Tag: bllokuar

  • Reshjet e dendura të shiut, si paraqitet situata në qarkun e Vlorës

    Reshjet e dendura të shiut, si paraqitet situata në qarkun e Vlorës

    Jugu vijon të mbetet i përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu.
    Në qarkun e Vlorës, ka pasur përmbytje të banesave, por edhe problematika në akse rrugore.
    Njoftimi
    Në qarkun Vlorë si rezultat i reshjeve të shumta kemi këtë situatë:
    Në Sarandë në vendin e quajtur Shkallë Qafë Botë dhe nga Karburanti në qendër të Konispolit rruga për shkak të inerteve që bien nga mali është e bllokuar dhe nuk kalohet.Në vendë janë shërbimet e policisë të Postës së Konispolit.
    Në Ksamil për shkak të reshjeve të shiut është përmbytur kati përdhe I banesës së shtetasit Qani Sinani banor i Ksamilit. Nga shërbimi zjarrfikës ështe bërë e mundur largimi I ujit nga banesa.
    Në fshatin Vrion Bashkia Finiq ështe përmbytur banesa e shtetasit Dilaver Hyraj, kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse të Bashkia Finiq të cilët sqarojnë se ështe e pamundur largimi I ujit nga banesa pasi banesa ështe në një nivel me ujin, personat janë larguar nga banesa.
    Në fshatin Metoq Bashkia Sarandë është përmbytur banesa e shtetasit Vaso Çipa.Nga shërbimi zjarrfikës ështe bërë e mundur largimi I ujit nga banesa.
    Në aksi rrugor Sarandë – Shijan ështe bllokuar rruga në fshatin Shelegar, pasi lumi Kalase ka dalur nga shtrati dhe kalimi I mjeteve behet nga aksi rrugor Vrio – Finiq – Shijan.
    Në fshatin Çukë Bashkia Sarande për shkak të reshjeve ështe dëmtuar argjinatura e lumit Bistricë dhe uji ështe afruar banesave, nuk ka persona të lënduar.
    Pritet që edhe tuneli i Llogorasë për shkak të një defekti elektrik të mbylket përkohësisht.Nga komunikimi me inxhinierin e Ost Fier, reulton se linja që furnizon tunelin e Llogaras nga nënstacioni i Tragjasit deri te tuneli është me difekt dhe nuk ka furnizim me energji të tunelit. Është lajmëruar grupi i eleminimit të avarive.
    Mirmengjes situata ne konispol eshte si me poshte Rruga konispol postobllok e bllokuar me inerte te ardhura nga mali rruga shkalle bogaz eshte e bllokuar eshte shembur mali dhe ka rene ne xbade energjia ka ikur strukturat e bashkise jane ne teren emergjenca civile zjarrfiksat puntoret po punohet per stabilizimin e situates per cdo gje do tju informoj

  • Përmbytjet në Delvinë: Banesa dhe rrugë të dëmtuara, punohet për normalizimin – VIDEO

    Përmbytjet në Delvinë: Banesa dhe rrugë të dëmtuara, punohet për normalizimin – VIDEO

    Përmbytjet në Delvinë: Banesa dhe rrugë të dëmtuara, punohet për normalizimin
     
    Delvinë – Reshjet e dendura të shiut që kanë vijuar prej të paktën dy ditësh kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në qytetin e Delvinës dhe zonat përreth. Rrugë kryesore janë bllokuar nga prurjet e ujit dhe inertet, toka bujqësore është përmbytur, ndërsa disa banesa kanë pësuar dëmtime. Rrëshqitjet e dheut kanë bllokuar edhe automjete, duke detyruar ndërhyrjen me mjete të rënda.

    Prefektja e Vlorës, Evis Allushi, deklaroi se të gjitha strukturat po punojnë në terren për t’iu ardhur në ndihmë familjeve të prekura.
    “Delvina është prekur më tepër, kemi pasur situata që i kemi verifikuar nga afër. Banorët janë lajmëruar paraprakisht dhe bashkia ka marrë masat e nevojshme. Ndodhem në pikat më problematike për të ndihmuar sa më shumë banorët që kanë pësuar dëme nga reshjet,” – u shpreh Allushi.

