Tag: bllokuar

  • FOTO / Zjarr në një pallat në Astir, shpëtohen dy fëmijë të bllokuar

    FOTO / Zjarr në një pallat në Astir, shpëtohen dy fëmijë të bllokuar

    Një zjarr ka përfshirë një apartament në një pallat në zonën e Astirit në kryeqytet. Raportohet se nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

    Fatmirësisht dy fëmijë të bllokuar një kat më sipër apartamentit ku ra zjarri janë shpëtuar. Në pamjet e siguruara shihen zjarrfikësit teksa largojnë fëmijët nga apartamenti.
    Policia po vijon hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

  • Vjosa Osmani kritika BE-së, skeptike për anëtarësimin e Kosovës: Jemi 97% evropianë, por na kanë bllokuar

    Vjosa Osmani kritika BE-së, skeptike për anëtarësimin e Kosovës: Jemi 97% evropianë, por na kanë bllokuar

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka cilësuar mosvlerësues qasjen e Bashkimit Evropian kundrejt Kosovës në procesin e integrimit në BE.
    Në një intervistë për ‘Politico’, Osmani është shprehur skeptike përsa i përket afrimit të Kosovës në BE duke thënë se rruga është e bllokuar prej tyre.
    Ajo vendos theksin tek vlerat e larta evropiane të qytetarëve të Kosovës si dhe rendit një sërë reformash apo përparësish në fusha të ndryshme si përshembull, arsim, ekonomi apo dhe në aspektin e sundimit të ligjit.
    “Nuk e ndiejmë që kjo qasje pro-evropiane dhe fakti që ne jemi 100% të përafruar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, është parë ose është vlerësuar. Përkundrazi, duket sikur merret si e mirëqenë. 97% e njerëzve të Kosovës janë pro-evropianë. Reformat tona në ekonomi, në sundim të ligjit, sidomos në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, kanë qenë thelbësore. Megjithatë, në rrugën tonë të integrimit evropian, jemi të bllokuar dhe duket sikur procesi i bazuar në meritë, për të cilin BE-ja flet aq shumë, mbetet diçka e së ardhmes. Unë ende nuk e shoh të ndodhë”, tha Osmani.
    Presidentja ka theksuar se Kosova nuk duhet të shihet si barrë nga Bashkimi Evropian, por si domosdoshmëri strategjike.
    Siç ka thënë ajo, Ballkani Perëndimor i paqëndrueshëm dhe i pasigurt, do të thotë një Evropë e paqëndrueshme dhe e pasigurt. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në bllok më 15 dhjetor 2022 dhe nga atëherë aplikimi ka mbetur i pashqyrtuar.

  • Shkodër/ AKU bllokon edhe 75 tonë misër nga Serbia, i njëjti eksportues

    Shkodër/ AKU bllokon edhe 75 tonë misër nga Serbia, i njëjti eksportues

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër bllokoi edhe 75 tonë të tjerë misër blegtoral, vetëm pak ditë pasi u bllokuan 25 tonë misër nga i njëjti subjekt eksportues, duke e çuar në 100 tonë sasinë totale të ndaluar. Sipas drejtorit të AKU Shkodër, Ramir Haderi, misri i ardhur nga Serbia është bllokuar në doganën e Hanit të Hotit me qëllim kryerjen e analizave laboratorike, për të përcaktuar nëse ka prezencë të lartë të aflatoksinës B1, një substancë toksike dhe kancerogjene që tejkalon normat e lejuara në Shqipëri.
    AKU Shkodër ka bllokuar edhe një fermë në fshatin Trush, pasi nga sistemi i gjurmueshmërisë rezulton se ajo furnizohej me misër blegtoral nga subjekti i ndaluar në doganë.
    Burime nga dogana e Hanit të Hotit bëjnë të ditur se deri tani janë bllokuar rreth 200 tonë misër, për të cilat do të kryhen analizat përkatëse. Në rast se konfirmohet prania e substancave të ndaluara, këto mallra nuk do të lejohen të hyjnë në territorin shqiptar.
    AKU po monitoron me kujdes situatën dhe po pret rezultatet e analizave për çdo produkt blegtoral që vjen nga Serbia

