Tag: blerjen

  • Asetet e Moskës në vlerë 5 miliardë USD të sekuestruara në SHBA, Rusia i shtrin dorën Trumpit: Na lejoni ti përdorim për blerjen e avionëve Boeing

    Asetet e Moskës në vlerë 5 miliardë USD të sekuestruara në SHBA, Rusia i shtrin dorën Trumpit: Na lejoni ti përdorim për blerjen e avionëve Boeing

    Rusia ka kërkuar nga SHBA-të ta lejojë blerjen e aeroplanëve të Boeing Co. duke përdorur para nga miliarda dollarë asetesh shtetërore të ngrira, sapo të arrihet një armëpushim në Ukrainë, sipas një burimi që është në brendësi të çështjes në Moskë.

    Ndërkohë që kërkesa nuk është një kusht për pranimin e një armëpushimi, Rusia kupton se fondet e ngrira nuk mund të përdoren për të blerë avionet pa qenë në vend një armëpushim, tha burimi, duke kërkuar të mos identifikohet. Një marrëveshje që lejon blerjen e avionëve mund të bëhet pjesë e një zbutjeje të sanksioneve në rast se luftimet ndalen, sipas medias
    “Shtetet e Bashkuara nuk do të diskutojnë asnjë angazhim ekonomik deri sa të arrihet një armëpushim,” tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Brian Hughes, në përgjigje të një kërkese për të komentuar nëse Rusia po kërkonte të blinte aeroplanë Boeing. Departamenti i Shtetit refuzoi të komentojë.Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Boeing refuzoi të komentojë.
    Ligjvënësit amerikanë kanë vlerësuar se ka rreth 5 miliardë dollarë asete ruse në SHBA. Në total, SHBA-të dhe aleatët e saj kanë ngrirë rreth 280 miliardë dollarë në rezervat e Bankës Qendrore të Rusisë, me më shumë se dy të tretat të bllokuar në Bashkimin Evropian.
    Rusia ka kërkuar publikisht që SHBA-të të heqin sanksionet për kompaninë ajrore kryesore të saj, Aeroflot PJSC, dhe të lejojnë rikthimin e fluturimeve direkte mes dy vendeve. SHBA-të nuk kanë komentuar publikisht këtë propozim.
    Boeing ka mbyllur operacionet e veta në Rusia, përfshirë një qendër inxhinierike të madhe, pas pushtimit nga Rusia të Ukrainës në shkurt 2022.

    Top Channel

  • ‘PS ka shndërruar blerjen dhe manipulimin e votës në institucion’, Këlliçi: SPAK të reagojë ndaj shkeljeve

    ‘PS ka shndërruar blerjen dhe manipulimin e votës në institucion’, Këlliçi: SPAK të reagojë ndaj shkeljeve

    Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, ka reaguar me tone të forta ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e blerjes së votës. Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi akuzon Ramën se përpiqet të portretizojë PD-në si problem për demokracinë, ndërsa vetë, sipas tij, është arkitekti i manipulimit dhe intimidimit elektoral në vend.
    Këlliçi e cilëson qasjen e kryeministrit si tipike të autokratëve, të cilët kërkojnë ta zhvendosin fajin tek opozita për të shmangur përgjegjësitë për krizën politike dhe demokratike. Ai vë në dukje edhe retorikën përçmuese të Ramës, të cilën e konsideron fyese dhe të papranueshme për një udhëheqës shteti.
    Demokrati shprehet se Shqipëria po përjeton një “Big Brother politik” të ndërtuar nga Edi Rama, ku procedurat ligjore janë shndërruar në spektakël, ndërsa qytetarët janë nën survejim të vazhdueshëm përmes patronazhistëve.
    Në këtë kuadër, Këlliçi i bën thirrje SPAK-ut të ndërhyjë dhe të reagojë ndaj asaj që e cilëson si shkelje të rënda të ligjit zgjedhor dhe prishje të garës elektorale.
    “Partia Socialiste e ka shndërruar blerjen dhe manipulimin e votës në institucion, me bashkëpunimin e biznesmenëve parazitë dhe bandave kriminale në Elbasan, në Durrës, në të gjithë Shqipërinë”, – shkruan Këlliçi.
    Ai gjithashtu thekson se këto fakte janë të dokumentuara dhe të publikuara edhe në faqen e tij zyrtare në Facebook.

