Tag: bllokuar

  • Mbetën të bllokuar te “Shpella e Pëllumbasit”, shpëtohen katër turistët çek

    Mbetën të bllokuar te “Shpella e Pëllumbasit”, shpëtohen katër turistët çek

    Shpëtohen katër turistët çekë, pasi kishin mbetur të bllokuar në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”.

    Sipas uniformave blu, turistët u bllokuan teksa ishin duke eksploruar natyrën.
    Njoftimi:
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 u vijnë në ndihmë 4 turistëve çek të cilët mbetën të bllokuar gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”, 4 turist çek, ishin bllokuar, gjatë eksplorimit në natyrë, pas disa orësh kërkime, kanë bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e 4 turistëve të huaj, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
    Turistët çek kanë falenderuar shërbimet e Policisë, për ndihmën dhe profesionalizimin e treguar.
    Policia e Tiranës fton qytetarët dhe turistët që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 duke iu garantuar reagim të mënjëhershëm.

    Top Channel

  • Gjenden 4 turistë çek të bllokuar në ‘Shpellën e Pëllumbasit’

    Gjenden 4 turistë çek të bllokuar në ‘Shpellën e Pëllumbasit’

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë shpëtuar katër turistë çek të cilët mbetën të bllokuar gjatë eksplorimit të natyrës në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”. Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, policia ka nisur menjëherë kërkimet dhe pas disa orësh intensifikimi, ka arritur të gjejë dhe të shpëtojë turistët, të cilët ishin të bllokuar dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

    Turistët çek kanë falenderuar shërbimet e Policisë për ndihmën dhe profesionalizmin e treguar gjatë operacionit të shpëtimit.

    NJOFTIMI I POLICISË:

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 u vijnë në ndihmë 4 turistëve çek të cilët mbetën të bllokuar gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”, 4 turist çek, ishin bllokuar, gjatë eksplorimit në natyrë, pas disa orësh kërkime, kanë bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e 4 turistëve të huaj, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.      

    Turistët çek kanë falenderuar shërbimet e Policisë, për ndihmën  dhe profesionalizimin e treguar.

    Policia e Tiranës fton qytetarët dhe turistët që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 duke iu garantuar reagim të mënjëhershëm.

  • Mbetën të bllokuar në kanionin e Nivicës për shkak të terrenit të vështirë, shpëtohen 7 turistë spanjollë

    Mbetën të bllokuar në kanionin e Nivicës për shkak të terrenit të vështirë, shpëtohen 7 turistë spanjollë

    Shtatë turistët spanjollë janë shpëtuar pasi mbetën të bllokuar në kanionet e Nivicës.

    “Më datë 16.04.2025, në vendin e quajtur “Ujëvara e Peshturës”, 7 turistë spanjollë që po eksploronin zonën, duke zbritur me litar në thellësinë e kanionit të Nivicës, kanë mbetur të bllokuar në kanion, për shkak të terrenit shumë të vështirë.
    Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe shërbimet zjarrfikëse, janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët. Fillimisht, ata kanë kontrolluar zonën me dron dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve, në kanionin e Nivicës”, njofton policia.
    Pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, në një terren të vështirë dhe të rrezikshëm, është bërë e mundur nxjerrja e 7 turistëve spanjollë, nga terreni i vështirë ku kishin mbetur të bllokuar.
    Turistët janë transportuar nga shërbimet e Policisë dhe janë akomoduar në një bujtinë, në fshatin Dukaj, në gjendje të mirë shëndetësore.

    Top Channel

  • Mbetën të bllokuar në kanionin e Nivicës për shkak të terrenit të vështirë, policia shpëton 7 turistët

    Mbetën të bllokuar në kanionin e Nivicës për shkak të terrenit të vështirë, policia shpëton 7 turistët

    Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses i kanë shkuar në ndihmë 7 turistëve spanjollë, që kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Nivicës.Më datë 16.04.2025, në vendin e quajtur “Ujëvara e Peshturës”, 7 turistë spanjollë që po eksploronin zonën, duke zbritur me litar në thellësinë e kanionit të Nivicës, kanë mbetur të bllokuar në kanion, për shkak të terrenit shumë të vështirë.
    Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe shërbimet zjarrfikëse, janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët.Fillimisht, ata kanë kontrolluar zonën me dron dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve, në kanionin e Nivicës.
    Pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, në një terren shumë të vështirë dhe të rrezikshëm, shërbimet e Policisë, si rezultat i punës së mirorganizuar dhe i bashkëpunimit me shërbimet zjarrëfikëse, kanë bërë të mundur nxjerrjen e 7 turistëve spanjollë, nga terreni i vështirë ku kishin mbetur të bllokuar.
    Turistët janë transportuar nga shërbimet e Policisë dhe janë akomoduar në një bujtinë, në fshatin Dukaj, në gjendje të mirë shëndetësore.

  • Policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë 7 turistë spanjollë të bllokuar në kanionin e Nivicës

    Policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë 7 turistë spanjollë të bllokuar në kanionin e Nivicës

    Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses në Tepelenë ndihmuan 7 turistë spanjollë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Nivicës më 16 prill 2025. Turistët, që po eksploronin zonën e “Ujëvarës së Peshturës”, u bllokuan gjatë një ekspedite me litar për shkak të terrenit të vështirë.

    Pas një operacioni shpëtimi të organizuar, ata u nxorën nga zona e rrezikshme dhe u transportuan në fshatin Dukaj, ku u akomoduan në gjendje të mirë shëndetësore.

    Njoftimi i plotë:

    Më datë 16.04.2025, në vendin e quajtur “Ujëvara e Peshturës”, 7 turistë spanjollë që po eksploronin zonën, duke zbritur me litar në thellësinë e kanionit të Nivicës, kanë mbetur të bllokuar në kanion, për shkak të terrenit shumë të vështirë.  

    Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe shërbimet zjarrfikëse, janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët. Fillimisht, ata kanë kontrolluar zonën me dron dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve, në kanionin e Nivicës.  

    Pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, në një terren shumë të vështirë dhe të rrezikshëm, shërbimet e Policisë, si rezultat i punës së mirorganizuar dhe i bashkëpunimit me shërbimet zjarrëfikëse, kanë bërë të mundur nxjerrjen e 7 turistëve spanjollë, nga terreni i vështirë ku kishin mbetur të bllokuar.  

    Turistët janë transportuar nga shërbimet e Policisë dhe janë akomoduar në një bujtinë, në fshatin Dukaj, në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet e tjera, për përkushtimin dhe humanizmin e treguar, si dhe për ndihmën e dhënë në kohë rekord. 

    Policia e Gjirokastrës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

  • Prej orësh të bllokuar në kanionet e Nivicës, evakuohen me sukses 7 turistët spanjollë

    Prej orësh të bllokuar në kanionet e Nivicës, evakuohen me sukses 7 turistët spanjollë

    Shtatë turistë spanjollë janë shpëtuar me sukses pas disa orësh të bllokuar në kanionet e thepisura të Nivicës, në bashkinë e Tepelenës. Grupi kishte hyrë në zonën malore për eksplorim, por humbi orientimin në një terren të thyer dhe të vështirë për t’u përshkuar.
    Menjëherë pas sinjalizimit të emergjencës, forcat e policisë dhe ekipet e shpëtimit ndërhynë me urgjencë, duke organizuar një operacion kërkimi në kushte të vështira. Pasi u identifikua saktë vendndodhja e turistëve, u bë i mundur evakuimi i tyre në mënyrë të sigurt.
    Policia lokale konfirmoi se të shtatë personat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar lëndime serioze.
    Ky incident hedh dritë mbi bukurinë natyrore dhe potencialin turistik të kanioneve të Nivicës, por njëkohësisht thekson nevojën për investime në sinjalistikë, guida dhe masa të sigurisë për të parandaluar situata të ngjashme në të ardhmen.

  • Aksidenti i pazakontë bllokon rrugën Skënderbeu në Sarandë

    Aksidenti i pazakontë bllokon rrugën Skënderbeu në Sarandë

    Rruga Skënderbeu në Sarandë prej rreth 20 minutash gjendet e bllokuar.
     
    Shkak është bërë një aksident, ku një automjet në lëvizje është përplasur me një automjet të parkuar.
     

     
    Për pasojë automjeti është rrotulluar duke bllokuar rrugësn.
     
    Policia në vendngjarje.

