KAKAVIJË- Aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar gjatë ditës së sotme për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Sipas njoftimit të policisë kufitare, bllokimi i aksit do të nisë që nga ora 19:00 deri në një njoftim të dytë. Ndërkohë, gjatë kësaj fashe orari do të lejohen për qarkulim vetëm automjetet e emergjencës.
Njoftimi:
Kakavijë/ Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në një njoftim të dytë, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.
Protestat e fermerëve në Greqi pritet që të zgjasin deri në datën 5 Dhjetor, ndërkohë që prej 3 ditësh ata kanë bllokuar kalimin në shumë akse të rëndësishme rrugore në shtetin helen. Fermerët protestojnë ndaj pagesave të vonuara, mungesës së dëmshpërblimeve, kostove të larta të prodhimit dhe çmimeve të ulëta të produkteve bujqësore./ZËRI
Tag: bllokuar
-

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet për të katërtën ditë aksi Kakavijë-Janinë
-

Protesta e fermerëve në Greqi, oraret kur do të herë i bllokuar qarkullimi në Kakavijë-Janinë
protestat e fermereve ne greqi
TIRANË- Kalimi për në Greqi edhe sot pritet që të jetë i pamundur, në disa orare, për shkak të protestës së fermerëve, që vijon prej disa ditës.
Policia Kufitare e Kakavijës, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 16:00 deri në orën 21:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në fshatin Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare akavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.
Protestat e fermerëve në Greqi pritet që të zgjasin deri në datën 5 Dhjetor, ndërkohë që prej 3 ditësh ata kanë bllokuar kalimin në shumë akse të rëndësishme rrugore në shtetin helen.
Fermerët protestojnë ndaj pagesave të vonuara, mungesës së dëmshpërblimeve, kostove të larta të prodhimit dhe çmimeve të ulëta të produkteve bujqësore./ZËRI -

Protesta e fermerëve në Greqi, Kakavijë-Janinë do të bllokohet 6 orë. Policia: Shmangni këto orare
protestat e fermereve ne greqi
TIRANË- Fermerët në Greqi do të jenë edhe sot në protestë, duke bllokuar qarkullimin në shumë akse jetike për vendin. Një prej segmenteve që do të preket është dhe aksi rrugor Kakavijë-Janinë, gjë e cila pritet të sjellë probleme dhe për kalimin e shqiptarëve drejt shtetit helen.
Policia Kufitare e Kakavijës njofton të gjithë qytetarët, se nga ora 12:00 deri në orën 18:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në fshatin Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.
Policia iu kërkon qytetarëve që të shmangin udhëtimin në këto orare në mënyrë që të mos mbeten të bllokuar.
NJOFTIMI I POLICISË: Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 12:00 deri në orën 18:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në fshatin Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.Protestat e fermerëve grekë pritet të zgjasin deri më 5 dhjetor, ndërsa ata kanë paralizuar segmente të rëndësishme rrugore, porte dhe pika doganore në të gjithë Greqinë. Fermerët protestojnë ndaj pagesave të vonuara, mungesës së dëmshpërblimeve, kostove të larta të prodhimit dhe çmimeve të ulëta të produkteve bujqësore./ZËRI
-

Protesta e fermerëve grekë, Kakavijë- Janinë e bllokuar për 4 orë
Aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar sot nga ora 18:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët grekë.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Njoftimi i Policisë:
Kakavijë/ Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se më datë 30.11.2025, nga ora 18:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës. -

Moti i keq, në Gjirokastër disa akse të bllokuar nga rrëshqitja e dherave
Moti i keq që ka përfshirë vendin prej disa ditësh tashmë, vijon të shkaktojë problematika në disa bashki të vendit, kryesisht për shkak të rrëshqitjes së dherave.
Në Gjirokastër, disa akse rrugore vijojnë të jenë të bllokuar. Aksi Kolonjë – Golëm është bllokuar sërish nga inertët e paqëndrueshme, ndërsa po ashtu ende nuk është vënë në funksion as aksi Glinë – Nepravishtë. Bëhet me dije se në terren për hapjen e këtij aksi janë angazhuar 5 kamionë vetëshkarkues, 2 fadroma, 2 skrepa dhe 1 grejder.
Në Bashkinë e Përmetit raportohen problematika në njësinë administrative Frashër, ku ka shkarje dherash në rrugën Frashër – Verçishtë dhe Frashër – Miçan
Ndërkohë, sipas informacionit të marrë nga OSHEE, i gjithë qarku i Gjirokastrës furnizohet pa probleme me energji elektrike, ndërsa po ashtu nuk ka probleme as me furnizimin me ujë. -

VIDEO/ Përfshihet nga flakën gradaçela në Hong Kong, humbin jetën 4 persona, 13 të tjerë ende të bllokuar në ndërtesë
Katër persona humbën jetën në një zjarr të madh që shpërtheu në një gradaçelë në veri të Hong Kongut sot.
Tym i zi i dendur doli nga ndërtesat ndërsa zjarrfikësit luftonin me flakët. Disa njerëz mbetën të bllokuar brenda, ndërsa një burrë pësoi djegie të rënda, sipas transmetuesit publik RTHK, duke cituar policinë.
Fire engulfs a residential building in Hong Kong https://t.co/0l1qX2uth2
— Reuters (@Reuters) November 26, 2025Departamenti i zjarrfikësve tha se mori një telefonatë në orën për një zjarr në kompleksin Wang Fuk Court, ndërsa në pak kohë më vonë incidenti u cilësua si një alarm i nivelit 4.
Wang Fuk Court përbëhet nga tetë ndërtesa dhe ka gati 2,000 apartamente. Rreth kullës ku shpërtheu zjarri janë ndërtesa të tjera me skela të jashtme prej bambuje.BREAKING:
Major fire erupts in several buildings of a high-rise residential complex in Hung Fuk Court in Hong Kong.
Many people are trapped in the buildings as firefighters battle the intense flames. pic.twitter.com/3ZV6JHqB21
— Visegrád 24 (@visegrad24) November 26, 2025Top Channel
-

