Tag: bledar

  • U ekzekutua në Athinë/ 47-vjeçari vëllai i Marsel Bashimit dhe mik i Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të akuzuar për vrasjen e komisarit Artan Cukut

    U ekzekutua në Athinë/ 47-vjeçari vëllai i Marsel Bashimit dhe mik i Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të akuzuar për vrasjen e komisarit Artan Cukut

    Vijojnë të dalin detaje të reja lidhur me ekzekutimin e 47-vjeçarit shqiptar nga Gjirokastra. Viktima është identifikuar si Artur Bashimi (Turabi), person me precedentë penalë, i cili u qëllua me armë zjarri në kokë, në rrugën “Mihail Voda 200”, në lagjen Agios Panteleimonas.

    Forca të shumta policie greke rrethuan vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vazhdojnë.

    LEXO EDHE: Atentat shqiptarit në Athinë/ Ekzekutohet Artur Bashimi, mik i Bledar Jambellit dhe pjesë e një grupi kriminal (FOTO + VIDEO)

    Sipas të dhënave, Bashimi kishte qenë i arrestuar më herët në Greqi për vjedhje dhe përfshirje në organizata kriminale. Ai u arrestua në shkurt të vitit 2022 si pjesë e një grupi që kryente grabitje në mjetet e transportit publik, ndërsa u ndalua sërish në prill 2024 për akuza të ngjashme.

    Burime policore konfirmojnë se i ndjeri është vëllai i Marsel Bashimit, i njohur ndryshe me mbiemrat Shkurtaj dhe Gozhita, një emër i përfshirë në disa dosje të rënda kriminale si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri.

    Marsel Bashimi është arrestuar në korrik 2022 së bashku me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të dy të akuzuar në Shqipëri për vrasjen e komisarit të policisë Artan Cuku. Hetimet greke po verifikojnë nëse ekzekutimi i Artur Bashimit ka lidhje me aktivitetin kriminal të vëllezërve Bashimi dhe konfliktet e tyre me grupe të tjera.

    Vrasja e Artan Cukut

    Në vitin 2017 Jambelli në shenjë hakmarrjeje përgatiti vrasjen e ish-Drejtorit Policisë Vlorë. Për realizuar këtë qëllim, ai lidhi marrëveshje me Kristaq Leçin për të realizuar vrasjen. Ky i fundit u takua edhe shtetasin M. Sh., të cilit iu premtua pagesë reth 20.000 euro dhe se do ta merrte në Gjermani pasi të kryente vrasjen, duke e bindur të kryejë krimin.

    Leçi e pajisi shtetasin M.Sh., me 2 armë të llojit pistoletë, njëra tipit Zastava dhe tjetra Clock me silenciator, ndërsa vetë u vendos në ndjekje viktimës nga larg duke marrë vëzhgim. M.Sh e gjuajti të paktën 8 herë viktimën duke lënë në vendngjarje pa shenja jete. Ai u ndalua menjëherë dhe pas arrestimit nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me drejtësinë.

  • Aleksandër Çipa: Vizitë në fshatin e braktisur

    Aleksandër Çipa: Vizitë në fshatin e braktisur

    Poezi nga Aleksandër Çipa

    Këtu dhe era nuk heq më fletë,Gjurmët kanë humbur e s’ka të tjera.Në oborre dhe kopshte, vetëm boshDhe nëpër pragje ca grushte dhera.

    Në botë të heshtjes-në varreza,Freski e cungët një varr i ri.Kortezhet me të paktë njerëz,Një kuje dhe, më shumë vetmi.

    Shtëpi e vjetër, ose vatra e parë,Muret me gropa i janë bërë.Nga malli për ikjen e frymëve,Në bosh, si nën regjim e rënë.

    Dy herë takime bën me dritën,Në ag kur lind, dhe perëndon.Shtëpi e vjetër që ka vatër,Por nuk ka zjarr, hiri sundon.

    Këtu veç era bën shërbime,Dhe zë të vetëm çon përhera.Nën dhé përherë gjenden ata,Zëvendës boshin paska jeta!