  • Balluku i përgjigjet Berishës pasi mohoi blerjen e votave: Vidhni, vrisni e mallkoni e pastaj thoni nuk e kemi bërë ne

    Balluku i përgjigjet Berishës pasi mohoi blerjen e votave: Vidhni, vrisni e mallkoni e pastaj thoni nuk e kemi bërë ne

    Zv.kryeministrja Belinda Balluku, aktualisht Drejtuese Politike e PS në Qarkun e Fierit, ka reaguar pas deklaratave te kryedemokratit Sali Berisha, i cili i cilësoi simulim blerjen e votave në Luishnjë,
    Në reagimin e saj Balluku thekson se ëhstë e njëjta histori, që bpasi bëjnë krimin e mohojnë atë, njosoj si me vrasjet e pafajshmëve, të cilat sërish donin t’i mohonin.

    Reagimi i Ballukut:
    Fushatë e re, avaz i vjetër! Po të njëjtat skema, po e njëjta situatë me Partinë e Kënetës🦉. Vjedhin, vrasin, shpifin e mallkojnë dhe më pas thonë – jooooooooo nuk i kemi bërë ne, por ata. Akuzojnë burra e gra, pleq e fëmijë për bëmat e tyre, por i ka dal boja prej 12 vitesh tashmë.
    Po përgatisin skenarin për humbjen historike të Partisë së Kënetës me këto deklarata e veprime të dëshpëruara, ndaj ju mos ia kurseni më 11 Maj shuplakën finale!🤚

  • 250 mijë paundë në javë, Arsenali bëhet gati për blerjen spektakolare nga La Liga

    250 mijë paundë në javë, Arsenali bëhet gati për blerjen spektakolare nga La Liga

    3 Prill 2025

    16:26

    Telesport

    The Telegraph raporton se Mikel Arteta po përgatit blerjen e bujshme të merkatos së verës.
    Arsenali ka rënë dakord me zgjedhjen e tij për të transferuar yllin e kombëtares spanjolle, Nico Williams. Problemi është se klubi londinez duhet të bëjë sakrificë të madhe për këtë transferim.
    Sikur të mos mjaftonte klauzola e largimit me vlerë 60 mln euro, Arsenali pritet ta bëjë spanjollin një nga yjet më të paguar në skuadër, me pagë 250,000 paundë në javë.
    12 milionë paundë në vit janë një shifër e lartë, por Nico Williams ia di vlerën vetes dhe nuk heq dorë nga këto kërkesa.

  • Trump takohet me presidentin e Finlandës, diskutojnë për blerjen e akullthyesve nga SHBA!

    Trump takohet me presidentin e Finlandës, diskutojnë për blerjen e akullthyesve nga SHBA!

    Presidenti i SHBA, Donald Trump u takua të shtunën me homologun finlandez, Alexander Stubb, të cilët diskutuan për forcimin e partneritetit dypalësh, duke përfshirë blerjen e akullthyesve për Shtetet e Bashkuara.

    Lajmin e bëri të ditur vetë presidenti i SHBA, përmes një postimi në Truth Social.
    “Presidenti Stubb dhe unë presim me padurim të forcojmë partneritetin midis Shteteve të Bashkuara dhe Finlandës, dhe kjo përfshin blerjen dhe zhvillimin e një numri të madh të akullthyesve të nevojshëm për SHBA-në, duke ofruar paqe dhe siguri ndërkombëtare për vendet tona dhe botën”, tha Trump.
    Nga ana tjetër, zyra e presidentit të Finlandës tha në një deklaratë se takimi Mar-a-Lago, Florida ishte joformal.
    Finlanda ka një traditë të gjatë në projektimin dhe ndërtimin e akullthyesve, pasi pjesa më e madhe e tregtisë së saj detare varet nga funksionimi i porteve që ngrijnë gjatë dimrit.

    Top Channel

  • Google arrin marrëveshjen 32 miliardë dollarëshe për blerjen e startupit të sigurisë kibernetike

    Google arrin marrëveshjen 32 miliardë dollarëshe për blerjen e startupit të sigurisë kibernetike

    Kompania mëmë e Google, Alphabet, ka arritur një marrëveshje për blerjen e startupit të sigurisë kibernetike Wiz për 32 miliardë dollarë raportoi The Financial Times ditën e Marte ndërsa citonte burime të afërta me çështjen.

    Blerja e Wiz do të fuqizonte biznesin cloud të Google duke konkurruar më mirë me rivalët si Amazon dhe Microsoft. Marrëveshja do të ishte blerja më e madhe e Alphabet, shumë më e lartë sesa 23 miliardë dollarë që do të paguante për Wiz po të kishte mbyllur blerjen vitin e kaluar.
    Wiz u tërhoq nga marrëveshja për shkak të presionit rregullator. Asokohe Wiz tha se do të përqendrohej tek oferta fillestare publike (IPO.)

    Pritet që blerja të bëhet publike ditën e sotme thoshte raporti i FT ndërsa asnjëra prej kompanive nuk ka komentuar. /PCWorld Albanian