Tag: blerje

  • Pikiata/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

    Pikiata/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

    Sot, më 26 shtator 2025, dollari amerikan blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.6 lekë.
    Euro blihet me 96.5 lekë dhe shitet 97.3 lekë.
    Franga zvicerane këmbehet në blerje me 102.8 lekë, ndërsa në shitje me 103.9 lekë.
    Paundi britanik blihet me 110 lekë dhe shitet me 111.3 lekë.
    Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 58.9 lekë, ndërsa në shitje me 60.5 lekë.

  • Euro në pikiatë historike, Banka e Shqipërisë ndërhyn me blerje urgjente për të frenuar rënien

    Euro në pikiatë historike, Banka e Shqipërisë ndërhyn me blerje urgjente për të frenuar rënien

    Banka e Shqipërisë realizoi dy operacione për blerje të Euros në tregun valutor javën e kaluar. Në datën 17 shtator, Banka Qendrore realizoi blerje të drejtpërdrejta, me qëllim frenimin e rënies së mëtejshme të kursit të këmbimit, në ditën kur Euro preku një minimum të ri historik, në vlerën e 96.78 lekëve. Shuma e blerjeve direkte të valutës, si zakonisht, nuk është bërë publike.
    Ndërsa më datë 19 shtator, Banka e Shqipërisë organizoi edhe ankandin e radhës, të planifikuar, për blerje të Euros, në funksion të nevojave të rezervës valutore.
    Shuma e planifikuar për t’u blerë në raundin e parë të ankandit ishte mes 5 dhe 10 milionë eurove dhe Banka e Shqipërisë vendosi të blejë të plotë vlerën e sipërme të intervalit prej 10 milionë eurosh. Blerjet në raundin e parë u realizuan me një kurs që ishte në intervalin mes 96.89 dhe 97.03 lekëve. Kursi mesatar i ponderuar i blerjeve në raundin e parë ishte 96.98 lekë.
    Banka e Shqipërisë ushtroi edhe opsionin e blerjes në raundin e dytë, për një shumë shtesë prej 2.4 milionë eurosh, me kursin mesatar prej 96.98 lekësh.
    Oferta e paraqitur nga pjesëmarrësit në ankand ishte mjaft e lartë. Në raundin e parë, u paraqitën oferta totale në shumën e 20.8 milionë eurove.
    Gjatë vitit 2025, Banka e Shqipërisë ka programuar gjithsej 22 ankande për blerje valute dhe deri tani janë zhvilluar 17 prej tyre. Përqendrimi më i lartë i ankandeve ka qenë në muajt korrik-gusht, kur edhe oferta valutore është më e madhe. Gjithsej, Banka e Shqipërisë synon të blejë përmes ankandeve 270-350 milionë euro, ose 20 milionë euro më shumë krahasuar me objektivin e vitit 2024, si në intervalin e poshtëm, ashtu edhe në atë të sipërm.
    Deri tani, informacioni zyrtar për blerjet e këtij viti është i disponueshëm vetëm për tremujorin e parë, kur u blenë gjithsej 33.2 milionë euro. Megjithatë, pas tremujorit të dytë vlerësohet se volumi i blerjeve është rritur ndjeshëm, qoftë për shkak të shtimit së numrit të ankandeve të planifikuara, qoftë për shkak të rinisjes së operacioneve direkte për blerje valute, pas tremujorit të dytë.
    Rënia e Euros, “efekti sustë” dhe roli në rritje i pagesave me kartë
    Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të martën Euro u këmbye me 96.83 lekë, shumë afër minimumit historik prej 96.78 lekësh të datës 17 shtator. Agjentët e këmbimit valutor e shpjegojnë vazhdimin e rënies së Euros me ofertën e lartë të monedhës europiane.
    Gjithashtu, ata mendojnë se në treg krijohet herë pas here një i ashtuquajtur “efekt sustë”. Kjo ndodh kur një kërkesë e lartë për valutë sjell një rritje të përkohshme dhe afatshkurtër të kursit të Euros. Një gjë e tillë ndodhi në fund të muajit gusht dhe fillimit të muajit shtator, kur kursi i Euros u rrit deri afër kufirit të 98 lekëve, për shkak të blerjeve nga një kompani e madhe në vend.
    Pas përfundimit të këtij operacioni të madh blerjeje, kërkesa pësoi rënie të menjëhershme, duke krijuar një lloj efekti të lëshimit të sustës. Subjektet treguese (kryesisht banka tregtare) që kanë grumbulluar valutë kalojnë menjëherë në pozicion shitjeje dhe kjo shkakton një rënie të menjëhershme të kursit. Në rastin konkret, ky efekt duket se shkaktoi një rënie edhe më të fortë të kursit në raport me nivelet e mëparshme, të muajit gusht.
    Gjithashtu, agjentët shprehen se sezoni veror ka krijuar akumulime periodike të valutës së depozituar në banka nga klientët e tyre. Një efekt gjithnjë e më të madh, sipas bankierëve dhe agjentëve të këmbimit, kanë këmbimet automatike të lidhura me blerjet nëpërmjet kartave të pagesave në valutë të huaj. Rritja e përdorimit të kartave nga turistët e huaj ka sjellë prurje të mëdha këmbimesh të Euros për bankat tregtare dhe është bërë një faktor me ndikim të konsiderueshëm në kursin e këmbimit.
    Nga ana tjetër, politika fiskale e qeverisë vazhdon të luajë një rol shtesë në shtrëngimin e ofertës së Lekut dhe mbiçmimin e monedhës vendase. Për 8-mujorin 2025, buxheti ishte në suficit të bollshëm prej më shumë se 41 miliardë lekësh. Megjithatë, sucifiti ka rënë me afërsisht 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
    Pavarësisht se kursi Euro-Lek po vazhdon të bjerë, ritmi vjetor i rënies tashmë është reduktuar ndjeshëm. Aktualisht, rënie vjetore e kursit të Euros është pranë nivelit të 2%, nga afërsisht 7% që kishte qenë rënia vjetore një vit më parë./Monitor

