Tag: bletë

  • Përmbyset kamioni me koshere, “arratisen” 250 milionë bletë (VIDEO)

    Përmbyset kamioni me koshere, “arratisen” 250 milionë bletë (VIDEO)

    Rreth 250 milionë bletë “u arratisën” nga një kamion, i cili u përmbys në Uashington, SHBA, të premten.

    Autoritetet paralajmëruan publikun që të shmangte tufën e bletëve.

    250 million bees unleashed after truck crash in the U.S.
    A truck carrying hives overturned near Whatcom, Washington, releasing over 250 million aggressive bees. Locals warned to stay indoors as swarms sting anything in their path.#Bees #USA #TruckAccident #Whatcom… pic.twitter.com/i1EAVlcezQ

    — Cyrus (@Cyrus_In_The_X) May 31, 2025

    Mjeti, i cili mbante mbi 31 ton koshere bletësh, u përmbys pranë kufirit kanadez.
    Imazhet e publikuara nga policia tregojnë një numër të madh bletësh që rrethojnë kamionin e përmbysur.

    Autoritetet thanë se vendi i aksidentit do të mbetet i mbyllur “derisa të përfundojë operacioni i shpëtimit”.

    “Qëllimi është të shpëtojmë sa më shumë bletë të jetë e mundur”, tha zyra e sherifit të qarkut menjëherë pas incidentit.

    Plani është që bletët të mund të rigjejnë kosheret dhe bletën mbretëreshë, gjë që do të zgjasë 1-2 ditë./vizionplus.tv

  • Përmbyset kamioni që po i transportonte, 250 milionë bletë pushtojnë rrugët në SHBA

    Përmbyset kamioni që po i transportonte, 250 milionë bletë pushtojnë rrugët në SHBA

    Rreth 250 milionë bletë dolën nga kosheret e tyre dhe u përhapën në ajër, pasi një kamion që po transportonte mijëra koshere aktive me bletë u përmbys në shtetin amerikan të Uashingtonit, pranë kufirit me Kanadanë.
    Autoritetet lokale u detyruan të mbyllnin rrugën ku ndodhi aksidenti dhe lëshuan një paralajmërim urgjent për qytetarët që të shmangin zonën, për shkak të rrezikut nga pickimet masive.
    “Qëllimi ynë është të shpëtojmë sa më shumë bletë të jetë e mundur,” – thuhej në një deklaratë të Zyrës së Sherifit të qarkut.
    Në vendngjarje mbërritën dhjetëra bletërritës profesionistë, të cilët u bashkuan me ekipet e emergjencës për të kontrolluar situatën dhe për të rikthyer bletët në kosheret e tyre.
    Sipas autoriteteve, plani është që bletët të orientohen vetë drejt mbretëreshës së tyre dhe të rifuten në kosheret, proces që pritet të zgjasë 24 deri në 48 orë.
    Në një përditësim në rrjetet sociale, Policia falënderoi “komunitetin e mrekullueshëm të bletërritësve” – më shumë se dy duzina u ofruan për të ndihmuar.
    “Pritet që deri në mëngjesin e së nesërmes, shumica e bletëve të jenë kthyer në kosheret e tyre,” – njoftoi zyra e Sherifit në Facebook.
    Pamjet e ndara nga autoritetet treguan një re të dendur bletësh që rrethonte kamionin e përmbysur, duke krijuar frikë për qytetarët në zonë.