    Në terren është edhe nënprefekti i zonës, Kristaq Kiço, i cili bëri me dije se vijojnë verifikimet për dëmet dhe po punohet për hapjen e rrugëve që lidhin qytetin me tre fshatrat e bllokuar:
    “Kryesore është vendosja e komunikimit me 3 fshatrat e bllokuara: Lefterhor, Kakodhiq dhe Varfaj. Sipas informacioneve, do të vendosen turbina për të rikthyer qarkullimin. Gjithashtu do të bëjmë evidentimin e dëmeve për familjet e prekura,” deklaroi Kiço.
    Ndërkohë, në terren po punon edhe kryetari i Bashkisë Delvinë, Besmir Veli, i cili tha se situata po shkon drejt normalizimit dhe se puna po vijon në disa lagje të qytetit.
    “Reshjet janë ulur dhe aktualisht po ndërhyjmë në rrugën që lidh Delvinën me tre fshatrat e bllokuar. Deri në mesditë do të jetë e mundur qarkullimi i banorëve. Po evidentojmë familjet që kanë pësuar dëme nga përmbytjet dhe po punojmë me mjete të rënda në lagje të ndryshme për të kthyer në normalitet situatën,” tha Veli.
    Situata pritet të qetësohet, por dëmet janë të shumta
     
    Pavarësisht përmirësimit të motit, dëmet e shkaktuara në tokat bujqësore dhe banesa kërkojnë inspektim të plotë dhe mbështetje për familjet e prekura. Autoritetet lokale njoftojnë se puna do të vazhdojë deri në rikthimin e plotë të normalitetit.
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Moti i keq në Delvinë/ Strukturat në terren: 3 fshatra të bllokuar.. Kryetari i Bashkisë: Situata është normalizuar

    Moti i keq në Delvinë/ Strukturat në terren: 3 fshatra të bllokuar.. Kryetari i Bashkisë: Situata është normalizuar

    Të  paktën prej dy ditësh, Delvina gjendjet nën pushtetin e reshjeve të dendura të shiut, ku rrugë kryesore janë bllokuar për shkak të inerteve dhe prurjeve të ujit ndërsa toka bujqësore e banesa janë përmbytur. Rrëshqitjet e dheut gjithashtu kanë bllokuar dhe disa automjete, ndërsa është dashur ndërhyrja me mjete të rënda. 

    Për Report Tv, prefektja e Vlorës, Evis Allushi tha se të gjitha njësitë ndodhen në terren për monitorimin e situatës si dhe po punohet për t’i ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet. 

    “Kemi pasur reshje të vazhdueshme me intensitet nga mesatarja deri në nivel të lartë. Delvina është prekur më tepër ka pasur dhe situata që kemi ardhur për t’i parë nga afër. Banorët janë lajmëruar paraprakisht dhe nga an e bashkisë dhe nënprefektit jemi informuar që janë marrë masat e nevojshme për të ndihmuar banorët. Ndodhem në pika të caktuar ku problematikat kanë qenë më të mëdha dhe t’i ndihmojmë sa të mundemi banorët e këtyre zonave për të rikuperuar dëmet që kanë pësuar nga shtirat”, tha Evis Allushi. 

    Nënprefekti Kristaq Kiço u shpreh e inspektime do të bëhen në një gjitha bashkitë si dhe po punohet për rivendosjen e komunikimit me 3 fshatrat e bllokuar. 

    “Së bashku me prefekten do të bëjmë një inspektim në të gjitha bashkitë e jugut për të evidentuar problematikat. Personalisht dua të falënderoj kryetaren e bashkisë për gatishmërinë për të vendosur në kontroll situatën, për të hapur rrugët kryesore. Kryesore është vendosja e komunikimit me 3 fshatrat e bllokuara, Lefetehrori, Kakodhiqi  dhe Varfaj. Sipas informacioneve që morën nga kryetari i Bashkisë do realizohet sot vendosja e turbinave me qëllim rivendosjen e komunikimit. Do bëjmë evidentimin e dëmeve për familjet që janë prekur nga përmbytjet”, tha nënprefekti Kristaq Kiço. 

    Në terren gjithashtu ndodhet dhe kryetari i Bashkisë së Delvinës, Besmir Veli, i cili tha se aktualisht po ndërhyret për lirimin e rrugës lidhëse me 3 fshatrat e bllokuar ndërsa po punohet në çdo lagje të qytetit për kthimin në normalitet të situatës. 

    “Situata është normalizuar reshjet e shiut janë ulur. Aktualisht jemi duke ndërhyrë në rrugën lidhëse të Delvinës me tre fshatrat. Kjo do të jetë e mundur që banorët e këtyre fshatrave të lëvizin deri në mesditë. Do të bëjmë evidentimin e familjeve që kanë pasur probleme me përmbytjet. Në lagjet e tjera të qytetit po ndërhyhet me skrepa dhe punonjës të bashkë për lirimin e rrugëve dhe kthim në normalitet të situatës”, tha Besmir Veli. 

