Tag: bllokuar

  • Berisha në Strasburg: Edi Rama ka bllokuar Tik-Tokun dhe ka instaluar pajisje DPI për të kontrolluar internetin

    Berisha në Strasburg: Edi Rama ka bllokuar Tik-Tokun dhe ka instaluar pajisje DPI për të kontrolluar internetin

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Tjetër SKANDAL/ Luleshtrydhet e importuara nga Greqia kanë pesticide, AKU: Nuk i bllokuam dot!

    Tjetër SKANDAL/ Luleshtrydhet e importuara nga Greqia kanë pesticide, AKU: Nuk i bllokuam dot!

    Foto ilustruese

    TIRANË- Në tregun shqiptar janë futur fruta dhe perime me pesticide të rrezikshme. Kësaj herë Shqipëria nuk është eksportuese, por ka lejuar që të futen në treg luleshtrydhe të importuara nga Greqia. Sipas “OraNews” në këtë sasi që ka mbërritur në vendin tonë është dedektuar prania e mbetjes së pesticidit “Hexythiazox”, i cili shkakton toksicitet në larvat e marimangës.
    Në një kërkesë për informacion drejtuar Autoritetit Kombëtar të Ushqimeve është mësuar se subjekti importues është “Geri shpk”. Në teori, ngarkesa e ardhur nga Greqia i ka të gjitha certifikatat shoqëruese, por nga analizat e bëra është kërkuar që produkti të hiqet tërësisht nga tregu për shkak se paraqet rrezik për konsumatorët.
    “Megjithatë inspektorët e AKU-t nuk arritën të minimizojnë rrezikun duke bllokuar luleshtrydhen, pasi e gjithë sasia e importuar rezultoi e shitur. Në bazë të procedurave standarde kur një produkt dërgohet për t’u analizuar duhet të qëndrojë i bllokuar deri në daljen e rezultatit të analizave. Në rastin konkret asnjë kilogram luleshtrydhe nuk rezultoi e bllokuar,”-është mësuar nga burime brenda AKU-së.

    Skandali i ushqimeve me pesticide që futen ose dalin nga vendi ynë ende nuk ka marrë zgjidhje. Dje u zbulua se nga Shqipëria, sërish drejt Kroacisë, ishte ndaluar një ngarkesë me speca. Por edhe pse lajmërimi me “alarm të kuq” është dhënë nga Rapid Alert System for Food and Feed (RASFF) asnjë njoftim zyrtar nuk ka nga ana e Ministrisë së Bujqësisë. Edhe rasti i luleshtrydheve është bërë publik nga mediat, ndërsa nga ana e autoriteteve përkatëse nuk ka pasur asnjë njoftim. As për të lajmëruar qytetarët që ptë mos e blejnë produktin e importuar./ZËRI 

  • A duhet bllokuar TikTok? Karamuço paralajmëron: Mund të sjellë pasoja serioze

    A duhet bllokuar TikTok? Karamuço paralajmëron: Mund të sjellë pasoja serioze

    Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka dhënë një përshkrim mbi një paisje të instaluar e cila përflitet edhe nga ekspertët si një mënyrë për të bllokuar aplikacionin Tik tok.

    Sipas Karamuços, nëse blerja e këtij sistemi nuk është bërë nga shteti, mund të sjellë një dëm të madh, duke shpjeguar dhe arsyen.
    “Ajo është një paisje e filtrimit të të dhënave kompjuterike dhe mbajtjen në kontroll në kuadër dhe të Tik Tok, të cili i është vendosur një ndalim nga ana e insititucioneve tona.
    Nëse ky sistem është blerë me paketë të plotë mund të ketë opsione të tjera, që nëse janë në shtet do përdoren sipas ligjit, nëse i ka një privat, ata do bëjnë dëmin më të madh. Derisa janë në përgjegjësinë e autoriteteve, ata mund të kenë edhe efektin e penetrimit të drejtpërdrejtë në të gjitha sistemet e internetit.
    Deri tani nuk kemi të dhëna por mund të ndodhë pasi ky sistem e ka si aftësi për ta kryer këtë penetrim të sistemeve të internetit, qoftë në celularë apo e-maile. Kjo mudn të ndodh përveç filtrave të aplikacioneve të caktuara të ndaluara nga ana e qeverisë shqiptare.
    Hakerimi në SPAK nuk mendoj se ka lidhje me këtë sistem pasi është blerë nga ana e autoriteteve shqiptare jo nga ana e personave apo subjekteve private”, tha Karamuço.
     