  • Berisha: Rama ka bllokuar studiot televizive, nuk del në debate sepse e ka parë se qytetarët e kanë braktisur

    Berisha: Rama ka bllokuar studiot televizive, nuk del në debate sepse e ka parë se qytetarët e kanë braktisur

    Berisha: Rama ka bllokuar studiot televizive, nuk del në debate sepse e ka parë se qytetarët e kanë braktisurLideri i opozitës, Sali Berisha në konferencën me gazetarët akuzoi kryeministrin Rama se po shmang përballjen me qytetarët dhe debatin publik, duke bllokuar studiot televizive për veten dhe përfaqësuesit e tij.

    Berisha tha se, Edi Rama ka dy muaj që “përçmon shqiptarët” duke mos paraqitur asnjë program konkret dhe duke zëvendësuar fushatën me “parodi mediatike dhe batuta pa lidhje me realitetin”.

    “Edi Rama ka dy muaj që përçmon shqiptarët duke mos paraqitur para tyre asnjë alternativë, duke u përpjekur që hapësirën mediatike, komunikimi për qytetarët, në vend që të jetë për programet, ta shndërrojë në një parodi, merret me bretkosa, me zhaba, me mustaqe… i kanë mbetur shumë merak mustaqet e Gjuzit, nuk hyjmë për ta analizuar këtu, me idilin me Bravën…

    Pra, a janë këto shqetësimet e qytetarëve shqiptarë? Nuk mund të jenë këto shqetësimet e qytetarëve shqiptarë. Unë mendoj se qytetarët shqiptarë kanë probleme të tjera madhore.

    Po Edi Rama pse nuk hyn te këto? Edi Rama nuk hyn te këto se është shkaku i tyre.

    Është shkaku kryesor i të gjithë vështirësive të mëdha me të cilat përballen shqiptarët. I largimit të tyre nga Shqipëria. I papunësisë. I rrogave të ulëta, varfërisë dhe mjerimit. I vjedhjes gjer tek ilaçet.

    Unë po vija tani, sot unë kisha një takim ndër më të dhimbshmit që mbaj mend. Takova përfaqësuesit e shoqatave të personave me aftësi ndryshe. Dhe ftoj çdo njeri të ndjekë diskutimet e tyre në FB tim sepse mediat e mëdha i censurojnë, për të kuptuar se cilat janë hallet e paimagjinueshme të këtyre njerëzve.

    Se si koha jo vetëm ka ndaluar në vitin 2013, por është kthyer mbrapsht dhjetëra vite të tjera. Iu janë hequr edhe një pjesë e mirë e atij kuadri të brishtë që u vendos për trajtimin e tyre. Atyre nafta iu është zbritur 6 herë në krahasim me atë që kanë pasur.

    Atyre trajtimi i personave kujdestarë iu është zbritur 5 herë shuma që paguheshin, nga 100 mijë në 20 mijë.

    Atyre u vihen taksa tani, nuk kishin asnjë taksë për të ardhurat më përpara. Ata paguajnë në mënyrë të paimagjinueshme doganat 140 përqind me të cilat blejnë gjërat më të domosdoshme jetike pas operacioneve që kanë bërë.

    Nuk mund të ketë një politikë më të pamëshirë se këto. Prandaj Edi Rama përpiqet t’i mbulojë me zhaba, hardhucë, zhapinj dhe nuk flet asnjë fjalë për hallet e qytetarëve.

    Prandaj ka bllokuar studiot televizive, nuk del në debate as vet, as me përfaqësuesit e tij, duke e parë që e kanë braktisur. Se ishte një braktisje poshtëruese ajo që i ndodhi atij.

    Atij i mbetën vetëm vallja e Lubisë dhe Lubive të tjera me aksesorë që zbrisnin minimumi 1200 euro më e vogla. Por nuk është koha që të tregosh luks para të varfërve. Nuk sfidohen të varfrit me luks. Duhet të kuptojmë këtë gjë.

    Njeriu mund të ketë pasione, por po i sfidove me luks të varfrit, tregon se je shumë i pashpirt.

    Edi Rama merr orën 500 mijë euro me diamante, prandaj ata vazhdojnë të hanë dardha si Rama. Pra ishte një fushatë e denjë me atë vallen që mbyllën. Nuk janë tre hajdutë ata, janë 30”, tha Berisha.Lideri i opozitës, Sali Berisha në konferencën me gazetarët akuzoi kryeministrin Rama se po shmang përballjen me qytetarët dhe debatin publik, duke bllokuar studiot televizive për veten dhe përfaqësuesit e tij.

