Tag: blinte

  • Max Eberl zhgënjehet nga Bayern, donte të blinte një yll

    Max Eberl zhgënjehet nga Bayern, donte të blinte një yll

    24 Gusht 2025

    9:18

    Telesport

    Drejtuesit e Bayern kanë vendosur që merkaton e verës ta mbyllin me një huazim. Edhe pse janë larguar Müller, Sané, Coman, Zaragoza dhe Tel, Bayern nuk do të blejë një yll tjetër përveç Luis Diaz.
    Drejtori sportiv Max Eberl ndihet shumë i limituar. Atij i është kërkuar të huazojë një lojtar.
    Ai nuk është dakord me këtë vendim, por duhet të bindet. Sipas Bild, Eberl është shumë i zhgënjyer me klubin, sepse mendon që skuadra ka nevojë për dy opsione shtesë në sulm.

  • “Po të isha Bayern, do e blija!” Toni Kroos i tërheq veshin ish-klubit

    “Po të isha Bayern, do e blija!” Toni Kroos i tërheq veshin ish-klubit

    21 Gusht 2025

    15:10

    Telesport

    Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për mangësitë e merkatos, duke theksuar se Bayern duhej të blinte francezin para se ky i fundit të largohej nga Europa.
    Millot u transferua nga Stuttgart tek Al-Ahli në Arabinë Saudite për 28 mln euro. 23-vjeçari kishte interesin e disa klubeve europiane, por zgjodhi paratë.
    “Bayern duhej ta blinte. Pse e la të largohej? Ai është lojtar i klasit botëror. Nejse, të presim dy vite sa të mbushë xhepat dhe pastaj shohim”, ka deklaruar Kroos.

  • MASHTRIMET! Njëri i merr 75 mijë euro një personi për blerje banese, tjetri ‘agjent’ e shet 2 herë, noterja në kërkim

    MASHTRIMET! Njëri i merr 75 mijë euro një personi për blerje banese, tjetri ‘agjent’ e shet 2 herë, noterja në kërkim

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Dy raste mashtrimi me shitjen e apartamenteve janë goditur nga Policia e Tiranës, duke çuar në arrestimin e dy personave, ndërsa në kërkim ështtë shpallur edhe një noterë që ka ndihmuar për falsifikimin e dokumentave. Konkretisht të arrestuarit janë Marjo Qose dhe Nani Kolovani, kurse në kërkim është shpallur noterja Majlinda Demollari.
    Në rastin e parë Marjo Qose, 31 vjeç i mori një shtetasi, 75 000 euro, duke e mashtruar se do t’i blinte një apartament në kryeqytet. Në rastin e dytë 48-vjeçari, Nani Kolovani shiti 2 herë, apartamentin e tij. Ky i fundit bashkëpunoi me noteren për të falsifikuar kontratat për shitjen e këtij apartamentit.
    Njoftimi i policisë:
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Apartamentet”.
    Gjatë 24 orëve, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare vë në pranga autorët e 2 rasteve të mashtrimit.
    Arrestohet një 31-vjear që i mori një shtetasi, 75 000 euro, duke e mashtruar se do t’i blinte një apartament në kryeqytet.
    Arrestohet një 48-vjeçar që shiti 2 herë, apartamentin e tij.Shpallet në kërkim noterja që përpiloi 2 kontrata shitjeje për të njëjtën pronë.
    Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimeve të 2 shtetasve, se ishin mashtruar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare vunë në pranga, gjatë 24 orëve, autorët e të dyja rasteve. Konkretisht, në kuadër të operacionit “Apartamentet”, u arrestuan shtetasit:
    -M. Q., 31 vjeç, pasi për më shumë se një vit, i ka marrë një 34-vjeçari, 75 000 euro, duke e mashtruar se do të blinte për llogari të tij, 1 apartament;
    -N. K., 48 vjeç, pasi ka shitur 2 herë, apartamentin e tij. Në vijim të hetimeve për këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim noterja që dyshohet se ka përpiluar 2 herë kontrata për shitjen e këtij apartamenti, shtetasja M. D., 57 vjeçe. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e saj.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./ZËRI

  • U arrestua se ndaloi zyrtarin me pretendimin se po blinte vota, burrit të Hotit i gjendet në makinë lista me emra zgjedhësish

    U arrestua se ndaloi zyrtarin me pretendimin se po blinte vota, burrit të Hotit i gjendet në makinë lista me emra zgjedhësish

    Bashkëshorti i kandidates së PD, Elda Hoti, Ladi Ndoja është arrestuar pasi u kap duke bërë vetëgjyqësi në Rrëshen. Ai ndaloi makinën e drejtorit të Arsimit në Mirditë Renuar Kola, me pretendimin se po blinte vota.
    Por në fakt, policia zyrtarit nuk ia k gjetur asnjë send të jashtëligjshëm, ndërkohë që në makinën e Ndojës dhe mbështetësit të PD janë gjetur lista me emra zgjedhësish. Kjo shihet qartë edhe në këtë video që ka publikuar Policia, ndërsa Ndoja ka qenë edhe i dehur në timon.

