Tag: blerës

  • Trump: Kam gjetur blerës për TikTok, do të zbulohet brenda dy javësh

    Trump: Kam gjetur blerës për TikTok, do të zbulohet brenda dy javësh

    Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se është gjetur një blerës për platformën TikTok.

    Lajmi u bë publik këtë të diel në një intervistë për emisionin Sunday Morning Futures në rrjetin Fox News.
    “Kemi një blerës për TikTok. Do të bëhet publik brenda dy javësh”, u shpreh Trump, pa dhënë më shumë detaje.

    Kujtojmë se SHBA ka vendosur një afat për shitjen e TikTok, i cili skadon më 17 shtator, në kuadër të shqetësimeve të administratës amerikane për sigurinë kombëtare dhe mbledhjen e të dhënave nga aplikacioni në pronësi kineze.

  • “Kemi gjetur një blerës për TikTok”, Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj më shumë detaje

    “Kemi gjetur një blerës për TikTok”, Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj më shumë detaje

    A ka gjetur më në fund qeveria amerikane një rrugëdalje nga “gjemba” TikTok? Presidenti amerikan, Donald Trump i cili e shtyu mbylljen e aplikacionit me qëllim që “të gjente një grup të aftë për ta marrë nën kontrolli”, njoftoi se kishte gjetur një blerës për gjigantin e mediave sociale.

    “Kemi një blerës për TikTok”, tha sot Presidenti i SHBA-së Donald Trump në një intervistë me kanalin Fox News.
    “Është një grup njerëzish shumë të pasur”, tha ai.
    Edhe pse nuk dha detaje të mëtejshme mbi këtë çështje, ai u premtoi shikuesve se do të zbulonin më shumë “brenda dy javësh”.

    🚨BREAKING: President Trump just announced he has a BUYER FOR TIKTOK and will reveal them in “about two weeks.”
    President Trump saved TikTok.
    Another reason Gen-Z loves Trump.pic.twitter.com/ACYtm4LpQC
    — Bo Loudon (@BoLoudon) June 29, 2025

    E ardhmja e faqes së rrjeteve sociale në Shtetet e Bashkuara ka qenë jashtëzakonisht e pasigurt, pasi një ligj i miratuar nga Kongresi kërcënoi TikTok me një ndalim të plotë nëse ByteDance, pronari i saj kinez, do të mbante kontrollin.
    Aplikacioni u bllokua përkohësisht më 19 janar, datën e ultimatumit të parë. Që atëherë, qeveria amerikane e ka shtyrë vazhdimisht vendosjen e ndalimit të TikTok.

    Top Channel

  • Trump i vendos afat TikTok-ut, pronar jo-kinez deri më 5 prill ose do të mbyllet në SHBA

    Trump i vendos afat TikTok-ut, pronar jo-kinez deri më 5 prill ose do të mbyllet në SHBA

    Marrëveshja për të shitur TikTok nga kompania e saj mëmë kineze tek një blerës jo-kinez do të arrihet para së shtunës, tha presidenti amerikan, Donald Trump.

    Presidenti ka vendosur një afat më 5 prill në janar që TikTok të gjejë një blerës jo-kinez ose do të përballet me mbyllje në SHBA për arsye sigurie kombëtare, që do të hyjë në fuqi këtë muaj sipas ligjit të vitit 2024.
    “Ne kemi shumë blerës potencialë”, u tha Trump gazetarëve në Air Force One.
    “Ka një interes të jashtëzakonshëm për TikTok, unë do të doja që TikTok të vazhdojë akoma”

    Top Channel