Zjarri përfshin rrokaqiellin në Hong Kong, të paktën 4 të vdekur, disa të bllokuar në ndërtesë
Një zjarr i madh që shpërtheu mesditën e së mërkurës në disa ndërtesa të larta në zonën Tai Po, në veri të Hong Kongut, ka shkaktuar vdekjen e katër personave. Nga ndërtesat vazhdojnë të ngrihen re të dendura tymi të zi, ndërsa zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve.
Sipas rrjetit publik RTHK, disa persona kanë mbetur të bllokuar brenda godinave, ndërsa një burrë raportohet se ka marrë djegie të rënda, bazuar në informacionet e policisë.Fire engulfs a residential building in Hong Kong https://t.co/0l1qX2uth2
— Reuters (@Reuters) November 26, 2025Zjarri u raportua për herë të parë në orën 14:51, me orën lokale, në kompleksin Wang Fuk Court. Vetëm 40 minuta më vonë, rreth orës 15:34, ngjarja u klasifikua në nivelin e katërt të alarmit.
Kompleksi Wang Fuk Court përbëhet nga tetë ndërtesa dhe përfshin rreth 2.000 apartamente. Përreth kullës ku nisi zjarri ndodhen edhe godina të tjera të mbështjella me skela bambuje, duke e vështirësuar më tej situatën.
/vizionplus.tvBREAKING:
Major fire erupts in several buildings of a high-rise residential complex in Hung Fuk Court in Hong Kong.
Many people are trapped in the buildings as firefighters battle the intense flames. pic.twitter.com/3ZV6JHqB21
— Visegrád 24 (@visegrad24) November 26, 2025 -

Kryesojnë Superligën, FIFA bllokon merkaton e Vllaznisë, tre dënime në pesë ditë
Kryesuesit e Superligës, Vllaznia, janë bllokuar nga FIFA për shkak të gjyqeve të humbura dhe borxheve ndaj ish-futbollistëve apo ish-zyrtarëve që kanë qenë pjesë e shkodranëve.
Në vendimet e fundit të FIFA-s, shihet se Vllaznia ka një vendim më 19 nëntor me një dënim për borxhe të pashlyera, ndërsa dy të tjera i ka më 24 nëntor. Pra, në pesë ditë kundër Vllaznisë ka tre vendime kundër, çka do të thotë se shkodranët duhet të shlyejnë detyrimet kundër ish-ëve në mënyrë që të kenë të drejtë për afrime të reja në dritaren kalimtare të janarit 2026.
Veç Vllaznisë, FIFA vijon të ketë të bllokuar me tre sesione merkatoje edhe klubet e KS Luftëtarit (shkrirë dhe rithemeluar si AF Luftëtari), Orikut, Kastriotit apo Valbonës. Të gjitha klubet janë të dënuara për borxhet kundër ish-pjesëtarëve të klubeve, duke qenë të detyruar për t’i shlyer. -

Izolohet Malësia e Kurbinit, ura të shembura dhe fshatra të bllokuar
Prej tre ditësh, zona e Malësisë së Kurbinit ka qenë e izoluar si pasojë e shkatërrimit të disa urave, rrëshqitjeve të dherave dhe dëmtimit të rrugës kryesore.
Malësia e Kurbinit konsiderohet ndër zonat më të prekura nga reshjet e dendura, të cilat sollën vërshimin e ujërave të lumit Hurdhacë që përshkon disa prej fshatrave. Për pasojë, disa ura u shembën dhe segmentet rrugore u degraduan, duke lënë të bllokuar të gjithë fshatrat e kësaj zone malore.
Autoritetet lokale, në bashkëpunim me forcat e ushtrisë, kanë arritur gjatë ditës së sotme të rikuperojnë një pjesë të urave të dëmtuara dhe të sistemojnë disa segmente të rrugës. Sipas kreut të Njësisë Administrative Milot, Dritan Preçi, në fshatin e largët Vinjollë vijon puna për hapjen e rrugës, ndërsa dy fshatra të tjerë kanë dalë tashmë nga izolimi.
Ndërkohë, në fshatin Gallatë, disa familje u evakuuan pas përmbytjes së banesave të tyre. Me përmirësimin e situatës, pritet që ato të rikthehen së shpejti në shtëpi. Në zonë u shfaqën probleme edhe për shkak të dëmtimit të linjës elektrike, por energjia është rikthyer tashmë.
Paralelisht, në fshatin Shperdhet të Kurbinit po punohet për hapjen e rrugës së bllokuar nga dalja e lumit Drojë nga shtrati, që izoloi të gjithë fshatin.
Sipas Bashkisë së Kurbinit, dy zonat më të prekura nga reshjet e tre ditëve të fundit mbeten Malësia e Kurbinit dhe Njësia Administrative e Mamurrasit, si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Drojë. Autoritetet thonë se ndërhyrjet do të vazhdojnë deri në rikthimin e plotë të qarkullimit dhe normalizimin e situatës.