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ALEKSANDËR ÇIPA: AKSIDENTIN ME TY E NDAN NJË PUTHJE

    Poezi nga Aleksandër Çipa

    Sa herë në udhëtime ti më përmend rrezikun,Se shpejtësia për mua është adhurim i vjetërUnë kam tekën dhe ti këshillën,kalojmë një rrezik dhe presim një tjetërNesër, së bashku do të kryejmë një rrugë

    Poezinë e plotë mund ta gjeni KËTU

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ALEKSANDËR ÇIPA: ERDHE NË ATDHE BLEDAR DHE HUMBE DRITËN E SHPIRTIT, VAJZËN!

    I nderuari dhe i dhembshuri Bledar Avdia ngushëllime!Unë nuk ju njoh dhe ju nuk më njihni. Nuk ju kam takuar dhe nuk më keni takuar. Tashmë jemi takuar së bashku në një dhimbje, por jo në mënyrë të barabartë. Dhimbja juaj është e papeshueshme dhe dhimbja ime është e zakonshme, por edhe ajo e papeshueshme. Pasi, dhimbjet nuk kanë njësi matëse dhe nuk kanë peshore. Dhimbjet kanë vetëm rëndesë, në shpirt.

    I dashur Bledar, sot për sot, ju jeni shqiptari më i prekur, prindi më zemërshpuar, ju jeni patrioti im më i pandihmueshëm dhe për këtë, kam një dhimbje që nuk e them dot me fjalë…

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

  • Ishte nisur për të shuar flakët, kush është zjarrfikësi që humbi jetën (Emri)

    Ishte nisur për të shuar flakët, kush është zjarrfikësi që humbi jetën (Emri)

    Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një 43 vjecari në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi. Automjeti me të cilin udhëtonte shtetasi Bledar Spahiu ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra më poshtë, duke u përmbysur.
    Përplasja e automjetit ka qenë e fortë, duke i shkaktuar plagë të rënda drejtuesit të mjetit. Fillimisht ai është transportuar në spitalin rajonal të Dibrës, por më pas është vendosur të dërgohej me urgjencë në spitalin e Traumës në kryeqytet. Por plagët e shumta në trup kanë bërë që Bledar Spahiu të humbasë jetën në helikopter.
    Viktima ishte baba i dy fëmijëve dhe punonjës i repartit zjarrfikës në Dibër. Në kohën kur është aksidentuar, 43-vjeçari ishte nisur drejt Peshkopisë për t’iu bashkuar ekipeve të zjarrfikseve për shuarjen e flakëve në Parkun Kombëtar të Lurës.
    Pas aksidentit, në vendin e ngjarjes ka mbwrritur policia rrugore, ndërsa po punohet për të zbardhur shkaqet e aksidentit fatal. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia e lartë mbi normat e lejuara.

  • Kontrollet për Inceneratorin e Elbasanit-U arrestua bashkë me vëllain e deputetit të PS! Bledar Çullhaj ‘e pëson’ nga gruaja

    Kontrollet për Inceneratorin e Elbasanit-U arrestua bashkë me vëllain e deputetit të PS! Bledar Çullhaj ‘e pëson’ nga gruaja

    foto ilustruese

    ELBASAN-Me vendim të Gjykatës Prokuroria dhe Policia që prej orëve të para të mëngjesit kanë zhvilluar kontrolle në banesa të personave që kanë lidhje me inceneratorin në qytetin e Elbasanit. Aksioni lidhet me djegien e fushës së mbetjeve të inceneratorit. 
    Veç Denis Hasallës drejtor në kabinetin e bashkisë Peqin, i cili është njëkohësisht edhe vëllai i deputetit socialist Saimir Hasalla, në pranga është vendosur edhe Bledar Çullhaj. Ky i fundit nuk ka asnjë funksion publik, por gruaja e tij është përgjegjëse në sektorin e mbetjeve. Gjatë kontrollit në banesë, 36-vjeçarit iu gjet një armë e ftohtë, shkruan TCH.

    Sipaa informacioneve paraprake kontrolle janë ushtruar dhe në banesën e administratorit të kompanisë publike të landfillit Elbasan, “Eco-Elb”, Leli Kaja. Po ashtu, kontrolle janë zhvilluar edhe tek mbikëqyrësit e kontratave në Bashkitë e qarkut dhe janë sekuestruar edhe disa celularë.
    Deri më tani raportohet se Gjykata ka caktuar disa masa sigurie për veprën penale “shpërdorim detyre” dhe “ndotje mjedisi”, por ende nuk ka detaje të tjera.