    Berisha tha se, Edi Rama ka dy muaj që “përçmon shqiptarët” duke mos paraqitur asnjë program konkret dhe duke zëvendësuar fushatën me “parodi mediatike dhe batuta pa lidhje me realitetin”.

    “Edi Rama ka dy muaj që përçmon shqiptarët duke mos paraqitur para tyre asnjë alternativë, duke u përpjekur që hapësirën mediatike, komunikimi për qytetarët, në vend që të jetë për programet, ta shndërrojë në një parodi, merret me bretkosa, me zhaba, me mustaqe… i kanë mbetur shumë merak mustaqet e Gjuzit, nuk hyjmë për ta analizuar këtu, me idilin me Bravën…

    Pra, a janë këto shqetësimet e qytetarëve shqiptarë? Nuk mund të jenë këto shqetësimet e qytetarëve shqiptarë. Unë mendoj se qytetarët shqiptarë kanë probleme të tjera madhore.

    Po Edi Rama pse nuk hyn te këto? Edi Rama nuk hyn te këto se është shkaku i tyre.

    Është shkaku kryesor i të gjithë vështirësive të mëdha me të cilat përballen shqiptarët. I largimit të tyre nga Shqipëria. I papunësisë. I rrogave të ulëta, varfërisë dhe mjerimit. I vjedhjes gjer tek ilaçet.

    Unë po vija tani, sot unë kisha një takim ndër më të dhimbshmit që mbaj mend. Takova përfaqësuesit e shoqatave të personave me aftësi ndryshe. Dhe ftoj çdo njeri të ndjekë diskutimet e tyre në FB tim sepse mediat e mëdha i censurojnë, për të kuptuar se cilat janë hallet e paimagjinueshme të këtyre njerëzve.

    Se si koha jo vetëm ka ndaluar në vitin 2013, por është kthyer mbrapsht dhjetëra vite të tjera. Iu janë hequr edhe një pjesë e mirë e atij kuadri të brishtë që u vendos për trajtimin e tyre. Atyre nafta iu është zbritur 6 herë në krahasim me atë që kanë pasur.

    Atyre trajtimi i personave kujdestarë iu është zbritur 5 herë shuma që paguheshin, nga 100 mijë në 20 mijë.

    Atyre u vihen taksa tani, nuk kishin asnjë taksë për të ardhurat më përpara. Ata paguajnë në mënyrë të paimagjinueshme doganat 140 përqind me të cilat blejnë gjërat më të domosdoshme jetike pas operacioneve që kanë bërë.

    Nuk mund të ketë një politikë më të pamëshirë se këto. Prandaj Edi Rama përpiqet t’i mbulojë me zhaba, hardhucë, zhapinj dhe nuk flet asnjë fjalë për hallet e qytetarëve.

    Prandaj ka bllokuar studiot televizive, nuk del në debate as vet, as me përfaqësuesit e tij, duke e parë që e kanë braktisur. Se ishte një braktisje poshtëruese ajo që i ndodhi atij.

    Atij i mbetën vetëm vallja e Lubisë dhe Lubive të tjera me aksesorë që zbrisnin minimumi 1200 euro më e vogla. Por nuk është koha që të tregosh luks para të varfërve. Nuk sfidohen të varfrit me luks. Duhet të kuptojmë këtë gjë.

    Njeriu mund të ketë pasione, por po i sfidove me luks të varfrit, tregon se je shumë i pashpirt.

    Edi Rama merr orën 500 mijë euro me diamante, prandaj ata vazhdojnë të hanë dardha si Rama. Pra ishte një fushatë e denjë me atë vallen që mbyllën. Nuk janë tre hajdutë ata, janë 30”, tha Berisha.

