Çmimet e apartamenteve në Tiranë në nivele rekord, blerja e një shtëpie kërkon mbi 18 vite punë
Çmimet e larta të apartamenteve dhe të ardhurat e ulëta të shqiptarëve vijojnë ta rendisin Tiranën ndër pesë qytetet më të shtrenjta të Europës për përballueshmërinë e blerjes së një prone.
Sipas të dhënave të Numbeo-s, nëse për të blerë vjet një apartament në Tiranë nevojiteshin 15.3 vite, deri në 6-mujorin e parë të 2025, indeksi i përballueshmërisë së blerjes së apartamentit është rritur me rreth 3 vite.
Në Tiranë duhen 18 vite për të blerë një apartament sipas të dhënave të Numbeo-s të publikuara për 6-mujorin e parë të 2025-s.
Në renditjen botërore, Tirana pozicionohet në vendin e 37-të, me 18 vite për blerjen e një apartamenti.
Ndër qytetet europiane me indeksin më të lartë të përballueshmërisë për blerjen e një prone është kryeqyteti i Portugalisë, Lisbona, me 19.8 vite, Londra me 19.2 vite, Spliti dhe Tirana me 18 vite, më pas renditet Beogradi me 16.6 vite dhe Parisi me 15.3 vite.
Në vitin 2025, Tirana tejkalon Milanon, një ndër qytetet më të shtrenjta në Europë, për përballueshmërinë e blerjes së një prone.
Në Milano nevojiten 16 vite për të blerë një apartament. Në vitet 2023-2024, Milano renditej pas Tiranës me 17 deri në 19 vite për të blerë një apartament, ndërsa në Tiranë duheshin 2 deri në 3 vjet më pak.
Në renditjen botërore për 6-mujorin e parë 2025, qyteti më i shtrenjtë në botë për të blerë një apartament vijon të mbetet Xiamen në Kinë përkatësisht me 40.1 vite.
Në vitin 2024, qyteti më i shtrenjtë në Europë është Lisbona me 19.5 vite, e ndjekur nga Parisi dhe Spliti me 17.8 vite. Pas tyre vjen Milano me 16.3 vite. Tirana ashtu si në 2023 vijoi të renditet pas Milanos për apartamentet më të shtrenjta në Europë.
Në vitin 2023, qyteti më i shtrenjtë në Europë ishte Parisi me 20.2 vite, i ndjekur nga Lisbona me 19.6 vite, Dubrovniku dhe Praga me 19.3 vite, Milano me 19 vite dhe Tirana me 17.5 vite.
Një tregues i ngjashëm për përballueshmërinë e blerjes së një apartamenti në Tiranë është përllogaritur edhe nga “Monitor” mbështetur nga formula e prezantuar në raportin e “Deloitte” që mat se sa paga vjetore reale bruto duhen për të blerë një apartament të ri, me një madhësi standarde prej 70 metra katror.
Duke i përshtatur këto të dhëna me Tiranën, llogaritet se për të blerë një apartament 70 metër katror nevojiten 19 paga vjetore reale bruto.
Sipas të dhënave të mbledhura nga zyrat kombëtare të “Deloitte”, qyteti më pak i përballueshëm në këtë sondazh është Amsterdami, ku banorëve u nevojiten 15.4 paga mesatare bruto vjetore për të blerë një apartament 70 m² – një rritje e lehtë prej 0.3% krahasuar me një vit më parë.
Pas tij renditet Athina, me 15.3 paga vjetore, ndërsa në vendin e tretë është Praga, ku duhen 15 paga vjetore për një banesë të ngjashme.
Në nivelin vijues të përballueshmërisë (14.0 – 14.9 paga vjetore) renditen qytete si Košice (14.2) dhe Brno (14.0). Në grupin tjetër, me 12.0–13.9 paga vjetore, bëjnë pjesë Banská Bystrica (12.😎 dhe Bratislava (12.3).
Qytetet ku përballueshmëria llogaritet mes 10.0 dhe 11.9 pagave vjetore përfshijnë Lubjanën (11.7), Selanikun (11.4), Budapestin (11.4), Ostravën (10.9), Londrën e brendshme (10.😎 dhe Roterdamin (10.1).
Në skajin më të përballueshëm të spektrit, banorët e Odense në Danimarkë dhe Torinos në Itali kanë nevojë vetëm për 4.9 paga mesatare bruto vjetore për të blerë një apartament të ri – duke i bërë këto qytete më të përballueshmet në krahasim.
Të tjera qytete me përballueshmëri relativisht të lartë janë Mançesteri (5.3), Aarhus (5.😎 dhe Katowice (7.1).
Sipas raportit, është e rëndësishme të theksohet se përballueshmëria e strehimit formësohet jo vetëm nga çmimet e pasurive të paluajtshme, por edhe nga niveli i pagave lokale.
Në disa raste, edhe qytetet me çmime të larta mund të ofrojnë përballueshmëri më të mirë falë rritjes së të ardhurave mesatare.