  • ‘Rama erdhi si pazarexhi’, Berisha nga Korça: Nuk mundi të blejë Vrenozin

    ‘Rama erdhi si pazarexhi’, Berisha nga Korça: Nuk mundi të blejë Vrenozin

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në takimin përmbyllës elektoral në Korçë, reagoi ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili kishte kritikuar më herët fushatën e PD-së në Pallatin e Sportit.
    Berisha akuzoi Ramën se kishte shkuar në Korçë me qëllim që të blinte mbështetjen e qytetarit Ilir Vrenozi, një figurë e njohur publike, por nuk ia doli.
    “Erdhi në Korçë dhe erdhi si pazarexhi. Mendoi se me Nikon e tij do të mund të blinte një qytetar të thjeshtë, njërin prej jush, sepse nuk i duronte dot kritikat e tij, nuk duronte dot shpirtin e tij të lirë dhe u bë gati ta blinte. Mirëpo qytetari i Korçës, të cilit i uroj ditëlindjen, rastisi njëri prej jush, rastisi me vlerat tuaja morale, jo të sojit të tij dhe Peleshit të tij dhe gjithë fushata e tij u përqendrua te ky njeri, te Vrenozi”, tha Berisha.

  • Berisha mbyll fushatën në Korçë: Rama erdhi këtu si pazarxhi, donte të blinte Ilir Vrenozin! Vendi po braktiset

    Berisha mbyll fushatën në Korçë: Rama erdhi këtu si pazarxhi, donte të blinte Ilir Vrenozin! Vendi po braktiset

    Së bashku me aleatët e ADSHM, Sali Berisha shoqërohej nga kandidatët për deputetë dhe strukturat në mbylljen e fushatës që po mban në Korçë. Një nga detajet e këtij mitingu ishte prania sërish e personazhit viral të rrjeteve sociale të PD-së, Ilir Vrenozi, i cili u urua nga moderatorja e tubimit për datëlindjen e tij.
    Në këto momente ishte Vrenozi që i shkoi Berishës sikur ta kishte ky i fundit ditëlindjen, duke i puthur dorën kreut të PD-së. Nga ana e tij, Berisha ndërsa akuzoi Ramën se përpiqet të blejë demokratët, duke iu referuar Ilir Vrenozit, për të cilin tha se ka karakter, duke i uruar datëlindjen publikisht.

    ”Erdhi në Korçë si pazarexhi bashkë me Nikon e tij e mendonte se do të mund ta blinte secilin prej jush. Tentoi të blinte me fushatën e tij një njeri me integritet si Ilir Vrenozi, që unë i uroj edhe 100 vite të tjera”, tha Berisha duke ngritur lart figurën e mbështetësit personal të tij që e ka kthyer edhe në faktor politik si figurë qendrore e fushatës së PD në këtë qark.

  • Ndalohet 50 vjeçarja në kryeqytet/ Përmes mashtrimit, i mori 36 000 euro një shtetasi

    Ndalohet 50 vjeçarja në kryeqytet/ Përmes mashtrimit, i mori 36 000 euro një shtetasi

    Një shtetase 50 vjeçare është ndaluar nga Policia e Tiranës, e cila dyshohet se përmes mashtrimit do të blinte një pronë në Tiranë dhe i ka marrë një shtetasi shumën e parave prej 36 000 euro.
    Njoftimi i policisë:
    “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar pas komunikimit me Prokurorin bënë ndalimin me iniciativë të shtetases E. V., 50 vjeçe, pasi në anë të mashtrimit se do i blinte një pronë në Tiranë i ka marrë 36 000 euro shtetasit M. C.”

  • “U mundua të më blinte i gjati”, Rama i kthehet Vrenozit: Shpërtheu në sallë me sharjet e tij ekstreme, bufi as në ëndërr…

    “U mundua të më blinte i gjati”, Rama i kthehet Vrenozit: Shpërtheu në sallë me sharjet e tij ekstreme, bufi as në ëndërr…

    Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur deklaratës së simpatizantit demokrat, Ilir Vrenozi gjatë takimit të Sali Berishës në Korçë.

