Tag: blerë

  • Kroacia nënshkruan marrëveshje për të blerë 44 tanke Leopard nga Gjermania

    Kroacia nënshkruan marrëveshje për të blerë 44 tanke Leopard nga Gjermania

    Kroacia nënshkroi një marrëveshje me Gjermaninë të mërkurën për të blerë 44 tanke Leopard 2A8 gjatë vizitës së kryeministrit kroat Andrej Plenkoviq në Berlin.
    Duke folur pas ceremonisë së nënshkrimit, kancelari Friedrich Merz shprehu mirënjohje për vendimin e Kroacisë.
    “Ju falënderoj sinqerisht për këtë besim”, tha Merz.

    “Kjo i fuqizon forcat tona të armatosura si aleatë të NATO-s dhe i integron ato pa probleme dhe në mënyrë efikase përmes sistemeve tona. Kjo nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme se sot. Kjo tregon se ne qëndrojmë së bashku në BE dhe në NATO. Por gjithashtu tregon se kemi mjetet për t’iu përgjigjur kërcënimeve aktuale nga Rusia dhe të tjerët ndaj sigurisë dhe integritetit tonë”, shtoi Merz.
    Në anën tjetër, Plenkoviq ka theksuar rëndësinë e blerjes së tankeve të përparuara Leopard për vendin e tij, duke vënë në dukje se Kroacia do të vazhdojë të modernizojë forcat e saj të armatosura, duke përfituar nga programet e mbrojtjes të sapokrijuara të BE-së dhe duke kontribuar në përpjekjet e përbashkëta të mbrojtjes.
    “Ky është një hap i rëndësishëm kur bëhet fjalë për transferimin e teknologjisë në Kroaci, për kalimin në teknologjinë perëndimore, ku ne mund të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë  për shembull me kompaninë DOK-ING dhe të tjera”, ka thënë ndër tjerash ai.

  • Igli Tare rikthehet ndaj Lazios. Nga Klose te Milinkovic-Savic, sa super goditje te bardhekaltrit

    Igli Tare rikthehet ndaj Lazios. Nga Klose te Milinkovic-Savic, sa super goditje te bardhekaltrit

    Sonte në mbrëmje, Milani do të ndeshet me Lazion. Për drejtorin sportiv Igli Tare kjo është një sfidë e veçantë. 15 vitet e tij në Romë, te bardhekaltrit, janë plot me intuita të mëdha merkatoje. Si lojtar dhe më pas si drejtues, Tare ka kontribuar shumë te sukseset e Lazios. Në qershor, ai u bashkua me Milanin me synimin për t’i rikthyer kuqezinjtë në garën për titull, pas një sezoni të vështirë.
    Gjatë 15 viteve si drejtor sportiv i Lazios, shqiptari ka pasur intuita të shkëlqyera, shpesh duke blerë lojtarë me çmime të ulëta që kanë pasuruar klubin, ose kanë rezultuar të dobishëm për ekipin. Një shembull i dukshëm është Ciro Immobile. I mbërritur në Romë për 9 milionë euro, ai shkroi historinë e Lazios si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave.
    Igli Tare është gjithashtu mjeshtër i “player trading”, siç tregon rasti i Keita Balde: i ardhur për pak më shumë se 300 mijë euro, por u shit më pas për 30 milionë te Monaco. Shumë operacione të tjera të suksesshme e dëshmojnë aftësinë e tij në merkato.

    Milinkovic-Savic: I ardhur si gjysmë i panjohur për 12 milionë euro nga Genk, serbi shpejt u bë një nga mesfushorët më të mirë të Serie A. U shit për 40 milionë tek Al-Hilal.

    Stefan De Vrij: I blerë për 7 milionë nga Feyenoord, u transferua me parametër zero kur vlera e tij në Transfermarkt ishte rreth 40 milionë.

    Mauro Zarate: Një talent që ndoshta nuk i përmbushi pritshmëritë, por te Lazio bëri shumë mirë: 34 gola dhe 26 asiste në 126 ndeshje.

    Keita Balde: Një nga operacionet më të suksesshme “player trading” të Tares, i blerë për 300 mijë euro dhe i shitur për 30 milionë.