  • U dënua nga Gjykata e Milanos për pjesëmarrje në grup kriminal, pranga 54 vjeçarit

    U dënua nga Gjykata e Milanos për pjesëmarrje në grup kriminal, pranga 54 vjeçarit

    Arrestohet në Tiranë një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Konkretisht, është arrestuar Bledar Bedini alias Bledar Imami, 54 vjeç, pasi Gjykata e Milanos e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale “Importimi dhe mbajtja e substancave narkotike”, kryer në kuadër të pjesëmarrjes në një organizatë kriminale.
    “Kapet në bulevardin “Bajram Curri”, një shtetas i dënuar në Milano, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike. Si rezultat i një pune të mirorganizuar operacionale, të kryer në koordinim me homologët italianë, pas shkëmbimit të informacioneve nëpërmjet strukturave të Interpol Tiranës, me Interpol Romën, Seksioni i Kërkimit, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, kapi dhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Bledar Bedini alias Bledar Imami, 54 vjeç.
    Gjykata e Milanos e ka dënuar 54-vjeçarin, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Importimi dhe mbajtja e substancave narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

  • Pjesë e një grupi kriminal, kapet në Tiranë 54-vjeçari i kërkuar nga Italia (Emri)

    Pjesë e një grupi kriminal, kapet në Tiranë 54-vjeçari i kërkuar nga Italia (Emri)

    Policia e Tiranës ka arrestuar në bulevardin “Bajram Curri”, një 54-vjeçar të dënuar në Milano për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.
    Gjykata e Milanos e ka dënuar 54-vjeçarin Bledar Bedini alias Bledar Imami me 7 vjet burgim, për veprën penale “Importimi dhe mbajtja e substancave narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
    Bledar Bedini alias Bledar Imami do ekstradohet drejt Italisë.
    Njoftimi i policise
    Si rezultat i një pune të mirorganizuar operacionale, të kryer në koordinim me homologët italianë, pas shkëmbimit të informacioneve nëpërmjet strukturave të Interpol Tiranës, me Interpol Romën, Seksioni i Kërkimit, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, kapi dhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Bledar Bedini alias Bledar Imami, 54 vjeç.
    Gjykata e Milanos e ka dënuar 54-vjeçarin, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Importimi dhe mbajtja e substancave narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
    Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

  • Vrasja e Artan Cukut/ Burgim të përjetshëm për Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin

    Vrasja e Artan Cukut/ Burgim të përjetshëm për Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin

    Gjykata e Tiranës dënoi me burgim të përjetshëm Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin për vrasjen e kryekomisarit Artan Cuku.
    Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë, e cila rreth dy javë më parë kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm të të dyve, si autorë të vrasjes së kryekomisiarit, ngjarje që ka ndodhur në vitin 2017.
    Ekzekutori fizik i Cukut ishte në fakt Mikel Shallari, por ky i fundit u bë i penduar i drejtësisë. Kësisoj hetimet treguan se ngjarja kishte motiv detyrën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës.
    Bledar Jambelli ishte arrestuar në vitin 2012 nga Drejtoria e Policisë në Vlorë, e cila e hetonte prej vitesh atë si autor të një vrasjeje të dyfishtë, në kohën kur kjo drejtohej nga Artan Cuku.
    Pikërisht për këtë shkak, në vitin 2017, Prokuroria thotë se Jambelli, në shenjë hakmarrjeje, përgatiti vrasjen e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës. Ai bashkëpunoi me Kristaq Lecin dhe Mikel Shallarin.
    Ky i fundit, në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, tregoi për hetuesit se iu premtua pagesë rreth 20,000 euro dhe dërgimi në Gjermani pasi të kryente vrasjen.
    Dy armët e llojit pistoletë, njëra tipit Zastava dhe tjetra Glock me silenciator, ia dha Kristaq Leci, ndërsa vetë tha se u vendos në ndjekje të viktimës nga larg, duke e marrë në vëzhgim.
    Shallari qëlloi ndaj kryekomisarit Artan Cuku me 8 plumba, në hyrje të ashensorit të pallatit ku ai jetonte./tvklan

  • EMRAT/ Vrasja e kryekomisarit Artan Cuku, burg përjetë për dy autorët

    EMRAT/ Vrasja e kryekomisarit Artan Cuku, burg përjetë për dy autorët

    Gjykata e Tiranës dënoi me burg të përjetshëm Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, nën akuzë për vrasjen e kryekomisarit Artan Cuku.