Për këtë arsye, balanca mes rritjes së të ardhurave dhe inflacionit të kostos së banesave mbetet një faktor thelbësor që përcakton aksesin në strehim në mbarë Europën./Monitor
Tag: blerë
-

Çmimet e apartamenteve në Tiranë në nivele rekord, blerja e një shtëpie kërkon mbi 18 vite punë
-

Indeksi i Numbeo-s: Nga 15.3 vite për të blerë vjet një shtëpi në Tiranë duhen 18 vite në 2025
Çmimet e larta të apartamenteve dhe të ardhurat e ulëta të shqiptarëve vijojnë ta rendisin Tiranën ndër pesë qytetet më të shtrenjta të Europës për përballueshmërinë e blerjes së një prone.Sipas të dhënave të Numbeo-s, nëse për të blerë vjet një apartament në Tiranë nevojiteshin 15.3 vite, deri në 6-mujorin e parë të 2025, indeksi i përballueshmërisë së blerjes së apartamentit është rritur me rreth 3 vite.Në Tiranë duhen 18 vite për të blerë një apartament sipas të dhënave të Numbeo-s të publikuara për 6-mujorin e parë të 2025-s.Në renditjen botërore, Tirana pozicionohet në vendin e 37-të, me 18 vite për blerjen e një apartamenti.Ndër qytetet europiane me indeksin më të lartë të përballueshmërisë për blerjen e një prone është kryeqyteti i Portugalisë, Lisbona, me 19.8 vite, Londra me 19.2 vite, Spliti dhe Tirana me 18 vite, më pas renditet Beogradi me 16.6 vite dhe Parisi me 15.3 vite.Në vitin 2025, Tirana tejkalon Milanon, një ndër qytetet më të shtrenjta në Europë, për përballueshmërinë e blerjes së një prone.Në Milano nevojiten 16 vite për të blerë një apartament. Në vitet 2023-2024, Milano renditej pas Tiranës me 17 deri në 19 vite për të blerë një apartament, ndërsa në Tiranë duheshin 2 deri në 3 vjet më pak.Në renditjen botërore për 6-mujorin e parë 2025, qyteti më i shtrenjtë në botë për të blerë një apartament vijon të mbetet Xiamen në Kinë përkatësisht me 40.1 vite.Në vitin 2024, qyteti më i shtrenjtë në Europë është Lisbona me 19.5 vite, e ndjekur nga Parisi dhe Spliti me 17.8 vite. Pas tyre vjen Milano me 16.3 vite. Tirana ashtu si në 2023 vijoi të renditet pas Milanos për apartamentet më të shtrenjta në Europë.Në vitin 2023, qyteti më i shtrenjtë në Europë ishte Parisi me 20.2 vite, i ndjekur nga Lisbona me 19.6 vite, Dubrovniku dhe Praga me 19.3 vite, Milano me 19 vite dhe Tirana me 17.5 vite.Një tregues i ngjashëm për përballueshmërinë e blerjes së një apartamenti në Tiranë është përllogaritur edhe nga “Monitor” mbështetur nga formula e prezantuar në raportin e “Deloitte” që mat se sa paga vjetore reale bruto duhen për të blerë një apartament të ri, me një madhësi standarde prej 70 metra katror.Duke i përshtatur këto të dhëna me Tiranën, llogaritet se për të blerë një apartament 70 metër katror nevojiten 19 paga vjetore reale bruto.Sipas të dhënave të mbledhura nga zyrat kombëtare të “Deloitte”, qyteti më pak i përballueshëm në këtë sondazh është Amsterdami, ku banorëve u nevojiten 15.4 paga mesatare bruto vjetore për të blerë një apartament 70 m² – një rritje e lehtë prej 0.3% krahasuar me një vit më parë.Pas tij renditet Athina, me 15.3 paga vjetore, ndërsa në vendin e tretë është Praga, ku duhen 15 paga vjetore për një banesë të ngjashme.Në nivelin vijues të përballueshmërisë (14.0 – 14.9 paga vjetore) renditen qytete si Košice (14.2) dhe Brno (14.0). Në grupin tjetër, me 12.0–13.9 paga vjetore, bëjnë pjesë Banská Bystrica (12.8) dhe Bratislava (12.3).Qytetet ku përballueshmëria llogaritet mes 10.0 dhe 11.9 pagave vjetore përfshijnë Lubjanën (11.7), Selanikun (11.4), Budapestin (11.4), Ostravën (10.9), Londrën e brendshme (10.8) dhe Roterdamin (10.1).Në skajin më të përballueshëm të spektrit, banorët e Odense në Danimarkë dhe Torinos në Itali kanë nevojë vetëm për 4.9 paga mesatare bruto vjetore për të blerë një apartament të ri – duke i bërë këto qytete më të përballueshmet në krahasim.Të tjera qytete me përballueshmëri relativisht të lartë janë Mançesteri (5.3), Aarhus (5.8) dhe Katowice (7.1).Sipas raportit, është e rëndësishme të theksohet se përballueshmëria e strehimit formësohet jo vetëm nga çmimet e pasurive të paluajtshme, por edhe nga niveli i pagave lokale.Në disa raste, edhe qytetet me çmime të larta mund të ofrojnë përballueshmëri më të mirë falë rritjes së të ardhurave mesatare.Për këtë arsye, balanca mes rritjes së të ardhurave dhe inflacionit të kostos së banesave mbetet një faktor thelbësor që përcakton aksesin në strehim në mbarë Europën. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Tirana tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë sipas fuqisë blerëse
Tirana vazhdon të renditet ndër gjashtë qytetet më të shtrenjta në Europë për përballueshmërinë e blerjes së pronës, për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimeve të apartamenteve dhe të ardhurave mesatare relativisht të ulëta.
Sipas të dhënave të fundit të Numbeo, për gjysmën e parë të vitit 2025, koha e nevojshme për të blerë një apartament në Tiranë ka shkuar në 18 vite, duke u rritur me rreth 3 vite krahasuar me vitin e kaluar, kur nevojiteshin 15.3 vite.
Në renditjen botërore, Tirana zë vendin e 37-të, me 18 vite për blerjen e një apartamenti. Në Europë pozicionohet në vendin e gjashtë.