    Luis Alberto: I ardhur si i panjohur, brenda pak kohësh u bë një nga mesfushorët më të mirë të Serie A. Statistikat tregojnë 52 gola dhe 79 asiste në 307 ndeshje, duke menduar që u ble për pak më shumë se 7 milionë.

    Ciro Immobile: Për të treguar karrierën e tij te Lazio mjaftojnë numrat. I blerë për 9 milionë, 7 vitet në Romë u bë golashënuesi më i mirë i klubit bardhekaltër me 207 gola dhe 54 asiste në 340 ndeshje. Legjendë.

    Joaquin Correa: “Tucu” është një nga “bizneset” më të mira të Tares. I blerë për 17 milionë, ai u shit diçka më pak se 30 milionë euro.

    Hernanes: Një nga lojtarët më të dashur të Lazios, i marrë nga San Paolo, la gjurmë me 41 gola dhe 23 asiste në 156 ndeshje.

    Felipe Anderson: Një tjetër lojtar i blerë lirë dhe i shitur shtrenjtë; i marrë për 7.5 milionë nga San Paolo dhe i shitur për 38 milionë te Ë///est Ham.

    Senad Lulic: Flamuri i Lazios, i gjetur nga Tare te Young Boys, luajti 10 vite në kryeqytet. Goli në finale të Kupës së Italisë ndaj Romës e bëri legjendë për tifozët bardhekaltër.

    Stephan Lichtsteiner: Një shtyllë e Lazios para se të transferohej te Juventusi.

    Miroslav Klose: I marrë falas nga Bayern Munich, kur dukej i mbaruar. Tare besoi tek ai dhe gjermani e shpërbleu duke u bërë “totem” i Lazios me 63 gola dhe 35 asiste në 171 ndeshje.

    Antonio Candreva: I marrë për 8 milionë nga Udinese, i shitur për 22 milionë tek Interi.

    Lucas Biglia: I blerë për 8 milionë tek Anderlecht dhe më pas i shitur te Milan për diçka më pak se 20 milionë.

    Jo vetëm lojtarë, Igli Tare ka merita se i dha Simone Inzaghit mundësinë e parë si trajner në Serie A. Një nga trajnerët më të mirë italianë në qarkullim.

  • ‘Rivali historik’ Daily Mail gati të blejë “The Telegraph” për 500 milionë paund

    ‘Rivali historik’ Daily Mail gati të blejë “The Telegraph” për 500 milionë paund

    FOTO ILUSTRUESE

    BRITANI E MADHE- Botuesi i gazetës britanike Daily Mail ka hyrë në bisedime për të blerë Telegraph Media Group, një marrëveshje që do të lidhë dy grupe lajmesh që tradicionalisht kanë mbështetur Partinë Konservatore të krahut të djathtë. Mediat britanike raportojnë se bisedimet kishin për qëllim finalizimin e kushteve të një marrëveshjeje prej 500 milionë paundësh (654 milionë dollarë) për të blerë gazetën Telegraph nga një sipërmarrje e mbështetur nga Abu Dhabi e njohur si Redbird IMI.
    Beteja për pronësinë e Telegraph, një pjesë e pandashme në peizazhin mediatik të Britanisë që nga viti 1855, filloi në vitin 2023, kur familja Barclay humbi kontrollin e kompanisë në një mosmarrëveshje me huadhënësit e saj. Në nëntor të atij viti, një sipërmarrje midis RedBird Capital me seli në Nju Jork dhe International Media Investments të Abu Dhabit tha se kishte rënë dakord të blinte Telegraph në këmbim të kredive që do t’i lejonin Barclays të shlyenin borxhet e tyre ndaj Lloyds Banking Group.
    Por ajo marrëveshje shkaktoi një debat në Dhomën e Komunave rreth rreziqeve të ndikimit të huaj mbi median e lajmeve të Britanisë – dhe për rrjedhojë, edhe mbi debatin politik kombëtar.
    DMGT, që zotëron edhe “Daily Mail”, “Mail on Sunday”, “Metro”, “i Newspaper” dhe revistën “New Scientist”, premton se Telegraph do të mbetet editorialisht i pavarur. Megjithëse brenda redaksisë së Telegraph pritet një farë rezervimi për t’u blerë nga rivali historik, një burim i brendshëm tha se pas dy vitesh pasigurie, stafi thjesht dëshiron përfundimin e kësaj sage./ZËRI

  • Puthja e zjarrtë/ Gazetari grek: Rama ka blerë shumë figura publike në SHBA dhe Europë për të mbajtur në pushtet regjimin e tij të drogës!