  • AKU bllokon sërish misër nga Serbia, ngarkesa 75 tonë ndalohet në Han të Hotit

    AKU bllokon sërish misër nga Serbia, ngarkesa 75 tonë ndalohet në Han të Hotit

    Foto ilustruese

    SHKODËR- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në Shkodër ka bllokuar sërish një sasi të konsiderueshme misri prej 75 tonë, të importuar nga Serbia. Sasia e misrit është ndaluar në doganën e Hanit të Hotit, me qëllim kryerjen e analizave laboratorike.  Deri ne daljen e analizave, misri do të qëndrojë i bllokuar.
    Sakaq, nëse konfirmohet prania e substancave të ndaluara, këto mallra nuk do të lejohen të hyjnë në territorin shqiptar. Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë, u bllokuan 25 tonë misër nga i njëjti subjekt eksportues, duke e çuar në 100 tonë sasinë totale të ndaluar.
    Sipas njoftimit të AKU Shkodër, kontrollet janë ndërmarrë për të përcaktuar nëse produkti përmban nivele të larta të aflatoksinës B1, një substancë toksike dhe kancerogjene që mund të tejkalojë normat e lejuara në Shqipëri. Ndërkohë, autoritetet kanë bllokuar edhe një fermë në fshatin Trush, pasi nga sistemi i gjurmueshmërisë ka rezultuar se ajo furnizohej me misër blegtoral nga subjekti i ndaluar në doganë./ZËRI

  • Misër me aflatoksinë nga Serbia, AKU bllokon 75 tonë

    Misër me aflatoksinë nga Serbia, AKU bllokon 75 tonë

    Kronikë E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 15:21
    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka bllokuar në pikën doganore të Hanit të Hotit një tjetër sasi të konsiderueshme misri blegtoral, i ardhur nga Serbia. Kjo sasi bllokohet pak ditë pasi AKU kishte konstatuar dhe bllokuar 25 tonë misër blegtoral, të dyshuar me vlerë të lartë aflatoksine, që po tentohej të futej në vendin tonë nga Serbia.
    Në të dy rastet, subjekti që kryente eksportin e misrit blegtoral është i njëjtë. ”Ne kemi bllokuar aktualisht rreth 75 tonë dhe po presim analizimin e tyre”, thotë Ramir Haderi, drejtor i AKU Shkodër.

    ”Urdhri i djeshëm është që të gjithë produktet që janë nga Serbia, ushqim për kafshë, po trajtohen me bllokim në magazinat e subjekteve. Mund të them që ushqimi për kafshë kishte prezencë aflatoksine, janë rezultate paraprake, presim rezultatet përfundimtare që janë çuar jashtë Shqipërisë për analizim”.

    AKU e Shkodrës ka bllokuar edhe një fermë në fshatin Trush, pasi nga sistemi i gjurmueshmërisë rezultonte se ajo furnizohej me misër blegtoral nga subjekti i ndaluar në doganë. Janë kryer gjithashtu kontrolle dhe janë vendosur masa paralajmëruese edhe për farmacitë bujqësore që kanë rezultuar me shkelje gjatë zhvillimit të aktivitetit të tyre.

  • Bllokohen 75 ton misër nga Serbia në Hanin e Hotit

    Bllokohen 75 ton misër nga Serbia në Hanin e Hotit

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në Shkodër ka bllokuar sërish një sasi të konsiderueshme misri të importuar nga Serbia.
    Këtë herë bëhet fjalë për 75 tonë misër, i ndaluar në doganën e Hanit të Hotit, me qëllim kryerjen e analizave laboratorike.Vetëm disa ditë më parë, nga i njëjti subjekt eksportues, AKU kishte ndaluar 25 tonë misër, duke e çuar në 100 tonë sasinë totale të bllokuar deri më tani.
    Sipas njoftimit të AKU Shkodër, kontrollet janë ndërmarrë për të përcaktuar nëse produkti përmban nivele të larta të aflatoksinës B1, një substancë toksike dhe kancerogjene që mund të tejkalojë normat e lejuara në Shqipëri.
    Sakaq, nëse konfirmohet prania e substancave të ndaluara, këto mallra nuk do të lejohen të hyjnë në territorin shqiptar.
    Në muajt e fundit, Shqipëria është përballur me një sërë skandalesh që lidhen me sigurinë ushqimore. Ngarkesa të tëra me produkte bujqësore janë refuzuar nga tregjet evropiane për shkak të niveleve të larta të pesticideve dhe substancave të ndaluara.
    Vetëm gjatë vitit 2025, sistemet europiane të alarmit ushqimor (RASFF) kanë raportuar disa raste të bllokimit të produkteve shqiptare  nga specat e kuq dhe domatet, tek mandarinat e Divjakës duke ngritur alarmin për standardet e kontrollit dhe mungesën e transparencës në zinxhirin ushqimor vendas.
    Në të njëjtën kohë, në tregun e brendshëm janë zbuluar raste të mishit të pulës të kontaminuar me salmonelë, si dhe qumësht me alfatoksinë  një toksinë e rrezikshme që lidhet me kancerin e mëlçisë. Këto ngjarje tregojnë se, përtej reputacionit të dëmshëm në eksport, konsumatori shqiptar është bërë viktima më e ekspozuar ndaj mungesës së kontrollit të qëndrueshëm dhe zbatimit të protokolleve të sigurisë ushqimore.