Në Europë, vetëm disa qytete kanë një indeks më të lartë përballueshmërie, si Londra me 19.2 vite, Lisbona në Portugali me 19.8 vite dhe Spliti në Kroaci po me 18 vite. Pas Tiranës vjen Beogradi me 16.6 vite dhe Parisi me 15.3 vite.
Për 2025, Tirana tejkalon Milanon, një ndër qytetet më të shtrenjta në Europë, për përballueshmërinë e blerjes së një prone. Në Milano nevojiten 16 vite për të blerë një apartament. Ndërkohë në vitet 2023-2024 Milano pozicionohej pas Tiranës me 17 deri 19 vite për blerje apartamenti, ndërsa në Tiranë nevojitej 2 deri 3 vjet më pak.
Në rajon, qytete të tjera si Beogradi dhe Novi Sad kërkojnë rreth 16.6 dhe 16.4 vite për të blerë një pronë, ndërsa Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, ka një përballueshmëri prej 14.6 vite. Në Sarajevë duhen 15.4 vite.
Numbeo e llogarit përballueshmërinë e blerjes së një banese duke krahasuar çmimet e banesave me të ardhurat familjare dhe koston e një kredie standarde.
Fillimisht, përdor raportin çmim ndaj të ardhurave (Price-to-Income Ratio), që tregon sa vite pune duhen për të blerë një apartament 90 m², duke marrë mesataren e çmimeve në qendër dhe jashtë qendrës së qytetit dhe të ardhurat neto të një familjeje.
Sipas ekspertëve të tregut të pasurive të paluajtshme, kjo situatë reflekton sfidat e tregut të pronave në Shqipëri, ku rritja e lartë e çmimeve në mospërputhje me rritjen e të ardhurave mesatare ndikojnë drejtpërdrejt në kohën që duhen për të arritur blerjen e një prone.
Në nivel botëror për 6-mujorin e parë 2025, qyteti më i shtrenjtë për të blerë një apartament vazhdon të jetë Xiamen në Kinë, ku përballueshmëria kërkon 40.1 vite kursim.
Për vitin 2024, qyteti më i shtrenjtë në Europë për blerjen e një prone është Lisbona me 19.5 vite, e ndjekur nga Parisi dhe Spliti me 17.8 vite dhe Milano me 16.3 vite. Tirana pozicionohej pas Milanos në këtë listë.
Në vitin 2023, Parisi ishte qyteti më i shtrenjtë në Europë me 20.2 vite për përballueshmërinë e blerjes së një apartamenti, i ndjekur nga Lisbona, Dubrovniku dhe Praga me 19.3 vite dhe Milano me 19 vite. Pas Milanos renditej Tirana me 17.5 vite.
Sipas raportit “Deloitte Property Index 2025” të publikuar së fundmi, ku vendi ynë është përfshirë për herë të parë në 25 shtetet europiane, rezultoi se çmimi mesatar i apartamenteve në Shqipëri ka arritur në 1,620 euro për metër katror, me rritje 16.6% në krahasim me vitin e mëparshëm, duke u renditur e dyta me shtrenjtimin më të lartë pas Polonisë (19.3%).
Në Tiranë, çmimi mesatar ka arritur në 2 mijë euro për metër katror dhe në Vlorë 2,400 euro për metër katror, ndërsa në Durrës në 1,350 euro për metër katror.
Ndërsa në qendër të qytetit (zona si ish-Blloku dhe përreth Sheshit “Skënderbej”) çmimet mesatare arrijnë tashmë 3,000–3,500 euro për metër katror ose më shumë, ndërsa edhe lagjet periferike e kalojnë kufirin prej 1,000 euro për metër katror./Monitor -

Të ardhurat e ulëta/ Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë
Tirana vazhdon të renditet ndër gjashtë qytetet më të shtrenjta në Europë për përballueshmërinë e blerjes së pronës, për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimeve të apartamenteve dhe të ardhurave mesatare relativisht të ulëta.
Sipas të dhënave të fundit të Numbeo, për gjysmën e parë të vitit 2025, koha e nevojshme për të blerë një apartament në Tiranë ka shkuar në 18 vite, duke u rritur me rreth 3 vite krahasuar me vitin e kaluar, kur nevojiteshin 15.3 vite.
Në renditjen botërore, Tirana zë vendin e 37-të, me 18 vite për blerjen e një apartamenti. Në Europë pozicionohet në vendin e gjashtë.
Në Europë, vetëm disa qytete kanë një indeks më të lartë përballueshmërie, si Londra me 19.2 vite, Lisbona në Portugali me 19.8 vite dhe Spliti në Kroaci po me 18 vite. Pas Tiranës vjen Beogradi me 16.6 vite dhe Parisi me 15.3 vite.
Për 2025, Tirana tejkalon Milanon, një ndër qytetet më të shtrenjta në Europë, për përballueshmërinë e blerjes së një prone. Në Milano nevojiten 16 vite për të blerë një apartament. Ndërkohë në vitet 2023-2024 Milano pozicionohej pas Tiranës me 17 deri 19 vite për blerje apartamenti, ndërsa në Tiranë nevojitej 2 deri 3 vjet më pak.
Në rajon, qytete të tjera si Beogradi dhe Novi Sad kërkojnë rreth 16.6 dhe 16.4 vite për të blerë një pronë, ndërsa Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, ka një përballueshmëri prej 14.6 vite. Në Sarajevë duhen 15.4 vite.
Numbeo e llogarit përballueshmërinë e blerjes së një banese duke krahasuar çmimet e banesave me të ardhurat familjare dhe koston e një kredie standarde.