    Puthja e zjarrtë/ Gazetari grek: Rama ka blerë shumë figura publike në SHBA dhe Europë për të mbajtur në pushtet regjimin e tij të drogës!

    Puthja e zjarrtë/ Gazetari grek: Rama ka blerë shumë figura publike në SHBA dhe Europë për të mbajtur në pushtet regjimin e tij të drogës!
    Një postim i gazetarit grek Aleksandros Zioulis ka vënë në qendër të kritikave kryeministrin shqiptar Edi Rama, këtë herë për sjelljen e tij gjatë një takimi në Bruksel.
    Zioulis publikoi një foto ku Rama shfaqet duke puthur me pasion zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Greqisë, Alexandra Papadopoulou, një imazh që gazetari e interpreton si të papërshtatshëm dhe të turpshëm për diplomacinë greke.
    Zioulis e shoqëroi foton me një reagim të ashpër, duke e cilësuar sjelljen e Ramës si të ekzagjeruar dhe të pavend për një forum diplomatik.
    Gazetari e përdori këtë rast edhe për të kritikuar marrëdhëniet ndërkombëtare të Ramës, duke përmendur figura të huaja që ai shprehet se kryeministri shqiptar i ka afruar për të mbajtur në pushtet regjimin e tij të drogës.
    ‘Rama ka blerë dhe më pas ka emëruar si të ashtuquajturit “këshilltarë” të korruptuar dhe tani të dënuar shefin e Auditit të Brendshëm të FBI-së New York McGonigal, eurodeputetin e korruptuar gjerman Anthellenik Knut Fleckenstein, i cili pasi nuk u rizgjodh eurodeputet e emëroi si “këshilltar” të qeverisë së tij, ai ka bashkëpunëtor fshiu ish deputeti i Merkel Mark Haupman, britaniku i “famshem” Tony Blair, i korruptuari dhe i krimit te organizuar ish shefi i sherbimit sekret te Rumanise Florian Coldea, e shume te tjere!’ – u shptreh më tej gazetari.
    Në komentin e tij, Zioulis shkon deri aty sa paralajmëron se nuk do të befasohej nëse Papadopoulou do të shfaqej një ditë në listën e këshilltarëve të Ramës, duke e cilësuar këtë si rrezik për imazhin e qeverisë Mitsotakis. Sipas tij, Greqia duhet të jetë më e kujdesshme për të mos u asociuar me sjellje që kanë karakter joprofesional dhe përplasës.
    Postimi i gazetarit:
    Turp, pa turp!
    Zv/ministrja e punëve të jashtme Alexandra Papadopoulou, në puthje dhe dashuri me Anthellenicin Edi Rama dje në Bruksel!
    Turpi dhe rënia e politikës greke!
    P.S. Edi Rama dihet se ka blerë shumë figura publike në SHBA dhe Europë për të mbajtur në pushtet regjimin e tij të drogës!
    Rama ka blerë dhe më pas ka emëruar si të ashtuquajturit “këshilltarë” të korruptuar dhe tani të dënuar shefin e Auditit të Brendshëm të FBI-së New York McGonigal, eurodeputetin e korruptuar gjerman Anthellenik Knut Fleckenstein, i cili pasi nuk u rizgjodh eurodeputet e emëroi si “këshilltar” të qeverisë së tij, ai ka bashkëpunëtor fshiu ish deputeti i Merkel Mark Haupman, britaniku i “famshem” Tony Blair, i korruptuari dhe i krimit te organizuar ish shefi i sherbimit sekret te Rumanise Florian Coldea, e shume te tjere!
    Personalisht, NUK habitem nëse një ditë e shoh Alexandra Papadopoulou në ndonjë listë të “këshilltarëve” të Ramës…
    Deri atëherë ND dhe qeveria e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, le të marrin masat e nevojshme për të mos u ekspozuar!Aleksandër Zoulis

  • Gazetari grek shpërthen: Rama ka blerë figura publike në SHBA dhe Europë për të mbrojtur “regjimin e drogës”