  • A po përgatitet Serbia për luftë?

    A po përgatitet Serbia për luftë?

    Edhe pse presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Serbia nuk po përgatitet për luftë, një analizë e veprimeve të fundit ushtarake dhe politike tregon një rritje të ndjeshme të kapaciteteve ushtarake dhe një retorikë të tensionuar.

    Këto veprime sugjerojnë një përgatitje për t’u bërë më e fortë dhe më e aftë për të projektuar forcën, pa e deklaruar haptazi një qëllim lufte.

    Serbia ka kryer investime masive në modernizimin e ushtrisë së saj, duke bërë blerje të rëndësishme armësh nga burime të ndryshme.

    Blerje nga Izraeli

    Serbia ka nënshkruar një marrëveshje me vlerë 1.64 miliardë dollarë me kompaninë izraelite të mbrojtjes Elbit Systems.

    Paketa përfshin sisteme artilerie me rreze të gjatë veprimi, dronë, sisteme luftarake elektronike, dhe pajisje vëzhgimi.

    Blerje nga Franca

    Është bërë marrëveshja për blerjen e 12 avionëve luftarakë “Rafale” nga Franca, një investim i rëndësishëm që do të forcojë ndjeshëm forcën ajrore serbe.

    Blerje nga Kina dhe Rusia

    Serbia është vendi i parë evropian që operon me armë kineze si sistemet kundërajrore FK-3 (varianti i eksportit të HQ-22) dhe dronë.

    Ajo vazhdon gjithashtu të blejë pajisje nga Rusia. Kjo tregon një strategji të balancuar, duke shmangur varësinë nga një furnizues i vetëm.

    Një hap tjetër thelbësor është plani për të rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak për 75 ditë.

    Kjo masë synon të rrisë numrin e rezervistëve të stërvitur dhe të rinovojë radhët e ushtrisë, duke e bërë atë më të gatshme në rast të një konflikti të mundshëm.

    Serbia ka kryer stërvitje të shpeshta ushtarake, shpesh në afërsi të kufirit me Kosovën, duke mbajtur një shkallë të lartë gatishmërie luftarake. Këto stërvitje shërbejnë si një mesazh i qartë për fqinjët e saj.

    Retorika e liderëve serbë, si ajo e Vuçiqit që thekson se Serbia “nuk do të hyjë në luftë, por do të presë momentin për veprimin e saj politik,” sugjeron një gatishmëri për të vepruar në rast se e shohin të nevojshme.