Fillimisht, përdor raportin çmim ndaj të ardhurave (Price-to-Income Ratio), që tregon sa vite pune duhen për të blerë një apartament 90 m², duke marrë mesataren e çmimeve në qendër dhe jashtë qendrës së qytetit dhe të ardhurat neto të një familjeje.
Sipas ekspertëve të tregut të pasurive të paluajtshme, kjo situatë reflekton sfidat e tregut të pronave në Shqipëri, ku rritja e lartë e çmimeve në mospërputhje me rritjen e të ardhurave mesatare ndikojnë drejtpërdrejt në kohën që duhen për të arritur blerjen e një prone.
Në nivel botëror për 6-mujorin e parë 2025, qyteti më i shtrenjtë për të blerë një apartament vazhdon të jetë Xiamen në Kinë, ku përballueshmëria kërkon 40.1 vite kursim.
Për vitin 2024, qyteti më i shtrenjtë në Europë për blerjen e një prone është Lisbona me 19.5 vite, e ndjekur nga Parisi dhe Spliti me 17.8 vite dhe Milano me 16.3 vite. Tirana pozicionohej pas Milanos në këtë listë.
Në vitin 2023, Parisi ishte qyteti më i shtrenjtë në Europë me 20.2 vite për përballueshmërinë e blerjes së një apartamenti, i ndjekur nga Lisbona, Dubrovniku dhe Praga me 19.3 vite dhe Milano me 19 vite. Pas Milanos renditej Tirana me 17.5 vite.
Sipas raportit “Deloitte Property Index 2025” të publikuar së fundmi, ku vendi ynë është përfshirë për herë të parë në 25 shtetet europiane, rezultoi se çmimi mesatar i apartamenteve në Shqipëri ka arritur në 1,620 euro për metër katror, me rritje 16.6% në krahasim me vitin e mëparshëm, duke u renditur e dyta me shtrenjtimin më të lartë pas Polonisë (19.3%).
Në Tiranë, çmimi mesatar ka arritur në 2 mijë euro për metër katror dhe në Vlorë 2,400 euro për metër katror, ndërsa në Durrës në 1,350 euro për metër katror.
Ndërsa në qendër të qytetit (zona si ish-Blloku dhe përreth Sheshit “Skënderbej”) çmimet mesatare arrijnë tashmë 3,000–3,500 euro për metër katror ose më shumë, ndërsa edhe lagjet periferike e kalojnë kufirin prej 1,000 euro për metër katror./ Monitor -

Tirana ndër qytetet më të shtrenjta në Europë për fuqinë blerëse, kalon dhe Milanon
Tirana vazhdon të renditet ndër gjashtë qytetet më të shtrenjta në Europë për përballueshmërinë e blerjes së pronës, për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimeve të apartamenteve dhe të ardhurave mesatare relativisht të ulëta.
Sipas të dhënave të fundit të Numbeo, për gjysmën e parë të vitit 2025, koha e nevojshme për të blerë një apartament në Tiranë ka shkuar në 18 vite, duke u rritur me rreth 3 vite krahasuar me vitin e kaluar, kur nevojiteshin 15.3 vite.
Në renditjen botërore, Tirana zë vendin e 37-të, me 18 vite për blerjen e një apartamenti. Në Europë pozicionohet në vendin e gjashtë.
Në Europë, vetëm disa qytete kanë një indeks më të lartë përballueshmërie, si Londra me 19.2 vite, Lisbona në Portugali me 19.8 vite dhe Spliti në Kroaci po me 18 vite. Pas Tiranës vjen Beogradi me 16.6 vite dhe Parisi me 15.3 vite.
Për 2025, Tirana tejkalon Milanon, një ndër qytetet më të shtrenjta në Europë, për përballueshmërinë e blerjes së një prone. Në Milano nevojiten 16 vite për të blerë një apartament. Ndërkohë në vitet 2023-2024 Milano pozicionohej pas Tiranës me 17 deri 19 vite për blerje apartamenti, ndërsa në Tiranë nevojitej 2 deri 3 vjet më pak.
Në rajon, qytete të tjera si Beogradi dhe Novi Sad kërkojnë rreth 16.6 dhe 16.4 vite për të blerë një pronë, ndërsa Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, ka një përballueshmëri prej 14.6 vite. Në Sarajevë duhen 15.4 vite.
Numbeo e llogarit përballueshmërinë e blerjes së një banese duke krahasuar çmimet e banesave me të ardhurat familjare dhe koston e një kredie standarde.
Fillimisht, përdor raportin çmim ndaj të ardhurave (Price-to-Income Ratio), që tregon sa vite pune duhen për të blerë një apartament 90 m², duke marrë mesataren e çmimeve në qendër dhe jashtë qendrës së qytetit dhe të ardhurat neto të një familjeje.
Sipas ekspertëve të tregut të pasurive të paluajtshme, kjo situatë reflekton sfidat e tregut të pronave në Shqipëri, ku rritja e lartë e çmimeve në mospërputhje me rritjen e të ardhurave mesatare ndikojnë drejtpërdrejt në kohën që duhen për të arritur blerjen e një prone.
Në nivel botëror për 6-mujorin e parë 2025, qyteti më i shtrenjtë për të blerë një apartament vazhdon të jetë Xiamen në Kinë, ku përballueshmëria kërkon 40.1 vite kursim.
Për vitin 2024, qyteti më i shtrenjtë në Europë për blerjen e një prone është Lisbona me 19.5 vite, e ndjekur nga Parisi dhe Spliti me 17.8 vite dhe Milano me 16.3 vite. Tirana pozicionohej pas Milanos në këtë listë.
Në vitin 2023, Parisi ishte qyteti më i shtrenjtë në Europë me 20.2 vite për përballueshmërinë e blerjes së një apartamenti, i ndjekur nga Lisbona, Dubrovniku dhe Praga me 19.3 vite dhe Milano me 19 vite. Pas Milanos renditej Tirana me 17.5 vite.