    Gazetari grek shpërthen: Rama ka blerë figura publike në SHBA dhe Europë për të mbrojtur “regjimin e drogës”

  • Gjëja më e shtrenjtë që ka blerë, e zbulon Ronaldo: Vlen 50 milionë euro. Më duhej, jo thjesht shpenzim luksi

    Gjëja më e shtrenjtë që ka blerë, e zbulon Ronaldo: Vlen 50 milionë euro. Më duhej, jo thjesht shpenzim luksi

    8 Nëntor 2025

    12:14

    Alfred Lleshi

    Cristiano Ronaldo sapo ka blerë një avion privat me vlerë 50 milionë euro, jo për luks, por sepse për të ishte nevojë: “Më duhej, nuk jam njeri normal të endesha nëpër aeroporte. Investimi në një avion privat ishte i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, jo thjesht shpenzim luksi”.
    40-vjeçari portugez, i njohur për menaxhimin e kujdesshëm të pasurisë së tij, u shpall së fundi nga “Bloomberg” si futbollisti i parë miliarder në histori, megjithatë tregon se ishte i vetëdijshëm për pasurinë e tij prej shumë vitesh: “Nuk është e vërtetë, jam miliarder prej shumë vitesh. Si e di? Shoh paratë e mia, duhet të kujdesesh për gjërat e tua. Kam njerëz përreth që më ndihmojnë të bëj gjërat e duhura, sidomos për financat dhe investimet. Kam kontroll mbi gjithçka, sepse është jeta ime, janë paratë e mia”.
    Ronaldo shpjegon se arritja e këtij niveli financiar ishte një nga objektivat e tij kryesore, siç ka qenë gjithmonë për trofetë dhe karrierën: “Nuk jam i obsesionuar pas parave. Ato mund të ndihmojnë, por kur arrin një nivel të caktuar, paratë nuk kanë më rëndësi. Po, ishte një nga objektivat kryesore që kisha në mendje, përveç trofeve dhe suksesit në futboll”.

  • “Dosjet janë sa mali i Dajtit”/ Berisha tregon historinë me ish-punonjësin:Bleu ‘Benz’ të ri të blinduar, Rama e pyet..

    “Dosjet janë sa mali i Dajtit”/ Berisha tregon historinë me ish-punonjësin:Bleu ‘Benz’ të ri të blinduar, Rama e pyet..

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer në Kuvend një histori të ndodhur me një ish-punonjës, duke kritikuar kryeministrin Edi Rama.për abuzim me fondet publike.
    Berisha tha se kryeministri i ka marrë këshilltarët si në proces, për të votuar dhe shkelen Kushtetutën. “Dosjet janë sa mali i Dajtit. Duhet të dalim në shesh. Ku janë dosjet e AKSH-it? KLSH nuk mund të veprojë se do t’i gjejë pijen 33 mijë euro,” tha Berisha.
    Ai tregoi se qeveria bleu një ‘Benz’ të ri të blinduar, ndërkohë që 20 vjet më parë ishte blerë një makinë e tillë për delegacionet, për përdorim institucional. “Kur erdhi në pushtet, dëgjoi ligësinë njerëzore. Thirri punonjësin dhe tha: ‘Do më thuash nëse e ka përdorur Berisha apo jo?’ Ai i tha: jo. E pushoi nga puna. Punonjësi ka emër dhe mbiemër,” tregoi Berisha.
    Sipas tij, kryeministri ka blerë dy makina “Benz”, njëra prej të cilave thuhet se e ka blerë partia.
    “Kryeministri i mori si në proces këshilltarët, për të votuar dhe për të shkelur Kushtetutën. “Ja ku ndodhi tani! Duhet të veprojmë,” tha ai, duke shtuar se këtë ia tregon qytetarëve. “Dosjet janë sa mali i Dajtit. Duhet të dalim në shesh. Ku janë dosjet e AKSH-it? KLSH nuk mund të veprojë, se do t’i gjejë pijen 33 mijë euro.”
    Berisha tregoi se qeveria ka blerë një ‘Benz’ të ri të blinduar. “20 vite më parë blemë një ‘Benz’ për delegacionet, se e kërkonin ata që vinin. Unë e kisha parë me sy atë makinë, se e kisha për miqtë. Kur erdhi në pushtet… dëgjoi ligësinë njerëzore. Thirri punonjësin dhe tha: ‘Do më thuash nëse e ka përdorur Berisha apo jo?’ Ai i tha: jo. E pushoi nga puna. Punonjësi ka emër dhe mbiemër. Vetë bleu dy ‘Benz’-a dhe thotë; një ma bleu partia.”, tha ai.