    Siç raporton gazetarja Anila Hoxha vendimi u dha nga gjyqtari i kryeqytetit Gerd Hoxha.
    Ndaj Bledar Jambellit dhe Kristaq Lecit, rëndojnë akuzat  ‘Vrasje e punonjësve të policisë së shtetit’ dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’.
    Në përfundim të hetimeve, Prokuroria tha se Bledar Jambelli, një person me rrezikshmëri të madhe shoqërore dhe në ndjekje nga organet hetimore dhe policore prej viteve 2000, në vitin 2012 u hetua nga Shërbimet e Policisë në Drejtorinë Vendore Policisë Vlorë për ngjarje të rënda kriminale konkretisht vrasjes së shtetasve Sh.M. dhe E. Sh. dhe falë punës hetimore në kohën që kjo Drejtori drejtohej nga i ndjeri Artan Cuku u arrestua dhe hetua për këto fakte penale të rënda të cituar më sipër, por më pas gjatë procesit gjyqësor doli i pafajshëm dhe u lirua.
    Pikërisht për këtë shkak, në vitin 2017 Jambelli në shenjë hakmarrjeje përgatiti vrasjen e ish-Drejtorit Policisë Vlorë. Për realizuar këtë qëllim, ai lidhi marrëveshje me shtetasin Lecin dhe për të realizuar vrasjen takoi edhe shtetasin Mikel Shallari të cilit iu premtua pagesë rreth 20.000 euro dhe se do ta merrte në Gjermani pasi të kryente vrasjen, duke e bindur të kryejë krimin.
    Kristaq Leci pajisi Mikel Shallarin me 2 armë të llojit pistoletë, njëra tipit Zastava dhe tjetra Clock me silenciator, ndërsa vetë u vendos në ndjekje viktimës nga larg duke marrë vëzhgim.
    Shallari e gjuajti të paktën 8 herë viktimën duke lënë në vendngjarje pa shenja jete. Ky shtetas u ndalua menjëherë dhe pas arrestimit nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me drejtësinë. I pandehuri u dënua me dhjetë vjet burgim pasi pranoi akuzën dhe faktin penal, bashkëpunoi me drejtësinë dhe u pendua për krimin e kryer duke i kërkuar ndjesë familjarëve të viktimës.
    Nga hetimet rezultoi se vrasja u krye me dashje në formën e paramendimit e shtyrë nga motive hakmarrje dhe për motive përfitimi të dy bashkëpunëtorëve të tjerë.

    Top Channel

  • Gjykata e Tiranës dënon me burg të përjetshëm vrasësit e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku

    Gjykata e Tiranës dënon me burg të përjetshëm vrasësit e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku

    Gjykata e Tiranës ka dhënë sot vendimin për Bledar Jambellin dhe Kristaq Leçin, personat e akuzuar për vrasjen e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku. Pas një procesi të gjatë gjyqësor ku prokuroria kërkoi dënimin me burgim të përjetshë për dy të pandehurit, Gjykata mori sot vendim duke pranuar pretencën e prokurorisë dhe dënuar ata me burg përjetshëm.

    Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2017 dhe, sipas hetimeve, vrasja u realizua si pjesë e një hakmarrjeje personale dhe përfitimi material. Bledar Jambelli, i cili kishte një histori të gjatë me organet e drejtësisë, kërkoi hakmarrje për një çështje të kaluar dhe angazhoi Kristaq Leçi për të ndihmuar në ekzekutimin e krimit.
    Lexo edhe:

    Ish Drejtori i Policisë Artan Cuku u vra për hakmarrje! Autorit i premtuan 20 mijë euro! Kërkohet burg përjetë për Bledar Jambellin dhe Kristaq Leçi

    Vrasja u krye nga shtetasi Mikel Shalari, i cili mori një pagesë për të realizuar krimin, ndërsa dy të pandehurit e tjerë e ndihmuan në planifikimin dhe realizimin e këtij krimi.