    Këto veprime, së bashku me blerjet e mëdha të armëve dhe modernizimin e ushtrisë, krijojnë një atmosferë tensioni dhe sugjerojnë se Serbia po forcon aftësitë e saj për t’u bërë një fuqi ushtarake më e madhe në Ballkan, pavarësisht deklaratave zyrtare. / Nga Altin Kurti

  • NË PIKIATË/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

    NË PIKIATË/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

    Sot, më 17 shtator 2025, dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me 82.7 lekë.
    Euro blihet me 96.3 lekë dhe shitet 97.2 lekë.
    Franga zvicerane këmbehet në blerje me 102.6 lekë, ndërsa në shitje me 103.9 lekë.
    Paundi britanik blihet me 110.4 lekë dhe shitet me 112 lekë.
    Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 58.8 lekë, ndërsa në shitje me 60.5 lekë.

  • Metoda japoneze: Si të kurseni 35% të pagës suaj çdo muaj

    Metoda japoneze: Si të kurseni 35% të pagës suaj çdo muaj

    Metoda japoneze 100-vjeçare që mund t’ju ndihmojë të kurseni deri në 35% të pagës çdo muaj
    Kur muaji përfundon, shpesh ndodh që edhe paga të ketë “mbaruar” shumë më herët se sa prisnim. Shpenzimet e padukshme dhe blerjet impulsive janë arsyet kryesore që paratë na zhduken pa kuptuar. Por një metodë e lashtë japoneze mund të bëjë ndryshimin.
    Kakeibo – një teknikë financiare mbi 100 vjeçare, është kthyer në një nga mënyrat më të thjeshta, por më efektive për të kontrolluar financat personale dhe për të kursyer deri në 35% të të ardhurave mujore, sipas CNBC.

    Si funksionon?Në fund të çdo muaji, thjesht merrni pak kohë për të shkruar me dorë të gjitha shpenzimet tuaja. Kjo praktikë ndihmon në rritjen e vetëdijes për mënyrën se si shpenzoni dhe ju shtyn të analizoni ku kanë shkuar paratë — dhe më e rëndësishmja, cilat prej tyre ishin të panevojshme.
    Pse me dorë?Hulumtimet kanë treguar se të shkruarit me dorë ndihmon në përqendrim dhe vetë-reflektim më të thellë. Kjo ndihmon për të identifikuar zakonet e dëmshme financiare dhe për t’i përmirësuar ato.
    Pyetjet që duhet t’i bëni vetes përpara çdo blerjeje sipas Kakeibo:

    A mund të jetoj pa këtë artikull?
    A do ta përdor vërtet?
    A kam vend për të?
    Si e pashë? Ishte blerje nga mërzia?
    Si ndihem sot emocionalisht? (Ndikon në vendimin?)
    Si do të më bëjë të ndihem kjo blerje, dhe për sa kohë?

    Kakeibo gjithashtu ndihmon në ndarjen e shpenzimeve në 4 kategori kryesore:
    Shpenzime jetese (qira, ushqim, transport)
    Shpenzime opsionale (restorante, argëtim)
    Shpenzime kulturore/qytetërimi (librat, edukimi)
    Shpenzime shtesë (blerje të papritura, dhurata)
    Për ata që preferojnë një qasje më digjitale, ekzistojnë edhe formate në Excel të Kakeibo, që mund të përdoren për të organizuar më mirë buxhetin personal.
    /vizionplus.tv

  • “Zhegrova është një super blerje”, ish-lojtari i bardhezinjve: Tani Juventusi nuk mund të ankohet më për sulmin

    “Zhegrova është një super blerje”, ish-lojtari i bardhezinjve: Tani Juventusi nuk mund të ankohet më për sulmin

    Juventusi përforcoi sulmin në ditët e fundit të merkatos, duke shtuar cilësinë me blerje si Zhegrova dhe Openda. Ish-futbollisti i bardhezinjve, Mark Juliano, ka duartrokitur merkaton e bërë nga “zonja e vjetër”. Juliano ka thënë për “TuttoJuve.com” se Zhegrova është një super nënshkrim dhe se Juventusi nuk mund të ankohet më për repartin ofensiv.
    “Për mua, Zhegrova është një super nënshkrim. Nuk ishte e lehtë të gjeja një lojtar që mund ta tejkalonte lehtësisht një kundërshtar. Openda është gjithashtu një blerje e shkëlqyer. Ai është një lojtar i plotë dhe i ka golat në ADN-në e tij. Ata janë dy lojtarë cilësorë që do ta thellojnë më tej këtë skuadër. Juventusi sigurisht që nuk mund të ankohet në sulm tani”, është shprehur Mark Juliano./Sport Ekspres/