  • Çmimet në qiell/ Për të blerë një apartament në Tiranë duhen gati 18 vite

    Çmimet në qiell/ Për të blerë një apartament në Tiranë duhen gati 18 vite

    Për të blerë një apartament në Tiranë duhen gati 18 vite. Me treguesin që ndryshon në varësi të të ardhurave të individëve, koha mesatare e nevojshme për pasjen e një strehe është rritur me 2 vite e gjysmë krahasuar me 2024-n sipas Numbeo, platforma ndërkombëtare e të dhënave krahasuese. Kjo për shkak të vijimit të shtrenjtimit të çmimeve të pasurive të patundshme nga njëra anë dhe inflacionit që gërryen të ardhurat e shqiptarëve nga tjetra.
    “Nuk kemi njohur as rënie të kërkesave dhe as rënie të çmimeve”, tha Reinaldo Pipiria, Drejtor Ekzekutiv i NAREA.
    Koha mesatare për blerjen e një apartamenti në raport me të ardhurat në Tiranë është më e gjata në Rajon. Një malazezi në Pogdoricë i duhen vetë 11.3 vite për të blerë një apartament, një maqedonasi në Shkup 13.7 vite dhe një shqiptari të Kosovës 14.4 vite në Prishtinë. Koha mesatare e nevojshme për blerjen e një apartamenti në Sarajevë rritet në 15.4 vite dhe në Beograd në 16.3, por duke mbetur poshtë Tiranës.
    Kjo jo se çmimet e apartamenteve janë më të larta, por për shkak të ardhurave të ulëta. Një metër katror në Beograd, Sarajevë dhe Podgoricë kushton më shumë se në Tiranë.
    “Krahasimi me vendet e tjera të Rajonit është pak subjektiv, pasi tregjet ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra. Çmimet, struktura e të ardhurave dhe mundësitë e financimit nuk janë të njëjta, prandaj edhe koha e nevojshme për të blerë një apartament duhet interpretuar në kontekstin lokal”, tha Reinaldo Pipiria, Drejtor Ekzekutiv i NAREA.
    Tirana “konkurron denjësisht” edhe kryeqytetet e shteteve më të pasura në Evropë dhe Botë në drejtim të kohës së nevojshme për të blerë një apartament. Për të blerë një banesë në Tiranë duhen më shumë vite se në Bernë të Zvicrës, Berlin të Gjermanisë, Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sidnej të Australisë apo Rio de Zhaneiro të Brazilit.
    “Kjo nuk lidhet domosdoshmërisht me çmimet absolute, që mund të jenë më të ulëta se në Bernë, Berlin, Nju Jork, Sidnej apo Rio de Zhaneiro, por reflekton të ardhurat më të ulëta të qytetarëve tanë. Prandaj, sfida për të siguruar strehim të qëndrueshëm mbetet reale dhe e ndjeshme”, tha Pipiria.
    Në këtë kontekst, blerja e një apartamenti në Tiranë mbetet një sfidë afatgjatë për shumicën e qytetarëve, duke reflektuar jo vetëm shtrenjtimin e pasurive të patundshme, por edhe realitetin e të ardhurave të ulëta. Megjithatë, kjo sfidë nxit gjithashtu një reflektim mbi nevojën për politika që lehtësojnë aksesin në strehim, mundësi financimi më fleksibël dhe zhvillime urbane që e bëjnë kryeqytetin më të përballueshëm për të rinjtë dhe familjet shqiptare.

