Tag: blerjen

  • Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Presidenti i SHBA kërkesë homologut turk: Ndalo blerjen e naftës ruse

    Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Presidenti i SHBA kërkesë homologut turk: Ndalo blerjen e naftës ruse

    Ditën e sotme, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kanë zhvilluar një takim në Shtëpinë e Bardhë.  
    Sipas mediave të huaja, në fjalën e tij hapëse në Zyrën Ovale, Trump tha se i pëlqente presidenti turk, duke e cilësuar atë si njeri “me mendim të fortë”. 
    Por Trump shtoi se do të “dëshironte që ai të ndalonte blerjen e naftës nga Rusia”. 
    Presidenti Trump po e dyfishon rëndësinë e një mesazhi që e theksoi gjithashtu në mënyrë të dukshme në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të martën.  Ishte “e turpshme” që disa vende evropiane ende blinin naftë nga Rusia, tha atëherë Trump. 
    Në Zyrën Ovale, Trump vazhdon ta quaj luftën e Rusisë në Ukrainë “të turpshme”, duke i cilësuar si “vrasje të panevojshme”.  “Putini duhet të ndalet,” tha Trump më tej. 

  • Von der Leyen: Trump ka të drejtë, Evropa të ndalojë blerjen e naftës ruse deri në fund të vitit

    Von der Leyen: Trump ka të drejtë, Evropa të ndalojë blerjen e naftës ruse deri në fund të vitit

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi të martën se dëshiron që Evropa të ndalojë tërësisht blerjen e naftës nga Rusia deri në fund të këtij viti, si pjesë e përpjekjeve për të reduktuar varësinë energjetike nga Moska për shkak të luftës në Ukrainë.
    Ndërkohë, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti amerikan Donald Trump lëshoi një paralajmërim të fortë ndaj Rusisë, duke kërcënuar me vendosjen e tarifave të rënda, nëse Moska nuk pranon të hyjë në bisedime paqeje.
    Megjithatë, ai theksoi se këto masa do të jenë efektive vetëm nëse vendet evropiane ndalojnë plotësisht importet e naftës dhe gazit nga Rusia.

    Trump u shpreh i indinjuar pasi, sipas tij, mori vesh vetëm dy javë më parë se disa shtete të Evropës ende po blejnë produkte të naftës ruse, pavarësisht se lufta vijon.
    “Është turp që edhe vende anëtare të NATO-s nuk e kanë ndalur ende blerjen e energjisë ruse. Janë duke financuar luftën kundër vetes,” tha ai.
    “Evropa duhet të lëvizë më shpejt. Nuk është e pranueshme të vazhdojnë të blejnë energji nga një vend me të cilin janë në konflikt të hapur. Është turp për ta dhe ishte turp për mua ta zbuloja këtë fakt,” shtoi Trump.
    Ai nënvizoi se SHBA është plotësisht e përgatitur të vendosë tarifa ndëshkuese, të cilat, sipas tij, “do të ndalonin shpejt gjakderdhjen”, por theksoi se bashkëpunimi i vendeve evropiane është vendimtar për efektivitetin e këtyre masave.

  • Hungaria refuzon të ndalojë blerjen e naftës ruse

    Hungaria refuzon të ndalojë blerjen e naftës ruse

    Hungaria nuk ka ndërmend të heqë dorë nga furnizimet me energji nga Rusia, deklaroi ministri i Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó, në një intervistë për The Guardian, duke sfiduar kështu kërkesën e Shtëpisë së Bardhë, që vendet aleate të NATO-s të ndalojnë blerjen e naftës ruse.
    Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar që Europa të ndërpresë importet e naftës nga Rusia. Por Szijjártó u shpreh se burimet ruse të naftës dhe gazit janë jetike për shtetin hungarez.
    “Ne nuk mund të garantojmë furnizimin e sigurt të energjisë për vendin tonë pa burimet ruse të naftës dhe gazit”.