  • Dënohen me burgim të përjetshëm dy të pandehurit për vrasjen e Artan Cukut

    Dënohen me burgim të përjetshëm dy të pandehurit për vrasjen e Artan Cukut

    Bledar Jambelli dhe Artan Cuku

    TIRANË- Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimin për vrasjen e kryekomisarit Artan Cuku. Bledar Jambelli dhe Kristaq Leci janë dënuar me burg përjetë. Sipas vendimit të dhënë nga gjyqtari Gerd Hoxha, të dy të pandehurit u gjetën fajtorë për “vrasje të punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe “mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve”. Jambelli u shpall fajtor se nga Prokuroria se ishte porositësi i vrasjes, ndërsa Leci ishte ndërmjetësi mes tij dhe Mikel Shallarit, personit që kreu ekzekutimin e zyrtarit të lartë të Policisë së Shtetit. Për vrasjen Shallari, u dënua me 10 vite burg.
    Shallari, asokohe vetëm 24 vjeç, tha se i ishte premtuar një pagesë 20 mijë euro për vrasjen. Po ashtu, tregoi se Jambelli i kishte premtuar edhe një jetë të re në Gjermani. Por nuk ndodhi kështu! Sipas tij, pas vrasjes kishte marrë vetëm një shumë prej 2 mijë eurosh dhe disa shuma të vogla nga 200-300 euro të dërguara nga Leci e Jambelli që ishin të vendosur nga jashtë Shqipërisë.
    Si ndodhi vrasja e kryekomisarit Artan Cuku? 
    Atentati ndaj Artan Cukut u krye në datën 7 prill të vitit 2017 në hyrjen e pallatit ku banonte viktima, tek rruga e ‘Kosovarëve’ tek Liqeni Artificila në Tiranë. Për vrasjen e kryekomisarit ra në pranga Mikel Shallari, i cili rrëfeu të plotë të gjithë organizimin e vrasjes dhe se porositësi ishte Bledar Jambelli. Jambelli vëzhgonte gjithçka në terren dhe se me Shallarin komunikonte vetë nëpërmjet Kristaq Lecit (që u arrestua sot në Greqi), kushëriri i Mikel Shallarit. Mësohet se është pikërisht Leci ai që i ka dhënë pagesën prej 20 mijë eurosh Mikel Shallarit, i cili mori përsipër të kryente ekzekutimin.
    Kristaq Leci dhe Bledar Jambelli 48 orë pas ngjarjes u larguan në Greqi pa kaluar nëpërmjet sistemit TIMS. Motivi që mendohet të kenë shtyrë Jambellin të urdhëronte vrasjen e Cukut është rihapja e një dosjeje në vitin 2012, kohë kur kryekomisari ishte Drejtor i Policisë Vlorë. Kryekomisari e rihapi këtë dosje të mbyllur nga prokuroria dhe gjeti prova të reja për vrasjen e Shpëtim Mukës dhe Ervis Shehut në vitin 1997, e njohur si masakra e “Pusit të Mezinit”.
    Provat e reja sollën edhe arrestimin e Bledar Jambellit. Gjithsesi 38-vjeçari u la i lirë nga gjykatat shqiptare për mungesë provash në vitin 2013 madje mori edhe mbi 500 mijë lekë dëmshpërblim nga shtetit për ditët e burgut.
    Por 4 vite më vonë Jambelli nuk harroi të hakmerrej.
    Pas vrasjes, i akuzuar kryesor u largua për në Greqi. Bledar Jambelli është arrestuar në shtetin fqinjë dhe aktualisht ndodhet në burg në Greqi për një ngjarje të vitit 2022, ku mbetën të plagosur pesë persona, ndërsa vendndodhja e Kristaq Lecit nuk dihet. Edhe pse në burg, autoritetet greke nuk e kanë pranuar ekstradimin e Jambelli./ZËRI