Sipas raportit “Deloitte Property Index 2025” të publikuar së fundmi, ku vendi ynë është përfshirë për herë të parë në 25 shtetet europiane, rezultoi se çmimi mesatar i apartamenteve në Shqipëri ka arritur në 1,620 euro për metër katror, me rritje 16.6% në krahasim me vitin e mëparshëm, duke u renditur e dyta me shtrenjtimin më të lartë pas Polonisë (19.3%).
Në Tiranë, çmimi mesatar ka arritur në 2 mijë euro për metër katror dhe në Vlorë 2,400 euro për metër katror, ndërsa në Durrës në 1,350 euro për metër katror.
Ndërsa në qendër të qytetit (zona si ish-Blloku dhe përreth Sheshit “Skënderbej”) çmimet mesatare arrijnë tashmë 3,000–3,500 euro për metër katror ose më shumë, ndërsa edhe lagjet periferike e kalojnë kufirin prej 1,000 euro për metër katror. /Monitor.al/ -

Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë, sipas fuqisë blerëse
Tirana vazhdon të renditet ndër gjashtë qytetet më të shtrenjta në Evropë për përballueshmërinë e blerjes së pronës, për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimeve të apartamenteve dhe të ardhurave mesatare relativisht të ulëta.Sipas të dhënave të fundit të Numbeo për gjysmën e parë të vitit 2025, koha e nevojshme për të blerë një apartament në Tiranë ka shkuar në 18 vite, duke u rritur me rreth 3 vite krahasuar me vitin e kaluar, kur nevojiteshin 15.3 vite.Në renditjen botërore, Tirana zë vendin e 37-të, me 18 vite për blerjen e një apartamenti. Në Europë pozicionohet në vendin e gjashtë. Në Europë vetëm disa qytete kanë një indeks më të lartë përballueshmërie, si Londra me 19.2 vite, Lisbona në Portugali me 19.8 vite dhe Spliti në Kroaci po me 18 vite. Pas Tiranës vjen Beogradi me 16.6 vite dhe Parisi me 15.3 vite.Për 2025 Tirana tejkalon Milanon një ndër qytetet më të shtrenjta në Europë, për përballueshmërinë e blerjes së një prone. Në Milano nevojiten 16 vite për të blerë një apartament. Ndërkohë në vitet 2023-2024 Milano pozicionohej pas Tiranës me 17 deri 19 vite për blerje apartamenti, ndërsa në Tiranë nevojitej 2 deri 3 vjet më pak.Në rajon, qytete të tjera si Beogradi dhe Novi Sad kërkojnë rreth 16.6 dhe 16.4 vite për të blerë një pronë, ndërsa Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, ka një përballueshmëri prej 14.6 vite. Në Sarajevë duhen 15.4 viteNumbeo e llogarit përballueshmërinë e blerjes së një banese duke krahasuar çmimet e banesave me të ardhurat familjare dhe koston e një kredie standarde.Fillimisht, përdor raportin çmim ndaj të ardhurave (Price-to-Income Ratio), që tregon sa vite pune duhen për të blerë një apartament 90 m², duke marrë mesataren e çmimeve në qendër dhe jashtë qendrës së qytetit dhe të ardhurat neto të një familjeje.Sipas ekspertëve të tregut të pasurive të paluajtshme, kjo situatë reflekton sfidat e tregut të pronave në Shqipëri, ku rritja e lartë e çmimeve në mospërputhje me rritjen e të ardhurave mesatare ndikojnë drejtpërdrejt në kohën që duhen për të arritur blerjen e një prone.Në nivel botëror për 6 mujorin e parë 2025 qyteti më i shtrenjtë për të blerë një apartament vazhdon të jetë Xiamen në Kinë, ku përballueshmëria kërkon 40.1 vite kursim.Për vitin 2024, qyteti më i shtrenjtë në Evropë për blerjen e një prone është Lisbona me 19.5 vite, e ndjekur nga Parisi dhe Spliti me 17.8 vite dhe Milano me 16.3 vite. Tirana pozicionohej pas Milanos në këtë listë.Në vitin 2023, Parisi ishte qyteti më i shtrenjtë në Evropë me 20.2 vite për përballueshmërinë e blerjes së një apartamenti, i ndjekur nga Lisbona, Dubrovniku i Kroacisë dhe Praga me 19.3 vite dhe Milano me 19 vite. Pas Milanos renditej Shqipëria me 17.5 vite.Sipas raportit “Deloitte Property Index 2025” të publikuar së fundmi, ku vendi ynë është përfshirë për herë të parë në 25 shtetet europiane, rezultoi se çmimi mesatar i apartamenteve në Shqipëri ka arritur në 1,620 euro për metër katror, me rritje 16.6% në krahasim me vitin e mëparshëm, duke u renditur e dyta me shtrenjtimin më të lartë pas Polonisë (19.3%).Në Tiranë, çmimi mesatar ka arritur në 2 mijë euro për metër katror dhe në Vlorë 2,400 euro për metër katror, ndërsa në Durrës në 1,350 euro për metër katror. Lokacionet më tëNdërsa në qendër të qytetit (zona si Blloku dhe përreth Sheshit “Skënderbe”) çmimet mesatare arrijnë tashmë 3,000–3,500 euro për metër katror ose më shumë, ndërsa edhe lagjet periferike e kalojnë kufirin prej 1,000 euro për metër katror./ D.AzoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Është i blerë nga Rama? Arlind Qori zbulon shifrën e majme, ja sa e ka rrogën
I ftuar në një studio televizive, ka qenë kreu i Lëvizjes Bashkë, kandidat për Kryetar Bashkie i Tiranës, Arlind Qori.
