Tag: blerjen

  • ‘Prada’ njofton zyrtarisht blerjen e kompanisë rivale të modës ‘Versace’

    ‘Prada’ njofton zyrtarisht blerjen e kompanisë rivale të modës ‘Versace’

    “Prada”, shtëpia italiane luksoze e modës, e themeluar në vitin 1913 në Milano nga Mario Prada – ka njoftuar zyrtarisht blerjen e kompanisë rivale të modës “Versace”.

    Më herët, marrëveshja u vlerësua në vlerën prej 1,25 miliardë euro.

    “Prada”, portofoli i së cilës përfshin gjithashtu kompanitë e modës “Miu Miu” dhe “Church’s”, ka blerë të gjitha aksionet e “Versace” të mbajtura nga kompania amerikane e veshjeve luksoze “Capri Holdings”- pasi mori të gjitha miratimet e kërkuara rregullatore.

    Komisioni Evropian në Bruksel dha miratimin për blerjen e “Versace” në shtator.

    Çmimi i blerjes së kompanisë gjigante të modës “Versace”, e themeluar në vitin 1978, është nën 1,5 miliardë euro.

    “Prada”, e cila daton që nga viti 1913, zbuloi zyrtarisht planet e saj për blerjen e “Versace” në prill, pas disa muajsh spekulimesh.

    Sipas gazetës “Corriere della Sera”, ka patur disa pengesa që duhej të kapërceheshin përpara se dy shtëpitë italiane të modës të bashkoheshin.

  • Rumania nënshkruan marrëveshje për blerjen e sistemeve franceze të mbrojtjes ajrore

    Rumania nënshkruan marrëveshje për blerjen e sistemeve franceze të mbrojtjes ajrore

    Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë tha se do të blejë sisteme franceze të mbrojtjes ajrore, Mistral, në vlerë prej mbi 626 milionë eurosh, si pjesë e një marrëveshjeje të përbashkët prokurimi me disa shtete të tjera të Bashkimit Evropian.
    Ministria tha se e ka nënshkruar marrëveshjen me Ministrinë franceze të Mbrojtjes të martën për blerjen e 231 sistemeve të mbrojtjes ajrore Minstral (MANPADS) – që prodhohen nga kompania e raketave MBDA – dhe 934 raketa. Në marrëveshje përfshihen edhe trajnimet, simulatorët dhe logjistika.
    Në njoftimin e lëshuar nuk u specifikua se kur këto pajisje do të dërgohen në Rumani. Ligjvënësit rumunë fillimisht kishin miratuar planin për blerjen e këtyre armëve më 2022.

    Rumania, shtet anëtar i BE-së dhe NATO-s, ndan një kufi tokësor me Ukrainën të gjatë prej 650 kilometrash. Ky shtet është përballur me shkelje të hapësirës ajrore dhe copëza të dronëve kanë rënë vazhdimisht që kur Rusia nisi sulmet ndaj porteve të Kievit përgjatë lumit Danub.
    Mbrojtja ajrore rumune aktualisht përfshin avionë luftarakë F-16, sisteme Patriot, lëshues raketash HIMARS të prodhuara nga Lockheed Martin, raketa me rreze të shkurtër veprimi Chiron të Koresë së Jugut, dhe armë kundër avionëve Gepard, të prodhimit gjerman.
    Vendi po ashtu synon që të bashkëpunojë me Ukrainën për ndërtimin e dronëve nën një mekanizëm të ri të BE-së për financimin e mbrojtjes.
    Rumania po ashtu është në fazën finale të dislokimit të sistemeve kundër dronëve, Merops, që janë furnizuar nga Shtetet e Bashkuara.

