Tag: bllokon

  • Lumi bllokon rrugët dhe shemb urat/ Kërkohet ndërhyrje në Devoll

    Lumi bllokon rrugët dhe shemb urat/ Kërkohet ndërhyrje në Devoll

    Pamjet që shikoni vijnë nga fshati Dobranj në Devoll, ku lumi i zonës ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur urën, rrugën si edhe tokat e kultivuara. Siç shihet edhe nga pamjet, rruga që përdoret për qarkullimin e automjeteve është mbuluar plotësisht nga uji.

    Sipas raportimeve, situata paraqitet problematike edhe në disa fshatra më në veri të Devollit, përfshirë Çetën dhe Vidohovën, ku rrjedha e fuqishme e ujit ka shembur urat, duke i lënë banorët totalisht të izoluar.
    Këta të fundit i bëjnë thirrje autoriteteve kompetente të ndërhyjnë sa më shpejt, pasi situata ka dalë jashtë çdo parashikimi.

  • Një tjetër goditje për eksportet shqiptare/ Kroacia bllokon krem fistiku, zbulohen toksina helmuese

    Një tjetër goditje për eksportet shqiptare/ Kroacia bllokon krem fistiku, zbulohen toksina helmuese

    Një tjetër ngarkesë me produkte shqiptare është bllokuar në kufi nga autoritetet kroate. Bëhet fjalë për një sasi me krem fistiku, e cila është ndaluar për shkak të pranisë së një substance toksike të rrezikshme për shëndetin.Sipas sistemit evropian të sigurisë ushqimore, RASFF, në produkt është zbuluar nivel i lartë i aflatoksinës, një toksinë natyrale me efekte helmuese, që prodhohet nga disa lloje mykësh dhe mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, përfshirë edhe dëme në mëlçi.
    Mostrat nga kjo ngarkesë janë marrë nga autoritetet doganore kroate më datë 8 shtator, dhe pas analizave, rezultoi se produkti ishte i kontaminuar. Si pasojë, ngarkesa është asgjësuar menjëherë në Kroaci.
    Njoftimi është bërë publik në sistemin RASFF më 3 tetor, me qëllim që edhe vendet e tjera anëtare të BE-së të ndalojnë qarkullimin e këtij produkti nëse ndodhet në tregjet e tyre.
    Ky nuk është rasti i parë që Kroacia bllokon produkte nga Shqipëria për shkak të problemeve me sigurinë ushqimore. Autoritetet shqiptare nuk kanë bërë ende një reagim zyrtar për këtë incident.

  • Ndodh sërish! Kroacia bllokon 8 mijë kg spec-djegës të Divjakës me pesticide

    Ndodh sërish! Kroacia bllokon 8 mijë kg spec-djegës të Divjakës me pesticide

    ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q

  • Policia bllokon ambientet e News 24 dhe Panorama, rrethohet vendi me policë dhe nxirren gazetarët jashtë

    Policia bllokon ambientet e News 24 dhe Panorama, rrethohet vendi me policë dhe nxirren gazetarët jashtë

    Prët e para të mëngjesit janë bllokuar ambientet e News 24 dhe Panoramës.
    Sipas njoftimit të medias News 24, policia ka rrethuar godinën e News24 dhe ka ndërprerë me forcë e pa asnjë paralajmërim sinjalin e transmetimit, në një akt të paprecedent ndaj medias së lirë.
    Punonjësit janë ndaluar të hyjnë në vendet e tyre të punës, ndërsa publikut i është mohuar qasja në një nga kanalet më të mëdha dhe më të besueshme të informacionit në vend. Ky veprim përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj të drejtës kushtetuese për informim dhe ndaj lirisë së shtypit, që është themel i çdo demokracie.
    Në një deklaratë për shtyp nga mediat e manjati Irfan Hysenbelliu thuhet se: “Ngjarja e sotme krijon një precedent të rrezikshëm për mbylljen e zërave kritikë dhe vendosjen e kontrollit mbi informacionin publik. Bëjmë thirrje urgjente që partitë politike, shoqëria civile, organizatat e medias dhe ambasadat e huaja në Tiranë të reagojnë pa vonesë për të ndalur këtë akt të dhunshëm dhe për të garantuar rikthimin e transmetimit dhe respektimin e fjalës së lirë. Çdo minutë heshtjeje e imponuar ndaj medias është një plagë e hapur për demokracinë”.