  • Më shumë se në rajon e madje botë, për të blerë një apartament në Tiranë duhen gati 18 vite

    Më shumë se në rajon e madje botë, për të blerë një apartament në Tiranë duhen gati 18 vite

    Për të blerë një apartament në Tiranë duhen gati 18 vite. Me treguesin që ndryshon në varësi të të ardhurave të individëve, koha mesatare e nevojshme për pasjen e një strehe është rritur me 2 vite e gjysmë krahasuar me 2024-n sipas Numbeo, platforma ndërkombëtare e të dhënave krahasuese. Kjo për shkak të vijimit të shtrenjtimit të çmimeve të pasurive të patundshme nga njëra anë dhe inflacionit që gërryen të ardhurat e shqiptarëve nga tjetra. 

    “Nuk kemi njohur as rënie të kërkesave dhe as rënie të çmimeve”, tha Reinaldo Pipiria, Drejtor Ekzekutiv i NAREA. 

    Koha mesatare për blerjen e një apartamenti në raport me të ardhurat në Tiranë është më e gjata në Rajon. Një malazezi në Pogdoricë i duhen vetë 11.3 vite për të blerë një apartament, një maqedonasi në Shkup 13.7 vite dhe një shqiptari të Kosovës 14.4 vite në Prishtinë. Koha mesatare e nevojshme për blerjen e një apartamenti në Sarajevë rritet në 15.4 vite dhe në Beograd në 16.3, por duke mbetur poshtë Tiranës. 

    Kjo jo se çmimet e apartamenteve janë më të larta, por për shkak të ardhurave të ulëta. Një metër katror në Beograd, Sarajevë dhe Podgoricë kushton më shumë se në Tiranë. 

    “Krahasimi me vendet e tjera të Rajonit është pak subjektiv, pasi tregjet ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra. Çmimet, struktura e të ardhurave dhe mundësitë e financimit nuk janë të njëjta, prandaj edhe koha e nevojshme për të blerë një apartament duhet interpretuar në kontekstin lokal”, tha Reinaldo Pipiria, Drejtor Ekzekutiv i NAREA. 

    Tirana “konkurron denjësisht” edhe kryeqytetet e shteteve më të pasura në Evropë dhe Botë në drejtim të kohës së nevojshme për të blerë një apartament.  Për të blerë një banesë në Tiranë duhen më shumë vite se  në Bernë të Zvicrës, Berlin të Gjermanisë, Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sidnej të Australisë apo Rio de Zhaneiro të Brazilit. 

    “Kjo nuk lidhet domosdoshmërisht me çmimet absolute, që mund të jenë më të ulëta se në Bernë, Berlin, Nju Jork, Sidnej apo Rio de Zhaneiro, por reflekton të ardhurat më të ulëta të qytetarëve tanë. Prandaj, sfida për të siguruar strehim të qëndrueshëm mbetet reale dhe e ndjeshme”, tha Reinaldo Pipiria, Drejtor Ekzekutiv i NAREA. 

    Në këtë kontekst, blerja e një apartamenti në Tiranë mbetet një sfidë afatgjatë për shumicën e qytetarëve, duke reflektuar jo vetëm shtrenjtimin e pasurive të patundshme, por edhe realitetin e të ardhurave të ulëta. Megjithatë, kjo sfidë nxit gjithashtu një reflektim mbi nevojën për politika që lehtësojnë aksesin në strehim, mundësi financimi më fleksibël dhe zhvillime urbane që e bëjnë kryeqytetin më të përballueshëm për të rinjtë dhe familjet shqiptare. 

  • Indeksi i Numbeo-s ngre alarmin: Për të blerë një shtëpi në Tiranë duhen 18 vite