  • Çmimet rriten, shpresat bien: Shqipëria ndër vendet më pesimiste për blerjen e një banese

    Çmimet rriten, shpresat bien: Shqipëria ndër vendet më pesimiste për blerjen e një banese

    Të dhënat e Eurostat për tremujorin e tretë të vitit 2025 tregojnë një rënie të ndjeshme të besimit të konsumatorëve në Europë për blerjen ose ndërtimin e një banese brenda 12 muajve të ardhshëm.
    Shqipëria, me një vlerë prej -82.8 pikësh, renditet ndër vendet më pesimiste të kontinentit në këtë drejtim. Eurostat e mat indeksin e besimit përmes balancës së përgjigjeve.
    Balanca llogaritet si diferenca midis përqindjes së atyre që mendojnë “po, do blej/ndërtoj” dhe atij që mendojnë “jo”. Një vlerë –82.8 do të thotë se pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare (rreth 80–85% më shumë sesa ata optimistë) nuk e shohin të mundshme blerjen ose ndërtimin e një shtëpie në 12 muajt në vijim.
    Indeksi i balancës është negativ në të gjitha vendet dhe nënkupton se shumica e qytetarëve nuk presin të ndërmarrin një hap të tillë në afat të shkurtër.
    Në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian (-77.9) dhe atë të vendeve të eurozonës (-79.0), niveli i besimit të konsumatorëve shqiptarë është më i ulët. Kjo tregon se pritshmëritë për blerjen ose ndërtimin e një shtëpie janë më të zbehta se në pjesën më të madhe të vendeve europiane.
    Një pjesë e këtij pesimizmi lidhet me rritjen e fortë të çmimeve të banesave në Shqipëri, veçanërisht në zonat bregdetare dhe në Tiranë, ku kërkesa e lartë nga investitorët vendas dhe të huaj ka shtyrë tregun përtej mundësive reale të familjeve me të ardhura mesatare.
    Besimi i konsumatorëve shqiptare për blerje banesë në 12 muajt në vijim ndodhet në një pozicion të ngjashëm me Belgjikën (-82.1) dhe Bullgarinë (-78.3), por më mirë se Italia (-88.9) dhe Serbia (-98.7), ku pesimizmi është edhe më i thellë.
    Megjithatë, disa vende të tjera të Ballkanit si Mali i Zi (-72.6) dhe Kroacia (-72.5) kanë shfaqur pritshmëri disi më pozitive, ndoshta si rezultat i zhvillimeve më të qëndrueshme në sektorin e turizmit dhe investimeve të huaja në banesa.
    Në të kundërt, vendet e Europës Qendrore dhe Veriore si Gjermania (-69.3) dhe Danimarka (-68.3) shfaqin nivele më të larta besimi, duke reflektuar stabilitet ekonomik dhe mundësi më të lehta financimi për qytetarët e tyre.
    Në tërësi, besimi konsumator në Europë tregon një ngadalësim të dukshëm të gatishmërisë për investime në pasuri të paluajtshme.
    Kjo lidhet me normat e larta të interesit që kanë vijuar të qëndrojnë në nivele të shtrënguara gjatë vitit 2025, pas politikave të Bankës Qendrore Europiane për të frenuar inflacionin, si dhe me pasiguritë e përgjithshme ekonomike që ndikojnë drejtpërdrejt tek vendimet e familjeve për shpenzime të mëdha.
    Në rastin e Shqipërisë, rezultati -82.8 tregon hendekun midis të ardhurave dhe çmimeve të tregut të banesave, që është thelluar ndjeshëm vitet e fundit.
    Ky tregues dëshmon se pronësia po bëhet një synim gjithnjë e më i paarritshëm për shtresat e mesme dhe të ulëta, ndërkohë që tregu i pasurive të paluajtshme mbetet i dominuar nga investime për qëllime fitimi dhe jo nga nevoja reale e strehimit./ Monitor