    Ai shtoi se bëhet fjalë për një çështje fizike, jo politike, duke theksuar se Hungaria mund të blejë energji vetëm nga vendet me të cilat ka infrastrukturë të lidhur. Aktualisht, Hungaria importon rreth 5 milionë tonë naftë në vit përmes naftësjellësit “Druzhba”, që vjen nga Rusia dhe kalon përmes Sllovakisë.
    Orbán, kryeministri hungarez dhe aleat ideologjik i Trump në Europë, ka qenë kritik ndaj Ukrainës dhe ka ruajtur marrëdhënie të mira me Kremlinin, duke e vendosur Hungarinë shpesh në përplasje me pjesën tjetër të BE-së.
    Trump së fundmi ka thënë se mund të vendosë sanksione ndaj Moskës, nëse plotësohet një kusht. “Jam gati të vendos sanksione të mëdha ndaj Rusisë, kur të gjitha vendet e NATO-s të kenë rënë dakord dhe të kenë ndalur blerjen e naftës nga Rusia”.
    Finlanda dhe Polonia kanë mbështetur qëndrimin e Trump, duke u bërë thirrje Hungarisë dhe Sllovakisë të ndërpresin importet. Presidenti finlandez Alexander Stubb u shpreh se vendet europiane duhet të ndalojnë së bleri naftë ruse. “Trump ka të drejtë për ndalimin e blerjes së naftës ruse. Duhet të ushtrojmë presion ndaj Hungarisë dhe Sllovakisë”.
    Ministri i Jashtëm polak, Radosłaë Sikorski, deklaroi nga Kievi se Hungaria ka mundësi të tjera të furnizimit me naftë. “Shpresoj që kryeministri Orbán ta dëgjojë këtë thirrje të Presidentit Trump dhe të ndalojë blerjen e naftës ruse. Hungaria mund të furnizohet edhe nga jugu”.
    Szijjártó, nga ana e tij, i quajti zyrtarët perëndimorë “fanatikë” dhe u shpreh se është e pamundur një dialog racional me ta. Megjithatë, ai tha se marrëdhëniet me SHBA-të janë përmirësuar ndjeshëm. “Hungaria është i vetmi vend evropian që mbajti gishtat kryq për fitoren e Trump”.

  • Trump përsërit thirrjen për Bashkimin Evropian që të ndalojnë blerjen e naftës nga Rusia

    Trump përsërit thirrjen për Bashkimin Evropian që të ndalojnë blerjen e naftës nga Rusia

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u bëri thirrje sot vendeve evropiane të “ndalojnë blerjen e naftës nga Rusia”, duke kërkuar presion shtesë mbi Presidentin Vladimir Putin për të ndaluar luftën në Ukrainë.

    “Evropianët po blejnë naftë nga Rusia, kjo nuk duhet të ndodhë, apo jo?” , tha Trump në një darkë në Mont Vernon, në shtetin amerikan të Virxhinias.

    Sipas Bloomberg, Trump i sugjeroi ambasadorit të SHBA-së në NATO, Mattheë Ëhittaker, të rriste presionin mbi Evropën.

    “Ata duhet të ndalojnë së bleri naftë nga Rusia, Matt”, tha Trump dhe shtoi se Ëhittaker nuk do të lejonte që kjo të vazhdonte për shumë kohë.

    Siç na kujton Bloomberg, Trump shpesh kritikon vendet evropiane për blerjen e produkteve energjetike ruse.

    Kritika e fundit ishte pas një takimi me kryeministrin britanik Kier Starmer, kur Trump deklaroi se ishte gati të rriste presionin ekonomik mbi Moskën , por “jo kur njerëzit për të cilët ai lufton blejnë naftë nga Rusia”.

    Trump shtoi se lufta në Ukrainë mund të ndalet nëse çmimet e naftës “rriten” më tej.

  • Trump thirrje liderëve europianë: Ndaloni blerjen e naftës ruse dhe ushtroni presion ndaj Kinës

    Trump thirrje liderëve europianë: Ndaloni blerjen e naftës ruse dhe ushtroni presion ndaj Kinës

    Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një bisede me liderë europianë të enjten, u kërkoi atyre që të ndalojnë blerjen e naftës nga Rusia.
    Kjo thirrje u bë në kuadër të një takimi virtual të ashtuquajtur “Aleanca e të gatshmëve”, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, shkruan “Reuters”.
    Sipas të njëjtit burim, Trump gjithashtu i nxiti liderët europianë që të ushtrojnë presion ekonomik mbi Kinën, për shkak të mbështetjes së saj të supozuar financiare ndaj përpjekjeve ushtarake të Rusisë.
    Thirrjet e Trump vijnë në një kohë tensionesh të shtuara ndërkombëtare dhe përpjekjesh të vendeve perëndimore për të frenuar ndikimin ekonomik dhe ushtarak të Moskës.
     
