Caitlyn Jenner po pinte verë dhe u dërgonte mesazhe anëtarëve të familjes së saj ndërsa bombat binin si shi pranë hotelit të saj në Tel Aviv.
Ndërsa Irani e goditi Izraelin me raketa balistike në një kundërsulm, ish-olimpianja u tha të dashurve të saj se po merr të gjitha masat paraprake për të qëndruar e sigurt.
Në një intervistë të dhënë për një televizion lokal Jenner tregoi se kishte folur me vajzën e saj mes kaosit.
“Fola me vajzën time Kylie i thashë mos u shqetëso, jam e sigurt dhe këtu do të kujdesen për mua”, tha ajo.
Jenner po ashtu ishte aktive edhe në rrjetet sociale për të informuar ndjekësit e saj mbi situatën.
Duke postuar një foto ku shiheshin shpërthime që ndriçonin qiellin e natës, ajo shkroi: “Lutuni për të gjithë ne. Do të fitojmë. Jam e lumtur që qëndroj me Izraelin sot, tani më shumë se kurrë.”
Ndërkohë një anëtari i familjes së saj tha për Daily Mail se Jenner kishte shërbim telefonik gjatë gjithë valës së parë të sulmit dhe e menaxhoi situatën me qetësi. Ajo madje pozoi për një foto duke mbajtur një gotë verë të kuqe me influencuesin Regev Gur.
Jenner ishte në Tel Aviv për të qenë kryesuese e paradës së krenarisë të së premtes dhe postoi foto të saj në disa nga vendet më ikonike të rajonit: Kibbutz Be’eri, vendi i Festivalit Nova dhe Muri Perëndimor i Jerusalemit.
Por natën para paradës, Izraeli kreu një sulm ushtarak kundër Iranit, duke synuar centralet bërthamore. Organizatorët e anuluan paradën për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë, por Jenner mbeti e bllokuar në vend ndërsa aeroportet u mbyllën.
Tag: bllokuar
-

‘Lutuni për ne’, e bllokuar në bunkerin izraelit, Caitlyn Jenner ndan bisedat me fëmijët gjatë sulmit iranian
-

MOS E KONSUMONI! Boja e kuqe që ngjyros tekstilet hidhet në ëmbëlsira. gjendet edhe në Shqipëri
Foto ilustruese
TIRANË- ‘RED FOREST FRUIT CAKE’, pluhur frutash me origjinë nga Turqia është bllokuar nga tregu në vendin tonë. Brenda pluhurit është konstatuar se ka një pigment të rrezikshëm për shëndetin e njeriut, (e kuqe reaktive 141). Alarmin lidhur me këtë pigment e ka lëshuar shteti grek, pas analizave të kryera në laboratorët vendas.
“E kuqe reaktive 141” është një bojë sintetike që përdoret kryesisht për ngjyrosjen e tekstileve, por është i ndaluar që të përdoret si në produktet kozmetike, ashtu edhe në ushqime. Edhe pse hera-herës haset në ngjyrimin e ëmbëlsirave dhe të tortave, këshillohet që të mos konsumohet për shkak se mund të shkaktojë probleme toksike.
Pas njoftimit të dhënë nga autoritet greke, AKU ka dalë në terren për kontroll dhe ka bllokuar sasinë e mbetur në subjektet që përdornin këtë produkt. Sipas “OraNews”, AKU kishte paketim 15 kg dhe data e skadencës ishte deri në maj 2026. Teksa lajmëronte për konfiskimin e këtij produkti nga tregu, AKU thekson edhe ndikimin që mund të ketë ndikim serioz në shëndetin e njerëzve./ZËRI -

Turisti amerikan bllokohet në plazhin e Akuariumit (VIDEO)
Turisti
HIMARË- Një turist amerikan kishte mbetur i bllokuar në zonën e plazhit të Akuariumit në Himarë. Ai ka kërkuar ndihmën e Policisë së Himarës dhe Policisë Kufitare Dhërmi. Turisti ishte dëmtuar në këmbë teksa eksploronte zonën dhe nuk mundte të ecte më, ndaj kishte mbetur i bllokuar në një shkëmb. Efektivët e dërguan në spital për mjekim.
Njoftimi i policisë:
Policia e Himarës dhe Policia Kufitare Dhërmi i vijnë në ndihmë një shtetasi amerikan të bllokuar në zonën e plazhit të Akuariumit. Ditën e djeshme, Salla Operative mori njoftim se një shtetas amerikan kishte mbetur i bllokuar në një zonë të thepisur pranë plazhit të Akuariumit, për shkak të dëmtimeve në këmbë gjatë eksplorimit të terrenit. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me ato të Policisë Kufitare Dhërmi, organizuan ndërhyrjen. Shtetasi u lokalizua dhe u nxor nga zona ku ishte bllokuar, me mjet lundrues gomone, dhe më pas u transportua në Spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën. Turisti falënderoi shërbimet e policisë për ndihmën e menjëhershme dhe profesionalizmin e treguar. Policia mbetet e angazhuar për të garantuar sigurinë dhe për të ofruar ndihmë në çdo situatë emergjente. -

