Tag: bledar

  • Futbolli shqiptar në zi! Lojtari 28-vjeçar humb jetën në fushë, pësoi atak kardiak gjatë ndeshjes

    Futbolli shqiptar në zi! Lojtari 28-vjeçar humb jetën në fushë, pësoi atak kardiak gjatë ndeshjes

    Futbolli shqiptar në zi! Futbollisti 28-vjeçar Bledar Hajdari humbi jetën pasi pësoi atak në fushën e lojës.
    Ai u dërgua në spital pasi pësoi atak në gjysmëfinalen e kampionatit 9×9, por nuk arriti që të mbijetojë.
    Sfida mes FC Dajtit dhe FC Lumninesen, mbrëmjen e së martës, është ndërprerë dhe braktisur pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në pjesën e parë.

    Futbollisti Bledar Hajdari, 28 vjeç, i skuadrës së Dajtit, ka pësuar atak kardiak në fushë gjatë ndeshjes që luhej në “Shtëpinë e Futbollit”.

    Reagimi i FSHF:
    Federata e Futbollit shpreh tronditjen e thellë për ngjarjen tragjike të ndodhur sot gjatë ndeshjes së vlefshme për gjysmëfinalet e kampionatit të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League Albania”, FC Dajti-FC Lumninese në Shtëpinë e Futbollit .
    Gjatë ndeshjes futbollisti i FC Dajtit, Bledar Hajdari, ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është rrëzuar në fushën e lojës.
    Menjëherë i është dhënë ndihma e shpejtë, duke e transportuar urgjentisht me ambulancën e pranishme në ndeshje për në spitalin e Traumës.
    Për fat të keq, pavarësisht asistencës mjekësore dhe të gjitha përpjekjeve për ta rikthyer në jetë, futbollisti ka ndërruar jetë.
    FSHF i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Hajdari dhe ekipit të FC Dajtit për këtë humbje të madhe që ka shokuar të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar.
    Në këto momente të vështira, Federata Shqiptare e Futbollit qëndron pranë familjes, miqve dhe bashkëlojtarëve të Bledar Hajdarit, duke ndarë me ta pikëllimin për këtë ndarje të parakohshme dhe të rëndë./vizionplus.tv

  • Skandali/ Prokurori e pranon se SPAK kontrollon lajmet e gazetarëve të kronikës

    Skandali/ Prokurori e pranon se SPAK kontrollon lajmet e gazetarëve të kronikës

    Skandali/ Prokurori e pranon se SPAK kontrollon lajmet e gazetarëve të kronikës

    Prokurori i SPAK Bledar Maksuti shtangu edhe gjykatësit kushtetues në çështjen ndaj gazetarit Qyno

    Pikërisht në kulm të polemikave nëse edhe SPAK ashtu si partitë politike ka gazetarët e tij mercenarë të cilët në vend që të informojnë publikun i shërbejnë propagandës së Prokurorisë së Posaçme, një anëtar i kësaj trupe i ka hedhur benzinë zjarrit të debatit.

    Prokurori i SPAK Bledar Maksuti, pranoi në një seancë të hapur në Gjykatën Kushtetuese se SPAK ka krijuar një praktikë të marrjes së lejes prej gazetarëve në SPAK para se të publikojnë një materiale që përbëjnë sekret hetimor.

    Deklarata u bë në sancën e Gjykatës Kushtetuese që shqyrton ankesën e gazetarit Qyno të cilit i janë sekuestruar mjetet e punës nga SPAK për të identifkuar burimin e informimit.

    Kryetarja e Kushtetueses, Holta Zaçaj, e pyeti prokurorin e SPAK nëse kishte ndonjë bazë ligjore apo praktikë që gazetarët duhet të marrin leje në SPAK kur duan të publikojnë një informacion sekret për një çështje të SPAK-ut.

    Bledar Maksuti u përgjigj se nuk kishte një bazë ligjore për të detyruar gazetarët, por këmbënguli se këta të fundit pyesin vetë SPAK-un për publikimin e informacioneve, nëse informacioni që duan të publikojnë ‘i prish punë’ SPAK-ut.

    “SPAK pranon se të dhënat hetimore që shpërndahen në media i filtrojnë paraprakisht ata, prokurorët pra…Kjo është prova fatale që e fajson SPAK, me fjalët e veta, që është autor i përhapjes së përgjimeve dhe të dhënave hetimore në media, me qëllimin e vetëm që të nxiten gjyqe popullore. Është autor edhe kur nuk i shpërndan vetë ato të dhëna, sepse i kontrolloka paraprakisht, çfarë duhet dhënë në publik e çfarë jo” e ka komentuar këtë skandal në Facebook-un e tij avokati Ylli Manjani

    Prokurori Bledar Maksuti i bëri këto deklarata në procesin e gazetarit Elton Qyno. Qyno ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese procedurën për kontrollin në banesën e tij dhe sekuestrimin e pajisjeve të tij elektronike. Sipas Qynos ai është në të drejtën e tij si gazetar për të publikuar lajme dhe për të mos nxjerrë burimin.