  • Qytetarët shqiptarë, ndër më pesimistët në Europë për blerje banese më 2025

    Qytetarët shqiptarë, ndër më pesimistët në Europë për blerje banese më 2025

    Të dhënat e Eurostat për tremujorin e tretë të vitit 2025 tregojnë një rënie të ndjeshme të besimit të konsumatorëve në Europë për blerjen ose ndërtimin e një banese brenda 12 muajve të ardhshëm.
    Shqipëria, me një vlerë prej -82.8 pikësh, renditet ndër vendet më pesimiste të kontinentit në këtë drejtim. Eurostat e mat indeksin e besimit përmes balancës së përgjigjeve.
    Balanca llogaritet si diferenca midis përqindjes së atyre që mendojnë “po, do blej/ndërtoj” dhe atij që mendojnë “jo”. Një vlerë –82.8 do të thotë se pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare (rreth 80–85% më shumë sesa ata optimistë) nuk e shohin të mundshme blerjen ose ndërtimin e një shtëpie në 12 muajt në vijim.
    Indeksi i balancës është negativ në të gjitha vendet dhe nënkupton se shumica e qytetarëve nuk presin të ndërmarrin një hap të tillë në afat të shkurtër.
    Në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian (-77.9) dhe atë të vendeve të eurozonës (-79.0), niveli i besimit të konsumatorëve shqiptarë është më i ulët. Kjo tregon se pritshmëritë për blerjen ose ndërtimin e një shtëpie janë më të zbehta se në pjesën më të madhe të vendeve europiane.
    Një pjesë e këtij pesimizmi lidhet me rritjen e fortë të çmimeve të banesave në Shqipëri, veçanërisht në zonat bregdetare dhe në Tiranë, ku kërkesa e lartë nga investitorët vendas dhe të huaj ka shtyrë tregun përtej mundësive reale të familjeve me të ardhura mesatare.
    Besimi i konsumatorëve shqiptare për blerje banesë në 12 muajt në vijim ndodhet në një pozicion të ngjashëm me Belgjikën (-82.1) dhe Bullgarinë (-78.3), por më mirë se Italia (-88.9) dhe Serbia (-98.7), ku pesimizmi është edhe më i thellë.
    Megjithatë, disa vende të tjera të Ballkanit si Mali i Zi (-72.6) dhe Kroacia (-72.5) kanë shfaqur pritshmëri disi më pozitive, ndoshta si rezultat i zhvillimeve më të qëndrueshme në sektorin e turizmit dhe investimeve të huaja në banesa.
    Në të kundërt, vendet e Europës Qendrore dhe Veriore si Gjermania (-69.3) dhe Danimarka (-68.3) shfaqin nivele më të larta besimi, duke reflektuar stabilitet ekonomik dhe mundësi më të lehta financimi për qytetarët e tyre.
    Në tërësi, besimi konsumator në Europë tregon një ngadalësim të dukshëm të gatishmërisë për investime në pasuri të paluajtshme.
    Kjo lidhet me normat e larta të interesit që kanë vijuar të qëndrojnë në nivele të shtrënguara gjatë vitit 2025, pas politikave të Bankës Qendrore Europiane për të frenuar inflacionin, si dhe me pasiguritë e përgjithshme ekonomike që ndikojnë drejtpërdrejt tek vendimet e familjeve për shpenzime të mëdha.
    Në rastin e Shqipërisë, rezultati -82.8 tregon hendekun midis të ardhurave dhe çmimeve të tregut të banesave, që është thelluar ndjeshëm vitet e fundit.
    Ky tregues dëshmon se pronësia po bëhet një synim gjithnjë e më i paarritshëm për shtresat e mesme dhe të ulëta, ndërkohë që tregu i pasurive të paluajtshme mbetet i dominuar nga investime për qëllime fitimi dhe jo nga nevoja reale e strehimit.

    /Monitor.al/

  • Masat kufizuese të BSH japin efektet e para: Qytetarët përballen me vështirësi në marrjen e një kredie

    Masat kufizuese të BSH japin efektet e para: Qytetarët përballen me vështirësi në marrjen e një kredie

    Bankat tregtare kanë hezituar t’i japin kredi qytetarëve gjatë tremujorit të tretë të vitit. Sipas vrojtimit të aktivitetit kreditues të Bankës së Shqipërisë, hezitimi i bankave u pasqyrua në standarde, kushte e terma kreditimi të shtrënguara, si edhe në numër më të lartë refuzimesh për kredi, sidomos në ato për blerjen e banesave.