Ai ka folur më shumë për zgjedhjen për t’iu kushtuar politikës dhe çfarë shpreson ai të ndryshojë në shoqëri.Pjesë nga intervista:
Çfarë mund t’u thoni atyre që mendojnë se jeni i blerë nga Rama? Ku i gjeni paratë për të mbajtur Lëvizja Bashkë?
“Lëvizja Bashkë që kur është themeluar, mbahet me kontributet e anëtarëve të vet. Na kontrollon KQZ çdo vit, që nga kontrata e qirasë e gjithçka tjetër. Prej gati 15 vitesh, unë lë një pjesë të rrogës sime, edhe të gjithë anëtarët e tjerë.”
Sa është rroga juaj?
“Rroga ime si pedagog universiteti, neto është diku tek 1 milion e 100 mijë lek të vjetra. Kontribuoj diku tek 10% të rrogës sime dhe si unë kontribuojnë dhe shumë të tjerë. Shpenzimet tona janë minimale. Kontribuojnë dhe nga Diaspora, sidomos në fushatat zgjedhore kemi kontribute të mëdha, sepse e kanë më të lehtë.”
Keni shumë zyra?
Një në Tiranë, një në Fier dhe një në Durrës, të vogël.
Do të hapni një GoFundMe për fushatën?
E kemi që prej ditës që është themeluar Lëvizja Bashkë. Në çdo muaj kemi kontribute nga anëtarët dhe mbështetësit tanë, që dokumentat depozitohen në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. -

“Kemi 13 vite në gjyq”/ Banori i godinës së konfliktit mes familjeve në Shkodër: Gjon Shkambit i kam dhënë 4 mln lekë
Në “Shqipëria Live” ka folur sot Pashko Pepniku, një prej banorëve të godinës që u kthye në “mollë sherri” e që i mori jetën edhe gjyqtarit Astrit Kalaja. Pepniku deklaroi se ka 13 vite në gjyq, ndërkohë tregoi dhe si ka nisur konflikti. Ai tregon se në vitin 1996 i ka dhënë Gjon Shkambit, xhaxhait të autorit të vrasjes 4 milionë lekë për të blerë banesën. Megjithatë, sipas tij, tashmë Gjon Shkambi pretendon se nuk e ka shitur ai banesën.
“Ndihemi të kërcënuar nga deklaratat që kemi parë. Kemi 13 vite në gjyq. Unë e kam blerë banesën në vitin ’96. Kam marrë dokumentin e bashkisë dhe deklaratën e likuidimit. Më pas në 2013, na erdhi një person tha ia kam blerë bashkisë dhe na erdhi përmbaruesi duke na thënë të dalim jashtë. Këtu nisi gjyqi. Unë kam aktin e marrëveshjes me bashkinë. Banesën ia kemi blerë Gjon Shkambit, i cili ia kishte blerë më parë një invalidi. Ma ka shitur me dokumentet që kërkoheshin në atë kohë. Pastaj Shkambi del me një deklaratë që thotë se nuk na e ka shitur.
Bashkia e Shkodrës ia ka shitur këtë prona më pas Gjon Shkambit pa dijeninë tonë, ish-kreybashkiaku Lorenc Luka e ka shitur këtë banesë. Certifikatën e pronësisë e ka Gjon Shkambi. Ndërkohë, 31 familje të tjera janë që i ka strehuar bashkia aty. Ndërkohë ne ia kemi blerë vetë Gjon Shkambit. Gjon Shkambi më ka kërcënuar 1000 herë dhe unë e kam kërcënuar. Gjon Shkambit i kemi paguar 4 milionë lekë në vitin 1996. Unë kam vetëm dokumentin e shitjes dhe dokumentin e bashkisë.
Në 2006 kjo godinë ka qenë tokë-shtet. Në 2008 ka qenë në emër të fisit Shkambit, ndërsa në 2012 ka dalë përsëri në pronësi të shtetit. Bashkia i ka dhënë më pas certifikatën e pronësisë Gjon Shkambit. Ne sot kemi vendimin e bashkisë të vitit 1992 që na ka strehuar si ushtarakë dhe të persekutuar. Ne përmbaruesi vijon na kërcënon që të dalim jashtë pasi ka dalë vendimi gjyqësor.”- tha ai së bashku me bashkëshorten e tij. -

“Kemi frikë, po kërcënohemi”/ Flasin banorët e pallatit në Shkodër: Ia kemi blerë Gjon Shkambit, kemi 13 vite gjyqeve
Kanë folur për “Shqipëria Live” banorët e pallatit për të cilin pretendon pronësinë Gjon Shkambi, nipi i të cilit vrau dy ditë më parë gjyqtarin Astrit Kalaja për këtë çështje.
Pashko Pepniku, së bashku me bashkëshorten e tij shprehen se banesën e kanë blerë nga Gjon Shkambi në vitin 1996 dhe këtë e kanë të faktuar me dokumente.
Ata shprehen se ndihen të kërcënuar nga situata e ndodhur pas vrasjes së gjyqtarit, ndërsa prentedojnë se të gjithë familjarët e asaj godine kanë letër pronësie nga bashkia e Shkodrës që në vitin 1992.