     

  • Pamje apokaliptike në Greqi, përmbytje në Paros dhe Mykonos, në disa zona uji kaloi një metër

    Pamje apokaliptike në Greqi, përmbytje në Paros dhe Mykonos, në disa zona uji kaloi një metër

    Moti i keq ka përfshirë Paros dhe Mykonos në GREQI, dy nga destinacionet më të njohura turistike, të cilat u gjendën të bllokuar në kaosin e lënë pas nga një stuhi tipike kontinentale.

    Në Paros shiu shumë shpejt i ktheu rrugët në përrenj të rrëmbyeshëm. Përmbytjet, mbeturinat, balta dhe makinat që fshihen nga ujërat krijojnë një skenë shkatërrimi biblik. Për orë të tëra, qarkullimi në rrugët kryesore ishte i pamundur, pasi përrenjtë u frynë dhe shkëmbinjtë u shkëputën nga shpatet, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë edhe aksesin e ekipeve të shpëtimit.Qendra Operacionale e Zjarrfikëses është vërshuar nga thirrjet, ndërsa prania e forcave të Policisë, të Mbrojtjes Civile dhe Zjarrfikësve ka qenë intensive gjatë gjithë ditës së djeshme, nën vigjilencë të vazhdueshme. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Një helikopter me drejtues të EMAK u dërgua në ishull, por ai nuk mundi të ulej për shkak të kushteve ekstreme të motit. Pasdite banorët janë njoftuar me një mesazh të 112 për të shmangur çdo lëvizje, pasi fenomenet janë cilësuar si të rrezikshme dhe jashtë kontrollit. Në të njëjtën kohë, u vendos mbyllja e të gjitha shkollave në ishull për ditën e martë.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Mykonos ishte në të njejtën situatë. Breshëri dhe shiu goditën me furi ishullin e erërave, duke shkaktuar imazhe të ngjashme kaosi.Rrugët u kthyen në lumenj dhe përmes përrenjtë e vrullshëm të ujit rrëmbyen makinat, të cilat ishin bllokuar në rrugicat e ngushta të ishullit. Në disa vende niveli i ujit ka kaluar një metër, duke i kthyer rrugët në lumenj dhe duke bërë të pamundur kalimin e mjeteve dhe këmbësorëve. Dhjetra banorë u detyruan të mbeten të bllokuar në shtëpitë e tyre, në pamundësi për t’u larguar, ndërsa autoritetet morën thirrje të vazhdueshme për ndihmë.

  • Mbyllja e TikTok-ut rrit popullaritetin e VPN në Shqipëri, trefishohet numri i përdoruesve

    Mbyllja e TikTok-ut rrit popullaritetin e VPN në Shqipëri, trefishohet numri i përdoruesve

    Vendimi i qeverisë për të bllokuar TikTok-un ka sjellë një efekt të kundërt, duke nxitur një rritje të ndjeshme të kohës së qëndrimit në këtë platformë nga shqiptarët. Vetëm pesë ditë pas shpalljes së bllokimit, numri i përdoruesve aktivë është trefishuar, duke e bërë TikTok-un edhe më të popullarizuar se më parë.
    Sipas ekspertëve të IT-së, ky vendim ka shkaktuar një rritje të interesit për këtë rrjet social, jo vetëm nga përdoruesit e rregullt, por edhe nga ata që më parë nuk kishin një llogari. Një efekt anësor i kësaj mase ka qenë rritja e shkarkimeve të aplikacioneve VPN, të cilat mundësojnë hyrjen në TikTok edhe pas bllokimit.
    Eksperti i IT-së, Tomi Kallaxha, deklaroi: “Duke qenë se është folur kaq shumë për VPN-të, njerëzit janë intriguar dhe kanë kërkuar mënyra për të aksesuar TikTok-un, i cili është bllokuar nga kompanitë telefonike. Në top dhjetë aplikacionet më të shkarkuara aktualisht, gjashtë prej tyre janë VPN, ndërsa TikTok mban vendin e dhjetë. Vetëm gjatë muajit mars, numri i përdoruesve është rritur me 60 deri në 80 mijë.”
    Por TikTok nuk është e vetmja arsye pse shqiptarët po përdorin më shumë telefonat dhe rrjetet VPN. Sipas të dhënave, ata janë duke kërkuar gjithashtu informacion mbi edukimin, sportin, bastet online të palejuara dhe serialet televizive.
    “Një fjalë kyçe shumë interesante që është vënë re në kërkime është se vajzat po kërkojnë informacion mbi profesionet më të mira në teknologjinë e informacionit. Gjithashtu, është rritur shkarkimi i serialit ‘Adoleshenca’, ndërsa futbolli dhe bastet online vazhdojnë të jenë në krye të preferencave,” shtoi Kallaxha.
    Megjithëse ekspertët e IT paralajmërojnë për rreziqet që vijnë nga përdorimi i VPN-ve, përfshirë rrezikun e hakerimit dhe keqpërdorimit të të dhënave personale, kjo nuk duket se ka ndikuar në vendosmërinë e shqiptarëve për të vazhduar aksesin në TikTok. Dëshira për argëtim dhe për të qenë të lidhur me rrjetin social ka triumfuar mbi shqetësimet për sigurinë kibernetike.