     

  • Tan Lepri, nga “dhurues i vilës” për Ramën te “bandilli” i Ballukut/ Afera e parkut fotovoltaik në Ersekë dhe roli në blerjen e zgjedhjeve

    Tan Lepri, nga “dhurues i vilës” për Ramën te “bandilli” i Ballukut/ Afera e parkut fotovoltaik në Ersekë dhe roli në blerjen e zgjedhjeve

    Historia e Tan Leprit është një pasqyrë e pastër e mënyrës se si pushteti i sotëm ka ngritur një sistem klientelist ku biznesi, krimi dhe politika shkrihen në një. I njohur fillimisht si biznesmeni që i dhuroi një vilë në Sauk Edi Ramës në kohën kur ky ishte kryetar bashkie, Lepri ka lëvizur ndër vite mes aleancave me Monika Kryemadhin dhe lidhjes së pandarë me Ramën. Sot, ai njihet si “bandilli” i Belinda Ballukut  një figurë kyçe në skemën e saj politike dhe financiare.
    Parku fotovoltaik në Ersekë – shpërblimi i shërbimeve politike
    Sipas denoncimeve publike, Tan Lepri ka përfituar një sipërfaqe prej 80 hektarësh pyll në Ersekë, të cilët janë prerë për t’i hapur rrugë ndërtimit të një parku fotovoltaik. Bashkia e Ersekës i dha një leje përdorimi 49-vjeçare, ndonëse ligji kufizon kompetencën e pushtetit vendor deri në 10 vite. Kjo përbën shkelje flagrante ligjore dhe një krim të pastër mjedisor.
    Dokumentet e Qendrës Kombëtare të Biznesit zbulojnë se sapo leja u miratua, gruaja e Tan Leprit u bë aksionere me 30% të kompanisë që menaxhon parkun, duke provuar qartë se projekti nuk ishte një nismë e pastër energjetike, por një shpërblim politik dhe klientelist. Pra, një park i ndërtuar mbi shkelje ligjore dhe korrupsion, i kthyer më pas në burim parash për aktivitete politike.
    Njeriu i Ballukut në zgjedhjet e 11 majit
    Afera e parkut lidhet drejtpërdrejt me rolin e Tan Leprit në zgjedhjet e fundit. Sipas akuzave, ai ishte njeriu i besuar i Belinda Ballukut në Fier, duke financuar dhe organizuar blerjen e votave, shpërndarjen e parave dhe komunikimin me bandat lokale. Denoncimet tregojnë se Lepri vepronte në terren nën urdhrat e Ballukut, duke u bërë hallkë lidhëse mes pushtetit politik dhe botës së krimit.
    Ai nuk ishte thjesht një ndërmjetës, por një “terrorist elektoral” – një figurë që përdori frikën, kërcënimin dhe paratë për të manipuluar rezultatin zgjedhor në Fier, Lushnje dhe Divjakë. Parku fotovoltaik i Ersekës, në këtë kontekst, shihet si burimi financiar i parave që u derdhën në fushatën e Ballukut.
    Heshtja e SPAK dhe mbrojtja nga policia
    Megjithë denoncimet publike, SPAK nuk ka hapur asnjë hetim mbi aferën e parkut apo rolin e Tan Leprit në blerjen e zgjedhjeve. Përkundrazi, ai lëviz i lirë dhe shpesh shihet i mbrojtur nga Policia e Shtetit. Kjo heshtje e institucioneve është tregues i kapjes së shtetit dhe i faktit se kush i shërben pushtetit, mbetet i paprekshëm.
    Rasti i Tan Leprit është dëshmi e modelit me të cilin funksionon qeverisja aktuale:

    pasuri publike jepen në mënyrë të paligjshme;
    mjedisi shkatërrohet për interesa private;
    krijohen burime të pista financiare;
    këto para përdoren më pas për të blerë zgjedhje dhe deformuar demokracinë.

    Në këtë skemë, Tan Lepri është hallka që lidh Belinda Ballukun me bandat e Fierit, korrupsionin me dhunën zgjedhore, dhe shkatërrimin e pyjeve me blerjen e votave.
    Ai është prova se kufiri mes politikës dhe krimit është shkrirë. Një figurë e errët e bërë pjesë e sistemit nga Rama dhe e përdorur sot nga Balluku, për të ruajtur pushtetin mbi bazën e korrupsionit dhe terrorit elektoral.

