre nuk e dinin që po fotografoheshin.  Dhe unë jam përpjekur të shkrep foto të cilat vënë në pah karakterin e personazheve të fotografuar. Fytyra të shqetësuar, të lumtura, njerëz të panjohur nga çdo qytet i Shqipërisë. Kjo ekspozitë u dedikohet atyre, dhe është një shenjë mirënjohjeje ndaj tyre të cilët më mësuan si të fotografoj, pra më bënë fotograf”, përfundon Blushi
    Një fotografi, një histori…
    Fotografitë të cilat janë të gjitha në bardhë e zi, ngjajnë me fragmente filmash, duke krijuar kështu një pamje të përgjithshme të një kinemaje pa zë. Diçiturat e fotove , hera- herës pasqyruese dhe hera-herës me tituj ironik, interpretojnë sipas syrit të fotografit, atë çka ne shohim në fotografi por që shpesh nuk e identifikojmë dot përtej imazhit.
    Disa besimtarë që falen dhe një fëmijë i gjendur rastësisht aty, titullohen me “Zoti është fëmijë”, një diçiturë sa ironike gjithaq dhe provokuese, element i pranishëm në të “diskursin” artistik të Blushit. Të rinjtë janë objektivi kryesor i aparatit të tij, por nuk mungojnë dhe gratë e Mirditës, prifti i Shkodrës apo dhe i sëmuri mendor që e sheh botën nga “dylbitë” e tij.

    Dhe teksa shëtit sallave dhe korridoreve të ekspozitës, kupton se Beni nuk është fotograf i rastësishëm, dhe që fotografitë e shkrepura prej tij nuk janë thjesht imazhe të zmadhuara dhe të ekspozuara për ego dhe larmitet krijues. Ato mbartin karaktere reale të cilat ngjajnë sikur komunikojnë me publikun. Janë si një ekran i madh bardh e zi brenda të cilit ka stopuar një film, dhe që pret nga çasti në çast të nisë të lëvizë dhe ta zhvillojë ngjarjen edhe më tej.

    Secila fotografi është një histori më vete, që të ndjell jo vetëm për ta interpetuar por edhe për të imagjinuar fillin, se çfarë ndodh më tej, pasi objektivi është larguar. Si ka vijuar jeta e këtyre personazheve?
    Dhe vërehet qartë ndikimi i letërsisë në fotografi. Beni duke dashur të kryeje shkrepjen ideale, nuk na ka dhënë vetëm një imazh të palëvizshëm, por edhe një histori, një rrëfim i cili vazhdon… /Gazeta Si

  • Partia e Lirisë i ankohet OSBE/ Tedi Blushi takon kreun e misionit vëzhgues, flet për arrestimin e Ilir Metës

    Partia e Lirisë i ankohet OSBE/ Tedi Blushi takon kreun e misionit vëzhgues, flet për arrestimin e Ilir Metës

    Me kryetarin pas hekurave, shqetësimi i Partisë së Lirisë është fushata pa Ilir Metën në terren.

    Tre të besuarit e tij, të cilët e kanë siguruar një ulëse në Parlamentin e ri për shkak të pozicionit në listën e sigurt, iu ankuan kreut të misionit të OSBE/ODHIR për kryetarin Ilir Meta, i cili e ka të vështirë të grumbullojë vota nga burgu pasi nuk mund të bëjë fushatë.
    “Ky izolim me urdhër të tij lidhet pikërisht me zgjedhjet e 11 majit. Gjithashtu, e informuam lidhur me faktin se Z. Meta, sot, edhe pse kandidat në zgjedhje, e ka të pamundur jo vetëm të bëjë fushatë, por edhe të komunikojë me votuesit”, shprehet Blushi.
    Ambasadori Zannier sugjeroi që zgjidhjen ta gjejnë në institucionet shqiptare, ndërsa nuk preferoi të komentojë nëse 11 maji do të ishte një garë e pabarabartë për Ilir Metën.
    “Unë nuk mund të jap një gjykim lidhur me këtë çështje. Unë sapo kam mbërritur në vendin tuaj. Në të shkuarën, unë jam takuar me Zotin Meta në kapacitetet institucionale që ai mbante; i takon institucioneve të këtij vendi për të arritur në konkluzionet finale për këtë. Ne qëndrojmë për sundimin e ligjit dhe për një aplikim transparent të sundimit të ligjit”.
    Ilir Meta vendosi të jetë në listën e hapur të Tiranës, megjithëse aleati Sali Berisha i ofroi një vend në zonën e sigurt, që mund t’i hapte edhe dyert e burgut më lehtësisht.