  • Mbetën në mal pas shpërthimit të vullkanit Semeru, qeveria indoneziane evakuon me sukses 170 alpinistët e bllokuar

    Mbetën në mal pas shpërthimit të vullkanit Semeru, qeveria indoneziane evakuon me sukses 170 alpinistët e bllokuar

    Vullkani Semeru në Indonezi, shpërtheu dje pasdite, duke krijuar një re të madhe hiri 3,600 metra mbi majën e malit dhe lavë e shkëmbinj deri në 13 km poshtë shpateve të tij.

    Sipas Reuters, autoritetet indoneziane evakuuan më shumë se 900 persona nga zona, ndërsa sot po organizojnë kthimin e sigurt të 170 alpinistëve që mbetën të bllokuar pas shpërthimit të vullkanit.
    Shpërthimi i vullkanit solli mbulimin e shtëpive në fshatrat e zonës me hi dhe baltë.
    Alpinistët mbetën të bllokuar gjatë natës në një zonë kampingu pranë liqenit në rrëzë të vullkanit, rreth 6.4 kilometra nga krateri, por një operacion i koordinuar është duke u zhvilluar për t’i zhvendosur ata në një vend të sigurt, tha Septi Wardhani, një zyrtare në Parkun Kombëtar Semeru.
    “Të gjithë alpinistët me udhërrëfyesit e tyre janë të sigurt. Situata është nën kontroll”, theksoi Wardhani.

    Top Channel

  • Përmbytje  dhe ndërprerje e energjisë elektrike, ja qarqet më të prekura nga moti i keq

    Përmbytje dhe ndërprerje e energjisë elektrike, ja qarqet më të prekura nga moti i keq

    Moti i keq me reshje të dendura shiu që ka pushtuar vendin prej mbrëmjes së kaluar ka shkaktuar problematika në disa qarqe të vendit.
    Dëmet e para u raportuan në Lezhë, ku lagja “Besëlidhja”, u zgjua nën pushtetin e ujit. Rrugët kanë qënë thuajse totoalisht të pakalueshme nga makinat dhe këmbësorët pasi niveli i ujit ishte shumë i lartë.
    “Besëlidhja” Lezhë
    Pas Lezhës problematika janë regjistruar edhe në Shkodër. Pesë automjete me nëntë persona në bord mbetën të bllokuar në aksin rrugor Breg Lumi–Theth, rreth 100 metra larg urës së fshatit Gimaj, pasi një masiv inertesh u shemb mbi rrugë si pasojë e reshjeve të dendura.
    Në Krujë janë përmbytur tokat bujqësore në fshatrat Bilajmm Murqinë e Mallkuc. Situata më problematike paraqitet në Murqinë, ku uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokë dhe rrezikohet përmbytja e disa banesave.
    Krujë
     Në Vlorë erërat e fuqishme kanë rrëzuar një pemë shumë vjeçare në zonën pranë rrugës kryesore, duke krijuar rrezik për kalimtarët dhe automjetet.
    Problematika ka pasur edhe në Pyllin e Sodës, disa pisha janë rrezuar nga era duke bllokuar segmentin që të shkon në fshatin Zvërenc, ndërsa qarkullimi është vështirësuar deri në ndërhyrjen e strukturave bashkiake.
    Ndërkohë, edhe në rrugën e Plazhit të Vjetër, një pemë e madhe ka rrezikuar kalimtarët dhe automjetet dhe për pasojë, një krah i rrugës është bllokuar përkohësisht.
    VlorëNë Fier, moti i keq ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike. Për shkak të erës së fortë rreth orës 5 :00 të mëngjesit të sotëm ka patur ndërprerje të energjisë elektrike  ne disa zona rurale si, nënstacioni i Poçemit në Mallakastër, fideri i Matkës në Roskovec , në Mbrostar dhe Gorishovë në bashkinë e Fierit.Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thote se situata meteorologjike në vend paraqitet kryesisht e qetë, me reshje me intensitet të ulët deri mesatare dhe pa probleme serioze në nivel kombëtar.
    Megjithate në qarkun e Shkodrës, reshjet intensive që ranë dje, pasdite dëmtuan segmentin rrugor Breg Lumi–Theth, ku 9 persona dhe 5 mjete mbetën të bllokuar. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave bashkiake, Policisë së Shtetit dhe efektivëve të FA, personat u evakuuan me sukses. Rruga mbetet e bllokuar dhe po pastrohet nga inertet, me mbështetjen e 10 efektivëve të FA.
    Në bashkinë Fushë Arrëz janë raportuar ndërprerje të energjisë për shkak të erës së fortë.
    Në qarkun e Lezhës, në aksin Lezhë–Shëngjin është rrëzuar një pemë, e cila ka dëmtuar linjat elektrike dhe ndërprerë energjinë. Në rrugën Lezhë–Balldren ka prezencë inertesh dhe forcat operacionale po punojnë për pastrimin e saj.
    Meteorologët kanë lajmëruar se situata e motit pritet të jetë kritike. Sipas tyre priten rrebeshe të forta shiu, stuhi e rrufe ndërsa në fundjavë pritet të ketë edhe reshje dëbore.
     