“Në ’96 jam ulur prej zonës së Dukagjinit dhe kam marrë hyrje në atë banesë. Jam kam blerë Gjon Shkambit. Ma ka shit me një dekalratë me 4 dëshmitarë. Me një deklaratë, Shkambi thotë nuk është firma ime nuk e kam shit unë. Nuk e ka pranuar. E kam dorëzuar origjinalin. E ka përforcuar gjykata. 31 familjarë janë me letër të bashkisë në ’92. Bashkia e Shkodrës ia ka shit Gjon Shkambit. Lorenc Luka e ka çuar në këtë gjendje. Certifikatën e pronësisë e ka marrë Gjoni. Familja Shkambi më ka kërcënuar 1 mijë herë. Jam në shtëpinë time, nëse bashkia më strehon e liroj që sot. Kam paguar 4 milionë lekë në vitin 1996, në dorë. E kam me dokument të provuar. E kam dorëzuar origjinalin në Gjykatë. Ndihem e kërcënuar që një gjyqtar i mirë i Shkodrës është i vrarë. Shteti e ka lënë në zvarritje”- u shpreh zonja Pepniku.
“Kemi 13 vite gjyqeve. Në vitin 2006 është tokë shtet në hipotekë. Në 2008 është regjistruar prona në emër të fisit Shkambi. Kanë vazhduar gjyqet, atë pronë e ka bërë me letra në hava. E ka marrë certifikatën në hipotekë. KLSH duhet ta vërtetojë. Kam vendimin e bashkisë në 1992 me emër e mbiemër. Me caktim hyrja, stresohet familjari filan fisteku, Atë dokument kemi ne, janë gjallë firmatarët. Na kanë kërcënuar. Mbasi kanë marrë vendimin e gjykatës”– u shpreh Pashko Pepniku.Top Channel
-

Të parët në Europë/ Për të blerë 70m katror shtëpi duhet të punosh gati 20 vjet, pa ngrënë e pa pirë
Blerja e një apartamenti në kryeqytet është bërë një mision i pamundur për shumë individë, që i sigurojnë të ardhurat e tyre përmes pagës si në sektorin privat ashtu dhe në administratën publike. Çmimet e apartamenteve vitet e fundit janë rritur me ritme shumë më të shpejta sesa pagat, duke zgjatur më shumë kohën që duhet punuar për të siguruar një shtëpi tënden.
“Monitor” ka përllogaritur treguesin e përballueshmërisë së strehimit, apo aftësisë blerëse për banesë, që mat se sa paga vjetore reale bruto duhen për të blerë një apartament të ri, me një madhësi standarde prej 70 metra katror.
Në vitin 2014, një apartament kushtonte mesatarisht 820 euro për metër katror, sipas të dhënave nga KeyData, një njësi që gjurmon ecurinë e shitjeve dhe çmimeve të apartamenteve në kryeqytet. Në atë vit, paga mesatare reale (e indeksuar me inflacionin ku si bazë është viti 2020) ishte rreth 51 mijë lekë, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Një apartament 70 metra katror kushtonte rreth 56 mijë euro.
Në atë vit kursi ishte në disavantazh të blerësit, pasi euro këmbehet mesatarisht me gati 140 lekë dhe si rrjedhojë, një apartament, i konvertuar në monedhën vendase kushtonte rreth 8 milionë lekë. Për të blerë një shtëpi nevojitej që individi të punonte mesatarisht 13.1 vite.
Në vitin 2024, çmimi mesatar i një apartamenti në Tiranë ishte 2100 euro për metër katror, ose gati tre herë më i lartë se një dekadë më parë. Shtrenjtimi i çmimeve ka qenë veçanërisht i shpejtë në tre vitet e fundit, me mesatarisht 30-40% në vit, sipas të dhënave nga Keydata deri në vitin 2023 dhe Bankës së Shqipërisë, që mat ndryshimin vjetor të çmimeve të apartamenteve sipas indeksit Fischer, në 2024-n.
Një apartament 70 metra katror kushton 147 mijë euro, nga 56 mijë euro një dekadë më parë. Ndonëse paga mesatare ka arritur në 77.5 mijë lekë/muaj, paga mesatare reale (e indeksuar me inflacionin, çka mat fuqinë reale blerëse) ishte 66.1 mijë lekë, për shkak të shtrenjtimit të fortë të çmimeve vitet e fundit, që bën që paga të shpenzohet më shpejt për blerjen e të njëjtave produkte.
Një avantazh për blerësin në 2024-n është rënie e euros, që u këmbye me rreth 100.7 lekë, si mesatare vjetore, sipas Bankës së Shqipërisë, që ka amortizuar deri diku shtrenjtimin e fortë të çmimeve të apartamenteve.
I konvertuar në lekë, një apartament 70 metra katror kushton 14.8 milionë lekë, nga 7.8 milionë lekë një dekadë më parë. Për të blerë këtë apartament tashmë duhen gati 19 paga vjetore reale bruto (18.6), ose gati 6 vite më shumë sesa një dekadë më parë.
Duke e llogaritur më pagën nominale për vitin 2024 (77.5 mijë lekë në muaj) do të duheshin 15.9 vite punë për blerjen e një apartamenti në 2024.
Në praktikë, kjo do të thotë se një i ri ose një familje që mbështetet vetëm në të ardhurat nga puna e tyre e ka gjithnjë e më të vështirë të sigurojë një shtëpi. Pabarazia midis ritmit të rritjes së çmimeve të banesave dhe rritjes së pagave po thellon problemin social të strehimit, duke i shtyrë shumë qytetarë drejt qirasë afatgjatë ose emigracionit, ku mundësitë për të blerë një shtëpi janë më reale.