    Top Channel

  • Kreu i misionit të OSBE/ODIHR takim me drejtuesit e PL, Zannier: S’kam qëndrim për Metën, jemi pas drejtësisë

    Kreu i misionit të OSBE/ODIHR takim me drejtuesit e PL, Zannier: S’kam qëndrim për Metën, jemi pas drejtësisë

    Tedi Blushi dhe Lamberto Zannier

    TIRANË-Kreu i misionit vëzhgues së OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, Lamberto Zannier ka zhvilluar një takim për Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në mungesë të kryetarit Ilir Meta. Në përfundim të takimit para mediave Zannier bëri me dije se diskuatuan problematikat e fushatës dhe u informua.
    Ambasadori u pyet edhe në lidhje me arrestimin e Ilir Metës dhe qëndrimin zyrtar të misionit që përfaqëson. Zannier u shpreh se nuk ka një qëndrim për këtë çështje.
    “Nuk kam një qëndrim në lidhje me këtë çështje dhe nuk mund të jap një mendim apo një gjykim. Qëndrojmë pas shtetit të drejtës, transparencës dhe qëndrojmë pas zbatimit të ligjit të papolitizuar”, tha ai shkurtimisht.
    Ndërkohë sekretari Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi denoncoi qeverinë për cenimin e fushatës dhe zgjedhjeve, duke kërkuar nga OSBE-ODIHR zgjedhje të ndershme, të lira dhe të drejta. Sa i përket arrestimit të kreut të PS-së, Blushi u shpreh se Meta është kryetar i forcës së dytë të madhe të opozitës dhe i treti i politikës prej vitesh, por arrestimi dhe burgosja e tij është bërë për zgjedhjet e 11 majit. 
    “Ishte kënaqësi të prisnim ambasadorin Zanier, për t’u informuar lidhur me problematikat në këtë fushatë elektorale, përdorimin ga Rama të administratës dhe aseteve të saj në zgjedhje, si dhe shqetësimet në lidhje me këtë fushatë. E informuam për izolimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pa gjyq dhe në mënyrë të kundraligjshme e në shkelje të Kushtetutës. Ai është kryetar i forcës së dytë të madhe të opozitës dhe i treti i politikës prej vitesh, por arrestimi dhe burgosja e tij është bërë për zgjedhjet e 11 majit. Pasi ai pothuajse e ka të pamundur të komunikojë me votuesit dhe të bëjë fushatë, pasi i ëhstë mohuar edhe e drejta për t’u takuar me drejtuesit dhe deputetët e PL-së për ta vizituar në institucionin e paraburgimit. Informuam dhe kërkuam zgjedhje të ndershme dhe të drejta, dorëzuam edhe filmime se si po veprojnë patronazhistët për të cenuar fushatën. Jam i bindur se koalicioni ynë do arrijë fitore madhështore më 11 maj dhe programi ynë do votohet masivisht”, tha Blushi.
    Ilir Meta kandidon për deputet në listën e hapur të koalicionit Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, në qarkun e Tiranës.Kreu i Partisë së Lirisë u vu në pranga më 21 tetor teksa po kthehej nga Kosova. Ai kishte planifikuar të mbërrinte në selinë e Partisë së Lirisë ku do të mbante një konferencë me gazetarët, por në hyrje të Tiranës, u ndalua nga efektivët e policisë që i vunë prangat. Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Edhe pse ka kërkuar disa herë një masë më të butë sigurie, me arsyetimin se kërkon të jetë pjesë e fushatës zgjedhore, kërkesat e tij janë rrëzuar nga GJKKO./ZËRI 

  • Garë e pabarabartë në zgjedhje me Ilir Metën në burg? Ja si përgjigjet kreu i misionit të OSBE në Tiranë

    Garë e pabarabartë në zgjedhje me Ilir Metën në burg? Ja si përgjigjet kreu i misionit të OSBE në Tiranë