    Kufizimet e vendosura në korrik të këtij viti nga Banka e Shqipërisë mbi raportin e kredisë ndaj vlerës së disbursuar dhe mbi raportin e shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave në kreditë e reja për pasuritë e paluajtshme, u raportuan po ashtu nga bankat si faktorë që vepruan në kahun shtrëngues të standardeve të kreditimit. Për të blerë shtëpinë e parë, bankat tregtare nuk do të jepnin kredi më shumë se 85% të vlerës së banesës. Ndërkohë, për shtëpitë e dyta, bankat tregtare nuk do të jepnin kredi më shumë se 80% të çmimit të banesës. Kësti duhet të jetë 40% e të ardhurave të kredimarrësit për monedhën lekë dhe 35% për monedhën në valutë të huaj.

    Rreziku i perceptuar ndaj kolateralit, aftësia paguese e kredimarrësve dhe zhvillimet aktuale e të pritura në tregun e banesave ndikuan gjithashtu në shtrëngimin e standardeve.

    Për shkak të të ardhurave të disponueshme, historikut të punësimit dhe mungesës së kolateralit, bankat kanë refuzuar më shumë kredi. Megjithatë, edhe kërkesa e qytetarëve për kredi ishte në rënie, si në blerjen e banesave, ashtu edhe në financimin e konsumit.

    Faktorët që sollën rënien e kërkesës për kredi sipas gjykimit të bankave ishin nevojat më të ulëta në financimin për blerjen e banesave, zhvillimet aktuale e të pritura në tregun e banesave, përdorimi i burimeve alternative të financimit dhe kufizimet rregullatore që hynë në fuqi në korrik 2025.

    Në tremujorin e fundit të vitit, bankat presin që kërkesa për kredi të jetë më e ulët në kreditë për blerjen e banesave dhe më e lartë në kreditë konsumatore, me qëllim blerjen e mallrave dhe shërbimeve për konsum vetjak.

    Scan

  • Biznesi nga Kosova zgjerohet më tej në Shqipëri

    Biznesi nga Kosova zgjerohet më tej në Shqipëri

    Sipërmarrja nga Kosova po vazhdon të zgjerojë praninë e saj në tregun shqiptar.Në fillim të kësaj jave, shoqëria KAN shpk njoftoi publikisht blerjen e Global Fast Food Albania, kompanisë që zotëron të drejtën e markës globale të fast food-eve, KFC për Shqipërinë.KAN, nga ana e saj, zotëron të drejtat e kësaj marke për Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.Me blerjen e Global Fast Food Albania, KAN do të kontrollojë markën KFC edhe në tregun shqiptar.KAN është një kompani e regjistruar në Kosovë, me pronar të vetëm biznesmenin Fatmir Zymberi. Grupi i tij i biznesit është i pranishëm në Shqipëri prej vitesh, nëpërmjet kompanisë Scandinavian Living, që zotëron të drejtën e përdorimit të markës daneze Jysk për Shqipërinë dhe vende të tjera të rajonit.Me blerjen e Global Fast Food Albania, grupi i Fatmir Zymberit e zgjeron dhe e diversifikon më tej aktivitetin e tij në Shqipëri.Global Fast Food Albania zotërohej nga shoqëria e regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe, TP Investment Limited, ndërsa kishte pronarë kontrollues biznesmenë nga Gjeorgjia.Global Fast Food Albania e mbylli vitin 2024 me një xhiro totale në vlerën e 1.44 miliardë lekëve, në rritje me 18% krahasuar me një vit më parë. Fitimi neto arriti vlerën e afërsisht 141 milionë lekëve, gjithashtu në rritje, me 23% më shumë krahasuar me vitin 2023.Në fund të 2024, kompania zotëronte 13 restorante aktive në Shqipëri, nga të cilat 11 me markën KFC dhe dy të tjera me markën Pizza Hut.Kjo është blerja e tretë e rëndësishme e ndërmarrjeve kosovare në tregun shqiptar për këtë vit.Në muajin korrik, kompania nga Kosova, Viva Fresh, mbylli blerjen e zinxhirit të dytë më të madh të shitjeve me pakicë në Shqipëri, Spar Albania. Sipas kontratës së nënshkruar mes palëve, operacioni kishte vlerën e 36.4 milionë eurove.Viva Fresh zotëron rrjetin më të madh të shitjeve me pakicë në Kosovë dhe zotërohet nga biznesmeni Xhevdet Rexhepi. Rrjeti është i pranishëm në aktivitetin e shitjeve me pakicë në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, nëpërmjet markave Viva Fresh Store dhe Super Kit Go.Ndërsa në fillim të muajit shtator, kompania me kapital nga Kosova, ALBI Holding finalizoi blerjen e kompanisë së tregtimit të veshjeve, Fashion Group Albania (FGA), nga grupi shqiptar i biznesit Balfin. Vlera e transaksionit të shitblerjes ishte rreth 7.6 milionë euro. FGA ka për objekt kryesor aktiviteti importin dhe tregtimin e veshjeve dhe këpucëve, nëpërmjet rrjetit të saj të dyqaneve të markave ndërkombëtare Aldo, Carpisa, Cortefiel, Geox, Mango, Okaidi, Parfois, Prenatal, Springfield, Woman Secrets, brenda territorit të Shqipërisë.Shoqëria blerëse Albi Holding  është pjesë e Albi Group, që zotëron në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut rrjetin e dyqaneve të modës të disa markave ndërkombëtare.ALBI Holding zotërohet prej biznesmenëve nga Kosova Tahir Humolli, Sutki Humolli, Nexhat Humolli, Nehat Humolli dhe Betim Humolli.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se për 6-mujorin 2025 investimet nga Kosova në Shqipëri arritën vlerën e 63 milionë eurove, me një rritje prej 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Stoku i investimeve nga Kosova arriti në 485 milionë euro, në rritje vjetore me 35%Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave (INSTAT), në fund të vitit 2024 në Shqipëri vepronin 582 ndërmarrje aktive me kapital nga Kosova, duke përfshirë edhe ato me kapital të përbashkët.Numri i ndërmarrjeve me kapital nga Kosova është rritur me 12% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, në harkun e dekadës së fundit numri i këtyre bizneseve është rritur me 130%./ E.ShehuKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Kredi për shtëpi? Bankat bëhen më të rrepta, qytetarët përballen me refuzime rekord