  • Maresca: Garnacho blerje e goditur, gjendja e Palmer do të vlerësohet ditë pas dite

    Maresca: Garnacho blerje e goditur, gjendja e Palmer do të vlerësohet ditë pas dite

    2 Shtator 2025

    11:54

    Telesport

    Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, pasi kanë përfunduar tri javët e para të Premier League ka bërë një vlerësim të skuadrës. Sidomos edhe pas blerjeve të fundit, ku spikat ardhja e Alejandro Garnacho nga Manchester United.
    “Ai tashmë është këtu. Është e qartë se pozicioni i tij natyror është si sulmues krahu dhe e shoh atje. Një lojtar i rëndësishëm, një blerje e goditur e klubit, që shpresoj të na ndihmojë shumë”, deklaroi Enzo Maresca.
    Në lidhje me largimin e Christopher Nkunku te Milan, trajneri italian komentoi: “Christo është një profesionist i jashtëzakonshëm, por problemi është se Cole është në pozicionin e tij, kështu që është e vështirë për atë të gjente hapësira“.
    “Për sa i përket Palmer, ai do të vlerësohet ditë pas dite. Shpresoj që këto dy javë pushim do t’i japin kohën e mjaftueshme për të rikuperuar. Ai është shumë i rëndësishëm për ne”, deklaroi Enzo Maresca.

  • De Laurentiis: Kemi bërë blerje të rëndësishme, pres që lojtarët ta nderojnë këtë fanellë

    De Laurentiis: Kemi bërë blerje të rëndësishme, pres që lojtarët ta nderojnë këtë fanellë

    2 Shtator 2025

    12:14

    Telesport

    Napoli ka mbyllur merkaton e verës me dy blerje të rëndësishme: Rasmus Hojlund dhe Eljif Elmas. I pari rikthehet në Serie A pas eksperiencës me Atalanta dy vite më parë, ndërsa i dyti ka luajtur edhe më parë me kampionët e Italisë.
    Dy afrime që rritin ndjeshëm potencialin e skuadrës së trajnerit Antonio Conte, që këtë sezon luan në tri fronte: Kampionat, Kupë dhe Champions League. “Mendoj se kemi bërë një merkato të mirë këtë verë”, tha presidenti Aurelio de Laurentiis.
    “Jo vetëm me blerjet e fundit por edhe me afrimet e kryera më herët. Do të jetë një sezon më i vështirë, ndaj duhet një ekip më kompetitiv. Pres që skuadra ta nderojë këtë fanellë, në Itali dhe Europë”, tha presidenti i Napoli.

  • Bie me 37% kredia për blerje banese në korrik, bankat tregohen “dorështrënguara” pas kufizimeve të BSH-së

    Bie me 37% kredia për blerje banese në korrik, bankat tregohen “dorështrënguara” pas kufizimeve të BSH-së

    Epoka e kredive sa 90% apo 100% e vlerës së pronës duket se mbaroi. Menjëherë pas hyrjes në fuqi të vendimit të Bankës së Shqipërisë për kufizimin e huave me qëllim blerje banese, vlera e huasë ka rënë me 37% nga muaji qershor në muajin korrik. Në total në korrik bankat kanë aprovuar vetëm 46.6 milionë euro kredi të reja për blerje banese, me rënie prej 27.4 milionë euro krahasuar me muajin qershor po të këtij viti, kur u miratuan gati 74 milionë euro kredi për të blerë banesë. Më 1 korrik në të gjithë sektorin bankar nisi zbatimi i vendimit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që kufizon kredidhënien për blerje banese në disa tavane.
    85% të vlerës së pronës mund të financojë banka nëse është banesë e parë dhe huaja kërkohet në lekë, dhe për këtë kësti mujor nuk mund të jetë më shumë se 40% e të ardhurave të kredimarrësit. Ndërsa për shtëpinë e dytë e në vijim kredia ulet në 80% të vlerës së saj dhe kësti maksimumi sa 35% e të ardhurave mujore. Pra kur banesa kushton 100 mijë euro, nëse kredia kërkohet në lekë, banka të financon maksimumi 85 mijë euro me kredi. Ndërsa kësti mujor varet tërësisht nga e ardhura mujore, nëse është 1000 euro në muaj, kësti do jetë maksimumi 400 euro. Duke limituar këstin mujor të kredimarrësit, ulet edhe vlera e kredisë pasi maksimumi shlyerjes së saj është 30 vite.
    Kurse për huatë në monedhë të huaj, financimi për banesën e parë ulet në 75% dhe kësti mujor 35%, ndërsa për shtëpinë e dytë e në vijim kredia mbulon vetëm 70% të vlerës që ka prona dhe kësti jo më shumë se 30% të ardhurave mujore të kredimarrësit. Ky kufizim u bë sipas bankave për të kthyer në normalitet çmimet e pronave pasi gjykohet se shtrenjtimi i tyre është mbështetur edhe nga rritja e shpejtë e kredisë për blerjen e tyre, por edhe për të mbrojtur vetë bankat nga ekspozimi i lartë në sektorin e pasurive të paluajtshme.