    Kreu i misionit vëzhgues së OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, Lamberto Zannier ka zhvilluar një takim për Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, por edhe me zyrtarë të tjerë të kësaj force politike.
    Diplomati u pyet nëse mbajtja në burg e Ilir Metës e bën garën e 11 majit të pabarabartë, por ai nuk preferoi të japë një opinion.
    Zannier theksoi ndër të tjera se mbështesin institucionet e vendit dhe shtetin e së drejtës.
    “Nuk mund të jap një opinion lidhur me këtë çështje, ne sapo kemi ardhur në Shqipëri. Ne qëndrojmë pas vendimeve të institucioneve të vendit, qëndrojmë pas shtetit të së drejtës dhe pas aplikimit të ligjit jo të politizuar”, tha Zannier.
    Nga ana e tij, Tedi Blushi denoncoi qeverinë për cenimin e fushatës dhe zgjedhjeve, duke kërkuar nga OSBE-ODIHR zgjedhje të ndershme, të lira dhe të drejta.
    “Ishte kënaqësi të prisnim ambasadorin Zannier, për t’u informuar lidhur me problematikat në këtë fushatë elektorale, përdorimin e administratës dhe aseteve të saj nga Rama nw funksion të zgjedhjeve. E informuam për izolimin pa fakte të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pa gjyq dhe në mënyrë të kundërligjshme e në shkelje të Kushtetutës. Ai është kryetar i forcës së dytë të madhe të opozitës dhe i treti i politikës prej vitesh, por arrestimi dhe burgosja e tij është bërë për zgjedhjet e 11 majit. Pasi ai pothuajse e ka të pamundur të komunikojë me votuesit dhe të bëjë fushatë, pasi i është mohuar edhe e drejta për t’u takuar me drejtuesit dhe deputetët e PL-së për ta vizituar në institucionin e paraburgimit. Informuam dhe kërkuam zgjedhje të ndershme dhe të drejta, dorëzuam edhe filmime se si po veprojnë patronazhistët për të cenuar fushatën. Jam i bindur se koalicioni ynë do arrijë fitore madhështore më 11 maj dhe programi ynë do votohet masivisht”, tha Blushi.

  • Prezantohet skuadra e PL, Blushi: Shëndetësia falas, mashtrim kriminal. Qytetarët sot paguajnë nga xhepi 60% më shtrenjtë

    Prezantohet skuadra e PL, Blushi: Shëndetësia falas, mashtrim kriminal. Qytetarët sot paguajnë nga xhepi 60% më shtrenjtë

    Gjatë fjalës së mbajtur në prezantimin e skuadrës së Partisë së Lirisë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kandidati i PL në listën e mbyllur për qarkun e Tiranës, Tedi Blushi tha se një nga mashtrimet kriminale të qeverisë së Edi Ramës është “shëndetësia falas”.

    Blushi tha se ky mashtrim i pabesë i ka kushtuar jo vetëm sistemit shëndetësor por dhe qytetarëve të cilët sot paguajnë 60 % më shtrenjtë ilaçet dhe trajtimin shëndetësor. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” është votë për dyfishimin e pagave të mjekëve dhe infermierëve, rimbursim 50%-90% të ilaçeve dhe shtim të numrit të tyre. Ilaçet për sëmundjet tumorale do mbulohen nga shteti, onkologjiku do të shkëputet nga QSUT dhe do të krijohet Instituti i Tumoreve me buxhet të pavarur. Do ti jepet fund koncensioneve korruptive që zhvatin taksat si dhe do të shtohet buxheti për shëndetësinë nga 2.1% të PBB në 3% brenda mandatit të parë”, tha në fjalën e tij, Tedi Blushi.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Prezantohet skuadra e PL, Blushi: Shëndetësia falas, mashtrim. Qytetarët sot paguajnë më shtrenjtë për kurim e ilaçe

    Prezantohet skuadra e PL, Blushi: Shëndetësia falas, mashtrim. Qytetarët sot paguajnë më shtrenjtë për kurim e ilaçe

    Gjatë fjalës së mbajtur në prezantimin e skuadrës së Partisë së Lirisë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kandidati i PL në listën e mbyllur për qarkun e Tiranës, Tedi Blushi, tha se një nga mashtrimet kriminale të qeverisë së Edi Ramës është “shëndetësia falas”.
    Blushi tha se ky mashtrim i pabesë i ka kushtuar jo vetëm sistemit shëndetësor, por dhe qytetarëve, të cilët sot paguajnë 60 % më shtrenjtë ilaçet dhe trajtimin shëndetësor.
    “PD-Aleanca për “Shqipërinë Madhështore” është votë për dyfishimin e pagave të mjekëve dhe infermierëve, rimbursim 50%-90% të ilaçeve dhe shtim të numrit të tyre. Ilaçet për sëmundjet tumorale do mbulohen nga shteti, onkologjiku do të shkëputet nga QSUT dhe do të krijohet Instituti i Tumoreve me buxhet të pavarur. Do ti jepet fund koncensioneve korruptive që zhvatin taksat si dhe do të shtohet buxheti për shëndetësinë nga 2.1% të PBB në 3% brenda mandatit të parë”, tha në fjalën e tij, Tedi Blushi.