Tag: blind

  • U zhveshën në plazhin e gabuar, përfundojnë në burg nudistët

    U zhveshën në plazhin e gabuar, përfundojnë në burg nudistët

    Gjashtë pushues u arrestuan nga sherifi i qarkut St. Lucie në Florida pasi departamenti mori ankesa të shumta se ishin shfaqur nudo në një plazh jo të përshtatshëm. 
    Grupi i nudistëve po qëndronin pranë zonës Little Mud, e cila është rreth një milje në veri të plazhit Blind Creek, ku lejohet nudizmi. 
    Daniel Harrison, Donald Knapp, Gaetan Lambert, Steven Marchenke, Elmer Quandt dhe Nicholas Ramos akuzohen për ekspozimin e organeve të tyre gjenitale, sipas zyrës së sherifit pasi u gjetën 1.5 kilometra larg plazhit ku lejohet nudizmi. 
    Plazhi nudist është aktualisht i mbyllur dhe, ndërsa autoritetet pranuan se “mund të shkaktojë shqetësime të përkohshme për ata që lahen”, ata nuk lejojnë nudizmin në zona publike të pacaktuara. 
    Nudistët që protestojnë kundër projektit Blind Creek kanë kërkuar vazhdimisht që t’u jepet hapësirë në veri të plazhit, por banorët kanë rezistuar. Që nga fillimi i shtatorit, policia ka patrulluar zonën me patrulla të shtuara në këmbë dhe ka vendosur tabela që tregojnë zonat ku lejohet lakuriqësia. 
    “Oficerët do të vazhdojnë të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregulloret që lidhen me plazhin Blind Creek. Vizitorëve u kujtohet të qëndrojnë brenda kufijve të nudizmit dhe të mbulohen para se të largohen nga këto zona ose të hyjnë në parkingje dhe zona publike”, sipas autoriteteve. 
    Ekspozimi i organeve gjenitale në shtetin e Floridës është një kundërvajtje dhe, nëse dënohen, shkelësit mund të përballen me një vit burg dhe një gjobë prej 1,000 dollarësh. 
     

  • Finalja e “Love Is Blind: UK”/ Bardha surprizon publikun me vendimin në altar

    Finalja e “Love Is Blind: UK”/ Bardha surprizon publikun me vendimin në altar

    Mbrëmja e djeshme shënoi finalen e sezonit të dytë të reality-show “Love Is Blind: UK”, ku publiku priste me padurim vendimet e çifteve në altar. Në qendër të vëmendjes ishte Bardha, konkurrentja shqiptare që gjatë gjithë sezonit u kthye në një nga figurat më të komentuara.
    Surpriza më e madhe erdhi në momentin kur ajo zgjodhi të mos i thoshte “po” Jed-it, duke tronditur fansat dhe ndjekësit e programit. Sipas Bardhës, lidhja e tyre kishte ende nevojë për kohë dhe nuk ishte gati të hidhte një hap kaq të madh. “Nuk dua një divorc pas disa vitesh, por një martesë që të zgjasë. Duhet të jem e bindur se po marr vendimin e duhur”, u shpreh ajo, duke marrë reagime të përziera nga audienca.
    Gjatë rrugëtimit në emision, Bardha dhe Jed kishin hasur në mospërputhje rreth çështjeve praktike, si ndarja e shpenzimeve, që nxorën në pah dallimet mes qëndrimeve tradicionale të Jed-it dhe karakterit të pavarur të Bardhës. Pikërisht këto tensione ndikuan në vendimin e saj final.
    Pas refuzimit, rrjetet sociale shpërthyen me reagime. Në X (ish-Twitter) pati mijëra komente: disa e vlerësuan Bardhën për guximin dhe pjekurinë, ndërsa të tjerë e kritikuan ashpër për vendimin ndaj Jed-it.
    E keni ndjekur kete format?

  • Rita Ora publikon zyrtarisht në platformat digjitale këngën ‘Joy’, si kolonë zanore për Netflix

    Rita Ora publikon zyrtarisht në platformat digjitale këngën ‘Joy’, si kolonë zanore për Netflix

    Me vargjet “You bring me joy…”, Rita Ora vjen me një këngë që ngroh shpirtin dhe frymëzon zemrën. “Joy”, balada më e re e artistes me rrënjë shqiptare, u publikua sot si pjesë e kolonës zanore të “Love Is Blind: UK” në Netflix .

    Kënga flet për gjetjen e gëzimit në ndjenjat e sinqerta, në lidhjen e thellë mes dy njerëzve dhe në çastet që na rikujtojnë sa bukur është të duash dhe të jesh i dashuruar.

    Me këtë këngë, Rita Ora nuk sjell thjesht një melodi, ajo sjell një ndjesi, një gjendje shpirti, që përputhet në mënyrë të përsosur me atmosferën e “Love Is Blind: UK”, një spektakël që flet për dashurinë e vërtetë përtej dukjes./KultPlus.com