  • Gjykata bllokon përpjekjet e Trump për mbylljen e VOA-s

    Gjykata bllokon përpjekjet e Trump për mbylljen e VOA-s

    Bota E Shtunë, 29 Mars 2025 16:00
    Me arsyetimin se një lëvizje e tillë përbën rastin “klasik të një vendimmarrjeje arbitrare”, një gjykatës federal në Shtetet e Bashkuara ka bllokuar ka bllokuar përpjekjet e administratës Trump për të mbylljen e transmetuesit ndërkombëtar amerikan Zëri i Amerikës.
    Gjykatësi James Paul Oetken nuk e lejoi Agjencinë Amerikane për Median Globale (USAGM), e cila drejton Zërin e Amerikës, që të shkarkojë më shumë se 1200 gazetarë, inxhinierë dhe pjesëtarë të tjerë stafi pasi presidenti Donald Trump urdhëroi reduktimin e financimit të këtij organizmi.

    Oetken ka lëshuar ​​një urdhër të përkohshëm kufizues i cili ia ndalon kësaj agjencie “çdo përpjekje të mëtejshme për të ndërprerë punën e reduktuar stafin, dhe për të dërguar punonjësit apo kontraktorët në pushime me ose edhe pa pagesë”.
    Urdhri ia ndalon po kështu  USAGM-në që të ndërpresë financimin e granteve për media të tjera duke përfshirë këtu dhe Radion Europa e Lirë.
    “Kjo është një fitore vendimtare për lirinë e shtypit dhe Amendamentin e Parë, si dhe një kritikë e ashpër” ndaj administratës Trump për “shpërfilljen e plotë të parimeve që përcaktojnë demokracinë tonë”, tha avokati i VOA-s, Andreë G. Celli Jr.

  • Banorët e Borshit në protestë: Kadastra na ka bllokuar pronat! Toka iu është dhënë Komunitetit Mysliman

    Banorët e Borshit në protestë: Kadastra na ka bllokuar pronat! Toka iu është dhënë Komunitetit Mysliman

    Banorët e Borshit në protestë

    BORSH- Banorët e fshatit të Borshit kanë protestuar sot, pasi Kadastra ka bllokuar certifikatat e pronësisë për tokën bujqësore, që ata kanë përfituar nga ligji 7501. Pronat janë bllokuar prej një viti, pasi ka mbivendosje. Në protestën e sotme kanë marrë pjesë 50 familje, të cilat pretendojnë se shteti ia ka dhënë Komunitetit Mysliman sipërfaqen prej 7 mijë metrash katrorë.
    Ata shprehen se pavarësisht ankesave dhe kërkesave të shumta, nuk kanë marrë asnjë zgjidhje konkrete nga instuticionet shtetërore.
    “Kur erdhën prindërit e mi këtu, zona ishte moçalishte. E kemi kthyer në tokë të punueshme me shumë sakrificë. Tani nuk na e lejojnë ta gëzojmë,” – tha një banore.
    Banorja Venedike Hoxha tregon se ka qenë 4 vjeç kur është vendosur me familjen në këtë zonë.
    “Sot, unë nuk mund të përdor tokën që kam punuar gjithë jetën me prindërit e mi. Ky është një abuzim i pastër nga shteti. Sot ajo ertifikate është kthyer në një copë letër pa vlerë. Nuk kemi as të drejtë ta shesim, as ta punojmë. A është ky shteti që na premtoi pronat tona?”, shprehet ajo./ZËRI