    Kredi për shtëpi? Bankat bëhen më të rrepta, qytetarët përballen me refuzime rekord

    Bankat tregtare kanë hezituar t’i japin kredi qytetarëve gjatë tremujorit të tretë të vitit. Sipas vrojtimit të aktivitetit kreditues të Bankës së Shqipërisë, hezitimi i bankave u pasqyrua në standarde, kushte e terma kreditimi të shtrënguara, si edhe në numër më të lartë refuzimesh për kredi, sidomos në ato për blerjen e banesave.
    Kufizimet e vendosura në korrik të këtij viti nga Banka e Shqipërisë mbi raportin e kredisë ndaj vlerës së disbursuar dhe mbi raportin e shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave në kreditë e reja për pasuritë e paluajtshme, u raportuan po ashtu nga bankat si faktorë që vepruan në kahun shtrëngues të standardeve të kreditimit. Për të blerë shtëpinë e parë, bankat tregtare nuk do të jepnin kredi më shumë se 85% të vlerës së banesës. Ndërkohë, për shtëpitë e dyta, bankat tregtare nuk do të jepnin kredi më shumë se 80% të çmimit të banesës. Kësti duhet të jetë 40% e të ardhurave të kredimarrësit për monedhën lekë dhe 35% për monedhën në valutë të huaj.
    Rreziku i perceptuar ndaj kolateralit, aftësia paguese e kredimarrësve dhe zhvillimet aktuale e të pritura në tregun e banesave ndikuan gjithashtu në shtrëngimin e standardeve.
    Për shkak të të ardhurave të disponueshme, historikut të punësimit dhe mungesës së kolateralit, bankat kanë refuzuar më shumë kredi. Megjithatë, edhe kërkesa e qytetarëve për kredi ishte në rënie, si në blerjen e banesave, ashtu edhe në financimin e konsumit.
    Faktorët që sollën rënien e kërkesës për kredi sipas gjykimit të bankave ishin nevojat më të ulëta në financimin për blerjen e banesave, zhvillimet aktuale e të pritura në tregun e banesave, përdorimi i burimeve alternative të financimit dhe kufizimet rregullatore që hynë në fuqi në korrik 2025.
    Në tremujorin e fundit të vitit, bankat presin që kërkesa për kredi të jetë më e ulët në kreditë për blerjen e banesave dhe më e lartë në kreditë konsumatore, me qëllim blerjen e mallrave dhe shërbimeve për konsum vetjak.