  • Luleshtrydhja greke me pesticide “djeg” fermerët vendas: Po penalizohemi padrejtësisht, shteti të bëjë analizat…

    Luleshtrydhja greke me pesticide “djeg” fermerët vendas: Po penalizohemi padrejtësisht, shteti të bëjë analizat…

    Tre ngarkesat me luleshtrydhe të importuara nga Greqia të cilat pasi kanë hyrë në tregun shqiptar kanë rezultuar të kontaminuara me pesticide të rrezikshme, kanë sjellë rënie të ndjeshme të çmimit të luleshtrydhes në Frakull të Fierit. Shitja prej një jave është bllokuar si në tregun vendas ashtu dhe në shtetet fqinje, ku eksportohej luleshtrydhja e Frakullës, si Kosovë, Kroaci, Mali i Zi. “Çmimi ka qenë me 150 lekë për kg ndërsa gjatë fundjavës ra në 40 lekë/kg. Nga sot është bllokuar malli. Nuk na e marrin grumbulluesit sepse nuk ka konsum. “Jemi penalizuar padrejtësisht. Qeveria duhet të ndërhyjë. Ne kemi me qindra ton luleshtrydhe në sera të cilat po kalben dhe detyrohemi t’i hedhim në lumin Vjosë. Ne kërkojmë që institucionet të vijnë këtu të marrin kampione, të bëjnë analiza dhe nëse del me pesticide ne shkojmë në burg në të kundërt duhet të vazhdojë tregtimi.
    Të vijë zv/kryeministrja Balluku, se shkon shtëpi e më shtëpi dhe nuk vjen këtu tek ne që po falimentojmë! Kemi investuar në sera dhe tani prodhimi është bllokuar sepse nuk ka treg. Po falimentojmë! Shteti të vijë këtu të bëjë analiza dhe t’i tregojë popullit të vërtetën” , thanë ata dje për mediat. Në shenjë proteste fermerët kanë hedhur përtokë arkat me luleshtrydhe. Përballë kësaj situate apelojnë për ndihmë nga shteti në përballimin e kësaj situate.  Tre ditë më parë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka konfirmuar se 52 kilogramë luleshtrydhe të importuara nga Greqia janë shitur në tregun tonë, ndonëse analizat laboratorike kanë zbuluar nivele të larta pesticidesh, përtej kufijve të lejuar nga standardet e sigurisë ushqimore. Për pasojë janë bllokuar 10 ngarkesa të tjera me luleshtrydhe greke në pikat kufitare

  • Luleshtrydhja greke me pesticide “djeg” fermerët vendas: Po penalizohemi padrejtësisht! Shteti të bëjë analizat

    Luleshtrydhja greke me pesticide “djeg” fermerët vendas: Po penalizohemi padrejtësisht! Shteti të bëjë analizat

    Tre ngarkesat me luleshtrydhe të importuara nga Greqia të cilat pasi kanë hyrë në tregun shqiptar kanë rezultuar të kontaminuara me pesticide të rrezikshme, kanë sjellë rënie të ndjeshme të çmimit të luleshtrydhes në Frakull të Fierit. Shitja prej një jave është bllokuar si në tregun vendas ashtu dhe në shtetet fqinje, ku eksportohej luleshtrydhja e Frakullës, si Kosovë, Kroaci, Mali i Zi.

    “Çmimi ka qenë me 150 lekë për kg ndërsa gjatë fundjavës ra në 40 lekë/kg. Nga sot është bllokuar malli. Nuk na e marrin grumbulluesit sepse nuk ka konsum. “Jemi penalizuar padrejtësisht. Qeveria duhet të ndërhyjë.

    Ne kemi me qindra ton luleshtrydhe në sera të cilat po kalben dhe detyrohemi t’i hedhim në lumin Vjosë. Ne kërkojmë që institucionet të vijnë këtu të marrin kampione, të bëjnë analiza dhe nëse del me pesticide ne shkojmë në burg në të kundërt duhet të vazhdojë tregtimi.

    Të vijë zv/kryeministrja Balluku, se shkon shtëpi e më shtëpi dhe nuk vjen këtu tek ne që po falimentojmë! Kemi investuar në sera dhe tani prodhimi është bllokuar sepse nuk ka treg. Po familjentojmë! Shteti të vijë këtu të bëjë analiza dhe t’i tregojë popullit të vertetën”- , thanë ata.

    Në shenjë proteste fermerët kanë hedhur përtokë arkat me luleshtrydhe. Përballë kësaj situate apelojnë për ndihmë nga shteti në përballimin e kësaj situate.

    Tre ditë më parë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka konfirmuar se 52 kilogramë luleshtrydhe të importuara nga Greqia janë shitur në tregun tonë, ndonëse analizat laboratorike kanë zbuluar nivele të larta pesticidesh, përtej kufijve të lejuar nga standardet e sigurisë ushqimore. Për pasojë janë bllokuar 10 ngarkesa të tjera me luleshtrydhe greke në pikat kufitare.