    Vrenozi përdori një gjuhë ofenduese dhe të rëndë ndaj kryeministrit kur mori fjalën.
    “Që ta çojmë tek 5 do të votojmë 1. Doktor Berisha, legjenda e demokratëve mirë se erdhe. Më 11 maj Shqipëria përsëri do të buzëqesh. Do të lind një shpresë e re, një pranverë e madhe. E besoj ma ndjen shpirti këtë ndryshim. E them si një njeri i thjeshtë, i varfër si qindra mijëra të tjerë. Komunizmi dhe rilindja është pjella më e keqe e vendit tim. Ndaj duhet ta rrëzojmë këtë klik dhe Shqipërisë t’i bëjmë nder. E ndjej demokracia do të fitojë përsëri. Ndryshimin do ta bëjmë ne dhe diaspora, do ta nxjerrim në dritë nën Shqipërinë.
    Tani po ju flas ju flas si një Vrenoz që është rritur me trahana dhe fasule. U mundua të më blinte i gjati, ky karagjoz, por un jam i djathë o çyryk dhe jam krenar që kokën dot s’ma ulë. Ti me shitblejre je mësuar. Po dje mo si ju tha fëmijëve më shihni nudo, u trondita dhe si prind po ta them një fjalë o i gjatë, si nuk të erdhi turp, si nuk tu dhimbsën fëmijët”, tha Vrenozi.
    Rama e ka ironizuar deklaratën e Vrenozit duke e quajtur 1-shin e vërtetë të Partisë Demokratike.
    “Po pse kot e thashë unë që Vrenozi është 1-shi i vërtetë i PD-së! Shikojeni se si e shpërthen ai një sallë të tërë me sharjet e tij ekstreme e me thirrjet ndaj fantazisë erotike të audiencës fanatike, që ta kuptoni deri në fund se çfarë kënete është PD-ja! Bufi as në ëndërr se kap dot më atë nivel ekzaltimi të turmës së habitatit të tij të lashtë. Për mua Vrenozit i takon kapelja e Bufit deri në 11 maj dhe pas 11 majit edhe froni i mbretit të kënetës. Po ju si mendoni?”, ka shkruar Rama.

    Top Channel

  • Ilir Vrenozi flet në takimin e Berishës në Korçë: U mundua të më blinte i gjati…

    Ilir Vrenozi flet në takimin e Berishës në Korçë: U mundua të më blinte i gjati…

     Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon pasditen e sotme një takim në qytetin e Korçës, nga ku po bën edhe prezantimin e kandidatëve për zgjedhjet e 11 Majit.I pari që mori fjalën në këtë takim ishte Ilir Vrenozi.
    Vrenozi u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve më 11 maj të votojnë numrin 1, që sipas tij Shqipëria të shpëtojë nga mjerimiPjesë nga fjala e Ilir Vrenozit:
    ‘Që ta cojmë tek 5 do të votojmë 1. Doktor Berisha, legjenda e demokratëve mirë se erdhe. Më 11 maj Shqipëria përsëri do të buzëqesh. Do të lind një shpresë e re, një pranverë e madhe. E besoj ma ndjen shpirti këtë ndryshim. E them si një njeri i thjeshtë, i varfër si qindra mijëra të tjerë. Komunizmi dhe rilindja është pjella më e keqe e vendit tim. Ndaj duhet ta rrëzojmë këtë klik dhe Shqipërisë t’i bëjmë nder. E ndjej demokracia do të fitojë përsëri. Ndryshimin do ta bëjmë ne dhe diaspora, do ta nxjerrim në dritë nën Shqipërinë. Tani po ju flas ju flas si një Vrenoz që është rritur me trahana dhe fasule. U mundua të më blinte i gjati, ky karagjoz, por un jam i djathë o çyryk dhe jam krenar që kokën dot s’ma ulë.
    Ti me shitblejre je mësuar. Po dje mo si ju tha fëmijëve më shihni nudo, u trondita dhe si prind po ta them një fjalë o i gjatë, si nuk të erdhi turp, si nuk tu dhimbsën fëmijët. Ju bëj thirrje të gjithë baballarëve që më 11 maj ta rrëzojmë këtë psikopat, t’ju tregojmë vendin këtyre zagarëve që e ardhmja e fëmijëve tanë të këtë një tjetër fat. Doktor o gjigand si nuk u lodhe asnjëherë. Ti rrëzohesh, por ringrihesh përsëri se je vital. Liro Ervin Salianjin o maskara, ke futur brenda një të burgosur politik! Mjaft në robëri moj e mjera Shqipëri, demokratë votoni numrin 1, ja vdekje ja liri!’