  • Raporti/ Bie me 37% kredia për blerje banese në korrik, bankat tregohen ‘dorështrënguara’ pas kufizimeve të BSH-së

    Raporti/ Bie me 37% kredia për blerje banese në korrik, bankat tregohen ‘dorështrënguara’ pas kufizimeve të BSH-së

    Vendimi i Bankës së Shqipërisë për të kufizuar vlerën e kredive për banesave, u reflektua menjëherë në muajin e parë që hyri në fuqi. Pas muajve në rritje, vlera e kredive për blerje banese ka shënuar rënie në korrik. Bankat dhanë 27.4 milionë euro më pak kredi për shtëpi

    ***
    Epoka e kredive sa 90% apo 100% e vlerës së pronës duket se mbaroi! Menjëherë pas hyrjes në fuqi të vendimit të Bankës së Shqipërisë për kufizimin e huave me qëllim blerje banese, vlera e huasë ka rënë me 37% nga muaji qershor në muajin korrik.

    Në total në korrik bankat kanë aprovuar vetëm 46.6 milionë euro kredi të reja për blerje banese, me rënie prej 27.4 milionë euro krahasuar me muajin qershor po të këtij viti, kur u miratuan gati 74 milionë euro kredi për të blerë banesë.

    Më 1 korrik në të gjithë sektorin bankar nisi zbatimi i vendimit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që kufizon kredidhënien për blerje banese në disa tavane.

    85% të vlerës së pronës mund të financojë banka nëse është banesë e parë dhe huaja kërkohet në lekë, dhe për këtë kësti mujor nuk mund të jetë më shumë se 40% e të ardhurave të kredimarrësit.

    Ndërsa për shtëpinë e dytë e në vijim kredia ulet në 80% të vlerës së saj dhe kësti maksimumi sa 35% e të ardhurave mujore.

    Pra kur banesa kushton 100 mijë euro, nëse kredia kërkohet në lekë, banka të financon maksimumi 85 mijë euro me kredi. Ndërsa kësti mujor varet tërësisht nga e ardhura mujore, nëse është 1000 euro në muaj, kësti do jetë maksimumi 400 euro. Duke limituar këstin mujor të kredimarrësit, ulet edhe vlera e kredisë pasi maksimumi shlyerjes së saj është 30 vite.

    Kurse për huatë në monedhë të huaj, financimi për banesën e parë ulet në 75% dhe kësti mujor 35%, ndërsa për shtëpinë e dytë e në vijim kredia mbulon vetëm 70% të vlerës që ka prona dhe kësti jo më shumë se 30% të ardhurave mujore të kredimarrësit.

    Ky kufizim u bë sipas bankave për të kthyer në normalitet çmimet e pronave pasi gjykohet se shtrenjtimi i tyre është mbështetur edhe nga rritja e shpejtë e kredisë për blerjen e tyre, por edhe për të mbrojtur vetë bankat nga ekspozimi i lartë në sektorin e pasurive të paluajtshme.

    KREDIA PËR BLERJE BANESE

    Qershor 2025        74 mln euro

    Korrik 2025       46.6 mln euro

    Rënia                -27.4 mln euro

    TAVANET PËR BLERJE BANESE (KREDI NË LEKË)

    Banesa 1            85% kredi

    Kësti i kredisë     deri 40% e të ardhurave

    Banesa 2 +        80% kredi

    Kësti i kredisë      deri 35% e të ardhurave

    TAVANET PËR BLERJE BANESE (KREDI NË VALUTË)

    Banesa 1                75% kredi

    Kësti i kredisë      deri 35% e të ardhurave

    Banesa 2 +            70% kredi

    Kësti i kredisë      deri 30% e të ardhurave