  • Aksident i rëndë në punë/ Kamioni bllokon pas murit shqiptarin, zbardhen detajet e para

    Aksident i rëndë në punë/ Kamioni bllokon pas murit shqiptarin, zbardhen detajet e para

    Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur në Itali, nga ku mësohet se një punëtor 43-vjeçar me origjinë shqiptare mbeti i plagosur rëndë.
    Sipas mediave italiane, kur një kamion u përplas me një mur, shqiptari ka mbetur i bllokuar në mes. 43-vjeçari u transportua menjëherë në spitalin e Trevisos me dëmtime të rënda në legen dhe bark.
    Gjithashtu bëhet me dije se gjendja e tij është e rëndë, por nuk është në rrezik për jetën. Ndërkohë në vendngjarje mbërritën karabinierët dhe inspektorët e Spisal për të sqaruar dinamiken e aksidentit.

  • “Parkimi dysh” vepër penale, ja rastet kur konsiderohet i tillë! Nga gjoba deri në 3 vite burg

    “Parkimi dysh” vepër penale, ja rastet kur konsiderohet i tillë! Nga gjoba deri në 3 vite burg

    Foto ilustruese-parkimi dysh

    TIRANË- Vendimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në Shqipëri, Ilir Proda, mbi marrjen e masave ndaj parkimeve të gabuara, si parkimi i dyfishtë në rrugë, ka ngjallur shqetësim te qytetarët. Këta të fundit, të shqetësuar nga gjoba drastike dënim deri në 3 vite burg, duhet të dinë se në fakt se jo çdo situatë parkimi pranë një automjeti mund të çojë në ndjekje penale.
    Situatat më të zakonshme janë ato të parkimit apo ndalimit të një automjeti pranë një automjeti tjetër që tashmë është i parkuar, por jo vetëm ky rast. Parkimi i dyfishtë konsiderohet vepër penale nëse bllokon qartazi automjetet e emergjencës apo policisë, kur bllokon tërësisht rrugën për automjetet e tjera apo kur bllokon rrugën për këmbësorët.
    Megjithatë, çdo rast do të vlerësohet në mënyrë të veçantë, që vendimi për ndjekje penale të mbështet në prova dhe rrethana konkrete. 
    Kur parkimi dysh kthehet në vepër penale?
    Sipas burimeve nga Policia e Shtetit, parkimi i dyfishtë do të konsiderohet vepër penale vetëm në raste specifike dhe të mirëpërcaktuara, kur ai:
    -Pengon qartazi dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë lëvizjen e automjeteve të emergjencës si ambulanca, zjarrfikëse, mjetet e policisë apo shërbime të tjera të institucioneve.
    -Bllokon tërësisht rrugën, duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve të tjera.
    -Shkakton bllokim total të rrugës për këmbësorët, duke u bërë pengesë serioze për sigurinë publike.
    Në këto raste të rënda, policia nuk do të mjaftohet me vendosjen e një gjobe administrative, por do të nisë procedurat për ndjekje penale, sipas nenit 293 të Kodit Penal, që parashikon: “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit, vënia e pengesave dhe ndalimi me çdo mjet e mënyrë i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik, hekurudhor, ujor apo ajror, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.”
    Çfarë ndodh pas konstatimit nga policia?
    Nëse një efektiv i qarkullimit rrugor konstaton një rast që përputhet me kriteret e mësipërme, ai nuk do të marrë vetë vendimin për ndjekje penale, por do ta referojë rastin në prokurori. Organet e akuzës, pas shqyrtimit të pamjeve filmike, dëshmive dhe çdo prove tjetër të mbledhur, do të vendosin nëse drejtuesi i mjetit duhet të ndiqet penalisht.
    Kjo do të thotë se çdo rast do të vlerësohet në mënyrë të veçantë, dhe vendimi për të ngritur një akuzë penale nuk është automatik, por i mbështetur në prova dhe rrethana konkrete.
    Çfarë ndodh në rastet e zakonshme?
    Në pjesën më të madhe të rasteve të parkimeve dysh, pra kur nuk ka pasoja të rënda për qarkullimin apo sigurinë, policia do të vijojë me masat administrative, ashtu si deri më sot, duke vendosur gjobë sipas Kodit Rrugor nga 1 mijë deri në 3 mijë. Kjo përfshin edhe vendosjen e bllokuesve të gomave dhe heqjen me karrotrec./ZËRI/ 