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan
Policia e Himarës dhe Policia Kufitare Dhërmi i vijnë në ndihmë një shtetasi amerikan të bllokuar në zonën e plazhit të Akuariumit.
Ky shtetas mbeti i bllokuar në një zonë të thepisur për shkak të dëmtimeve në këmbë gjatë eksplorimit të terrenit.
‘Ditën e djeshme, Salla Operative mori njoftim se një shtetas amerikan kishte mbetur i bllokuar në një zonë të thepisur pranë plazhit të Akuariumit, për shkak të dëmtimeve në këmbë gjatë eksplorimit të terrenit.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me ato të Policisë Kufitare Dhërmi, organizuan ndërhyrjen. Shtetasi u lokalizua dhe u nxor nga zona ku ishte bllokuar, me mjet lundrues gomone, dhe më pas u transportua në Spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën.
Turisti falënderoi shërbimet e policisë për ndihmën e menjëhershme dhe profesionalizmin e treguar. Policia mbetet e angazhuar për të garantuar sigurinë dhe për të ofruar ndihmë në çdo situatë emergjente’, thuhet në njoftimin e policisë. -

VIDEO / U bllokua tek “Akuariumi” në Dhërmi pas dëmtimit në këmbë, shpëtohet turisti amerikan
Policia e Himarës dhe Policia Kufitare Dhërmi i kanë ardhur në ndihmë një shtetasi amerikan të bllokuar në zonën e plazhit të Akuariumit. Sipas Policisë ai ishte dëmtuar në këmbë gjatë eksplorimit të terrenit. Pasi u lokalizua, ai dhe u nxor nga zona ku ishte bllokuar dhe u transportua. Më pas u transportua në Spitalin e Himarës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Ditën e djeshme, Salla Operative mori njoftim se një shtetas amerikan kishte mbetur i bllokuar në një zonë të thepisur pranë plazhit të Akuariumit, për shkak të dëmtimeve në këmbë gjatë eksplorimit të terrenit.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me ato të Policisë Kufitare Dhërmi, organizuan ndërhyrjen. Shtetasi u lokalizua dhe u nxor nga zona ku ishte bllokuar, me mjet lundrues gomone, dhe më pas u transportua në Spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën. Turisti falënderoi shërbimet e policisë për ndihmën e menjëhershme dhe profesionalizmin e treguar”, njofton Policia. -

FOTO/ Kërkohej prej tre ditësh nga familja, i riu gjendet i bllokuar në makinë, ishte aksidentuar
Makina e aksidentuar
BULQIZË- Një person që kërkohej nga familja e tij prej tre ditësh është gjetur gjallë, por i aksidentuar. Ai po udhëtonte në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë në vendin e quajtur Ura e Çerenecit, por ka humbur kontrollin e mjetit dhe makina është përmbysur jashtë rruge, në Zallin e Bulqizës.
Vendi i aksidentit
Aksidenti është pikasur nga një kalimtarë pas tre ditësh, të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën. Drejtuesi i automjetit është gjetur i bllokuar në makinë, në gjendje të dehidratuar, por jashtë rrezikut për jetën. Ai është dërguar drejt spitalit të Bulqizës për t’i dhënë ndihmën e parë. Më pas është nisur drejt spitalit të Traumës për një mjekim më të specializuar.
Drejtuesi i mjetit me origjinë nga Maqellara ishte shpallur në kërkim nga familjarët, pasi nuk kishte shkuar në banesë. -

Mot i keq, era e fortë rrëzon pemët në rrugë
Reshje shiu, erë e fortë dhe breshër kanë përfshirë Dibrën, duke shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve. Segmenti Sofraçan–Shupenzë i Rrugës së Arbrit është bllokuar përkohësisht, pasi era e fortë ka rrëzuar pemë mbi rrugë, duke e bërë të vështirë lëvizjen e automjeteve. Rruga është bllokuar nga pemët e rrëzuara nga era, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë detyruar të ndalojnë për shkak të bllokimit të segmetiti rrugor.
-