  • Bankat ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi/ Tavanet për huanë për blerje banese do frenojnë kredinë

    Bankat ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi/ Tavanet për huanë për blerje banese do frenojnë kredinë

    Të marrësh një kredi nuk do të jetë më e lehtë për qytetarët që duan të blejnë një shtëpi. Bankat në vend paralajmërojnë shtrëngim të kushteve të kredisë që japin për të financuar blerjen e një prone gjatë tremujorit të tretë të këtij viti.
    Ndikim në forcimin e kushteve që duhen plotësuar për të miratuar kredinë për blerje banese, po jep vendimi i Bankës së Shqipërisë për të kufizuar vlerën e huasë që bankat japin për blerje prone, si dhe tavani i caktuar për këstin mujor.
    Këto kufizime jo vetëm do të shtrëngojnë automatikisht kushtet e kredisë, por nga ana tjetër do të zbehin edhe kërkesën e qytetarëve për hua për këtë qëllim. Të paktën ky është perceptimi i bankave për tremujorin e tretët të vitit.
    “Politikat e kreditimit priten të jenë shtrënguese për individët, kryesisht në segmentin e kredive për blerjen e banesave. Në tremujorin e tretë të vitit 2025, bankat presin që kërkesa për kredi të bjerë, kryesisht në kreditë për blerjen e banesave”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.
    Nga 1 korriku ka nisur zbatimi i kufizimeve që ndalon bankat të japin kredi mbi 85% për të financuar blerjen e pronës së para, si dhe kufizon edhe vlerën e këstit mujor të kredisë në 40% të totalit të të ardhurave të kredimarrësit. Këto shifra janë vetëm për shtëpinë e parë, pasi për të dytën dhe në vijim tavani i kredisë ulet në respektivisht 80% dhe 35%. Ndërsa kur huaja kërkohet në valutë tavanet janë edhe më të ulta deri në 75-70% të vlerës së pronës.
    Këto kufizime u vendosën për të mbrojtur bankat nga ekspozimi i lartë në pasuri të patundshme, pasi në fund të 2024-ës totali i kredisë së dhënë për blerje banesa kaloi 2 miliardë euro, nga 1.8 miliardë euro që ishte në fund të vitit 2023.

  • Greqia planifikon blerjen e nëndetëseve të reja, Ministri i Mbrojtjes: Do të zëvendësohen anijet e vjetra të Marinës Helene

    Greqia planifikon blerjen e nëndetëseve të reja, Ministri i Mbrojtjes: Do të zëvendësohen anijet e vjetra të Marinës Helene

    Greqia do të fillojë diskutimin e një plani për të blerë nëndetëse të gjeneratës së ardhshme për të zëvendësuar anijet e vjetra të Marinës Helene, tha të hënën Ministri i Mbrojtjes, Nikos Dendias.

    “Ne gjithashtu po fillojmë diskutimin për blerjen e nëndetëseve të reja, sigurisht gjatë një dekade. Nëndetëset nuk prodhohen shpejt”, tha ministri në një fjalim të shkurtër gjatë inspektimit të Flotës nga Presidenti i Republikës, Konstantinos Tasoulas, në portin e Pireut.

    Ai tha se blerjet do të zhvillohen “brenda hapësirës ekzistuese fiskale që garanton respekt absolut për taksapaguesin grek. Çdo euro duhet të shpenzohet me transparencë absolute”.

    Ai nuk dha detaje të mëtejshme të planit.

    Shtytja për të forcuar aftësitë detare greke synon të ruajë epërsinë detare në Egje dhe Mesdhe, dhe është pjesë e një plani më të gjerë modernizimi të mbrojtjes që i përgjigjet sfidave rajonale të sigurisë.

    Vendi njoftoi më parë këtë vit se do të shpenzojë 25 miliardë euro gjatë dekadës së ardhshme për të përshtatur ushtrinë e saj me teknologjitë e luftës në zhvillim e sipër. Riparimi – i nisur pas viteve të shkurtimeve të mbrojtjes gjatë krizës financiare 2010-2018 – do të ndërtohet rreth një sistemi të planifikuar të mbrojtjes ajrore të quajtur “Mburoja e Akilit”, që synon kryesisht adresimin e tensioneve me Turqinë fqinje.

    Ai përfshin të gjitha degët e forcave të armatosura dhe përqendrohet në bashkëpunimin me Francën, Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.