  • PD bllokon procesin e votimit në Berat: Prani e personave të paautorizuar brenda perimetrit të lejuar

    PD bllokon procesin e votimit në Berat: Prani e personave të paautorizuar brenda perimetrit të lejuar

    ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q

  • Zjarr në Astir, tymi i dendur bllokon daljen e banorëve nga shtëpitë

    Zjarr në Astir, tymi i dendur bllokon daljen e banorëve nga shtëpitë

    TIRANË- Një zjarr ka shpërthyer në një pallat në zonën e Astirit, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës. Sipas informacioneve fillestare, zjarri ka nisur nga një paketë elektrike.
    Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e zjarrfikësve, të cilët janë angazhuar për të shuar flakët dhe për të ndihmuar banorët e bllokuar./ZËRI

  • ‘Ç’a do bëni nëse Greqia na bllokon përsëri’, Rama nga Athina: Po të kishte halla….

    ‘Ç’a do bëni nëse Greqia na bllokon përsëri’, Rama nga Athina: Po të kishte halla….

    Një qytetar nga takimi në Athinë e pyeti kryeministrin Rama se çfarë do të bëjë qeveria shqiptare nëse Greqia na bllokon sërish në rrugëtimin drejt BE. Rama i përgjigjet se ajo çështje me Greqinë është kapërcyer dhe me qeverinë e Mitsotakis janë në dialog të vazhdueshëm. Bufat e kënetave nacionalistë kanë bërë rrëmujë, tha Rama, ndërsa solli edhe njëherë në vëmendje kërkesën që Greqia të heqë ligjin e luftës .
    Qytetari: Komplimente për atletet, shumë të bukura. Faleminderit që na mblidhni mes flamurit shqiptar. Nëse Greqia na bllokon përsëri, qeveria Rama ca bën, apo kush e pyet Greqinë.
    Rama: Ti e mban mend atë shprehjen, po të kishte halla… Po ç’është gjithë ky entuziazëm.
    Ne s’mund të nisemi në se ky do bëjë kështu, nëse ai do bëjë ashtu. BE na ka caktuar një kalendar për të bërë negociatat. Kalendar 3-vjeçar për negociatat s’ka pasur kurrë asnjë vend. Në momentin që i mbarojmë negociatat komisioni i çon të gjithë shteteve anëtare, dhe Greqisë, i çon dokumentin që me Shqipërinë mbaruam është gati. Ne me Greqinë patëm momentin e vështirtë për çështjen që ju e dini. Sot ajo çështje është e kapërcyer, jemi në marrëdhënie shumë pozitive. Me Mitsotakis dhe me qeverinë e tij jemi në dialog të vazhdueshëm, kemi bërë përparim domethënës në drejtim të atyre çështjeve që kemi pasur dakordësi, psh me çështjet që lidhen me minoritetin dhe tek disa vendime që kemi marrë për të sanksionuar disa të drejta të minoritetit, si e drejta për tu betë deklaruar. Janë çështje që duhen zgjidhur.
    Kemi kërkesën për të hequr ligjin e luftës se është një absurditet. Jemi dy popuj të afërt, aleate në NATO, në dokumentin tonë të politikës së jashtë Greqia është partner strategjik dhe ne jemi në gjendje lufte. Ka një ligj absurd, insistimi ynë është që ky ligj duhet të hiqet. Kjo dhe çfarë ka tjetër çështje të mbetura ku shumë shpesh është ngatërruar politika padrejtësisht shumë shpesh bufat e kënetave nacionalistë kanë bërë rrëmujë dhe kanë futur dynjanë në sherr, do ia dalim të ngrihemi me gjithë këto këneta dhe në bashkëpunim me miqtë tanë në Athinë do bëjmë që mes Shqipërisë dhe Greqisë të hapet një epokë partneriteti strategjik.