  • Era e fortë në Vlorë rrëzon pemët, bllokohen disa segmente rrugore

    Era e fortë në Vlorë rrëzon pemët, bllokohen disa segmente rrugore

    Moti i keq ka goditur sërish Vlorën, ku erërat e fuqishme të ditës së sotme kanë rrëzuar pemë në zonën pranë rrugës kryesore, duke krijuar rrezik për kalimtarët dhe automjetet.
    Problematika nuk është kufizuar vetëm në këtë zonë.
    Në Pyllin e Sodës, disa pisha janë shkulur nga era duke bllokuar segmentet kryesore të rrugës, ndërsa qarkullimi është vështirësuar deri në ndërhyrjen e strukturave bashkiake.
    Ndërkohë, edhe në rrugën e Plazhit të Vjetër, një pemë e madhe ka rrezikuar kalimtarët dhe automjetet. Për pasojë, një krah i rrugës ka qenë i bllokuar përkohësisht, ndërsa punonjësit po punojnë në terren për heqjen e pemës dhe normalizimin e qarkullimit.
    Pavarësisht erërave të forta dhe dëmtimeve në infrastrukturën e gjelbër, situata nga përmbytjet deri tani paraqitet e qetë.

  • VIDEO- Reshjet e shiut në Shkodër! Shembet masivi me inerte, bllokohen pesë makina dhe 9 persona

    VIDEO- Reshjet e shiut në Shkodër! Shembet masivi me inerte, bllokohen pesë makina dhe 9 persona

    Pesë makina dhe 9 persona janë bllokuar në aksin rrugor Breg Lumi – Theth, rreth 100 metra larg urës së fshatit Gimaj, si pasojë e shembjes së një masivi inertesh për shkak të motit të keq dhe reshjeve intensive. 
    Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, bën me dije se makineritë e rënda dhe fadromat janë vënë menjëherë në punë për zhbllokimin e rrugës, ndërsa një ekip i specializuar i emergjencave civile është nisur drejt zonës për të vlerësuar situatën dhe për të ndërhyrë me mjete të posaçme për evakuimin dhe garantimin e sigurisë së personave të bllokuar. 
    Kryetari i Bashkisë Shkodër në Facebook 
    Bashkia Shkodër është angazhuar menjëherë me të gjitha kapacitetet në terren, sapo është njoftuar për bllokimin e 5 mjeteve dhe 9 personave në aksin rrugor Breg Lumi – Theth, rreth 100 metra larg urës së fshatit Gimaj, si pasojë e shembjes së një masivi inertesh për shkak të motit të keq dhe reshjeve intensive. 
    Makineritë e rënda dhe fadromat janë vënë menjëherë në punë për zhbllokimin e rrugës, ndërsa një ekip i specializuar i emergjencave civile është nisur drejt zonës për të vlerësuar situatën dhe për të ndërhyrë me mjete të posaçme për evakuimin dhe garantimin e sigurisë së personave të bllokuar. 
    Strukturat tona po punojnë me intensitet për të normalizuar qarkullimin dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga kjo situatë e krijuar nga kushtet e vështira atmosferike. 
     
  • Reshjet e shiut/ Probleme në qarkun Shkodër, rrëshqitje dherash dhe bllokime rrugësh

    Reshjet e shiut/ Probleme në qarkun Shkodër, rrëshqitje dherash dhe bllokime rrugësh

    Pesë makina dhe 9 persona janë bllokuar në aksin rrugor Breg Lumi – Theth, rreth 100 metra larg urës së fshatit Gimaj, si pasojë e shembjes së një masivi inertesh për shkak të motit të keq dhe reshjeve intensive.
    Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, bën me dije se makineritë e rënda dhe fadromat janë vënë menjëherë në punë për zhbllokimin e rrugës, ndërsa një ekip i specializuar i emergjencave civile është nisur drejt zonës për të vlerësuar situatën dhe për të ndërhyrë me mjete të posaçme për evakuimin dhe garantimin e sigurisë së personave të bllokuar.