  • Ndodh sërish, AKU bllokon edhe 75 tonë të tjera misër në Shkodër

    Ndodh sërish, AKU bllokon edhe 75 tonë të tjera misër në Shkodër

    Edhe 75 tonë të tjera misër blegtoral janë ndaluar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër.

    Vetëm pak ditë më parë, AKU kishte bllokuar 25 tonë misër nga i njëjti subjekt eksportues, duke e çuar në 100 tonë sasinë totale të ndaluar për momentin.
    Misri është ndaluar në doganën e Hanit të Hotit me qëllim kryerjen e analizave laboratorike për të përcaktuar nëse ka prezencë të lartë të aflatoksinës B1. Deri ne daljen e analizave, misri do të qëndrojë i bllokuar.

    Top Channel

  • Shembet ndërtesa 7-katëshe në Turqi, një familje mbetet nën rrënoja

    Shembet ndërtesa 7-katëshe në Turqi, një familje mbetet nën rrënoja

    Një ndërtesë shtatëkatëshe është shembur mëngjesin e sotëm në provincën Kocaeli, në veriperëndim të Turqisë.

    Sipas mediave të huaja, të paktën pesë persona kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.
    Ekipet e kërkim-shpëtimit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë pa ndërprerje për të nxjerrë të mbijetuarit. Guvernatori i Kocaelit, İlhami Aktaş, deklaroi se shkaku i shembjes ende nuk është përcaktuar, ndërsa theksoi se prioritet mbetet shpëtimi i personave të bllokuar.
    “Pesë anëtarë të një familjeje ndodheshin brenda ndërtesës në momentin e incidentit”, tha guvernatori Aktaş.
    Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, njoftoi se në operacionin e shpëtimit janë angazhuar 147 punonjës, përfshirë 80 efektivë, si dhe ekipe nga organizatat joqeveritare dhe bashkitë. Për kërkimet po përdoren tetë pajisje zbulimi, dy dronë dhe 52 automjete.
    Sipas hetimeve paraprake, shembja mund të jetë shkaktuar nga punime nëntokësore që po kryheshin pranë godinës.

    Top Channel

  • Shembet ndërtesa 7-katëshe në Stamboll, 5 persona të bllokuar nën rrënoja

    Shembet ndërtesa 7-katëshe në Stamboll, 5 persona të bllokuar nën rrënoja

    Një ndërtesë 7-katëshe është shembur në distriktin Gebze të provincës Kocaeli në Turqi, duke lënë të paktën pesë persona të bllokuar nën rrënoja.
    Autoritetet po zhvillojnë operacione intensive kërkim-shpëtimi me ndihmën e 147 punonjësve, përfshirë ekipe nga AFAD, zjarrfikësit, policia dhe organizata të tjera.
    Guvernatori İlhami Aktaş deklaroi se shkaku i shembjes ende nuk dihet, ndërsa prioritet mbetet shpëtimi i personave të mbetur poshtë rrënojave. Sipas raportimeve, pesë anëtarë të një familjeje ndodheshin në ndërtesë në momentin e incidentit.

    Në vendngjarje janë angazhuar qentë shpëtimtarë, pajisje për zbulimin e rrënojave, dronë dhe automjete speciale. Dëshmitarët kanë dëgjuar zëra nga nën rrënoja, ndërsa dyshohet se ndërtesa mund të jetë shembur për shkak të punimeve nëntokësore që po kryheshin pranë saj.

  • Tragjedi në Turqi: Pesë persona të bllokuar pas rrënimit të ndërtesës

    Tragjedi në Turqi: Pesë persona të bllokuar pas rrënimit të ndërtesës

    Një ndërtesë 7-katëshe është shembur në distriktin Gebze të provincës Kocaeli në Turqi, duke lënë të paktën pesë persona të bllokuar nën rrënoja.
    Autoritetet po zhvillojnë operacione intensive kërkim-shpëtimi me ndihmën e 147 punonjësve, përfshirë ekipe nga AFAD, zjarrfikësit, policia dhe organizata të tjera.
    Guvernatori İlhami Aktaş deklaroi se shkaku i shembjes ende nuk dihet, ndërsa prioritet mbetet shpëtimi i personave të mbetur poshtë rrënojave.
    Sipas raportimeve, pesë anëtarë të një familjeje ndodheshin në ndërtesë në momentin e incidentit.
    Në vendngjarje janë angazhuar qentë shpëtimtarë, pajisje për zbulimin e rrënojave, dronë dhe automjete speciale.
    Dëshmitarët kanë dëgjuar zëra nga nën rrënoja, ndërsa dyshohet se ndërtesa mund të jetë shembur për shkak të punimeve nëntokësore që po kryheshin pranë saj.