Arsyet e rritjes së shpejtë të çmimeve të banesave lidhen me disa faktorë si shtrenjtimi i kostove të ndërtimit për shkak dhe të përmirësimit të cilësisë, rritjes së pagave të punonjësve, përqindjes së sipërfaqes që u jepet pronarëve të tokës, shtimit të taksave të Bashkisë, si taksa e strehimit, infrastrukturës, apo dhe shtrenjtimi i çmimeve të referencës dy vitet e fundit që shtoi automatikisht taksat e strehimit dhe ndikimit në infrastrukturë, që ndërtuesit i kaluan menjëherë në çmim. Një tjetër faktor i rëndësishëm që ka frytë çmimet ka qenë dhe ekonomia informale, si pastrimi i parave, apo kërkesa e lartë që vjen nga paratë e korrupsionit. Një element shtesë është dhe kthimi i vendit në destinacion turistik që ka nxitur kërkesën nga të huajt, por ndikimi i këtyre të fundit ka qenë kryesisht në bregdet.
Do një shtëpi, puno shumë më gjatë se në Europë
Për të ofruar një panoramë më të detajuar mbi përballueshmërinë e strehimit, edicioni i këtij viti i Property Index nga Deloitte përfshiu një analizë krahasuese të përballueshmërisë së banesave në pronësi në disa qytete të përzgjedhura europiane. Të dhënat për Tiranën munguan në këtë analizë, teksa kryeqyteti u përmend në një tregues tjetër, si një nga qytetet me rritjen më të shpejtë të çmimeve në Europë.
Vlerësimi bazohet në qytete ku janë të disponueshme si të dhënat për çmimet mesatare të ofertave për banesa të reja, ashtu edhe të dhënat për pagat mesatare bruto. Përballueshmëria llogaritet si numri i pagave mesatare bruto vjetore që nevojiten për të blerë një apartament të standardizuar të sapondërtuar me sipërfaqe 70 m². Ky tregues ofron një kuptim më të qartë mbi sa i arritshëm është zotërimi i një banese për banorët vendas dhe nxjerr në pah diferencat e përballueshmërisë brenda dhe mes vendeve.
Sipas të dhënave të mbledhura nga zyrat kombëtare të Deloitte, qyteti më pak i përballueshëm në këtë sondazh është Amsterdami, ku banorëve u nevojiten 15.4 paga mesatare bruto vjetore për të blerë një apartament 70 m² – një rritje e lehtë prej 0.3 krahasuar me një vit më parë. Pas tij renditet Athina, me 15.3 paga vjetore, ndërsa në vendin e tretë është Praga, ku duhen 15 paga vjetore për një banesë të ngjashme.
Në nivelin vijues të përballueshmërisë (14.0–14.9 paga vjetore) renditen qytete si Košice (14.2) dhe Brno (14.0). Në grupin tjetër, me 12.0–13.9 paga vjetore, bëjnë pjesë Banská Bystrica (12.8) dhe Bratislava (12.3).
Qytetet ku përballueshmëria llogaritet mes 10.0 dhe 11.9 pagave vjetore përfshijnë Lubljanën (11.7), Selanikun (11.4), Budapestin (11.4), Ostravën (10.9), Londrën e brendshme (10.8) dhe Roterdamin (10.1).
Në skajin më të përballueshëm të spektrit, banorët e Odense në Danimarkë dhe Torinos në Itali kanë nevojë vetëm për 4.9 paga mesatare bruto vjetore për të blerë një apartament të ri – duke i bërë këto qytete më të përballueshmet në krahasim. Të tjera qytete me përballueshmëri relativisht të lartë janë Mançesteri (5.3), Aarhus (5.8) dhe Katoëice (7.1).
Sipas raportit, është e rëndësishme të theksohet se përballueshmëria e strehimit formësohet jo vetëm nga çmimet e pasurive të paluajtshme, por edhe nga niveli i pagave lokale. Në disa raste, edhe qytetet me çmime të larta mund të ofrojnë përballueshmëri më të mirë falë rritjes së të ardhurave mesatare. Për këtë arsye, balanca mes rritjes së të ardhurave dhe inflacionit të kostos së banesave mbetet një faktor thelbësor që përcakton aksesin në strehim në mbarë Europën.
Duke i përshtatur këto të dhëna me kryeqytetin shqiptar rezulton që Tirana, e matur si me pagën nominale (15.9 vite) ashtu dhe me atë reale (18.6 vite) është ndër më të shtrenjtat në Europë, e matur me fuqinë blerëse, sipas përllogaritjeve të “Monitor”.
Një vlerësim i ngjashëm është nxjerrë dhe nga njësia e të dhënave krahasuese globale, Numbeo, sipas të cilit Shqipëria Një familjeje mesatare shqiptare i duhen mesatarisht 16.3 vite pune për të blerë një apartament. Kjo kohë është më e gjata në të gjithë Europën, sipas treguesit Numbeo, që llogarit indeksin e çmimit ndaj të ardhurave, që mat përballueshmërinë e blerjes së një apartamenti, për mesin e vitit 2025.
Në vende ku këta tregues janë të lartë, strehimi shihet si i papërballueshëm, çka lidhet me rritje të kostove të jetesës, vështirësi për të rinjtë që të blejnë një shtëpi dhe shpesh me shtim të emigracionit. Ky indikator përdoret gjerësisht për të vlerësuar krizën e strehimit dhe presionin që kanë qeveritë për të ndërhyrë me politika mbështetëse, si subvencione, kredi të buta apo rritje të ofertës së banesave të reja.
Ndërsa në Shqipëri, ndër më të varfrit e Europës për të ardhurat për frymë dhe pagën minimale e mesatare, treguesi i vetëm që po përdoret është “mburrja” se është rritur vlera e pronës, apo se çmimet e apartamenteve do të dyfishohen kur vendi të hyjë në Bashkimin Europian! / Monitor.al