    Kryetari i Bashkisë Shkodër në Facebook
    Bashkia Shkodër është angazhuar menjëherë me të gjitha kapacitetet në terren, sapo është njoftuar për bllokimin e 5 mjeteve dhe 9 personave në aksin rrugor Breg Lumi – Theth, rreth 100 metra larg urës së fshatit Gimaj, si pasojë e shembjes së një masivi inertesh për shkak të motit të keq dhe reshjeve intensive.
    Makineritë e rënda dhe fadromat janë vënë menjëherë në punë për zhbllokimin e rrugës, ndërsa një ekip i specializuar i emergjencave civile është nisur drejt zonës për të vlerësuar situatën dhe për të ndërhyrë me mjete të posaçme për evakuimin dhe garantimin e sigurisë së personave të bllokuar.
    Strukturat tona po punojnë me intensitet për të normalizuar qarkullimin dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga kjo situatë e krijuar nga kushtet e vështira atmosferike.

  • 520 ton misër nga Serbia i  bllokuar në doganën e Hanit të Hotit, AKU: Rezultoi me aflatoksinë

    520 ton misër nga Serbia i bllokuar në doganën e Hanit të Hotit, AKU: Rezultoi me aflatoksinë

    pamje nga misri i bllokuar

    SHKODËR- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në Shkodër ka bllokuar një sasi prej 520 ton misri, e cila vinte nga Serbia, është bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në doganën e Hanit të Hotit. Kontrolli është pjesë e një aksioni të shtuar pas dyshimeve se misri mund të përmbajë aflatoksinë B1, një substancë tepër e rrezikshme për shëndetin e kafshëve.
    Drejtori i AKU Shkodër, Ramir Haderi, bëri me dije se janë marrë 21 mostra nga sasia e bllokuar, ndërsa rezultatet priten të dalin ditëve në vijim. Haderi njoftoi se janë në pritje të përgjigjes së analizave dhe më pas do të vendoset asgjësimi i mallit.

    “Është bllokuar e gjithë sasia deri në pritje të analizave zyrtare. Me përgjigjet e analizave më pas do të ketë një vendimmarrje ose për asgjësimin e plotë të misrit për bagëtitë ose në kthimin e mallit në vendet e origjinës”, tha Ramir Haderi, Drejtor AKU Shkodër.
    Ndërkohë një rast tjetër u regjistrua më parë në fshatin Trush, ku u bllokua një fermë që furnizohej me misër blegtoral nga i njëjti subjekt i ndaluar në doganë. AKU ka bllokuar gjithashtu një sasi prej 50 tonësh misër rifuxho për bagëti në Elbasan, e ardhur nga Serbia./ZËRI

  • Banorët e fshatit Kalivaç bllokojnë Qukës-Qafë Plloçë, kërkojnë ndryshimin e projektit të rrugës

    Banorët e fshatit Kalivaç bllokojnë Qukës-Qafë Plloçë, kërkojnë ndryshimin e projektit të rrugës

    Banorët e fshatit Kalivaç në Trebinjë janë mbledhur në protestë duke bllokuar aksin e ri Qukës-Qafë Plloçë. Ata kundërshtojnë mbylljen e rrugës së vjetër të fshatit, pasi sipas tyre me ndërtimin e rrugës së re, inxhinierët kanë vendosur mbylljen e rrugës së vjetër hyrëse-dalëse të fshatit, duke bllokuar lëvizjen e banorëve drejt qytetit.

    Ata sot kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste për disa minuta duke kërkuar që ARRSH të ndryshojë projektin, raporton A2 CNN.

    Banorët kërcënojnë se në rast se nga ana e firmës nuk merren masa që rruga të mbetet e hapur, do të vijojnë protestat deri sa të jepet zgjidhje.

    Në mbështetje të tyre është edhe administratori i njësisë Ilia Muço.

    “Me të drejtë e kërkojnë, por si vend këtu nuk bëhet, se këtu është burim aksidenti, është kthesë e dyfishtë. Më thuaj një rrugë me kthesë të dyfishtë që ka dalje? Megjithatë të bisedojmë, tani këta i mbushin tokat me dhe se ky dhe që është sot, nuk ka qenë. Nuk na ka ardhur akoma përgjigje nga ARRSH. Pa u bërë rruga tjetër nuk do të mbyllet”, tha Muço.