  • Kryeqytetasit “çmenden” për banesa, 3 në 4 kredi shkojnë për të blerë shtëpi

    Kryeqytetasit “çmenden” për banesa, 3 në 4 kredi shkojnë për të blerë shtëpi

    Deri në fund të tremujorit të dytë të këtij viti, rreth 67% e kredive rezultojnë të jenë marrë nga qytetarët për blerjen e një shtëpie dhe vetëm 22% për financimin e konsumit, ndërsa pjesa e mbetur është marrë për arsye të tjera. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se raporti ndërmjet kredisë për pasuri të paluajtshme dhe asaj konsumatore nuk ka ndryshuar në tremujorin e dytë.
    Kredia për blerjen e një shtëpie vijon të dominojë në Shqipëri, sidomos në Tiranë me gati 170 miliardë lekë. Në kryeqytet, kërkesa për kredi me qëllim blerjen e një banese është më e lartë se në çdo qark tjetër të vendit, në krahasim me kredinë konsumatore.
    Korça është i vetmi qark në Shqipëri ku vlera e huasë për financimin e konsumit është thuajse e njëjtë me atë për blerje banese. Statistikat zyrtare tregojnë se 50% e kredive në Korçë janë për banesë dhe 46% për konsum. Ndërkohë, raporti është shumë më i thellë në Tiranë. Rreth 74% e huasë është për të marrë një shtëpi dhe 24% për të financuar konsumin.
    Po për sa i përket ritmit të rritjes?
    Nga tremujori i parë në të dytin, kredia konsumatore ka fituar më tepër terren. Referuar të dhënave nga Banka Qendrore, kredia për financimin e konsumit u rrit me gati 5.8%, ndërsa ajo për blerje banese me 5.2%.  Elbasani mban rekord në terma të rritjes për të dyja këto lloj kredish, ndjekur nga Tirana në rastin e kredisë për shtëpi.
    Në fillim të muajit maj, Banka e Shqipërisë mori një vendim ku parashikohej kufizimi i kredive që japin bankat ndaj qytetarëve për të blerë një shtëpi të parë ose të dytë. Nga 1 korriku ka nisur zbatimi i vendimit për vendosjen e tavaneve në vlerën e kredisë që japin bankat për blerjen e një shtëpie. Konkretisht, për të blerë shtëpinë e parë, bankat tregtare nuk do të jepnin kredi më shumë se 85% të vlerës së banesës.
    Pavarësisht kësaj, shifrat tregojnë se kredia për blerje banese nuk e ka frenuar shumë ritmin e rritjes.

  • Inter nuk pret gjatë, gati të bëjë që tani blerjen e parë për sezonin e ardhshëm

    Inter nuk pret gjatë, gati të bëjë që tani blerjen e parë për sezonin e ardhshëm

    28 Shtator 2025

    18:59

    Telesport

    Gjatë merkatos së verës, Inter huazoi në ditën e fundit Manuel Akanji nga Manchester City, në formë huazimi me të drejtë blerjeje për 15 milionë euro.
    Duke parë që anësori zviceran është përshtatur direkt, drejtuesit e klubit zikaltër nuk do të presin fundin e sezonit, por janë të gatshëm ta blejnë atë menjëherë, sipas asaj që raporton Fabrizio Romano.
    Deri tani, 30-vjeçari ka luajtur 4 ndeshje si titullar me ziklatrit, tre në Serie A dhe një në Champions League. Paraqitjet e tij në këto ndeshje kanë qenë të një niveli të lartë, gjë që ka bindur drejtuesit zikaltër të mendojnë blerjen përfundimtare të tij.