Reshjet e shiut përmbytin disa provinca në Indi, 34 të vdekur dhe qindra të tjerë të bllokuar nga rrëshqitjet e dheut
Të paktën 34 persona kanë vdekur nga rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga përmbytjet e mëdha në Indinë verilindore gjatë katër ditëve të fundit, raportuan autoritetet dhe media të hënën, teksa shërbimi meteorologjik parashikon më shumë shira.
Më shumë se një mijë turistë të bllokuar në shtetin himalajan të Sikkim u evakuuan të hënën, sipas autoriteteve, ndërsa ekipet e shpëtimit të ushtrisë u vendosën në shtetin Meghalaya për të shpëtuar më shumë se 500 persona të bllokuar në zonat e përmbytura.
Në Bangladeshin fqinj, të paktën katër anëtarë të një familjeje u vranë nga një rrëshqitje dheu në rajonin Sylhet, në pjesën verilindore të vendit, ndërsa qindra strehimore u hapën në zonat malore të Rangamati, Bandarban dhe Khagrachari dje, të dielën.Relentless rains have wreaked havoc across Northeast India, leaving 34 dead and thousands displaced. Assam, Arunachal, Manipur, Mizoram, Tripura & Sikkim are reeling under floods and landslides. IAF rescue ops are underway. #NortheastFloods #IAFRescue #Monsoon2025 #AssamFloods… pic.twitter.com/mwshPSp3a7
— The Daily Jagran (@TheDailyJagran) June 2, 2025Autoritetet kanë paralajmëruar për rrëshqitje të mëtejshme të dheut dhe përmbytje, duke u bërë thirrje banorëve në zonat e cenueshme të qëndrojnë vigjilentë ose të evakuohen.
India Verilindore dhe Bangladeshi janë të prirura për shira të rrëmbyeshëm që shkaktojnë rrëshqitje dhe përmbytje vdekjeprurëse, duke prekur miliona njerëz çdo vit.
Top Channel
-

Reshjet e shiut përmbysin disa provinca në Indi, 34 të vdekur dhe qindra të tjerë të bllokuar nga rrëshqitjet e dheut
Të paktën 34 persona kanë vdekur nga rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga përmbytjet e mëdha në Indinë verilindore gjatë katër ditëve të fundit, raportuan autoritetet dhe media të hënën, teksa shërbimi meteorologjik parashikon më shumë shira.
Më shumë se një mijë turistë të bllokuar në shtetin himalajan të Sikkim u evakuuan të hënën, sipas autoriteteve, ndërsa ekipet e shpëtimit të ushtrisë u vendosën në shtetin Meghalaya për të shpëtuar më shumë se 500 persona të bllokuar në zonat e përmbytura.
Në Bangladeshin fqinj, të paktën katër anëtarë të një familjeje u vranë nga një rrëshqitje dheu në rajonin Sylhet, në pjesën verilindore të vendit, ndërsa qindra strehimore u hapën në zonat malore të Rangamati, Bandarban dhe Khagrachari dje, të dielën.Relentless rains have wreaked havoc across Northeast India, leaving 34 dead and thousands displaced. Assam, Arunachal, Manipur, Mizoram, Tripura & Sikkim are reeling under floods and landslides. IAF rescue ops are underway. #NortheastFloods #IAFRescue #Monsoon2025 #AssamFloods… pic.twitter.com/mwshPSp3a7
— The Daily Jagran (@TheDailyJagran) June 2, 2025Autoritetet kanë paralajmëruar për rrëshqitje të mëtejshme të dheut dhe përmbytje, duke u bërë thirrje banorëve në zonat e cenueshme të qëndrojnë vigjilentë ose të evakuohen.
India Verilindore dhe Bangladeshi janë të prirura për shira të rrëmbyeshëm që shkaktojnë rrëshqitje dhe përmbytje vdekjeprurëse, duke prekur miliona njerëz çdo vit.
Top Channel
-

Koçiu: Rast suksesi në Spitalin Memorial Fier, pacientit i rikanalizohet ena e bllokuar e gjakut
Ekipi mjekësor në Spitalin Memorial Fier, ka arritur që falë procedurës së trombektomisë, të bëjë një rikanalizim të plotë të enës së gjakut të bllokuar te një pacient 47 vjeç.
Lajmin e ka bërë të ditur, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e cila e ka konsideruar këtë një rast suksesi të realizuar në Spitalin Memorial Fier.
Ministrja Koçiu shprehet se pacienti 47 vjeçar u paraqit në urgjencë vetëm 3 orë pas shfaqjes së simptomave me pamundësi për të folur dhe për të lëvizur anën e majtë të trupit, shenja tipike të një goditjeje në tru.
“Falë reagimit të menjëhershëm të ekipit mjekësor dhe realizimit të procedures se trombektomisë, u arrit rikanalizimi i plotë i enës së gjakut të bllokuar”, thotë Koçiu.
Sipas Koçiut, “vetëm dy ditë pas ndërhyrjes, pacienti la spitalin pa asnjë deficit motor dhe kthehet në shtëpi në gjendje të shkëlqyer”.
“Ky është një tjetër shembull i fuqisë që ka bashkëpunimi, teknologjia moderne dhe përkushtimi i mjekëve tanë për të shpëtuar jetë”, pohon Koçiu.