Tag: blerë

  • Alibeaj: Berisha dhe Rama bënë pazare me Kodin Zgjedhor, vota e Diasporës e blerë dhe e paligjshme, duhej votim elektronik! Nura: Zgjedhjet s’do kenë probleme

    Alibeaj: Berisha dhe Rama bënë pazare me Kodin Zgjedhor, vota e Diasporës e blerë dhe e paligjshme, duhej votim elektronik! Nura: Zgjedhjet s’do kenë probleme

    Deputeti Enkelejd Alibeaj, njëkohësisht themelues i ‘Djathtas 1912’ dhe pjesë e koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, akuzon PS dhe PD si autorët e ndryshimeve skandaloze në Kodin Elektoral, duke bërë pazare, bashkuar votat dhe mbyllur listat për zgjedhjet e 11 majit.

    Ai dha edhe shpjegimet sesi kur kishte qenë në Parlament, por edhe në Komisionin e negociatorëve, ishte shprehur gjithnjë kundër, duke nënvizuar defektet, sikurse edhe për votën e diasporës. Alibeaj shprehet se vota e emigrantëve është tashmë e blerë me lekë, e diktuar, jo e fshehtë dhe me shkelje të hapura të ligjit. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Sipasa tij, në mënyrë që ta kontrollonin vetë dy forcat e mëdha, nuk pranuan as propozimin e tij për votimin elektronik të emigrantëve.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    “Vota e diasporës e kam thënë që seancën e fundit të vitit të kaluar kur u votua; ‘është votë me para, e blerë, e diktuar’. I kam thënë edhe Celibashit, dhe ai ka thënë se është zgjedhje e Ramës dhe Berishës, jo e tij. Thuhet votë e fshehtë, por vetëm e fshehtë nuk është. Pra vota e shqiptarëve emigrantë as garantohet, as sigurohet, mund të votohet edhe familjarisht. Por edhe fakti se ligji penal shqiptar për blerjen e votës nuk aplikohet në një vend tjetër. Por nuk më hiqet nga mendja se të gjithë njerëzit e pushtetit u lëshuan për votën e diasporës, për regjistrimet, qofshin edhe ata të PD-së. Kjo është e paligjshme, është e dënueshme. U detyrua KQZ që të bënte ndërhyrje që regjistrimi të bëhej vetëm nga komisioneri i KQZ dhe asnjë tjetër”, tha ai.

    Ndërsa rrëfeu edhe kulisat e dikurshme politike mes forcave të mëdha në kurriz të votave dhe shqiptarëve, kurse tani kanë vënë në dispozicion edhe 9,2 mln euro nga taksat e shqiptarëve. Ndaj sipas tij, duhej votimi elektronik, që i jepte fund dyshimeve.

    “Personalisht kur kam qenë në komision, kam dhënë si zgjidhje për diasporën, sikurse edhe brenda, votimin elektronik. A e patë sesa po paguhen për votën e diasporës? Janë të paktën 9,2 milionë euro! Diaspora duhet të ketë përfaqësuesit e vetë edhe në listat e deputetëve, ata duhet të jenë të përfaqësuar. Ne kemi zgjedhur të mos shkojmë për fushatë, edhe për shkak të buxhetit. Ne kemi 13 kandidatë që vijnë nga Diaspora. Kandidati i diasporës duhet të jenë atje”, tha themeluesi i ‘Djathtas 1912’ për Report Tv.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Kurse gazetari Artur Nura, tha se është pozitive që bëhen spote ku paralajmërohen qytetarë dhe zyrtarë që të mos blejnë e shesin votën, pasi do ndëshkohen. Ai shtoi se tani ka edhe instrument të shtuar për hetimin e tyre nga Prokuroria e Posaçme dhe task-forca e ngritur, ndaj beson se fenomeni do jetë pak ose aspak i pranishëm.

    “Fakti që po bëhen spote, me task-forcën e Prokurorisë dhe instrumentin plus të ndërkombëtarëve, mendoj se do ketë zgjedhje më ‘fair’. Pra i thuhet qytetarëve dhe të gjithëve që kush shet e ble votën, ndëshkohet”, u shpreh gazetari.

    Report Tv

  • Amazon bën ofertë për blerjen e TikTok në SHBA

    Amazon bën ofertë për blerjen e TikTok në SHBA

    Raportohet se gjiganti Amerikan e-commerce Amazon është në bisedime për të blerë TikTok përpara se urdhri për ndalimin e platformës të hyjë në fuqi.

    Sipas New York Times një distributor ka bërë një ofertë të minutës së fundit për të blerë aplikacionin dhe ka vënë në dijeni zëvendës presidentin Amerikan JD Vance si dhe Sekretarin e Tregtisë Howard Lutnick për këtë lëvizje.
    Nuk është e qartë pse Amazon ka bërë një ofertë të minutës së fundit ndërsa TikTok përballet me një bllokim tjetër më 5 Prill nëse nuk bën një marrëveshje. Por presidenti Trump ka sinjalizuar se mund ta shtyjë këtë afat nëse lind nevoja.

    Amazon kështu i bashkohet disa kompanive dhe investitorëve të tjerë të cilët kanë dërguar propozime. Mes tyre është YouTuberi i famshëm MrBeast, bashkëthemeluesi i Reddit Alexis Ohanian dhe Perplexity AI.
    Edhe me afatin vetëm disa ditë larg, ne ende nuk e dimë saktësisht se kur do të merret një vendim për të ardhmen e TikTok. Trump ka thënë se dëshiron të shpallë një marrëveshje përpara afatit të së shtunës. /PCWorld Albanian

  • “S’ke të drejtë të flasësh”, Xhaferri sfidon Ramën: Larg duart nga FRPD,  ti je përgjegjës për ikjen e tyre nga vendi

    “S’ke të drejtë të flasësh”, Xhaferri sfidon Ramën: Larg duart nga FRPD, ti je përgjegjës për ikjen e tyre nga vendi

    Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike ka reaguar ditën e sotme pasi Kryeministri Edi Rama u shpreh në rubrikën e mëngjesit ‘Sy më sy’, se ka marrë një impakt pozitiv nga të rinjtë e FRPD Vlorë që kanë vendosur të punojnë me kreun e PS këtë fushatë.
    Xhaferri ka thënë se Rama sipas tij duhet t’i lërë të rinjtë e FRPD-së duke qenë se sipas tij si ka lënë mundësi të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri.
    Reagimi i Xhaferrit:Kreu i Narkosulltanit në rubrikën sy n’sy me patronazhistët u ndal sërish te FRPD, pasi për FRESH nuk ka çfarë flet se e ka shkrirë.
    Nuk mund të flasësh ti për të rinjtë pasi si askush tjetër ke kontribuar në eksodin e tyre dhe prej 8 vitesh me projektin tënd të pastrimit të parave i ke privuar nga mundësia për të blerë një pronë, si bazë për të ndërtuar të ardhmen.
    Të rinjtë e FRPD, FRESSH, LRI, e të rinjtë shqiptarë duhet të futen 70 vite kredi në bankë për të blerë një pronë se ti pastrimin e parave në ndërtim e ke kthyer në sipërmarrje private që kur ke qenë në krye të Bashkisë.
    Së fundmi dhe leje për kulla në bregdet për një grup kriminal në Durrës dhe për një trafikant në Vlorë që ishte pjesë e tragjedisë së 9 Janarit.
    Projektit tënd të pastrimit të parave në ndërtim ne do ti përgjigjemi me projektin “Një çati për çdo çift të ri” që do ndihmojë të rinjtë për të blerë një pronë duke u akorduar një grant 30 mijë euro!