    Indeksi i Numbeo-s ngre alarmin: Për të blerë një shtëpi në Tiranë duhen 18 vite

    Çmimet e larta të apartamenteve dhe të ardhurat e ulëta të shqiptarëve vijojnë ta rendisin Tiranën  ndër pesë qytetet më të shtrenjta të Europës për përballueshmërinë e blerjes së një prone. Sipas të dhënave të Numbeo-s, nëse për të blerë vjet një apartament në Tiranë nevojiteshin 15.3 vite, deri në 6-mujorin e parë të 2025, indeksi i përballueshmërisë së blerjes së apartamentit është rritur me rreth 3 vite. Në Tiranë duhen 18 vite për të blerë një apartament sipas të dhënave të Numbeo-s të publikuara për 6-mujorin e parë të 2025-s. Në renditjen botërore, Tirana pozicionohet në vendin e 37-të, me 18 vite për blerjen e një apartamenti. Ndër qytetet europiane me indeksin më të lartë të përballueshmërisë për blerjen e një prone është kryeqyteti i Portugalisë, Lisbona, me 19.8 vite, Londra me 19.2 vite, Spliti  dhe Tirana me 18 vite, më pas renditet Beogradi me 16.6 vite dhe Parisi me 15.3 vite. Në vitin 2025, Tirana tejkalon Milanon, një ndër qytetet më të shtrenjta në Europë, për përballueshmërinë e blerjes së një prone.
    Në Milano nevojiten 16 vite për të blerë një apartament. Në vitet 2023-2024, Milano renditej pas Tiranës me 17 deri në 19 vite për të blerë një apartament, ndërsa në Tiranë duheshin 2 deri në 3 vjet më pak. Në renditjen botërore për 6-mujorin e parë 2025, qyteti më i shtrenjtë në botë për të blerë një apartament vijon të mbetet Xiamen në Kinë përkatësisht me 40.1 vite. Në vitin 2024, qyteti më i shtrenjtë në Europë është Lisbona me 19.5 vite, e ndjekur nga Parisi dhe Spliti  me 17.8 vite. Pas tyre vjen Milano me 16.3 vite. Tirana ashtu si në 2023 vijoi të renditet pas Milanos për apartamentet më të shtrenjta në Europë. Në vitin 2023, qyteti më i shtrenjtë në Europë ishte Parisi me 20.2 vite, i ndjekur nga Lisbona  me 19.6 vite, Dubrovniku dhe Praga me 19.3 vite, Milano me 19 vite dhe Tirana me 17.5 vite.
    Një tregues i ngjashëm për përballueshmërinë e blerjes së një apartamenti në Tiranë  është përllogaritur edhe nga “Monitor” mbështetur nga formula e prezantuar në raportin e “Deloitte” që mat se sa paga vjetore reale bruto duhen për të blerë një apartament të ri, me një madhësi standarde prej 70 metra katror. Duke i përshtatur këto të dhëna me Tiranën, llogaritet se për të blerë një apartament 70 metër katror nevojiten 19 paga vjetore reale bruto. Sipas të dhënave të mbledhura nga zyrat kombëtare të “Deloitte”, qyteti më pak i përballueshëm në këtë sondazh është Amsterdami, ku banorëve u nevojiten 15.4 paga mesatare bruto vjetore për të blerë një apartament 70 m² – një rritje e lehtë prej 0.3% krahasuar me një vit më parë. Pas tij renditet Athina, me 15.3 paga vjetore, ndërsa në vendin e tretë është Praga, ku duhen 15 paga vjetore për një banesë të ngjashme. Në nivelin vijues të përballueshmërisë (14.0 – 14.9 paga vjetore) renditen qytete si Košice (14.2) dhe Brno (14.0).
    Në grupin tjetër, me 12.0–13.9 paga vjetore, bëjnë pjesë Banská Bystrica (12.8) dhe Bratislava (12.3). Qytetet ku përballueshmëria llogaritet mes 10.0 dhe 11.9 pagave vjetore përfshijnë Lubjanën (11.7), Selanikun (11.4), Budapestin (11.4), Ostravën (10.9), Londrën e brendshme (10.8) dhe Roterdamin (10.1). Në skajin më të përballueshëm të spektrit, banorët e Odense në Danimarkë dhe Torinos në Itali kanë nevojë vetëm për 4.9 paga mesatare bruto vjetore për të blerë një apartament të ri – duke i bërë këto qytete më të përballueshmet në krahasim. Të tjera qytete me përballueshmëri relativisht të lartë janë Mançesteri (5.3), Aarhus (5.8) dhe Katowice (7.1). Sipas raportit, është e rëndësishme të theksohet se përballueshmëria e strehimit formësohet jo vetëm nga çmimet e pasurive të paluajtshme, por edhe nga niveli i pagave lokale. Në disa raste, edhe qytetet me çmime të larta mund të ofrojnë përballueshmëri më të mirë falë rritjes së të ardhurave mesatare. Për këtë arsye, balanca mes rritjes së të ardhurave dhe inflacionit të kostos së banesave mbetet një faktor thelbësor që përcakton aksesin në strehim në mbarë Europën.